Pak veta e dinë se viktimës së 8 prillit në Mitrovicë, Selver Haradinajt, në vitin 1999 ia kanë nxjerrë babën prej po të njajtës banesë edhe ia kanë vra në mënyrë makabre, me nga një plumb në secilin sy.

Pak veta e dinë se varrimi i Selverit u ba në mënyrë shumë të qetë, në prezencë të jo ma shumë se 100 vetave, ku Kryetari i Komunës Avni Kastrati edhe Kamishi ishin të vetmit zyrtarë të pushtetit, sa për sye e faqe, edhe se vetëm VV-së iu ka kujtue me e vendosë nji kunorë në varr. As flamur në arkivol nuk i kanë vendosë.

Pak veta e dinë se varrimi i të ndjerit është ba shumë për ngutë, me urdhën direkt prej pushtetarëve, pa kurrfarë ceremonie të dinjitetshme, deri ma edhe uji me të cilin iu ka sperkatë arkivoli ka qenë prej nji shishes së lodhun të RC Cola.

Pak veta e dinë se policëve iu është thanë në mënyre eksplicite që, në rast se ndonjë gazetar i pyet diçka në lidhje me rastin, mos me e ba të madhe, por me e paraqitë si incident jo shumë serioz.

Pak veta mendohen se si është e mundun me ia ba autopsinë edhe analizat nji viktime të nji sulmi terrorist për ma pak se 12 orë edhe se nuk janë përcjellë procedurat që nevojiten për krime të randa si kjo.

Pak veta e dinë se dritaret e banesës së Selverit kanë qenë të blindueme edhe se një sasi e madhe eksplozivi është përdorë me qëllim të vetëm me i vra banorët brenda, duke e vendosë bombën në pikën ma të dobët, te vendi ku bashkohen dy kapakët e dritareve të metalta.

Pak veta e dinë se nji ditë ma vonë, kur ka shkue vëllau i Selverit, Agroni, te banesa ku ka ndodhë shpërthimi, e kanë rrahe serbët tuj i thanë "Çka po lypë ti këtu, juve ju kemi përzanë."

Pak veta e dinë se Bajram Rexhepi e ka njohë personalisht Selver Haradinajn edhe e ka dijtë se ky ishte njani prej shqiptarëve ma kambëngulës dhe aktivë për mos me e lëshue vendbanimin e tij, si dhe i ka mbrojtë e përkrahë shqiptarët tjerë mos me e lëshue vendin.

Pak veta e dinë se Selverit ia kanë pasë serbët frikën, ka qenë në shënjestër gjatë tanë kohës edhe se pushteti jonë ka qenë në dijeni për këtë, por s'e ka përkrahë asnjiherë.

Bile, pak veta e dinë se Selverit para disa muejsh Qeveria e Kosovës ia ka ndërpre ndihmat sociale, duke e lanë pa mjetet bazë për me jetue, pa miell, deri ma as shporeti s'i ka punue.

Pak veta e dinë se derisa po e lexoni këtë tekst, në veri të Mitrovicës po ndodh spastrim etnik sikur para 13 vjetëve.

Pak veta e dinë se kjo qetësi e mediave është presion direkt i pushtetit për mos me e tregue të vërtetën që po ndodh në Mitrovicë.

Pak veta e shohin që mediat nuk guxojnë as me transmetue lajmin si duhet, por vazhdojne me seriale edhe programe argëtuese, sepse ashtu i ka urdhënue pushteti.

Pak veta e dinë se vrasja e Selverit nuk ishte e rastësishme, duke e marrë parasysh se ai ka qenë figura e rezistencës së shqiptarëve në veri, e i cili u varros për së shpejti, pa respekt edhe pa dinjitet, tuj mos lanë me pritë as deri ti vie vëllau, Enveri prej Suedie, me e shti në dhe.

Pak veta po e dinë se kjo gja po del me qenë e planifikueme, prej kohës kur Selverit i ka humbë edhe ajo pak përkrahje prej Qeverisë tonë, tuj e ditë se ky ka refuzue shumë oferta të vazhdueshme me ia ble banesën edhe me e largue prej aty.

Pak veta e dinë që në Veri vazhdimisht po vijnë figura me ndikim prej Beogradi, derisa pushteti i Prishtinës as për nji kioskë me dy policë s'është në gjendje me u përkujdesë.

Pak veta e dinë se po del që Hashim Thaçi e ka marrë pushtetin në shkëmbim të Veriut edhe shumë pareve që po e lejojnë me i vjedhë, tuj qenë se ky ka rrehë gjyks se është i vetmi që mundet me shkaktue trazina nëse nuk ia jepin pushtetin, edhe i vetmi që mundet me e mbajtë qetësinë kur ta falin Veriun.

Pak veta e vërejnë se ndërkombëtarët ma shumë reagojnë kur sulmohet ndoj delegacion Serb koti me do gurë, sesa kur arrestohet sindikalisti Hasan Abazi, për kurrgja, e që hala është në burg, kur na poshtënohen policët në Merdarë edhe tash, së fundmi, kur çohet familja e Selverit ne ajër.

Pak veta e dinë se ndërkombëtarët e përkrahin atë qe e ka mbështetjen e qytetarëve, prandaj po munden me e manipulue Qeverinë përderisa qytetarët nuk po reagojnë.

Pak veta e dinë se, po iku Veriu, Kosova ka me u shndërrue në nji verzion të Bosnies, e cila edhe tash, mbas 20 vjetëve, hala mbetet vendi ma i parehatshëm në Ballkan, pa kurrfarë shprese edhe ardhmënie, çerdhe konstante e krimit e korrupsionit.

Pak veta e dinë se krejt kjo po duket e qëllimshme, që me na pru shpirtin në fyt, e me këqyrë krejtve me na ndjekë prej Kosove, në mënyrë që ky pushtet me vazhdue me e xhvoshë vendin tim e tand.

Krejt kjo tregon, fatkeqësisht, se sa pak veta e dinë që na po jetojmë në diktaturë, ku pushteti i kontrollon krejt, ban çka të don për vete, e kurrë për qytetarin e vetë, as në rastet kur baba vritet e nana mbetet me jetima, të cilët po shërohen në spital, me jetue në banesën e njajtë e cila u terrorizue 13 vjet ma herët.

Unë po e di edhe po e ndjej si obligim qytetar me e thanë. Tash që edhe ti po e din, çka po mendon me ba për këtë, se tuj ndejtë, nuk po u rregullojshin punët vetë?

 

10 prill 2012

179 Komente

Tash e dime ... smiley  

E tash c'ka me ba? 

 Tash që edhe ti po e din, çka po mendon me ba për këtë, se tuj ndejtë, nuk po u rregullojshin punët vetë?

Vetem nje operacion spastrues i tipit "Stuhia" qe ndermorren kroatet ne Krajine ne 1995-sen i zgjidh punet njehere e mire me serbet.  Por dihet qe ne s'kemi as vullnetin politik e as mundesine operative per ta bere kete gje.  Ne shkembim pranojme fusnota, e perqafojme krahehapur bosnjezimin e Veriorit.

Unë po e di edhe po e ndjej si obligim qytetar me e thanë.

Tani qe e dime edhe ne po e themi qe te jemi ne rregull me obligimin qytetar. Po ti cfare mendove te besh fillimisht pasi e more vesh? Se mbase dalim qe jemi ne nje mendje?

Mskarallek...... Nuk e ka pas keq ai Konica i madh qe  pat thene qysh atehere.....ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE JANE VETE SHQIPTARET.... e çfare me ba?????? .......ah sikur t'kisha njii grusht t'forte ...e me i ra malit.........

Pak veta e dinë se po del që Hashim Thaçi e ka marrë pushtetin në shkëmbim të Veriut edhe shumë pareve që po e lejojnë me i vjedhë, tuj qenë se ky ka rrehë gjyks se është i vetmi që mundet me shkaktue trazina nëse nuk ia jepin pushtetin, edhe i vetmi që mundet me e mbajtë qetësinë kur ta falin Veriun.

Kjo do ta shpjegonte shume mire pasivitetin (deri ne bashkepunim) te qeverise se Kosoves ndaj gjendjes ne veri te Mitrovices.

Dhe nuk do te ishte cudi. Politikanet shqiptare historikisht njihen si njerez pa shtylle kurrizore. Do te shisnin edhe fundshpinen e tyre per nje cik pushtet e jo me nje cope toke.

e kane shitur gjithçka, edhe familjen e tyre, edhe Kosoven e Shqiperine bashke, sepse jane Burrecër! smiley

Une mund te kuptoj fjala vjen nje Berishe qe fal pa problem ujrat territoriale shqiptare ne kembim te nje vizite te kryeministrit grek (si edhe ca zarfeve per langot e pales shqiptare), por nuk arrij te kuptoj nje person si Thaci qe ka luftuar per vendin (te pakten keshtu na eshte thene) qe te mbylli syte perballe asaj qe po ndodh ne Mitrovice, qe sic po na e tregon ky autori i ketij shkrimi duket mjaft e rende.

Pushteti asht i amël. Lufta shpeshhere eshte per perfituesit qe i radhiten luftes me qellime personale, dhe jo per interesat e kombit. Ky po e tregon qe fisheket qe ka luftuar kunder serbit i paska patur kauçuku, dhe jo prej plumbi. Jazëk!

U prehte ne paqe!

Sa vete kane qene ne varrim? A ka qene shteti prezent? 

Nervat tel kur pash policet e Kosoves tu hec rruges per te kioska e telebingos, ashtu si lara e si laca..

Shiko, megjithe revoltimin, inatin, zemerplasjen per cfare po ndodh atje nuk duhet harruar se

- UCK ishte nje joke.

-Thaci ishte nje askush qe e moren per veshi te firmoste dicka qe nuk ia mbante as ta firmoste.

- Luften e beri Amerika dhe pa Ameriken sot do ishim ca shqiptare me shume ne territorin e Shqiperise.

- Politikisht por dhe ushtarakisht, serbi na rreh sa here te doje dac ne dushen e tyre dac ne tonen.

- Dhe keto djemkat qe thone ja tani ta thashe cfare do besh, nderkohe qe vete nuk ua mban bytha te bejne gje, jane merre me leng. 

Shkurt, nuk shoh se si mund ta fitojme kete beteje. Nese ndokush ka ndonje plan qe fillon me "Une i pari do nisem..." le te na e thote.

mir o mir, po si tha Jerry: " Help me, help YOU! Help ME, help YOUUU!"

Pse kshu PF më çudite. Fisnik Ismaili është nga ata që niset i pari e ke pa tek doganat? Më mirë mos thuaj gjë se sa disfatizëm; u friguan dhe më trimat që kishin ndërment të shkonin në luftësmiley. Ai s'po bën thirrje kundër Serbisë , as për luftë por, flet se si shkojnë punët s'po vlerson a çvleftëson UçK por, të ngrihemi kundër heshtjes së pushtetit dhe politikës dhe ka të drejtë.Duhen përdor të gjitha mundësitë ai kaq mundësi ka ose po e hedh nji gur. Faktikisht as Pushteti në Kosovë e as në Shqipëri s'ka nxjerr as më të voglin zë që do shqyheshin po të bëhej fjalë për të sha opozitën a për të mbrojt padrejtsitë e ndonjë tenderi. Thua nuk flasin nga frika e Serbisë? Ai, po thotë që të rritet presioni ndaj ktyre hajdutve me pushtet që si ha palla për atdheun as nji sekond. Nuk bëhet fjalë për luftë por për kryerjen e detyrës që vet janë lutur  ta bëjnë dhe është detyrë e gjithsecilit ti detyroj të kryejnë detyrimin e tyre për të cilin dhe paguhen kta hajdutë me çizme .

PS: shyqyr që serbia është zemër gjërë dhe na lejon të marrim frymë se si dihet.

Nuk e di prizren. Shkaqet mund te jene te ndryshme, rezultati po nje. As nuk kam piken e besimit qe kjo situate do zgjidhet ne favor te Kosoves. E sa me shume qe zgjatet aq me keq do behet, se nuk ka ndermend kush me luftu prape per ne, e ne vete nuk po duket qe na e ha palla. 

Une kam qene ne Mitrovice kur Kushneri  inaguroi uren e vogel qe i lidhte keto tre pallatet me pjesen shqiptare te Mitrovices. Pyetja ime ishte: pse? Kush ishte simbolika e "Ures se Vogel". Se po te kalojme nga e madhja na rreh serbi? Dhe pse serbet uleshin tek "Dolce Vita" nga ana tjeter e ures 24/7, duke u bere karshillek rojeve te NATO's e duke rrahur cdo shqiptar qe guxonte te kalonte atje, kurse ne anen shqiptare ishte vetem nje karagjoz qe kishte mustaqet dhe floket si Hitleri dhe pershendeste ushtaret gjermana alla-SS?

Po Berisha pse nuk reagon? Pse nuk i nis tanket ne Kukes, qofte edhe sa per ti dhene nje kuptim Rruges se Kombit te ngritur me aq pordhe? Sa per ti thene serbit "na llogarisni edhe ne". Atehere do e shikoje ti si do reagonte dhe Europa.

Nuk po dua ta zgjas, se sa me shume e mendoj, aq me shume me ze trishtimi. Dhe nuk do komentoj me ne kete teme.

PF a nuk po e kupton se po ja fut kot fare per berishen??? po ku ka tanke ai mer daj..... edhe ato qe kishte i shkriu Tosi, kurse pjesen tjeter te armatimit dhe municionit e shkriu ky palla ne Gerdec.... e me çfare do te shkojme ne sot...??? me karroca e dum duma.... ja me çfare do te shkojme..... E gjithe kjo ishte nje strategji antishqiptare per ti lene shqiptaret te paarmatosur fare, po fare ama. Sot per sot Ushtria shqiptare perveç kavanozeve bosh dhe cfurqeve te barit nuk ka asgje tjeter me se te luftoje...a e kupton dot ti kete...??? Nga nje shtet me nje ushtri me armatim te fuqishem sot kemi kthyer ne nje komb qe tallin bythen te gjithe me ne. kete qe kemi bere ne si shtet me armatimin, municionin dhe me ushtrine, nuk e ka bere asnje shtet i eurolindjes, qe nga Letonia e deri tek Sllovenia e Kroacia tashti se fundi....... e le me pastaj Bullgaria apo edhe Rumania....... ne vete jemi antishqiptaret me te medhenj qe ka njohur historia......

Pse  pak te duket pakti ne Nato?

Shqiptaret jane "te paafte" te perdorin vet armet. 1997 i vertetoi botes se Shqiptaret jane problematik me veten, nuk dine te qeverisin por jane edhe te rrezikshem per rajonin keshtu qe, futja ne Nato i ben me zap shqiptaret! Ata jane me te kontrolluar tashme,  e Berisha ska asnje fuqi dhe autoritet te dergoj arme ose tanke ne kufi, Nato komandon ushtrine Shqiptare, ushtria nuk eshte me si dikur ushtri popullore dhe mbrojtja e saj sot sigurohet nga Nato. Berisha eshte kukull qe me shume gafurret kunder popullit te vet se sa kunder serbeve! Keshtu qe eshte e kot ti vihet faji Berishes, ai e ka kryer misionin e vet, Gerdeci i vuri kapak procesit te carmatimit te shqiptareve!

Nje menyre eshte qe ne nje nate, te qohen Kosovart me arme dhe eksplozive, te vrasin shume serbe, dhe tu djegin dhe tu vene dinamitin/TNT shpiave/pronava te serbve.
Ne kete rast EULEX dhe qeveria e kosoves do te qojne aty shume ushtare dhe police. Keshtu Serbia nuk do te beje gje, se vete Serbia po nxit dhe armatos serbt me arme qe ti perdorin kunder Shqiptareve, qe ti vrasin, ti bejne qe te lene ose shesin shpite ose tokat, qe ta bejne veriun Serb!

Po ideja jote?

Shume gje e trishtueshme kjo. Respekt atyre qe rezistojne.

Sapo fola me nje te njohuren time nga Mitrovica, kusherinjte e te ciles jetojne ne te njejten ndertese ku jetonte i ndjeri Selver, dhe e cila i pa ne sfond te nje rubrike qe Topi kishte bere per ngjarjen.

Ata sa po i komunikuan qe situata eshte shume e rende, dhe se pak a shume i kishin thene qe "Ja kena mi myt, o ja kane me na myt.  Zgjidhje tjeter s'ka."

Kjo gjendje shume e rende,per  shqiptaret ne vend te tyre,  nuk mund te  vazhdoj  edhe me tutje keshtu.

..."Ja kena mi myt, o ja kane me na myt.  Zgjidhje tjeter s'ka."

Pse kjo te  quhet  ..zgjidhje?

Grave keto jane fjalet e dy djemve te rinj qe jetojne ne te njejten ndertese ku jetonte i ndjeri.  Ata mesa duket kane marre vendimin te mos e braktisin shtepine e tyre...

Gabim fatal qe si perzune me dhune serbet direkt mbas lufte, ti kishin djeg shtepite, kishat, manastiret, muzete, shkollat e cdo gje tjeter qe mund te krijonte lidhje shpirterore te tyre me vendin. Zgjidhjet me dialog nuk funksionojne gjithmone

Swed, Mitrovica pas largimit te trupa jugosllave ishte e boshatisur per 3 dite rradhazi, kjo eshte e dokumentuar.

Kur shqiparet u kthyen ishin te interesuar te vidhnin kojshite, derisa serbet i zune pozitat strategjike dhe e rrethuan veriun si largim e siper!

Megjithese kjo cfare thua ti mbetet me e arsyeshmja edhe tani dhe mund te behet!

Nese mund te behet akoma, kjo me duket shume shpresedhenese. Kam qene kundershtar i zjarrte i dhunes dhe zhdukjes se historise, po me keqardhje shikoj qe s'ka rruge tjeter, duhen perzene (me sa me pak humbje njerezore) dhe i duhet shkul nga treqind metra nentoke cdo gjurme qe mund ti lidhi me ate vend. Derrat nuk behen njerez

Kush ta bonte Swed. Te vdekmit! Kam hyre ne Prizren gjysem dite para se te hynin trupat e Natos qe u futen nga Morini. Xhan-xhin. As qen rrugesh nuk shifshe. Sapo hyne autoblindat gjermane, u mbush sheshi me njerez qe brohorisnin NATA-NATA. Nderkohe qe gjermanet bllokuan hyrjen per ne Prizren tek Shesh-rrotullimi, serbet nga ana tjeter filluan te iknin. Me makina e me traktore. Njerezit ne shesh filluan ti gjuanin me gure e te thyenin xhamat. Njeri nga serbet doli ne penxhere dhe qelloi ne ajer me kallashnikov. Filloi vrapi. Nderkohe nje gjerman qe e degjoi ja rras ne ajer me 12.7.Kosovaret brohorasin dhe kthehen mbrapsht per te gjuajtur me gure. Pa kaluar dy minuta, nga periferia afrohet nje grup trupash speciale serbe qe degjuan te shtenat. U leshuan me vrap kunder njerezve duke qelluar ne ajer per te mbrojtur te tyret. Me uniformat ngjyre gri ngjanin mu si ujq qe i hidhen tufes se deleve. Per 1.5 sekonda, sheshi u zbraz. Nderkohe gjermanet kercyen nga autoblindat, lane mbrapa armet, u lidhen per shpatullash dhe bllokuan rrugen me trup. Kuptohet, te tjeret maje autoblindave gati. Serbet shkuan dhe perplasen ballin me to mu si deshte, nderkohe qe nxirrnin shkume duke bertitur "Picku matre". Rreshti gjerman ben nje hap perpara. Turma serbe nje hap mbrapa. Rreshti gjerman ben dy hapa perpara. Serbet dy hapa mbrapa. Turi me turi. Gjermanet nuk levizin me. Serbet rrine dhe 2-3 minuta dhe largohen nga kishin ardhur. Pese minuta heshtje vdekjeje. Pastaj dalengadale fillojne te hapen dyert. Prizrenasit fillojne te mbushin sheshin perseri. NATA-NATA

Eh gjerman...gjerman...

Prizren 1999

Lesht gjermani! Te vetmit qe i kan ardh hakut serbve kan qene nje pjese e UCK-s qe jan vrare me tradhti dhe ne rrethana te dyshimta mbas luftes. Njeri qe kam takuar vete me ka thene se si i ka kap dhe cfar u ka bere ketyre trimave serb... nuk po e them se do ishte vetem e denje per filma horrorr. Femijet, pleqte e grate nuk ka shqiptar ti kete preke me dore, kurse keta qente qe nxjerrin shkume nga goja qe na i portretizon si trima PF-ja ketu ishin ne fakt dhjaksa qe trimerin e tregonin me armatim dhe teknologji, dhe kunder grave femijve dhe pleqve. Cuan nje ushtri te tere per te vrare nje familje... edhe ate e nuk e benin dot pa armatim te rende. Cuan forcat e tyre me te mira per te vrare nje familje tjeter dhe iken me bishtin nder shale... u turperuan edhe nga grate, keta trimat e medhenj te forcave speciale te serbise. Ne duhej te kishim bere luften tone dhe PIKE. Nuk ka argument kunder kesaj llogjike.

Ne fakt Ustashatë e Ante Paveliçit vrane nga 500.000 deri ne 1.000.000 serbe ne 2-3 vjet gjate LB2. Më te ardhur hakut se kaq, s'ka ku te veje. 

Shqipatret nuk kan kryer kurre masakra ne popullsi fqinje, dhe mire kan bere. Ustashet fashiste kan vrare popullsi dhe jo ushtare serbe. Po te jete per ushtare serbe te vrare malet e Shqiperise te veriut, sidomos Lumes, jan varreze masive.

Po te jete per ushtare serbe te vrare malet e Shqiperise te veriut, sidomos Lumes, jan varreze masive.

Per cfare behet fjale?

Per historine e popullit shqiptar, dhe ushtrise serbe ne malet e veriut te Shqiperise.

Atje ka pas lufte te vazhdueshme qe ne 1912, por sidomos para gjat dhe mbas L1B. Mbas thyerrjes nga austriaket ushtria serbe kaloi ne malet shqiptare gjat kthimit ne serbi. Shumica nuk u kthye gjalle. Shumica e asaj shumice u shfarros nga malcoret e zones qe mendonin se nje ushtri kaq e madhe kishte ardhur per pushtim, nje pjese tjeter   vdiq nga te ftohtet dhe nga uria, kurse nje pjese tjeter u ndihmua nga malcoret e zones me buke dhe u la te kthehej ne shtepite e tyre.

Ushtria serbe u sulmua masivisht nga gjermanet ne mbeshtetje te austriakeve te cilet i kishin hale ne sy serbet jo vetem per vrasjen e princit, por pergjithesisht sepse kishin qene nje faktor destabilizues per perandorine. I rrethuan nga te treja anet dhe i detyruan te shkonin drejt jugut. Ata pershkruan te gjithe Shqiperine e sotme derisa perfunduan (te pergjysmuar) ne nje ishull grek ne mos gabohem.

Nuk flitet gjekundi se ata u sulmuan nga shqiptaret. Ata vdiqen rruges nga lodhja, i ftohti, dhe uria.

Ne fakt te pyeta sepse ashtu sic u shprehe ti aludohej se kishin rene ne ndonje beteje epike me shqiptaret.

Nuk eshte e rendesishme qe te kem une te drejte, por qe t'i themi ngjarjet historike sa me te plota.

Kush eshte i interesuar per kete episod te luftes se dyte boterore, mund te shohi kete dok. nga 40:35:

http://youtu.be/AH0HQfLmT2M

Ca te te them une ty, po ta them qe lufta aty ka qene e vazhdueshme qe nga 1912-a. Ne 1912-n mqns doje beteje epike, ka pasur disa beteja epike ku shqiptaret perballe nje armiku shume te pabarabarte ndac ne numer ndac ne armatime i shkaktuan humbje skandaloze. Ne ato beteja ne drin dhe ne malet verdalle lane kockat mbi 15 mij ushtare serbe. Pa fol fare per luftimet ne krahun shqiptar te maqedonise.

Ndonje info shtese apo ndonje link me materiale historike per keto beteja (nese ka) nuk do ishte keq.

Mjafton te futesh ne google dhe do gjesh material plot sa te duash. Po te them qe dihen me emer e me mbiemr kush i ka bere ato luftra, dihen edhe me emer kush ka rene ne ato beteja, me perpikmeri te larte ku dhe si jan zhvilluar. Po te them qe jan vrare rreth 15 serb, ndoshta deri ne 20 mij varet nga kush vjen informacioni.

Ore zoteri, luftrat dhe betejat kane emra te bazuara ne vendngjarjen, vitin etj...

Me permend te lutem nje nga keto beteja, qe te di dhe une ta kerkoj ne Google.

Te thash edhe njehere kerko per betejat e Lumes ne 1912. Kerko per betejat e mesit te nentorit 1912, ditet e shpalljes te pavaresise dhe cfar lufte u be ne veri qe te behej e mundur celja e shtetit te pavarur shqiptar. Kerko per betejat ne brigjet e drinit te bardhe dhe te zi kryesisht ne krahinen e Lumes. Nuk eshte e veshtire te gjenden besoj sepse eshte histori e miredokumentuar, nuk e kam une per detyre te sjell ketu linqe, por deshe beso po deshe mos beso..

Uau. Tani qe lexova kete pergjigjen tende mu kthye mendja per te ti derguar ato filmimet...

Faleminderit. Mos u ndje fare i detyruar, por nqs. duam qe ato qe shkruajme te shkojne pertej llafeve te kafeneve eshte mire qe t'i ilustrojme.

Qysh kshu, historia e luftes te Lumes ne 1912 na qenka llaf kafeneje? Ehuuu, e kam une fajin qe e zgjas kot.

Pikerisht se nuk eshte muhabet kafeneje.

Mos u ndje i detyruar qe ta zgjasesh.

Ndalu pak, Cetniket ishin ushtare te mirefillte (mbeshtetes te mbretit te debuar, monarkiste dmth). Keta Paveliçi i shfarosi pothuajse te gjithe, rreth 300.000. Shifra e mesiperme eshte prej vitesh objekt debati, persa i perket saktesise, ndaj thashe nga 500 deri ne 1 milion. Nuk ve ne dyshim qe ka patur viktima civile, por fakti eshte qe ushtria serbe u shfaros nga kroatet, nga ketu dhe "ardhja hakut". 

Te drejte ke. Une nuk e njoh shume mire kete histori, por kam lexuar ne disa libra qe nje pjes e madhe kan qene popullate. Shiko si e respekton sot Serbia Kroacine? Sus i rri... se kroatet bene luften e tyre (padyshim qe ndihma dhe aletatet qe ata kishin ishin vendimtare) por edhe nderkombetareve ju treguan vendin. Kroacia zbythi edhe ameriken, dhe nuk lejoi te kthehej ne protektorat e ne rajon te kontrolluar nga sherbimet sekrete, sic lejuam ne kosoven.

Kam pershtypjen se po shkruan sa per te qene kundersmiley sepse une s'kam bere ndonje koment mbi luften po thjeshte mbi historine qe na eshte ndare me lart.Madje s'e besoj se ka bere ndonje njeri ketu(ndonese s'i kam lexuar).Rezistenca e UCK ka qene e rendesishme,por dihet qe s'ka qene vendimtare.Te them te drejten as s'dua ti hyj ketij muhabeti kush eshte me trim se tjeteri.A jane serbet a jane shqiptaret,sepse e di qe s'ka shume dallim.

Nuk ishte pergjigje ndaj teje ajo Dora. Ishte per pershkrimin e PF-s me teper. Patjeter qe rezistenca e UCK-s nuk ka qene vendimtare dhe une ate po them, qe nuk beme luften tone, por lejuam te tjeret te benin luften tone, dhe ata nuk erdhen si aleate por si clirimtare, si uzurpator me vone te kosoves, dhe koha tregoi se aleatet e kujt ishin ne te vertete. Sa per trimeri nuk ka pike dyshimi ne mendjen time qe shqiptaret jan me trima se serbet. Kurdohere dhe ne cdo kohe keshtu ka qene.

Trimeria s'eshte me rendesishme ne kohe lufte ,se sa eshte ne kohe paqe.Nese jemi aq trima,kishim vajtur e kishim zene apartamente ne veri te Kosoves, e s'ja kishim shitur serbve.Une do sygjeroja ti lem pergjithesimet e ti shohim gjerat ashtu sic jane.

p.s.Sa per historine e PF,une prape them flm atyre t'hujve qe erdhen,e luftonin luften e dikujt tjeter.

faleminderit qe bombarduan gjerra te parendesishme per ushtrine serbe, dhe qe rindertuan akoma me mire ato gjera qe bombarduan ne serbi padashje...por jo ato qe padashje bombarduan ne kosove. E habitshme kjo lufta e tyre ku nuk u vra as edhe nje ushtar i vetem, sikur ta kishin bere me llafe.. dal pak, mos e kan bere me llafe ata? faleminderi gjithashtu per ndihmen e jashtezakonshme qe i dhane pales agresore, dhe shtypjen e vazhdueshme per palen viktime. Faleminderit.

Une po flas per ushtar, e jo per politika.Sa per politika dihet qe jane vorbull interesash,negocimesh,lobimesh etj etj pislliqe prapaskenore.Nese cdo aktor shqiptar do luante rolin e vet,s'do arrinim ne kete pike.

Swed ke te drejte, pas lufte ishte koha dhe vendi. Pas lufte serbt e kane mbipopulluar Mitrovicen me Serb te sjelle nga krejt ballkani. Mbas lufte serbt kane shku ne Prishtine dhe kane marre nja 20-30 avione luftarak. Une u cudita se si i kishin lene ti marrin, ose pse nuk i kishin djege!
Historia na tregon se kush ben rremuje fiton, dhe kush rri urte hupe. Serb me targa serbe bejne palle neper kosove, kurse Shqiptaret nuk kane b*the me kalu neper fshatrat serbe ne kosove, le mo ne Mitrovice. Antenat e sinjaleve serbe vazhdojne te japun sinjal se nuk qohet nje Shqiptare me shku ne koder dhe me ja fut 200gr TNT, serbt ua presin dritat Shqiptareve atje, kurse Shqiptaret nuk qohen me ja hedhe nje tel shtyllava qe furnizojne serbt. Pse nuk i prishin rruget qe lidhin ate zone ose kosoven me serbine, pse blejne prodhime serbe - qe te forcojne armikun e tyre?
Po nuk ndihmove veten, nuk te ndihmon kush!

Po sepse luften nuk e beme vete, dhe lufta nuk u be per te miren e shqiptareve. Persa kohe te kemi dyshime per kete gje do jemi budallenjte me te medhenj ne bote. Shiko se kush ka qene me i privilegjuari historikisht, dhe kush vazhdon te jete. Shqiptareve u fishkullen kamxhiku kurrizit vetem per deklarata semi-patriotike kurse serbet nuk kan lene  me krime e gjenocide shteterore e akte te terrorizmit ne mase pa kryer dhe sot vrasin shqiptar dhe asnje deklarate nuk kemi degjuar nga BE-ja SHBA-te etj, asnje deklarate ne media, biles mediat e medha botrore, qe do botonin edhe nje pordhe shqiptari ne mitrovice me prapashtesen mysliman nga pas, nuk japin kurre lajme negative per serbet dhe serbine. Serbia ka qene edhe perfituesi me i madh i ndihmave mbas luftes megjithse shkaktari i luftes, dhe kosova megjithese viktima vetm gishtin e mesit ka marr, ka harxhu edhe paret e taksapaguesve te vorfen per te paguar rrogat e majme te mijra funksionareve te huaj, qe jan aty per te perkeqesuar gjendjen dhe per te mbajt popullin shqiptar te shtypur. Keshtu ndodh kur le te tjeret te bejne luften tende. Nqs ka ngel vertete shqiptar me bole ne kosove te armatosen mitrovicaret shqiptar qe te kene mundesine te mbrohen nga kjo race e ndyre barbaresh kolonizator te trojeve shqiptare.

Kam frike se pak kan ngel, me te miret i mori lufta dhe vrasjet e dyshimta mbas saj.

Ora, e kuptoj deshiren tende te mire per te llapur internetrave e rene gjoksit trimeror anonim, por historia nuk behet me pordhe por me ngjarje dhe data dhe deshmitare. Ngjarja qe te tregova une ka nje date, ka nje vend dhe ka deshmitare. Nese nuk ke qene shume i vogel atehere mund ta kesh pare edhe ne TV, e nese se ke pare mund te ta dergoj une filmimin. Pastaj qe te dalesh ne konkluzionin e vertete se kush ishin trimat e kush ishin spurdhjaket, ben mire ta lexosh edhe njehere ate histori, por sidomos ta heqesh ate paragjykimin e mbrapshte qe po dun me ta fut.

Ja kaqe.

Nuk kam asnje paragjykim qe po dun me ma fut, dhe asnje paragjykim per punen tende. Per menyren tende te te konceptuarit po, kam paragjykime. Dhe po sille ketu nje link ta shohim te gjithe ne eshte vertete ashtu sic e ke pershkruar ti. Une deri tani kam folur vetem per fakte historike. Me vjen keq por menyra se si e ke pershkruar ti vetem fakt nuk me duket. Kurse per veten time s'fola fare, nuk e kuptoj nga e nxorre llapjen e renien e gjoksit anonim.. apo eshte arme e mire kjo ne mungese argumentash. 

Po, me jep adresen. Nderkohe shih keto

Me vjen mire gjithashtu qe gjykimet e tua jane kaq te drejta sa nuk kane nevoje per argument ose mbeshtetje me fakte.

Ne rrethana kur fuqia e shtetit mungon, mbetet veqse qe qytetaret atje te armatosen dhe te mbrojne familjet e tyre!

Dhunes i duhet pergjigjur me dhune!

Definitivisht Qeveritaret e Kosoves (perfshi opoziten) jane copa muti oportuniste qe shesin bythen per karrike.

E ata te Tiranes, me mire te mos ekzistonin hiq!

Ja dhe rezultatet e para te mosfunksionimit te shtetit po ashtu edhe e atyre qe kane marre persiper mbrojtjen e rendit kushtetues, qe nga UMNIK-u, EULEX-i e deri tek KFOR-i lesh o baba lesh i thone kesaj pune.... 0por e ka thene nje llaf ky populli une trim dhe veshderr (tm Idris) i zoti e nxjerr gomarin nga balta......

Mbroni familjet tuaja në Veri”
 

Të zhgënjyer me situatën e sigurisë në veriun e Mitrovicës, shqiptarët kërkojnë ndihmën e shtetit për t’u mbrojtur. Gjatë ditës së martë ata zbritën në jug dhe i kërkuan mbrojtje kryetarit të Komunës së Mitrovicës. 

Pas takimit me banorët kryetari i komunës së Mitrovicës zhvilloi një takim me banorët e lagjes së Boshnjakëve dhe gjatë kësaj vizite ai porositi banorët që tani e tutje secili me forcat vetjake të mbrojnë familjet e tyre. 

“Secili shqiptar ta mbrojë familjen e vet. Kjo nuk do të thotë që policia nuk do të ofrojë siguri mirëpo them që secili shqiptar i veriut, që sheh ndonjë rrezik të mbrohet në formë vetjake”, nga serbët e veriut, banorët shqiptarë ankohen se Policia e Kosovës po iu konfiskon edhe ato pak armë me të cilat ndihen më të sigurtë. 

Të hënën serbët e veriut shkatërruan pikën statike të Policisë së Kosovës. Pas tentativave të dështuara të Policisë së Kosovës për t’u vendosur në veri, shumë banorë janë parë me valixhe duke u larguar nga shtëpitë e tyre për të gjetur një strehë më të sigurtë. 

http://top-channel.tv/artikull.php?id=232523

 

Për sa kohë shqiptarët do të jenë një tufë derrash që kafshojnë, hanë, vjedhin, mashtrojnë njeri tjetrin e shullehen në llucë, vetëm SEHIR mund të bësh. 

 

Gjerat jane komplikuar shume.Sot kishte ferkime ne mes te Policise dhe Eulexit.Kasta e krimineleve tane, as nuk jane te vetedijshem per demin qe e kane shkaktuar.

E vetmja zgjidhje eshte orientimi drejt Lugines.Aty nuk ka Kfor dhe Eulex,ndersa me serbin njihemi ne mes vete.

Une nuk pajtohem me PF-ne per raportin e forcave.Ate dite qe ata do te krijojne epersine,me beso ,ata do e shfrytezojne.

Koha kur Serbia fshehej prapa armates jugosllave ka perenduar.Ushtria e tyre eshe e ndryshkur,ndersa morali zero.Tjeter gje jane mercenaret rus dhe mbeshtetja e fshehur franceze.Kaq.

Mbroni familjet tuaja në Veri kjo eshte zgjidhja e vetme. Vetorganizim.mos u merrni me partite dhe politikat.mblidhuni me njeri tjetrin dhe jepini 2lekshin ballit. zgjidhja tjeter? braktisni shtepite tuaja. problemi eshte se atje nuk po vijne nga serbia me ushtri per te bere keto gjera. jane po ata serb qe banojne aty qe jane organizuar shume here me mire se ju .cfare ju mungon? nuk po i rreshtoj se duhet me ja fut m'shpulla edhe vetes pastaj sepse ne situaten e tanishme po te ndodhte e njejta gje ne tirane ashtu do silleshin njerzit si ju ne mitrovice secili per vete zoti per te gjith.

Sot ishin dhjetra autoblinda te Eulexit qe bllokonin qasjen drejt veriut.Problemin duhet kapur individualisht.AkI duhet t'i jepet drita e gjelber,sepse ata posedojne me "licence to kill".Dhe keshtu individualisht,nje nga nje,e pa e bere te madhe.

po do ikin ata zdo rrine gjithmone aty.apo kur eshte fjala me vra shqiptar dime si me ngrejt pusi ne, kur vjen fjala ke i huji dhjesim gjak apo ja majm hatrin se krrujm fare.

Disa prej mllefit ,disa prej merzis por gjerat duken te jene te verteta.Te vjen keq,kur gjera te tilla ndodhin mu para hundes tende.Mu para hundes se gjithe botes.S'e di sa i sakte eshte Fisniku( trimerin e te cilit ja cmoj pa mase),por besoj se shume prej tyre jane te verteta.Ndonese une s'e besoj dot( Qofsha Gabim) kete "organizimin per te qene indiferent" qe do te nxjerr ai(qe mediat i organizaun te mos flisnin,qe qeveria i fshiu shpejt e shpejt etj etj) prape i jap te drejte merzitje se tij.Te ishim aq te zgjuar sa te organizoheshim per te tilla raste,do dinim te benim dhe me mire.Problemi qendron qe ne s'jemi aq me mend qe raste te tilla,ti japim rendesin e duhur.Shqiptaret kurre se kane ditur ta bejne kete.Ose i kane dhene gjerave pa rendesi shume rendesi ose si kane dhene fare.Nejse ju prefte shpirti ne paqe Selverit!

Cdo shkim vleresohet ne radhe te pare per synimin dhe se kujt i drejtohet. Eshte e qarte qe synimi i artikullit nuk eshte te na sjelle dicka te re, por te na risjelle dicka. Dhe cili eshte reagimi? Nje pjese thone "nuk e rrahim dot serbin. s`e rrahim dot se na rreh. se po te mos na rrinte, e rrihnim". Kurse nje pjese flasin per "stuhira" e "furtuna".

Meqe mendoni per operacionin "furtuna" mos harroni llastiqet, dhe kujdes merrni shenje vetem syrin e majte. 

Nuk e keni kuptuar akoma qe sot fiton ai qe ben rolin  e viktimes? Kosova nuk terhoqi vemendjen e botes me fitoret e UCK (me gjithe respektin) por me Racakun. Dhe Kosova humbi shume po shume "terren" me djegjet e kishave dhe ngjarjet e Marsit.

Ajo qe banoret e Kosoves duhet te bejne jane protesta paqesore, madje edhe me thirrje afrimi me sebet e Kosoves*.

Kurse shqiptaret jashte Kosoves duhet te bejne sa me shume peticione dhe email-e neper zyrat e BE-se.**

*Sigurisht qe serbin gjithmone duhet ta konsiderojme armik. Shqiptaret gjithmone i ka demtuar sinqeriteti, kurse fqinjet i ka ndihmuar hipokrizia.

**Kete nuk e kam bere as vete, dhe eshte gabim i ne te gjitheve.

P.S. Dhe mjaft u qame per politiken. Sigurisht qe ky eshte disavantazh i madh, por edhe te "kenaqemi" duke share ata nuk besoj se nxjerrim gje ne drite.

Nuk ka ndonje rule of thumb qe thote kush ben viktimen del me qarin. Nje pjese e mire e republika srpska jane toka qe me pare banoheshin nga myslimane dhe jane "pastruar" aq mire nga serbet saqe si shkon mendja me njeriu qe ato pjese do kalojne ne administrimin e federates ne rast ndarje

Une nuk thashe "kush viktimizohet" por kush luan rolin e viktimes. 

Nuk ngjit roli i viktimës as tek kosovarët, as tek shqiptarët, sepse këta e shumta mund të jenë viktima të vetes së tyre dhe kaq!!! Kur Thaçi akuzohet se vjedh, mashtron, manipulon zgjedhjet, e ka humb rolin e viktimës "in the first base". Është thjesht për ndërkombëtarët një njeri i egër që është veç "më pak i fortë" se serbët. Pse kujton ti nuk janë të ndërgjegjshëm këta për zullapërinë e vetes së tyre. 

A më thua, hiqet dot Berisha viktimë, viktimë e kujt??? 

Tjetër... ne nuk kemi asete si serbët që t'i lëmë të na i djegin e më pas t'i qajmë, dhe të formojmë kështu "kapitalin e viktimizimit" aka loti kokërr përballë murit të vajtimeve si hebreu i zgjut. Ne vetëm brekët në byth mund tu ofrojmë të na djegin, e mbase dhe veten tonë kur të ndodhemi në to. Po edhe kjo, nuk është kapital i madh, sepse jeta PAS vdekjes për shqiptarin është ZERO. Hiç. Nuk është asgjë. Se ne nuk besojmë asgjë or zotëri. Ne mendojmë tani se ky burri që vdiq, realisht shkoi për dhjamë qeni dhe aq është vlera e jetës së tij. 

 

 

Ah si jemi per llafe, si jemi! Mjeshtra, mjeshtra!

Ver Llapa, Hero Kombetar!

Te pjesa e Hyxhymit ngecim nasmiley

Nuk e keni kuptuar akoma qe sot fiton ai qe ben rolin  e viktimes?

Ai qe ben rolin e viktimes, kthehet ne viktime prej verteti dhe viktimat nuk fitojne gje.

Je i mirepritur ta luftosh serbin qe nga Amerika me raketa Patriot.

Milloshevici e humbi Kosoven diten qe futi ushtrine. Po thuaj shyqyr qe tipat si ty kane vetem llastiqe. Te thashe, mos iu nda syrit te majte. smiley

C'jane keto postime pabukse qe ben o mavri? Ku eshte llogjika te keto? O duhet te marr armen e te shkoj te luftoj, o u dashkam te mbylle gojen si mbas mendjes tende te ndritur.  Shko ore andej me gjithe keto gjepura!  Llogjika e pjerdhur albanezce qe kerkon ti mbylle gojen me pahir tjetrit me argumente te pordhura!

Mire qe s'te degjuan ty ata njerzit qe formuan UCK-ne, se do ju kishe thene te masakroheshin dhe ca me shume se kshu do kishin ftuar.  Mentaliteti i skllavit dhe i viktimes, vecse skllav dhe viktime te ben dhe si skllave e viktime nje m*t fiton!

Te te mbyll ty gojen? Kush jam une, Inspektoriati i Higjenes? Thashe gjysma e se keqes qe nuk vjen e keqja nga budallalleqet e tua. A-logjika jote ben krahasime me Kosoven para `99 qe ishte nen ligjin ushtarak te Milloshevicit dhe Republikes se Kosoves. Dhe Republika e Kosoves nuk mund te perdore te njejtat metoda te Milloshevicit sepse e ka pas qafe. Ec gris b.... 

 

Kureshtari, Serbia me ate perbuzje e mbajti Kosoven 100 vjet dhe as ia ndjeu njeriu. Kur dolen fotot e Racakut ndryshoi muhabeti. Ju te beni dhe leksione historie.

B.... grise e beje cop o Kavir.  Budalleqe po flet ti nga te gjitha anet.  Une s'bera asnje krahasim te tille, po keto jane fantazite e tua dhe argumentat gjysmake.  Republika e Kosoves, nqftse eshte republike athere ben mire te rauje sovranitetin dhe integritetin territorial si dhe jeten e qytetareve te saj, qe i ka si detyre per ti bere si mbas kushtetutes se saj.

Hapi gavot, e lexo me siper c'kam thene per ata dy djemte qe jetojne ne te njejtin pallat qe jetonte i ndjeri.  Shteti i tyre i ka braktisur, dhe nga ana tjeter serbet ja u kane bere bene se do i heqin qafe.  Si mbas mentalitet skllav te Kavirit keta ose duhet t'ia mbathnin nga syte kembet, ose duhet ti lejonin serbet ti vrisnin se mos dylberet europiane do prekeshin kaq shume dhe do i bertisnin serbeve te mos benin kshu gjerash.  Ja qe jo te gjithe mendojne me mentalitet skllavi.  Ka dhe njerez qe kane dinjitet dhe bole, dhe nuk lejojne ca kellira rrugaco-kriminale serbe ti vene perpara si dele.

Pakapo, e ke realizuar normen ditore me sha kamunistat? Se per gje tjeter snuk fare.

Na trego mentalitetin e skllavit. Jo, duhet te kemi mentalitet rednecku. Katnaria thoshte Q.BEJ Mulleti, osht e pafajcme. Ku di ajo ca osht protesta qytetare. 

Zbythjen nga debati mund ta kishe pranuar me thjeshte se sa keto derdellitjet per norma ditore, rednecker e katundari.

Ti i kerkon te bejne rolin e viktimes atyre qe tashme jane viktimizuar.  Te ndjerit te hedhur ne ere nga serbet qe eshte shtate pashe nen dhe tashme.  Familjes te tij qe eshte shkatrruar emocionalisht dhe psikologjikisht duke pare nje tjeter pjestar te saj te vrare nga serbet.  Njerezve qe po debohen nga dhuna fizike dhe psikologjike e serbeve. Atyre te tjereve qe jetojne me dyer e dritare te blinduara.  Kjo jo vetem qe s'ka llogjike, por dhe eshte poshtersi e pacipe t'i thuash tjetrit tashme viktime qe te bej viktimen.

Lexoni c'kam shkruar une me siper. Pakapua ka te drejte dhe pike!

Ore lere Pakapon sa aq e ka hapin, po Kush do luftoje, me ke do luftoje e me cfare do luftoje?

1.As Shqiperia as Kosova nuk kane ushtri.

2. E kupton qe po te shkosh matane ures me arme ne dore ke te besh me ushtaret e NATO-s dhe jo me serbet? E di qe edhe 5 shqiptare sikur me flamur te bardhe ne dore nuk lihen nga NATO matane ures se Ibrit?

3. NATO nuk reagon ndaj barrikadave dhe huliganizmit serb sepse ka nje Babushka andej nga Moskva. Ti e di qe serbi pa perkrahjen e rusit shnderrohet ne shtet te nivelit te Maqedonise se arusha mali jane, nuk shquhen per zgjuarsi? Pra ke te besh me Rusine dhe jo me Serbine.

4. E vetmja zgjidhje jane protestat paqesore. Te tjerat jane ngrefosje fallike me raketa Patriot qe godasin gjithmone ne syrin e majte. Na beni edhe histori Ustashesh. Ketu po te punon zbor nje rrembythje nga Progonati i Tepelenes, kurse ai Pakapi do na pushtoje Beogradin.

Nuk po flet njeri te pushtohet bogradi, por te te vrasin ne shtepine tende nuk ka me vend per protesta, protesta behet kur te shkelen te drejtat, dhe meqe ske fuqi ti marresh me dhune te drejtat e tua proteston. Kur te vrasin fare pastaj ka kaluar caku i protestes, ke te besh me mbijetese, se ai po te vret qe po te vret, te pakten bej dhe ti sikur mbrohesh. 

Kina eshte tek protesta e 33 mije e shtateqind ete pakapme. Dhe them se Kaviri ka te drejte per 'rrolin e Viktimes .

Krishti eshte shembulli me iMadh ne Bote .

Kavir ke qartesi , po dhe nje difekt te vogel mendoj ...Nuk ke parashikuar GARDEN e Babqasqapit qe po ti hiqet vartesia nga Nishanka dhe ta marre Ministri Stratagjemave ne vartesi ....Shkyptari i shti dridhen FGjiF Rumelise smiley

Ne nje Konflikt tjeter te lloit me UCK , te jeni te gjithe teBindur qe duke filluar nga NATO ( ku do perfshihen edhe kontigjente shqiptaresh ) e deri nga Forca Europiane nuk do lene ne Kembe "trima " qe luftojne e desin per Liri . Dhe ky nuk eshte shantazh . Per aq sa eshte e duhur per te mesuar Kriminele Serbe se " aq e deri aty " ka mjaft shqiptare atdhetare dhe me te vertete te Motivuar. Nga keta tralalate e interneteve me Miladiner e Luftra Civile ....ka me TUFA.

Ceshtjen Shqiptare e kane marre TeTjeret  per ta Zgjidhur ,( ashtu sic moren edhe rastin e Greqise ) ...dhe te gjitha mendimet jane sa per te kenaq egon e Urra -Patrioteve ..qe me deshire te te madhit mire jam deshzoti smiley na i ka derguar me Bollek ne kete faqe te mrekullueshme virtuale per me i lexue Babasqapi si "Trima te Cartur or tie "

Ti e di me mire se une tani, apo jo?

Osht Çiveri e forte kjo...po qiish, ia ban Serbis tete me di, Çaashtuu! Hajde or b`dall se kena ene do pune t`qera.

P.S Fakti qe Pakapo vjen pas ketij postimi nuk ka lidhje me fjaline e fundit. Eshte vetem koicidence!

 

Sa rende qe je mor burr.  Brrockulla mbas brrockullave.  Implikime te medha gjeopolitike te tipit nuk reagon NATO se pastaj reagon Moska.  Pupupupu.

Po te jap vetem nje shembull te vogel, e kjo s'ka te bej me shqiptare me arme ne dore qe kalojne Ibrin per te luftuar.  Vitin e kaluar ne korrik forcat speciale te policise se shtetit moren nen kontroll dy pika kufitare te Gorinjes dhe Bernjakut, ne menyre qe te vendosnin sovranitetin territorial te qeverise se Kosove mbi gjithe territorin.   Babushka e Moska as qe reagoi fare per kete gje.

kosoven nuk e humbi millosheviçi prej ushtrise, por prej perbuzjes. serbi nuk e mban per te barabarte shqiptarin (musliman) se ndryshe mendoj se do ta kishte assimiluar me kohe. siç i assimiloi greqia gjysmen e popullsise se saj shqiptare (te gjithe te krishteret dmth se muslimanet i shkembeu me te krishteret qe gjendeshin ne territorin turk) pas pavaresise se saj. 

ktu zbohet fjal per lufte me shtetin ktu bohet fjal per luft lagjesh.ene lufta lagjeve sbohet me rraketa, po do pak .ythe se do rrezikosh veten. deri tani skllevrit ja kan hyp shqiptareve.spo e merrni vesh qe te gjithe e konsiderojne problem rendi, kriminaliteti, sepse ashtu eshte.gjejani anen kush eshte me kriminel

Kureshtari, Serbia me ate perbuzje e mbajti Kosoven 100 vjet dhe as ia ndjeu njeriu. Kur dolen fotot e Racakut ndryshoi muhabeti. Ju te beni dhe leksione historie.

nuk e mbajti pra dot, i iku tashti. 100 vjet nuk jane asgje ne jeten e nje kombi. 

si dhe mos harro kosovaret ishin shume me te avantazhuar e me te pasur nga ne, ne kohen e Titos. e prap se prap nuk u kthyen dot ne serbe, sepse siç ta thash duhet ta konsiderosh tjetrin si te barabarte qe te mundesh pastaj ta assimilosh duke ja marre pastaj te gjitha, toke e bereqet (neqofte se kete e ke per qellim fillestar). 

dhe imi eshte leksion filozofie, jo historie. smiley

Ore ti kurreshtar se na bere te gjithve kurreshtar tani, mos fol sikur i di ti te gjitha o burr, se ja jan asimiluar shqiptaret ne sllav ja nuk eshte asimiluar popull tjeter. Po malazezet jan te gjith shqiptar te sllavizuar o derman,  sic jan ne sanxhak etj etj.

Ballkani dhe barka me shqiptare.

shum e goditur fotoja,veçse gomarica pjell e pjell ,shtohen kerriçat,,

pas 2 oresh...

"hajde qofte!!! Qofte te freskta me mish vici!"

gjeja me e cuditshme eshte tragjedia qe shnderrohet ne vargan komentesh. e llaf e muhabet.

liri, se mitrovica eshte shume larg!

kjo sdo as mend e as kalem , si i thone fjales. qeveria e kosoves eshte e deshtuar dhe pike. per nje proteste te vetevendosjes dolen me qindra police ( me falni po nuk e di numrin e sakte) 

ndersa atje ne lagjen e mitrovices nuk mbajne dot as nje stacion policor. 

dreqi e mori  po keta jane komplet bythqima, te te vrasin me bo0mbe dhe ti te rish si hu dhe nuk ve dot asnje patruklle aty ???? nuk arreston dot as edhe nje serb atje ? po ca tu thuash ketyre plehrave te kosoves? ua vrane policin naim zymberi a zyberi  me snajper vari lesht vene e shkojne per foot note e fus noten e ta qes diten serbi kur ti doje palla 

me vjen peshtire nga keta bythshklyma ... 

 

Si mbas jakoves, per protesten e VV-se nxorren 1600 police!

Eshte per te ardhur turp..... nuk i ka ngel as nderkombetareve me pike kredibiliteti. Duket hapur tashme ne krahuan e kujt jane. Serbia vazhdon te jete perfituesja me e madhe financiare, strategjike e politike ne rajon me mbeshtetjen e pakufi te nderkombetarve. Shqiptaret vazhdojne te shtypen haptazi nga nderkombetaret me mbeshtetjen e disa te shiturve e te pabythve, sidomos ne Tirane. Shteti i NATO leshit, pa ushtri pa diplomaci, pa industri, shtet qe prodhon vetem debate shterpe dhe percarje kombetare. Shqiptaret vazhdojne te jene fillikat si popull pa krye e pa shtet. Dy duar per nje koke o njerez, kush tju bjer ne qafe q.jani nenen, me sa te keni mundesi bam edhe ju. 

Ols po te pergjigjem me poshte, se po behet fill muhabeti atje. Ky blog nuk eshte blog akademik ku njerez sjellin studime, po blog ku njerezit rrahin opinione, kendveshtrime e ndajne histori. Une kam pasur fatin e madh qe te jem deshmitar okular ne ngjarjet me te medha historike te dhjetevjecarit 90-2000. Se merrja rrogen qe te isha dmth. Fati tjeter eshte qe per keto ngjarje te medha ka dhe arkiva, por jo cdo histori eshte e filmuar ne youtube qe ta gjesh sa hap e mbyll syte. Por atmosferen sidoqofte e gjen, sic e kam sjelle edhe tek videoja mesiper. Pra une flas per ngjarje qe i kam pare me syte e mi dhe jam deshmitar, dhe ne shumicen e tyre eshte thjesht vetem fjala apo deshmia ime. Megjithate do kisha qejf te dilte njeri qe ka qenen aty ate dite dhe te me thoote se ngjarja ka qene ashtu ose keshtu, ose ka pasur tjeter dinamike. Pasi keto qe flas une jane ngjarje te ndodhura ne mes te dheshit, diten me diell.

Plus, nuk mund ta ulesh nivelin ne ate mase sa une te te sjell arkivat e AP per ti mbushur mendjen nje anonimi qe i pergjigjet tjetrit keshtu

 

GB 1oora - 11 Prill 2012 - 14:04 

 

Te thash edhe njehere kerko per betejat e Lumes ne 1912. Kerko per betejat e mesit te nentorit 1912, ditet e shpalljes te pavaresise dhe cfar lufte u be ne veri qe te behej e mundur celja e shtetit te pavarur shqiptar. Kerko per betejat ne brigjet e drinit te bardhe dhe te zi kryesisht ne krahinen e Lumes. Nuk eshte e veshtire te gjenden besoj sepse eshte histori e miredokumentuar, nuk e kam une per detyre te sjell ketu linqe, por deshe beso po deshe mos beso..

Nejse, ika se na filloi dita e re e punes. smiley

Pf kur merr pjese ne nje blog duhet ta dish qe me anonim ke te besh. Kjo eshte e gjith bukuria e blogut, merresh me argumentin jo personin. Ti kur thua jo anonim jo terci verci vetem i ul pike argumentit tend. 

Tani ajo eshte nje pergjigje mese korrekte per pyetjen te ciles i eshte bere. Lufta e 1912-s nuk ka fare nevoje per link, sepse duhet te jete njohuri elementare historike per cdo shqiptar. Eshte njesoj si te kerkosh link per te vertetuar faktin qe ne Shqiperi ka pas komunizem mbas L2B. 

You are so damn right Ora! E keqja eshte se une edhe ne kete blog futem ne diskutim me njerez qe nuk flasin ne anonimitet (se nuk jane te gjithe anonime sic mund ta kesh vene re) ose qe sidoqfote e marr me mend kush jane ose sa iu vlen lekura. Gjithashtu une vete nuk jam anonim, pikerisht per te njejtat aresye. Ne kete rast gabova dhe do perpiqem te mos e perseris me.

Dakort pra, por une ne asnje moment nuk u mora me ty personalisht apo jo. Ti bere te kunderten qe ne pergjigjen e  pare. Perdore low shots. Une nuk e kam problem me ke bisedoj per vete prandaj hy ne blog, as nuk me intereson minimalisht kush je ti apo ndonje tjeter, hy ketu per te shkembyer ide dhe per te komentuar ndonje lajm. Po me kete sjellje qe ke nuk eshte se je i vetmi qe ke gabuar.

Ke te drejte. Te kerkoj ndjese.

Por edhe ti mund te me ishe pergjigjur direkte me emrin e betejes, pa u u zgjatur shume.

Mua me irritoi fakti qe flisje per mijra te vrare pa dhene ndonje te dhene tjeter dhe mendova se i referoheshe eksodit serb. Dhe ne fakt ne njeren prej pergjigjeve ti iu referove atij.

Urdhero:

Mbas thyerrjes nga austriaket ushtria serbe kaloi ne malet shqiptare gjat kthimit ne serbi. Shumica nuk u kthye gjalle. Shumica e asaj shumice u shfarros nga malcoret e zones qe mendonin se nje ushtri kaq e madhe kishte ardhur per pushtim, nje pjese tjeter vdiq nga te ftohtet dhe nga uria, kurse nje pjese tjeter u ndihmua nga malcoret e zones me buke dhe u la te kthehej ne shtepite e tyre.

Eksodi serb eshte i 1915-es, ndersa beteja (apo me sakte kryengritja e Lumes) eshte e 1912-es.

Ky fakt psh. nuk permendet fare ne dokumentarin e BBC-se. Jo se BBC-ja eshte drita e te vertetes, por nqs. shumica (sic shkruan ti) do te ishte shfarrosur nga malcoret, nje fjali do ta kishin konsumuar te pakten.

Pergjigja nuk ishte per ty AK, ishte per PF. Megjithate flm per pergjigjen e sinqerte. Po, fola per eksodin dhe jam gabuar. E pranoj qe ajo qe thashe per eksodin eshte historikisht e gabuar. Shumica derrmuese kan vdekur si pasoje e semundjeve dhe te ftohtit. 

Te pakten (pas shume pergjigjesh) u sqaruam dhe une gjithashtu mesova per Kryengritjen e Lumes. smiley

E mir qe u sqaruan njehere dy shqiptare pa ska gje. le qe ti vetem gjenetikisht je shqiptar njehere, e ke fallco mirekuptimin smiley

Ora as une nuk u mora personalisht me ty, por me menyren se si i ngre problemet dhe i mbron argumentat. Gjithashtu, mendoj se kur thua "une jam filani dhe kjo eshte ajo qe une kam pare me keta sy" eshte nje argument me bindes se sa nje diskutim teorik mes anonomesh. Megjithate ceshtje kendveshtrimesh. 

Patjeter, dhe sic te thash qe ne fillim nuk ve ne asnje moment punen tende apo vertetesin e ngjarjes ne pergjithesi. Thash vetem qe e kisha me menyren tende te te interpretuarit ngjarjen dhe konceptuarit. Ketu mbetemi ne ceshtje kendveshtrimesh, ti thua kshu une them ashtu.. nuk besoj se eshte ceshtje per tu grindur.

ps. po te them edhe njehere per punen tende, sidomos ne 97-vlore-respekt. Per argumentat, interpretimet, konceptimet etj sa here te jem kundra do flas se per kete pune eshte blogu... 

PF, nuk e kuptoj se perse po me drejtohesh mua. 1oora permendi mijra te vrare serbe ne zonat e Kukesit dhe une thjesht e pyeta se per cfare behej fjale.

Ai m'u pergjigj (pas insistimit tim) qe behet fjale per betejen e Lumes si edhe ato te mesit te nentorit te 1912-es.

Nuk kerkoi njeri as me mbrojt doktorature ketu tek peshku pa uje e as me sjell nga nje link Youtube per te ilustruar cdo pohim, por kur i referohesh nje ngjarjeje, minimalisht thuaj te pakten emrin.

Kaq! Case closed. smiley

PS: Ato qe ke shkruajtur per ngjarjen ne Mitrovice nga aq sa te njoh i besoj e te falenderoj qe i ndave me ne. Nqs. ti ke material ilustrues do ishte bukur sikur te hapje nje teme te vecante sepse gjykoj se do ishte mjaft interesante.

E ke pergjigjen me lart. Duhet te jete njohuri elementare per ty lufta e 1912 ne zonat Lumes dhe Hasit. Eshte budallek te ulemi ne ate nivel sa te kerkojme linke per ngjarje te medha historike kan ndodhur apo jo.... refuzoj. Te thash edhe njehere pergjigjen e duhur te kam dhene, eshte nje njohuri aq elementare sa mjafton ti besh nje google dhe do gjesh me qindra link. Kaq.

Ca te te them, ja qe s'e dija.

S'jemi te gjithe te zgjuar apo te ditur si ty ne te gjitha fushat.

Ki meshire edhe per ne injorantet.

Ne asnje moment nuk te fyeva. Pergjigja besoj ishte shume korrekte. Mjafton nje kerkim ne gugel dhe e gjen te miretreguar dhe bazuar ne dokumente. Po te kishe nje kerkese specifike per nje ngjarje specifike po mund te kerkoje link specifik, por per nje njohuri te pergjithshme cfare linku kerkon te sjell une ketu? Te sjell link qe te vertetoj egzistencen e amerikes?

Sa per dijeni edhe ne materialet qe lexova ne Google (sic eshte psh ai per nje film qe po pergatitet rreth kesaj beteje) thuhet se eshte nje ngjarje qe nuk njihet aq sa duhet.

Pasi nder te tjera edhe vete Luma si krahine sot gjendet e coptuar midis Kosoves dhe Shqiperise.

Fakt eshte qe une kisha dijeni per eksodin serb, por jo per betejen e Lumes.

sic eshte psh ai per nje film qe po pergatitet rreth kesaj beteje.

Skenariste eshte nje mikja ime, qe ka shkruar edhe nje liber per kete ngjarje, por nuk po gjen fonde qe te realizohet ky film.

Une librin e kam lexuar, flet per hakmarrjen e Serbeve ndaj lumjaneve pas disfates se rende te nentorit 1912 es, ku mbeten pa varr mbi 12 mije serbe..

Ketlina

une kam lexuar diku qe nga burimet e vet ushtrise serbe numri shkon deri ne 20 mij te vrare.

Ndoshta ora edhe mund te jete e vertete ajo qe thua, e rendesishme eshte qe te zbardhet kjo ngjarje.

Po, historia zhvillohet ne 1913 (nderkohe qe kryengritja e Lumes ka ndodhur ne 1912).

Serbet masakruan rreth 700 burra te Lumes.

http://www.forumistet.com/forum/showthread.php?t=4275

Do ishte bukur sikur ky film te realizohej.

Ne fakt une personalisht preferoj dokumentaret dhe do ishte bukur sikur te dilte nje "budall" qe te realizonte nje dokumentar serioz dhe te bazuar ne deshmi historike per kete Kryengritje.

Po pra ne pranvere te 1913 kane hyre serbet. Kane vrare jo vetem burra por edhe gra edhe femije. Sic tregohet nje nene i eshte lutur komandatit qe me perpara bajoneta te ngulej ne trupin e saj, qe te mos shihte kur ti vrisnin femijen. Per cudi komandati serb e ka falur ate bashke me femijen e saj dhe 20 gra e femije te tjere qe te largoheshin.

Olso, me fal. Ngaqe komenti yt ishte poshte timit, thashe se me ishe pergjigjur mua.

Asgje PF. Faji i struktures se re te pergjigjeve qe imagjinoj se e kane vene per te evituar ate kaushin e famshem. smiley

Perseris qe nqs. ke ndonje material te bukur rreth atyre ngjarjeve, postoje nqs. nuk te prish pune. Jo per te ilustruar ndonje argument. Thjesht per qejf. Po te duash te ndihmoj edhe une.

Ols, pune gjigande kjo qe thua ti. Filmimet e mia jane ne Betcam SP PAL system. Dhe jane ne Shqiperi. smiley Vetem kthimi ne avi i nje kasete shkon ndoca qindra $ neper per aparatura rental

ke $200 bo nje konvertitor i thjeshte, kuptohet duhet te perdoresh Digital 1000 tat pshemull, dhe regjustrues me RCA nga ana tjeter. ( Kuptohet nese e do dixhital, duhet dhe hapi i dyte i konvertimit)

Konvertitor Betacami PAL to digital!!! Seti me te cilin punoja une ketu e 10 vjet me pare ishte 120.000 dollare. Kuptohet, mund te kete rane tani qe ka dale nga moda, po 200$?!!! Ma thuaj emrin se do shkoj ta marr qe neser. Kur mu desh te beja nje CD demo, pagova ne Toronto 400 dollare per hedhjen e 20 min. filmime nga kaseta ne CD.

kerko per produkte "com worl" dhe sic te thash, jo direkt ne dixhital, po ne NTSC bile ne full HD (1080p) (qe ketu duhet ta konvertosh pastaj persi me formate te tjera dixhitale)

Se me bone me krrujt koken, po flasim per konvertim sinjani, dhe nese hardwarin e inputit dhe te outputit i ke vet, ty te duhet vetem konvertuesti.

Shiko per nje Com World CMD-HDX90.

Me fal, po ne kete pike nuk ke pse t'i vesh gratis ne internet. Neve na sill ndonje teaser ekskluziv gjithsesi, por do ishte mire qe ti t'ja shisje ndonje TV-je keto materiale (ofruesit me te mire ose atij qe ty te duket si me i mire). Le ta mbulojne tv-te koston e konvertimit. S'ke pune ti me to.

Imagjino sa Opinion-era do te bente Fevzua me gjithe keto materiale. Vetem me ato fotot e levizjes se 90-es qe ti vure tek Peshku ai do kisht bere nje "Puntate Inedite". smiley

E them si me shaka kete punen e Fevzos, por...

Ore e di kush mund te jete nje interlokutor i mire? Ai djali qe ben "Histori me zhurmues". Ai me duket shume njerezor.

Pandin e kam shok feminie, plus qe jemi nga i njejti fshat. Nejse, nuk du te futem ne debate pazaresh tek PPU.Atyre qe iu duhen e dine ku te me gjejne, sic edhe me kane gjet xhanem. smiley 

Pervec problemit pazar jo pazar, eshte mire qe ato te digjitalizohen sa me shpejt se kam pershtypjen se filmi humb cilesine me kalimin e kohes.

Ti gjithsesi beja te ditur te pakten ketyre te emisioneve kryesore, Pandit psh, Fevziut, Rudina Xhunges... Thjesht per t'i informuar. Pastaj le te te bejne ofertat.

Mos prit te te vijne ata. E ke parasysh vete ti se ca gazetarie behet ne Shqiperi tani.

Keta jane qullasha! Kane zene myk! Kane gjet rehat me ANAL-isterat e debatet e leshit. O ja jep llokum te goja ose s'e levizin *ythen.

Fakti qe ti ato materiale i mban prej kohesh e asnje s'eshte bere i gjalle, ca tregon?!

 

Vetem pas atij publikimit qe bere ketu tek peshku ty duhet te kishin kontaktuar shume gazetare te interesuar...

 

Pastaj nqs. nuk merr asnje oferte serioze, le te bejme nje fushate ketu tek peshku per te mbledh para per koston e konvertuesit, i fut edhe nje watermark gjigand imazheve edhe i ve online gratis per gjithe shqiptaret. Edhe i le me gisht ne goje keta palloshat e ANAL-izave.

Olso, e kam nji biznes ketu une lale. Duhet me i rone mrapa e te boj ndonje lek. PPU ne kohen e lire pastaj... ose midis emaileve. smiley 

Sa per gazterine ne Shqiperi, mos me fol se i kam dhe shoke dreqrit. Po ua kam ofruar falas ca studiove atehere si material, po donin qe 'ua beje gati per emision se ishin  te zene me mis Albanian. smiley Kupton ti? Une po isha i zene me luften!

Sa per cilesine ke te drejte. Mbas 10 vjetesh qendrimi ne garazh ne qese plastike, nuk e di cfare mund te kete mbetur. Sidoqofte jane ne arkivin qendror te AP ne Londer.

Nje ide tjeter:

Ben nje si tip projekti (Qellimi, plan buxheti etj.) edhe ja prezantojme ndonje shoqate ketu.

Psh. Cashku i Marubit kam pershtypjen se mund te te ndihmonte te gjeje fonde. Filmimet, fotot mund te projektohen/ekspozohen ne ambjentet e Marubit edhe pastaj le te vihen online.

Nejse, ti e di vete, por thjesht me apasionon kjo teme edhe prandaj po te shkruaj.

Well, kur ika nga Shqiperia, venin tim ia lashe cunit te Cashkut, ngaqe e kish shok. E shef qe nuk ke nga leviz. smiley Kam bere edhe nje dokumentar me Cashkun per median ne 2000 me materialet e mia origjinale.

Ja ku e ke po te jesh i interesuar

Ekuinoks

PF, 

Do te lutesha shume mos te merreshe me lamashe!!!!!! Hap nje faqe tate ujtubi profesinale. Boj nje film te shkurter, boj ca te dush vet, po mos u shit ke kellirat e medias shqiptare.

Me fal qe po te bombardoj, por kam nje shperthim ideshe tani! smiley

Nje ide tjeter super: Themelon nje fond arkive, tip fondacioni por jo tamam fondacion se teorikisht fondacioni duhet te japi pare, jo te marri. I ve dhe emrin qe e di vete ti.

Lidhesh me Instituto Luce ose ndonje arkive tjeter te huaj e cila mund te te financoje.

Krijon nje fond qe jo vetem te arrije digjitalizimin e arkives tende, por edhe te sponsorizoje mbledhjen e materialeve te tjera. Psh. ato fotot qe kam postuar une ketu per Shqiperine ne kohen e fashizmit kushtojne 12-15 Euro copa. Po sa te tjera ka si keto materiale qe fluskojne te fragmentuara neper 700 duar?!

Nuk ka nevoje qe ti te lesh punet e tjera. S'ke pse te merresh ti me digjitalizimin. Ti shkruan projektin dhe kerkon fondet.

Arkiva mund te jete thjesht online. S'ka pse te kete zyra e budalliqe te tjera. Selia legale, shtepia jote ose e avokatit qe te perfaqeson dhe voila.

S'po them se behet me nje te kercitur gishtash, por eshte nje ide qe mund te fillosh ta kultivosh.

Une personalisht do te ndihmoja me gjithe qejf me te gjitha mundesite qe mund te kem.

Me kaq e mbyll per sot! Betohem! smiley

Ols, ka dhe nje problem "te vogel" Une kam punuar per AP. Me rroge. Te gjitha filmimet e mia jane prone ekskluzive e AP etj...smiley

Si tha ai?! "Ka nje problem, eshte nje cik shtatezan!" smiley

Po shikoni mos gjeni gjuhen e perbasheket, nese ka hapesire per traktativa. smiley

Edhe u ul lepuri me luanin. Edhe i thote lepuri:

- O luan. Dua qe te hapim bashke nje biznes. Ti te vrasesh kafshet, une t'ua shes mishin edhe leket i ndajme pergjys... smiley

Sol, me vure ne seder. Eshte e vertete qe ne s'dime si te perballemi ndryshe me shtetet e dobeta dhe hajdute shqiptare, vecse t'i qajme hallet me njeri-tjetrin. Nje pjese e mire e njerezve qe flasin ketu kane zgjedhur ta lene vendin pjeserisht apo kryesisht per keto arsye.

Megjithate nje rruge deri ne OKB kushton shume pak per mua, keshtu qe nese ka ndonje grumbullim njerezish atje (jo se keto grumbullime kane cliruar ndonjehere Tibetin) do te shkoj.

Lufta ne Lume ndermjet serbeve dhe shqiptareve, te organizuar thjesht, per te mbrojtur pragun e shtepise pasi shtet nuk kishte akoma atehere, eshte nje nga ngjarjet me herioke te shqiptareve dhe fatkeqesisht nuk njihet shume nder shqiptare.  Serbet, ne traditen e tyre per te ulur humbjet, me aq sa kam folur me shqiptare te Kosoves qe kishin lexuar librat serbe te historise, thonin qe ne Lume sipas asaj qe pranojne serbet nuk jane vrare me shume se 800 veta, ndersa burimet shqiptare e cojne numrin tek disa mijera ose mbi 10 mije.  Nderkaq serbet dihen qe jane popull qe humbjet i ulin dhe disfatat i festojne si fitore keshtu qe numrin e te vrareve qe japin ata eshte i pabesueshem.  Numri i madh i humbjes se ushtareve serbe ka te beje edhe se keta nuk njihnin terrenin dhe thuhet qe kane hyre ne nje lum te rrembyeshem ne zonen e Lumes dhe ai i ka marre me vete nderkohe qe shqiptaret ishin pozicionuar mire.

Pa harruar ketu edhe qendresen e Oso Kukes kunder malazezeve qe i ka kenduar aq bukur poeti kombetar Gjergj Fishta.

Serbet, une e di shume mire qe luften ne Kosove e kane bere me masakra kunder civileve, me alkool qe pinin perpara se te shkonin ne front, me mercenare ruse e te tjere se nuk jane aq trima sa na i nxjerrrin bashibozuket e Greqise ketu.

Nderkaq, VV, sic ka thene edhe ministri i jashtem gjerman me duket, eshte me shume nacionaliste me qeverine e Kosoves se sa me serbet, prandaj mos te na shesin patriotizem e trimeri shume.

Krereve te VV ju kane dale fotografite duke u zderhallur me serbe prandaj s'ju takon te luajne skifterin.  

VV planin e ka pase te behet nje parti e majte, ku te futeshin edhe serbe, gjoja si nje levizje e re, por meqe kjo parti nuk do kishte sukses, u ngjyros pak me nacionalizem me urdherin e padroneve politike te tyre.

  

O serb kromash qe di shqip, o felliqesire i more direktivat? Shifra 20 mije ushtare te vrare  ka dal nga vete ushtria serbe o ndyresire, dhe kurre nuk eshte fol per 800 veta qe i paska marre lumi fatkeqesiht... jane vrare nga pushka e shqiptarit o felliqesire qe felliq dynjane. Gjen vend e pavend rastin te vjellesh vrev kunder VV-s. Shqiptaret sipas folklorit thone qe kan vrare vete deri ne 15 serb ne ato dite, kurse numri me i ulet i historianeve shqiptare del nga mbas L2B kur duhej te minimizohej armiqesia me popujt jugosllave ne maksimum dhe u tha jan vrare vetem 12 mije. Sipas ushtrise serbe te kohes jan vrare 20 mij ushtare serb... e te tjere ne viset shqiptare te maqedonise.

PF videon me gjermanet krah per krah e kam pare. Egziston ne youtube! Gjithsesi duhet thene se popullsia e Prizrenit ate dite nuk ka qene e armatosur. UCK gjithashtu ka qene e e ndaluar rreptesisht ti afrohej Prizrenit pa dale Serbet. 

Trimin brije tha po hakun mos ja ha! Lufta qe ka bere UCK te qafa e Dules dhe ne Llap ka qene lufte "prej verteti." 

Ron, un nuk thashe se prizrenasit ishin te armatosur. Edhe te jesh tip paqesor, nuk eshte turp. Edhe UCK-se nuk ja ha hakun! Se edhe nuk se eshte ndonje cope aq e madhe sa te ngopesh. smiley Ka qene faktor, padyshim. Shume me teper se Ibrahim Rugova te themi.

Dhe jam i sigurt se ne arkivin tend nuk gjended as edhe 1 milimeter film per kto dy beteja. E them me siguri pasi sa do e larte te kish qene rroga jote si kameraman ajo nuk e ka justifikuar rrezikun per te filmuar lufte "prej verteti" ne Kosove. 

Ron, une kam qene nje nga dhjetra kameramane qe ishin ne fushe. Fatkeqesisht nga aksionet e UCK ka pothuajse zero filmime. Per disa aresye. E para sepse aksionet e tyre me lufte numerohen me gishtat e njeres dore. E dyta se nuk ishin te natyres se ofensives e kunderofensives sic ishin ato ne Kroaci apo Bosnje, por ishin te tipit "hit and run". E treta sepse ishin te obsesuar nga cfaredolloj i huaji. Dhe i huaj quhej cdo njeri qe ato nuk i njihnin personalisht familjen e zgjeruar deri ne tre breza.

Lere mos e nga me mire. Se mund te te tregoj ca tratativa me "Tigrat", ' Luanet" dhe "Leopardet" e UCK te asaj kohe per te embedur gazetare me to, qe te te ngrihen leshte e trupit perpjete...

Ah, po. Kam pare ca video te filmuara nga vete ato qe ia afronin per ti shitur BBC dhe CNN asokohe.9(0% material i paperdorshem

PF, nuk kam ndermend te ve historine ne vend ne kte blog dhe askund tjeter. E vetmja gje qe me shtyu te komentoj ishin fjalite e tua me larte se:

"Me uniformat ngjyre gri ngjanin mu si ujq qe i hidhen tufes se deleve. Per 1.5 sekonda, sheshi u zbraz."

Mua ky lloj cinizmi me duket aq sa i peshtire aq dhe i ndyre!

Se sa ujqer do tregohesha une apo ti (te pa-armatosur) perballe ushtaresh me kallash, kam idene qe nuk do ta marrim vesh kurre. Megjithate, me rrespekt, me lejo te hamendesoj...!

 

Well, life is a bitch, Ron. As mua nuk me pelqeu ajo qe pashe, dhe nuk di si ta pershkruaj ndryshe. Me me shume krenari duhet ta beja, thua ti?  Edhe mua me vinte keq per ata njerez te trembur deri na palce, po prape ndonje gje per t'u mburrur nuk ishte.

Shtypja, varferia, injoranca, persekutimi, te trajtuarit si qytetar te dores se dyte... per aq e aq vite, nuk kishin se si te prodhonin "pamje" dinjitoze apo pamje qe te te bejne te ndihesh krenar.

Shiko filmimet ne territoret e pushtuara palestineze. Ata njerez jane ne te drejte, por a jane ata dinjitoze?

Nuk ka shume vend per krenari aty. Eshte normale ajo qe ke ndjere.

Ti ndoshta prisje nje hyrje triumfale si ajo e aleateve ne Rome, por historite e Ballkanit ne fund te dites jane kaq ordinere...

Une duhet te them ama se jam ndjer shume i lumtur ne dy raste persa i perket Kosoves, perkundrazi tre:

1) Fillimi i bombardimeve te NATO-s mbi Beograd

2) Hyrja e trupave gjermane ne Prizren (qe me thene te drejten me kujtoi pak Romen)

3) Shpallja e pavaresise (kjo me la gjithsesi ne fund nje shije pak te hidhur pasi nuk do te doja qe Kosova te valviiste ate flamurin blu me yje te verdhe e me harte.)

Olso, qe te veme nje fund kesaj historie. Shoh shume tipa ketu qe bejne trimin pas lufte dhe te diturin pas kuvendit. Une kam qene ne nja pese luftra gjate 10 vjecarit 90-00. Di te te them nje gje me 100%. Historite e luftes jane shume te bukura dhe frymezuese prane zjarrit ose ne filmat e Hollivudit, por shume te ndyra dhe traumatike    ne fushe te luftes. Ndaj me ze gazi me keto trimat qe se kane ndjere ndonjehere eren e barutit dhe nuk dine te dallojne nga zhurma e artilerise nese eshte incoming apo outgoing, po qe shtyjne te tjeret per vepra heroike per atdhe e per flamur. Qe s'ka asgje te keqe ne vetevehte, por vetem nese ti terhiqesh ti terheqesh pas vehtes, e jo ti shtysh drejt asaj ku nuk ta mban bytha te shkosh.

Per te degjuar shume kemi degjuar, po pak kemi pare me keta sy- thoshte nje plak cam na Vlora.

o PF.

Mqns ke qejf te gricesh kot. Ke qene ne nja pese luftra ti? Edhe po ke qene i ke pas krahet te ngrohta dhe ke pas marre lek per ate pune. Le qe s'te besoj se ke qene ne lufte. Genjen. Nuk je nga ato lule. Te ze gazi ty, po pse kshu te duket vetja me trim nga te tjeret? Po ndalu pak o beg se ska shqiptar mos tia kete ndjer eren barutit! Njerezit nuk shtyjne njeri, japin opinion e tyre per nje ceshtje, mua psh po te me vinte njeri ne shtepine time, ja .... robt kushdo te qe, jo ujk serbie, por edhe ujk alien te qe me rreze lazer.... dhe ja kshu or ti, ska per trimeri aty, dy duar per nje koke jane. Ne anen tjeter ti po ngacmon kot njerezit ketu ne blog i shtyre nga nje shkrim i dhjere qe vet e solle. Te jesh i bindur qe 90% te anetareve te ketij blogu nuk do ta pelqenin gjuhen e perdorur prej teje ne ate shkrim por edhe ne keto perpjekjet mizerable te tuat per te shitur nje qendrim te dhjere si ndonjegje pozitive. Ik tani mos te prishim gojen kot.

Ora, kam idene qe je nxehur pak tashti... smiley Ta thashe, me dergo adresen private dhe mund te te dergoj me shume materiale bindese, bile po te duash mund te kalosh ndonje dite edhe nga shtepia ta pime nje gote raki.

E po i ka interneti keto trimerite virtuale si virtual qe eshte. smiley

Une te falenderoj dhe ndihem i privilegjuar qe ti ndan ketu me ne eksperiencat e tua si gazetar.

PS: Mendoj se do ishte bukur sikur te shkruaje nje liber me kujtime nga ajo kohe.

PF,

Si deshmimtar okular qe ke qene, nje pyetje kisha. Ke takuar ndonje luftetar te UCK ne ate kohe qe te ishte ushtar i thjeshte. Se une te gjithe qe kam taku ketej ne USA kane qene o komandanta, o komisara, o snajperista.

Tani ose kam qelluar une me fat dhe me ka rene rasti te takoj vec komandanta ose ka qene ushtri vec me komandanta.

smiley Te thjeshtet u vrane. keta te nderlikuaret mbeten sot te tregojen historite.

ate partine e majte ku do futeshin dhe serbe e ka bere ''baba'' ne tirane me fazllicet

O IDIOT. C'lidhje ka Zani Caushi me kete teme? Dhe c'inat paska pas Zani me kufirin shqiptaro-shqiptar? Ik ore rrot ....

Jo Ron. Kjo eshte tjeter gje, e ndodhur pak dite me vone. Kjo ngjarje ndodhi mu perpara hotel Theranda, ku ishin gjithe gazetaret. Nga njera ane (ne te djathte te hotelit) rrinte autoblinda gjermane. Ne krahun tjeter nja 100m me tutje ishte autoblinda serbe qe ruante stacionin e policise serbe qe ishte nja dy kryqezime me siper. Nje dite, nja dy nga keto policet qe ishin roje, pasi i kishn pire nja dy shishe shlivo, zbresin nga autoblinda, marrin ate zastaven e verdhe dhe i shkojne perballe tankut gjerman duke i share gjermanet. Gjermanet nuk po reagonin. Atekohe, nje nga policet zbret nga makina dhe i gjuan me kallash gjermanit duke e plagosur ne krah. Atje gjermani kap mitrolozin e rende te montuar mbi kabine dhe e ben makinen shoshe, sic e shikon edhe ne filmim. Pasi i bene cope, dolen dhe i mbuluan me nje carcaf dhe i lane aty deri te nesermen qe erdhi dhe i mori nje komision i perbashket gjermano-serb.

Filmimet i ka bere nje kameraman palestinez i AP nga dritarja e katit te dyte te hotelit.

Mua filmimiet e bera nga sec 25 deri ne 43 nuk me duken te bera nga dritarja.

Ron, une e kisha llafin per filmimet e bera nga dritarja dhe jo per ato qe nuk jane bere nga dritarja. Shif planet e zastaves qe eshte aksioni.

Jo, kjo eshte ura qe te con tek lagja serbe.

PF ideja ishte te provohej se ujqerit kan qene me pushke kurse delet kan qene pa pushke. Kaq!

Shume e vertet Ron. Dhe kur keto ujqit u perplasen me german shephard iken si te dhjere. Pra ishte nje histori shumeplaneshe. smiley

Komente shume emocionale, pa arsyetime e pa informacione pra me nje fjale shume te dobta.

Autori i shrkimit na sjell vetem disa ndodhi qe per mendimin tim jane shume te njeanshme.

Une do te thoja na sjell vetem njeren ane te medaljes dhe kete e ben jo pa qellim dhe si perhere peshqit me naivitetin e tyre te rrembyer bejne komente ne moment (jo pa qellim kerkohet kjo nga peshqit e medhej ...!)

Dhe nga gjithe keto komente dal ne konkluzionin:

pordhi kali ne dere te hanit dhe ja ngjiten nje shkodranit  smiley

 

to be continued ...

Pak pe dishin, e shum e moren vesh. ene pastaj?

P.S. Mqafshi amon, per pak do e fusja n google translate tekstin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).