Pas frikës së humbjes së dy aleatëve më të ngushtë në Evrope, Merkel po përballet me pasigurinë e traktatit fiskal evropian

Merllande tingellon keq

Der Spiegel u shpreh javen e kaluar qe zgjedhjet Franceze per Merkel jane teper te rendesishme, jane me te rendesishme se shume zgjedhje te vete Gjermanise."

Kanditati presidencial favorit, Francois Hollande u shfaq perpara mediave teper i vendosur "Traktati fiskal duhet te rinegociohet ose te ndryshoje". Ai premton se Franca nuk do ta ratifikoje traktatin te iniciuar nga Gjermania; nje traktat i cili u imponon masa  shtrenguese buxhetore cdo vendi te BE-se. Une do te ratifikoj nje Pakt i cili do te mund te krijoje rritje ekonomike." Po ashtu Hollande u shpreh qarte se do te insistoje qe Mekanizmi i Stabilitetit Evropjan duhet te mbeshtetet financiarisht nga BQE (Merkel eshte kategorikisht kunder kesaj ideje e cila prek drejtperdrejte bankat gjermane)

Holland theksoi se Evropa nuk ka nevoje vetem per masa shternguese por stimulim Ekonomik per bizneset ne menyre qe te kete rritje ekonomike. Masat shtrenguese vecse po e thellojne krizen. Ai sulmoi ashper politikat e dyshes se famshme Merkozi duke e quajtur te deshtuar planin e tyre ekonmomik per Evropen.

Nese fitoj, u shpreh ai, takimin e pare do ta kem me Merkel, te ciles do t'i konfirmoj vizionin e popullit Francez "per nje Evrope te ndryshme nga kjo e sotmja."

Eshte nje nga rastet e ralla qe nje president francez nuk mundet te fitoje mandatin e dyte (mund te quhet deshtim historik). Nese Sarkozi humbet ai do te jete nje prej 11 liderve te Eurozones te rrezuar nga karrigia qe prej krizes financiare te 2009. 

Me teper dhimbje koke per Merkel

Aleati tjeter i Merkel, kryeministri Hollandez Mark Rutte ndodhet ne telashe te medha. Qeveria e koalicionit te qendres se djathte dha doreheqjen pasi nuk mori votat e mundeshme te ratifikonte nje pakete masash shtrenguese ne baze te traktatin fiskal evropian. Nga keto masa do te mund te perfitoheshin rreth 14 miliarde euro per te arritur limitin e deficitit te diktuar ne traktat. Mark Rutte paraqiti letren e doreheqjes tek Mbreteresha Beatrice te henen. Nje prej kundershtareve kryesore te traktatit ishte Partia ekstremiste e Lirise, lideri i saj Geert Wilders u largua nga negociatat duke e vene ne veshtiresi koalicionin qeveritar.

Nuk ju gjunjezohemi diktateve te askujt, nuk do te pranojme qe burokratet e Brukselit t'u pijne gjakun pensionisteve tane, deklaroi Wilders.

Mediat i shikojne keto zhvillime te fundit si nje rebelim te elektoratit evropian kundrejt masave shtrenguese dhe gjendjes aktuale ekonomike. Rezistenca ka filluar.

71 Komente

patetike kjo ideja e nje "rezistence" te popujve ndaj qeverive rrip-shtrenguara! nese pretendojne se kalohet kriza duke vene ne pune lavatriçen monetare gabojne rende sepse e vetmja menyre per te filluar rritjen ekonomike eshte duke pasur ekuiliber buxhetor.

si mund te arrihet ekuilibri duke premtuar me shume derdhje fondesh pa "contrepartie"?

kte premton kandidati Hollande qe mesa duket qenka bere "chouchou-ja" e socialisteve shqipfoles.

por ekuilibri nuk mund te arrihet veçse nese behen sakrifica, sakrifica te cilat gjermania i ka bere 10 vjet me perpara ne kohen e Shrederit (socialist) dhe qe i mundesojne sot te jete i vetmi shtet qe mbahet ne kembe.  

ehe...,qajini hallin Merkelit ju.smiley

e po pastaj?? keshtu e ka demokracia...ca eshte e jashtzakonshme ketu?

E jashtezakonshma vjen me pas....

Traktati fiskal per te cilen ajo loboi fuqishemderi deri tani rrezoi dy qeverite kryesore te eurozones, dy aleatet e saj me te ngushte .Ato fjalet e Holland sikur ishin ca me spec :"Francezet kerkojne nje Evrope tjeter nga kjo aktualja".  smiley

Art ti mendon se nje Europe tjeter eshte ...?

"Francezet kerkojne nje Evrope tjeter nga kjo aktualja".

Sarkozya eshte tradhtar i Frances, ka mbi vete "toute la merde" per te cilen e kane paguar qe te beje. Eshte me mire qe ai te zhduket ne menyre qe te kete nje "etat de grace".

Idjotat franceze thone "u lodhem me Sarkozyne, do votojme Hollande" sikur Hollande te ishte nje alternative e re, nje shpetimtar, nderkohe qe ai ka ratifikuar gjithe "merden" qe ka ratifikuar dhe sarkozy dhe UMP...EU, sionistet etj.

Per mua ka nje simbolike te fizikut. Hollande ka paraqitje inekzistente... dhe ky te jete presidenti i republikes se frances, i kombit prej me te vjeterve te europes ?! S ka me Clemenceau, De Gaulle apo dhe nje Miterrand qe kane pasur rezistence dhe kulture.  Keta te sotmit jane m*tra te vegjel te nenshtruar, qe kane dale nga shkencat politike apo nga ENA.

po e beri e ben qe te qeverisi bashke me SPD-ne.

Do te kisha deshire te dija se cfar mendon Pjeri per kete "Europen tjeter"!!!

A eshte e mundur nje Europe tjeter? Dhe nese po, a do te jete me emire apo me keqe nga kjo qe kemi sot? Keto jan pyetjet kardinale qe kerkojne pergjigje imediate!

Ne fakt edhe mendimi i teknokrateve te EU keshtu eshte ndare ne dysh, nje pjese jane per masa shternguese, per shpenzime jo te teperta por me karar,  ndersa grupi tjeter mendojne jo per masa shternguese, por per stimulim te biznesit per te patur rritje. Dhe mendimi i politikanve, nuk eshte gje tjeter veç shprehje e ketyre grupeve te punes se EU, teknokrateve te ndryshem  dhe analisteve qe mirren me krizen ekonomike. Une mendoj se duhet gjetur nje emerues i perbashket. E siç shihet gjer me tani, vete bankat qendrore i kane marre deri diku masat se bashku me qeverite perkatese, si psh ulja e normes baze te interesit, mbulimi i kredive te keqia, etj. Kete muaj psh, edhe bankat e nivelit te dyte ne shum vende te Europes, e ulen interesin vjetor te depozitave per njerzit dhe perqindjen e kredive, e kjo gje per te krijuar me shume besueshmeri tek depozituesi dhe kreditori. Biles kreditori, tani ndihet me i çliruar, pas uljes se % se interesit qe do ktheje. Megjithse s'duhet harruar se bankat tashme (ka qysh me 2009-2010) qe e kane shternguar pakez dhenien e kredise. Nuk japin me kredi siç kan pas dhone para krizes. 

Per zgjedhjet e Frances, do te thosha se nese Hollande fiton, siç dhe duken bathet, do kemi ndryshime edhe ne Gjermani e Hollande, e ne shum vende. E majta mund ta marri ne dore çeshtjen e krizes, diç me ndryshe nga dyshja Merkozi. 

"mendimi i teknokrateve te EU keshtu eshte ndare ne dysh, nje pjese jane per masa shternguese, per shpenzime jo te teperta por me karar,  ndersa grupi tjeter mendojne jo per masa shternguese, por per stimulim te biznesit per te patur rritje."

Pjer ne kete qe ke then me siper une kam pak paqartesi. Ne cilen pjese mendon se bejn pjese te majtet? Ne grupin e atyre qe jane per masa shtrenguese apo ne grupin e atyre qe jan per stimulimin e biznesit?

Deri tashti te djathtet qe kan qene ne pushtet kan qene me teper per masa shtrenguese se sa per stimulimin e biznesit. Gje kjo aspak e "djathte", kur dihet qe e djathta klasike ne qender te ideologjise se vet ka lehtesimin e biznesit. 

Pjer a do te ishe dakort nese themi se sot ka nje lloj "rremuje" si ne ideologji si ne praktike ne Europe?

Apo mos valle ne Europe e Djathta eshte thjesht nje iluzuion qe ne te vertete nuk egziston fare????

Duket sikur jane vertet te majtet per masa jo shternguese, per stimulim te biznesit, por kjo nuk eshte e prere me thike, se ne kete kohe krize, nuk ka ngel politikan ne perendim e bote pa folur per krizen,  biles edhe brenda nje partie vihen re mendime te ndryshme per krizen. 

E djathta ne Europe, ekziston, nuk eshte iluzion siç aludon, biles jane grupuar mire, veç mua me duken si rryme mode, o burra ne jemi, ne i japim tonin,  pa ne, shoqeria, vendi merr fund, dhe nga ana tjeter drejtojne duke vjedhur ide nga te majtet.  

E majta historikisht kete pune ka bere, eshte ushqyer mbi te djathten..

dhe nga ana tjeter drejtojne duke vjedhur ide nga te majtet. 

Pikerisht kete doja te thoja qe te djathtet, te djathte kan emrin, sepse politikat qe po ndjekin jan te majta.

Kjo pune u be si leshh arapi o Pjer!!!!

Po s'foli Erjon Brace per kete ceshtje une nuk prononcohem.

ca t'ka gjet ty arto me ket be-ne! larg qofte po zgjati dhe nja 60 vjet, do vdesesh me merak smiley

Kompleksi i strucit me koke ne rere...

Swedo, keto jane ngjarje qe mund te ndryshojne rrjedhen e vete BEse(ne te cilen pretendojme te behemi pjese smiley ).Evropa u themelua si nje union ekonomik dhe me pas u shendrua ne ate politik...Tashme ekonomia eshte pertoke dhe mosmarveshjet po thellohen. Ne cdo vend te Europes eshte shtuar tej mase populizmi dhe radikalet,ekstremistet po fitojne popullaritet.Endrres se Federalizmit Panevropjan me duket se po i vjen fundi

as ka per ti ardh fundi ndonjehere endrres per federalizem paneuropian, ketu do jemi dhe do e shofim. nuk kthehet dot bota mbrapa, ne nje krah rrotullohet na pelqen apo jo.

(Nga India ne SHBA brenda pak oreve smiley...Ketij i them globalizem une)

Une nuk besoj se do te kete shperberje te BE-se, se lidhja ekonomike e kontinentit eshte jetike por besoj do te kete defragmentim. Kriza po shton nacjonalizmin dhe une shoh nje fuqizim te politikave dhe strategjive kombetare ndersa ato te BEse do te lihen si dore e dyte. Psh. Ne politikat ekonomike,drejtesise dhe ato te imigrimit do te zbehet influenca e Brukselit(dhe faktikisht ka filluar te zbehet)

Te jap nje rast skandaloz te gjykatave Britanike te cilat me vite me radhe nuk po mundin te ekstradojne terroristin Egjiptian Abu Kaba per shkak te refuzimit nga Gjykata Evropjane.

Unë e kam një pyetje për trikolorët,

si ishte ai muhabeti i propozimit të Lë Pen-isës për t'ja mbështet Sarkos? Dmth ka bereqet apo vari qillon?

 

E gjitha kjo ndaj Merkel permblidhet ne kerkesen:

Gjermane shpenzoni. Shpenzoni, blini mallra, mos kurseni per investime, por rritni konsumin. Mjaft na shitet mallra, blini ndonje gje edhe ju nga ne, se falimentuam.

Po cfare ti beje Merkeli? Mundet ti detyroje gjermanet te ndryshojne?

Do te thote, qe boll kursyet para nga rroga, fitimi, te cilat i depozitoni ne banka dhe te cilat (bankat gjermane smiley jo bankieret-financiaret-spekullatoret-fryres tullumbace amerikan) bejne punen e tyre si bankiere dhe financojne prodhimin, investimet, zhvillimin e industrise gjermane. Boll kursyet, por shpenzoni per pushime ne Venecia, shampanje franceze etj pra shpenzoni, mos kurseni per te investuar, se duam te hajme buke edhe ne.

europa e bashkuar eshte utopi, siç ishte komunizmi. max edhe dy vjet i jap une. hiqni paret nga banka neqoftese kini gje.

Kurro, nuk e di se cpune ben e czanat ke...po me clexoj ketu te peshku nga ty... ore, te ka shkuar mendja sikur te hapje ndonje hotline (me ato numrat e telefonit qe fillojne me 0800 apo 0900) e tu jepje njerzve keshilla... se ti ke pergjigje per cdo gje.smiley do fitoje para te madhe.smiley

paren e madhe e kam ne fakt, trunin. 

per mu parja nuk eshte qellim ne vetvete, por veçse NJE mjet me realizu qellimet. (vetem njeri nga mjetet, se ka shume)

problemi eshte qe shumica e njerezve nuk kane qellime ne jete, ose i kane banale ato (nje shtepi, nje veture, nje grua dhe dy kalamaj kerkojne, jo me shume). pranej dhe mbesin tek parja.

une qe thu ti kam piktura, jam koleksioner. 

mire o mire,nje mendim dhashe une..smiley

shiko,BE ka ca probleme tani..po kjo eshte normale...nuk ka vetem mire, e pamundur. megjithate nuk besoj se BE vetem disa vjet jete do kete... por do te vazhdoje te funksionoje akoma.. megjithe te mirat apo te keqijat financiare qe do ta shoqerojne. pse? arsyeja eshte e thjeshte: qe kur eshte bere ky bashkim, nuk ka pasur ndonjehere paqe kaq te gjate Evropa.smiley

p.s asaj tablose: shtepi,makine,grua dhe 2 femije, i mungon qeni.smiley a,po edhe makina mundesisht te jete station.smiley

po pra hallin e Merkelit keni juve.. sa zili ju kam 

Ty sikur te kane rene te gjithe hallet e dynjase ne kurriz mo.

USRoni - 26 Prill 2012 - 20:24

 

Pikerisht kete doja te thoja qe te djathtet, te djathte kane emrin, sepse politikat qe po ndjekin jan te majta.

 E vertete ne dukje, ne shikim te pare (te ngutshem), por ne realitet, absolutisht e pavertete ! Eshte e majta ajo qe ekonomikisht ka  kalkuar teresisht e definitivisht idete e te djathtes : liberalizem liberalizem dhe asnje opsion tjeter. Hajt se do ja shikojme hajrin, por mendimi im eshte se se pari, "hajrin" do t'ja shikojme andej nga anet e tua (per njemije e nje arsye...).

Z. Pjer duket pak i distancuar nga problemet Teknologjike duke operuar vetem ne TEREN te Paster Financiar . Me i qarte del nga faqe ...deri tek faqja ( rreth 15 te tilla ) qe jane dhe Thelbi i parashikimit te se ardhmes ku ky problem trajtohet ne Thellesi e Gjeresi te Mahniteshme e Shkencore .

Aty kuptojme se shoqeria e Konsumit e LODH Konsumatorin pra e con ne Kontardikte .Nga njera ane i Ofron konsum te pandalshem e masiv , te shumellojshem e formal , nga ana tjeter e stacionon prohimin ne Teknologjine e prpambetur tashme . Kjo e ka shtyre shoqerine te krijoje nje shtrese MONOTONE teSherbimitqe po shndrrohet gjithnje e perdite ne NR me e madhe se cdo shtrese tjeter . Njerzit me idene e Konsumit ne Boten Teknologjike kerkojne RITME te Larta ndryshimi dhe Klasat Politke qe zotrojne MONOPOLET nuk mund te pergjigjen me deshire per zevendesimin e teknologjive , sepse HUMBASIN Kapitale deri ne shkaterrim . Prandaj gjejne marifete dhe e transferojne KRIZEN tek Paraja .

Perse z.Pjer ne parashikimet tij ketu ne kete prurje nuk afrohet te jape thelbin e Vertet te Ndryshimeve ????

Mendoj se ka nje Merak qe infantilet ( ose masa qindramilioneshe e BE ) po ta lexojne shqeto , kalojne ne Levizje te ngjashme me Chartizmin dhe me pas ....vijne ato Revolushen . Gjithsesi i nderuar Pjer do te duhej nje GJETJE Elastike nga ana Juaj qe  edhe Situaten ta Shpjegoje po edhe Masat ti ndricoje .

Do shtoja per z.RONI si dashamires i zjarte i VQ se aty shpjegohet QARTE se

Sot nuk ka Parti te Majta e te Djathta. Sot ka Parti ELEKTORALE ( numrash - kush te vjedhe e manipuloje me shume) duke rreshkitur ne Programet e Idete Praktike te Grupimeve Politike ( njera tjetres ) . Duhet te lexosh me kujdes e i perqendruar i nderuar Roni , kur komenton e pyet per Vepra te tilla !

Respekte

oidriso; " .... Gjithsesi i nderuar Pjer do te duhej nje GJETJE Elastike nga ana Juaj qe edhe Situaten ta Shpjegoje po edhe Masat ti ndricoje ..." 

 

 Flm, Idriso per ironine smiley por per situaten ne perendim kam folur tek VQ para se te shpallej zyrtarisht Kriza, se ne fakt Kriza kish kohe qe ish shfaqur por shtyhej deklarimi i saj.  Se si do shkoje planeti, ekonomia e saj, kam folur po aty, nuk te kushton shum te harxhosh 5 euro, e te lexosh, aq me teper qe ne faqet e fundit ke diçka konkrete se si do shkoje ekonomia boterore dhe krizat. Per ekonomine boterore kane folur shum filozofe, ekonomiste, dhe te gjithe kane dhene mendimet e tyre se si do shkoje ekonomia dhe shoqeria ne teresi, mirpo asgje s'ka dale dhe aq e sakte 100% , te gjith i jane afruar por asnjeri nuk ka dhene nje mendim te preçizuar se si do shkoje kjo pune, keto kriza.  Une (me fal per reklamen) me pak rreshta kam dhene se si do shkoje ky planet, ekonomia dhe shoqeria e saj. Nuk ka rruge tjeter perveç asaj qe kam thene une, do apo s'do ti, duan apo s'duan kapriçozet, pseudot. 

Nuk e kuptoj pse Pjer nuk e ka bere akoma e-book VQ-ne. Per ne qe shkojme rralle ne AL, do ishte mire ta blenim ne forme elektronike.

Po nuk ke njerez ne Tirane apo Shqiperi, qe ta blejne e ta postojne. Lidhu me Shtepine e Librit, www.ShtepiaeLibrit.com  se keta mund te te ndihmojne, e nese te ndihmojne apo jo, me shkruaj mua qe ta di. 

c'eshte e verteta, kjo ideja e e-book nuk duhet anashkalu.

Une e pashe faqen e tyre dhe postimi ishte falas nga posta shqiptare. Eshte e vertete kjo? A ka porositur dikush nepermjet kesaj faqes dhe i ka arritur ne shtepi? Po pesha influencon ne dergese?

Permbledhja per librin ishte shume e gjetur.

--------------------------------------------

Titulli: Vizione të qarta
Autori: Pjerin Thomai
Shtëpia botuese: Xhumrra, Durrës
f. 462
Pesha: 2.12 kg
Formati: 28x20 cm

Mbi librin
Libri "Vizione të qarta" që vjen në dritë për lexuesin, është dëshmi e ekzistencës së disidencës në Shqipëri, në kohën e monizmit, këtij fakti që disa njerëz e qarqe të huaja e të vendit, nuk duan ta pranojnë.

Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.

Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh. Kapen shumë fusha, ku më shumë dominon ekonomia, fusha që ka shqetësuar autorin, ku dhe ai është më i përgatitur.

Libri "Vizione të qarta" ashtu siç ka dhe titullin, shpreh dhe rrezaton vizione për atë që e lexon. Pra përfitimi me i madh do të jetë për atë që e lexon. Libri, ndonëse duket si një çështje personale e Pjerin Thomait, historia e tij, ne fakt po ta shohim më gjërë, është çështja e të gjithëve neve, shoqërisë e shtetit tonë, raportet e njerëzve me njeri-tjetrin dhe me shtetin, si dhe anasjelltas. E duke qenë kështu, mund të themi se ky libër është i joni, i tërë shoqërisë shqiptare, i Shqipërisë.

 

 

po Gjermania eshte lokomotiva e Europes mo...kush i pyet keta Gjelat trikolorsmiley

Po, po lokomotiva dhe ata gjelat qe thua ti jane rrotat e lokomotives..pa rrotat ajo lokomotiva vete per skrap smiley

Art,se te bera nje pyetje pak me lart,por e ndryshova pasi vura re qe ishe pergjigjur nje pyetje te ngjashme me poshtesmileyTani si mendon ti personalisht,qe do ndodh kataklizmoja ne Europe?smiley

Pershendetje Dora

Une personalisht nuk mendoj se do te kete kataklizme sic e predikojne apokaliptiket. Thjesht do te kete ristrukrutim te vete BEse. Do te kemi gradualisht humbje te influences se axhendes globaliste Panevropjane dhe perqendrim ne politikat kombetare te cdo vendi anetar. Te jap nje shembull fare te mire, Norvegjia dhe Zvicra a jane ne BE?...A e ndjejne nevojen apo ndryshimin ?

Shenjat e te ndryshimit para po vijne nge vete vendet "core" te BEse si Gjermania dhe Franca te cilat po inicjojne ndryshimin e paktik te qarkullimit te lire Shengen. Po ashtu dhe deklaratat e Sarozit kunder emigranteve ishin nje thirrje e deshperuar.

Fjalen e fundit e ka elektorati dhe politikanet kane filluar tja kene friken. Rritja e influences se ekstremisteve neonaziste ne qarqet politike Evropjane eshte thjeshte nje kembane alarmi per Eurokratet..se nese nuk degjojne keto bagetite poshte se shpejti keto 20% fashiste do te kthehen ne 40-50-60% dhe do ti kene ne Bruksel perballe...Dhe Nigel falange perpara tyre do te quhet i moderuar smiley

 

Haha NigelsmileyAi eshte ingredient i domosdoshem i PEsmiley.Por shoh qe ti mendon qe BE ka pasur rol te rendesishem nderkombtar,kurse une mendoj qe niveli lokalist(tip Gjermani,France etj) ka qene gjithmone prezent.Kjo sepse deri vone BE s'ka pasur politika te unifikuara dhe te qarta te jashtme,madje ende sot e kesaj dite se kane mbledhur veten( per te mos permendur qindra gjerat e tjera qe s'jane bere).E vetmja gje qe ka materializuar pak a shume BE jashte kontinentit eshte stampa "Mada In EU"smileyPor te kuptoj ti do te thuash qe motorri u fik pa u ndez mire.Kjo me duket e pranueshme.Ndersa per rritjen e radikalve te djathte ne kontinent,ata jane thjeshte e vetem produkte krizash.Dalin gjithmone,kudo edhe sa here ndodh nje krize ekonomike.

Une e kam permendur shume here kete fakt..Evropen nuk e unifikoi dot Cezari,Napoloni apo Hitleri.....Evropa nuk ka per te patur asnjehere nje qendrim te unifikuar nga vete perberja kulturore/gjeografike e cila reflektohet dhe ne politike. Radikalet jane simptomat e semundjes...Si dukush kur semuret do te pesoje infeksjon (radikalet jane ky infeksjon shoqeror)...Evropa eshte e semure me serume packa se dele neper festa dhe kokteile dites po naten kalon ne trasfuzjon gjaku dhe nje mal me ilace smiley Cfardo qe te ndodhe Unioni Ekonomik besoj qe do mbijetoje...Sa per ate politik koha do ta tregoje por une i shikoj gjasat te pakta

Une mendoj te gjitha do mbijetojne.Kurse radikalet dalin kudo ne forma te ndryshme.Pse ato gjuetite e komunisteve ne USA,apo kulmimet e racizmit s'ishin produkte krizash?Mos me be te shkoj nga Afrika e Azia.Por e vertete radikalet europiane jane pak me karakteristike.Sidoqofte qe nga zanafilla EU s'eshte programuar per te qene homogjene as ne politike as kulturalisht.Derisa thua qe unioni ekonomik do mbijetoj ka per te mbijetuar dhe ai politik se i dyti eshte thjeshte produkt i te paritsmiley

Mbase rikthim ne BEne e 80s

Besoj se Unioni ekonomik do te fragmetarizohet dhe vendet do te perqendrohen ne politikat kombetare. Kjo eshte e vetmja menyre qe te mbijetojne. BE thjeshte eshte nje mal burokracish i cili po e perkeqeson situaten aktuale. Do te kemi nje rigrupim shtetesh te cilat bashkepunojne midis tyre reciprokisht ne fushen ekonomike por politikat kryesore do ti vendosin vete dhe jo Brukseli. Nga ana politike cdo shtet ka perberje dhe kulture politike krejt te ndryshme keshtu qe faktori i Brukselit eshte thjeshte nje barre.

 rigrupim shtetesh te cilat bashkepunojne midis tyre reciprokisht ne fushen ekonomike por politikat kryesore do ti vendosin vete dhe jo Brukseli.

Kjo eshte pak a shume ajo qe po ndodh.Asnje gje e re.Ndonese eshte tip loje njehere Bruksel njehere Member-State.Por ta siguroj qe kostoja per tu kthyer mbrapsh,sic ti prezumon ne '80,eshte me e madhe se per te vazhduar perpara.Ka shume paperwork per tu shred qe te vemi mbrapa.Ndaj me beso qe maksimumi do ecin si autobuz me nje gome te cpuar per ca kohe,por cdo gje do eci para.smiley

Sot Brukseli vendos per shpenzimet,buxhetet, gjykatat, etj....Te gjitha ligjet duhet te harmonizohen apo miratohen prej Brukselit smiley

Permenda me lart nese e lexove nje rast skandaloz te drejtesise Britanike te cilet kane vite qe po perpiqen te ekstradojne nje terrorist te rrezikshem(i cili dhe sot del neper rruge dhe predikon hapur per terrorizem dhe zona sharia ne Britani). Gjykata Evropjane e ka anulluar ligjin ne te gjitha rastet.

 

smileyArt une e kam shuume te qarte,sepse me ate pune merrem.Por ti e kupton qe ky rasti me Britanine ska lidhje me Bashkimin Europian por me Keshillin Europian( qe eshte tjeter organizate ku hyn dhe Shqiperia).European Court of Human Rights qe ka ndaluar Britanin per te ekstraduar ate mjekroshin s'eshte institucion i BE por KE'se.Ndaj s'ka lidhje fare.

Por ne pergjithesi e thene me shkoqur dhe thjeshte fare ne lidhje me Bashkimin Europian:

Ka tre nivele BE,nje supernacional,nacional dhe lokal.Bruksel merret me nivelin e pare ne perpjekje per te harmonizuar te dytin me njeri tjetrin dhe per te dhene efekt tek i tretismileyBrukseli s'vendos kurre per gjera kombtare( tip buxhete ,gjykata etj),por perpiqet te ndikoj.Kjo eshte mese normale ne kete faze te BE.Ku organizmi i njetrajtshem ska lindur akoma.Eshte si tip amebe pa forme dhe trajtesmileyPor ama zhvillohet dhe do marr nje forme nje ditesmiley

"me pak rreshta kam dhene se si do shkoje ky planet, ekonomia dhe shoqeria e saj. Nuk ka rruge tjeter perveç asaj qe kam thene une, do apo s'do ti, duan apo s'duan kapriçozet, pseudot."

Idriz, mos bej sikur nuk kupton. Me ty, me ty, e ka.

Ja cfare them une si HYRJE per kontributin e z.Pjer :

..... qe jane dhe Thelbi i parashikimit te se ardhmes ku ky problem trajtohet ne Thellesi e Gjeresi te Mahniteshme e Shkencore .

Si duket Ju vazhdoni te lexoni perciptazi i nderuar Roni . Une thjesht nderhyra per nje Vizon e Pershkrim me te Gjere e mendim me te thelluar nga vete z.Pjer . Dhe me kupto drejt se dhe aq njohuri sa kam fituar mbi probleme te tilla ja dedikoj kultures spjeguese e VIZIONARE te z.Pjer Thomas smiley Ku ka pseudo ketu ? Mendimet e z.Pjer jane pseudo ? Per Ju ndoshta se ja keni me Hile ! Ju me duket se privatisht po shtyni dhe z.Pjer qe te shprehet i nxituar per vleresimet e mija duke mi quajtur Ironi . Ironi ???? Me fatet e Botes ???? Gjithsesi edhe nje vleresim letrar nga vete z.Pjer nuk eshte PAK !

Respekte z.Roni !

I nderuari Idriz:

Po ja shkruaj keto rreshta per t'ja u hequr nje here e mire idene qe keni krijuar se une  librin ne fjale (nuk po ja permend emrin se censures ketu ne peshk nuk i dihet kurre) e lexokam perciptazi. Nese do kishit mundesi ta shikoni, libri eshte i mbushur me shenime. Une kete liber e lexoj me te njejtin kujdes qe tregon dikush qe nuk di not dhe i duhet te kaloj nje lume. Jam shume i vemendshem dhe per t'ja u provuar kete po ju sjell nje paragraf ne te cilin une desh u mbyta nga idete dhe informacioni. Por fal kujdesit arrita te dal ne breg. (Nuk mund te le pa permendur se kam pasur ndihmen e Emigrantit i cili si nje marinar i rrahur me detet e letersise dhe statistikes nuk ka pertuar te me hidhte komardaren kur e kam pasur te nevojshme.)

Ja se cfar shkruan Z. Pjerin ne librin VQ faqja 119 ne nje leter derguar kryesis se PS ne vitin problematik 1996:

Marim Birren. Dihet se prodhimi i birres se vendit duhet mbeshtetur. Por qe kjo mbeshtetje trashanike te behete pengese qe populli apo shtresa te ndryshme te popullates te mos pijne nje birre, kjo gje vetem ketu ndodh dhe ne ndonje vend te Afrikes. Veren qe shkoi birra e vendit u shit me 380 leke (te vjetra). Birra e jashtme, me te lirat 0.5L, u shiten 380 e 400 leke, pa permendur te shtrenjtat 450-500 leke kanacja, gjithmone te shumica. Si ka mundesi qe - megjithese krahu i punes tek ne eshte shume i lire - birra te dai me kosto me te larte se nen Gjermani, Itali, Greqi etj?  Apo mos valle kostua eshte vertete e lire, por fitimi eshte shume i larte e shperndahet ne xhepat e te korruptuarve! Si ka mundesi qe dyshemeja e birres ne dogane eshte me e larte se kostua reale qe blihet ne fabriken e huaj?

E pra, Pjeri u ka rene kembanave qe ne vitin 1996 se dicka nuk shkonte ne ekonomine  shqiptare, por Partia Socialise nuk ja vuri veshin dhe ne fund te vitit 1996 ekonomia shqiptare filloi te shkermoqet.

Prandaj i nderuari Idriz do te benit shume mire ti degjonit fjalet e Pjerit dhe mos te ironizoni me to. Me siguri qe dhe PS duhet te ket ironizuar kur ka marr ne dore kete leter nga Pjeri ne vitin 1996. Tani besoj se e keni kuptuar dhe ju se sa shtrenjte i ka kushtuar Shqiperise shurdheria e PS kundrejt letres se sipercituar. Nese do ti kishin kushtuar sa do pak vemndje alarmit te Pjerit viti i mbrapshte 1997 nuk do ta kish sjelle mbrapshtine por do ish nje vit si gjith te tjeret.

Hiqni dore nga ironia z. Idriz, per te miren tuaj!!!

Me dashamiresi,

Roni

smiley Hej Roni smiley un flas per shum produkte, jo vetem per birren smiley

ka te drejte Pjeri,Rono... ai flet per shume produkte ne liber..me shembuj konkret.
vetem se mua beri cudi qe nuk ka marre si shembull veren,ku dihet boterisht, tashme,njohja e thelle qe ka autori per kete produkt.smiley
megjithse duhet thene qe vreshtaria eshte permendur gjere ne liber.smiley

Belulo le te tregohemi realist. Une nuk kam mundesi praktike te sjell gjithe produktet. Une mendova te sjll ate me domethenesin...birren!

Me fal z.Roni po me Birren perseri nuk jeni i Qarte . Per te ndryshuar diten e Ikjes se Gjermeneve dhe daten e Clirimit babasqapi arrestoi drejtuesit  fabrikes se Birres z.Bekteshi e N.Pipivanin dhe i Liroi kur ... Keshtu qe birra e atij viti eshte eshte Politike ! Une e kuptoj qe Ju shembullin e kini sjelle ekonomik per te ballafaquar sjelljet antiekonomike te Qeversi se Buall Mavrise ne raport me dijet e porosite ekonomike te z.Pjer . Por viti qe sillni JU ( kam bindjen dikush nga redaktoret e ka shtuar dhe nuk duhet te jete saktesim i z.Pjer ) , pra viti eshte i argumentuar,  sepse tonelata Birre u derdhen sepse ishte birre fucie e thartuar "politikisht " dhe Babasqai orientoi Qeverine MEKSI "Te prodhohet Birra Tirana dhe t'ja kalojme Gjermanise edhe me cmim me te shtrejte " gje qe nxiti z.Pjer ta cilesoje si aventurizem Politiko - Ekonomik .

Nderhyra thjesht per saktesim Viti dhe z.Pjer duhet te lajmerohet per kete !

Prandaj i nderuari Idriz do te benit shume mire ti degjonit fjalet e Pjerit dhe mos te ironizoni me to.... kisha deshire te cliroheni nga kjo menyre te menduari . Si gjithnje Respekte !

 

 

Thellohet kriza në Eurozonë Largohet presidenti Juncker

– Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, vendosi sot të largohet nga posti i presidentit të Eurogrupit. Sipas agjencisë ekonomike të lajmeve Bloomberg, ai e ndjen veten të lodhur nga ndërhyrjet gjermane dhe franceze për mënyrën se si të përballohet kriza aktuale. Sipas agjencisë, ai ka deklaruar se “Parisi dhe Berlini sillen sikur të ishin të vetmit anëtarë të grupit”.

Lidhur me zëvendësuesin e tij në këtë post, Juncker është shprehur sot në një takim në Hamburg se “ mbështes krejtësisht një kandidim të mundshëm të ministrit gjerman të Financave Shojble”.

Ai ka mbajtur postin e presidentit të Eurogrupit – që mbledh ministrat e Financave të zonës së Euro-s - që nga 1 janari i vitit 2005, për herë të parë që kur u krijua pozicioni i një presidenti të përhershëm. Në atë kohë, Juncker ishte ministër i Financave i vendit, që ushtronte presidencën e BE për një afat gjashtëmujor.

Në këtë post, ai përballoi sfidën e mosratifikimit të Kushtetutës Evropiane nga ana e Francës dhe Holandës. Po kështu, ka patur mosmarrëveshje me ish-kryeministrin anglez Toni Bler lidhur me buxhetin e BE-së.

Juncker mori një rol të dorës së parë gjatë krizës së viteve 2011-2012 të zonës euro.

(gk/im/shqiptarja.com)

Po ky sikur ishte shoku i ngushtë i Merkozit? Apo po mbytet gjemia, me vrap kush të dalë.

Jo vetem qe iku po ka leshuar dhe ca deklarata helmuese per gjermanet

"It's part of the problem that Germany pretends it has to foot the bill for all the other countries. That's massively insulting to the others,"

Eshte pjese e problemit qe Gjermania pretendon se po paguan faturen per te gjitha vendet e tjera. Kjo eshte nje fyerje masive per te tjeret

Ai shtoi se nuk e aprovonte sjelljen e dy vendeve(Gjermani&France) te cilat pretendojne se jane te vetmet qe do percaktonin politiken e bashkimit monetar te bllokut 17-vendesh

Po mirë, unë një gjë nuk e mora vesh. Ky ishte mbështetësi kryesor i Merkelit dhe sarkos, pastaj shan Gjermaninë si arrogante dhe prepotente dmth dhe në fund mbështet kanditaturën e gjermanit për postin e tij? Me kaq harkore që ecën ky, "kthesë" duket.

Keto jane shenjat e nje krize me te thelle se ajo qe po reflektohet ne media.....Ka filluar coroditja institucjonale dhe ne instancat e larta te Brukselit

Meanwile....

Në takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar kohët e fundit, ne Kanada u vendos kundër kontributit shtese ne mbështetje te eurozonës.Kjo vjen nen argumentin se të gjitha vendet huamarrese nga FMN-ja duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Arto, po ti pse gezon kaq shume, (per thellimin e krizes ne BE) mor vlla?!smiley
.smiley

Une nuk po i gezohem(thellimit te krizes)...Krizat vijne dhe ikin,krizat nxjerrin ne pah ato konfliktet e vjetra te fshehura nen lekuren e plakur te Evropes..Une i gezohem faktit qe plani arrogant i nje Evrope pagjermane thejsht po kthehet ne pluhur..

Une i gezohem faktit qe plani arrogant i nje Evrope pagjermane thejsht po kthehet ne pluhur.

Mirë unë tall byçën (me këto akrobacirat politike, jo me ty), po ti pse gëzohesh? Them "pse gëzohesh?" për dy arsye: E para plani gjerman ka për të triumfuar (mesa duken bathët). Mbase mund të ngecë për ca kohë (siç ka ngecur shpesh gjatë 62 viteve) por është e sigurtë që nuk do bëjë hap mbrapa (siç nuk ka bërë asnjëherë gjatë  62 viteve).

E dyta,  BE është kokë e këmbë në epokën e globalizmit, kështu që edhe po dështoi plani gjerman do triumfojë "plani francez" apo "plani britanik". Dmth e njëjta gjë. Ku ishim? Asgjëkundi. Ku vajtëm? Atje ku ishim.

Problemi lum miku nuk është X apo Y vend, po është sistemi. Dhe sistemit nuk ke ç'i bën as ti e as unë. Romën nuk e shembën vandalët. Vandalët plaçkitën Romën e shembur. Kur të shembet edhe sistemi globalist do dalin ca vandalë që do e plaçkisin (që pa racizma me shumë mundësi të jenë ata afrikano-aziatikët siç ka ndodhur rëndom në Europë). 

 

Historia ju ka deshmuar te kunderten gjermaneve smiley

Ne fakt nje motor i fuqishem i vendosur ne nje anije karakatine qe fut uje nga te gjitha anet nuk ka vlere aspak. Gjermania po e ndjen izolimin dhe kjo po vjen nga aleati me i ngushte, Franca. Te gjitha inicjativat qe inicjoi Merkel thjeste po dalin fllucka sapuni, duke filluar nga pakti fiskal i cili deri tani eshte refuzuar deri tani nga 2 vende te BE dhe pritet te hidhet poshte ne France,Hollande,Suedi dhe Danimarke. Tjeter paketat dhe masat shternguese po marrin shuplakat nga elektorati Evropjan dhe po fuqizojne ekstremistet e majte dhe te djathte. E vetmja menyre qe BE te mbaje gjalle planin globalist eshte te eleminoje demokracine dhe te kthehet ne nje diktature kineze(gjasat jane  minimale qe kjo te ndodhe)

Termeti mund te vije nga Greku dhe jo nga Franca, me beso. Zgjedhjet greke mund te sjellin ne tavoline rinegocjimin e paketes shternguese(gje qe pritej nga shume politikane).Shume parti greke e kane  kete ne progamin e tyre:Nje rinegocjim i paketes(apo rripit te mesit gjerman)do te trazoje keqasi tregjet si pasoje dhe ekonomine e gjynjezuar evropjane smiley

Jetojme ne univers mediatik (nga djepi ne varr) qe na meson se europa eshte e ardhmja jone, eshte paqja, qe bashkimi ben forcen, qe sherben si kunderpeshe ndaj amerikes, qe na mbron nga mondializimi etj.               Te gjitha jane genjeshtra nje per nje. NJE GENJESHTER E PERSERITUR MIJERA HERE BEHET E VERTETE (Gebels)                                                 Eshte nje lufte e padukshme, nje lufte pa te vdekur siç thoshte Miterrand para se te vdiste...Franca eshte ne lufte, por njerezit nuk e dine. Armet tani jane mediat, dhe shkaterrimi eshte transformimi i trurit te njerezve.

 

Nxehet debati Merkel - Hollande

Duket se Merkozi po zevendesohet me Merde

Merkel: Franca nuk mund ta rishkruaje dot paktin fiskal, ai eshte firmosur tashme

Hollande i pergjigjet komenteve te Merkel gjate nje interviste: Nuk eshte Gjermania ajo qe sundon Evropen dhe te na diktoje qendrimet tona

Propozimet e Hollande kane gjetur mbeshtetje te gjere nga grup i fuqishem eurokratesh si Monti,Draghi,Rajoy,Barroso dhe Rehn

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).