Në Greqi Neo-Nazistët trashin zërin pas hyrjes në Parlament me 21 deputetë (VIDEO)

Në Athinë partia e ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, i kërcënoi rivalët të dielën pasdite duke thënë se "Koha e frikës ka ardhur për të gjithë tradhëtarët e kombit." Këto ishin fjalët e Niko Mihaloliakosit, 55 vjeçarit që u bë i njohur pak kohë më parë për përshëndetjet naziste në këshillin bashkiak të Athinës. "Ne po vijmë" - ka shtuar më tej matematikani, i cili hyri në sallën e konferencës për shtyp i shoqëruar nga disa kokërruar me muskuj.

"Veni, Vidi, Vinci" - tha ai më tej në një çast cezarian, duke u kërkuar gazetarëve të pranishëm të ngriheshin në këmbë për ta respektuar, ose të dilnin përjashtë. Agimi i Artë ka fituar kësaj rradhe mbi 6% të votave greke, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit në vitin 2009 pati një shifër minimale prej 0.29%. Agimi i Artë mban qëndrime të forta kundër emigrantëve të cilët i akuzon si vjedhësit e mirëqenies greke.

Video e fjalimit:

Greqia është pikë hyrjeje për shumë emigrantë që synojnë BE-në. Shumë prej këtyre të ardhurve kanë mbetur në Greqi dhe kanë formuar geto urbane në Athinë dhe qytete të tjera, ndërsa ndjenjat armiqsore ndaj të huajve në Greqi janë rritur bashkë me vështirësimin e kushteve ekonomike. Kriza ekonomike ka sjellë edhe forcimin e ekstremistëve të majtë dhe të djathtë në Greqi, duke e zymtuar akoma më perspektivën.

348 Komente

"Koha e frikës ka ardhur për të gjithë tradhëtarët e kombit."

Kjo parulle   nuk eshte kunder emigranteve, apo jo? 

Kur shof keta nazi-skinet e greqise nuk e di se pse me duken tamam si nazi skinet e

hungarise rumanise bullgarise malit zi

italise hollandes danimarkes

belgjikes frances spanjes

anglise suedis norvegjis

zvicres ukraines sllovenise

kroacise serbis cekise polonise rusise  etc...

qe jane tamam si ata gabelet qe kur jane ne turme behen te forte por kur i takon tek per tek nuk dine nga te fshihen.

Spiro jevgjit po zhduken dale nga dale ...

boo, ky qenka fiks si hitloja 40 kile me i shendoshe smiley

atij si kalosh dot anash edhe sikur te dush, aq me shume une smiley

Jo ore ca Hitoje eshte ky aman.  Ky ka efekt komik me shume se cdo gje tjeter, e tingellon si gabel qe i duket vetja fashist.

He te keqen e Hysni Milloshit! Ky demostron ate qe greket duan vertet te jene. Turp per ata intelektuale te nivelit te Teodorakit qe me siguri nuk e kane menduar se do vinte kjo dite. Te shpresojme qe greket ti kuptojne sa me shpejt gabimet qe po bejne dhe te dalin nga ky qerthull turpi.

- Cohuni ne kembe, u thote gazetareve. Ptu!

well, "Cohuni" OK, por jo cohuni nga ajo e mira, por nga ajo e kapterrave ne zbor ne 5:45 te mengjesit.

Hahaha. Me kujtove kapterr Kalemin qe bertiste ne mengjes. Shok ushtar. Cohu! Komodinen ne kurriz dhe jashte per vrapin e mengjezit! smiley

plumi del me plum !

Ket cloudfrontin hiqeni qafe mer burra se vec probleme me cookie-t sjell. Kurse ky tipi qenka i papam bashke me ndjekesit e vet. Nuk do i hiqja as nje presje asaj qe thote por do i shtoja madje smiley

Do i shtoja kete sic e ka shkrujt Ardian Vehbiu te PF, "Nqs Nazizmi ne Gjermani mori trajten e nje dragoi, ne Shqiperi (edhe Greqi, madje kudo tjeter) mundet vetem te marre trajten e nje lakuriqi nate."

Sa per emigrantet qe paskan vjedhur mireqenien greke, po greket qe e futen edhe fatorinon madje ne profesionet me rrezikshmeri te larte profesionale? Kuptohet per ca pension me teper. Po ku dine kta te bejne fashizem smiley

Interesante jane ata bithqiraqisat qe hane vetem mixe proteinash dhe veshin bluza 2 masa me te vogla...

fashist me t'dhi gazit ky daja

smiley

video e papame, thanks thanke

Sa te rinj shqiptare i kane dhene voten ketyre?

kjo eshte pyetje me vend. ka shume gjase te kene plot vota femijesh emigrantesh shqiptare, se i kam takuar ca syresh para do ditesh ne tirane, flisnin shqip rapra capra me greqisht edhe ishin raciste. po po raciste me te tjeret qe u kishin shkuar ne greqi. epo kjo thashe, si pf ja me poshte, eshte ti biesh gajdes gjithe diten edhe te thush ho se me tre here qe i fryva gajdes nuk me bohet ves...

Turp e faqja e zeze! Kur mendohej qe ishte arritur fundi Greqia ne vend qe te ndryshoje drejtim bie akoma me poshte... Koha tregon te sajen xhanem. Nuk mund te kishte asnje rezultat tjeter.

Ja ne cfare eshte katandisur Greqia, i jep voten neonazisteve, po grekut i duket vetja i zgjuar (marr borxhet thote dhe nuk i paguaj duke vene ne drejtim ata qe jane kundra nje europe te bashkuar)...

Nuk kupton greku i shkrete se kjo eshte cfare, ata qe i duan te keqen grekut, duan. Nje arsye, justifikim... per ti futur llokumin! Dhi e zgjebosur, do thone, na trash dhe zerin tani... dhe hop llokumin. Kush e di si po i lepijne buzet turku dhe bullgari (- Nuk mund te lejme Greqine te marre kete drejtim! Duhet te nderhyjme patjeter te lirojme Grekun nga vetvetja para se te rrezikoje stabilitetin ne rajon)...

Jam shume i sigurt se nese shqiperia do te kishte krize te forte ekonomike dhe plot emigrante faji do ti vihej patjeter emigranteve ashtu sic akuzohen sot cecenet e maloket per gjithcka qe nuk shkon mire ne tirane.

grek nazist, hitleri u kthye permbys atje ne,,, bidon bezine... ku eshte.

sa kam qesh dje me nazistet greke, se me kan zgjat jeten. te kene greket naziste eshte si te kene homoseksualet xhihad. smiley

une kisha idene qe edhe keto xhihadistat coku i bine nga pak gajdes smiley

Pse m'duket mu sikur keta shajne veten nga motra sa here flasin! Ueee sa qesharake qe jone. Bo sevap nanjoni ene t'i coji na dy libra historie qe te shofin se si nazistet i bonin shishqebap keta debila gjate luftes. Po si nuk i shpela mortja keta fare patetikesh.

Ik hap nje liber historie dhe meso se rezistencen me te forte ne ballkan nazistet e kane hasur ne greqi, me mijera greke kane rene ne luften e 2B.

Po thua te njejten gje. Lizandri me siper po thote qe gjate luftes nazistet (Gjermanet) i kane vrare greket e tani greket jane kthyer ne naziste.

Nuk ka kuptim kjo gjemb.  Nazist ne kuptimin historik te fjales mund te jete vecse nje gjerman.  Keta te Agimit te Arte jane thjeshte nacionaliste te ekstremit te djathte, qe kane adoptuar ca gjera siperfaqesore qe ju ngjajne Nazisteve historike.

Kam degjuar qe eshte shkurtim per National Sozialistische Deutsch Arbeiter-Partei - por ne gjuhen boterore ka hyre si nje lloj ideologji e caktuar.

Jo me mire te hapim librat e anatomise e me pas truve te tua (nese kjo gje ekziston) tu bejme nje analize se ku i dihet ca edhe mund te mos kene evolu shume nga majmuni.

I Pakapshem per ty tani, sic e ka thene edhe Gjembi, nazismi eshte ideologji e perhapur ne te gjithe boten qe origjinen e ka nga Gjermania e WW2. Keta nuk jane thjesht nacionaliste greke, e nuk kane asnje lidhje me ata qe luftune gjate luftes. Keta jane kafshe ksenofobe qe urrejne te tjeret dhe perdorin simbole (deri te veshja dhe rrujtja e kokes) qe perkojne me kete ideologji. Kjo nuk eshte gje tjeter ve nje kafsheri dhe idiotesi pa kufi. Me "rregull treshi" keta jane minimalisht per nje dominim te "races ariane", dhe ne rastin me te keq per nje lufte globale ku secili te vrase tjetrin per tu tregu me i forti dhe "i zgjedhuri"

kjo eshte gjeja me e cuditshme, nga dolen greket race ariane? greket jane gabele, cer lesh arianesh, une se kuptoj cer kerkojne me kete tipin. aaa, ndryshonte puna sikur te ishte nje parti raciste qe mbeshteste supermacine e races gabelore, ashtu po, i meritojne votat ne greqi.

keta jane minimalisht per nje dominim te "races ariane.

 

edhe ku eshte e keqja ketu saraci? ne jemi raca ariane, do t'i dominojme edhe na dopjo gjashte me inc smiley

Cne naziste greket?! Camet pershembull iken vete nga Greqia. Madje edhe u vetemasakruan.

Qeshni, qeshni...

Nuk po ve njeri ne dyshim faktin qe dhe greket jane kafshe...

Por, nese mban mend para ca kohesh ishin pikerisht greket qe po ofendonin Merkelin dhe Gjermanine per "NAZISTE" dhe tani i japin voten nje partie neo-naziste...

Shiko tani kur te vije ndonje te me thote qe "Ironia" e ka prejardhjen nga greqishtja. smiley

Eklips, keto marrin berthamen e ideologjise naziste, qe eshte nacionalizmi ekstremist agresiv, dhe nuk ka nevoje qe te hapin kurse gjermanishteje per anetaret. Qe ato te fortit me bluza gay jane kolloqithi me rigon pastaj, ai eshte tjeter muhabet.

PF, e kuptoj shume mire une se cfare marrin ata... por me duket se populli i shkrete eshte kaq i revoltuar sa nuk kupton pasojat qe ka nje "zgjedhje" e tille.

Pakenaqesia e popullit grek me dy partite e perhershme duket qarte me rezultatin e votimeve (17,5 % radikalet e majte dhe 8 % komunistet) qe eshte goxha me shume se (7 % i radikaleve te djathte). 

Per videon me lart, (me sa kishin vene ne dukje ne vende te tjera online) kur ishte bere thirrje per "Tu ngritur ne kembe" shumica e gazetareve ishin larguar nga salla, kishin mbetur aty vetem gazetaret e huaj qe nuk kuptonin se cfare po ndodhte.

Pa permendur gabimet gramatikore gjate fjalimit (edhe kjo vene ne dukje gjithandej online).

Ai qe thote "ngrihuni ne kembe" quhet Giorgos Germenis, muzikant metalar, i vetedeklaruar publikisht satanist me ndjenja te theksuara kundra krishterimit, anetar i grupit metalar "Naer Mataron".

Pra e kupton ku eshte katandisur populli i shkrete? Te votoje ekstremistet (si te majte si te djathte), neser keta do kene freret drejtuese.

Problemi, (te pakten me sa tingellon kur lexon online, ne rastin e greqise) eshte me ekstremistet e djathte, pasi me sa duket ekstremistet e majte ne greqi jane te perfaqesuar me shume nga intelektualet dhe profesoret e universiteteve (te cilet ne teori nuk duhet te perbejne nje rrezik aq te madh sa te djathtet ne fjale) por, fundja, dhe ata ekstremiste mbeten.

Historia ka treguar me kohe qe ekstremizmi, si i majte si i djathte, eshte i rrezikshem.

mos ngatarro emertimin kriminel_ruco_arrixhi me nazist (nazional socialist)

nejse po e pate me ndonje qellim te caktuar  athere ok

  Koburja edhe  e pa mbushur, tremb njesoj, sikur te kete njerin ne fole dhe   te gjashte   apo dhe te nendet... ne karikator.Mos  te nenvleftesojme asnjerin prej grekeve.Ndersa kur behen me shume se nje bashke, kujdes ! Te perveshim menget !Se sa e kane me neve, nuk e kane me asnje tjeter.Mos degjoni te marrin, qe i dergon urime,  me grekut prej te grekeve, Samarasit!

   Nuk po fryjne erera te mira nga komshinjte.Jane krizat qe sjellin ne beteje fashizmin.

Renia e greqise sjell dite te erreta per shqiperine.nuk do te jete me valvole shkarkimi te punesoje emigrantet e uritur.Nese shqiperia ka per tu shkaterruar nuk do te vije nga greket ekstremiste por nga shqiptaret e uritur qe s'do te ken ku te shkojne.

kredite e borxhet e huaja jane veshtire per tu marre .askush nuk jep hua aq kollaj sa me pare.Greqia dhe italia jane ne krize per vete nuk mund te thithin emigrante si me pare.

Te ardhurat nga emigracioni ne vite ndersa mbajten frymen e njerezve te mbetur pas gjalle nuk sollen ate zhvillim qe pritej sepse nuk u ngrit prodhimi lokal keshtu qe paraja u kthye po andej nga erdhi per te blere mallra konsumi.Kam frike se kjo krize eshte nje fortune e madhe qe po i kanoset shqiperise dhe rreziku i saj po injorohet.

Qe kjo krize s'eshte pozitive per Shqiperine ajo dihet, por dhe ky egzagjerimi jot dhe meraku hipokrit per shqiptaret e uritur jane pa vend.

Shqiperia e viteve te sotcme edhe pse goxha e varfer, nuk eshte Shqiperia e 90-91-shit qe eksporton mbi 1 000 000 emigrante.  Ata qe iken o jane integruar goxha mire andje sa ti bejne balle krizes ose jane aq te afte e te shkathet sa ta gjejne nje zgjidhje.  Mos u be merak per shqiptaret ti, se jane mesuar te jetojne pothuajse gjithe kohes ne krize konstante, ne kushte teper te veshtira, te shtypur politikisht e te varfer ekonomikisht, por karre arritur t'ia dalin mbane gjithesesi nga vete rrahja me vaj e uthull i veshtiresive qe kane kaluar.

po zgjati edhe icik, shume shqipo do kthehen sic edhe jane kthyer.dhe po te ndodhe nje fshese paaaak me e madhe nga gerkt, le ta themi 10-20000 shqipo te kthyer...disa tensione socjale do te lindin domosdoshmerisht.smiley

Qe kjo krize s'eshte pozitive per Shqiperine ajo dihet, por dhe ky egzagjerimi jot dhe meraku hipokrit per shqiptaret e uritur jane pa vend."

Dhe ky fluturimi yt me prase ne bithe duke ferkuar duart nga kenaqesia per fatkeqesine e grekeve me duket fare pa vend.Kur ata ishin mire pikoi dhe per shqiptaret.nese greket bien shqiptaret nuk perfitojne absolutisht asgje.

Jo jo me prase ne bythe fluturon ti qe me masken e merakut per shqiptaret del e vajton per greket.  Shqiptaret perfitojne sa te duash nese bien greket.  Se pari perfitojne heqjen nga kurrizi i politikave shoviniste, asimiluese e irredentiste greke ndaj tyre dhe trojeve te tyre.  Se dyti perfitojne zvogelimin e depertimit thelle dhe te gjitheanshem te kompanive greke ne ekonomine shqiptare.  Se treti perfitojne uljen e hundes tre grekeve, qe ne mardhenie me shqiptaret jane sjelle sic silleshin skllavopronaret amerikane me sklleverit e tyre ne shekullit e 18-te.  Se katerti perfitojne kapital politik per ti bere presion grekeve per zgjidhjen e ceshtjes came.

 Se pari perfitojne heqjen nga kurrizi i politikave shoviniste, asimiluese e irredentiste greke ndaj tyre dhe trojeve te tyre.  

 

e ke paaaaak gabim ipak. ato lloj politikash te gerkve do mbarojne vetem ne rast te shkaterrimit te shtetit te tyre gje qe nuk ka shanse te ndodhe.

sa per alben, greqia ka falimentuar dihet ne te gjitha ambjentet politike dhe ekonomike boterore.po e mbajne gjalle gjermont dhe francezzzt sepse banket e tyre as qe kane ndermend te paguajne borxhin grek.plus qe investitoret me ane te derivateve kane vene bast ne falimentimin e greqise dhe po fituan po gjermont dhe francezzzzt ju duhet te paguajne bastin keshtu qe i japin oksigjen sa per ta mbajtur gjalle( legalisht) deri ne skadencen e derivateve dhe disa borxheve te tjera.plus qe po vazhdojne ta zhysin akoma me shume.nga fillimi i krizes deri tani borxhi i greqise eshte dyfishuar dhe pronaret e ketij borxhi jane gjermont dhe francuzet. pak i gjate muhabeti,por do tja shohim flaken se deri tani ka vetem tymsmiley  

partia greke quhet agimi i arte, neo nazi i quajne gazetaret si kudo tjeter keto partite e ekstremit te djathte. 

krahasimi me gjermanet si nazista prej verteti dhe keta si nazista koti, eshte pastaj diskutim pa vlere. 

gjermanit i dukej vetja superior ne krahasim me racat e tere botes, ndersa ketyre grekerve e estremistave te tjere u duket vetja superiore vetem ne krahasim me emigrantet qe gjenden tek ta. 

par i kane kembet me ne toke se gjermanet e kohes hitlerit, mendoj.

Keta kan vite qe dalin rruge e dhe rrahin emigrantet pa shkak por greku i ndershem ishte vone per pune dhe skish kohe te merej me budallalleqe emigrantesh. Sot keta po vine per greket se emigrantet ashtu si kan shkuar ne greqi ashtu dhe do shkojn po greket do mbeten aty. Do te kisha deshire te dija si ka reaguar Kisha Ortodhokse Greke, a ka dhene ndonje deklarate Ku te denoje gjuhen e urrejtjes qe po bucet sot ne Greqi? 

nuk e di se jane rrahe me emigrante , por cdo 17 nentor rrahen me studente te majte , po ashtu edhe me cdo te majte qe ekziston ne Greqi apo ne cdo manifestim te majte .

Keta rrihen shpesh me komuniste e anarkiste, si dhe rrahin imigrante pakistaneze e afganistaneze kur i kapin vetem.  Sherre fizike midis tyre e komunisteve apo radikale te majte te Syrizes kane ndodhur dhe neper keshille bashkiake apo keshille te ndryshme te qeverisjes vendore ku keta kane antare.

Obobo na dhjeu.. Ska mo porn thote.

Ku osht ai tifozi i Barcelones qi thrriste Athina u zgjua smiley

smiley

do rrosh ma shume se une

Kjo partija te pajiska me Versace. Lol

Pse te zinj? Mua te bardhe me duken, kush eshte i zi aty? Boll se late nam me keto budalleqe jo i zi jo i bardhe.... racizmi duhet denuar dhe pike, kushdo dhe sido ta shpreh ate. Nuk ka gje me te shemtuar se te percmosh dike per ngjyren e lekures, per origjinen, vendin e lindjes apo cdo gje qofte qe nuk e vendos njeriu ne jete.

Po jam dakort qe keta jan rrota, gjejne satisfaksion ne nje ide qe i ben te ndihen superior ndaj te tjereve, megjithate edhe mos ta egzagjerojme, jane nje % e vogel e popullsise dhe shumica jan adoleshente injorante qe nuk dine asgje nga bota, prandaj edhe te tilla paradokse. Ne Izrael para disa kohesh dolen disa naziskine te tille kunder emigranteve!!!

Nuk hidhem kot, por the te zinj. Kush eshte i zi aty? Se une vetem te bardhe shoh!

Muhabeti eshte ta heqin kete foto se na hapi barkun ai me djerse nga sqetullat...... 

ti kishte pa shoku hitler kto gjysma panko gjel, of mo car u kishte bo. kto qekan turp edhe nazizmin. po grek hesapi, rrofte turqia smiley

shife robi gjith gjerës te sgjetlla... yuck!

"agimi i arte akuzon emigrantet di vjedhesit e mireqenies greke....

1) greket jane popull emigrant per vete..rreth 10 milione emigrante greke jetojne ne ShBA,Australi,Kanada,Evrope etj...
2)si mund te akuzojne per vjedhes ata qe kane rreth 35 vjet qe vjedhin miliardat e BE-se?smiley

E pashe videon dje dhe etiketimi 'neo-nazi' mu duk i tepruar, prandaj s'e shperndava me ate titull, gje qe do ta kisha bere per gallate. Kryetari i partise mu duk shume i mjere.

Sa per prezencen e ekstremit te djathte ne parlament, ky eshte nje fenomen evropian, Greqia vetem sa po hyn ne valle. Ndoshta keshtu merret vesh me mire me ata qe po e mbajne gjalle.

Sa per zgjedhjet dhe politike greke, keta s'besoj se kane ndonje shans per te qene pjese e koalicionit qeverises. Duke imagjinuar me tej ne kohe, perseri them se kufirin e siperm te votave do ta kene te ulet.

“E dimë që ne nuk do të mund të formojmë qeverinë, por sikur ta kishim mundësinë e para punë që do të bënim është pastrimi i vendit nga emigrantët e huaj. Do t’i largonim nga vendi ynë me qejf apo me zor. Madje do t’i largonim edhe disa prej atyre që nuk i kemi për qejfit edhe pse janë grekë”, ka thënë zyrtari i lartë i kësaj lëvizje, Frangiscos Poirihis, duke aluduar tek politikanët grekë të cilët e shohin subjektin Hris Avgi si rrezik për destabilizim të Greqisë.

Poirihis ka thënë se Greqia është derë hyrëse për 90 për qind të emigrantëve në Bashkimin Evropian, andaj sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte pastrimi i vendit nga të huajt brenda disa muajsh, si dhe vendosja e minave tokësore përgjatë vijës kufitare të shtetit grekë.

“U paraqitën para 20 vjetësh E përbënin një grusht njerëzish dhe asnjëherë deri tani nuk kanë mundur të fitojnë më shumë se 0.23 për qind. Kriza ekonomike e ka rritur interesimin për këtë organizatë. Përparësia më e madhe e tyre është se kanë vepruar shumë në ilegalitet, ndaj njerëzit nuk i njohin siç politikanët tjerë, që i identifikon si të korruptuar ose jo”, tha një analist grek për Reuters, pa dashur t’i bëhet publik emri. Ai ka thënë se për t’u bërë anëtar i kësaj lëvizje duhet të kalosh nëpër testim që zgjatë deri në tre vjet.

- Telegrafi, 30 prill 2012

Kunder emigranteve duhet te jene shumica e popullsise greke, lere pastaj lebensraumin qe duan ta shtyjne deri ne Himare, Gjirokaster, Korce, Stamboll, Izmir. Pertej premtimeve idiote per minim te kufijve, militarizmi i zakonshem i kengeve me zorre shqiptaresh dhe rrahjeve te te arrestuarve eshte nje dhune qe e ushtron biri mesatar polic dhe ushtar i Greqise, ne institucione te drejtuara nga qeveri ne dukje me pak ekstremiste.

Cfare kane ndryshe keta, pervec spektaklit qesharak?

emigrantet me frike kane jetuar ne Greqi gjithmone, edhe kur ka qene ne pushtet pasoku edhe konservatoret. Pak kur prekeshin nga ndonje pune me qeverine shqiptare fillonin operacionin fshesa, pa folur per trajtimin ofendues e te turpshem qe ju bejne herepashere qytetareve shqiptare ne kufi.

tropizma, si duhet te ishin keta qe ta meritonin etiketimin neo-nazi? Si eshte nje neo-nazist i vertete? Pyetja eshte e cilter. Pasi une n-n i kam perceptuar gjithmone si grupe pak a shume huliganesh koketrashe dhe te dhunshem. 

+1

Shto edhe flamujt me simbole naziste, dhe pershendetje naziste.

Por qe ngjason shume me Swastika.

Sigurisht qe swastika nuk e shpiku Hitleri por e vuri si simbol te partise se tij pasi i kishte mbetur ne mendje kur e kishte pare ne nje tempull Hindu. Gjithashtu ke njefare te drejte se ne Greqine e lashte swastika (tetra-gammadion) ka qene shenje e Zeusit dhe tregonte paqe. Shume paqedashes duket kjo partia e Agimit.

Padyshim edhe droga eshte simbolike e ketyre individeve

me lejo te te pergjigjem me nje pyetje: ne cfare menyre deklarata e kryetarit te partise ishte neo-nazi?

Se sa serioze mu duk deklarata u mundova ta shpreh ne ironine e titullit. Dua te them qe ky mu duk nje delirant i mjere. Por ata ndjekesit nuk mu duken ndryshe nga naziskinet qe kemi pare gjetke. Pyetja ime, a eshte neo-nazizmi dicka me serioze se keta?

Titulli i videos eshte "Green neo-nazi leader gives Hitler-style speech" dhe une po kundershtoja kete titull, pra, kete kuadratim te videos.

Ne rastin e Greqise, per shembull, kemi fjalen e bukur e te lashte greke 'ksenofob'. C'ne me lazem Hitleri?

Menyra si jane trajtohen neo-nazistet nga shtypi, pra si "huligane koketrashe e te dhunshem" ne termat e tua, eshte nje nga problemet me neo-nazizmin real, ate qe ne menyre me sistematike, qofte nepermjet akteve terroriste qofte nepermjet ligjeve anti-emigrate, por edhe si filozofi, deperton me se miri politiken e sotme evropiane.

Per t'iu pergjigjur me se fundi pyetjes tende smiley, po, mendoj se neo-nazizmi eshte me serioz se keta.

hahaha, Greek doja te thoja po jeshil me duket i ziu.

Nese po thua se naziskinet qe djegin godinat jane sa per diversion nderkohe qe te vertetet bejne kerdine me politikat ne parlament, jam kurjoz te degjoj edhe me.

Une nuk po bej artikull, po bej diversion. Gjithsesi nuk po them ate qe ke kuptuar ti. Si e mendoj e kam thene ne 2-3 vende brenda kesaj teme dhe sikur s'ka kuptim ta perseris.

Fakti qe neo-nazismi eshte me serioz se keta dhe me shqetesues si fenomen, nuk ben qe keto te mos etiketohen si te tille. Keta jane vetem pjesa e dukshme (dhe e zhurmshme) e ajsbergut. Per mendimin tim ai debili qe flet si lider eshte vetem nje delirant qe ka guximin te dali dhe te flasi hapur ne kete menyre, por me siguri qe ai nga mbrapa ai ka pikerisht ata qe ti i quan rrezikun kryesor te perhapjes se ideologjise neo-naziste, dhe jo vetem ca kokerrujt qe s'dine me fol as gjuhen e vet.

Superioriteti i races eshte element i ideologjive neo-naziste.

...grupe pak a shume huliganesh koketrashe dhe te dhunshem, te cilet kalojne kohen e lire duke rrahur individe me bindje politike te majta. 

erdhi koha e frikes, per ato qe nuk jetojne ne greqi , eshte hajde  - tallim b...n.

Per gjithe emigrantet qe jetojne ne greqi, nuk eshte tallje, nuk eshte loje.

Peter, per ata qe jetojne ne greqi asnjehere nuk ka qene tallje as loje, ka prova plot ku greku ka treguar me kohe kafsherine e tij shume kohe me pare.

Tani thjesht po nxjerrin ne shesh te palarat kupton... nuk po tall njeri b...n, thjesht po rendisim ato te palara!

hahahaha, greket neonazista, hahahaha...

Keta thjesht po imitojne se nuk e kane megjithemend. Ne pergjithesi mesdhetaret nuk bejne per nazista, aq me pak greket qe rrine nen hije te ullirit gjithe diten e hane parate e Evropes. Me gjermanet ndryshon puna, ata ne kohe te nazisteve edhe seksin e benin per fatherland-in.

Si e ka pasur titullin nje film grek me teme l2b, Thanas shtrengo breket a si?

Eshte nje turp per Greqine, dhe shpresoj te reflektohet ne zgjedhjet e ardhshme.  S'e besoj qe SYRIZA te bej dot qeveri, edhe po beri s'do e kete te gjate.  Keshtu qe nga qershori ka shume mundesi te kete zgjedhje te reja. 

Nga exit-polls, grupmosha qe votoi me perqindje te larte per Agon e qe u dha mundesine e hyrjes ne parlament ishte 18-24 vjec.  Per krahasim, PASOK dhe aq vota sa mori ishin ne saje te grupmoshesh 55+.  Nje skizem e konsiderueshme persa u perket brezave.

Krizat ekonomike pjellin gjithmone monstra te tilla.  Kjo parti ekstreme deri para pak kohesh nuk merrte dot as 1% te votave ne greqi.  

Diku me shume, diku me pak dhe ne forma te ndryshme ekstremizem ka kudo.  Ne disa vende me i kamufluar, apo me i sofistikuar. Ne US cajniku ekstrem prodhoi ligje anti-emigrimi ne Arizona, Georgia, Alabama.   Historiku i Lega Nord ne Itali dihet.   Le Pen-izmi ne France sic e pame ... Ne Gjermani ketu per te mos shkruar gjate. 

Eshte e paqarte nese i gjithe elektorati i Agos i aderohet neo-nazismit.  Kur shteti si pasoje e krizes ekonomike dhe sociale qe po kalon Greqia ka humbur kontrollin e situates ne vend, boshlleku mbushet me mjete te tilla.  Ne lagjet me perqindje te larte emigrantesh e qe njekohesisht kriminaliteti eshte i larte, keta bilbilat e Agimit formojne si tip brigadash qe shoqerojne psh te moshuarit ne ATM machines.  E nisin me akte te tilla dhe e bitisin me rracizem e me rrahje emigrantesh.  

Mediat greke kane reaguar ndaj ketij turpi me thirrje te shumta.  Shpresohet qe ne zgjedhjet e tjera te reflekohet me teper.  Per momentin, situate abisi ne Greqi. 

Monda, greket 'normale' ndjehen te turperuar nga keta sepse keta jane qesharake ne dhunen e tyre prej cuna lagjesh, apo per ndonje arsye me serioze (psh konservatorizmi anti-porno smiley)?

Ksenofobizmi sic e dime nuk eshte fenomen i ri ne greqi, perkundrazi.  Por paketimi i ketij lloji eshte risi.  Kam idene, te pakten nga sulmi i mediave se per vete popullsine greke nuk e di, qe perben turp absurditeti i tyre ne keto permasa e ne prezantim.  Si pasoje e masave te rreptesise, jane te njohura analogjite ne media per gjermanine naziste te L2B.  Keshtu qe huazimi i simboleve eshte ne te pakten kontradiktor, ne te shumten s'te ben as te qeshesh.  Por dhe idiotlleku i videos psh.  

Popullsia greke eshte e percare.  SYRIZA psh eshte nder te tjerash parti pro-emigrante.  Agot si efekt anesor i krizes dhe i deshtimit te shtetit, sic thashe me siper nuk perbejne risi ne krahasim me vendet e tjera, pavaresisht dilentantizmit dhe dhunes jo aq qesharake. Por mbase ne zgjedhjet e reja turpi s'do hahet me buke. 

Kur konsideroj shpresen se teatralizimi tashme parlamentar i qendrimit anti-emigrant mund t'i ndihmoje greket (jo te majte) te kuptojne me mire sa absurd dhe i rrezikshem eshte ky qendrim, shpresa nuk me rezulton e madhe. Menyra se si media i anatemon keta nuk ka per te ndihmuar, perkundrazi, duke i izoluar do t'i beje me mendjembyllur dhe ndoshta me agresive. Kete e tha qarte edhe vete kryetari i partise.

Kjo eshte histori qe perseritet. Injoroi dhe ata do te ta fusin nga mbrapa. Perfshiji dhe ata do te te dhjesin muhabetin. E vetmja shprese eshte masivizimi i kurseve 'hyrje ne filozofi politike' dhe 'hyrje ne ekonomi', por greket ketu s'ta fershellejne se kujtojne se e kane trasheguar arsyen direkt nga alelet e Sokratit.

Emancipimi ben mire, kudo.  Perfshi psh jugun e US qe voton si voton.  Apo  ... nejse teme me vete. 

Por nuk shpresoj qe nje pensionisti qe i ka vajtur pensioni 300-400 euro, apo nje elektricist i punesuar dje me 1000 euro, qe pushohet nga puna, dhe i kerkohet n'dac me ardh ne pune me 500 euro ta ribeje kontraten, pra ne nje panorame te tille nuk mund te varet shpresa afat-shkurter tek masivizimi i kurseve metaforikisht, apo emancipimi konkretisht.

Per me teper, nje ekonomi e tkurrur ku 50% e te rinjve jane te papune nuk eshte ne gjendje te absorboje emigracion.  Blendi, po dhe romaku me poshte e permenden dicka qe s'kemi te bejme tashme me emigrantet shqiptare qe kane aty 10-15-20 vjet.  Ne Greqi ka nje fluks emigrantesh nga Pakistani, Banglandeshi etj qe vijne nepermjet Turqise.  (Per krahasim, Greqia s'ka fuqi t'i kerkoje Turqi moratorium ne skafe sic beri psh Italia me Shqiperine.)  Destinacioni i tyre eshte Europa e veriut, njesoj edhe per valen e emigracionit ne Malte, Spanje e Itali nga Afrika apo Lindja e Mesme si rrjedhoje e "pranverave".  Per shume arsye keta emigrante mbeten ne greqi per nje kohe te konsiderueshme.  Ku si pasoje e krizes, si pasoje e pa-mbeshtetjes sociale e shume arsye te tjera, zgjedhin rruge te ndryshme per te mbijetuar, perfshi kriminalitetin.  Megjithese i pajustifikuar sic thame, terreni eshte i tille qe fatkeqesisht mundeson apo pjell monstra si Agot. 

Megjithese i pajustifikuar sic thame...

Ku e thame? Ti sapo i justifikove smiley

Sa per emancipimin, behet fjale per te kuptuarin e konceptit baze qe rrogat e fryra - duke u bazuar mbi produktivitetin e emigranteve qe sot eshte xhepesisht me interes te debojne dhe mbi kapitalin financiar lehtesisht te gatshem dhe rrjedhimisht lehtesisht te shperdorueshem - do te shfryheshin nje dite. Ah, edhe nje koncept baze tjeter: produktiviteti i emigranteve do t'iu duhet prape neser kur te marrin veten. E kafenjte do te jete bota e re.

Rrofsh per edukimin baze. 

Mire mire, por rrogat e fryra u shoqeruan edhe me kredi te fryra, edhe me borxhe.  Atij elektricistit iu shfry rroga, por kredia e shtepise 400 euro ne muaj, gruaja e papune dhe femija nuk i shfryhen.  

PS: S'po justifikoj Agot, po shkruaja per terrrenin.  Ti pastaj lexoje si te duash.

Ai nuk eshte terreni por interpretimi i terrenit. Sidomos ajo e kriminalitetit. Jam kurioze per nje analize te treguesve te kriminalitetit ne Greqi, sipas klasave shoqerore - te shohim si interpretohet klasa si race.

Edukimi baze nuk ishte per ty, ishte ilustrim i asaj qe politika greke refuzon t'ia thote qytetarit/fshatarit grek, demek ky s'e kupton. Aq gje e kupton edhe femija. Njesoj per kredine. Amerikani thote 'no such thing as a free lunch'.

Po, patjeter, sic u edukuan ketu aq mire me sub-prime mortgage.

Problemi me i madh tani per tani ne Europe jane forcat e majta, qe refuzojne masat shtrenguese. Franca po jep shembullin me te keq ne kete drejtim. Keta ekstremistet e djathte jan ne 90% te rasteve parti te sherbimeve sekrete.... Europa mendon se i ka mire nen kontroll. Problemi i europes sot eshte qe ka rreth 30 vjet qe harxhon para qe nuk i ka, dhe po afron dita kur as nuk ka per te gjet me para, nqs nuk fillon te paguaj borxhet qe ka akumuluar. Sarkozi dhe te shume te tjere ishin me versionin, me te varfer por duke pakesuar hallet dhe duke pare drejt te ardhmes, kurse Hollande dhe keta minoret grek jan me versionin, me te varfer dhe pa shtrenguar rrypin, me nje te ardhme te paqarte. Nuk ka zgjidhje tjeter nje borxh, pervec likuidimit te tij.... te vazhdosh te jetosh me borxhe sikur eshte krejtesisht normale ka dicka qe nuk qendrom me kete mentalitet. 

 

Persa i perket ketyre neonazisteve greke, vari lesht, ska per frike aty, se keta nuk i pjerdh njeri..... Keto jane parti qe krijohen per te ruajtur balancat, dhe per te ngritur moralin ne shoqeri.

jo jo zvicer po suedi fare

keto ndarje i bejne njerzit me votat.ku e kemi  ndjenjen e votes neve.ne shofim vetem 2 ngjyra kur shkojme votojme.ne nuk kemi ndergjegje te asgjeje

Qenka shume i dhjere Kodi Zgjedhor, se Demokracia e re me vetem 2% me shume sesa partia e dyte Syriza, ka plot dyfishin e deputeteve, 108 vs 52.

Po ashtu nese bejne koalicion bashke, me rreth 35% te votave kapin 160 deputete ose 53% te parlamentit.

Ne ka qeveri, behet mes ketyre 3 te djathtave, 162 deputete ose 54% e parlamentit, shumice garantuese per stabilitet.

Ky eshte nje leksion qe greket u japin shqiptareve. Kush do ndryshim nuk voton per PS dhe PD. Votojini po mos na çani bythen me fjalen ndryshim.

 

 

Kane nje ligj qe partia qe del ne vend te pare, merr automatikisht 50 vende.  Per mendimin tim jo dhe aq demo-krato-ik si ligj. 

Eshte nje ligj i bere per te pasur stabilitet mbas-zgjedhor. Per mendimin tim ky ligj duhet te aplikohet vetem kur partia me e madhe kalon te pakten 5% mbi partine  e dyte me te madhe te dala nga zgjedhjet. Me nje diference kaq te vogel nuk eshte e drejte, por ky eshte ligji, po te kishte fituar SYZEZA e majta do kishte pushtet absolut ne Greqi. Une jam i mendimit se vetem Samaras ka fuqine te krijoje qeveri me cfar shoh, por askush ne Greqi nuk ka kurajon te beje qeveri ne keto kushte te veshtira dhe me kaq pak mbeshtetje. Do te kete prap zgjedhje mendoj une.

Nuk eshte fare demokratik, se partia e pare me 35% kap shumicen e parlamentit. Kjo filozofi thote, ne vend qe partite te mundohen te bejne koalicione te qendrueshme, u japim 16% bonus atyre qe dalin te paret. Nje bonus e ka edhe Italia, po me koalicionin e pare, qe merr 54% te Kuvendit, ndersa del shume absurde qe nje parti te dyfishoje vendet fale bonusit.

Bonusi eshte shume i madh, jam dakort. Duket si nje marreveshje e dy partive te medha ne dem te te vegjelve, pak a shume si ne Shqiperi, matrapazllek kushtetues.

eshte i ndertuar keq,mesiguri puna e bonusit ka nisur per mire dhe eshte bitisur per keq si tek ne.por problemi eshte pikerisht i kualicionit.nese eshte i djathte do jete sh veshtire te kete nje qendrueshmeri.

Po te kishin perqindjet e partive tona, PS-ja me vetem 1% me shume se PD-ja do merrte 50 deputete bonus, dmth 173/300 deputete ose 58% te parlamentit.

Sipas modelit italian, koalicioni i Berishes me vetem 1% me shume do merrte 54% te parlamentit.

Ajo qe eshte kudo njesoj, eshte masakrimi i te vegjelve, ne Greqi e kane llogaritur bonusin mbi bazen e perqindjeve qe do merrnin te vegjlit, te cilet do ngeleshin jashte Kuvendit. Pak a shume aq eshte ne Itali e Shqiperi, nja 16%.

Demokraci te konceptuara mbi votat e 84% te trupit zgjedhor. Qe ketu fillon masakrimi i demokracise. Me mire beje me maxhoritar te paster, te pakten teorikisht demokracia nuk perjashton votat e askujt. Mire ne praktike, po as ne teori s'po e lene rehat demokracine.

Kete ligjin e ndigjova tek lajmet, dhe mu duk absurd, krejtesisht antidemokratik. 

me fal mu te shkreten qe matematiken se kam pike te forte

ca dmth postimi jot????

Keto jane ca gjera qe do sjellin destabilitet asgje tjeter.nuk eshte puna ne jane apo jo a ne kane apo jo ndjenjen e neonazismit.shihni me thelle,keto gjera nuk sjellin te mira,21 deputet ne nje gjendja six eshte ajo e greqise nuk eshte pak.nuk jane 1 apo 2 jane plot 21.shtoi kesaj faktin qe greqia tani vertet do jete peshe per te gjithe. 

Nuk eshte dhe aq tragjike. Jane 300 vende, dhe me shume kan komunistet vende se keta. Plus keto partite e ekstremit te djathte ne europe jan te kontrolluara mire nga sherbimet sekrete..... 

sherbimet sekrete jan eper tu pasur kujdes,shpesh here jane ato qe krijojne me shume gjurudllira.gjtihsesi edhe sh komuniste seshte gje e mire.eshte sh e cuditshme te shohesh neonazistet dhe komuniste ne parlamentin greke.dhe demokracise se re i duhet te bej kualicion me njeren nga keto.un se di ku do shkojne shku si e kane nisur.uroj vetem qe vertet mos degjenerojne si vend me keq nga cjane.gjithsesi.pushime prape do behen ne greqi e greket prap do kene lek.ai qe ska eshte shteti.e atyre me sa duket per shtetin aq ua ben

Nuk eshte aq e thjeshte, vetem nqs emigrojne masivisht greket, se po nuk pati lek shteti falimenton, del nga BE-ja, dhe i rrufshin paret qe i kan bere mullar greket. Mund tja hedh bythes nje 5% a me pak, te tjeret do vuajne..

PS. sa per sherbimet sekrete jam dakort, por ato bejne cte duan ne evrope, nuk pyesin per njeri. Vetem ne ndonje shtet te keputur si shqiperia a zimbabveja nuk kan gje ne dore se i di vete te gjitha njeshi.

dakord por greket po behen me keq se vendet afrikane.nese ne ato vende te gjithe jane te varfer dhe leket e ndihmave dhe huave shkojen per armatime e per luftra,ne greqi leket shkojne per borxhet qe ata skuptojne qe kane.kjo eshte e keqja.ai eshte nej vend ku cdo reforme eshte e veshtire qe te vihet ne pune sepse ka me shume ishuj se cmund te administroje drejt per kalimin e krizes.shto informalitetin.shtoi faktin qe ata jetojen vetem me turizmin dhe te gjtiha derivatet e tij ne cdo fushe.shto faktin qe ata e deklarojne te gjithe veten te vafer,kurse femijet e tyre e bejen shkolen nga 5 ne 15 jashte greqise edhe mbahen gjate gjithe kohes nga parate e prinderve.plus besueshmeria e tij si shtet eshte kaq e dobet sa kriza vetem sa behet me e ndjeshme pas cdo ndihem nga be_ja.dhe qershia mbi torte jane keto rezultatet.dua te shikoj ne merkel dhe hollande do e durojne me e aq me sh kur sdihet cfare raporti do kene me njeri tjetrin.per te mos folur per perleshjet e cdo dite midis italise dhe spanjes per reformat antikrize

klesidra asperger; " .... sherbimet sekrete jan eper tu pasur kujdes,shpesh here jane ato qe krijojne me shume gjurudllira..." 

 Tamam ate qe kam thon une tek VQ, ku kam shtuar se bota do ishte me e qete pa keto sherbime. 

pa lidhje: serafinin e donin edhe nja tre goca te mhallja ime me ate kohe. katani ishte i pari, xhentile i dyti, fanko (rip) i treti.

Le taleme Greqinen per nje cast dhe te hidhemi ne Albani sipas ketij shembulli .

ka mjaft Vlere dhe i jep pamjen e Vertete Shoqerise dhe fytyren Demokracise .le te dime me TAMAM cfare perfaq

Shtet i falimentuar, monetarisht dhe moralisht!

se kuptoj dot ket konceptin e demokracise te justifikuar nga numri i madh i partive politike ne loje dhe ne parliament.

ca bejne ndryshe 13 parti qe se bejne 2 parti.

ca kane me te mire ata zagaret e 11 partive te tjera psh, nga ata te dy partive.

 

Ke akoma kohe tja drejtosh pyetjen zotni seksit...

smiley

a thu a ?

Mos i njef hatri PëFë-së se

ca kane me te mire ata zagaret e 11 partive te tjera psh, nga ata te dy partive

ngjyra te ndryshme

 

Ai paraplegjiku majtas duhet te jete FeRDi... I limitum ne levizje vetem atje ku ka shtru asfaltin partia..

Si te gjitha gjerat, edhe multipartitizmi eshte i mire ne nje kohe dhe i keq ne nje kohe tjeter. Kur vendi prej kohesh qeveriset nga nje ose dy parti (keto te dyja shpesh funksionojne sikur te ishin nje, per ceshtje radikale, kuptohet, si psh rrenimi i financave, perkulja ndaj botes/finances boterore, etj), ka nevoje qe idete dhe menyrat e reja te depertojne deri tek ligjet dhe institucionet, nepermjet partive te tjera, sepse ekzistueset nuk e bejne dot, jane verberuar nga konflikti i interesit. Nese multipartitizmi e kalon fazen e futjes se ideve dhe arrin dicka te tipit revolucion permanent por debil, nuk behen dot as reformat, vec zvogelohet thela per cdo pjesemarres dhe rritet interesi per nje perqendrim te ri me thela me te medha.

Jo se ti keto gjera nuk i di, por doja te ilustroja se si aktualisht ne rastin e Greqise percarja e elektoratit eshte mundesi e mire, e cila fare kollaj mund te degjeneroje drejt debilitetit.

se si aktualisht ne rastin e Greqise percarja e elektoratit eshte mundesi e mire, e cila fare kollaj mund te degjeneroje drejt debilitetit

true that,

edhe ne rastin e shqiperise mund te shtosh smiley

keta qe kane fitu vota ne greqi, qe quhen jashte establishmentit, nuk kane asnje alternative pervec "nuk i duam masat antikrize" Greqia dy alternativa ka, masat ose falimentimin. asnje s'ka dale ti thote grekut te thjeshte cdomethene falimentim per ta, se ndoshta do ja mbushnin mendjen qe masat s'qenkan dhe aq te keqija.

.. e kisha llafin qe nuk kane ide dhe menyra te reja

Nese debilat e agimit nuk jane ne gjendje te lidhin largimin e emigranteve me uljen e metejshme te konkurueshmerise se Greqise pra rrenim ekonomik me te madh, kjo nuk dmth se e majta 'radikale' nuk ka ide me te mira te orientuara nga rritja ekonomike, pertej ceshtjes se dites qe jane masat shtrenguese. Ne shpenzimet e qeverive greke nuk ka luajtur rol vetem deshira per te embelsuar gojet e votuesve, por edhe faktori shtyres i kapitalit financiar boteror. Ky eshte fakt, i cili duhet adresuar politikisht. Ne detaje te tjera nuk dua te futem sepse sinqerisht i kam mjaftueshem alergji greket te mos dua t'ua njoh mire hallet.

Trop, une s'kam gje me te majten radikale si koncept, perkundrazi, jam shume pro*

Por ja shkurtimisht dicka nga programi i SYRIZA-s dhe hajde thuj ti qe kane ide per rritje ekonomike:

We commit, with the daily support and activation of the people, to cancel the Memorandums, the loan agreements, the monitoring mission from the European Union and the International Monetary Fund, and to interrupt the catastrophic course which destroys society and has pillaged the country.
 
They tell us that there aren’t enough resources for a political change like the one we need. This is not true. In Greece, everyone who works produces over EUR 200 billion. This is enjoyed by the few. Resources can be found with a fundamental change of the tax system, and the taxation, as needed, of large incomes and accumulated wealth, and with the reduction of expenditure which does not serve the people’s interests.
 
·       Change the tax system with an important increase of rates on large incomes, to 75% on incomes over EUR 500,000 per year
·       The tax rate of large companies should be increase to at least the average in the Eurozone
·       To implement a rate on financial transactions, and a special tax on long-term and offensive consumption
·       To end the special tax asylums on powerful interests, such as the shipping sector and the Church
·       To inventory the accumulated wealth, either in Greece or outside, and adequate taxation of large fortunes above EUR 1 million
·       To end banking and commercial confidentiality, so that there is transparency in transactions and to battle against tax evasion and income evasion
·       To ban all transactions by off shore companies
·       To transform and modernise the tax and auditing services of state
 
Additional resources can be found by the effective utilisation of every European euro, not based only on absorption, but on the multiplication effect of utility. With demanding the return of the German occupation loan and reparations for the victims of the Occupation (referring to World War II). With a review of all military expenditure and ending all expenditure which is no necessary for the defence of the country, starting with NATO expenditure.
 
Even today, in the heart of the crisis, at the same time as they are cutting power to poor families, they contribute to hiding income, exempting VAT income and the income of insurance funds, and they do not collect taxes of past years, while they don’t hesitate to reduce taxes (from 24% to 20%) on enterprise profits.
 
*te ai testi qe eshte te nje teme ketu te peshku, une dola i majte autoritarian, -5.25 pike majtas, +0.25 pike lart. pohtuajse me afer stalinit sesa ghandit smiley

le te themi qe kane ide krugmaniane smiley per reforma fiskale dhe regullatore, por edhe cik budallallek do ta kene se s'marrin dot vota ndryshe smiley

Ka ate qe nuk ke nje apo dy individe ne krye te nje vendi qe bejne cte duan, ajo nuk eshte demokraci... sa me shume larmi dhe ne sa me shume duar te jete pushteti aq me mire eshte sepse eshte nje pushtet qe i sherben te gjitheve. Imagjino te kishim ne Shqiperi nje koalicion qeveritar me tre parti, ku te treja te kishin fuqi kyce per te mbajtur gjalle koalicionin? Ka amrika dy parti vertete, por amerika ka nje administrate gjigande ku ligjin e ben ligji, ka institucione gjigande qe sduan tja dine fare per politiken, dhe ka pushtet te centralizuar deri ne qelize.

per greket faji i problemeve te tyre ka qene gjithmone i te Tjereve... asnjere nuk i kane bere pyetje vetes e kane ndonje pergjegjsti per problemet qe kane.  filluan me camet, pastaj me amerikanet dhe bazat ushtarake, pastaj me emigranten, pastaj edhi kriza dhe fajin e kishte evropa dhe gjermania dhe G Sachs qe i "detyroi" te rrejne per financat, tani prap faji i emigranteve!!

agimi i arte eshte si ku klus klan-i.nuk ka lidhje me te djadhten ekstreme ne evrope.si partia e le pen-it  eshte nd e samarait.kundra emigranteve jane te gjitha partite ne greqi.e majta pak me bute ,e djathta me shume.keta e kalojne kohen duke djegur flamujte turq ,shqiptare,maqedonas,e duke vrare ndonje pakistanez.ideologjia e tyre eshte greqia e lashte dhe superioriteti grek ne bote.kane vite qe jane ne skene por pothuajse si organizate terrorriste.edhe kisha greke eshte burim i tyre ideologjik dhe mbeshtetese indirekte.nuk besoj se ka shqiptare qe kane votuar per ta,sepse shqiptaret nuk kane shtetesi greke dhe nuk kane te drejte te votojne.vetem njerezit e dules dhe bollanos votojne(300 evroshet).keta thjesht shrehin hapur ate qe te tjeret e bejne por nuk e thone

 jane tru shplare te cmendur nga kriza ky lloj nacionalizmi eshte i deshtuare ne nje drejtim esht i mire, se do te nxisi me shume tek shqiptaret ndjenjen e vetmbrojtes dhe nacionalizmin pozitiv kunder pretendimeve te vorio epirioteve, te cilet ma merr mendja duhet te kene lidhje, me kete parti fashiste.! Hapni syte o shqiptare nga keta lloje komshijsh!

votuesit e tyre nuk jane keta 300-shat tane.gjysma e atyre qe i votoi kete rradhe ishin nga nd-ja e samarait dhe nga pasok-u pra nga partite e qendres.por ekzistenca e tyre nuk esjte per tu habitur pasi gjithe spektri politik grek vegjeton nen ''megalo idene'',pra vendosjen e greqise ne kufijte e bizantit.keta jane versioni ''hard'' i samarait qe do te behet kryeminister.frymezimi i tyre eshte i njejte me ate te venizellosit(qe e mbajne per hero kombetar) qe desh te pushtonte stambollin para 100 e ca vjetesh dhe te zerves para 70-vjetesh.

Jalla, more Nikollaq smiley

Vetëm i artë që s'duket ky agimi që po i qaset Greqisë. Videoja të kallte datën me ato palo mesazhe urryese. ishalla s'e kane te gjate qendrimin e tyre ne pushtet!

The Empire Strikes Back!!!!

Akti i I

Greqia dell nga Euro. Katastrofe ekonomike, sociale, politike. 97 jone hallve me shume sherbet perpara asaj qe po duket e pashmangshme per Greket. Kaos total.

Akti i II

Trupa paqeruajtse Turke futen en Greqi.

Akti i III

Ne malet e Tropojes rilin nje Gjergj i dyte! etj etj

Roni, akti trete, nuk me pelqen smiley Mund te behet keshtu; 

Akti i 3 

Nga emigracioni del nje ekip me pervoje per drejtimin e Shqiperise. 

Eshte gjeja me e mire edhe per Shqiperine te vije Koha e FRIKES se VERTE . Ja nje perfytyrim se si mund te ndikonte nje situate e tille ne Shqiperi .

E para e vertetat  , Partia Shqiptare me bazen me te gjere ne te gjithe trojet e shqiptareve , per nje Shqiperi me Dinjitet te Pavarur e te Shqipetareve nen nje Flamur e nje Hymn ! 

Te zere vend llapaqenja e padurueshme e Parlamentit ne krye te Partise Naziste - Fashiste .

Te cfaqet me te vertete PD si Parti Komuniste e Reformuar e ti lere denglat me Parti Popullore .

Te dale i vetrete Ilir meta si Parti  integraliste e reshkitshme si "vaji ne laker " per karrike !

Te dale i verte dhe Rama parti anarkosindiklaiste pertej se Majtes dhe se Djathtes  

Dhe rest .... Komunistete e fshehur e te tulatur me kacagjelat e perndjekur , Ballisto - nacionalistet ,  le te zgjedhin nje Kryetar si Partite e verteta Historike .

Dhe kepusha e ndyre Uturak i te gjith Pushteteve Blendi Fevziu ashtu si ja do tradita le te zere vendin Drejtuei i Zogizmit .

Ka ardhe nje kohe qe nuk durohet me me kete demagogji  . Me mire nje Agim i Arte qe frikson se sa nje se nje Agoni e arte si ne Shqipri qe ka te pakte 8 vjet qe po u merr shpirtin shqiptareve !

Nuk me duket se zemeraten me te madhe keta e kane me emigrantet shqiptare. Se keta te fundit jane integruar mire ne greqi, kane blere banesa, kane mesuar gjuhen, martohen me vendas, adaptohen lehtas me kulturen vendase dhe jane kthyer ne pjese organike te shoqerise greke.

Me shume e kane me emgrantet pakistaneze apo afrikane ose gjeorgjiane.

Edhe gjerat duhen gjykuar ne kontekst. Nese ka tronditje te medha ekonomike, diskreditim partish tradicionale dhe vakum politik eshte normale qe te lindin te tilla levizje ekstremiste.

''Nuk me duket se zemeraten me te madhe keta e kane me emigrantet shqiptare. Se keta te fundit jane integruar mire ne greqi, kane blere banesa.....

ndofta nuk i kane inat shqiptaret sic kane emigrantet me ngjyre.. por prape kane nje lloj inati te perzier me xhelozi..   une isha para nje jave ve Athine dhe ne nje interviste, nr 2 i kesaj partie  duke folur per emigrantet  ne nje moment u referohej shqiptareve tha:`i shikoni,  erdhen para njezet vjeteve, na moren punet..  dhe tashme kane blere nga 10 shtepira e dyqane  ndersa greket vuajne....

 

p.s  po mire tashi,  keta i paskan marre votat atij ekstremistit tjeter´LAOS' Karaxhaferrit, keshtu duket, apo jo....

 

Sidiqofte kjo parti e shfaqur ne spektrin gjithperfshires te  parmentit grek eshte nga ana tjeter nje shtyse pozitive per Shqiperine ne aspektiktin ideologjik dhe ndergjegjsimin qofte dhe formal te shoqerise ... Psh percaktimimit te "" vellezerve turq"" kush parti po i kundervihet brenda programit te saj ne Shqiperi ...??? ASNJE PARTI... deri me sot ne Shqiperi nuk eshte e mirefillte nacionalite nderkohe qe gazetat dhe mediat n`a cajne trapin perdite ne emer te patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar.....PASTE KEMBEN E MBARE SE SHPEJTI DHE NE SHQIPERI....!!!!!

Erdhi koha e leshit!Hengshin veten e tyre,sic jane duke e ngrene.Sic thone andej nga Veriu kur duan te shajne ndonjerin"I hypte vetja ne qejf"!

 Dora_Noli , e ke mire por ja qe ka nje gje fare te vogel e cila  sikur ja vlen ti hedhesh syte e mendjes.Jo per gje, por sa per te ruajtur koshten tende. Se; Kur rreshqet dheu i koshtes se komshiut, te merr, ne mos vete koshten se shumti edhe  "gardhin e koshtes tende ", dem te ben jo gje te mire.. ta merr osha laneti.

Nje gardh i vogel eshte  sa per kufi,  jo per  themeil ,per rrenje.

Nje analist europian e tha sakte e bukur - me keto zgjedhje greket treguan se nuk e kane ndermend ti vihen punes, per grekerit mjafton 6 muaj pune vere.

Epo paska pas gabim Gjermania naziste qe deshi ta pushtonte Greqine ne L2B. Ata vetem duhet ti jepnin fajde, dhe greket konvertoheshin ne naziste kollaj fare...

//whodathunkit?

Edhe pse ende larg se qenit e tille, "situata po shkon ne drejtimin e duhur" (do thoshte njëri, qe nuk du me ja thone emrin smiley)

emri nuk i thuhet vetem litarit, kshuqe une votoj per enverin smiley

Pas rrefimeve te nuses, Enverit i ka mbetur dinjiteti i nje sazexhiu ne teorizim politik.

Shprehja e Stalkerit eshte e nje njeriu qe di te dalloje drejtimin e eres. Ai i yni, sazexhiu, me kete pune merrej, madje coc perpiqet ta imitoje edhe ky sazexhiu i tanishem: pak ere drejt veriut, me fort drejt verilindjes, pastaj me qitje te largme lindore.

Po edhe Lenini ishte ca qen me ere.

Vetem Marksin e zi e kapi sikleti kur ndjeu eren ruse - s'e kisha parashikuar kete tha, po per hajer na qofte smiley.

tani qe po lexoj cik me i perqendruar.. ka mundesi ta kete thene Nard Ndoka.smiley

te them te drejten ne fillim me vajti mendja te Pjer Thomas, por jo. ky ka thene dicka te ngjashme per gjendjen aktuale:  ''do kemi nje periudhe me ngritje ulje, dhe me pas situata do stabilizohet''.smiley

smiley Dmth era do fryjë sa do fryjë pastaj do pushojë. smiley

well, mund te duket ashtu, por statement-i ne fjale eshte rezultat hulumtimesh te kujdesshme ... dhe jo ashtu kot, qe thua ti...

... dhe jo ashtu kot, qe thua ti...  smiley

Belul, mire e saktesoni! Keshem dhe na nje plak ne fshat, xha Zerbin Mehmetin, qe pas çdo llafi ja kepuste: "Ua! Prapo po dihet ajo mesele, po nuk u trubullua nuk ka pse te kerkojme te kullohet gjeja ...Po keta a derbardheni...!"

Pse nuk i pergjan more?Ja,  ta kenojme bashke...

''do kemi nje periudhe me ngritje ulje, dhe me pas situata do stabilizohet''.smiley

RAV-i si sna tha asi llaf

sikur kokeposhte eshte kthy dynjalleku smiley

Xrysi Avgi fitoi popullaritet ne kohen e rremujave kur mobilizoi grupe aktivistesh kemishezinj te cilet dolen perkrahe policise dhe perlesheshin me protestuesit, mbrojten dyqane dhe objekte shteterore nga anarkistet.

Kjo shoqate eshte e themeluar kryesisht nga Manjate(zona e Manit). Ky mynxyra kryetari eshte Manjat...Une kur jetoja ne Greqi kisha nje te njohur qe ishte anetar i Xrysi Avgi te Pireut, e perjashtuan per shkak te flokeve te gjate. Shume anetare te Xrysi Avgji i konsideronin athiniotet si turq dhe s'i honepsin smiley Mos u cudisni se ka shume shqiptare anetare te X.A..Me shume se sa mendoni. Keta nuk kane sulmuar ndonjeher shqiptare por kryesisht aziatike dhe afrikane. Ne shume sulme ne Athine perdorin kokeshkrete shqiptare te cilet fatkeqesisht jane te paret ne frontline...

Doriane me zakone shqiptare...E vetmja zone e Greqise e cila vajton te vdekurit si shqiptaret. Athiniotet i quanin flori smiley

kush eshte nga Mani, dallohet .. mbiemrat e tyre mbarojne me ´akos´. ashtu si dhe ky Niko Mihaloliakos.

Kisha deshire de dija mendimin e Pjerit ne lidhje me "ringjalljen" e te djathtes ekstreme. Te Vizionet nuk ka as edhe nje rresht per kete fenomen.

Lexoje edhe njehere se aty eshte ndermjet rreshtave.

mendoj se ne kohe krizash, merr hov ekstremizmi, i majte apo i djathte, e ke tek VQ . 

e cuditshme se si i shpetojne idete mes rreshtave lexuesit!

duhet menduar per kete, sepse po ndodh pak si shpesh. nuk eshte vetem Roni.

...te gjithe e degjuam por vetem njeri e kapi.Vetem Ai...

Ka dy lloj shkrimtaresh. Ka nga ata qe ulen ne nivelin e lexuesit, ka dhe nga ata qe mundohen ta ngrene lexuesin ne nivelin e shkrimtarit. Pjeri ben pjese tek te dytet, nuk mund te pritej ndryshe nga nje figure antikonformiste si ai. Kur nuk ju perkul diktatures do ti perkulet lexuesit???

S'jam shume i sigurte. Jo per diktaturen, se ajo ashtu eshte, por per ate qe here here, ai nuk e thjeshton paragrafin me qellim qe te merret prej nje mase me te gjere.

..si quhet  ai   ilaçi i bleteve, mo emo ?Hedh, hedh ti,  ca pika prej tij tek VQ.ndih Ronin besoj............ 

Kur shoh këtë Greqinë më lind një ide sikur po bëhet ndonjë eksperiment. Dmth po ushtrohen në laborator kushtet e një krize totale. Sepse kjo është realisht ajo që po ndodh në Greqi. Përpara kësaj krize ajo '29çja është ta pish në kupë. Asaj ia gjeti ilaçin FDR-ja fët e fët. Po kjo e '08 nuk shtyhet as me vaj e as me uthull.

Praktikisht në Greqi po ndodh ajo që ndillte "fantazma e kuqe", falimentimi i shtetit. Dhe për mendimin tim është gabim të krahasohet  falimentimi argjentinas (që është vend rural) me falimentimin e një shteti europian (qoftë kjo edhe Greqia). Dhe meqë kjo u kanoset të gjtha shteteve, më duket po testojnë vaksinën në kurriz të Greqisë dhe Spanjës. Po zakonisht ata që  provojnë vaksinën të parët nuk i mbijetojnë eksperimentit. Andej nga dora e tretë përmirësohen shanset.

Ok, seriozisht. Greqia është në gropë thithëse,sa më shumë të lëvizë aq më shumë do zhytet. Po mirë këta krisi-evgjitët apo ata "kallarekuqtë", po këta të Sirakuzës a Sirakizës çfarë u thotë mendja?

Sa për neonazizmin, këta janë "dorë e vjetër". Këta besoj se urrehen në Greqi, aq më keq që nuk u pushoka goja "junta junta" që ua kujtojnë mirë grekëve kohën e Juntës kur në pushtet ishin pikërisht këta krisijevgjët. Greqia ka marrë udhën e m... dhe nuk ka shanse të kthehet. Vetëm dora e Zotit ose komanda supreme aleate....mund ta kthejnë nga ajo rrugë.

Aeroportin e Kukësit Zayed bin Sultan Al Nahyan...e kam fiksim t`ja shikoj hyrjen  duke u djegur nder flake ne nje nate te kthjellet me hene  dhe ca njerez paqsore qe pine birra aty rrotull per qef te shpirtit ....deri sa te kujtohen zvarraniket ti nderrojne emrin......( 5 vende ne parlamentin shqiptar s`po kerkojme shume ... mjafton te jene legjitimuar  , te kene liri fjale dhe akses ne media ...)

Pse nuk erdhe ne Århus ti mi ftyre ..me date 31 mars do e kishim perfaqsuar denjesisht Shqiperine .....smiley

Djema, mos u merzisni, duhet edhe pak rrokopuje ne Greqi, qe EU te mos ta marri seriozisht ate vend, siç e ka marre gjithmone. 

Hap lajmet ketu dhe gati 10 minuta televizioni shteteror belg (por edhe privatet) shpjegon situaten ne Greqi, votimet, çfar mendojne njerzit etj. Behen votimet ne Shqiperi, asnje lajm, veç kur ndodh ndonje vrasje, e japin 30 sekonda, sa per te nxire.  

çfar emri ti vesh kesaj. 

Pjer nuk c'behet miti i Greqise aq lehte,sepse forcat radikale po ringjallen kudo ne Europe.

çfar emri ti vesh kesaj.

emrin qe ka, s'kemi pse druhemi me: eshte driteshkurtesi dhe mungese transparence ne veshtrim!

Aman dhe ti Emo ndonje here me dukesh shume naiv.

Cfare driteshkurtesi dhe mungese transparance thua pash zotin!!!

Kjo quhet dashakeqesi dhe duket qarte si drita e djellit.

Si nuk e kupton qe pyetja e Pjerit eshte retorike.

Pjer Thomas:

"...Nga emigracioni del nje ekip me pervoje, per drejtimin e Shqiperise...."

Vini re! Nga kjo shprehje e Pjerit me erdhi ne mendje momenti kulmor i historise tone. Levizja per Rilindjen kombetare.E cila u iniciua realisht prej mergates tone.Kryesisht e  fillimisht  prej asaj Arbereshe.Dhe kjo ka ndodhur  vetem ne historine e dy popujve ne krejt boten.Shqiptaret dhe   Izraelitet....

 Po behen ca pergatitje per 100 vjetorin, dhe  nuk po me zene veshte, asnje emision sepaku per kete moment te historise tone; Per emigracionin tobne,  si inicues i formimit te shtetit shqiptar.

Rrofsh miku im, Pjer! 

Grava ke te drejte.Por duhet te marresh parasysh kompozicionin e emigracionit aktual me ate te epokes se rilindasve.Pjesa me e mire e rilindasve ishin njerez nga familje te kamura,ose bij familjesh me tradita,nderkohe qe emigracioni i sotem ka karakter komplet ndryshe.Shumica e emigranteve sot jane ende duke luftuar per nje jetese me te mire e jo me te kene rezerva ekonomike te mirfillta per te shkrire per memedheun.Nderkohe mos harro qe aso kohe dhe bota kishte me hapesira per emigrantet per te vepruar per kauzat qe kishin perzemer.Tani eshte pak me veshtire.

p.s. s'duhet ti futem muhabetit te vemendjes se shteti ndaj emigranteve,se zgjatet shume pastaj

Shume e sakte! Te uroj mbaresite!

Grava:

Mergaten tone e cila u kthye gjat periudhes se rilindjes kombetare, populli dhe eliatat vendase e priti me krahe hapur.

Sot, vjen intelektuali nga ane e anes, ulet ne tavoline, thot vetem 10% e asaj qe ka per te thene dhe njerzit cohen nga tavolina. I vene dhe nje Sfyngjer Izolues qe ja merr frymen fare e nuk e le te hapi gojen. Ja kjo eshte situata sot ne memedhe, kush nuk e di le ta mesoje.

ee po. ndaj u kthyen prape ata andej nga kishin ardhursmiley

Te marrte e mira perpara,  degjove mo, Roni  ! Ku te vete mendja....

Por  te themi  ate qe eshte, per tu thene...Borxh te  madh i kemi... Diaspores !

Tung

Si teper zeshkan per te qene nazist ky psikopati.

Lere mo ai idioti ne fillim. Cohu! Cohu ne kembe! Cohuuuuu!!! 

hunter , mos, se ka shume raste qe edhe pake me te zinj se ky dhe kane bere "vepra" naziste, bilez makabriste te medhaja.

Me intrigon ideja se keta mund t'ja vene flaken Greqise..

O burra ate qe nuk e bene protestuesit per kaq muaj, shpresoj ta bejne nazistet...

Te digjen te gjithe si minjte

but, really ????

se ma ngece konjakun ne fyt.

ti qeke naziskin per vete mre, qyqja gjithe ky mllef

Nuk i du Ruzhe... S'ka komb tjeter ti urrej si Greket... me ne jane treguar terroriste per 100 vitet e fundit... emigranetet tane atje kane hequr si ne asnje komb tjeter te botes... Kane pretendime territoriale e ujore per vendin tone, kur na e kane vjedhur gjysmen e vendit... Greket neper bote vetem vjellin vrer per Shqiperine / Shqiptaret... Une nuk kam qene kurre, dhe nuk kam per te shkelur kembe ne ate komb te mallkuar...

Nejse, nuk ka si mos te me gezoje fakti qe i shikoj ne kete gjendje...

Jo fgm, nuk mund te urrehen KOMBET, te urresh nje komb do te thote te urresh dhe nje bebe te sapo lindur thjesht sepse lindi ne anen tjeter te kufirit, te urresh nje komb do te thote te pergjigjesh me ane te te njejtes monedhe nje perqindje te vogel raciste qe ti e merr si te pergjithshme per tere ate popull. Kopete dhe gjykim ne forme kopeje  mund te ishin ne mode ne fund shekullin e 19 dhe fillimin e gjysmen e 20-tes por jo sot. Ne fund te fundit diskriminimit te treguar ndaj shqiptareve emigrante nuk duhet tu pergjigjemi me te njejten ndjesi cnjerezore si ata ne, ne kete menyre do ti justifikonim. 

Kombi nuk duhet urryer, ke të drejtë. Por mentaliteti i një kombi urrehet që ç'ke me të. Unë psh nuk i urrej grekët si komb, por mentalitetin e tyre, po. Më përzien zorrët.

un nuk i fus me nje thes, ne momentin ku kam njohur plot greke qe jane e kunderta e kesaj fryme naziste e kam te veshtire te mendoj se ka nje mentalitet te perbashket per 10-11 milione. Un urrej institucionet qe frymezojne urrejtje dhe kete te fundit administrata greke e ka bere vazhdimisht, duke helmuar mendjet e masave. 

Më ke keqkuptuar. Nuk flas për këta kokësumët. Këta në Greqi urrehen siç urrehen nazistët në Gjermani. Po flas për mentalitetin e kombit. Është damar shumë më i thellë se ky damari naziskin. Mentaliteti i kombit është në gen (sidomos në Ballkan) dhe shpesh  gjendet në nënvetëdije edhe tek ata që duken "ndryshe" (si ata që ke njohur ti, apo edhe unë). Dmth në muhabet duken persona shumë të emancipuar, por po të hysh pak më thellë griset lehtë ajo cipa. (Ky është përgjithësim, absolutisht nuk përjashtoj përjashtimet).

Të të jap një shembull. Kur u fut ushtria serbe në Kosovë kosovarët nuk u terrorizuan aq nga ushtria sesa nga fqinjët e tyre serbë, me të cilët deri atë ditë kishin marrëdhënie të shkëlqyera. 

Që të shtoj edhe diçka tjetër. Përmende institucionet që ushqejnë urrejtjen. Mentaliteti i çdo populli në Ballkan ka si bazë një Institucion. Ky ka formuar edhe atë mentalitetin kombëtar. Në Shqipëri psh është KANUNI (dhe nuk kam parasysh vetëm Kanunin e Lekës), kurse në Serbi dhe Greqi është Kisha. Prandaj ne jemi ata që jemi, dhe ata janë ata që janë. 

ahh ky damari.. un kam ndjere se jam bere lokaliste apo nacionaliste vetem kur kam pare  ne menyre direkte urrejtjen ndaj lokalizmit ( un malokja) dhe kombesise ( un shqiptarja). Serish nuk jam bere duke share te tjeret por duke u bere te ditur te tjereve se mentaliteti i tyre ndaj kombesise dhe krahinizmit eshte mesjetar ( dhe ketu ne peshk me ca monstra qe bejne fisnikun e dijshem). 

Ajo qe thua mund te jete e vertete Kavir, ne lidhje me ushtrine Serbe ne Kosove etj por ky nuk sherben si shembull pergjithesues. 

Serish ne lidhje me institucionet..duhet tu besonim ne demokraci mbi 200 vjecare .. ne rastin ballkanik  dyshoj dhe do vijoj te dyshoj. P.S ne Greqi  sic dihet tashme per 1 vote nuk u be Shqipja gjuhe zyrtare, nderkohe flasim per ortodoksizmin dhe gjuhen e tij unike Greqishtja qe pasoi me diskriminimin e Shqipes etj etj por ne ate kohe vete identiteti bazohej me shume ne fe pasi kombesia vete ishte e brishte pa kete nyje. vete feja ne kombesine Greke ka luajtur nje rol sa bashke formues per Greket aq dhe diskriminues ne lidhje me Shqiptaret.. e pra per Kleriket nuk ka vota  e elektorate popullore.. ani pse tani me kane dale skandale te kishes Greke qe duken si kontribuese te rendesishme te krizes se ketij vendi. E zgjata shume sorry

Ndoshta une jam me i opnionuar se nuk kam takuar kurre ndonje grek te mire. Keta pertej oqeanit e kane gojen helm per neve... Une e kam mbushur mendjen qe "greku i mire" nuk ekziston...

Tani te mire mund te jene per familjet e tyre, por per ne si Shqiptare vetem te keqen mund te presim prej tyre...

ti bazohesh tek nje eksperience personale dhe te kuptoj, un perpara se ta verifikoja dhe si personale e kisha ne mendje pasi me dukej e pallogjikshme qe te ishte ndryshe. Uroj te njohesh dhe Greke ndryshe atehere. 

Nderkohe un kam parashikuar pushime 1 javore ne Athine, Volos , Skiathos gjate kesaj vere, dhe jam e ftuar nga miqt e mij Greke..do shkoj dhe me kenaqesi te madhe biles 

Alidea nuk na interesojne neve te njohim cdo grek te rruzullit tokesor e te percaktojme se jane te "mire" a te "keqinj".  Greket si komb, pra si teresi, perfaqesohen nga shteti, kisha, partite, organizatat etj etj.  Keto institucione kane qene e mbeten rreziqe egzistenciale per shqiptaret si komb.

atehere ti nenkupton nje pakice pozitive ndaj nje shumice negative..  diskurs i njohur qe benin antishqiptaret Greke  qe me thonin se un nuk ngjaj si shqiptare  dhe ndonje tjetri qe serish habitej kur i thoja se un jam shqiptare. Mire I pakapshem ..  te kuptoj 

Jo, nuk nenkuptoj gje me pakica e shumica.  Une shoh shtetin grek dhe konsullin e tij qe thote vllehrit ne vorio epir te deklarohen grek dhe mos te kene frike.  Kaq me intereson mua.  Ai grek i mire qe s'mendon keshtu, s'ka gje ne dore ose nuk i degjohet zeri.

Nuk me besohet qe per kete bie dakort me Pakapon famshem.

Por shteti grek me politiken e tij anti-shqiptare per rreth 100 vjet tregon vullnetin e popullit grek.

Ku ishte shteti grek kur u dogj Cameria pas L2B?

Pse nuk e heq ligjin e luftes shteti grek qe nga L2B?

Pse i lejojne rojet kufitare, punonjes shteteror te kryejne maskra e terror per gati 20 vjet ne kufi?

Shteti eshte perfaqesues i popullit, dhe asgje e mire nuk na ka ardhur nga ky shtet (i.e. komb, popull, quaje cfare te duash...)

/Me vjen shume keq per ty qe i beke pushimet ne Greqi. Juve sikur ju hoqen dhe vizat... prape ke keta ndyresirat perplaseni...

//Ne do i bejme ne Kalabri pushimet... te pakten atje jemi trajtuar mire per 500 vjet...

smiley

E bere pakapon gogol e bere.  Po pse ore mos te biesh dakort me pakapon ti?

jo gogol jo ... por troll me T te madhe ... smiley

Trolla ke plot ketu po une s'jam nje nga ata.  Sidomos nje faresoji funderrine qe ndrron nofka cdo 8 sekonda.  

Une s`kam qene kurre ne Greqi ...por megjithate konflikti Shqiperi - Greqi iniciohet ne parim  dhe historikisht pikerisht te identiteti si prapambetje e pushtimit osman  ne pjesen e Shqiperise ballkanike i percaktuar nga kulture orjentale islamike pushtesh dhe jo europiane ... keshtu qe uroj me gjithe zemer  tani qe amerikanet do largohen nga Iraku ....kurtet te organizohen fuqishem dhe t`ja vejne flaken Turqise ne mes te Stambollit ...

((( Une nuk kam qene kurre, dhe nuk kam per te shkelur kembe ne ate komb te mallkuar)))...j`a ku u zgjidh dhe kjo pune....

Jo jo identiteti si prapambetje e pushtimit osman ndodhet te Greket, se ne identitetin tone e kemi kombetar e jo fetar sic greket.

Pra mbasi u tallen me Merkelin si nje naziste e re .............. greket votojne nazistet ne Parlament! Sa bukur smiley

In another previous incident on April 12, 2012, Greek journalist Xenia Kounalaki published a story on Golden Dawn in the Kathimerini daily, explaining why she considered it impossible to have a dialogue with them. Five days later, she wrote in German weekly Der Spiegel: “An anonymous reply to my article appeared on the Golden Dawn website. It was a 2,500-word-long personal attack… [they] recounted my entire career, mocked my alleged foreign roots (I was born in Hamburg) and even, for no apparent reason, mentioned my 13-year-old daughter. The unnamed authors indirectly threatened me as well: ‘To put it in the mother tongue of foreign Xenia: “Kommt Zeit, kommt Rat, kommt Attentat!” ’ In other words, watch your back.”

http://www.freemedia.at/home/singleview/...

Rasti i zgjedhjeve greke eshte interesant sepse shumica e analisteve do t'a perdorin ate si mjet parashikimi.Greqia eshte nje epruvete.Nje hapesire e vogel eksperimentimi.Me kosto te vogel.Nje program pilot.

Tani pse ne Gr. u fuqizuan kaq shume neonazistet?Ka shume shpjegime per kete.Nje rol luan ideja qe kane greket per veten e tyre si "trashegimetare te gjenialitetit te grekerve te lashte",si "kerthize e botes" etj,etj.Nje rol te rendesishem luan komplekset ksenofobe,antieuropiane dhe antihebraike me te cilat mekohet cdo dite publiku grek,sidomos tre rinjte te cilet perbenin edhe masen me te madhe te votuesve te Hrisi Avgji.

Por rolin me te rendesishem e luan kriza e thelle ne te cilen eshte perfshire Greqia,zemerimi qe ndiejne njerezit ndaj klases politike dhe deshperimi i njerezve i cili ne shumicen e rasteve perben "kapitalin politik" te ekstremisteve te cdo krahu.

Por besoj se neonazismi ka arritur tashme pikun e vet ne Gr. dhe nga ky moment do te filloje renia e tij.Aq me teper kur i treti ne listen e deputeteve te H.A doli ky me poshte:

 

20120508


 
Αν δεν το έχετε καταλάβει ακόμη, αυτόν τον κύριο εκλέξατε ως εκπρόσωπο του λαού στο κοινοβούλιο κ. ψηφοφόροι της Χρυσής Αυγής!

 

Elia Zervou
Μη σας τρομάξω τους άβγαλτους, αλλά αυτός είναι ο τρίτος σε σταυρούς βουλευτής της Χρυσής Αυγής. Γιώργος Γερμενής (του Δρακουλάου).
 

 
Nuk eshte shaka.Vertet ky doli.Eshte basisti i nje grupi black metal grek... Naer Mataron dhe emri i tij eshte Jorgo Jermeni.

 

uee Dashnor Diko hahahaha Bananja Sa qenka thinjur. Aleksandri i paska lyer, por paskan filluar ti dalin boje nga dielli.

U te rafte Liverpuli ne kategori rajonale ty amon jarebi! Po u bone ti mer ordiner me sha metalin! Ti qe nigjo muzike me te shpifme se Katrori (dhe kjo i thote te gjitha)!

Tani se ky robi o maqine inglizi, e na ka felliq metalin, nuk te jep ty te drejten me na sha metalin. Se une te jap ty shembuj sa te dush per grupe metali politikisht dakort me ty.

Biles ky e bo ene mo flagrant gomarllikun e ktyne se ne fakt ka ca "shoke" anej nga jugu i Fronces qe bojne po ket lloj muzike ene qe jone me po keto ide care. Para zgjedhjeve keta bonin thirrje per te votu FN qe "Franca te mos perfundoje si Greqia ku te gjithe jane cigane hajdute". Tani une vallahi nuk e gjej dot se kush nga keta o "rrace superiore", pranej ja jap te dyve palmen e ....

''Tani pse ne Gr. u fuqizuan kaq shume neonazistet?

po sa shume u fuqizuan o Jeton?   me sa kam kuptuar une nja 6%  moren ne keto votime apo jo?   po Karaxhaferi, sa mori?

Ne zgjedhjet e parafundit moren ne rast se nuk gaboj aty tek 0.30 %.Ne nje parlament ku partia e pare mori 18 % ,7 % i H.A nuk eshte pak.Karaxhaferi mori 2.9 %.

 

Jurgen Gjermani, mir aty ...god, I was in the mood for some good comedy today. Thanks to you, Greqia smiley

moj po, Zulu fare... kot i kam thirre zulu nji tjetri smiley

Av,e sheh...cdo "tragjedi" ka dhe anen e vet komike...

 

E shoh, e shoh smiley po se si te vjen kur pasardhesit e Zeusit, kupton? smiley katandisen ne kete derexhe... Thanks to the mother Nature, Toka eshte rrumbullake smiley

Po askush nuk premendi ketu fitoren e rreth 20% te ultra-fashistes Le Pen ....Dhe ku, ne nje nga dy shtyllat e BEse, France....Fitoi rreth 20% dhe ketu po kujtojme 7,5% e Grekut...Gati 20% te Francezeve mbeshtesin ideologjine fashiste....Nuk eshte kjo nje ironi? smiley

Merkel ironikisht po e shendron Evropen ne Kontinent Nazist...

 

  • Ne Austri ,Partia fashiste Freedom party posedon 34 vend nga 184 ne parlament
  • Ne Hollande, fashisti Geert Wilders' me Freedom party eshte forca politike e trete ne vend
  • Ne Danimarke, fashistet Dansk Folkeparti fituan 15% te votave
  • Ketu ne Suedi fashistet SD arriten te merrnin 5,7% te votave
  • Ne Finlande partia ultranacjonaliste(me nuanca te theksuara fashiste) True Finns arriti te rrembete 19% te votave

Quo Vadis Europe

 

Jam dakort me kete.Le Pen mund te sjelle ndryshime politike ne Europe.Kurse keta te H.A,pervecse nuk mund te luajne asnje rol ne mbrujtjen e politikave evropiane kam pershtypjen qe jane fishekzjarre.

Greqia nuk ka as dinamiken dhe as traditen e krijimit te levizjeve ekstremiste te djathta.Kane edhe te fresket akoma junten e koloneleve.Besoj qe ne zgjedhjet e ardhshme do te rikthehen ne berthamen e tyre...aty rrotull 1%.

 

 

Merkel ironikisht po e shendron Evropen ne Kontinent Nazist...

smiley

Dmth edhe per Le Pen-sat dhe Agim-verdhet Merkel e paska fajin?

E ka fajin ai Rrypi qe ju ka porositur te gjitheve...Ka nje numer smiley

Kur shterngohesh ca si shume, ka raste dhe pjerdh..ka raste dhe e leshon ashtu ne breke dhe kunterbon gjithe mehallen

http://50.30.33.54/gaolinimages/images/product_s/61/20110712/A1875000HN/belt-men-pin-buckle-leather-waist-1491377-origin.jpg

Mos art-ist, nuk ben burri keshtu. Prandaj doli era ktej. Meqe e paske leshuar ne breke, fshiu pak per hir te mehalles.

Je ca mendjengushte ti goce..Hape ca horizontin dhe kuptoji ca ato qe shkruajta me lart smiley

Cilat prej tyre se i nderrove nja 100 here.

Ndricona o mendjehapur. Ti po flisje per fitoren e Le Pen-isteve ne France dhe pastaj ja fute qe Merkel po e shnderron Europen ne kontinent nazist. Kete lidhjen e Merkel me fitoren e nacionalisteve ne France e Greqi vec nje mendjehapur si ti mund t'a dije.

Te thash moj gjembacke qe askush nuk permendi 20% e Le Penit nderkohe qe po llogarisim 7,5% te grekeve....Masat shternguese po japin pasojat dhe po e radikalizojne elektoratin e Evropes...Keto milingonat qe s'po i perfillte askush po rrebelohen....Se shpejti deputetet e zgjedhur nga elektorati Evropjan do fillojne dhe te valevisin flamurin me swastika ne Bruksel dhe ky zotnia qe deri dje ankoheshin do tju duket shume liberal smiley

T-h-e b-i-g p-i-c-t-u-r-e. 

Jo?  Po mire.

PS: ate askushin rishikoje i cik smiley.

Art te jap te drejte deri diku,por s'duhet te harrojme qe ngritjet e valeve radikale ne Europe kane filluar disi me pare se pompimi i krizes.Te pakten por te shohim Hollanden,Austrine,Hungarine pse jo dhe Suedine etj.Sidoqofte une s'besoj se fajin e kane masat shtrenguese apo Mrs.Merkel.Do ishte shume kollaj ta gjenim fajtorin keshtu.Kjo marredhenia krize ekonimik -levizje radikale eshte bere si pula-vezen apo veza-pulen.Ndonese e qarte qe kane lidhje.

Sa per Greqine,dalja ne parlament e ketyre pocaqive s'eshte as surprize as cudi.Auditoret e universiteteve greke historikisht ushqenin studentet me fryma anarkiste,komuniste,xenofobe.Dhe se besoj fare Jetonin qe s'ka kur thote qe Greqia s'ka historik per levizjet ekstremiste te djathte.Po muhabet i gjate ..

Une e pranoj faktin, se nuk jane masat e imponuar nga Merkel rrenja e problemit(do tishte naivizem te deklaroje kete) por ato thjeshte jane benzina qe po i hidhet zjarrit. Keto masa duhet te merreshin perpara kizes se gjate krizes thjeshte japin efektet negative si nje thike me dy presa..Efekte qe po i shohim sot. Ne shume vende te Evropes jane fuqizuar radikalet,fashistet,nacjonalistet,etj. Gradualisht sfondi politik Evropjan po ndryshon. Por nuk duhet nenvleftesuar dhe valet e emgracjonit, kryesisht nga Afrika e Veriut(produkt i rrevolucjoneve)..Greqia eshte nje nga vendet mbipopulluara nga emigrantet afrikane dhe aziatike si nje stacjon per ne veri te Evropes. Kjo dha dhe efektet e saj ne votime. Ne qender te Athines nuk hyn dot sot, turma te medha emigrantesh afrikane qe thjeshte enden neper rruge...Me ate gjendje te emigracjonit shifra 6,5% qe fituan X.A eshte shume pak, me beso

Ajo godina pas eshte Universiteti i Athines..Ky qe predikon eshte nje nga radikalet Egjiptiane

Ketu ke muslimanet se bashku me komunistet ne protesta kunder djegjes se kuranit nga policia te cilat perfunduan ne dhune dhe djegje dyqanesh

Nje nga skenat e perditeshme ne Athine

Prit kur te mbushen dhe rruget e Vlores dhe Tiranes me skena te tilla per nja 10 vjet..... skandal.

partia e le pen-it mund te krahasohet me partine ''greket e pavarur'' qe mori 10%,ndersa ''agimi i arte'' funksionon me shume si organizate terrorriste.

shqipe, po LAOS i Karaxhaferit , sa mori kesaj rradhe??

Belul ti bona llogarit , Xrisi Avgi-ja me LAOS-in kane bashke 13% ..

e pra Alidea, LAOS,  kishte 5 -6%  zgjedhjet e kaluara.. tani eshte pergjysmuar e seshte futur fare ne parlament, pra i bie qe keta Xrisi Avgis kane marre nja 4%  nga votuesit e Karaxhaferit.. keshtuqe  vota ekstremistesh kane marre, seshte ndonje rritje e ekstremizmi kushedi..

laos-i mori 2.9% dhe nuk u fut ne kuvendin grek,kryesisht se mori pjese ne qeverine e perbashket me nd dhe pasok dhe u konsiderua ''pjese'' e sistemit.pastaj perpara ''agimit te arte'' dhe ''grekeve te pavarur'' dukeshin te butesmiley

greket e pavarur kush jane  se skam degjuar me pare per keta?  dmth kush eshte o proedhrarassmiley  i ketyre..smiley

Renegatet e ND-se qe jane kunder planeve shkurtuese te trojkes per dhenien e ndihmave, ishin kunder qeverise teknokrate te Papadhimos, ju kerkojne gjermaneve ti paguajne Greqise demet e luftes se dyte e gjera te tilla.  Me pak fjale parti konservative e populiste e te djathtes.

pano kameno, nje deputet i samarait.tani para zgjedhjeve u krijua.edhe ky bertiste kundra te huajve dhe be-se per punen e borxheve.mblodhi dhe ca artiste dhe ,,,mori 10%

poo e di. e mbaj mend kete tipin.. i ND  tip ekstremisti.. dhe pro Micotaqis ka qene ky.. e mora veshsmiley

po Dorasmiley, u fut ne parlament?

dhe PKE me Liana Kanelin ka qene shume antishqiptare, si paraqiten premisat e kesaj partie bashke me LAOS dhe Agimi i arte ? 

Edhe lekurezi-edhe nazist ,disi nuk shkon.Nuk ka me qesharake se kur shiqoj grupet e naziskineve ne Serbi e Greqi.Sikur dikush t'ua spjegonte se sa shume ko-patriote te tyre i kishin sherbyer Hitlerit si lende e pare per prodhimin e sapunit.

 Sidoqofte,Greqia perfundimishte ka marre rrugen per ne rr.s.

Great speech! Great pathos! well friggin done Hrisi Avgji.

Dhe flitet ende per nacionalizem shqiptar! Faqja e zeze Greqise dhe gjithe atyreve qe u thote dhe ki greki "turp!"!!! Felliqesira te tilla flasin per 'nacionalizem te shfrenuar shqiptar".

Kete s'e pjerdh kush, kot ben gam-gam ky, por vlen ta thuash njehere e mire, kush nuk do te donte pikerisht te njejten gje per atdheun e vet ne nje situate te tille? S'mund ta fajesosh per kete.

Cfare me ben pershtypje mua, eshte se Shqiperia ne krahasim me ta, duket si heshtje absolute!!! Cfare do i kishin bere Samaras apo Papandreut greket sikur t'i falte Saliut 354 km katror det plot perplot me nafte!!!! C'do i kishin bere Papandreut sikur te mbillte pellembe e varreza shqiptaresh neper Cameri... Apo te lejonte tabelat dhe shenjat rrugore ne shqip, apo te lejonte shqiptaret te flisnin shqip neper shtepite e tyre neper Greqi e t'i njihte si minoritet!!!

Apo apo... te vidhte votat!!!

E jo me t'u emeronte kryepeshkop at Nikolla Markun si patriark absolut te Kishes Autoqefale Greke...

Nje grek i tille, qe flet pa doreza, e mbush me turp Shqiperine dhe bijte e saj. Ku jemi ne?

Panorama - Banorët e Sharrës në protestë: Jo romët në lagje

Banoret e Sharres kundershtojne strehimin e familjeve rome ne ish repartin Ushtarak ne kete zone.

mendoj se kete duhet ta postosh tek tema kryesore. 

Nuk ndenje dot pa e ngulur kunjin ëë? smiley (Jo se kam ndonjë kundërshtim në parim.)

Per muhabet jo per kunje smiley.  Kunje une?  Moi? 

@ Alida, me mire ketu se ne teme me vete s'i merr 250 komente.  E kam fjalen meqe vemendja ketu eshte me e madhe.  

Lëri pallavrat Miço Pani, ja ke me hile fashizmit. smiley

Seriozisht, mirë e bëre. Se këtyre u duket si "fitore mbi fashizmin grek" po të kemi edhe ne fashizmin tonë.

po temena eshte. nje e ben me doren lart, nje e ben me dore ne zemer.

Po ju ku hyni? Tek "ju" apo tek "ne"?

Natën Emo. (andej është akoma ditë xhanëm, ditë të mbarë).

ok ti e din, por kur krahasoj videon e Nick .. me kete .. hajt mo 

Kjo sikur nuk qendron ti shoqja e frontit  smiley 

Ky duket si konflikt pronesie.

Po po, se konflikti i pronesise do zgjidhet duke shporrur romet nga nje strehim i perkohshem, apo duke ua djegur kasollet tek strehimi i vjeter. 

Nejse, gjithesesi sic duken bathet do kete zgjedhje te tjera ne qershor.

lavazh trui i eshte bere kesaj evropes apo sa me shume gjerat jane te pastabilizuar aq me sh forcohen keto forcat ekstremiste.historia ka dhene prova qe jane vetem shkatrrimtare por nese eshte e vertete qe po shkohet drejte forcimit te tyre dhe perfaqesimit te tyre neper parlamente,nuk e di ku do perfundoje evropa pas nja 1 a 2 vjetesh

Po kete ku ta veme, te ajo e deputetit qe nxorri pistolete loder?

 

Anëtarësimet, PS: Polici u nxjerr armën të rinjve  Polici u nxjerr armën të rinjveTIRANË- Partia Socialiste ka denoncuar publikisht efektivin e policisë Shkëlqim Ismaili, se ka nxjerrë armën ndaj disa aktivistëve të saj. 

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se gjatë aktivitetit për anëtarësimet e reja në PS, në  zonën tek tek ish-fusha e aviacionit, ka pasur tension mes policisë dhe disa të rinjve socialistë, të cilët sipas Partisë Socialiste efektivët e policisë kanë reaguar ashpër ndaj të rinjve duke i etiketuar si komunist, ndërsa në një moment sipas po të njëjtave burime efektivi Shkëlqim Ismaili ka nxjerrë armën. Kjo ka sjellë si pasojë dhe reagimin e të rinjve duke shkaktuar një situatë tensioni. Më pas policia ka shoqëruar disa të rinj në komisariatin numër 2. 

Deputetët e PS, Sajmir Tahiri dhe Vasilika Hysi janë drejtuar pas incidentit komisariatit numër 2 Tiranë, për të kërkuar lirimin e të rinjve dhe për të bërë kallzim penal ndaj efektivit të policisë Shkëlqim Ismaili, ndërkohë që disa të rinj po protestojnë para komisariatit për arrestimet. 

 

Loder!

T'u bien komunistave, apo te kuqve (do thoshte petlla). Rrace e keqe.  

Greku po i meson EU, si protestohet per nje te drejte, per mirqenie, barazi e nacionalizem.

Po ku eshte pare kjo mesimdhenie nga Greqerit ?

Keto djegin qytetin per nje gol te anulluar, per nje ndeshje te humbur.

Greqerit para se ti mesojne europes si protestohet, ti vishen punes, vetem 7 vjet kane punuar ne kete shekull ( ne token e tyre ) nen junten ushtarake 1967-1974.

Kur ndodhi puçi ushtarak, ambasadori amerikan thote " u perdhunua demokracia greke", nje tjeter amerikan thote " nuk thuhet u perdhunua nje kurve".

 

Greqia eshte e rendesishme per europen.ketu do te jemi dhe borxhet kane per t'ju falur dhe greket do ia hedhin.

ehe, .irdh se lirohesh.nuk te fal asnji kacidhe gjermoni alba,e ka kte te keqesmiley

epo sikur deri tani ja ka fal ca kacidhe pa mir  e ke ti, nje pjese e borxhit u fal para disa kohesh, dhe akoma me shume do falet, prit kur te formohet qeveria e re dhe BE-ja do i lutet Greqise te pranoje masat me leshime te tjera.... falje borxhesh, interesa me te ulta etj etj, reston do e perballoje ECB-ja.

Alba jemi s'jemi ketu tani s'flitet me per borxhe por per marredhenie vartesie.Borxhi ndoshta shtyhet por ne vije te gjate historike s'ka per tu harruar.Ideja eshte qe from now on,Greqine s'do e lere me njeri te livadhis per qejf te vet.Fool me once shame on you ,fool me twice shame on mesmiley

dora

Greqia vetem brenda ketyre 2-3 viteve ja ka fut BE-s disa here... keshtu qe une them prap ka per tja fut. 

Ora,s'jam shume e sigurte per keto futjet me bresheri.Sepse ne BE s'dihet kush ja fut kujt.Sidoqofte tani lajmi i derdelisjeve te Greqise ka marr dhene.Edhe nese politikanet europian deshirojne te fshehin pislliqet poshte tapetit,prape njerzit do reagojne.Dhe me beso qe asnje s'do te bej te palumtur njerzit.Pershembull edhe Berluskoni kendonte i qete derisa budalliqet e tij u bene publike ndaj dhe politikanet europian filluan te distancohen nga "miku i tyre i vjeter".

Njerezit i kontrollon media me nja dy artikuj me tone pozitive per popullin grek qe po ben perpjekje titanike kunder BE-s ne emer te te gjith popujve te tjere europian etj etj budalleqe te tilla. BE-s i ka zene bishtin rrota me Greqine. Nuk ka cben, te mbaje derrat me buke tani e tju rrij pronto madje. Greqia u fut ne BE me te dhena te falsifikuara, u fut me vone ne EURO me te dhena te falsifikuara, mori gjith ato para po duke falsifikuar e duke koruptuar, mori disa here miliarda euro ne disa vitet e fundit vetem si pasoje e manovrave politike, duke ja futur pa pike turpi disa here rradhazi  BE-s, dy partite kryesore bien dakort qe te shtrengojne rrypin po tu jepen me shume para, u jepen perseri para dhe sot refuzojne te bejne qeveri, por e lene kete ne dore te atyre qe jane kundra masave, pra do ngrihet qeveria e re do beje po te nejten loje, do kerkoje me shume para, falje me te madhe borxhi, interesa akoma me te uleta etj etj, ne kembim te masave qe do bien dakort ne marreveshje, mbasi te biet dakort perseri, greqia perseri do bej po te njejten gje edhe 100 here rresht, loja eshte shume e qarte.

Po jo mo Zoto,se ne kohet e sotme s'te fool njeri aq lehte ,e aq me pak Greku Gjermanin pershembullsmileyNese ndonjeri ka bere nje sy qorr nga njera ane eshte sepse i ka pas te dyja duart e zenasmileyFakti qe Gjermanise apo vendeve te zhvilluar kriza si ka bere as ngrohte as ftohte tregon qartazi se kur iken dritat e dinin ne cilat xhepa ti fusnin duarte.

jo jo. gabim goca. pergjigja duhet t'i permbahet formules se mesiperme.

nqse "x" xhul energji termike shnderrohen ne "y" energji kinetike ne 2 procese te dhena(t=<1 vit=31 557 600s), sa xhul ("x") energji termike do te shnderroheshin ne "y" energji kinetike gjate nje procesi te vazhdueshem, ku t=30 vjet =946 728 000s?

ta formuloj une brazimin me dy kate po te duash.

e gjejme kollaj se kush eshte budalla, bile dhe sa budalla eshte.

Sot me 8 Maj 2012, fiks kokerr me kokerr 67 vjet pas kapitullimit te Gjermanise naziste, me bie rasti te shikoj nje video nazistesh greke qe cojne deputet ne parlamentin grek.

A nuk eshte historia thjesht nje teater grotesk?

Historia perseritet dhe njerezimi ben te njejtat gabime, fatkeqesisht!

"Horizonti i demokracise eshte lufta" ( do thoshte tjetri, qe prap nuk po du me ja thene emrin smiley )

Historia perseritet dhe njerezimi ben te njejtat gabime, fatkeqesisht!

Si eshte e mundur kjo ? Edhe per na qe kemi babasqap qe  "kemi  mujte baballaret " dhe  po rishikrujme Historine ? Pa po  kemi dhe Detyren e kujteses  . Hic po Habibili , Kemi Institute me Tufa . Kemi Fevzoziun me dokumentare e Libra . Le qe kemi  gati per cdo rast Meksin me programe . kemi e c'nuk kemi  ...dhe te perseriten te njetat gabime ????

Dmth kot e paskemi ate shprehjen   shprehjen e famshme "kush kthen koken mbrapa kur ecen Bie ne Grope te Gelqeres  smiley

 

Dmth kot e paskemi ate shprehjen   shprehjen e famshme "kush kthen koken mbrapa kur ecen Bie ne Grope te Gelqeres  

Ju kamunistet e perdorni kete shprehje vetem kur diskutohet dulla dhe periudha e  tij.se kur o fjala per zogun e te tjeret e germoni historine e shikoni mbrapsht sa tu doje qejfi.

Mor po sikur te vine ca nga ata te Dulles , po ca nga ata tamami , jo nga keta te Muarrem Xhafes e rp Hyses , e shef mire ti dhe ca Lapanjoz te tjere se si e kujton Zogun tie smiley . Prandaj  trimerohesh ti me Jozefpercken dhe i ben dhe Buste  si neo fashiste e re qe ke marre pushtetin  ? Ju bete dhe varre si Patriote te MedhAnj  " Grekeve te rene per clirimin e Shqiperise " .Po varret e Nazisteve i inaguruat mo , te atyre de ,qe i vrane Terroristet se ata kishin ardhe per Turizem ....Dhe tani Ham - Ham ...

Po e vazhdoni ate gjyqin mo me kockat e atyre te vdekurve ne Permet ... jane greke , s'jane greke . Dhe per kompesim te teorise se Lehjes , Lihni laro -kaba  per naziskinet Greke  pas Internetit se pentium 5 ndoshta Jo , por kater e gjashte patjeter ... smiley

uh Kaçi,

shpirti im , sa me paskesh marre malli

smiley

ja ka shtyp origjina fshataro-plebeje

Po ama, balli i ka dale ne pah nga mendimtaria e shumte.

lene mo, se ka hum fare, kishte gallate kur dilte jave per jave ne TV smiley

qyfyr pa leke, ta vinte trunin ne pune Kaçi smiley

Kastriot Myftaraj thote guglli.

Ps: Here tjeter: 1) Kliko me te djathte mbi foto 2) kopjo linkun e fotos 3) shko te gugell 4 ) kliko tek image search (dhe ke nje shenje aparati fotografik), 5) kliko ate (aparatin) dhe 6) beje paste linkun e imazhit aty.

Si perfundim do shikosh rezultatet ne web per ate imazh. smiley 

Ky eshte Kaci mo?smiley   nuk e di pse e imagjinoja plak smiley

Ishte vertet nje habi nga greket fitorja me kaq perqindje e Hrisi Avgji, pra njerezit e thjeshte vertet jane te zemeruar me dy partite e medha por as qe e kane patur qelim te votonin HA. Votat jane dhene nga te rinjte dhe te rinj raciste ka. Madje me disa miqte e mi qe po diskutonim dje, raciste e ulnin dhe raciste e ngrinin dhe iu vjen turp tashme per imazhin qe po percjellin jashte vendit. Ky krietari i HA, vertet eshte njeri i formuar, me shkolle, athineas i lindur, por ideologjia qe ndjek ai ka shume pak, nje grusht njerezish me pak fjale qe e ndjekin dhe s'mund te perfaqesoj kurresesi nje popull te tere qe po vuan krizen ne menyre absolute. Kur ai flet per te huajt, nuk e ka fjalen per emigrantet e ligjshem, por per ata te paligjshmit qe zbarkojne per dite neper limanet e greqise e s'kane ku i cojne e cfare t'ju bejne. Mgjt, populli nuk eshte i verber, ai eshte denuar qe tani per deklaratat e tij me zemerim dhe delirante, nga MME. Pra duhet marre parasysh dhe kjo e te mos flasim sic na vjen .Njerez te ekstremit, nacionaliste ka kudo, sic ka dhe ne shqiperi sa te duash, aq sa habitem si mbiu kjo fare. Nuk eshte ne te miren tone si emigrante qe grupe te tilla apo parti, shkelqejne, por historia ka treguar qe ata mbeten vetem te tille. Populli ka halle mbijetese.

Dihet qe greqia ka nje histori emigracioni, plus 400 vjet turqit, pushtimet etj. Pra nuk ka pure greek dhe pse nje jete, qe nga antikiteti, ka qene pretendimi si race superiore. Greket qe jane mendje hapur e pranojne dhe vete, e jane te ndergjegjshem per perzierjen e rracave. Kur t'i bejne mire biografine ketij nacionalistit, do marrim vesh se kur dhe ku ka emigruar gjyshi, stergjyshi apo ku di une se cfare. Le te bejme sehir karrieren e tij.

Ne fakt kane nje fare te drejte... dhe ne do ishte driteshkrutesi te mos shohim se problemet e Greqise jan edhe problemet tona, sidomos mbushja me emigrante afrikane e muslimane (shume prej tyre radikale), rrenimi i ekonomise dhe varferimi i Greqise, qe do te thote de fakto varferim i rajonit... plus hallet qe i shtohen nje pjese te konsiderueshme te kombit tone qe ndodhet ne greqi, ndoshta edhe pjesa me e madhe ne sensin ekonomik te kombit tone. Ka edhe anet pozitive per Shqiperine por eshte e ulet te kenaqesh ne mizerjen e tjetrit. Kete e bene greket ne 90 deri ne 98 per shqiptaret, nuk jemi njesoj!

Sipas Top Chanellit:

Agimi i Artë: “Grekët dhe shqiptarët janë vëllezër të një race”

Në një numrat e revistës të Agimi i Artë në tetor 1986 shkruhej me shkronja të madh: “Grekët dhe Shqiptarët, një popull, një racë, një atdhe”. Shkrimit në fjalë revista i kishte kushtuar dy faqe të saja ku jepeshin të dhëna mbi lidhjet e dy popujve. Shkruesi i atikullit thotë se shqiptarët dhe arvanitasit janë e njëjta gjë. Ai jep disa të dhëna në lidhje të ngjashmërisë së gjuhës së Omerit me gjuhën shqipe si dhe flet për Pirron, Kostandinin e Madh, Justinianin, Kolokotroni etj., të cilët ishin ilirë. Me interes është fakti se autori i shkrimit të botuar në revistës e “Agimit të Artë” nuk vendos emrin e tij por një pseudonim në gjuhën shqipe me shkronja greke THA E THON.

Në përgjithësi organizata “Agimi i Artë” përdor simbolet e vjetra shqiptare, ajo si ngjyrë kryesore ka fushën e kuqe me shkronja të zeza dhe shqiponjën dy krenare që është simboli i familjes së Kastriotëve.(Ina)

-po ti na ke ne

-ne?cilet ne?

-nesmiley

po kesaj ç'i thua Belul?

 

Pse nuk e dishe ti qe edhe Hitleri dhe Gebels ishin me origjine nga Kruja, prandaj kishin ngjyra kuq e zi ne flamurin nazist. Biles edhe Berlusconi o shqiptar (pse kot i ka ngjyrat kuq e zi, Milani)

Nje shoku im nga Vlora i thote robve qe dote me i tall : "Une nuk e di nese eshte e vertete qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, po sidoqofte une nuk vij nga i njejti majmun me ty!"

Pranej o Vlore varja se nuk ja vle me u more akoma me keta paraardhesit e majmunit.

"Une nuk e di nese eshte e vertete qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, po sidoqofte une nuk vij nga i njejti majmun me ty!"

smiley

mos shtini burra!

qenkan tanet!

internacionalistet shqiptare bejne sikur ''tallen'' me nje veshtrim nga lart-poshte me nacionalizmin qe ka qene dhe eshte i pranishem ne europe.por ne fakt arsyeja e vertete qe shqipot jane internacionaliste, eshte se nuk kane byth te jene nacionaliste.internacionaliste si puna jone ka sa te duash ne uzbekistan,ugande dhe filipine.

puna eshte se ne     nuk kemi dhembe

Mos na ngacmo ajken e qytetarise shqiptare, qe e ka çuar qyteterimin tone ne majat e tij, shih artin shqiptar, muziken, letersine, filozofine, albanologjine etj, i ke pare ndonjehere me mire se sot ?

Qe kur kemi kete ajke qytetare, i kemi lene te gjithe prapa... dmth te gjithe tanet e kam llafin, me Naim e Fishte, Lasgush e Migjen, Kadare e Cabej, Vaçe Zela e Avni Mula etj.

Opo te gjithe prapa i kemi lene, nuk na ka shpetuar askush, kemi ajke qytetarie jo shaka. Me keta ne shpartallojme cilendo kulture te botes, na shesh fare e bejme smiley

Apo s'jane te specializuar ne diplomaci qysh ne barkun e nenes, sa thithin ajrin e pare e kuptojne menjehere si hecen bota. Opo njesha fare, gjynah qe i mbajme per vete, po bejme krim ndaj njerezimit .

Ckeni mor qe po hidheni perpjete?

Ju e keni fashistin ne krye te shtetit. Cfare tha me shume Mihaloliakos se: ku "qht jot moter?", "lavire bulevardi", "je me vrime", etj?

Po me shume cfare ka bere, se te shtroje ne dru qytetaret e te njejtes rrace e kombesi, mos ka shkuar dhe i ka ekzekutuar gje emigrantet para parlamentit grek? Shkoni mor fshini sumen gjekundi.

6% kane marre. Shumica te rinj, pa shkolle, pa edukim, dhe ne nevoje. Keta NUK jane perfaqesimi i politikes greke, dhe shumica ABSOLUTE e politikaneve dhe njerezve ketu, i kane DENONCUAR. Kudo.

Per cfare i kane denoncuar? Per shkak se kane program jomiqesor apo agresiv kunder fqinjit te tyre me marredhenie te shkelqyeshme, - Shqiperise?

Greket jane qelbesira - kur vjen puna per Shqiperine apo shqiptaret, - si ata majtas, si ata djathtas. Edhe sikur kjo te ishte pika e vetme e pajtimit mes tyre.

Unë po mjaftohem të them se e ke gabim. E majta greke është KRISTAL e pastër, madje më shumë sesa duhet. Ai që doli i dyti në zgjedhje kishte deklaruar se "nuk mund të pengojmë njerëzit në nevojë të vijnë këtu, pasi u kemi bombarduar shtëpitë dhe i kemi lënë pa gjë". 

Po gjithsesi, është e kotë zotrulso, se ne kemi mendime sh të ndryshme për këtë çështje. E vetmja gjë që mund të bëjmë, është të përplasim mendimet pafundësisht. Mu s'më duket shumë argëtuese kjo gjë. 

 

per cfare e kam gabim? te bera nje pyetje, pse nuk iu pergjigje? nuk eshte e nevojshme t'ja fusesh vrapit dhe te dalesh ne perfundime aq shpejt.

sa per shtojcen me te majten greke, une perseri kam nje pyetje per ty; Pse Greqia vazhdon te mbaje nje ligj lufte kunder Shqiperise?

Une mendimin tim e kam shprehur ca me lart (dje), oranje.

po gabim e ke. edhe kur m'shan mu nga vjershat, kot ia fut. me von do e kuptosh. tani te lejm qe t'piqesh i cik smiley

 

nuk te shan njeri nga vjershat. sikur ta mbaje cinizmin pak menjane kur me drejtohesh, mbase edhe do te te kisha treguar nje detaj se pse nuk me pelqeu. ose te pakten do kishe treguar ti se pse ja futkam kot une.

qekur "boring" paska marre vlere morale? nuk ka pse te jete se zben per te treguar respektin apo mungesen e tij.

me vone do e kuptosh??? paska nje nivel te dyte ky lloj komunikimi?

emo 

ca i ke ber zotrulsit qe te ka mar inat ? smiley

nuk bëhet diskutimi kshu zotrulso... t'i diktosh tjetrit çfarë të përgjigjet, duke e quajtur "pyetje". Ka zullapë që e kanë mënyrë të komentuari këtë në peshk, you are better than that. 

Hajt për hatër tënd... fashistët në një shtet dhe në formë të organizuar PARTIE, janë një turp i madh, për këdo shtet të ishte, edhe për grekët. Bëmë një shaka pa kripë me sistemin tonë politik tha një prezantues emisioni satirik, shumë popullor këtu. 

Të majtët nuk kanë qënë ndonjëherë në pushtet deri më sot, që të diktojnë ligje. Vullnetin e kanë, sigurisht, për ta heq ligjin e luftës. Arsyeja që nuk po bëhet qeveri bashkëpunimi aty, është kjo e emigrantëve, qëndrimi ndaj tyre. 

 kur vjen puna per Shqiperine apo shqiptaret, - si ata majtas, si ata djathtas. Edhe sikur kjo te ishte pika e vetme e pajtimit mes tyre

 

 

Me fal qe nderhy, por oranje, ketij citimit me siper nga zotrulsi i bere bisht... politikat greke ndaj shqiptareve dhe Shqiperise jan shoviniste, te cilitdo krahu qofshin. Greqia duhet te ndryshoje ne marredheniet me shqiptaret, madje te rikuperoje disa gjera dhe pastaj te ndryshoje. 

Po nuk po t'i bej pyetjet per ate gje o jo. po ta bej se dua shpjegim per to.

historikisht une e di se perse e kane ligjin e luftes dhe e di se si e kane justifikuar deri heren e fundit ne te cilen u permend.

tani, nga nje njeri qe thote te tilla gjera per greket, (qe nuk te kam thene as e ke gabim e asnje vleresim te tille), nga nje kendveshtrim i tille une dua te di se si shpjegohet nje dicka e tille. Ti nuk ke pse te mos japesh pergjigje per to. jo te gjithe flasin me kunj.

pavaresisht se si mund ta lexosh, sido qe te duash ta zhvillosh diskutimin, pergjigja nuk kercenon mbarevajtjen e diskutimit.

pyetja e pare;  dua te di se per cfare i kane akuzuar.

normale eshte qe une kete informacion ta lexoj nga pozita e nje shqiptari. me intereson te di cfare perqasjeje ka ndaj shqiperise dhe cfare argumenti mund te sjelle nje ceshtje, edhe si puna e kesaj, per te cilen jam shprehur me siper - thashe.

Me intereson a permendet Shqiperia, shqiptaret apo marredheniet me ta ne keto akuza.

perndryshe oranje, kam une nje liste me akuza ndaj shtetit grek. Po te duash i rreshtoj dhe ketu.

pyetja e dyte; nje greqi si ajo qe kerkon te pasqyrosh ti, si ka mundesi qe ka ende ligj lufte me nje shtet apo komb qe kurre nuk i ka shpallur lufte Greqise?

me intereson te di se si mund te jesh politikan me aq pervoje dhe emer ne politiken e nje shteti qe konsiderohet pjese e botes demokratike, te ngresh akuza (qe une nuk i di, po per rrahje duhet te jene) per demek nje problem te brendshem, dhe te mos e shohesh hic, po hic fare faktin qe shteti i tyre eshte ne lufte me nje fqinj? dhe nese eshte keshtu, edhe sikur ta kene denoncuar ate ligj, nuk ndryshon gje, ligji i luftes aty eshte akoma. kaq eshte optika e nje shqiptari si puna ime qe mban syte hapur mos shohe ndonje sihariq per ceshtjet me rendesi njehere, e pastaj per ceshtje dytesore apo fundore, si "kush ka te drejte ne nje diskutim mes grekesh".

Po më kërkon shumë gjëra njëherë, së pari... 

I kanë akuzuar se janë mbështetës të Hitlerit, kur i pari në listën propocionale të së majtës greke (Syriza), është shumë i nderuari hero i gjallë grek Manolis Glezos, që ka hequr flamurin nazist prej Akropolit të Athinës, kur gjermanët e pushtuan. 

Në lidhje veçanërisht me shqiptarët, nuk ka përgjigje të kënaqshme për ty. Nuk i kanë përmendur ndonjëherë kaq veçanërisht. Kjo për faktin e thjeshtë se kur bëhet fjalë për emigrantët e paligjshëm, nuk bëhet fjalë për shqiptarë fare fare, se jemi bërë si të shtëpisë tanimë. Bëhet fjalë për afganë, pakistanezë etj. 

Për ligjin e luftës, nuk di të them. Unë nuk e kam llogaritur si kjo pjesë e Greqisë, që vërtet po ndryshon e po ndryshon për mirë. Mos më kërko të të bind, se nuk do e bëj. 

 

dy pyetje ishin oranje. nuk jane "shume gjera njeheresh".

nuk arrij ta shoh ende se cfare te shtyn te thuash: "mos kerko te te bind"... nuk e marr vesh nga lind kjo.

Mu kushedi pse politika greke sma ka mbush anjshere syrin smiley

U dhi dhimokratia me i llaf

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).