Propozimi i bërë njëzëri nga pesë komunitetet fetare në vend për futjen e një lënde religjioze në shkollat e arsimit parauniversitar ka sjellë përplasjet e para në radhët e specialistëve dhe politikanëve.

Ndonëse për momentin propozimi është thjesht një ide që kërkon kohë për t’u zbatuar në praktikë, ai është mbështetur nga kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ka deklaruar dje se është e rëndësishme që nxënësit të marrin edhe njohuri për fenë. “Është e rëndësishme, mendoj unë, që nxënësit të marrin njohuritë për fenë. Ne kemi edhe mësues që studiojnë për Filozofi dhe Pedagogji. Përvoja e mjaft vendeve të tjera është e tillë, që një lëndë e tillë është në grupin e lëndëve me zgjedhje”, – deklaroi ministri Tafaj. Sipas kreut të Arsimit, gjithçka mbetet për t’u diskutuar gjatë kohës që projekti është në komision.

Por, një qëndrim krejt të kundërt me të ka ish-ministri i Arsimit, E’them Ruka, njëherësh edhe kreu i komisionit kuvendor të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale, sipas të cilit, kërkesa e klerikëve, por dhe qëndrimi i ministrit janë antikushtetues.

“Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon një gjë të tillë. Shkolla ka karakter laik dhe laik do të thotë që nuk mund të zhvillohen mësime fetare në shkolla. Ka institucione të tjera ku mund ta shprehin identitetin e tyre fetar”

Ndërkohë që edhe më i ashpër është mendimi i historianit Pëllumb Xhufi. Duke u bërë apel klerikëve të distancohen nga veprime të tilla, Xhufi deklaron se hyrja e fesë në shkolla do të vinte në rrezik shtetin shqiptar, i cili ndër shekuj ka qenë i ndarë dhe i pavarur nga feja.

“Po të mos jetë laik shteti shqiptar, sigurisht do të mund të krijoheshin probleme të cilat na drithërojnë dhe na trembin kur shohim se ç’ndodh sot në Liban. Ta kthesh edhe shkollën në parcelizim shpirtëror, atëherë kjo mua më duket krejtësisht e papranueshme. Është antikushtetuese, antihistorike. Do kisha kërkesë nga ana ime që t’i kthehen vetes në radhë të parë dhe mundësisht të ngatërrohen sa më pak ose hiç fare, siç i mëson Bibla dhe Kurani, me politikë” 

Nga ana tjetër përfaqësues të Ministrisë së Arsimit shpjegojnë se lënda fetare në shkolla është thjesht një ide e komuniteteve që, nëse pranohet, nga kërkon ndryshimin e kurrikulave shkollore për t’u bërë pjesë e lëndëve që nxënësit do të mësojnë me dëshirë në shkollë. Për këtë, thonë specialistët, duhet shumë punë dhe kohë. Dy ditë më parë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të pranishëm në mbledhjen e komisionit të Edukimit ku prej gati dy javësh po diskutohet projektligji i ri “Për arsimin parauniversitar”, kërkuan që në shkollat publike të futet një lëndë për kulturën fetare. Përpos kësaj kërkese, drejtues të Komunitetit Mysliman risollën në vëmendje kërkesën e bërë në mënyrë sistematike që të lejohen në shkolla publike vajzat me shami, si një e drejtë e çdokujt që të mbajë veshjen sipas besimit që predikon.

125 Komente

Kjo eshte e papranueshme.Shkolla dhe shteti eshte gjithmone laik.Uroj ti therrasin mendjes sa me shpejt.

hajde c'vete!smiley

Te futet lende fetare ne shkolla ,do te thote nje mesues i fese ne shkolla publike .Ferri vete! Nuk e di sa do rezistoje nje mesues i tille ne mes te  nje rinie te shthurrur si ajo e sotmja,qe s'ka piken e problemit te perdori nje zhargon te ulet ne ambjente te shkolles .

lere me pastaj ,kur perzihet shkenca me fene,nje mish- mash i vertete.Shume shpirta do trazohen nga kjo lende.smiley

Deri tani ,prania e nxenesve dhe prinderve kryesisht te jehovait ,muslimane ,kane sjelle jo pak probleme lidhur me simbolet kombetare  ,me vleresimet ,me permbajtjen e teksteve dhe me c'po shoh ,problemet do u shtokan meqe do u kurorezokan me nje lende fetare.

Shpresoj te mbetet thjesht nje ide.Ne nje shoqeri tjeter ,kjo s'do perbente asnje lloj problemi ,por ne nje shoqeri teper ateiste jo vetem sot ,por historikisht ,si kjo e jona ,kjo nuk e di se si mund te zbatohet.Nuk kemi familje aq besimtare sa te pranojne nje lende te tille.Jam e sigurte qe prinderit do protestonin ndaj nje lende te tille dhe zhvillimi i kesaj  lende do kufizohesh ne nje tip klase kolektive e asgje me shume.

 

 

studimi i feve nuk do te thote, te behesh fetar. se feja nuk ka nevoje per shkolle qe te perhapet, bile eshte e kunderta. 

gjithashtu presori s'ka nevoje te jete prift apo hoxhe (qe ne fakt jane nenpunes po si mesuesi).

feja dhe besimet kryesore fetare te studiohet si filozofia psh. eshte me mire them qe kontakti me librat e shenjte te behet ne shkolle se ne kishe. se ne civil s'ma ha mendia se shqiptaret lexojne me libra.

sidoqofte kur institucionet fetare pergatisnin njezit me shkolle, keta dilnim me te mesuar e te kulturuar. kur kjo detyre j'u la shkolles publike, e mori lumi dijen pak e nga pak. sot kemi vetem analfabete me diploma.

 

Mos harro ,se ne kemi 5 besime te zyrtarizuara.A mendon ,se praktikisht do ishte e thjeshte nje gje e tille? 

nuk besoj se flitet per kete, flitet per nje lende ku te studiohen te gjitha keto besimet e te tjera qe eksitojne ne bote, diferencat ne mes tyre, ndikimi, etj. 

te pakten une e perfytyroj keshtu. personalisht do te kisha fituar kohe po ta dija ça thosh bibla, apo kurani ose budizmi qe kur isha ne shkolle, sesa ta bej sot spontanisht nga kurioziteti. 

te gjitha komunitetet fetare ne cdo vend te botes kane per detyre jetike te shtojne besimtaret e perkushtuar, dhe ti me thua qe ata i kane kerkuar qeverise qe t'u mesoje nepermjet kesaj lende histori, e cila i nxjerr si injorante? Sigurisht qe jo. Ata i kane kerkuar qeverise te shtojne ndikimin e tyre, pa historia eshte komplet e kunderta e asaj qe duan.

do Zoti... e theksoj, Zoti... qe ta bejne me zgjedhje e jo me detyrim kete lende.

sidoqofte kur institucionet fetare pergatisnin njezit me shkolle, keta dilnim me te mesuar e te kulturuar. kur kjo detyre j'u la shkolles publike, e mori lumi dijen pak e nga pak. sot kemi vetem analfabete me diploma.

Po flet ne pergjithsi apo per 20 vitet e fundit ne Shqiperi?

sigurisht ne pergjithesi dhe jo vetem per shqiperine por kedo vend tjeter. 

personalisht mendoj se arsimi I DETYRUAR nuk eshte i nevojshem, sasia eshte kurdore ne dem te cilesise. kjo ben dhe diferencen me dikur kur shkolla publike nuk ekzistonte dhe me pas, kur kjo mori stafeten.

atehere studionin vetem ata qe kishin deshire per studimin. ndersa sot detyrojme te gjithe. 

por mbetet gjithnje te diskutohet, a eshte prifti qe e shpjegon me mire letersine ose historine, apo eshte letrari ose historiani qe shpjegon me mire biblen.

Ah po. Kokat me te medha ne shkolla fetare (nuk) kane studiuar. P.sh. Einstein, Faraday (elektromagneti), Tesla, Edison, Steve Jobs, Bill Gates, Ray Tomlison (email), etj. etj. etj.

ata kokat qe permend ti nuk jane gje te medha per mu. 

Ketu une do mbaroja diskutimin. Por per kureshtje, cilat quan koka te medha ti?

duhet ta kuptoni kureshtarin. ai vjen drejt e nga mesjeta. eshte akoma ne oborrin e De Medici...ka lindur ne kohen e gabuar dhe prandaj deshiron qe koha te mos rrjedhe por perkundrazi, te kthehet mbrapa.smiley

o njeri, studimi rreth fese eshte pjese e lendeve historike e filozifike, por feja si lende mund t'u mesoje nxenesve vetem qe jezusi e bente ujin ver dhe muhamedi ishte 80 metra i gjate, dhe qe grate edhe mund te rrihen kur bejne faj. Kete duhet te mesojne femijet per t'u bere te zgjuar? 

Ka kapitull tek lenda e historise per fete. Nuk ka nevoje per lende ne vete. Aq mjafto dhe tepro.

hajde idiote, hajde. shpresoj te pakten ta bejne lende me zgjedhje e jo me detyrim

po cfare mosperputhjeje, tamam qe i bejne gjerat vetem per vota

ketej s'lejojne shamite neper shkolla, ketej lejojne lendet fetare

cili eshte qellimi i moslejimit te shamive ne shkolla? Mosdepertimi i prapambetjes fetare ne djepin e zhvillimit te njerezimit, ne shkolle.

Gjithe bota e zhvilluar e quan iluminizem periudhen kur qeverite e shkollat u shkeputen nga feja, e pikerisht ne ate kohe bota doli nga skamja dhe i thirri mendjes, dhe ata qe vazhduan ta mbajne, neper lindjen e mesme, jane ende ne skamje e injorance mesjetare. Keta e fusin si lende neper shkolla.

Absurde, pa piken e kuptimit logjik. Ka menyra te tjera per respektin e fetareve, dhe ato menyra tek ne ekzistojne, si lejmi i shkollave fetare. Po lende fetare ne shkolle publike? Cmenduri!

u hodh edhe nje tymues tjeter. dikur kishim historine e partise dhe m-l ne shkolla tani duan ta plotesojne kete (boshllek te madh) me fena(fjale dykuptimshme ne gjuhen shqipe).te shohim sa do vazhdoje ky lloj debati.pres reagime te njepasnjeshme ne shtyp.smiley 

Se tani e lexova lajmin, se na trembet. Titulli eshte shume keqinterpretues.

Nuk qenka vendosur asgje. Eshte thene qe do te shqyrtohet, dhe eshte thene vetem nga nje karagjoz i zakonshem i Sales qe do te ndryshoje mendim sapo t'i shkulin veshin. 

po pra ,eshte thjesht nje ide dhe shpresoj qe te mbetet thjesht nje  ide.smiley

E pra, me shkoi gjithe ai barot kot, lexova vetem titullin smiley

"Gjithe bota e zhvilluar e quan iluminizem periudhen kur qeverite e shkollat u shkeputen nga feja, e pikerisht ne ate kohe bota doli nga skamja dhe i thirri mendjes" 

nuk ma ha mendia se jetohet sot me mire nga ato kohe, por ama eshte e sigurte qe nuk behet po ashtu art me i madh se ne ato kohe. 

zhvillimi industrial, u rrit vetem qe te mbulonte kerkesat e nje popullsise gjithnje ne rritje. kjo rritje ne mase uli ndjeshem cilesine ne çdo sfere te jetes edhe ato kulturore. 

sot ndodhemi ne te njejtin stad, qe ndodhej roma, kur lindi krishterimi. pra qe do te kete se s'ben perseri ndryshim te strukturave. 

 

lesh, shoku, lesh...

ku eshte muhabeti e ku del ti

ku eshte pra ai dreq muhabeti ? dhe a ka mundesi te dikutohet ky muhabet me injorante ? 

Komunizmi na ka lene me cene ne mendje prandaj reagojme si te cmendur sa here degjojme gjera te tilla. Eshte shume e nevojshme qe ne shkolla te kete lende fetare. Eshte informacion i vlefshem per nxenesin dhe kulture qe do ti duhet per te qene nje qytetar qe nuk paragjykon dicka vetem se nuk e njeh. Edhe ne Perendim ne shkollat publike ke mesim mbi fete.

 Nga periudha e iluminizmit na ka mbrritur thënja më brilante rreth besimit fetar. "Hapi i parë drejt dijes është të mos besosh në zot"-Didero. Jo, jo, këta nuk janë të çmendur! Ky që drejton sot Ministrinë e Arsimit nuk është as shqiptar. Ky e të tjerë rreth tij, veprojnë e punojnë në një vend ku gëlojnë armiqtë e këtij vendi. Veprimet e tyre i fshehin prapa "tolerancës" e "mirëkuptimit të komuniteteve fetare". E njëjta situatë është edhe në Kosovë, ku presioni i muslimanve ndaj shtetit vjen në rritje. Shto dhe synimet neootomane dhe, O Perëndi, ç'do bëhet! Më dha shumë kënaqesi bërja publike e rregjistrimit, në të cilën popullata shqiptare në 70% të saj nuk i kish dhënë përgjegje pyetjes për përkatësinë e besimit fetar, por jam i bindur se përhapja e disa orientimeve ekstremiste, siç është vehabizmi, përbëjnë kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj nuk duhet nënvleftësuar. Edhe mësimet fetare në shkollë kishim mangut. Për ta rrënuar përfundimisht këtë vend, këto janë mangut, mësimet fetare, nëpërmjet të cilave të nxisin urrejtjen, mosbesimin. Kush është ai budalla në botë që nuk e di se fetë, tërë kohrat kanë nxitur urrejtje mes popujve dhe kanë zhvilluar luftra të tmerrshme.                                                                         

Për të qetësuar muslimanët e Peshkut, nisur nga nofka Petro, se mos po i sulmon një ortodoks, ndjej detyrimin të shpjegoj se mbaj emër musliman, petron ortodoks e kam pothuajse mbiemër dhe personalisht i përmbahem parimit se njeriu nuk është krijesë e zotit. Kam respektuar besimet fetare, uroj rregullisht miqtë e mi për festat e të tre feve, ruajë marrdhenje shumë të mira e për më tepër, për kulturë, si biblën ashtu dhe kuranin i kam lexuar.

Nuk jam dakord qe te kete nje lende te vecante qe studion fete pasi kjo me duket se mbart rrezikun e proselitizmit ne nje rruge ose ne nje tjeter.

Me e udhes do te ishte qe feja e historia e saj te inkuadrohej ne nje lende tjeter (filozofi..histori.?) ku nxenesit te njihen edhe me doktrinat fetare si jane krijuar e cfare deklarojne. Kaq. Interpretimet le ti nxjerri cdo nxenes ne menyre personale.

ku, ne cfare vendi se na bone kurioz, ngaqe kam 21 vjet kendej dhe nuk e paskam ditur kete gje,ku???

ja, tek ky vendi qe mbaj une flamurin aty perkarshi emrit:

Religious Education (RE) is a compulsory subject in the state education system in the England. Schools are required to teach a programme of religious studies according to local and national guidelines.

Eshte tjeter ajo qe thua ti. Eshte mbi historine e feve, e percaktuar nga shteti, jo drejtuesit fetare. Ajo qe thua ti s'eshte lende qe kerkon besimtare te rinj, por thjesht nje dije e pergjithshme mbi fene. Ajo qe kerkojne keta eshte Religious Instruction, jo religious education. Religious Education e kemi dhe ne qe tani, thjesht te nderthurur brenda lendeve si filozofia e historia.

ti me tregon perralla mua apo si? Une po te them qe ne shkollet qe financohen nga shteti ne Angli jepet mesim fetar, ku perfshihet historia e tyre, ajo qe besojne, librat e tyre te shenjte, njerezit e tyre te degjuar etj. ndersa ti pa qene kurre ne Angli e pa lexuar asnje rresht per kete pune del e me ben kompetentin.

Ne Shqiperi pikerisht kjo po kerkohet dhe jo dicka tjeter. Ajo qe jepet percaktohet nga shteti. Nuk do shkoje as hoxha e as prifti te jape mesime feje, por do jete lende e pergatitur qe jepet nga vete personeli arsimor aty ne shkolle. Na lodhet. Thua jane mbledhur gjithe komunistet e planetit ketu.

Ne angli jepet mesim fetar per te gjitha fete, per gjithe lideret, dhe lenda eshte me deshire e me c'kam lexuar vetem 25% e shkollave e zbatojne. Mos u kap me mua me argimentin prej emigrantit tipik injorant "pa qene ne angli" (sidomos kur me vjen me copy-paste nga wikipedia) se s'me njeh e s'e di ku kam qene e ku s'kam qene, e as se c'kam lexuar, sepse i bie te te pergjigjem pastaj "po dhe te jesh ne angli e te punosh gjithe diten llac me senegaleze e te flesh ne nje dhome me 10 shqiptare nuk eshte se meson gje", keshtu qe ta kursejme. 

Ne shqiperi nuk po kerkohet kjo, sepse po kerkohet nga fetaret. Fetaret nuk kerkojne hsitori, kerkojne te perhapet feja. Ate detyre kane, deri ne vetemohim. 

me e rendesishmja eshte qe vendet e tjera s'e kane kete qe ka anglia

mos po me ngaterron me veten ndoshta kur ke shkuar ne Greqi e ke punuar si rrites derrash se une ne UK jam per te perfituar nga dija e madhe e ketij vendi dhe s'me tregon Angline mua ti. S'ka nevoje te te njoh per ta marre vesh qe je injorant per cka flet ketu. Ti ke nje paragjykim qe perkthehet edhe urrejtje ndaj atyre qe besojne.

Edhe ne Shqiperi mesimi do jete per te gjitha fete, ose me sakte ato kryesoret, jo per nje a dy besime. Fetaret shume mire bejne qe kerkojne te perhapin fene e tyre. Nderkohe shteti percakton programin dhe jo fetaret.

Ne Shqiperi paguajne te gjithe taksa, fetaret dhe jo fetaret, pse ne shkolle te mos perfitojne te gjithe?

jam per te perfituar nga dija e madhe e ketij vendi 

LOL

sigurisht, sigurisht...

Me ca shkove? Brenda ndonje fucie?

P.s

Ne Shqiperi paguajne te gjithe taksa, fetaret dhe jo fetaret, pse ne shkolle te mos perfitojne te gjithe?

Dhe ato xhamite me taksat e mia behen.

 Schools are required to teach a programme of religious studies according to local and national guidelines

qe do te thote zoti te shpetoje mbretereshen dhe angline.ku kemi fe dhe kishe shteterore.ku ka lindur I.R.A dhe i ashtuquajturi terrorizem irlandez.protestanizmi anglikan,kan, can, kan............smiley

e njohim enrikun e peste,po nuk po vazhdoj me shume se kureshtari me idhnohet pastaj

 

 

8 përgjigje

GBedc_ - 28 Prill 2012 - 18:04

 

 

ja, tek ky vendi qe mbaj une flamurin aty perkarshi emrit:

Religious Education (RE) is a compulsory subject in the state education system in the England. Schools are required to teach a programme of religious studies according to local and national guidelines.

 

Tek ai vendi qe mban ti flamurin, ka dhe shume zona sharia..po ashtu dhe gjyqe sharia ku njerezit gjykohen si ne mesjete ....Mos duhet ti marrim per shembull dhe keto ne Shqiperi?

 

 Jamaal Uddin and, below, Abu Izzadeen

 

As nga titulli e as nga brendia nuk e kuptova, çfare duan keta te komuniteteve fetare.... duan lende per kultivimin e fese, apo per historiikun e fese????

A ka mundesi me ma shpjegu ndoonjeri ketu, qe e ka kuptu me mire se une?

se te mesosh historine e fese, nuk ka ndonje gje, po te mesosh ritualet e fese,kjo po qe me dhemb.....

Eshte e qarte cfare duan keta, indoktrinim te ngadalte nen petkun e respektimit te fese dhe demokracise se shtetit modern.

Shteti duhet ti lejoje vetem nje hyrje te pergjithshme ne fe, origjinen, historikun, llojet (bahai, kristian, mormon, metodist, hebre, mysliman, baptist, bektashi, hindu, theravada, budist, ateist, agnostik, satanist etj etj) perhapjen, doktrinen dhe kaq.

 

Ne mbahemi per nje popull shume patriot ,therremi me fjale neper forume ,stadiume ,emisione televizive,rruge ...etj ,ne emer te patriotizmit ,ama kur kendohet himni ,nxenesit kane turp ta kendojne,jo me ceshtjet fetare ,te cilat asnjehere si kemi marre seriozisht. 

 

patriote jane vetem shqiptaret emigrante (edhe kur jane fetare). shqiptaret e shqiperise nuk kane aresye te jene patriote. 

Nuk e di si jeni ju jashte,se une shoh vetem ata qe jane brenda.smiley Mgjthate ,une mendoj se nuk do ishim kaq patriote ,po mos te kishim fqinj si serbi e greku.

Si qenka me shume patriot dikush qe iken dhe e le vendin per nje vend tjeter me me pak probleme, se sa ai qe rri, punon dhe e nderton duke duruar problemet? Qe kur kshu t'ia fusesh vrapit e t'i lypesh pune tjetrit, qenka patriotizem, ndersa te rrish e ta krijosh vete ne vendin tend nuk qenka patriotizem? Duket qe ti ngaterron patriotizmin me karagjozlleqe komentesh youtubi e forumi. Ai s'eshte patriotizem.

ju shqiptaret e vendit, mund te jeni  vetem nacionalista, por jo patriote. 

shkolla duhet te jete laike dhe pike  .Eshte fat i madh qe shqiptaret kane harmoni fetare per shkak te indiferences se tyre ndaj fese.Duke futur fene ne shkolle do t'u jepet edhe nje arsye me shume per ti prere gurmazin njeri tjetrit qe edhe keshtu si eshte i kane boll.

"Welcome to Hell"

Jo,faleminderit,se jam per ne Paradisosmiley

Sa mire,se nuk shtyhej rruga vetem ,pa llogje peshkusmiley

Te drejte ke une po kqyrsha me marr noj liber deri sa me dolesmileyMe thuj cfare autobuzi do marresh ti?Une them qe pas nja 80 vjetesh ta kap linjen Toke-Parajsesmiley

Une do marr linjen Toke -Venus-Paradiso,se thashe te kthehesha dhe pak ne vendlindjesmiley

c'liber moj,se njesoj do te censuroninsmiley

me mire kishe marre nje pale krahesmiley

 

Aha s'qenke linje direkte tismiley. Thashe te merrja librin meqe krahet i kemi te perfshire ne paketesmiley

Jo,por mund te vish with me ,se ky do jete udhetimi yt i fundit dhe s'do ish keq ta zgjasje pak.smiley

parajsa ka rregulla,pavaresisht se u japin nga nje pale krahe,smiley nuk eshte si ferri ku pervelon anarkiasmiley

Tmerr!!! Turp!!! Tribalizim!!!

smiley Mire se na fute drithmat.S'eshte ndonje gje kaq e tmerrshme se ne shumicen e vendeve europiane ka lende fetare ne shkolla.Ceshtja qendron qe kjo eshte nje nder aspektet qe Shqiperia s'duhet ta importoj pasi perberja heterogjene fetare s'na i lejon.

andej nga qeke ti, s'ma merr menia te merdhish shume smiley

edhe nje here smiley - kjo eshte e tmerrrrrrrshme, turppppp, triiiiibalizim. 

jam shume e hapur te degjoj ndonje argument kunder. cheers Dora dhe ver ndonje pauze mes fjalive smiley

Eemmm.Koha kete vit ka bere shume mire.Faleminderit qe pyetesmileyEmmmm.S'po kuptoj cfare argumenti kunder kerkon?Ke ndonje ne koke?

Une them qe s'eshte ndonje skandal,por nuk eshte gje e vogel sigurisht.

Debate te tilla per futjen e lendeve fetare ne shkolla gelojne kudo neper vende te ndryshme.Sidoqofte mendoj se rasti i Shqiperise eshte rast unik ndaj s'duhet te perlyhet me praktika te tilla.

Por perseri kam besim se kjo eshte thjeshte shashke dhe do zhduket shpejtsmiley

p-s- Pauza mes fjalive eshte pikasmileyPo meqe po thua i bera hapesire nga njera tjetra.Ndersa nese kishe mendjne me thene mes fjaleve i vura presje.Shpresoj te kete kenaqur disismiley

normalisht pas presjes ose pikes ka nje hapesire, qe krijohet duke shtypur ate butonin stergjaç te tastjeres. francezet ndryshe nga anglezet kane hapesire dhe perpara/mbrapa shenjave () ? ! etj. dmth ben :

A kupton ?

nuk ben :

A kupton?

Ahaamm . Po ne ne Suedi jemi per optimizimin e hapesires . S'para hapemi shume smiley

Sidoqofte faleminderit do i marr parasysh vrejtjet. smiley

p.s. me bete te shoh anatomine e gjithe komenteve smiley

You are sweet smiley.

Ne shkollat publike nuk duhet te kete lende fetare. Absolutisht jo smiley Po te ish ne doren time, feja duhet te ishte pa administrate, pa klerike, pa me the te thashe... thjesht kush ka nevoje per nje besim, te bleje nje liber e ta lexoje ne shtepi pa i care derrasat miletit.  Po kjo eshte ceshtje tjeter.

Kjo eshte shume me keq se e tmerrshme, po njerezit atje jam e bindur qe nuk e ndiejne tani. Do e shohin pas disa vitesh, nese vihet ne zbatim.

ps: Per pauzen: Fjalia mbaron me pike dhe fill pas saj lihet nje hapesire smiley Po keshtu, pas presjes duhet lene nje hapesire qe te fjala qe vjen te marre pak fryme smiley

Faleminderit ,ju te treve ,qe na jepni leksione dhe neve .smiley

Venus, vrej kho smiley

duhet:

Faleminderit, ju te treve, qe na jepni leksione dhe neve.

problemi eshte se shume popuj fene e kane tashme ne kulture. i marton e i varros njerezit etj. 

feja po kthehet tabu, vetem sot qe popujt po perzihen duke u perzier dhe fete e ndryshme qe sjellin njerezit me vete. pra edhe bota po behet si shqiperia, ku ka kohe qe shume fe bashkejetojne me njerezit. 

e gjitha puna mendoj se varet nga TOLERANCA. qe fete te bashkejetojne duhet tolerance e madhe prej pushtetit qendror nga njera ane si dhe prej besimit dominues te vendit nga ana tjeter..  ose feja duhet hequr per fare me ligj, siç beri Enveri ne kohe te vet. rruge te mesme nuk ka.

 

Feja te kete vendin qe ka psh, folklori ne jeten e nje komuniteti, pra ne ritualet e lindjes e vdekjes etj. Te filloje e mbaroje brenda pragut te shtepise. Te fusesh ne mendjen e nje te vogli dogmen, do te thote ti kesh bere demin me te madh, te mos i lesh me mundesi zgjedhjeje. Imagjino tani Shqiperine, ku varferia eshte nje tjeter faktor qe i afron njerezit tek dyert e kishave e xhamive per nje cope buke.

sali berisha po godet themelet e shtetit shqiptar.mbas goditjes se  gjuhes kombetare ,ai po perpiqet te godase edhe bashkjetesen fetare.bosnjezimi dhe libanizimi nuk jane shume larg nese vazhdohet ne kete rruge.shqiperia ka nevoje urgjente per nacionalizem rilindas.formula serbo-greke per shkaterrimin e shtetit shqiptar eshte shume e thjeshte; forcim i krahinarizmit dhe fetarizmit dhe dobesim i patriotizmit.per 10 vjete tirana behet beirut

rilindasit ishin patriote jo nacionaliste. gjithashtu ne nuk jemi popull me identitet fetar, (sepse fete i nderrojme si kemishet) sado qe po perpiqen disa te na e veshin me zor se eshte moda sot.

S'eshte ndonje gje kaq e tmerrshme se ne shumicen e vendeve europiane ka lende fetare ne shkolla

edhe kendej ne Canada e njejta gje oshte;

Education About Religion in Ontario Public Elementary Schools

 

A discrete program has the following advantages:

It may be adapted, in both content and method of delivery, to different levels.

It allows attention to be focused expressly on religion.

It can more easily accommodate activities that focus expressly on developing students' knowledge and skills in the study of religions.

It permits study in greater depth.

It facilitates standardization of the program from school to school.

It may be more easily monitored.Since a specific time is allotted for it, students requesting exemption can be more easily withdrawn from it.

It provides a clearer focus for a specific teacher-education course and for in-service education programs.

 

 

Ne shkollat publike ne Toronto absolutisht nuk ka lende fetare. Nuk di ku ne Ontario aplikohet kjo. Vetem nese e ke fjalen per Bordin Katolik qe ka shkollat e veta. 

Djema mos u nxitoni. Nuk ka gje me te keqe kur paragjykon tjetrin, çeshtjen, fenomenin. Sa per dijeni, ajo ide nuk eshte as e qeverise e as e komuniteteve fetare. Ajo ide eshte e imja e para shum viteve (e keni tek VQ) , liber qe disa nuk e kane lexuar mire (siç me tha njoni; Oh Pjero, po une i di shumicen e aktiviteteve te tua me kohe, libri s'kish ndonje gje te re). Po si nuk kishte, i thashe, kishte per shkollat, ekonomine, sjelljet e nxenesve, politikanve, kishte per bujqesine, fermeret, çmimet, bursen, etj etj. Nuk dua te ma merrni per mburrje kur ju them se 50% e ideve qe jane hedhur ne tregun politik aty, jane idete e mia, ku nje pjese jane kthyer ne ligj. Prandaj mos u bini ne qafe komuniteteve fetare apo ministrit te Arsimit. 

Une duke pare se ne kohen e tranziscionit, kish nje boshllik ne edukimin e femijve, te rinise, duke pare se egoizmi, sjellja e keqe, arrogante, ofendimet etj, ishin rritur, i propozova presidentit Moisiu athere, kur morri postin, qe ky boshllik te mbushej te pakten me literature fetare, ku femijve tu "injektohej" frika ndaj gjerave te keqia, dhe tu "injektohej" respekti per me te rriturit, per prinderit, pra te edukoheshin. Bibla dhe Kurani, thone te duash tjetrin. 

Ideja qe une shtroja aty, ishte qe ashtu si ne perendim, ku nxenesit bejne 1-2 ore mesim feje ne jave, ku ndahen ne dy apo tre klasa, ata qe duan myslimanizmin shkojne tek ora e saj dhe ata qe duan krishterizmin te shkojne tek ora e saj. Kuptohet qe mesimi nuk do kish qellimin qe ti detyronte femijet te beheshin fetar te thekur, por tu fuste ndjenjen e respektit, frikes. Se femijet bejne 1-2 ore fiskulture, nuk do te thote se i ben te gjithe sportiste, veç mban trupin ne forme, e po keshtu se femijet bejne 1-2 ore mesimi feje ne jave, nuk ben gje tjeter veç mban mendjen ne rregull, jo si sot ku femijet jane plot urrejtje, pa dashuri, pa sjellje, pa kulture.

çeshtjet ne mesim qe do te diskutoheshin, mund te pregatiteshin se bashku me specialistet e ministrise se Arsimit, keshtu qe frika e shprehur ketu per ndarje te femijve eshte e kote. Femijet thjesht do te permisonin sjelljen. 

Domethene e paskemi peshqesh prej teje, Pjer.

Ndoshta duhet ta mendosh edhe njehere, me me shume kujdes kete teze.

Te kene blere komunitetet tona fetare, VQ-ne?smiley

dmth e paskem prej teje, po ti mer kungull kujton se keta ketu kane mendt e tua ? smiley... 

do mesojne bashke 1-2 ore ne dite ????  per fene ... qe kur te dalin te kene nje arsye per tu zene me shume????  keta zihen per milan-inter- barca tere diten....

sa per fiskulturen ajo te pakten ua con gjakun ne tru e ti me fe do tia heqesh trurin fare ??? po ku mban truri i ketyre kaq shume .

pa me thuaj kush do tia mbaj kapistrallin ketyre te mesuarve te fese ?  

ketu s'jane duke mesuar fare e ti i thua te ulen te mesojne ????

ku te con mushka or qyq!! 

2-3 ore si ne perendim hajde gallate  hajde, po  c'perendim o trupeshk_i_kuq smiley, ketu triumfon injoranca e dhuna cdo dite, e ti do ti japesh thiken ne dore qe te vriten me njeri tjetrin.  

 

Nuk ka asgje te keqe me  nje lend te tille. Nuk mendoj se bazat e fondementalizmit fillojne tek nje klas qe ne menyre siparfaqesore shpjegon pak gjera rreth c'do feje. Ajo eshte njesoj sikur te thuashe qe bazat e komunizmit, vine nga leximi i ndonji shkrimtari komunist ne gjimnaz. Gjithashtu Tafaj tha qe kjo eshte nje lend me zgjedhje.

tafa para se te pranonte kerkesen, bente mire ta diskutonte njehere publikisht se kjo prek gjithe shoqerine. Idiota me propozime te ndryshme ka plote, po jo cdo gje duhet te kaloje! 

o dreq o pune, o dreq o pune! uaaa! e sigurt qe ka thene ashtu ministri?.. pisllek!, nese po!

gje e keqe! gje e keqe!

 

 

Bo c'paska qene Peshku per tituj keqinformues dhe bombastik, semundje e vjeter nga e cila nuk heq dot dore, dehet nga dalldisja e peshqve qe sulen pas titujve si mizat pas mootit. smiley

Well ministri e "ka marr parasysh" kerkesen. Ndonese mund te jete ne proces, mire eshte ti dalim te keqes perparasmiley

Po ministri nuk mund te mos e marre parasysh kerkesen e gjithe grupeve fetare njezeri. Si duhet ti thoshte ai, do ta marr prapasysh, se po e morra parasysh do hape Peshku teme bombastike?

Cfare ka ndryshuar qe nga kohe qe s'e kishte marre parasysh kerkesen deri tani qe e morri parasysh kerkesen ministri?

Po te beheshin gjerat me 'marrje parasysh', sa here politikanet tane kane marre parasysh aq shume gjera, ne sot do ishim superfuqia ekonomike dhe demokratike e botes. smiley

Mire mire se ta paskan thith energjine per jetensmiley me duket. smiley Po s'folem per keshtu rastesh ,do katandisen rrobte te flasin me veten. S'ka asnje problem qe keto gjera te fliten, sikur edhe ne parim. Sepse sooner or later, keto marrjet parasysh do behen serioze, eshte thjeshte ceshtje kohe. 

Nese ka ndodh ne bote do ndodh dhe ne Shqiperi, mos u bej merak.

Ah dhe Yes ministri mund ti marr prapasysh kerkesen e gjithe grupeve fetare,se shkolla eshte nje institucion laik. Qe kur jane bere ministrat kaq te ndjeshem ndaj grupimeve fetaresmiley

Po ore...jemi edhe pro martesave gay...smiley!! do ja marrim shpirtin evropès,do vemi se s'bènsmiley Poshtè Komunizmi!!...si tha ai tek filmi L'America: po tè jesh katolik gjen punè nè Itali?..ALLAH-ALLAH..!!

establishmenti ka kohe qe e ka kuptuar se vetem nje indoktrinim me i madh fetar do te mund ti mbante ne zap shpirtrat e pakenaqur te shqiptareve, per ti percare ata edhe me shume. Me nje fjale kerkojne tu servirin ca me shume opium robve per ti vene ne gjume, ne menyre qe te ruhet status quo-ja.

Mund te perfshihej fare mire informacioni mbi fene ne lendet shoqerore qe jane pjese e kurrikulave aktuale, nuk eshte nevoja per te futur lende fetare. Perfundimisht, kemi nje qeveri idiote

nuk kuptohet se per cilin edukim fetar behet fjala. a behet fjala per histori religjoni/esh, ketu nuk shoh asgje te keqe. bile eshte shume e mire. njefarsoj filozofie popullorce. dmth, ai qe do te dije nga feja, nuk ka pse shkon ne kisha a xhami edhe e meson ate qe do te dije ne shkolle si historine e anglise ta zeme (zoto smiley ) pa pjesen (shpresojme) emotive dhe militance fetare. ne fund te fundit gjithe filozofia bazen e ka pro e kunder Zotit. kur mesojne frojdin, frojdizmin, komunizmin e fashizmin pse mos te mesojne dhe per profetet, kulturen e religjioneve, traditat boterore ne kete leme, ndoshta ndoshta kjo eshte edhe me njerezore meqe ka me fort shekujt ne mendimin njerezor (human/izemi).

po pra petlla,dhe ketu ne Hollande keshtu mesohet ne shkollat publike, ne formen e historise apo kultures se pergjithshme per fete/religjonet.  dmth  mesojne  dicka rreth permbajtjes se se seiciles fe, historine e tyre, zakonet, festat etj..

nderkaq, ketu ka edhe shkolla te vecanta fetare, katolike apo islamite  pershembull...   ne keto shkolla  pervecse mesohet programi normal  shkollor, dmth matematike, fizike, biologji etj etj.. mesohet material me specifik dhe me i detajuar per fene te ciles ata i perkasin.

belul, i kemi dhe ne ato shkollat si per prift ashtu per hoxhe etc, se e ke pa ti qe paskena 5 religjione fe me i llaf. ene kom qy ne mjes tu i numru e nuk me dalin smiley

ta kam i kemi ne disa shkolla, edhe ne nivel kolegji tip usa me edukim fetar qe nuk dalin kamikaz smiley me i llaf por mesojne shkence. ene nuk ka nevoje me shku ne hone ne hollande. nese behet fjala per histori religjioni, fesh, besimesh dhe zhvillimi kulturor qofte ne forme fetare, por jo si praktike fetare ama, nuk ka vec te mire. une e kuptoj keshtu. ne shkollen e mesme te bathores femijet e atyne qe vodhen toke e jetojne aty vetem se jane skalion votuesisht te militancen Pd sot, Ps neser nuk ka ndonje te keqe te mesojne per humanizmin fetar e religjioz, psh per non Terezen brenda ujesise e yllesise se vet. ktu ta kisha komentin. smiley

Kujt ja vodhen ate toke ata qe jetojne ne Bathore more pleh? Jo po do rrinim ne feudalizem.

te lutem grava, e shikon se si denigron nje grup te tere njerezish si hajdute? Shumica e atyre e kane blere ate cope toke dhe e kane blere shtrenjte, qimet e kokes, pavaresisht se jo nga pronari legjitim. C'faj kane keta njerez tek e fundit qe kerkonin te jetonin dhe shteti duke marre ne kosiderate ndryshimet e sistemit nuk ishte aq i forte sa te kontrollonte territorin?

Po keta pronaret e medhenje ku i moren keto toka, me tapite e baba dovletit?

Reforme agrare ka bere Zogu, reforme agrare ka bere edhe komunizmi, njefare reforme duhej edhe ne demokraci.

nigjo mer lojtari. po kujtove ti se po bleve nai gjo te vjedhme ne rruge nuk je hajdut ti qofsh me ndergjegjen tate. edhe mos na del me tabele ne forum e na thu: forumi asht i xanun.

ik tashti ene mo na hy ne histori se reformat po ne i kemi bo e nuk ka ngel shqipnia me i bo te kuqt reformat.

petllaneuje, nje popull i vuajtur dhe i  prire nga nje politike pa bosht, dua te thom qe te mund te bente gjera me programim, kurrsesi  nuk mund te  fajsohet, natyrisht edhe te etiketohet.Pse, atyre qe ju  permbyten tokat, per qellime te  medha, me interes kombetar,mos do te duhet tu themi "te vjedhur"?

Ne te  gjitha rastet duhet  te jete pergjegjes jo individet, as   mizeria e tyre por shteti si  organizator, refornmator, qeverrises.Pse kjo neve na ka munguar  e na mungon dhe i le zhvillimet  te kthehen ne dramatike, na detyron ti  kerkojme fajtoret.....  mes te vuajturve.

   Ne keto kushte kam qene dhe jam qe  shteti te marri  persiper barren e shperblimit te pronareve.....

o lojtaro me i fjale as keta pronaret legjitime me tapi tokash ne bathjore nuk i kane ato tapi legjitime pasi i kane marre nga zogu apo turku? a e kupton cfare traplliqesh po flet?

mer llum ia vodhen ca shqiptarve qe e kishin mbrojt me gjak qe me turkun e ua vodhi enver hoxha edhe ca si puna jote.

mer llum ia vodhen ca shqiptarve qe e kishin mbrojt me gjak qe me turkun...

Mos ja fut petllave  kot kur nxehesh .Turku ua dha tapite ,nuk i mbrojten nga Turku . Pastaj erdhi Zogu , ca i mori per vete ca i dha . Pastaj erdhi Enveri mori shume pak dhe me shume dha . Pastaj erdhi kush erdhi  smiley Tosi Nones me Sal babasqapin qe gjeten arat e tokat e asnjonit dhe i Rrujten shumicen per vete dhe ca ua dhane bathorsv me te rrejtme per vota .dhe......pastaj erdhi Ai i tmerrshmi me PDH , Prof , Master digri Shaboni i Memijave ! Keshtu nuk ka pse nxehesh smiley

ore se me keto fjalite e fundit, me dhe nje ide..  mire pra , shkollat fetare (katolike/islamike)  jane.   po sikur te hapeshin edhe shkollat partiako-politike?smiley    dmth,  shkolla fillore e te mesme te PD  dhe te PS.smiley     per partite  me duket ideale..  tamam fidanishte ku kultivohen militantet e ardhshem..smiley

qy me revolicionin kinez te mao ce dun enver ramiz jane turp shkollat. kllasa punetore dhe fshataresia punojse. pse si kujto ti se nuk jon hap anej ka Psja? te lutmi. po gjithe uiverotetet private car jon?

shkolla partis gjem? apo fondacioni gramshi, apo stafa, apo tre ppsh? se mos harroj akademine politike.

Nuk besoj se do te mund te behet fjale per nje indoktrinim te mirefillte  fetar.Por se do tee marrin njohuri, per gjera te pergjitheshme, dua te them si i thote mjfat mire petlla, jo vetem nuk do te kete te keqia, por  te mira.

   Historia e feve eshte vete historia e kultures se pergjitheshme te njerezimit...ku te rinjte, duke e njohur , do te mesojne te marrin dhe te  ruajne ato qe do tu duhen, per formimin e tyre.Nuk ka arresye, them,  pse laicizmi te khtheje  ne gogol kulturen e feve...

Grave eshte pjese e lendes se historise ajo qe thua ti. Me sa mbaj mend, ka qen nje kapitull me vete per fete. Nuk ka nevoje per me shume.

ja si shkruan A.R. Ammons per nje gjendje si e jona sot ne forme fizike-filozofikeNjë improvizim për angular momentum

 

 

Ecja është si

përfytyrimi, një

hap i vetëm

kthen rrethin

në lëvizje; syri këtu

e atje pushon

mbi një gjethe,

gropë, apo parvaz,

gjithçka pezullon

përveç ku

vështrimi prek pamjen:

ndaj, megjithatë, dhe

realiteti kërcet sërish

në brendi këndore,

trajtë e mprehtë

vetvetja, shkurrnaja

shkalaferrse, linja e telefonit,

përfundimtare, ngulur,

vetja, gjithashtu, atëherë

kapi vërtet re

dhe erë që tretet

brenda drejtimeve të tyre,

thyen rrotull e rrotull dhe

përmbi, poshtë edhe përjashta,

lëvizje të kthjellëta,

të gjalla, muzikore!

 

Ndoshta nëna e vdekjes si nëna e lindjes

nuk na shkreton veç vjen të na ruajë

dhe të na prodhojë, sa t’i bëjmë vend vetes

edhe ta durojmë veten me butësi, me vëmendje,

përmes kangjellave, për të na parë mirë e mbarë,

për të na lehtësuar dhimbjet, të na shtypë vajtimet
të na mbrojë nga lart e të na mëkojë, të na çojë

drejt më madhështores, më të qëndrueshmes

paqe, deri në fund fare përtej kokëçarjes

së kujtesës,

përtej rifiniturës së brishtësisë,

shtëpisë së mishmashit të hyrje – daljeve,

krijimi është dytësor,

lajle lule.

 

ne fakt e kam menduar gjithe diten kjo i shkon dhe vdekjes se Adrian Klosit.

Ne se mendon shtruar kushdo mund te thote se mesimi MBI Fene nuk ka asgje te papranueshme ne cdo sistem arsimor te cdo vendi te Botes. Edhe ne kohen tone mesonim ne Histori si psh mbi Kryqezatat e veprimtari te tjera Fetare . Ne nje kuptim me te thelle se " indinjatat " per Mesimet mbi fene ne shkolla , duhet vleresuar Historia 1800 vjecare e Njerzimit prej 0 PC deri me ndarjen e Fese nga Shteti , dmth pas 1860 e kacafiu .

Por ka nje Dallim te Madh ndarja e Qarte e programimit MBI FENE dhe MESIMIT Fetar .

I dyti Mesimi Fetar eshte obskurantist , eshte regres nga cdo religjion qe kerkon ta dominoje ne kete Kohe qe jetojme . Psh sipas te dhenave vetem ne USA ka nje renie prej 28% te besimtareve qe nuk shkojne per rite fetare . Dhe Te gjithe jemi deshmitare te pakten me angazhimin e Hollivudit , me  Hupi Goldbergu se si u transformuan ne ROK kenget Liturgjike smiley vetem e vetem te rritej numri besimtareve !!!!!

 Edhe vete shkollat qe mbulohen nga Religjione si Katoliket ,Mazllemet etj perparesi kane Ceshtjet laike si shkencat etj , perjashtuar rasteve te specializuara per jerarket e tyre . Po ne Memedhembje nga doli ky Problem per Mesimin Fetar ne shkolla ?? Jam i bindur 100% qe ne ate vend perfshi Jo vetem Min . Halimin e Arsimit dhe ate tjetrin  me Bamsi Bumsi , por te gjithe Strukturen Shteterore , perfshi dhe lapanjozet e PD ne Kuvend qe mendojne vetem per VOTA . Dhe nuk ka asnje medyshje qe fjala e fundit e babasqapit do jete .. "se Feja zotrie " ...dhe kartonet jeshil i ke DAKORT te paraprire edhe nga nje sere Artikujsh inteliDjence te Balli farijve e Fevzi Uturakeve me emeisione "kujt do me i tregu per fene tie "

Femijet sot s'kane libra objektiv as per historine, kush do i shkruaje keto te fese?

historia nuk ka qene asnjehere objektive. thone se e bejne gjithnje fituesit ne favor te tyre. kush eshte i mençur pastaj di ta lexoj si duhet dhe jo nga librat e shkolles.

pastaj çfaredo shkolle te mbarosh nuk eshte se kulturohesh gje. kjo behet kurdohere ne menyre vetjake. roli i shkolles eshte te evidentoje me te miret, e keta pastaj, po te jete shteti me mend ne koke, duhet ti financoje qe te specializohen ne fushat e ndryshme te jetes ku dhe prirjet e tyre jane me te medha.

Jam plotesisht dakort! Nga nje lende per cdo fe duhet te kemi. Ne fakt duhet te futet dhe mitologjia e Mujit dhe Halilit si lende me vete.

sic thashe me siper,paskemi arritur mbi 100 komentesmileyduket qe njerezve u mungon ushqimi shpirteror.kafshe e cuditshme njeriu.nga nje ideologji ne tjetren. ju mungon historia e partise dhe m-l.shume boshllek i madh. dhe e mbushim kete boshllek me cfare? historine e fenave dhe ideologjine e tyresmileyjumungon shalli i kuq por s'mund ti leme vogelushet pa gje.prandaj rendim tu veme shenjat dalluese;kryqin apo shamine apo te tjera shenja qe te dallohet mire qe jane pjelle e idiotesive tona.mereni me long cuna dhe goca o goca dhe cuna se mishi u maru.smileyduhet,duhet se sben ti lobotomizojme qe te vegjel,se kur te rriten dhe kuptojne me mendjen e tyre ka shume mundesi qe te mos e pranojne kete nevoje tonen.

rrofshi se me kenaqetsmiley

Propozimi i bërë njëzëri nga pesë komunitetet fetare

Mysliman, katolik, ortodoks, bektashi. Kush eshte komuniteti i peste?

Per temen, hm ok nje lende mbi historine e feve, por perpara se shteti te shpenzoje para per te paguar mesues mbi kete lende, ti shpenzoje per ndonje lende tjeter me te dobishme.

Komuniteti Pink. 

"In Pink Panther we trust"

Besoj se janë të krishterët Protestantë. Komuniteti i tyre ka rritje. Kanë disa kisha në Tiranë. Po nga këta, s'besoj se vjen ndonjë e keqe. Predikimet e tyre i kanë shumë liberale.

Jane gjashte komunitete fetare te njohura zyrtarisht ne Shqiperi:

Mysliman, ortodoks, katolik, bektashi, ungjillor dhe hebre. 

Per temen, mendoj se historia dhe filozofia e besimit fetar duhet te jene pjese e lendeve perkatese ose pjese e lendes se marredhenieve sociale (nese ka te tille ne programet e shkollave te mesme ne Shqiperi). Nje arsye per ta futur si lende me vete do te ishte njohja e nxenesve me alternativat e ndryshme te besimit ne bote me idene per te nxitur tolerancen fetare, pranimin e diversitetit etj. Por ne nje vend si Shqiperia ku toleranca fetare nuk perben problem dhe ku mungon per mendimin tim pergatitja/njohuria e mirefillte profesionale e mesuesve per mesimdhenien e saj si lende e vecante, futja ne programin shkollor nuk do t'i sherbente asnje qellimi dhe mund te behej baze keqinterpretimesh dhe ndarjesh.

p.s. Titulli me artikullin, ku e ku. 

Hebre ,e njohur zyrtarisht?

Une vetem 5 di ,te jene te tilla .

Ua! s'ma kish kap as veshi,as syri.smiley

Eh, sikur te behej edhe Shqiperia si Libani, sa mire do te ishte. S'ka gje me te bukur se sa lufta vellavrasese. Hera e fundit ishte ne 1997. Kane kaluar 15 vjet te gjate pa e shkrepur sic duhet.

Personalisht me duket me vend te kete nje lende fetare ne shkolla. Natyra laike e shtetit nuk cenohet aspak nga njohurite e pergjithshme qe nxenesit duhet te marrin ne programin arsimor. I vetmi "shqetesim" eshte qe duhet patur kujdes me tekstin, te jete sa me i balancuar, dhe mundesisht te perpunohet nga institucionet shteterore, te jete tekst unik, i pergjithshem per gjithe sistemin parauniversitar.

Patjeter.... Shqiperia e ka te lehte sepse  i ka tekstet gati nga BE per kete lende shkollore si pjese formit te pergjithshem ...

traplliqe flisni gjithe kohen... behet fjale per mesimin mbi fene... dhe historine e fese apo te besimit...  por edhe sikur te behej mesimi i besimit fetar-doktrinar... ka disa dobi per komunitetet fetare, publikun e gjere dhe per shtetin ne vecanti.

1. Komunitetet fetare ne kete menyre imponojne nje doktrine zyrtare dhe unike fetare. Prandaj edhe jane te interesuara, per monopolizimin e doktrines. 

2. Shteti eshte i interesuar qe komunitetet fetare te flasin me nje ze, mundesisht ky ze te jete i moderuar dhe tolerant. Kete gje e sigurojne ne marredhenie me shtetin vete komunitetet fetare, duke futur doktrine totalitare (ne kuptimin e nje rruge interpretimi) dhe duke iu perkushtuar tolerances se besimeve te tjera. Pra brenda totalitarizuese e gjithperfshirese, dhe jashte tolerante dhe liberale. 

3. Punesimi dhe kualifikimi i kuadrove fetare, te cilet qe tani eshte e veshtire te gjenden te kualifikuar e te punesohen. 

4. Cilesia e kurrikules rritet, pasi per ceshtjet fetare nxenesit perballen edhe me perspektiva te tjera, te cilat nje historian injorant i edukuar ne periudhen socialiste, vazhdon t'i shohe nga prizmi i materializmit-historik apo materializmi-dialektik. 

5. Keto ore mesimi ne fillim mund te ofrohen falas, pa shpenzime (pagash) nga shteti, dhe shteti kesisoj rrit cilesine e kurrikules pa kurrfare kostoje. 

6. Publiku i gjere perfiton, pasi besimi fetar, nuk mesohet neper qoshe te pakontrolluara nga syri vigjilent i shtetit dhe shoqerise civile, porse neper shkolla dhe i nenshtrohet kesisoj debatit dhe diskutimit te gjere publik (me sakte deliberacionit). 

.... per te tjere... qe nuk i kuptojne keto rreshta... porse jane te mykur ne kokat e tyre... le te grine sallat.. 

Jo fese ne shkolla!.

kush do fe , te shkoje tek medresete apo kolegjet franceskane, jezuite, ortodokse etj,  

ska nevoje shkolla shteterore te hape diskutime te kota  mbi fene . t'fillojne nxenesit te diskutojne se koti mbe abrahamin, jezuin, muhamedin etj kur nuk dine akoma te shkruajne e te mbledhin

rruga e perparimit nuk ka kaluar nga feja por vetem nga shkenca, ne et kundert feja gjithmone e ka penguar shkencen

po kjo eshte tamam ajo qe i duhet politikaneve te mbrapshte si sali efendiu turkoshaku, sa me injorant njerezit aq me kollaj i manipulon, e kush me shume se feja do i manipuloje injorancen ne rritje te shqiptareve??? 

po ecim mbrapsht,  na ka mbet vetem feja qe te quhemi njerez se pa te nuk jemi. 

Ka mer nevoje se shtohen vendet e Punes per mejtimtare prane Ministrive te Halimerve. Ngrihen Derstila te reja dhe vu shtimi i Leshit ...me pika ...

1.

2.

3.

 e me rradhe deri tek s'ka me per kete rast , por ka te tjera me vone qe te mesojne se po grin sallate dhe nuk merr vesh !!!!!! . O do ta cojne Shqiperine ne nivelin MINUS o nuk u rrihet smiley . me nivel 0 nuk doli gje ... duhet shperbere deri ne Rrenje dhe te mbulohet jo si qemoti qe hidhnin KRYPE mbi kultura te Pushtuara nga Barbaria , por do e MBULOJNE per jete te Jeteve me INORANCE dhe INJORANTE qe tjerrin perparesi nga mendje te percudnuara . Shekuj Prapa !!

Turpi tani hahet me buke , po kur do vije ajo dite tu mbyllet vrima e ...se qelben dynjane me mencuri te staneve te dhive e sqeperve te Babasqapit ! Ti mbledhin andej nga Ballenja tu bejne nje Minare dhe ti lene tere diten te psallin njeri tjetrin sa te ditur jane . Tere jeten CIMKA ne kurriz te shoqerise mbeten dhe te tilla do jene deri sa te shuhet edhe besimi i Fundit ndaj VERBERISE !

Po ky c'ka ...apo ka degjuar qe Nanua do behet president dhe do keshilltare smiley.......Pra brenda totalitarizuese e gjithperfshirese, dhe jashte tolerante dhe liberale.....eshte mire ky mo ????

e mbajti ai mire... te ngjeshur... me dhune.. te burgosur... te vrare...te mos dale njeri nga rrjeshti... nje trup rreth partise...rreth familjes...katundareve... bajraktareve... kusure qe i heq ende Shqiperia... indoktrinim do s'do... sipas rendit politik... por nuk te intereson fragmentizimi... ti e soji yt kane frike se po u humbasin ndjekesit... zhvendosen loyalitetet... e te tjera ilace pagjumesie... 

"... per te tjere... qe nuk i kuptojne keto rreshta..."

Kë quan rreshta ky bulkthi? Këto stërkalat e fekaleve fetare, me të cilat më lart, ndot forumin! Po pse, mor tru mykur, te goja jote kanë ngelur të ndoten Hegeli e filozofët e tjerë të materializmit?

tregojne per disa fshatare... qe u ngriten nje dite te bukur e thane... do te bejme qoften me te madhe ... ta vejme ne Guiness... dhe u lodhen nje muaj e bene qoften ... me te madhe ne bote... me te gjate e te gjere... erdhi aty pari nje turist... e beri nje pyetje idiote: por per ta pjekur si do ta beni?...

Petro...ish nje prej tyre...kalamani i fshatit... kish lexuar Hegel e Marx... vetem titujt e librave (ankuar Petro se nuk kishte ilustrime) ... nen hyqmin e perkujdesjen e oIdrisit...  pa diku nje parrulle... e thirri xhaxhi oIdrisin..."Nuk i kuptoj cfare ka shkruar? cfare mendon se po thote? cfare duhet te kuptoje une nga keto rreshta? cfare nuk ka dashur te thote? si ta perfytyroj" ... oIdrisi mendon ta ilustroj...shiko "eshte si lakrat e skuqura me veze... ose me mire si trahanaja...disa cope buke nuk bejne nje trahana...por disa cope buke te ngjyer ne lengun e trahanas me vaj ulliri dhe djath... bejne nje trahana... brenda cope buke me trahana... jashte trahana... kjo eshte dialektika e shkrimit..." ... e Petro i futi nje trahana... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).