99 Komente

Nga ana artistike keto foto jane shume te bukura, ka kapur ne menyre te shkelqyher mjerimin modern shqiptare.. bageti ne mes te tiranes, televizor me ngjyra per te pare dhe furnell elektrike per ngrohje dhe gatim..

Kafshate qe s'kapërdihet asht, or vëlla, mjerimi,
kafshate qe t'mbetet n'fyt e te zë trishtimi
kur shef fytyra t'zbehta e sy te jeshilëta
qe t'shikojnë si hije e shtrijnë duart e mpita
e ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
Por ju I leni pikat qe te vdesin
mjerimi s'ka fat por ka vetëm zhele
Zhele lund e majë, flamuj te një shprese

Mjerimi e ka sofrën e shëmtueme,
te duket e keqe duket e trishtueshme
na thonë fëmijë t'padijes e njerëz te përbuzjes
sepse duam si tjerët bukën e tryezës
mjerimi ka tavan me plot merimanga
ku hije njerëzish me mure plot danga
ku fëmijë i sëmur qan si shpirti I keq
tujë nuk gjinjtë e shterën e amës se vet
e kjo prapë shtazan mallkon zot e kan
mallkon frytin e vet e jetën e ranë
vallë i trishtueshëm asht djepi varfnis
ku fëmijët dridhen ne lot te urisë
mjerimi s'ka gëzim por ka vetëm dhimbje
dhimbje e uri qe t'bën qe te çmendesh
qe t'jap litarin e t'shkosh e te varesh
ose t'bëhesh lli i mjerë paragrafësh
 

Syte e jeshilta, foto e pare rreshti i katert. 

kjo eshte per gjynaf...jane gjera sh te trishta.keta jane faqja tjeter.jo te harruarit por ata qe ne i shohim perdite por i injorojme a i percmojme

e shikon?  ndersa ti vret mendjen per veren... jo po stres,  jo po shpenzime.... 

ketu behet fjale per mbijetese... dhe ku, ne Tirane.  imagjino cfare ndodh  neper cepat e Shqiperise... atje   ku as kamera s'shkon  dot, te pakten te na i perplasi  ne fytyre..

nuk jam aq e ceket..............por sme vjen te pyes sa vete e marrin buken me liste ne lagjen tende apo sa debitore ne kesh ka pallati jot.ne lagjen time ne Tr ne nja hapsire prej 120 meter katror jetojne 4 familje me 4 pjestare secila dhe 20 metra me poshte ngrihen pallatet 1o katesh qe bejne te mbese lagjia cdo dite te pakten 3 ore pa drita sepse jo vetem nuk paguajne por jane te futur gabimisht e si dihet si ne gabinen e shperndarjes se lagjes.shoh shume perdite.por kur jam aty mendja ime mesohet me ato gjera dhe i shoh te mbijetojne.me vjen keq kur i shoh dhe jane shume por jane njelloj.jane te gjithe atu pak a shume fukarrenj.me perjashtim te te tjerve qe edhe morrat i kane bo me leke.por kur vij ketej co ku i harroj.dhe kur me dalin perpara syve me kepusin.si harroj se dua i harroj sepse ketu fukarralliku nuk ka syte e femijve jevgj qe te thone o teta nem 100 lek(10 cent ketu),as te grave jevga qe per nje arsyje apo nej tjeter i lene femijet e tyre te flene buze ndonej kafeneje blloku ku te rrijnte si puna ime pine kafe per pordhe.as syte e burrave qe behen tape neper kafenera lagjesh dhe shkojne e rrahin grate ne shtepi sepse ato te shkretat ju bertasin sepse skan ebuke te hane.as ato te grave qe mbyllen ne shtepi gjithe diten me shpresen se burat e tyre qe shesin krahun e punes te ushtari i panjohur do kene gjetur ndonje pune si bojaxhi apo te shtrojne me pllaka,qe te kene lek per te shtyre muajin.as te pleqve qe loxzin domino pa lek apo te plakave qe ndajne nje miser ne 4 pjese kur dalin ne muzg te freskohen.

Si nuk u gjet nje kamera tv-je te ndjeke e tregoje hallet e njeriut te thjeshte... por vetem xhixha, xhixhilera, arjan caner e blend fevzinj qe heroizojne maskarenj e delenxhinj, barkderra e qafedhjamur...

 

duke pare keto fotot duhet te them se i duhet dhene te drejte Borghezio-s  kur e cileson Shqiperine si vend te botes se trete...eshte me te vertete turp qe ne Shqiperi nuk po del akoma nje parti, nje qeveri apo dhe nje lider qe ta coje kete vend drejt mireqenies dhe zhvillimit ekonomik ku te gjithe te rrojne me dinjitet dhe mos te marrin rruget e botes.

cudi qe pamje te tilla sheh edhe ne itali,france,amerike.si nuk po del edhe atje nje qeveri e mire qe tja marre te pasurve dhe tja jape te varferve.smiley

...keto foto qe tregojne mjerimin ne rruget e Torontos nuk jane me pak te dhimbshme se ato te Kazmes.

kaposh...te keqen...

pse pafe nuk i ke pa ti apo s'te bi rruga andej nga downtown-i

 duhet te jene `revizionistet komunist`keta qe nxijne realitetin me foto te tilla. armiqte e jashtem,

1; ne jemi ne nato, 2; udhetojme pa viza 3; turqit jane vllezer te nje gjaku. 4: shqiperia nje euro 5: shqiperia ne moshen e internetit 6: kemi rrit pensionet 7: kemi kaluar gjermanine francen ne rritjen ekonomike.... doni me per Belulin smiley

Keto foto eshte mire tja tregojne Parlamentit Shqiptar dhe Kryemistrit, perpara se te hapin seancat e tyre.smiley

ke harruar edin qe na beri tiranen europiane aq me shume se edhe ai eshte pa shtepismiley

Nuk te mjafton Parlamenti dhe Qeveria? Kush e ka qesen e parave Edi Rama ? ..eh sa kane ngel pa harru, sa te dush ti! Harova Ilir Meten ate te Integrimit te Levizjes pareve nga tenderat projektet per zhvillim ne xhepat e tyre ! smiley

Duke e lidhur me temen tjeter te mirenjohjes ndaj vendeve ku emigruam.tu themi faleminderit sepse po te ishim ne shqiperi ata njerez do te ishim ne.

Tra i reietti di Institut, ci sono persone emigrate dal Kosovo e dalle campagne negli anni '90, quando Tirana, pensata per 300.000 abitanti, triplicò senza nessuna regolamentazione urbana. I più, però, fuggono dalla povertà del Nord. E dalle sue vendette di sangue, tragica eredità del codice che regola i rapporti, il Kanun.

nuk besoj te jesh nga kta ti.

nejse, por ish ILB ka pas qene nje kandidate e mrekullueshme per t'u bere nga ato "vitrinat" e perparimit, nje lloj oazi me pak ere komune utopike me bujqesi te avancume (kryesisht biologjike dhe te lidhme me blegtori), e kjo per shume arsye, duke nis nga tradita (shkolla qe ne kohe te Nuhut tek fakulteti i pyjeve), e deri tek i gjithe kompleksi i gatshem shkolle-ferme qe punonte asisoji edhe ne monizem. Nuk qe e thene. S'di c'behet ne fakt ne ato rrethina tani, por kushtet per ca flas kane qene.

Bathorja eshte monumenti kulture per qeverine berisha..

Mbaj pergjejgesi para teje Emi...dhe para Bamirit smiley Kam pas dore ne strehimin dhe mos nxjerrjen e te strehuarve te pare nga SALIU . Dajrekteri i QS ka qene bur i qute Mirdite . Mire doli , nuk doli keq .Thithi nje NDIHME Gjermone marshalla , lym nje Ndertese  dhe bom i dreke .Ngritem shnete dhe urume komunitetin Europian qe na u gjind afer me nja 800 mije marka smiley Kur na i lexoj ne kofidence pojektin dajrekteri , si shoke , pame nje 2 a 3 para 800 . Po mos ma merr per te vertete shume smiley Pas dy diteve futem "skuadren e gjelbrim pastrimit " se kishte shku shurra 1 meter e thelle neper koridore smiley

U fut nji puntuer vjeter me pervoje , qe dite kanalizimet ne nje pus .vallai or ti tham se humi . Germo germo vllai nonje gjys ore ...dhe qiti nji Dyshek.

Kur te qaj nonen thojte Alabakja  ( jo kjo e PPU ) nuk osht imi .Une e boj ne Hale se e kom edukate ( jo frike ) qe nga koha e Diktatures smiley

Po ne nuk e morem per te vertete , se kishte qene e 'vujtme " ne kohe te diktatures . Biles e ndihmum me vone te shiste dhe nje dhome 2 meleone leka !

Rrnofte Mezija dhe Bamsi Bumsi !

sikur i thoshin shkolle e Dakos, apo jo? Ka ca pika shqiperia qe te merret fryma nga begatia potenciale; per bujqesine e kam llafin. Kjo e koder kamzes ka qen nje. pastaj Borshi. Borshi. shum e shofin si plazh, por kush merr nje cike ere nga kto punet e ekosistemeve natyrore, e kupton atje qe Ai Lart e ka dash Shqiperine vene-vene, kur e ka bo.

ja tani te t'ngacmoj i cik me thashethem politik. thon qe kalan e borshit e ka ble sala (famiglia) per 99 vjet smiley

smiley

 

Emo ne vere te 2002 jemi ngjitur ne kalane e borshit,nderkohe qe rrinim te nje tip pensioni perballe me lokalin karakteristik me ujevare.cfare mrekullie.vetem nga hutimi s'patem marre uje me vetesmiley dhe ishte gusht.

 Dajrekteri i QS ka qene bur i qute Mirdite . 

Nese s'jam gabim,bahet fjale per Gj.Sh.E rregulloi Nre Legisi aty, mas ardhjes ne pushtet te sovialisteve ne 97.Maksimumin e pergjegjsise qe do i ipja, do te ishte kujdestar konvikti i Rreshenit. Kshu qekan kto pune,kshtu funksonokan filtrat m'kto kohe. E vej re, qe dhe kur bahen shkurtime ne ndermarrje, dhe kur aspirohet per nje ven pune,nga pastruese deri minister,te gjithe lapnjozet,delenxhinjte dhe maskarenjte shpetojne nga shkurtimi i venit te punes, ose fitojne venin per te cilin aspirohet.

Vend prallor ...ke te drejte dhe i MBATHUR . Kopsht inetersant ku kane pas milituar shume figura  me eksperimentet fantastike ! Pioshte shkolles me qe kishte qene e "dakes " e kishin bo Varreze makinash nga ato qe pruri Ushtria Amerikane pas "Desert ....Rosse " te Shvarckopit , Jo te Stingut smiley

Kalaja  e Borshit ......

Pa shku ke ajo ( nga Borshi Poshte ) eshte Lagja e Malokeve .Une e kom lene me nja dhjet shtepi ne 88 . Nji Ushtar kufiri nga Veriu i Fellte , mori nji cuc dhe Fshati i dha shtepi lart . Ishte plani i shpyllezimit te shqopeve dhe krijimi Plantacioneve me Agrume . Djale i shkelqyer doli . E lejun me vone te mori dhe prinder e nuk e di ke dhe arriti dhjete shtepi . Nuk e di si thirret sot !

Ne 92 shkum ke shpia e K/arit te PD per dreke ( mik i vjeter dhe per gajret se e kishin Rrafe smiley . Kishte Dhene Urdher prej Saliu si i PD , te kapej nga MALOKET rajoni kabinave . U ngrejt fshati me Belxhike dhe brenda dites i Largoi . Dhe ket burazerin megjithse Luan e shtrun m 'hu . Cun i mire po Basqapi "kishte Objektiva per te Bllokuar Grekun nga UJI ,te mos hynte ne Shqiperi" smiley

Tani mundet me dashurine qe ka per KULLAT edhe per ate kala te kete sajuar dicka . Psh si Vathe e mire per te futur Dhite te merzejne ne Behar .Apo nuk ka Minister Mjedisi te sprovuar edhe ne Pune Ushtrie ! Nje rruge e dy pune . Dhe dhite i merzen dhe Ujrat i Vigjelon !

Nderkohe te tjere ankohen se e kane veren plot probleme

pergjigjen per ankesat e veres e ke pak me siper.sic te dogji ta vije ne dukje mund te lexoje edhe pak me siper dhe e ke shpjegimin.

S'me duket me ven me u agravu. "Kshu e ka kjo bote", tha Lotte Tobisch, "ca vujn, ca  kercejn".

 

Shiko pllakatin ne ballin e nderteses......

e mire, pse nxehesh, s'eshte se me dogji tema qe ke hapur ti, e s'eshte se po te qortoj qe e ke hapur, se fundja, ju grate shquheni per ankesa, si ne dimer, si ne vere, si me leke, si pa leke. Jo te gjitha, po shuuuume gra e bejne kete e jam i sigurt qe jane shumica. C'te bej, te te qortoj qe je grua? lol smiley

s'e kisha pare postimin lart por me vjen mire qe s'me paska vajtur vetem mua mendja tek tema jote pasi kane pare kete temen tjeter smiley

jam shume kurioz te di a e dine personat qe kane dale ne gazete per pasqyrimin qe kane marre te la republika.

mjerim ka sa te dush, por nuk mbete mjerimi me u pasqyru me rob qe kane zne konviktet dhe qe as nuk investojne dot ne to per ti rregullu se e dine se nje dite do t'i nxjerrin prej aty.

ne nje nga keto dhomat e institutit jeton edhe nje njeri qe njoh une. nje djale e ka ne gurbet, vete me te shoqen ne pension, djali tjeter punon zjarrfikes, dhe do te thoja se nga gjendja ekonomike jane shume, po shume here me mire se une qe jetoj me nje rroge ne shtepi me qera ne lezhe. ndaj, jo gjithnje kendi i marrjes se fotos se nje kreheri te hudhur ne nje mbulese tavoline te prishur eshte imazhi i nje shteti.

imazhi i keq i nje shteti eshte mungesa e sindakatave (ose e mundesise per tu anku ata qe punojne), mungesa e drejtesise, korrupsioni ne gen, paaftesia e administrates, websitet e qeverise te shkruara pa ë dhe ç etj.

kam bere edhe une dikur nje reportazh per gazeten tema. "nje nate me te pastrehet e milanos" por kjo nuk dote thote se milano eshte e gjitha e pastrehe.

Fotot, me ngjasuan me ato te lagjeve periferike ne Manila te Filipineve, biles per nje moment me vajti mendja per keq, mos ishin foto-montazhe, por jo .

Ne Shqiperi gjen dhe me keq se keto pamje.Kam qene per ngushellim ne nje familje,ku s'kish se per cfare t'i ngushelloje me pare;per kryefamiljarin qe la jetim tre femije,per skamjen tronditese,apo per femijen e paralizuar qe lengonte qysh nga lindja.

Te ma kishin treguar ,nuk do e kisha besuar ,qe ekzistonte ende nje realitet i tille migjenian.smiley

2007: kuvendi miraton marreveshjen per 15 milione euro hua me kushte te buta nga banka per zhvillim e keshillit te evropes, me qellim ndertimin e 1100 banesave sociale per tu dhene me qera ne "qendra te medha urbane". 2007-2010 ishte periudha e planifikuar per zbatimin e projektit, qe do te mbikqyrej nga mpptt dhe do te zbatohej nga 8 bashki, te cilat do te duhej te kontribuonin nje shume mbi 13 milione euro nga buxheti i tyre.

2009: qeveria nenshkruan marreveshjen me banken kombetare tregtare per hua per banesa sociale me interes bono 12-mujore + 2.2%. huaja i jepet familjeve ne nevoje me interes 3%, diferencen e pageses se interesit e mbulon qeveria. nderkohe ne periudhen 2006-2007 jane ndertuar 495 apartamente banimi me kosto te ulet. besoj se keto banesa jane shitur ose po shiten me kosto ndertimi + 4% per kostot e administrimit per familje me te ardhura mujore 30,000-50,000, me interes financimi per bleresit ne vleren e inflacionit. ky informacion gjendet ne faqen e mpptt-se. per kostot e banesave, shikoni faqen e entit kombetar te banesave.

nje raport i ke-se sqaron se keto programe, sidomos ato me aplikim direkt ne banke, kane kosto te larte dhe jane praktikisht te pavlefshme per familjet me te ardhura shume te uleta. po aty thuhet se bashkia e tiranes, e vetmja me nje plan 10-vjecar, kishte parashikuar se nevoja totale per banesa sociale ne vitin 2006 ishte per 3000 apartamente dhe se kjo do te mund te arrihej me 7.2% te buxhetit te bashkise. vini re kushtoren. ky raport ka shume informacion, perfshire faktin qe ne tirane ka me pak aplikime per blerje banesash nga c'ka plan per banesa!!

kot dhe une. kam nje te njohur qe ka jetuar me vite ne konviktet e institutit, pas shkolles. cun flori.

ps: kerkova gjate per te dhena mbi te pastrehet por nuk gjeta dot.

Fotot e mësipërme janë -turp për ne, për mua - që po shkruaj, janë turp për shoqërinë tonë shqiptare, janë fatkeqësi morale, mendësore të njerëzve që popullojnë Shqipërinë! Shqipëria është vend i bekuar me shumë burime natyrale, por shqiptarët s'kanë brumë të dinë t'i shfrytëzojnë, s'kanë vizion dhe s'kanë mëshirë! Jemi njerëz të vegjël, të tipit "nga këmisha e brënda" duke harruar se gjith ç'na përket janë 2m²! Duke harruar se duke qenë mirë  fqinji, lagja, qyteti, atdheu do jemi mirë dhe ne! Ajo që shprehin fotot është ajo që jemi ne, unë që po shkruaj këto momente, janë ato që ne lejojmë, konseguencat e veprimeve tona, mentalitetit tonë, vetjakësisë tonë!!! smiley

Mos u merzit. Megjithese fotot jane te trishtuara, ky eshte realitet boteror.

Sistemi qe kujdesej per te gjithe njerezit nga pak, dhe me teper pengonte ata qe kishin kuraje dhe kapacitet per me shume ngordhi. Mireqenia e perbashket, prona e perbashket, fqinji, lagja, qyteti, atdheu, jane koncepte kamuniste, prandaj jane koncepte te turpshme, qe tregojne dobesine e individid, mentalitetin e mykur.

Ne nuk na duhet mireqenia e fqinjit sepse ne shpirtin e njeriut eshte individualizmi. Ne Shoqerite primitive si Shqiperia ky egoizem shfaqet qarte. Ne shoqerite e perparuara, ketyre mjeraneve ju hidhet nga nje kocke me shume, edhe siguracion shendetsor.

Sic e kane thene dhe me siper edhe vendet me te fuqishme ne bote i kane keto drama.

Kjo situate do vazhdoje te keqesohet, dhe polarizimi i atyre qe kane dhe atyre qe nuk kane do vazhdoje te theksohet. Deri sa keta njerez te jene pak fare, asgje nuk ka per te ndodhur, por kur keta te behen shumica ndodhin permbysje te rendit...

/Ne nje observim humanist, po te isha ne vend te atij vogelushit ne foton numer 7 do beja c'te mundesha te dilja nga ai batak, do vidhja, do mashtroja, dhe do vrisja. Por me siguri qe ambicja e tij nuk shkon pertej ndonje cape buke...

s'di sa ironi ka ne ket koment, por ne shkallen 0-100% do doja qe ironia te ishte aty te 75-80% (minimumi).

Vallaj nuk di ca te them. Une vetem rrefej cfare shikoj. Me shume se ironik, jam realist. Neqofte se realitieti yne eshte ironik, nuk do habitesha...

Ambicja!!!! Ambicja ime shkon përtej asaj të Adolf Hitlerit, Jul Cezarit, djallit apo Zotit, por ndërgjegjia ime dhe humanizmi im s'ma lejojnë as vjedhjen e një kokërre molle e jo më gjëra më të mëdha se aq! Ajo që ke treguar me komentin tënd, s'është gjë tjetër përveç se -mungesa e humanizmit- brënda teje!!!!

mos ja fut kot. meqenese je ambicioz aq i madh, zeji vendin sales dhe ndihmoji keta njerezit. 

fotot duken te mjeruara me shume prej trajtimit artificial (photoshop). ate qellim ka pasur fotografi. bile dhe ata njerezit po ashtu. ata te gjithe presin nje shtepi pa lek, kur te bjere plani, prandaj dhe vazhdojne te jetojne tek ajo ndertese.

ndoshta do tu duhet te presin gjithe jetes tyre. por shumica e njerezve ne bote nuk bejne tjeter gje veçse presin njesoj si keta, qe mrekullia tu vije nga qielli.

Nëse pretendon se një njeri i vetëm (në vend të salës) do mund t'i shkaktonte apo shëronte plagë një shteti, kombi të tërë, at'here s'je larg asaj që Migjeni e ka shkruar kur ende nuk ishe lindur; Zoti të dhashtë! Fotoshopi aty ka bërë të vetën, por e përditshmja është më e mjerueshme se kaq, duke filluar qysh tek hedhja e plehrave në rrugë, tek shfarrosja e natyrës tek komunikimi absurd dhe banal e deri tek përfitimi mbi mundin dhe gjakun e tjetrit!

Ti AK, ke dale me flamur Belg. Dmth, nqse nuk e ke kaluar vete ate realitet, nuk ka si ta vesh vehten ne pozicionin e fotos numer 7.

Personalisht, kjo foto me solli emocione sepse femija duket mese i shendetshem, ndonese i rrethuar nga llumi, me kujton vetvehten para 30 vjeteve. Zgjedhjet qe do beje ai ne vitet qe vijojne do percaktojne suksesin dhe vendin e tij ne kete bote. Ka shume forma per ndjekur lumturine ne bote, por po te me coje mua mbrapa ne kohe dhe ne ate fare llumi, mendoj qe prape do kisha ndjekur cdo avenu per te dale prej andej.

Nuk do prisja nga shoqeria, apo te me faleshin mundesite. Asgje nuk dhurohet... Uroj qe femija te rritet i lumtur...

E djeshmja është e vdekur, kot të merresh me të vdekurën, përveç se mund të nxjerrësh mësime, e nesërmja është fantazi, duhet arritur atje pa ta njohësh si duhet, realiteti është e sotmja dhe e sotmja jemi unë dhe ti! Duke filluar nga unë, më tej tek ti dhe më tej te Kureshtari e gjith shqiptarët më pas, e sotmja jonë është për turp! Ne jemi për turp! Duke filluar që nga mënyra e të konceptuarit të jetës e deri tek veprimet që bëjmë përditë! Realiteti i fotos nr7 ty dhe mua na thotë: Jepi fukarati një peshk dhe do ta ngopësh për një ditë, mësoje si të peshkoi dhe do ta ngopësh për gjith jetën! Ti këtë nuk e mendove apo jo!? Ti s'do prisje nga shoqëria! E ku i dihet, ndoshta do kundërshtoje dhe të mësoje prej sajë, se ndoshta je i lindur Gjeni!!!

 

Per mua, kjo ishte fotoja me goditese.

po, dhe zgjuarsia e shpresa ne syte e djalit...

Kam nja 2 dite qe du te boj si smart es ne ket teme po nuk arrij dot. Vuajtjet e pajustifikuara te ketij populli ju befshin kancer klyshve te kurves Shqiptare!

Provo te fillosh me titullin... smiley Pse ketu eshte vene "Udhetim mes te harruarve" dhe nuk i eshte vene titulli i reportazhit origjinal "Kartolina nga Shqiperia"?

Ai eshte titulli i artikullit, ky eshte titulli i albumit te fotove.

I ka sqaruar dhe hapesi i temes, duke vene te dy linket qe ne fillim.

ignite, nuk po ve ne dyshim realitetin e galerise se fotove. Po ve ne dyshim qellimin e tekstit qe permbahet tek reportazhi ne italisht, mjafton te lexosh vetem hyrjen... 

"A due passi dalla nuova università e a 15 minuti d'auto dal Parlamento, un ghetto racchiude i dimenticati dell'Albania: migliaia di persone invisibili alle istituzioni. Queste, infatti, pensano solo a entrare nell'Unione Europea, sommergendo scomode verità in un mare da favola"

Pjesa mesiper eshte shkruar nga Ilaria Lonigro. Ku qendron problemi do thuash ti? Ty ndoshta te duket si nje pershkrim normal i realitetit por mua qe po jetoj kendej me kohe dhe qe mendoj e njoh, supozoj deri diku mire, "menyren e te menduarit" te Italianeve me duket si nje gerthitje alarmi. "Keta qe shikoni ne foto duan te vijne ketu te na marrin vendet e punes, te vjedhin te vrasin... Para disa kohesh pati nje vale te tille propagande ndaj Rumeneve (duke transmetuar mjerimin e Rumanise).

Pastaj reportazhi vazhdon me:

“È come una Scampia albanese. Dove non entri e dove non esci”. A parlare è Stefano Morelli

Pra behet nje krahasim me nje lagje te famshme te Napolit (besoj e ke pare filmin Gomorra) dhe serish ketu ty mund te te duket pershkrim realiteti. Por nuk mendoj se ky eshte qellimi i autorit, serish mua si Shqiptar qe jetoj ne Itali me tingellon si kembane alarmi per Italianet, sikur po i thote audiences Italiane "Zgjohuni ja cfare njerezish duan te fusin ne EU".

“A Institut ci sono anche famiglie scappate dal Kanun. Lì nascondono la loro identità, perché tecnicamente possono essere rintracciati dovunque e uccisi” spiega Stefano Morelli.

Ketu veme re hyrjen e Kanunit ne reportazh. Serish ti mund te thuash -Ok, ku qendron problemi? Realiteti i hidhur! Kanuni nuk eshte fenomen i ri e dine keta. Problemi qendron tek ajo pjesa tjeter... pra, ju thote Italianeve te paedukuar qe "Nese i fusim ne EU do vijne te vrasin dhe tek ne, dmth do rritet kriminaliteti ne shtepine tone".

“Il problema delle vendette esiste ed è diffusissimo. Le istituzioni lo negano perché rappresenta un ostacolo all'ingresso nell'Unione europea” spiega Paolo Gaddini

Ketu futet nje tjeter person ne skene duke konfirmuar pretendimet e te parit dhe duke e transformuar fenomenin e Kanunit ne aktual dhe shume te perhapur. Me pas vazhdon duke thene qe "institucionet e mohojne" (nuk i intereson Italianit se kush ne vecanti e mohon pasi nuk po kritikon institucionet, nuk i intereson atij se ca bejne institucionet Shqiptare, qellimi i tij eshte ti thote audiences Italiane qe ketu jane njesoj si te majte si te djathte).

Me poshte pastaj i fut nja 2, 3 histori ku disa jane kthyer ne Shqiperi se nuk kane gjetur pune ne Itali. 

E sono sempre più i giovani albanesi che tornano in patria dopo anni passati nel nostro Paese a mettere da parte soldi e un know how che i loro coetanei italiani si sognano: 

Ja kush eshte e verteta thote reportazhi. Shqiptaret pasi bejne ca bejne ne Itali kthehen ne Shqiperi dhe marrin me vete leket dhe njohurite qe i kane fituar ne vendin tone duke braktisur anijen qe po fundoset.

pra, ignite, qellimi i reportazhit nuk eshte aspak raportimi i realitetit "Shqiptar" sic mund te tingelloje, sepse ne nuk na shikojne si partnere, te ardhshem, te mundshem ne familjen Europiane. Ne na shikojne si dicka negative. 

Ps: Mua personalisht nuk me nevojiten fotot e reportazhit per te qene ne dijeni te situates se popullit tim. Nuk dua te them me kete qe nuk jane te verteta fotot dhe aktuale situata. Dua te them qe qellimi i reportazhit per mendimin tim eshte diku tjeter, ju drejtohet Italianeve dhe nese nuk jeton ketu nuk arrin ta kuptosh. Sdq uroj ta kem gabim...

s'di c'te them, s'e di c'kah ka ajo gazete italiane

mbase ke te drejte

mbase eshte thjesht nej fotograf qe ben foto varferie

ignite "La Reppublica" nuk eshte gazete partiake por anon nga e majta nese nuk gaboj.

Puna eshte se shtypi ne pergjithesi eshte nje rrumuje qe nuk kuptohet. Ndoshta artikulli (shiko videon meposhte) vertet ka qene me qellim te mire "in buona fede" por ama duhet te kuptosh se per vendin tone mund te flitet dite e nate per realitetin e hidhur.

Nese qellimi i artikullit ishte per te na lene te kuptojme ne Shqiptareve realitetin tone me duket humbje kohe pasi realiteti yne eshte shume me i hidhur se sa pershkruhet.

Po, Stefano Morelli eshte nje fotograf/antropolog qe ben fotografi varferie.

Mendoj se reportazhi i mesiperm eshte transformuar ne tekst nga ky projekti ketu.

Mbetem i mendimit se arsyeja e reportazhit, te pakten sic eshte shkruar tek Reppublica, ne fakt eshte i drejtuar ndaj Italianeve.

Pse ketu eshte vene "Udhetim mes te harruarve" dhe nuk i eshte vene titulli i reportazhit origjinal "Kartolina nga Shqiperia"?

 

Prurja vetem e fotove dhe me titullin perkates te tyre ishte e qellimshme.  Disa nga fotot ishin marre edhe nga shtypi shqiptar, dhe ishin shoqeruar me perkthim te plote apo te pjesshem te reportazhit.

M'u duk me e udhes qe udhetimin ta benim vete, pa na marre gazetari italian per dore.  Ose thene ndryshe, interpretimi i bashkebiseduesve ketu te ishte i pavarur nga toni, qellimi i gazetarit. 

Monda smiley edhe mesiper tek pergjigjiet qe i kam dhene ignite-s kam specifikuar disa here qe nuk kam asgje kundra fotove dhe nuk po mohoj vertetesine e fotove. Perkundrazi, mendoj se situata eshte akoma me e rende se sa pershkruhet nga ato fotot.

Thjeshte vura ne dukje, pasi ndoshta lexuesi nga Shqiperia kujton se reportazhi ne Italisht na eshte drejtuar ne, qe ne fakt ai reportazh i eshte drejtuar audiences Italiane.

Esht normal reagimi, por nuk e di nqse ky eshte faji i kelyshve ne kete rast.

Si mund te dalesh jashte ciklit te mjerimit kur ai eshte i imponuar nga nje gjenerate ne tjetren? Eshte kjo detyre e shoqerise nepermjet qeverise (sic kelysheve te kurves) apo e vete ketyre njerzve? Sinqerisht si mendon?

Wow, per t'u habitur vertet. Pandeha se po perdorje sarkazme ne komentet e tua, mirepo ti qenke me serioz se ferri smiley Na doli varferia semundje gjenetike qe u ricikloka nga nje gjenerate ne tjetren. 

Nese do te niseshim nga pozita relativisht te barabarta dhe do te operonim ne kushte te njejta, rrezultatet do te tregonin gjer ne nje fare pike diferencat midis atyre qe duan dhe atyre qe sduan. Por kur fusha e operimit per disa eshte e trukuar nga disa te tjere, thellsia dhe madhesia e diferences, ne arritje, normalisht qe mund ti afrohet pafundesise. 

Pra o do luajme me rregullin e ri te lojes (nese e kuptojme), ate te mosegzistences se rregullave por vetem iluzionit se rregullat jane aty, njesoj per te gjithe, ose do perpiqemi te rindertojme sistemin e rregullave bazuar ne gurith e themelit, moralin. 

Prandaj dhe ndizem kur shof copa mishi ketu qe perpiqen te justifikojne ate soj kafsherie. Prandaj mu me bo cudi, se ka njerez qe thurin elegji, me te drejte, per viktimat e sistemit te djeshem, por nuk i hudhin as qurret, keta qurrashe te pashtershem, viktimave te cmenduri-sistemit te sotem.

ndersa mua me shume me habisin komunistat qe jetojne ne nje vend ku komunizmi eshte jashte ligjit. 

Komenti nuk ish per idjotet.  Mos e ki problem nese nuk e ke kuptuar.

degjo ti komunisti; keto pamje qe sheh tek fotot e te bejne te reagosh ashper, eshte shqiperia qe te la ai komandari yt. keshtu ishte e tera ne ate kohe, po ndoshta ti nuk e di se ndodheshe tek bolet e babes, qe te jane bere koke me sa po shoh. 

po deshe foto te asaj kohe me thuaj se te sjell per ilustrim. 

Sill ndonje foto, nga ato te shpise tate, e te te tregoj a kam qen ndonjehere andej.

Edhe njehere idjot, te pakten kupto se per c'fare flasin njerzit dhe pastaj "debato" me ta.

eshte edhe e premte masdite a i qifja udhet. e kalum mire deri tani.

Duhet pranu, si ajo pika e funit qe bi gjithmone ne...

ti shan qeverine e sotme me sa kuptova. kur mua me duket se keta jane, siç e thote dhe titulli lart, te harruarit e ish kohes se komunizmit. 

ti çfare zgjidhje propozon ? ti fusim ne te njejtin pallat me tendin e per rrjedhoje ti bejme serisht keshtu te gjithe shqiptaret, pra kthim ne 90 ten ? 

ata nuk linden tek ajo banese. atje erdhen nga diku, nga nje fshat a qytet tjeter, duke lene pas nje toke, djere ndoshta, qe mund ti ushqente mendoj fare mire sot. pra zgjidhja eshte qe ata duhen kthyer perseri ne fshat, ne ato shtepite e braktisuara qe ti japin jete atij dhe vetes. 

se edhe nje shtepi e re nuk u mjafton t'ja hedhin fukararallikut (pa profesion et rroga dmth). megjithese per mua ata nuk jane fukarenj. ndertesa ku jetojne eshte vetem trishtuese. 

Prandaj edhe te thash, qe ne fillim, qe nuk e ke kuptuar.

Propozoj:

1- Ndihma sociale te shkoje atje ku duhet, e te mos kete me njerez me makimna e kusherinje e miltiatne qe e marrin kot ndersa ketyre njerezve qe u duhet te marrin me teper.

2- Programe te strehimit social te kete me teper dhe te ecin me me efektivitet , jo te bllokohne keshilla bashkiake se kryetari eshte e imajte e keshilli i djathete e duan te bejen qokat perkatese.

3- Propozoj qe te kete programe qe nxiosin shkollimin e femijeve me te varfer me trasferta te vecanta parash per te kompensuar fitimin e muguar te femijeve qe punojne

4- Propozj me pak para per tunle iditoe qe kushtojne 10 fishi i nje rruge me modeste qe zgjat rrugen mes dy pikave vetem 10 minuta.

5- Propozoj me teper shpenzime per shendetesi e arsim 

6- Propozoj  projekte me baze komunitare qe te aftesohen profesionailsiht prinderit e femijet

7- Propozoj qe te mos bejme sikur Shqipeira nuk ka probleme gjakmarrje dhe "keto probleme i zgjidh ligji"se jena shtet me rregulla.

8- Propozoj qe emigranteve ne France tu jepet e drejta e votes, por tu hiqet nese verifikohet se votjne Le Pen-in dhe tu jepet me detyrim te lexojne daniel pennac.

 

E plot propozime te tjera qe nga licnimi i Spiro Kserres qe i jep miliona leke pas asnje tender Sandrit te Klanit per promovimin e nje shoqerie te barabarte. 

 

O robo, ca thu per disa, per te gjithe fusha e operimit eshte e trukuar.

Kur shqiptaret nuk skandalizohen nga Ilir Kokelopa tu ju vjedh 700 mije euro para syve, kur nuk skandalizohen kur kryeministri i vret si derra ne bulevardin qendror, ose ne Gerrdec, pse do e prishin gjakun per keto pak mjerane...

Shumekush ketu mund ti vije keq, po asnjeri nuk ka per bere asgje per ti ndihmuar. Pas tre ditesh ky artikull dhe keta njerez harrohen sic ishin harruar dhe me pare. Ata nuk jane sekret qe na e zbuloj taljoni...

Keta vete ti q*n robt sistemit... flaken le tjua vene te terave. Te vjedhin, te vrasin, dhe te mashtrojne, se pse kjo eshte rruga e treguar nga lideret.... Ky eshte shembulli i suksesit ne Shqiperi, per te cilen aspiron vogelushi ne foton numer 7!

tiens

keshtu ishte e gjithe shqiperia ne ate kohe. shihni fotot e prinderve tuaj shumica juaj e beni krahasimin me ata qe jetojne tek ajo godina e ish institutit marksist leninist e qe e kane gozhduar kohen ne 1991 

na rrejte.kjo s'eshte e kohes xhaxhitsmiley

Ne kohe te xhaxhit nuk ka pas bluze me shkronja. Kurreshtari ka lindur pas 90s..

/ata qe kishin bluza me shkronja kane qene vetem kalamajt e bllokut, te ndonje shofer mauneje, apo ndonje drejtor drejtorie qe dilte jashte

 

xhaxhi nuk linte fotoreporteret e huaj. keto jane bere nga nje francez ne 91 me duket. po i tregojne fare mire njerezit qe perbenin shqiperine e asaj kohe. 

nje i huaj (kosovar madje) ne shqiperi dukesh si ufo, aq e madhe ishte diferenca ne paraqitje me boten. shume pak njerez ne tirane (disa intelektuale) kishin nje fare pamje korrekte, megjithese edhe tek keta dukeshin shenjat e kohes. pas vitit 78 shqiperia u fut ne varferi kronike nga e cila u preken te gjithe, bile dhe bllokmenet vete. ndoshta benin perjashtim vetem ata qe shkonin here pas here jashte shtetin e blenin ca plaçka.

Te mos ndihmosh ose te mos i japesh mundesi zhvillimi nje shtrese tjeter te varfer qe fati i keq nuk i ka dhene mundsi te dali nga "bataku" eshte jo vetem anti humanizem, por edhe cinizem, kafsheri. Sikur te gjithe te mendonin se menyra e vetme per te dal nga "bataku" per nje cao buke, me  Vjedhje Vrasje Mashtrim athere,  nuk do te kishim stabilitet social.,dhe njerezia ata qe jane jashte batakut nuk do te jene kurre te sigurt per jeten e tyre, nuk do te jene te sigurte as femijet e tyre, sepse "batakcinjte" do tu a marrin jeten, per nje cap buke! Eh sa shpejt e harron "njeriu" historine. Revulucionin e Tetorit ne rusi, ky pse u be ?!

puna eshte qe duhet bere revolucion çdo 25 vjet. se nje i vetem tek e rralle nuk mjafton. entuziasmi qe sjell revolucioni vdes shpejt (10-15 vjet zgjat) e pastaj çdo gje rifillon e korruptohet po njelloj, duke i kthyer te gjithe ne gabele. 

Mungesa e reformave  ne nje shoqeri  te caktuar i con  njerzit ne revolucion, ( ne revolta, ne kaos, ne lufte), reforme do te thote ndryshim te nje gjendje te caktuar, fjala vjen, ne qoftese ne Shqiperi rritet ne maksimum varferia, papunesia, korrupsioni, vjedhja, krimi, mungesa e drejtesise,  mungesa e barazise perpara ligjit, sigurisht do te kemi "revolucion" ushtria e te papuneve, te pastereheve, te leneve ne harrese, do te marin hurin dhe do tja fusin ne byth atyre qe i kane i njoruar, qe i kane vjdhur..cudi si e harruat 1997, shteti i paafte, qe reformoi shoqerine, ne me nyre te padrejte u fundos shume shpejt degjeneroi ne kaos, ju kujtohet ? Shoqeria shqiptare tani po ngopet shume me politike, dhe reformat po behen te cunguara, megjithse bota po i ndihmon problemet sociale jane agravuar dhe mund te ndodh ajo qe po ndodh ne Greqi! 

ne fakt e kuptova mesazhin tend, nuk ka pse perseritesh.

thash ta ngrij pak me larte ate, po mesa duket ti nuk e kape dot. 

desha me te shpjegu se ajo masa e te papuneve, te pastreheve, e te ndershmerve, etj, etj, 25 vjet pasi ta beje ate revolucionin qe thua ti, pak nga pak do te degjeneroje, do te korruptohet edhe me keq se tjetra, duke krijuar mjerimin e vet kesaj rradhe edhe me te madh, edhe me te skajshem, edhe me barbar sepse barazitar. 

duhet pra me ndryshu çdo 25 vjet me e pas punen ne vije. ket marifet vetem kinezet e kane kuptu mesa shifet, asnje civilizim tjeter. kinezet jo vetem nuk kane nevoje per revolucion por as edhe per opozicion, per ti kry keto ndryshimet apo revolucionet e tyre. ata vetem nderrojne xhaketen e bashke me te edhe drejtimin e shtetit.

Bravo!

Kjo eshte ekzakt ajo qe kisha nder mend.

Perderisa keta do jene ne kete gjendje, nuk ka, dhe nuk do kete kurre stabilitet social.

Revolucioni i Tetorit ndodhi kur keta ishin shumica. Akoma nuk eshte ky problemi, por po shkojme me shpejtesi drejt asaj rruge... smiley

Mos u shqestesoni, vetem vini rripin e sigurimit, do jete pak "bumpy ride".

po komunistet i kane lene ne kete gjendje. edhe ata fatkeqsisht jane pjese e revolucionit pos diktatorial te shqiperise pas 1990. bij e bija te nje ideologjie qe i njihte si ushtare te ardhshem te revolucionit. superproblemi eshte se prinderit i kane te papergjegjshem me fort se jane ata vete nen moshen 10 vjecare. superfatkeqesi qe jane prodhim i industrializimit. rroga te uleta, buka e gojes dhe bilete autobuzi te uzina a kombinati. shkollim i pergjithshem antianalfabetik. nxitje seksuale e lire dhe pa pulle moshe mbi 18 vjec.

edhe po ai sistem i la ne nje godine qe ishte e shkollimit, shkolle ishte... se i zhveshi nga cilado ndjenjesi prone dhe aftesie.

ata kane nevoje ne radh te pare t'u binden prinderit te aftesohen se jane njerez dhe kane edhe te drejte vote.

kjo qe ndodh ne shqiperi nuk ka krahasim me rusine. kjo nuk ka krahasim me asnje vend tjeter, pos kines se maos deri kur mao vete u bind se prodhimi kishte rendesi. keta njeres rrojne si pasoje e tmerrshme e shpreses se revolucionit te tasit te orizit. nuk kane mberritur ende te shpresa tenciaopin. perdorin kapitalizmin kinez dhe presin nga shteti shqiptar tu gjuaje nga lart buken me helikopterin duex ex maqina...

Ai që të tashmen e kalon duke kritikuar të djeshmen, është shumë herë më ulët, (në të gjitha aspektet që mund të rrethojnë dhe përbëjnë një njeri) se ai që dje nuk mendoi për të ardhmen, atë që sot është e tashmja jonë!

o petlle, e cfare thua o gomar me brire..

artikullin as kam ndermend ta lexoj...edhe pse kam respekt per gazeten ku eshte publikuar.fare mire mund te kishin bere ndonje udhetim ne ndonje vend tjeter per te zbuluzr qe ska vend pa te meta.ne cdo vend te botes do gjesh fukarrenj qe te kepusin shpirtin.gjithsesi......lexova qe ka edhe nej pjese per kanunin.gjeja me e cuditshme pas a ka lufte ne shqiperi ka qene kur pasi kishin pare nje dikumentar ne lidhje me kullat dhe kanunin me pyesnin ne jetoja ne nje kulle apo a me kishin vrare njeri qe kisha ikur.cdo gje qe nje vend nuk e ka nese eshte e buku e veneron nese eshte e shemtuar ta ve ne balle.eshte pak a shume si te pyesesh a ka shtepi ne afrike.un do te te shikoja sa pershtypje do te benin fotot e te semureve psiqik qe i bejne dem njeriu qe shetisin rrugeve te italise ne ca gjendje qe em mire mos i shohesh,duke qene qe ata e respektojne njeriun dhe i mbyllen istitutet e shendetit mendor.apo te bejen ndonje udhetim neper skutat e sicilise apo basilicates edhe te shohin se sa i zhviluar eshte shteti i tyre.ska ven d pa mjerim.ata qe e mohojne jane mjerimi per vete.sjane te ndergjegjshem.

edhe boll i thate lloj lloj ngjyrimesh politike.sa here iu ka ren rruga andej apo keni bere shkollen pak me larg asaj ndertese qe me pare as qe e vinit re se te pastrehe e fukarrenj ju dukeshin e tani beni moralistet.

kanuni eshte shkaku i vetem sot per te marre letrat ne perendim, dmth ne vendet qe kane nenshkruar ate marreveshjen per te drejtat themelore te njeriut. prandaj dhe e permendin neper keto artikujt.

nuk eshte kanuni shkaku por preteksti..............eshte gjakmarrja ajo qe te ben te zbatosh cfare te thote kanuni...........

pikerisht per ne eshte  vetem nje preteks, te cilin ata ne fakt e marrin si shkak, ndaj dhe filozofojne duke perngjyer gjithandej. 

kanuni kanalizon gjakmarrjen. te njejten gje e ben akoma me keq ligji.

 

Mè fal...por kryefjala e artikullit èshtè..

A due passi dalla nuova università e a 15 minuti d'auto dal Parlamento, un ghetto racchiude i dimenticati dell'Albania: migliaia di persone invisibili alle istituzioni. Queste, infatti, pensano solo a entrare nell'Unione Europea, sommergendo scomode verità in un mare da favola..

Unè nuk shoh pèrçmim...pèrkundrazi..njè tè vèrtet.. nè artikull flitet pèr njerzit qè kèrkojnè apo mundohen ti ndihmojnè..kjo nè fakt èshtè detyrè e medias,qè tè sjell reagimin e shoqèrisè apo shtetit..ashtu siç bèn media edhe nè Itali,me vendet ku janè kèto vatra mjerimi.

pensano solo a entrare nell'Unione Europea, sommergendo scomode verità in un mare da favola................................kjo eshte detyra e gazetarit...mesa di un duhet te jene te paanshem...kjo eshte si te thuash dhi e zgjebosur e bishtin perpjete...................ne itali per vatrat e tjera te mjerimit...mos duhet media italiane te bej ca artikuj per vatjrat e saj ate mjerimit.edhe sic e dime sh mire media italiane eshte media me vegel dhe me e anshme qe ka.media ne itali lufton per te mos qene vegel.

Unè nuk pèrmenda sa te anshèm apo jo janè treguar,nuk e kisha fjalèn aty,por me qè pyet mua..Mendoj se janè treguar shumè tè paanshèm..se ku e gjeti LA Repubblica se qeveritarèt tanè mendojnè vetèm pèr hyrjen nè BE njè zot e di... do i kenè gènjyer,se e verteta èshtè se nuk e vrasin mendjen hiç..dhe qè politika shqiptare pèrpiqet tè fsheh varfèrinè nuk èshtè shenjè anshmèrie..nè se ti ke prova se shteti,qeveri e bashki bashkè, gjithè kèto vjet, kanè ndihmuar me sa kanè mundur kèta njerèz pèr tè dal nga kjo gjendje,atèher tè jap tè drejtè,por fakti qè aty ndodhen njerèz qè kèrkojnè tè bèjnè bamirsi duke i ndihmuar ..i bie tè ketè tè drejtè gazetari qè shkruan se politikanèt tregojnè pèrrallèn e BE-sè pèr tè fshehur varfèrinè. p.s. sa pèr pjesèn se çfarè ka bèrè apo bèn media italiane pèr tè treguar vatrat e saj tè mjerimit,dhe sa e bèn ajo kèt punè..pa u zgjatur..mjafton tè tè kujtoj se gjithè vatrat e mjerimit qè ti njeh nè Itali,media italiane ti ka treguar,duke provokuar nè vite edhe reagimin e pjesès tjetèr tè shoqèrisè...tjetèr punè pastaj qè varfèria apo ato qè sjell ajo nuk zhduken kollaj..e ndoshta nuk kanè pèr tu zhdukur kurrè si nè shqipèri e kudo..sa do qeveri apo media tè mirè tè kesh.

te kuptoj por kuptome drejt.pse dikush duhet te vije edhe te gjeje pikerisht kete vend mu ne mes te kryeqytetit edhe te bej nje artikull kaq denigrues.perse te mos shkoje ne sh vende te tjera ku k adhe me keq nese do te tregoje se politikanet tane mendojne vetem te shesin sapunin per djathe per te hyre ne evrope.

Ku e di ti qe ska vajtur ne vend tjeter per reportazh e foto ai?

Ty do ta marri doren ai qe te shkoje apo jo ne mes te kryeqytetit apo ne maje te katundit?

Ku ishte denigrimi? Te shpalosja e realitetit?

ca ti bojm ksaj krizes botnore qe po i vono benefitet e futjes ne Nato...

po rriten kanibalë të ardhshëm afër Tiranës. 

Këta do ua hanë kokat lumpen-"qytetarëve" një ditë. 

 

Me acaron pa mase justifikimi teper absurd kur shohim foto te tilla " kshu ka gjithe bota.. si keni pare fotot ne amerike e itali ju?"..

E para, nese neper bote ka si ne Shqiperi, ka edhe me keqe si p.sh. ne Afrike apo Azi. Atehere cfare? Mos duhet te na beje ky fakt te ndihemi me mire sepse dikush ne Amerike vuaka si shqiptaret ne Shqiperi mos edhe me keqe? C'do te thote kjo, qe nese disa njerez vuajne per buken e gojes, te pa lare, analfabet, te izoluar nga krimi dhe egersia e njerezve ne mes te Tiranes 2012 duhet te ndihemi me mire apo "nuk eshte qameti" sepse kshu paska edhe ne Amerike apo edhe vende te tjera ne bote?

Kjo eshte cinike! Eshte fatkeqesi qe mund te llogjokohet ne kte menyre dhe nje naivitet i paster.

Naivitet i paster pasi askush nuk krahson investimet dhe fondet qe japin komunat, qeverit lokale dhe ato qendrore pa llogaritur qindra e mijra shoqata bamirese dhe organizata vullnetare te cilat punojne shume per te zbutur sadopak kete fatkeqesi njerezore qe eshte varferia ne Amerike dhe neper vendet e tjera ne Evrope. Cilat jane investimet qe japin bashkite dhe qeveria ne Shqiperi? Ku jane shoqatat bamirese ne Shqiperi? Cfare roli luajne? Sa njerez vullnetare apo biznesmen afrojne ndihmen e tyre financiare dhe morale ktyre njerezve sic bejne ne Amerike dhe vende te tjera ne Evrope?

Askush nuk krahason as nivelin shendetsore, arsimor dhe ligjor ne kto vende me ato ne Shqiperi. Varferia, mjerimi ka shume shkaqe te cilat jane shume komplekse. Por, ajo qe ben dallimin ne Shqiperi me vendet e zhvilluara eshte se ne Shqiperi ata njerez jane te denuar te jetojne e vdesin ne mjerim. Nuk kane shanc tjeter, nuk u jepet mundesi dhe nuk ka nje dore ti ndihmoje.

Te vinte te bertisje dhe te ngriheshin qimet pas koke perpjete kur mendoje qe nje shtet me nje pasuri natyrore te tille nuk kishte mundesi te mbante 2 milion njerez me buke e uje. Te  dhimbte ne shpirt kur shihje pleq qe s'kishin te blinin ilacet, njerez me lista buke dhe njerez te stresuar ne kulm nga papunesia, krimi dhe pislleku.  

Nese vertet mendoni se kto jane foto qe nxijne realitetit, jeni hipokrite me pak dhe te nxire kok e kembe jeni vete me shume.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ah, artikull i La  Republika, mendova se Korriere della Sera.

Gazeta Shqip eshte kopje e  La Republika, me sifat e me surrat, njesoj.

 

Seriozisht ka disa kohe qe po mendoj per ndonje tip kontributi vullnetar ne dicka. Une nuk kam para mjaftueshem per te bere ndonje gje por mund te dedikoja nje pjese te kohes sime per te bere dicka per njerez ne nevoje. Ndonje sugjerim epr ndonje iniciative serioze  ( Jo OJQ-me rriga te mira qe bejne sikur?) 

   Perse sherbejne llafet kur varferia eshte ulur kembekryq?Kemi ne rritje dhe jo ne ulje  nje varferi te skajshme, per te cilen nuk mundet te gjejme ngushullim as duke jau faturuar atyre qe nuk jane me e as justifikimi  i ketyre, qe nuk kane bere e nuk po bejne asgje, per kete plage te rende.

 Nje gje eshte me se e vertete.Ne kohen e shkuar dhe kete gjithkush e merr memendje secila eshte ajo kohe, ishim te gjithe te varfer, por jo te mjere.Ka nje ndryshim te madhe mes ketyre dy fjaleve.Dhe ja mi  i vogli: Dje i varfer, por per te vdekur ne udhe, pa asnje lloj ndihme, nuk te linte shteti.   Sot bjer, tund kemben e vdis, se shtet nuk ke.Ne spitale kishte mjeke dhe infermiere qe kujdeseshin, pa te pare nga duart.Sot  po nuk te pane ç'ke ne duar, nuk te pyet kush ..ku te dhemb.Mirepo sot  jane shtuar ato te shkretat dhimbje, e nuk  u ikin njerezve tane, se kane per "shoke" shume te tjere.... ne Toronto apo... ne Zanzibar.Se i kane ditur dhe ahere, me pare, qe keta ekzistonin. 

   Pse ore nuk e thoni; qe eshte ky sistem i qelbur e kriminal, qe pasurohen ca te pakte  ne kurriz te shumices se mjeruar por derdellisni  duke filozofuar kuturu, bazuar ne lexime pergjumesh, mes rreshtave te te shkruarave mire, por te lexuara seprapthi,  e mu perkete arresye konkludojne sipas perkatesive partiake, jo komunizmi qe me i keqi  e jo riciklimi i revolucioneve.Dhe e katandisni dhe me justifikimsi faj te se shkuares, kete plage shume te rende te shqiptareve,qe ushtohet akoma me shume prej  nje grupi kusaroqeverisesash, te pakrahesushem as me  kryetaret e fuiseve te zuluve.Vjet uvodhen 78 milion dollare prej administrates qeverrisese.Sivjet edhe me shume mund te ishte  shuma por  eshte arka bosh, ndaj Bujari i Leske seç mermeriti,( me ate labçen qe me te shemtuar se na e ben kur del e flet Bujari dhe memeceve u vjen anash) nje shifer te rrubullakosur me Bodebeun, diku tek 20 milione dollare ..Po te vjedhura prej arkes .

  Kishte kush guxim, te vidhte nje qindarke prej arkes se shteit ahere...? E me kaqe pare te vjedhura,  prej arkes se shteiti, ju them une, qe po te shtireshin ne thesin, "per te varfer", te varfer nuk do te kishim asnje.

Turp dhe per mendje te klases se pare, justifikimi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).