Në një letër drejtuar publikisht zotit Sali BERISHA, kryetar i PD, zotit Ilir META, kryetar i LSI, zotit Shpëtim IDRIZI, kryetar i PDIU, zotit Fatmir MEDIU, kryetar i PRSH, zotit Vangjel DULE, kryetar i PBDNJ dhe zotit Gazmend Oketa, kryetar i grupit nismëtar të FRD, kryesocialisti Edi Rama është shprehur si më poshtë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës:

Tiranë 30 prill 2012

Ju shkruaj për të ndarë me ju, drejtëpërdrejt po edhe publikisht, bindjen se në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është shumë më shumë se sa një procedurë parlamentare e radhës. Për më tepër në kontekstin e sotëm historik të Shqipërisë, që për të tretin vit radhazi synon të ngjitet në shkallën e kandidatit për Bashkimin Europian, kjo zgjedhje kërkon një vlerësim dhe vëmendje të veçantë.

Shqiptarët pa dallim presin një përgjigje pozitive nga Komisioni Europian për aplikimin për statusin e kandidatit. Po edhe miqtë e partnerët tanë europianë dhe Shtetet e Bashkuara po njësoj, si mbështetës të palëkundur të vendit tonë në rrugën e integrimit, nuk e dëshirojnë që aplikimi i Shqipërisë të refuzohet për të tretën herë këtë vjeshtë. Ata së bashku kanë bërë dhe po bëjnë gjithçka munden që kjo të mos ndodhë. Mirëpo, padyshim, në radhë të parë jemi vetë ne përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që duhet të bëjmë gjithçka mundemi që Komisioni Europian të na mbështesë në ngjitjen e shkallës së parafundit për integrimin e plotë në Bashkimin Europian.

Nuk mund të vihet në diskutim se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është një provim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë drejt momentit kyç të vjeshtës së ardhshme, që përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100 vjetorit i jep një rëndësi ende më të veçantë edhe procesit të nevojshëm politik që duhet të rezultojë me zgjedhjen për President të një figure e cila në frymën e Kushtetutës sonë simbolizon unitetin kombëtar. Unë besoj se simbolika e 100 vjetorit të pavarësisë e forcon kontekstin historik të përpjekjeve për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian dhe, në njëfarë mënyre, e bën më të madhe peshën e suksesit apo disfatës së politikës shqiptare në këtë vit jubilar, e në këtë rast konkret të zgjedhjes së Presidentit gjithashtu. Me po kaq rëndësi besoj gjithashtu se është edhe për qytetarët shqiptarë, që në fund të një procesi të mundshëm gjithpërfshirës mes gjithë palëve parlamentare për zgjedhjen e kreut të shtetit, të kenë në krye të shtetit një President garant të Kushtetutës dhe të institucioneve apo të proceseve kushtetuese që lidhen me kreun e shtetit, e jo një noter partiak të një pale të vetme.

Prandaj, në emër të Partisë Socialiste dhe të të gjithë asaj mase të madhe qytetarësh shqiptarë që Partia Socialiste përfaqëson në Kuvend, dëshiroj t’Ju ftoj me anë të kësaj letre që të takohemi drejtëpërdrejtë, për të këmbyer pikëpamjet tona dhe për të tentuar të hapim një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve lidhur me rëndësinë madhore të ndërtimit të një procesi të dobishëm për vendin në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Mbetem në pritje të një përgjigjeje nga ana Juaj për këtë kërkesë dhe jam i gatshëm t’Ju takoj pa humbur kohë.

Edi RAMA

Kryetar i PARTISE SOCIALISTE

17 Komente

shpirt!

M'u mor fryma kur e lexova!

Ka lezet keshtu me takime koke me koke, me dialoge ,me tolerance, se na behet qejfi edhe ne popullit te thjeshte duke u pare te gjithe bashke, duke e gjetur gjuhen e perbashket per te miren tone. Mos harroni jeni ju pa vdesim ne, se mos t'u kemi ju do jetonim me gjate.. smiley

Eshte vertet per t'u admiruar nje veprim i tille nga kryetari i PS.

Paska gjetur me fut fjalen Fryme ne titull sot ky, nuk la rast pa tall tr*pin.

Nga ana tjeter, nuk e paska nenshkruar me thjesht Kryetar ne fund smiley

Pse nuk e titullove kryetar: Per nje fryme te re ne procesin e perzjedhjes se presidentit smiley

Ndonje te re nga takimi kok me koke me ish krietarin s'na the!

Mire.

Je shume vone Presidenti eshte zgjedh,quhet Edmond Haxhinasto.

S'ka qene informator i sigurimit ky? Asiher?

fjala e ditës: frymë, fryma, i/e frymës, etj, etj...

E lexoji maloku letren. I picerroi syte fort se i humbte shpesh filli i  letres dinake se ketij tiranasit. Mbante frymen shpeshhere kur i dukej sikur pikaste fjale kurthi. Pastaj e ngriti letren perpara e pa me perbuzje e ja futi nje te qeshure avdallce, me gulce gulce derisa ju skuq fytyra, e ne syte prej gdheje i ngeli hija  boshe e nje te marri.

Sa palle njeri qe eshte ky, gjithe jeten ngeli me truke, ka gjet diten per te qitur kete letren kastile per te upstage FRD, po ngaqe s'ishte i sigurt se kjo do funksiononte, vendosi te perdore fjalen fryme ne titull smiley

Krietar, ishe me origjinal kur mbaje corape te kuqe, haje makarona me pasion, dhe nuk vije kollare. smiley

Ja dhe nje perde interesante per  BE-ne, homework done in paper smiley, prap mir mir.. 

Po pse Alideas do ja futesh ti? U be dhe ky me t'tregu homework in paper nji tash.. smiley

Liqeno smiley m'fal po shprehem pak me mire, ky ishte nje e-mail drejtuar Sales et al, cc BE  smiley, dhe un bej cc shefin tim  kur nisi noj email te ktij lloji. Nejse mor ti, prap mir shkrujta ma nalt, prap keq te dukem ty 

Po haper mer i grup facebooku, bojeni closed qe mos tju futet njeri tjeter. Nuk e di sa te integrum jon grupet me twitter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).