Që ky monument do ishte kolloqithi me rigon, kjo u duk që në krye të herës. Vetë mënyra se i u konceptua konkursi që ngjante më shumë me një krizë diarreje me shqetësimin e vetëm 'ku ta lëshojmë monumentin" ta krijonte këtë ide.

Megjithate llafi se do konkuronin projekte te ndryshme, jepte nje shprese se mbase te pakten si veper arti mund te kishim nje dicka te bukur. Po qe edhe mes pese atyre projekteve te zgjidhje ate me te keqin, kesaj i thone jo te kesh qimen e derrit, po te jesh derr pe derri.

Tani, ta them qe ne fillim fare. JO, nuk jam kritik i specializuar ne fushen e arteve plastiko-metaliko-vizive. Jam thjesht nje shqiptar qe mbase nje dite do te me duhet t'u shpjegoj femijeve te mi se kjo "gjeja" eshte monumenti i Pavaresise se Shqiperise i bere ne 100 vjetor. Dhe se pikerisht duke mos qene kritik "i specializuar", nuk do te di cfare t'i lavderoj.

Se me c'kam pare une lart e poshte, monumentet e Lirise, Pavaresise e Fitoreve sec kane nje dicka antigravitacionale. Nje obelisk qe ngrihet si rrufe nga toka drejt qiellit, nje kompozim figurash me tendence ne ngjitje drejt nje flamuri, kurore, zogu apo edhe drejt hapesires se pafund, nje tentative fluturimi  apo shkeputjeje; po nje aspirate pavaresie me tavan nuk e kisha pare kurre. Te besh simbol te Pavaresise nje Kulle Ngujimi sic e thote dhe vete autori se  "Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj",ne nje vend qe simbol te tijin ka shqiponjen e aspiraten fluturimit e ka ne flamur, ne fustanelle, ne qeleshe; te ndrydhesh simbolet e shtetit brenda kater muresh qiklopike dhe nje tavani klaustrofobik, kur nga ballkoni ku u ngrit flamuri para 100 vjetesh dukej deti qe shtrihej pafund e pas tij Europa ku aspironim, duhet vertet te jesh antiartist i antitalentuar.

Duke dashur te perifrazoja Migjenin do te kisha dashur te thoshja: "Merreni dhe hiqeni nga qyteti kete shurrtorre dhe si hale dhurojani ndokujt. Dhurojani atij që ka ma shumë merita për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputeti, o ndokuj tjetër… E në rasë se nuk gjeni ndoj njeri që ka merita të mjaftueshme ateher verini dhe kater gozhda prane dhe lerjani per arkivol Dikujt. Qe ta marre me vehte kur te iki, e mos na e lere ate zgafelle ne kujtim nga pas..."

Po une as Migjeni s'jam dhe si popull i thjeshte qe perpiqet te shohe te miren e vogel edhe te e keqja me e madhe qe te mund te ngushellohet them: "Te pakten shyqyr qe projektin e Pavaresise e fitoi gjermani, qe edhe kur na kishte pushtuar, e kishte bere me qellimin e mire qe te krijonte Shqiperine e madhe Etnike nen pushtimin e tij. Se mos o Zot sikur konkursin per Monumentin e Pavaresise nga Turqia ta kishin fituar turqit. Apo qe na dolen dhe vellezer..."

105 Komente

shume emocional .. shume i pavlefshem, neser do te gdhije nje dite e re 

Permendorja ne fjale te sjell ne mend kete smiley

 

Tamam monument i paaftesise,nje k@rlluk i vertete,po lere ci q. temen te bejn cfar te duan.

Shkrim i shkelqyer. Duhet t'ja coni kryeministrit kete artikull dhe ta lexoje.

 "Merreni dhe hiqeni nga qyteti kete shurrtorre dhe si hale dhurojani ndokujt. Dhurojani atij që ka ma shumë merita për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputeti, o ndokuj tjetër… E në rasë se nuk gjeni ndoj njeri që ka merita të mjaftueshme ateher verini dhe kater gozhda prane dhe lerjani per arkivol Dikujt. Qe ta marre me vehte kur te iki, e mos na e lere ate zgafelle ne kujtim nga pas...

 

 

E the aq bukur sa s'ka ku te shkoje me, duhet ngjitur si fletrrufe mu tek halemonumenti qe ka fituar midis halemonumenteve te hale konkursit qe shpalli kjo haleqeveri. Per te prer shiritin te vij Shmuti me  Abdulla Gjylen.

se c'kam nje si alergji per kete spiron... smiley

PF... pak a shume keshtu e kishe idene... m'u duk. smiley

Me te shumten e hereve ai ja fut kot.... por dy here qe ka sjell artikull ketu me emrin e tij ka fol si burrat.

 Përshëndetje @PF! Faleminderit për prurjen. Miratoj gjithëçka që ju shpalosni si opinion. Ju dhe bashkëshortja juaj, e njihni mirë Tiranën, si ish pjesë e rendësishme e mediave qendrore në kryeqytet, por ajo që dyshoj se nuk njihni, është degradimi i Shqipërisë në përgjithësi dhe i tërë qeverisjeve në veçanti, sepse u bë një kohë e gjatë që jeni larguar. I dashur PF! Tani, këtu tek ne, këto vepra pëlqehen, ndonëse u mungon sharmi i një objekti artistik. Nëse kjo i pëlqen kryeministrit, ajo do bëhet e vërtetë, se ky është niveli. Molepsja e përgjithëshme që vihet re ka vepruar me forcë edhe mbi mëndjet e kthjellta. Ta gëzojmë objektin e ri artistik që do ngrihet me pllaka parafabrikate. Ju keni të drejtë të zemroheni, sepse mbi një nga faqet e bllokut të betonit parashikoni se do shkruajnë edhe emrin e gjyshit tënd të nderuar, emrin e të cilit mbani, Spiro Ilo, një nga 42 firmëtarët e shpalljes së Pavarsisë, (nga 47 delegatë) emër i cili, nëse  objekti "artistik" do shndrrohet në shurrtore, ka pak shanse t'i shpëtojë ndotjes. Më së fundi, një vend që ka mbushur tërë shtretërit, brigjet e lumenjve dhe detit me plehra, pse duhet të meritojë një gjë më dinjitoze si vepër arti.

 Para rreth një muaji, dëshira për të bërë tek peshku një koment për këtë konkurs, më shtyu të anëtarsohem. Kam tentuar të shkëputem, por më janë ngjitur këmbët si mizës, ose në mjalt, ose në m..! Ju si anëtar i vjetër i Peshkut, por dhe i njohuri im prej 25 vjetësh, ndonëse këtu jam me nofkë, si më këshillon? Dini ndonjë marifet për t'ju shkëputur grackës? Po e mbyll këtë koment me shpresën që opinioni juaj të mos u ketë zënë rrugën protagonistëve të konkursit në shijimin e patrazuar të kënaqësive të jetës, tashmë të pasuruar më tej me shpërblimin për autorët.

 

"Miratoj gjithëçka që ju shpalosni si opinion. " - aq mire e ben sa ska me ku vete!

"I dashur PF! Tani, këtu tek ne, këto vepra pëlqehen..." - po je qe je, thuaj car behet nga komshinjte. 

"Më së fundi, një vend që ka mbushur tërë shtretërit, brigjet e lumenjve dhe detit me plehra, pse duhet të meritojë një gjë më dinjitoze si vepër arti." - si ben sikur nuk hedh plera ne rrug, he mer dreq!!!

"Po e mbyll këtë koment me shpresën që opinioni juaj të mos u ketë zënë rrugën protagonistëve të konkursit në shijimin e patrazuar të kënaqësive të jetës, tashmë të pasuruar më tej me shpërblimin për autorët" - mos e vrit mendjen se i ka vdek nona asaj pune!

dhe se fundmi, e di qe nuk kerkove keshillen time, po une do thosha me mire rri me nofke!

 

Kur robi thote se estitikisht kjo i duket nje shemtire, dikush me te drejte mund t'i thote, "ti nuk e kupton artin" dhe t'ia mbylle gojen. Dikush tjeter me pa te drejte mund t'i thote, "Ti je kamunist!" dhe t'ia mbylle gojen serish. Me gojen mbyllur robi con mendjen tek monumentet e famshme te botes dhe pastaj ha veten me dhembe kur gjen se monumentet e botes ai arrin t'i kuptoje.

Ja monumenti kombetar gjerman ne niederwald. Asnje element nga shurrtorja jone moderne.

German National Monument on the Niederwald

 

..the monument called the “Niederwalddenkmal” or also “Germania”, built in 1871. It is located above the city of Rüdesheim in the federal state of Hessen and can be regarded as the landmark of the region. The 32 meters tall statue can be seen from quite a distance.

Nuk pritet te kete ndonje element te perbashket .  "Shurrtorja" eshte e vitit 2012. 

Po sigurisht, ne i djegim etapat. Me kete ritem, ky mund te jete monumenti i 200 vjetorit. Eshte plastik, dhe praktik.

smiley  Little John. Shkon pershtat si personazh legjende. smiley

Blendi, me kete qe ke sjelle me kujtove nje gje te  hidhur shume.Kane qene disa oturake te prodhuar nga NISH Porcelani.Prej xingoje te emaluar.Dhe  gryka nuk ishte keshtu si modeli Juaj, por i kthyer larte dhe pa kapak.

  Nje nate  vone, pas ores nje te  nates, ne  hetuesi, (ku eshte  313 sot) kam pare  Beqir Ballukun, me skafander ne koke , me zinxhire tek krahet dhe kembet dhe lapa e barkut varur si perparese guzhinieri  deri mbi gjunje.Nuk mund ta imagjinoni si mundej ajo zhape te ishte terhequr aqe.E mbanin nga krahet  dy police.Isha ne seance. Dhe munda ta  shof se hapi deren hetuesi i tij dhe hyri tek imi,Dilaver  Bengasi, duke lene deren gjysem e duke ja bere me shenje, te shikonte ate njeri te ktheyer ne kufome  te lahtarshme .Ky ishte  me i  shkruter se Dilaveri dhe ju afrua tek veshi buzagaz.Tek veshi, por i foli aqe "avash" se mund ta kete  degjuar dhe roja i fundit te koridorit... 

-Nga qe ju zmadhua culaqi,  na... kaqe(dhe hapi  duart  dypellembesh) prej shufres se thanes, nuk ja nxuri gryken oturaku dhe i ka bere  bixhamat( ashtu i tha, bixhamat  dhe  jo bizhamat)... tere shurre..

Mua me zuri data.E mendova se kishte ardhur kasten, qe une te degjoja  si ja kishin bere aletin e burrave atij burri, ish udheheqes disa dite para  se... as oturaku  te mos ja nxinte  me.Mendova se do te kisha dhe une ate "fat"... Por nuk ndodhi.Dilaveri ishte krejt ndryshe....

E zgjata  ca, se sa e pashe prurjen tende  edhe  pse me ngjyre te  kuqe, me hipen  te dridhurat...

Ca gjera te jetes  nuk shlyhen nga memoria, duke te penguar...  per te dhene mend per memoriale... 

Mu  ne hale memorialet ! Mashtrime te atyre qe sundojne....  

nuk mund te thuash asgje qe ka logjike ne ditet e sotme se te quajne menjehere kamunist.nuk e kam fjalen vetem per shurrtoren por per gati cdo aspekt te jetes ne allbanja.po filloj te nderroj mendje pak nga pak.komuniste eshte mos te pranosh qe nje shurrtore ta emerojne monument pavaresie?komuniste eshte te jesh dakort qe mos te hidhen mbeturinat gjithandej?komuniste eshte te mos pranosh qe prona te te vidhet?komuniste eshte te kerkosh qe vendi yt te behet shtet dhe te kete mireqenie dhe drejtesi. etj,etj,etj.?

atehere jam komunist, pse jo? nqs cdo argumentim qe ka brenda llogjike, emertohet komuniste, jam komunist, ne te njejten mase qe jane komuniste perendimoret,sepse edhe ata ne veprat e tyre perdorin (buonsense) llogjiken.

nuk e kam lexuar asnjehere marksin,sepse per kulturen time politike lexoj Bakunin edhe se teoria e tij eshte utopike per stadin e tanishem te njerezimit. me duhet ta lexoj.

 

Edhe ky, ka me shume lidhje me Pavaresine ,se ai monument,qe s'te kujton asgje. 

Vari lesht o Blendo. Sa shemtira jane bo ne ket vend aq te mira qofshin. Kjo si hale pertabel eshte, keshtu qe do hiqet nje dite

Nje projekt llamarine apo parafabrikati me tre - kater pllaka, pa pike elementi artistik ne te, nuk mund te quhet art. Art modern po, por arti modern e ka vendin ne galerite e arteve moderne ku vleresohet nga njerez te cilet frymezohen nga i tille art, ku c'do gje dhe gjithcka perben art, edhe nje levizje e trupit, edhe nje pakete cigaresh e shpalosur per tu hedhur ne kosh te plehrave, edhe nje turme njerezish rruges per ne pune, edhe nje fotografi e castit ne natyre, edhe kater pllaka te vendosura ne cfaredolloj forme krej ne menyre spontane apo te paramenduar. Gjithcka dhe c'do gje eshte art modern. Ky eshte koncepti mbi artin modern.

Nqs pastaj duam art per te perkujtuar nje ngjarje madhore si 100 vjetorin e pavaresise kombetare, atehere duhet patjeter te kete domethenie ne ate veper, te kete simbolike, dhe mbi te gjitha te jete nje veper arti me vlera te jashtezakonshme, dhe te jete shpalosur me kujdesin dhe dashurine me te madhe nje talent i jashtezakonshem, i admirueshem per kedo qe e sodit me sy, qofte nje femij, qofte nje specialist arti. Bukuria nuk ka nevoje per opinione te specializuara, ajo ndjell vetevetiu interesin per syrin e njeriut. Kjo eshte nje shemti qe nuk duhet vendosur aty per 100 vjetorin e pavaresise. Le te vendoset diku ne Tirane, sepse arti nuk i ben keq asnje qyteti, por jo si monument i pavaresise kombetare, thjeshte si nje shpalosje e artit modern edhe ne qytetet shqiptare.

 

Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.

Ky eshte shpjegimi per  bocetin fitues dhe mua me duket zgjedhje e prekryer si simbolike: Shqiperia e hapur deri ne shqyerje.Shqiperia ne termat e shtetit, dinjitetit kombetar dhe zhvillimit demokratik eshte nje karikature e idealeve te eterve te shqiptarizmes dhe ky monument karikature eshte simbolika e ketij realiteti. Bravo te dy autoreve qe kane mundur te hyjne ne thelbin e realiotetit dhe e kane perkthyer me kete simbolike.

Por edhe percarjen e kombit, si ne vija krahinore, ashtu edhe ne vija politike e ne cdo aspekt. Nejse le te vendoset sepse do te jete nje monument qe i vjen pershtat kohes.

me nje gjoks te tille ne mes te Tiranes shqiptaret do te ndiheshin kombi me i lire ne bote.

t'honktha cicen.

smiley

paleo, bile... megalitic fare. mermer i bardhe me teksture madreperla.

te pellcase bota. smiley

keta ngjajne si afrikane. kutia tone eshte ne fakt me e mire se kjo shemtira per faktin se eshte me diskrete. 

Nuk ngjajne si afrikane, jane afrikane. Eshte monumenti i pavaresise ne Senegal.

Shkrim shume i drejte Monumenti i Paaftesise i shkon shume por mund ta quash edhe Monumenti i Injorances sepse MONUMENTI i Panvarsise egziston ne Vlore dhe nuk eshte nevoja te krijojme ne cdo kohe monumente sepse keshtu ka qef Jozefina dhe Salihi!

Pak kujdes me "die Germania" !!!

Po te lexoni se sa leke e kohe eshte dashur per te bere ate do te thoja me mire kete picin e vogel sepse sic e dime cdo politikan shiqptar ne pushtet nuk le gjalle njeri tjeter ti zere vendin per te prere shiritin e ketyre veprave pra me mire nje monument te vogel si pa vlere e qe ndertohet per 1 jave se sa nje monumet te madh per te cilin duhet 12 vjet ta ndertosh e po aq gjate duhet te durosh dhe politikanet shqiptare ne fuqi smiley

 

ps. Ajo statuje eshte meshirim i gjalle i Heiden dhe Freimaurve ne Gjermani

Ky Monument ( i Paaftesise) nuk eshte dhe nuk perfaqson vertet nje Shqiperi te Pavarur, sepse te gjithe e dine sot se Shqiperia eshte me se varur se kurre ndonjehere, nga Europa, nga ndimat, nga lemoshat, nga borxhet e te tjereve.Shqiperia sot ne 100 vjetorin e vet ka nje shtet me te dobet se kurre,  qe megjithe "Ndihmen e Europes dhe te Amerikes" nuk eshte akoma ne gjendje te bej nje shtet sic duhet per shqiptaret dhe per shqiptaret, por eshte nje shtet qe i ka percare dhe i ka degdisur ata ne per bote..!

Se si eshte shqiperia ne kete moment e dime te gjithe dhe ajo qe eshte me kryesorja fatkeqesisht kjo gjendje sic duken bathet do te vazhdoje edhe per nje kohe relativisht te gjate. Ata qe na lane ne ne kete gjendje jane po ata qe na thone se ne vjeshte 2011 i keni shancet me te mira per tu futur ne EU, politikanet shqiptare e dine kete shume mire, por nga nje arsye apo tjeter ( personale !!! ) nuk ja mban te reagojne ashtu sic i ka hije nje politikani te vertete qe perfaqson nje popull si shqiperia. 

Per mendimin tim permendorja e 100 vjet Shqiperi e pavarur duhet te perfaqesonte jo vetem shqiperine por te gjithe kombin shqiptar e te tera trevat shqiptare from 10000 bc

Por kush do ta beje kete ??? jo me kot i thashe ato gjera per die Germania sepse atje eshte dora e masonikve gjermane qe me te me falin te gjithe per shprehjen nuk pjerdhin asnje ne evrope apo bote.

Ku jane masoniket e patriote shqiptare ??? Pse nuk behen aktiv ???

Politikanve dhe historjaneve shqiptare nuk ja mban te thone ne Perendim se Shqiperia eshte nje nga komb-shtetet me te vjetra te botes ndoshta populli me shkrimin e pare ne bote. Kur vin kendej thone jo jemi popull mysliman e jo leshi e jo terci e verci ...skandal !!!!!

 

Nje permendore si die Germania do topa (dollaros) mer daje  e kush do e bote kete ne Shqiperi?

Sala? Jozi? Bamiri? Meta? Nano?  Ruc-Rama-Dado?

Kohe te veshtira shume.

ps. Per mendimin tim nje perkujtimore e tille duhet te kishte filluar qysh para 15 vjetesh.

 

Mire, po s'ka nevoje me lyp shembuj nga Gjermania e shek. te 19.  Sic e dime e permendur me pare, Janaq Paco dhe Odhise Paskali per Skenderbeun ne Kruje e ne Tirane punuan 10 vjete.

Ta kam llafin qe perkushtim ka pasur e po ashtu pa qene nevoja "me pyet (po e pershtas i cik) asnje ne evrope apo bote".

Nje nga kritikat kyce te artisteve (a n'dac ti, te masoneve tane) ndaj ketij konkursi ishte koha e shkurter ne dispozicion. 

Per me shume ketu.

PS: Per komb-shtetet me te vjetra ne bote, te lutem hidhu tek kjo teme, se s'ka vajtur akoma 600 komente e ka vend per te gjithe. 

PF, 5 smiley 

Personalisht kam pershtypjen sikur jo vetem ky monument por e gjithe festa e pavarsiese i eshte bere politikes shqiptare sikur i ka zone rrota bishtin.

Ta them sinqerisht se poltikanet tane do te ishin me te lumtur sikur ai trapi cani i zones lire ti sillte prap ndonje arrixhije dj me cica jashte dhe te bente me te nje koncert dhe aq ishte puna dhe nje te pime alla shqiptarce nga mbrapa  me teper nuk kane qefe me bo ata tonet jooooo ....

Sa per bustet e Skenderbeut mund te them se ne ferr ishim por me kete figure kombetare nuk u krrute njeri sic bejne sot shimtat e shmitet albanezi.

flm per linket smiley

Tipike shqiptare flitet per mollen dhe lavderohen kumbullat !!!!!!!

Kam qene vete ne Estoni dhe te them te drejten me tere ato komente qe arrita te lexoja per te nuk jam dakort fare.

Ekonomia dhe Industria e Estonise si flaka e kashtes.

Tani jane  pothuajse protektorat gjerman me perpra ishin protektorat skandinav. Kane pase shume problemem me siden.

Jane tamom si ajo gjella pa kripe...as mish e as peshk as rus e as evropian e as skandinav e as sllav e as nuk e di ...

Sa per gjuhen shqiptare jam dakort me komentin e Pjerit kur thote se fraza te shqipes se vjeter gjen po thuajse ne te gjitha anet e globit toksor ( pak a shume komenti )

Ore se u ngacmova prej migjenit qe ka sjelle PieFf-ja  ketu; Perse mos te behej nje permendore e atij kalamanit me krom ne kurriz qe ka dale ne foto te tema tjeter. Do te dilte shume artistike si shtatore

nuk e di pse kam pershtypjen sikur kjo foto ketu eshe bo me fotoshop !!!

VL o Gjon ,ja po te dal edhe une ne NYC dhe te shkoj ne Bronx apo ne ca lagje problematike gjej jo foto si kjo,por edhe me te bukura.

Mund te gjej kalaname ne revole apo xhepista sa te duash.

Por nuk quhen ato se jane amerikane dhe cdo gje e huaj eshte e mire,por qe shqiptare do te shahet me rrenje dhe dege edhe sikur te jete e mire ne kete forum.

po si nuk te vjen turp, a te qivja ut. Ne 5 minuta ke nxjerr me shume traplleqe nga tastiera sesa gjithe loqet e peshkut ne nje vit te marre se bashku

seriozisht, nga se e merr shtysen qe ben komente te tilla. Mund te kritikosh shkrimin, por nje menyre e tille sulmi ad hominem te le shije te keqe.

Mund te jesh pd-ist, a ca leshin je, por kjo nuk justifikon qendrimet e tua.

Nejse, edhe kaq, ngaqe me pare nuk ishe i futur ne kategorine e kllufave te peshkut qe te begenisa.

O krist qe kemi probleme kemi ate se mohojme e qe varferia skamja e papunesia pikerisht ne ato zona ruale eshte ul kembe kryq dhe kete se mohojme por tashi gjella me krip e kripa me karar apo jo ???

ps. eshte gjeometria ajo qe nuk eshte ne relacion dhe harmoni te plote ne kete foto prandaj e thashe dhe ate me lart

sigurisht, gjon, me fotoshop. Ne jemi zvicra e ballkanit, s'kemi kshu gjerash.

Qe ne ate foto dicka nuk shkon per kete jam mese i bindur  por ne kete mom per mua kjo eshte dicka dytesore.

Nuk ta mohoj faktin se ka femije qe bejne pune jashte cdo perfytyrimi social perendimor. Shtrohet pyetja se si eshte e mundur?

Kush e ka fajin familja shoqeria politika lokale apo qendrore?  E spiralja e diskutimeve zgjatet e zgjatet e terzgjatet e si perfundim femijet i gje prap neper keto pune.

99% e peshkve ketu kane nje posicion 100% ose me pd ose kundra pds ose jane te majte qe kalone dhe kufite e sllavo bolshevizmit ose liberale te tipit pasanik "qe i bejne leket me printer" rrall e per shen llesh gjen ndonje koment te arsyeshem neutral.

Pse u katandis ky popull me kete klase politike? Kush jane ata qe i komandojne politikanet tane dhe vete nuk dalin ne skene?

Kam pas lexu nje here para vitesh nje artikull mit teorite konspirative personalisht kam qene dhe jam shume skeptik perkundrejt tyre por me ka ngelur nje fjali e autorit ne mendje se:

"Nuk ka gje me te kollajte se te  mashtrosh , komandosh dhe shtypesh nje popull"

Pra kemi arrit dhe ne ne kete derexhe ...por nga kush ?

Enjof zwicren mire dhe nuk ja kam ziline fare te them te drejten.

Shkrimi iPF,shume i gjetur e i shkruar me ndjenje e sidomos pa pike patetezmi....

Nuk pres me shume nga ai realitet skizofrenik 360 gradesh shqiptar....

Pse keto nderhyrje i nderuar Albano kunder te talentuares Kristulle .Plot frymezim eshte . Ai eshte nje kontribut i pacmuar ne Blog .psh ai verteton me mjaft zgjuarsi tezen " Ku me njef ti une Muve " smiley

Po lereni ore se duke folur i del edhe meraku qe s'merret vesh per cfare e ka . Kunder PF , Kunder Imamit apo Kunder Caushit .Kunder arttikullit , kunder Bronxit , kunder agjenturave , kunder Grekut , kunder Detyrave te partise e plot kundra.

Ama te mos i mohojme ka brenda pro Cifuteve , pro Fotografive , specialist per shurrorre , e plot e plot pohime .

Dhe ai nuk do mbaje pergjegjesi per Horizont te kufizuar te PF qe na flet vetem si konceptohet Percerima a e NEVOJTORES se Pavarsise nga babasqap Sali Ram Vucidol Kulle Berisha .

I dyti ne seri PF pas Kulles se Nguimit qe afron ne menyre te kendeshme per te kuptuar se cfare mentaliteti ka Sqapi ne krye dhe karikaturat qe e rrethojne dhe e mbajne per te Pare ! Kendshem !

Ate mbylljen e ke nuk e di po mbaje :

"Vellezer jemi . Ate mbaje . lakuric - lakuric " smiley

Ne rastin e Kristit nuk eshte ceshtje ADMIN dhe abuzim me temen. Eshte nje person qe vjen qellimisht te vjelle vrer, dhe per mendimin tim, admin do benin shume gabim nese ja skarconin komentet ose ja hiqnin te drejten e vjelljes se corbes. Eshte manipulim total i te vertetave dhe ka ardh pikerisht ne kete platform per te bere detyren e gabuar.

Ky person mund te fshihet gjithe diten e dites nen anonimatin e nick-name, po FAKTET (se u bera si OIdriz) nuk mund ti fshehi dot. Jane shume te thella me qitje te shemtuar keto komente.

Jane aq te shemtuara sa nuk jame ndjere ndonjehere kaq e revoltuar me ndonje teme tek PPU.

 

 

 

 

seriozisht? tani se kam idene kush eshte kristi, po ti drejtohesh kujdestar adminit per kristin? po nuk ngelen emer gjenitali pa i vene, e ti thua qe po vjell vrer?

pastaj nuk ja vlen te permendesh anonimitetin ketu. Ti nuk eshte se ke dale me emer mbiemer a facebook qe i hakerrehesh atij!

Sa mire do ishte te dilte Kristi me emer te vertete, dhe do ja ktheja direkt reston me emer dhe mbiemer dhe punen qe bej. Une kam kerkuar per admin mos t'i vene statusin abuzues vetem e vetem qe ai te shprehet si t'i doje mendja dhe detyra qe i kane ngarkuar, dhe te vije ketu dhe te dale bllof me cfare thote. Por perpara se te me drejtohesh mua, duhet te kesh idene se kush eshte Kristi. Kristi eshte dikush qe eshte sjelle qellimisht ketu te beje detyren. Une nuk mund te marr persiper se cfare organi i vejne si epitet bloguesit e tjere, por mendoj se e meriton ne menyre figurative epitetin me te rende qe mund t'i vihet.

Por Kristi ka fatin e madh qe eshte ne anonimat, dhe prandaj eshte aq i zoti te shtremberoje realitetin dhe t'a tregoje sipas versionit qe i intereson atij qe e ka derguar. Une nuk e di se cfare moshe keni ju dhe sa keni punuar ne Shqiperi dhe nese ju ka lidhur ndonjehere puna me elitat shqiptare, por ne momentin kur elitave ju preken interesat, dergojne sigurimsa (aka Kristi) te bejne presion te tipit, shiko mos fol ti tani se e di une se kush je ti. Ate punen e di une se kush je ti dhe ca ke bo, eshte gjeja qe mua me revolton te kjo teme sepse eshte bere natyre e dyte per ata qe duan ta mbajne Shqiperine me mentalitet te mbyllur dhe pa zera qe flasin.

jam shume dakord kur nervozohesh me ate: e di une se kush je ti dhe ca pune ben. Se zakonisht kur thone kete, nenkuptohet qe as e ka degjuar e as e ka lexuar mendimin tend. E di si funksionon ne shqiperi, te kuptoj per ca e ke fjalen, por duke i thene palle atij, nuk eshte se ke te drejte. Ne keto raste me kujtohet njehere ne nje debat ne tv me Olldashin dhe nje te PS qe sja mbaj mend emrin per momentin. Ai i thoshte kolit se ti ke vjedh te rruga, ndersa Koli nuk thoshte qe nuk kishte vjedhe, por i thoshte dhe ti ke vjedhe! Ky pra eshte kulmi! 

Megjithate, nuk te duket pak si konspirative qe thu e kane derguar ketu?! Thu ti ketu luhe fati i qeverrise a ku di unesmiley Une nuk e kam idene kush eshte ai, nga te shkruarit me duket paks si nga Korca. Po crendesi ka? 

Po ja po te dha emrin ai ca do fitoshe ti? Po te tha dhe ca pune ben, a ka rendesi? Pastaj po shkruan zaloshnja si anonim e jo me kristi smiley

Une nuk para i shaj njerezit dhe nuk i kam thene palle njeriu. Vetem nese dikush me ka hack account ketu, gje qe dyshoj. Nuk e di ne i ke lexuar komentet e para te K. sepse jane fshire dhe i gjithe ky postim eshte bere pak i pakuptueshem. K e hapi thesin i pari me hamendesime me lidhje te qellimshme te uleta. Permendi Zanin dhe Athinen, qe nuk kane lidhje fare me autorin e shkrimit po me dike tjeter qe eshte i lidhur me autorin e shkrimit. Duke e njohur personalisht kete person dhe ditur se pse u sollen ato shembuj nga K., si edhe ditur shume mire si e ka ngritur ne sistem elita shkrytezimin e te vertetes, nuk mund te rrish pa reaguar. Pra nuk ishte teori konspirative, po sesi duhet ti pergjigjesh ketij degjenerimi. Nuk luhet fati i qeverise, po kur i preket nje interes i vogel fillon dhe te ben biografine per te demaskuar si armik te popullit, censurim te te drejtes se fjales, ashtu si e mendon. Me emrin nuk do fitoja gje se ne fakt emri i vertete dihet se kush eshte, per kete ke shume te drejte.

Koli dhe Zaloshnja jane simbolika te spikatura se pse te behet apo jo biografia. Perfundmi eshte shyqyr qe kena ik se do na e kishin vene zgjedhen ne qafe.

Gaia

Jam plotesisht dakort me ju. Edhe pse ato qe pergojon kristi i kam jetuar dhe jam deshmitar i dores te pare vet, dhe kristi e them me bindje eshte nje shpifs i felliqur!

Ju kot shani Monumentin. Në tjetër vend ju rreh çekani. Ju nuk e keni me Monumentin, ju keni vrerin në bark kundër Pavarësisë, kundër Ismail Qemalit  që nuk doni t'i kthehen eshtrat në Shqipëri. Ju shani Monumentin sepse e dini që ai Monument do shkëlqejë fort nën rrezet e Diellit që po ia rrisim cilësinë nga dita në ditë. Por ne do vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e Diellit që juve t'ju mbytë vreri juaj antishqiptar. Ju e urreni se ai Monument nuk ju kujton vetëm 100 vjetorin e Pavarësisë po edhe 100 Rekordet e Qeverisë. Por ne do e ngremë atë Monument që 100 vjetët e Pavarësisë dhe 100 Rekordet e Qeverisë të jenë 100 plumba në zemër për ju dhe për gjithë cmirëzinjtë dhe zemërkatranët që çdo natë para se të flenë në  vend të lutjeve ndaj Zotit i luten Satanait për shkatërrimin e Shqipërisë. Se ju nuk e doni Zotin, ju e urreni Zotin se ai dha edhe Birin e Tij të Vetëm për ta bërë Kryeministër për shpëtimin e Shqipërisë. 

Unë kam vetëm një fjalë për ta komentuar këtë Monument:

DHIZ IZ A MIRA-KËLL OF FRIIIIDËËËËËM!

 

Ti me duket se je speech writer i Partise..

e shoh se si po i ngjisni shkallet e hierarkise.

Duçja më ka dërguar telegram. Është i kënaqur prej meje!

E meriton the!! Une indinjohem si te kane lene vetem te mbulosh blogjet marksiste si PPU, ti duhet te ishe ne Amerike tani me organizimin e vizites, ose ke pjesa ku shtrohet tapeti mbas kthimit. Nuk te kane shperblyer tamam. Duhet t'i kerkosh te drejtat e tua proletare.

Hyp se te vrava zdryp se te vrava, I thone kesaj. Po te fitonte ndonje monument qe ngrihej drejt infinitit si c'thote Spiro, do lexonim nje kritike feministe postmoderne ku do shahej adhurimi qe I behet fallusit. Per mendimin tim, monumenti I pavaresise eshte per bukuri ne Vlore. Ky I 100 vjetorit me duket pordhe I tipit "I'm sexy and I know it" qe mund te vine te kendoje me ate rast.

Po qe edhe mes pese atyre projekteve te zgjidhje ate me te keqin, kesaj i thone jo te kesh qimen e derrit, po te jesh derr pe derri.

te pese projektet ishin me nivel te dobet. te pakten ky qe u zgjodh eshte me diskreti (nuk eshte pompoz) dhe me shijen me te mire. 

ndoshta u zgjodh pikerisht ky ngaqe shteti ka buxhet te vogel, e ky kushtonte me pak per tu bere se ato obelisqet e tjera. 

 

Duke lexuar artikullin, (pa e ditur se kush e kishte shkruar), po thoja me vehte; tamam gjuha e popullit, e njeriut te thjeshte, qe e pranon se nuk eshte i artit modern, abstrakt etj, por ajo/ai monument, ai/ajo veshje, nuk i rri mire ne trup, ne mendje, para syve,  i duket e/i huaj, sikur nuk perfaqeson idealin e tij, te popullit te tij. Po e shihja kete problem, si nje i trete, neutral, qe sheh dy pale qe zihen/grinden per nje problem. Artikull i shkurter por kuptimplot, gje qe me shtyu (duke qene njohes i imire obligacioneve dhe makro-ekonomise) qe, ne drejtim te medias, te hidhen me shum obligacione te ideve te popullit, pakete kjo (si shum paketa qe perdoren kendej) qe merr prioritet edhe nga mbulimi/justifikimi i obligacioneve te fitimeve te prodhimit te brendeshem, te cilat kane veprim te dyfisht financiar, per vet specifiken qe kane, çlirojne/gjenerojne perfaqesuesen e vleres se vet, pa e futur fare investimin ne katerorine e borxhit. 

Nga komentet ketu , morra vesh se e paska shkruar PF. Une bashkohem me mendimin e tij, se monumenti i zgjedhur nga "juria" eshte jo i pershtatshem per shijet, mentalitetin dhe vizionin e popullit tone. Por 's'kemi ç'te bejme, aty vendos nje dore, dora e Buall Mavrise. 

Po e shihja kete problem, si nje i trete, neutral, qe sheh dy pale qe zihen/grinden per nje problem.

Ky eshte thjesht objektiviteti qe te karakterizon, miku im. Asgje me shume se kaq.

gje qe me shtyu (duke qene njohes i imire obligacioneve dhe makro-ekonomise) qe, ne drejtim te medias, te hidhen me shum obligacione te ideve te popullit

Lidhje e perkryer e fushave te mendimit. Unitet i botes materiale. Filozofi subtile par excellence dhe en bloc dhe in action!

Si gjithnje, jam krejt i impressionuar me lehtesine (gati te paperballueshme) te navigimit mes disiplinash! Thanks, man!

Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.
- Ali Podrimja

Mendoj se nuk eshte mire qe nje monument, (i bukur apo i shemtuar), dedikuar 100 vjetorit te pavaresise te vendit tend, te quhet "shurretore".

Anonim, meqe me dole ne shteg. Ne nuk po shajme ngjarjen, pervjetorin apo simboliken ne vetvete te 100 vjetorit te Pavaresise. Besoj se nuk ka shqiptar qe edhe mund ta shpjere ndermend kete. Ajo qe mua personalisht me ka revoltuar me kete eshte menyra se si dikush perpiqet te nxjerre kredibilitet politik nga ky pervjetor. Dhe padyshim qe gomari do e tregoje vehten nga pellitja, ashtu sic Saliu e tregoi veten edhe njehere se jo vetem qellimet qe ka po edhe mjetet qe perdor per ti arritur jane te trasha dhe te shemtuara.

Edhe njehere. Ata burra qe shenjuan pavaresine atehere nuk ia kane nevojen Saliut. Eshte Saliu qe ua ka nevojen peshes se tyre. Megjithese mendoj se ketij palacoje qe e coi vendin ne lufte qe te mos leshonte karriken ne 97, ketij maskarai qe i shiste nafte Miloshevicit nen embargo, apo qe iu shiti detin si kusar grekeve, ca nga ato burrat qe kane firmosur ate karte, do ia kishin mbeshtetur koken ashtu heshturazi mbi gju dhe do e kishin therur si kec per pelivanlleqet me kete popull. Pa pritur ndonje vendim Gjykate Kushtetuese domethene, apo aprovimin nga Ministri i Luftes Arben Imami. Se ata njerez nuk ishin politikane qe luftonin per vota, nderime, mercedesa e monumente, po burra e luftonin per nje cope vend ku te jetonin e te vdisnin qe te quhej Shqiperi.

Ndaj, per ta mbyllur edhe njehere, ata burra, monumentin ia kane bere vetes. Nese do ta festosh kete pervjetor, festoje me ekspozita, muzeume, fishekzjarre dhe flamure. Ngri dhe nje permendore tjeter ne shenje nderimi po deshe, po jo me lebeti e me breke neper kembe. Se me breke neper kembe, vetem tek shurretorja te rri mendja.

 

PF, qe Saliu eshte nje shkerdhate burre, nuk kemi mbetur ta sqarojme ne kete teme.

Ajo qe dua te them eshte qe le te mos lejojme qe per hir te nje plehre si Saliu te perdhosim 100 vjetorin e pavaresise se ketij vendi.

Anonim, edhe njehere, mos ngaterrojme festen me komisionin e festes. Me nje llaf, nusja me dhenderrin jane yll. Kostumet dhe festa jane faqe e zeze. Une solla argumentat e mia per zgjedhjen artistike. Te tjere sollen shembuj qe ilustronin pak a shume ato qe kisha thene une. 

Argumentat kunder ishin pak a shume te tipit "mos bertit kaq shume se na shurdhove" ose "ti ke shku per vete me Sanijen". Tani, nga ty qe je kundra une do prisja me shume argumenta teknike meqe e shoh qe ke pasion per arkitekturen urbane. 

Merre dhe zbertheje nga ana artistike ate kompozim, dhe ma mbush mendjen qe e kam gabim. Pastaj, si do ta justifikosh faktin qe artistet me te mire shqiptare as nuk denjuan te futeshin ne nje konkurs te tille per nje veper qe duhet te ishte e madhesise epike ku cdokush teorikisht duhet ta kishte per nder te konkuronte e le me te fitonte? E kupton tani qe eren e shurres kjo pune e kishte qe pa filluar akoma?

Monoliti i Kubrikut pastaj eshte tjeter gje. Eshte si puna e kesaj. "Thjesht, paster dhe bukur" na ka pas thene zysha e klases se pare.

Nuk kam argumente. Mua s'me pelqen ky monument edhe pse e kam qejf abstrakten dhe minimalisten. Gjithsesi nuk do te guxoja ta quaja "shurretore".

Mire Ols. Kjo eshte nje nga aresyet qe te du fort. Se je cun i mire. (Not that is anything wrong with that. smiley ) Une gjithmone kam qene pak me allcak.

Cun i mire une?! Problemi eshte qe ne keto tema (te monumentit te pavaresise) te gjithe thane "eshte shurretore" dhe mua si shpirt i se kundertes me mbeti vetem alternativa "jo nuk eshte", "nje cik me teper respekt per monumentin e pavaresise ju lutmi shume". smiley

PS: Me kete jam shume dakord me ty:

Se me c'kam pare une lart e poshte, monumentet e Lirise, Pavaresise e Fitoreve sec kane nje dicka antigravitacionale. Nje obelisk qe ngrihet si rrufe nga toka drejt qiellit, nje kompozim figurash me tendence ne ngjitje drejt nje flamuri, kurore, zogu apo edhe drejt hapesires se pafund, nje tentative fluturimi apo shkeputjeje.

"Pra, krisma nuk ka pasur!" smiley

Me fal PF, mqs. je edhe pjese a agjentures greke, smiley nqs. do te me thoshje "me permend dy monumente moderne abstrakte qe te kane mbetur ne mendje" une do te te pergjigjesha me kete ketu ne Athine, afer Hiltonit:

Dhe per "par condicio" per koleget e mi te SISMI-t italian smiley do te thoshja edhe ky "Disku" i Arnaldo Pomodoro-s ne Piazza Meda ne Milano:

Mire, po tani po kalojme tek arti "per se" jo tek e natyres monumentale te simboleve te nje vendi. 

Tani, ate skulpturen me xhama e kam pare ne nje dite me "nefos' te mbuluar nga pluhuri i ngritur prej makinave etj dhe nuk me ka pelqyer keshedi se cfare. Keshtu me drita nate, me e bukur u dukerka. meqe ra llafi, kam jetuar ca kohe ne Cikago. C'i do llafet: 

 

E hengre. Pavaresisht fjalise se pare te ashper (dhe nje pjese te te dytes) prape kane per te thene qe je ne llogoren e Berishes.

kur shkruhet seriozisht,  dmth merret mundimi dhe hartohet nje artikull si ky ketu, edhe une ashtu si ti mendoj.

ndersa kur komentohet keshtu tak-fak ne te nxehte tek blogje ne linje, edhe mund te flitet siç ndjehet. edhe mu ideja pare kur e pashe foton, si shurretore mu duk. po meqenese ne tirane nuk ekzistojne, nuk e sulmova me fjalen qe me kujtoi te paren. 

komenti me i mire i ketij artikulli, eshte bere tek komentimi nr 1. ajo goca i ka thene te gjitha.

autori vet justifikohet duke thene qe nuk meçifet si ne te tjeret, por shkruan i zbuluar. problemi eshte qe ai nuk jeton ne shqiperi, as punon atje. mendoj se ndryshe nuk do te kritikonte me keto fjale. 

pastaj behet nje gjasme analise te pakten. pse projekti nuk i pelqen, pse te tjeret e meritojne dhe ky jo. per te mos thene pastaj qe pa qene artist vete (e bile me eksperience them), nuk mund te kritikojme asgje. e shumta ngelet te themi qe mua s'me pelqen dhe kaq.

Halle halle kjo dynja. Halli hallit nuk i ngja. smiley

E ke parasysh filmin "Odise ne hapesire" te Kubrick?

Mua personalisht, monumenti ne fjale me kujtoi kete monolitin ketu:

Kurre s'me ka shkuar mendja tek "shurretorja". Sinqerisht.

Arti abstrakt, pikerisht se abstrakt, lejon (e ndoshta nxit) nje shpalosje me te madhe te fantazise se te interpretuarit dhe te se brendshmes ne pergjithesi.

A e ka fajin arti qe shume prej jush aty shikojne nje shurretore? Mos ndoshta problemi qendron pikerisht tek vezhguesi?!

Nuk dua aspak te behem avokati i ketij monumenti, te kuptohemi. Thjesht per te reflektuar.

sepse nje francez e ka bere ate statujen e lirise qe franca ja ka bere dhurate amerikes. 

tek ai filmi kubrikut jane majmunet-njerez me ato kockat qe i japin jeten skenes si dhe asaj pllakes. po ta shohesh pa majmunet, kunji prej guri nuk te thote me gje as ka lidhje me ambientin. 

ndersa ne shqiperi nuk ka shurretore neper rruge (e permenda tek posti im), si do ti qe te te shkoje mendja. pa e pa detin nuk e imagjinon dot. 

gjithashtu momumenti nuk eshte art absrakt por arkitekture moderne, dmth nje dekor minimal me linja gjeometrike te thjeshta dhe funksionale si dhe perdorim i teknikave te reja (psh lazeri per gdhendjen e shkronjave).

eshte me moderni dhe me funksionali nga ato projektet e tjera, qe te kujtonin lapidaret e dikurshem. por nuk eshte gje e bukur, nuk ja kalon psh statujes me kale te skenderbeut (qe eshte shume me e mire nga shume te ngjashme qe kam pare ne paris)

Hem, tani u ktheva ti hedh nje sy Peshkut dhe shoh se qenka bere nami. Nejse, thashe ti ktheja njehere pergjigje ketij Kristit, po pastaj thashe ta le kete pune se nuk ja vlen. Minj te tille gjirizesh qe fshihen rrenzave e pseudonimeve gati per te kafshuar kedo qe nuk eshte si ata, ka plot. T'u vihesh nga pas do te thote qe ta kalosh edhe ti jeten gjirizeve.

Nga ana tjeter, faleminderit gjithe komentuesve te tjere, pavaresisht pikepamjeve. Une ate qe kisha per ta thene e thashe te plote, pa frike dhe i gatshem qe t'u qendroj pas argumentave te mija dhe pa ndrojtje qe te kthej aty ku ma mbushin mendjen qe jam gabim.

Per te tjerat... i ka Peshku keto.

Na fal plako qe sta kena vare shume por kena qene te zene me futbollin,neser do ti kthena paaftesise smiley

PF, edhe agjent te grekut te paskan bere?!

Si tha ai... "te luftojme armiqte e jashtem e te brendshem", (dmth. brenda trunit). smiley

Pergezime per shkrimin.

shpifje, shpifje, te gjitha jane shpifje!!! smiley

daku...

smiley

Vallain kur me bejne spiun te grekut me iken truni. Po ne greket i majshim me pare qe te vijshin e te na bonin noi spiunllik mer jahu. smiley

Eh fukaraja shkrete thuj! I kujtojne te gjithe argate si vehten.

Saliu e tregoi veten edhe njehere se jo vetem qellimet qe ka po edhe mjetet qe perdor per ti arritur jane te trasha dhe te shemtuara.

smiley

Djema, me pozicionin qe kishin ato pllakat, edhe mua me vajti mendja se mund te ktheheshin ne shurtore, dhe sadoja te propozoja per vendosjen e kamerave aty smiley

Shpija tradicionale e satome mer derr i keq!! smiley

 "Merreni dhe hiqeni nga qyteti kete shurrtorre dhe si hale dhurojani ndokujt...

 ..e paske nxjere dufin keqas o PF-e duke "Throw out the baby with the bath water".Sado i pa arrire te jete simboli i 100 vjetorit nuk kishe pse ta poshteroje  deri ne shurtore.Mgja urroj qe  ky acarim dhe  radikalizimi i juj  spontan te jete i perkohshem.. 

 

 kaposhi -nuk ke te drejte !  PF nuk ka nxjerre dufin, por  ka shprehur  dhimbjen e nje njeriu qe e don vendin e vet, duke dashur ta largoje  te shemtuaren, marre per veper  arti.Dhe i ka thene gjerat ashtu  sikunder zene vend.Po te jete se do te duhet  te etiketojme cili ne kete  vend ecen me parimin e nxjerrjes dufe-ve, do ta drejtonin gishtin edhe femijet teek vetem nje njeri.

   Se ja ku po ta them une, qe e tera kjo zamallahi  krijimesh "artistike" ne turravrap, per gjoja 100 vjetorin e pavarsisese, eshte thjeshte nje tentative per nxjerrje  dufi ndaj Vlores,  e te marrosurit Sali .

Dhe asnje gje tjeter.... 

na mytet ju shqiptaret tu shpreh dhimjen çdo dite. si nuk kuptoni mer qe me ate situate lufte ne te cilen e keni gjithnje shtypin, nuk ka mundesi te kete gjera te arrira ne asnje fushe, se duhet QETESI per te krijuar diçka qe vlen. sikur me te miret ne bote po te jeni, duke jetuar nen presion te vazhdushem gjera koti do krijoni. (penalltine humbi ronaldo dje kur ky dreq presioni filloi e u rrit, imagjino nje tjeter deshtak ne vend te tij ça mund te beje. asgje !)

hapni e lexoni shtypin ne kohe te luftes se dyte boterore e do te vini re se ka qene me dinjitoz se ky joni ne kohe paqe. fjale qe ju plerat nuk e njihni akoma dhe sot. 

 

5*...!!Ky monumenti thjesht edhe sikur mè i bukuri i botès tè ishte..unè nuk di çfarè emri ti vendos.. mè duket si festimi i 1 Majit vjet..njè veprim i kotè..edhe Italia vjet festoi 150-vjetorin por nuk ndèrtoi monumente pavarsie,festoi nè mènyra tè ndryshme..shumè mirè kèto lek mund tè pèrdoreshin pèr tè rregulluar ndonjè kala,shtèpinè e kongresit tè lushnjès me qè e ka qejf qeveria...apo varri i çerçiz topullit nè gjirokastèr apo tè tjera plot..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).