Hardhuca u bë personazhi i rrjeteve sociale këtë javë. Pa dashur, u vura në pozicionin tënd. Filluan të më bënin pyetje edhe mua. Në inbox-in e Facebook-ut, të celularit, madje edhe në rrugë dikush tentoi të më kujtojë hardhucën

Faleminderit Kryetar i qytetit tim. Përgjigjet i mora të gjitha. E dija që nuk do më zhgënjenit. Fundja, jam një nga qytetaret e këtij metropoli që nuk mund t’i injorohen pyetjet. Për fat, ishin vetëm pyetje dhe jo halle personale. Edhe pse, nëse nuk i vëmë metrin e egoizmit, hallet e qytetarëve duhet të jenë shqetësimi i çdo gazetari që ka audiencën e vet në këtë vend.

Hardhuca u bë personazhi i rrjeteve sociale këtë javë. Pa dashur, u vura në pozicionin tënd. Filluan të më bënin pyetje edhe mua. Në inbox-in e Facebook-ut, të celularit, madje edhe në rrugë dikush tentoi të më kujtojë hardhucën. Shtypi raportoi se një e molepsur nga magjia e hardhucës kishte arritur të afrohej deri te xhaketa jote. 

Pa modesti, “Java” ishte blerë si buka e ngrohtë. Sms-të e para m’i shkruajtën miqtë e tu. Më morën me të mirë e më thanë, vetëm na trego vendin se ia tregojmë ne asaj bishtpërdredhurës. Sinqerisht që, e di që është diku buzë Lanës, por kaq është orientimi gjeografik që kam për të. 

Fansat e hardhucës shkuan më tej. Nuk u morën vetëm me ty, por edhe me z. Rama, i cili, këtë javë, thuhet se është parë shpesh anës Lanës, pas mbledhjeve të grupit. Më shumë se Ambasadorëve dhe Zotit, po i lutet hardhucës, që ta shpëtojë nga kthetrat e Gramozit, të cilin e zë koka afër Lanës, kur i kujtohet ndonjë aksident. 

Tavolinat e mirinformuara të Tiranës nxorën në pjatë edhe librat e horoskopit, meqenëse Rama është Gaforrja, dhe këtë vit Paolo Fox tha që nuk ka shumë fat.  Gojë të këqija thonë se yjet do e kompensojnë vitin tjetër shenjën e tij. Binjakët këtë vit i kishin planetët në anën e tyre. Kishin Hënën, kishin Mërkurin dhe Afërditën, e cila shpesh del natën mbi Bashki nga pagjumësia që i shkakton muzika ulëritëse. Por t’i lëmë andrallat e supersticionit dhe të zbresim me këmbë në tokë, aty ku janë dhe hallet e qytetarëve. 

Fansat u mërzitën me mua që kisha harruar disa pyetje të tjera. Nisur nga vullneti yt për të pasur qytetarin të parin, në bllok, thonë, e para është muzika. Ka disa lokale ku muzika ndalohet. Prapë gojët e liga e gjejnë justifikimin dhe thonë se policia jote shkon vetëm te lokalet më pronarë opozitarë. Ndërsa për të tjerë, ata që nuk vunë gjumë në sy për ty në fushatë, muzika është jetë, edhe kur zgjon foshnjat nga gjumi, edhe kur i detyron të marrin turravrapin klientë të hoteleve luksoze në Tiranë, që kanë investuar shumë për prurje perëndimore në qytet. Ithtarët e hardhucës thonë gjithashtu se, meqenëse Rama bëri këngë për zhurmën e Tiranës, ti e kë zët t’i shpallësh luftë zhurmës akustike. 

Ngaqë nuk po të gjejnë kërkund, as në lajme, e as në bashki, të zënë nga halli, disa prej tyre janë vënë në kërkim të hardhucës, jo për të marrë nga magjia dhe as për t’ia hequr magjinë. Njerëz që betohen me jetën e tyre thonë se kanë parë e dëgjuar lutje përgjëruese përpara hardhucës. Para dy ditësh u regjistrua në QKR (meqenëse është kohë lëvizjesh patriotike, homoseksualësh, grash të dhunuara, burrash në disa raste) duke shtuar së fundmi një lëvizje me emrin “Duam Hardhucën për Tiranën!”. Që pas regjistrimit si lëvizje, nuk kanë lënë gazetarë pa takuar, në përpjekje për të dalë në televizor. Më duket e ekzagjeruar të marr seriozisht disa ardhje dhe mosardhje. E di që do qeshësh me këtë histori. Thonë që është gjëja që di t’a bësh më mirë.

48 Komente

Ej po pse talleni?

Kjo eshte publicistike sic nuk duhet bere.

Ose une jam vecanerisht e paafte te kuptoj inteligjence te ketij lloji.

Ose une jam vecanerisht e paafte te kuptoj inteligjence te ketij lloji.

Korrigjim: satire te ketij lloji.  

@ znj Tare, Luli eshte bekuar, kurban-izuar me dash.  Keshtu qe hardhucat i vijne anash.

Nejse, satire te mbare ty, nje vrime ne uje e hardhuca ne te. 

fundja, si pika mbi gur, edhe nje milion fshikullime me bishtin e hardhuces mund te bejne nje vrime satire.

Nuk je vec ti, megjithse ti dukesh qe s'je fare "fanse". Ah keta u befshin hardhuca te tera me gjithe fansa e Fantomasa.

Sa do i ktheja pergjigje tropit, e thashe se mos kisha ngaterru teme smiley.

Asell, asell, me mire me fol per zgjedhjet ne France, se per hardhucerine e mediave tona.

@ trop: biem vere-sisht dakort smiley.

PS: ncncnc Kavir. 

E bera ate gubim, po edhe ty s`te rrihej pa "ia heq petet lakrorit" smiley

Meqe ra fjala, keni kundershtim ti dhe Trop sikur te them qe edhe mua ma shpifin keto bretkosat qe duan te fryhen sa nje ka? 
 

Mos, mos me terma kulinare se edhe dite e djele e na hapet oreksi per kshu muhabetesh smiley

Meqe e permende, La grenouille eshte restorant i famshem.  Po ashtu bretkosa eshte delikatese ne kulinarizmin francez (prape jazek te qofte qe e fshive komentin smiley.)

Pertej kulinarizmit, nuk e di per trop, por une kam kundershtim ne princip. smiley.

Pse ke kundershtime ti? Se ke mendim pozitiv per bretkosat? Edhe une, per bretkosat ne pjate kam konsiderate, por jo per kuakuaritjet. 

Se na e bete mendjen kuzhine na e bete. Apo 5000 vjet ne kuzhine lene gjurme te dukshme, apo jo? smiley Nuk iu ve faj, jo! smiley

kaq shume lutje dhe asnje reagim.keshtu eshte kur nuk je gazetare sexi.nderro parfumin te pakten.

Ilva paska ikur krejt per lesh, lesh hardhuce.

Mire Zhvejku dhe zemra qe shpesh kane arsye te cilat arsyeja s'i kupton dot, po e paska zene barku dhe peshkqeveriun.

Xhibo....merre si nje lexim relaksi pasi ke lexuar opinione me te forta. Kshu e morra dhe une!

Per kuriozitet, a mund te thuash ne cilen pjese arrite relaksin maksimal?

Pasi lexova shkrimin dhe ripashe emrin e gazetes ne te cilen ishte shkruar..."JAVA".

Mua ne pergjithesi me kane pelqyer artikujt qe sjell ti Shvejk, qofsh peshk i ri a i vjeter.

Por, qe te lelaksohesh nga shkrime te tilla si keto te hardhucave te Ilves, ma ha mendja qe duhet te jesh shume dru nga pija dhe nga droga. Une s'nuk drurosem nga asnjera, po fatmiresisht nga komentet e njeri-tjetrit ketu coku relaksohemi, kur ka shkrime te tilla qe jane kaq 'pa lidhje' sa behen arsye per gallate.

Megjithate, mendje-mendje kjo dynja, tha.

Nga i gjeni keto gjera mor aman!!! Pa mbaruar akoma leximin, ndjeva trurin qe po me ikte si hardhuce neper shale.

Edhe po u shit si buka a si hallva e ngrohte "Java" o Ilda, kjo me lart ishte fare bajate. 

E lexova nga fillimi ne fund, por asgje nuk u kuptua, fjale te pergjitheshme e asgje konkrete. Te pakten te evidentohej problemi, per çfar eshte fjala. Nese ishte fjala per nje artikull te para disa diteve, ku autorja shtronte disa pyetje per bashkine e Tiranes, te pakten te sqaronte qarte se ç'u be me ate problem, me ato pyetje, mirpo asgje, thjesht hardhucka, se kush eshte hardhucka, hajde merre vesh, edhe seç ka ndodhur me mbrapa, hajde merre vesh, fjale ne tym. 

pas bujes qe beri shkrimi i pare:"bishti i hardhuces,"smiley ne mos gaboj,kjo ndjeu se ua kishte detyrim fansave nje hardhuce te dyte..smiley
po cfaj kemi ne jofansat qe na e sollet ketu te peshku??

Me solli ne mendje nje ze nga ata tipat qe bejne voiceover ne trailer per filmat, kjo do ishte per nje film tip vazhdim i te parit (sequel), s'e di si do tingellonte shqip, po mbase dicka e tille:

Pas suksesit te papare dhe legjendar me shkrimin e saj gjeopolitik, autentik dhe ritmik "Një hardhucë në zyrën e Lulit", autorja e feniksfanepsur dhe perpikshmerisht e pavarur Ilva Tare i sjell publikut nje tjeter artikull spotan, suspacncioz dhe blockbusterioz, "Fansat e hardhucës".

Nejse, une per vete rezervoj gjykimin final deri ne shkrimin e trete te saj te paqetertitulluar "Do ta bëj hardhucën të kërcejë çiftetel". Bujar Kapexhiu ben qe ben karikatura per Mapon do ishte mire te ndihmonte me nje ilustrim dhe Java, ku Ilva te parqitet si sherife e filmave western dhe Lul Basha si kale-hardhuce te cilin Ilva nje here e hip, nje here e vret neper mure. Krejt pa dashje tani e vura re qe, ne mos dalte artikull i suskseshem, del film pornovizatimor fantapolitikoshkencor.

"Buka e ngrohte" do perdoret si metafore ne filmin e mesiperpershkruar. E lashe jashte kastile per te patur te pakten 5-6 kile surprize dhe suspance dhe per debutimin nr 3.

Ilva eshte si sherife e filmave western

Ilva vogel me kobure

vret hardhuca neper mure

mos i vrit moj budallaqe

se hardhuca do vec paqe

Mos i vrit moj trendeline

se hardhuca s'ha njerine.

Ti do jesh nje nga fansat kriptohardhucore per te cilet flet autorja. Ec rrefe sa sms kercenuese i ke derguar ne emisionin e saj te transmetuar nga e hena deri te xhumane ne oren aq e kaq ne filan televizor.

S'e lexova shkrimin.

Nuk besoj ta kene qene kercenuese. Ka me teper shans te kene qene adhuruese.

Ti e di qe ne shqiptaret e shprehim dashurine dhunshem (te dua moj qene, te hongsha zemren, te cafsha melcine, etj...)

Jetoj edhe une ne kete metropol-thote Ilva...Ku jetoka kjo?

Qekurse Luli i premtoi qe do ndertoj metrone, Tirana ka filluar te quhet metropol.

Ilva ! O skraparlleshe debile ! Nuk tregoj me qe jam nga Skrapari se do me shajne patriot te kesaj vashes.

O Ilva, o vashe !

mi coi per lesh bubi dy minuta kjo mu

He administrata e peshkut, kuptove gje nga kjo ankete vullnetare?

administrata e peshkut kuptoi kete; pasi komuniteti peshkor i kishte rene kokes cdo emri qe i kishte dal perpara, qe nga aristoteli e deri te muc nano, pse duhej te mungonte dhe ilva tare ne mesin e te viktimizuaropeshkisteve smiley

Si eshte puna qe Ilva po ja lypka Lulit kaq rendshem?

Ne mes te daulles ...dhe nje xurruna !

 Fundja, jam një nga qytetaret e këtij metropoli që nuk mund t’i injorohen pyetjet.

Uau. Gangsta!!!

Thug-life mothafuckaaa.

You better holla at me!!!

Ilva kshu ka qene perhere, kukumjacke.

Edhe Lulezimi i partise keshtu ka qene perhere, eunuk.

Muhabet vk.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).