Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaron se ndryshimi i himnit, për shkak të një vargu, ku pretendohet se ka elemente diskriminues është thjesht një ide dhe nuk do të marrë karakterin e një kërkese të mirëfilltë

Gjatë një emisioni televiziv, Avokati i Popullit shikon vend për ndryshim, në vargun e himnit: "Kush është burrë nuk dorëzohet", duke iu referuar fjales 'burrë', që sipas tij lë pa përfshirë në himnin kombëtar, gratë.

"Kam përshtypjen që ajo ka qenë dhe mbetet një ide, pavarësisht jehonës së madhe që pati në shtyp. As kam mundësi dhe as urdhëroj njeri të ndryshojë, aq më tepër himnin, që e kam shumë përzemër. Ka qenë një ide që shoqëria le ta përtypë dhe të mendojë për të", tha Totozani. Sipas Avokatit, fjala 'burrë', në vargun e lartpërmendur, mund të zëvendësohet me fjalën shqiptar, çka sipas tij përfshin këdo që ndien veten shqiptar.

Në një deklarate te institucionit te Avokatit te Popullit thuhet se:

"Avokati eshte shprehur se me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ndoshta eshte rasti qe per hir te barazise mes burrave dhe grave te ketij vendi mund te fillojme me një epokë të re me një ndryshim të vogël, qoftë edhe në himnin kombëtar duke shtuar përveç burrave edhe gratë".

Nderkohe, Avokati Igli Totozani e dha deklaraten, pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Punes, Ksera dhe tetë familjet rome qe pritet te strehohen perkohesisht ne ish-repartin ushtarak, qe kishte premtuar pak kohe me pare Ministria e Punes.

Familjet rome pervecse do te akomodohen ne repart, nuk do të lejohen më të lypin, por do te perfshihen ne programet e Ministrise se Punes për punësimin e tyre.

159 Komente

po keta smerren vesh Koth.

ky Totoja, ska me se te merret a si?smiley  çudi e madhe?!

dhe qe ta lidhim cik me temen e nxehte te PPU-se, dmth, homot, Demi vs Pinderi, apo e kunderta.smiley,  pse mos te svendesohet fjala ''burre'' me ''homohetero'', pershembull.. se sipas Totozanit,  do ndihen ata te diskriminuar pastaj..smiley

E fshiva se nuk du qe ta ndot temen sic ndodhi menjehere. 

Grate duhen te ngrihen ne demostrate per kete padrejtesi qe u eshte bere per kaq kohe..smiley

Ky avokati i popullit eshte rrite ne tavan me duket. Ky duhet te merret me pune me peshe se kjo, se ka qindra ceshtje te tjera qe po ja marrin frymen popullit! Kete teme mund ta ngrinte ndonje organizate femrore, ose lezbike - jo ky.
Fjala 'burre' aty nuk eshte qe te dalloje burrat, grate apo gays. Thjesht eshte ne kuptimin jo frikacak/trim. Dikur thane te heqin 'kush eshte tradhetar' - dhe nuk po e lene himnin rahat.
Anglia e ka shume te shkurt himnin ankohen ngahere per kete, dhe kane mretneshen ne hymn ne shekullin 21 smiley

ne himnin turk,prej 10 strofave te gjata nuk permendet as edhe nje here fjala turk dhe Turqi.

mgjth nuk e kane nderruar.

 

Femrat duhet te ngrihen pa ju dridhur lesht e qerpikut dhe qe te sensibilizojne sa me shume shoqerine maskiliste, duhet te organizojne parada  nudo te tipit FEMEN  smiley

Po mire qe kerkohet te korrektohet himni po perse sipas binares burre /grua ? Ose mashkull/femer ose ne vend te "burre" me duket me korrekte "shqipertar" :

kush eshte shqiptar , nuk frikohet

po vdes, po vdes si nje deshmor

hmm po dhe "shqiptar" ka probleme.Po ata qe i perkasin pakicave kombetare dhe shtetesine kane shqiptre? 

Le ta vendosin me mire kush eshte luftetar. smiley

As burrat ,as grate nuk frigohen ,

por vdesin ,vdesin si deshmore

_

gra dhe burra do nderohen

Atdheut kush iu be therror

_

Booooooo, sa gje e shpifur u duka!

Po homoseksualet  ,ku perfaqesohen ketu?smiley

 

duhet te fusim dhe burrat rome, greke, serbe, bullgare, gorane, jevgj, arixhinj, egjiptiane, vllahe... malazeze. bollanon mos ta harrojne. bollanon me dulen.

ps: edhe grate perkatese.

edhe homoseksualet perkates, edhe lezbiket perkatese, edhe transseksualet perkates, edhe transvestitet.

fjalet burre dhe grua e kane humbur kuptimin.terma qe s`ofendojne dhe s`fyejne kerrkend aktualisht jane:Homo dhe Hetero.

Ca jane keto budalliqe... Himni eshte shkruajtur ne ate kohe edhe nuk ka pse te ndryshohet. Besoj se te gjithe jemi aq te afte intelektualisht sa te kuptojme qe sot ai tekst nuk mund te konsiderohet si dicka seksiste, as denigruese per femrat.

Jo po hajde te korrigjojme tani te gjithe trashgimine tone letrare...

Pastaj me fal... nqs. do te ndiqnim te njejten logjike, a nuk do ishte e ndershme qe ne hymn te perfshiheshin edhe interseksualet te cilet nuk futen as ne gjinine femerore e as ne ate mashkullore?!

Pra teorikisht teksti i hymnit duhet te ishte dicka e tille:

Prej lufte vec ai, ajo, ajo-ai, largohet

Qe eshte lindur tradhetor, tradhetore, tradhetore-tradhetor,

Kush eshte burre, grua, grua-burre, nuk frikohet

Por vdes, por vdes si nje Deshmor, Deshmore, Deshmore-Deshmor.

prej lufte vec ai, ajo, ajo-ai, pederasti, lezbikja, transseksuali/ja, transvestiti/ja, shqiptari/ja, greku/ja, romi/ja, turku/ja, serbi/ja, bullgari/ja, malazezi/ja, vllahu/ja, evgjiti/ja, gorani/ja largoo-ohet

qe eshte lindur tradhetor/e, ai, ajo, ajo-ai, pederasti, lezbikja, transseksuali/ja, transvestiti/ja, shqiptari/ja, greku/ja, romi/ja, turku/ja, serbi/ja, bullgari/ja, malazezi/ja, vllahu/ja, evgjiti/ja, gorani/ja

kush e-shte bu-rre, grua, ai, ajo, ajo-ai, pederasti, lezbikja, transseksuali/ja, transvestiti/ja, shqiptari/ja, greku/ja, romi/ja, turku/ja, serbi/ja, bullgari/ja, malazezi/ja, vllahu/ja, evgjiti/ja, gorani/ja nuk friko-ohet

por vdes, por vdes si nje deshmor, deshmore, ai, ajo, ajo-ai, pederasti, lezbikja, transseksuali/ja, transvestiti/ja, shqiptari/ja, greku/ja, romi/ja, turku/ja, serbi/ja, bullgari/ja, malazezi/ja, vllahu/ja, evgjiti/ja, gorani/ja...

(nje strofe kjo)

i ben tifozet dhe sportistet per vetevrasje... zgjat himni i skuadres 2 ore dhe loja 1 ore e 45 minuta (kjo e fundit, me pushim 15 minutsh ne mes)

Po biseksualet ku i le mor biseksualofob?! smiley

Shiko, e ke gabim! Ketu po flitet per sekset dhe jo per orientimin seksual apo minoritetet. smiley

Une do protestoja fuqishem, nqs. do te lihej jashte seksi i trete, pra interseksualet. Nuk eshte e drejte!!!

harrova... harrova dhe hermafroditet, pedofilet, sadomazokistet, zoofilet, nekrofilet, satanistet... demokratet, komunistet, legalistet, ballistet dhe te gjitha kafshet e tjera, sidomos endemiket, po dhe te tjerat... perfshire edhe floren, edhe faunen.

smiley kush eshte pika-pika -  lereni me pika-pika fjalen burre mos lini nam ti merrni me radhe ata me siper..

Reagimi i parë kur e lexova ishte ai i WTF? Më dukej sikur kjo ide ishte e trendit e të kopjuarit të tjerëve. Mirëpo, nëse e mendon thellë dhe vërtet... atëherë, fjalën e kanë femrat. Nëse ndihen apo ndjejnë se ky lloj himni nuk i përfaqëson dhe nëpërmjet ndryshimit, do mund t'i përfaqësonte më mirë, pse jo? 

 

Une mendoj qe me rastin e 100 vjetorit te pavaresise,jo vetem te ndryshojme fjalen ne himn,por kur e mendon thelle-thelle duhet hequr dhe ai mistreci Asdreni nga pidestali.

Si ore kishte guximin ai te ofendonte grate!

Nuk eshte kaq herezi sa po e beni.Edhe kombe te tjera e kane ndryshuar himinin ne kete pike, ne perputhje me konceptin e sotem modern te barazise gjinore.Asdreni nuk ka faj qe nuk pasqyroi korrektesisht ndjeshmerite per barazine gjinore (le qe teksti eshte i nje rumuni, kurse Asdreni e ka pershtat). Po te shikoni ne site te tjera, kete nisem e kane pershendetur pjesa me e madhe e komentuesve/

 

Nje llaf hodhi Totozani e deri tek Rexhep Qosja u degjua krisma. 

Ne ka pasur ndonjehere ndonje arsye per te ndryshuar himnin, ka qene per origjinen e tij rumune.  Kur s'u ndryshua per "copyrights" keto te tjerat jane "dytesore."  

Persa i perket barazise gjinore ne leter, aty jane ligjet qe te na e kete zili gjithe jo-perendimi.  Problemi, qe nuk e zgjidh as ndryshimi i himnit, eshte gjetiu. 

Jo, Monda nuk po ngaterron tekstin me muziken, sepse te dyja kane origjine nga Rumania. "Himni" eshte perkthim i himnit te bashkimit te Rumanise.

Dhe une jam dakort me Monden. Himni nuk diskutohet as per "copyright" as per "woman-rights". Pervec shembullit qe solli Beluli, simboli i Amerikes eshte "Made in France" dhe nuk e ka diskutuar njeri, qofte edhe ne vitet me antiamerikane te Frances.

 

simboli i Amerikes eshte "Made in France"

Eee? Shqiponja qerose (bald eagle) qenka Made in France?

E kisha fjalen per Statujen e Lirise o gjembo. 

Pa shqiponjen me lesh a pa lesh e kane gjysma e botes.

E quajne veten vendi i lirise, jo i shqiponjave. te gjithe e kane nga nje zog apo kafshe ne simbole.

Dhe po te kerkosh "simboli i amerikes" ne google, me shume gjera dalin me statujen.

Dakort, juve ne Shqiperi e dini me mire se cili eshte simboli i Amerikes.

Ah dhe per kurjozitet kerkova dhe me doli e kunderta nga c'shkruan ti.

Po mire o ti shoku, na fal qe e quajtem statujen e lirise "simbol te Amerikes". Bej autokritike para organizates baze amerikane.

Keshtu eshte kur u thua  "Kam hik ne amerike" e rri gjithe diten ne peshk. 

himni i Hollandes fillon keshtu:

''Wilhelmus van Nassouwe
ben ik, van Duitsen bloed,

qe do te thote:

''Wilhelmus i Nassauw,
une jam/rrjedh nga gjak gjerman...
etj etj

ne kohe, ka patur shume polimika rreth frazes ''rrjedh nga gjak gjerman'',  per shume hollandes eshte fyese.. mirepo ky  himn eshte himni i familjes mbreterore hollandeze ne fakt.   ne te eshte permbledhur prejardhja dhe historiku i kesaj familjeje..  thuhet gjithashtu qe ky eshte himni i pare ne europe (ka vlera kulturor-historike pra).    meqenese dikur, popullit qe  eshte shume i lidhur me familjen mbreterore i pelqeu ky himn, u vendos qe te behej edhe himni perfaqesues i Hollandes.  keshtu pra ,me gjithe kundershtite aty ketu, shumices absolute te popullit vazhdon ti pelqej ky himn.

 

nejse, une nje gje  skuptova me kete Totozanin: kush iu ankua ketij per himnin? ndonje organizate grash??     apo nje dite te bukur i doli gjumi papritur e tha:  eureka..., himni....

 

Fratelli e sorrele D'italia, duhet ta beje dhe Italia. smiley

Shume prapa keta taljonet mo lla! Kane avokat populli a s'kane keta?!

Fjala Burre ne tekst do te thote TRIM dhe nuk ka lidhje me gjinine, pra nuk do thote Mashkull. Pasi siç e dime jo çdo burre eshte trim ose jo çdo mashkull eshte burre. Aq me teper edhe femrat trime i quajme burrnesha.

Tjeter, sipas mendimit tim, ndryshimi i saj ne Shqiptar sipas ketij avokatit behet akoma me Fyese, ose e dyshimte, ngaqe jo te gjithe shtetasit jane (ose do te jene) detyrimisht shqiptare. Ka dhe do te kete gjithnje edhe pakica te huaja.

C'pune kane te huajt me himnin e shqiperise, nese s'jane shqiptare? Qe kur na qenka himni per te huajt?

Kush po te thote per te huajt. Po te flas (ta zeme) per himariotet une ose gollobordasit apo vllahet apo kinezet qe mund te jene shqiptare pa qene ne realitet ose si me thene pa e ndjere veten te tille

Pashaportat e kohes se Zogut kane pasur si te dhene Shtetesine por edhe Kombesine

Pse duhet qe Himni Shqiptar te perfshije ata qe nuk e ndjejne veten shqiptar? Me duket pak pakuptim...

Sipas teje, çfare e ndjen veten nje himariot, shqiptar apo grek ? A i perket hymni ketij apo jo ?

Minoriteti grek, kinez, cecen gezon te drejten e perdorimit te himit grek, kinez, cecen. Vllehet gezojne te drejten te mblidhen, te bejne nje himn dhe hallall u qofte.

Prandaj po e riformuloj pyetjen:

Sipas teje pse duhet qe Himni Shqiptar te perfshije ata qe nuk e ndjejne veten shqiptar?

 

Nuk e dija qe minoriteti ka per himen ate grek. Po kur nje himariot fiton nje gare sportive çfare himni i luhet, ai grek ?

Nese jane greke, jane greke. Kane tabelat e tyre, shkollat ne gjuhen e tyre, dhe himnin e tyre. Thjesht jetojne ne token tone, ndaj quhen minoritet. S'kane pune me himnin shqiptar.

Une nuk e di se cfare nuk di ti, po minoriteti prandaj quhet minoritet. Dhe une nuk kam degjuar per minoritete himariote apo mirditore. Kur te zbulohet ndonje minoritet i tille, pse te mos kete edhe ai himnin e tij?

Sa per pyetjen tende: Cfare himni i luhej Pirro Dhimes kur ngrinte shtangen?

Ne shqiperi i luhej ai shqiptar sigurisht, kur shkoj ne greqi ai grek. Me duket gjithashtu se po te duket vetja superior. Do te doja qe bashkebisedimin ta benim si te barabarte.

po mire si eshte e mundur qe te mos kene te drejten e vetvendosjes minoritaret. Ose si me thene qe toka e tyre te jete shqiptare kur ata nuk kane asnje lidhje qofte ligjore me shqiperine ?

 

Pse duhet te te flas si i barabarte kur une i pergjigjem pyetjeve te tua kurse ti nuk i je pergjigjur pyetjes sime te pare?

Mu duk pyetje ironike dhe e kote sepse ta shpjegova qe e kisha llafin per minoritaret

Po dhe greku, po luajti me shqiperine, ate te shqiperise do te kendoje. C'pyetje pa logjike po vazhdon me kot tani? Apo te kendoje te greqise me kombetaren tone, se eshte grek thua ti? C'lidhje ka tani.

Ti e kupton qe Kureshtari po lufton per te drejtat e "minoritetit" himariot apo jo? smiley

himariotet jane shqiptar puro o kurreshtar. tani se ka edhe ndonje ''pink'' si bollanua midis tyre eshte tjeter pune.rendesi ka petro markua

 

mos i bini shume ne qafe totozanit, s'eshte se beri nje kerkese zyrtare. Thjesht e permendi si ide ne nje emision. 

thjesht dha nje ide, e per mire e beri

kete argumentin e himnit qe s'perfshin grate e kam degjuar/lexuar dhe nje here tjeter, por s'e mbaj mend ku.

Mbase te njejten gje ka lexuar totozani ose ka kontaktuar me te njejtin person. 

Po, po, ta ndryshojne... Bile e bejne c'e bejne, te ndryshojne edhe ato vargjet perjashtuese te Nolit (te Theofanit, jo te Dores smiley ) "Mbahu neno mos ki frike/ se ke djemte ne Amerike". Pse ne te tjerat mos e kemi gje njerke Shqiperine?! Duhen pare keto gjera. 

Mqrf te korcarkat dhe te djemte ne amerike.

Lexova nje lajm sot qe kishin vjedhur nje transformator qe mbante tre fshatra te korces me elektricitet. Fshati me i madh kishte 15 familje. Dy fshatrat e tjere kishin 2 familje. :o

Shume endacake ju korcaret. Dhe neper shqiperi s'ka qytet pa korcare, ne Elbasan, ne Lushnje, ne Fier, ne Durres, ne Vlore. Edhe ne lagje jevgjish, gjen jevgj te ardhur nga korca. Si eshte puna me ju korcaret?

C'te bejme, na ka mbetur ky zakoni i shtegetimit qe ne kohen e pellazgeve.smiley

Si dreqin s'jemi ca me shume, ate thuaj ti. smiley Tani mqrll, po ti kete nikun, c'ne qe e ke vene si pe Korce?

Te ishin gjithe shtegtaret si korcaret, do ishim mire. se punojne, edhe pse i mbajne shtrenjte gjerat qe shesin. Po une habitem se si ka ende korcare ne korce smiley.

Nikun e kam pa dashje, s'jam pe korce smiley

Me leje me leje, te pergjigjem une? Meqe u mbaruan kombinacionet e tjera te shkronjave ne tastjere te sistemit xp smiley

Edhe kete te himnit me te futur ua ka grave, si ua futi arixhinjve:

Familjet rome pervecse do te akomodohen ne repart, nuk do të lejohen më të lypin, por do te perfshihen ne programet e Ministrise se Punes për punësimin e tyre.

Hajde tani t'i ndalosh te lypin e t'i futesh ne pune, edhe Enveri me dajak s'ia doli dot.

Dardha e ka bishtin prapa dhe gjarperit kembet nuk i duken.

Ca ka me te futur aty? S'duhet te lejohen te lypin, kur kane programe pune.

Ata maskarenj s'dine as te lypin, lene bebe disa muajshe te shtrire ne trotuar, kur bie shi, sapo arrijne autobuset e te turisteve te qendra.

Ata jo te mos i lejosh te lypin, por duhet t'u marresh dhe femijet, te mos ua lesh ne dore.

Edhe kete te himnit me te futur ua ka grave,

ate se kane problem ato,bile ku ta gjejnesmiley

 

kjo qe sapo the eshte nje diskriminim i hapur ndaj komunitetit lezbik*.

P.S. Zgjedhimi i mbiemrit "lezbike" e perfshin edhe gjinine mashkullore te fjales "lezbike" apo jo?

Cike i ngaterruar ky muhabeti i t`futmes per lezbot. Dmth edhe keto ndahen ne "aktive" dhe "pasive". Nejse s`dua te hyj ne detaje se pastaj do kalojme gjithe spektrin seksual qe ka eksploruar njerezimi.

tani , ne kohen e E qytetarit? ne se edukata seksuale fillon ne klase te 4-t ,i bie qe qe nga e 7-a te zgjidhet edhe problemi i ishullit grek(lezbos)smiley

Edhe une kam nje "mendim" per ta shprehur si totomediali, mbase gjen mirkuptim politik; Pse te mos krijojme ne barazi gjinore 2 poste avokatesh popullore, 2 poste kryeministrore e keshtu me rradhe deri tek "e drejta" kushtetuese e cdo personi qe te lidhet e martohet njekohesisht me dy gjini (femer + mashkull e mashkull + femer) sepse para-percakimi per vetem njeren gjini mund te shpreh diskriminim rracial !!!

eshte vetem nje mendim   .....ashtu edhe sic eshte pyetja: perse Zoti eshte i gjinise mashkullore dhe jo femerore qe u dashka ta ndryshojme sa me pare!?

Keto "mendime" totozanesh behen vetem atehere kur nuk di cfare te besh me detyren ose kur kerkon qe me cdo menyre te qendrosh permanent ne Media! Une personalisht nuk kam hasur ne ndonje Avokat Populli ne BE qe te zere kaq shume hapsire Mediale.

 

Menyra me  e mire per ta diskredituar nje ide eshte cuarja e saj ne absurd.

nje miku im (nga Vlora.smiley)  ne lidhje me temen, kishte shkruar kete status ne wallin tij ne FB

''o derman po ca ke me himnin o vella. ti e di sa te dua. po kush ta futi o pasha. lere kete pune se do lesh kockat me himnin. vec ne mos qofte ndonje porosi. nuk preket himni per cdo gje qe zbulon njeriu. po romet duhet te jene ne himn, po homoseksualet. po njerezit e kultures duhet te jene ne himn, se aty flitet vetem per lufte. po piktoret dhe skulptoret. himni nuk eshte kushtetute o vlla. nuk ke as tager ligjor per te fol per himnin o vlla. kerko ndjese publike urgjent, se do ti humbesh te gjitha piket qe mezi i ke fituar o njeshi im. burreria eshte sinonim i trimerise aty o vlla, jo si sinonim i gjenitaleve. degjome mua, he te keqen vellai, se une te kam xhan''.

Nuk duket te jete nga vlora o pasha smiley

po po, nga Vlora eshte.. kam qene ne te njejten shkolle me te dikur..  por prej kohesh eshte banor i Tiranes.. e kemi profesor/intelektual te nderuar kete dermanin.smiley

Per himn qe kemi mo aman!! Nuk ka vend per debat. E shkelim perdit me kembe keshtu qe si te ishte me pak patriarkal si te perfshinte dhe gjinine femerore etj etj .. prap do e shkelmonim sic po e bejme cdo dite duke vrare ate qe ai himn perfaqeson! 

Sa qejf i kemi keto debatet shterp se fundmi.. 

"Jo, Monda nuk po ngaterron tekstin me muziken, sepse te dyja kane origjine nga Rumania. "Himni" eshte perkthim i himnit te bashkimit te Rumanise."

pse ke kaq besim tek ato qe thua o shqyptar? Shko tek Wikipedia ne shqip e shih se kush e ka shkruar himnin shqiptar, pastaj ec me korrigjo.

Wikipedia? Ok! Kurse une shqyptari, kam lexuar ate himn qe kam cituar qe eshte i shek. XIX.

A ke ndonje lidhje apo dokument ku behet fjale qe teksti i himnit te flamurit eshte rumun ?

Wikipedia mban per autor rilindasin shqiptar Asdreni. E ka shkruar ky ne rumanisht apo vetem sa e ka perkthyer nga rumanishtja ?

A kendohet himni shqiptar neper shkolla? Se ketu ne Amerike ne shkolle kendohet cdo dite.

Sot e? Shkolla tetevjecare e lagjes sime e ka cdo te premte ekskursion nga parku. Nuk tallem. Kater dite ne jave bejne mesim. ne te shkretet rrinim dhe te shtunave.

Dikur ka qene vetem te henave ne mengjes. Tani nuk besoj se e merr njeri mundimin. 

Me gjithe mend e keni ju? smiley

Ketu para se te filloj mesimi, ngrihen ne kembe nxenesit mesuesit, se qellon qe ora 8 na ze ne palester ku mblidhen nxenesit sipas klasave, fillon himni amerikan te gjithe ngrihen ne kembe, edhe prinderit qe jane aty, drejtohen me fytyre nga flamuri amerikan, doren e djathte ne zemer dhe kendohet himni. Nuk mbaj mend nje dite mos te respektohet kjo gje.

Ca thu? Perdite? cik si jashtezakonisht shume e tepruar.

Kudo, ne cdo shkolle?

Po ne cdo shkolle, le te me korigjoje po jam gabim ndonje shqiptar tjeter qe jeton ne Amerike. smiley

perdite e kendojne dhe ketu ne shkolla,biles te henen thuhet dhe betimi(ose cdo mengjes betimi,s`jam shume e sigurte tani).

 

edhe une ashtu mendoj,por nuk jemi ne te njejtat kushte.ketu nuk ka dite qe s`vriten njerez nga terrorizmi,u duhen ekstradozat patriotike.

ik mer koqe. se nuk eshte fjala per burre. por per njeri. burrneshe merr tipare, mor mele.

Ti duhet te jesh avokati i popullit besoj ? Se dukesh nevrik. 

"kush eshte burre", moj hirre me voj ullini, nuk ka te beje me gjinine e atij/asaj qe rri dhe vdes si Deshmor! 

 

Meqe po rregulloni himnin, shikoni t'hiqni edhe kalkun "deshmor" nga himni! 

Hiqni edhe "tradhetor" se nuk eshte ne gjuhe letrare! 

 

Po mbjell gjembece ti apo si . E cfare te vihet ...Kush eshte Zog qe fluturon  dhe ruan  hapsiren nga Lart /  si rrufe te leshohet   e armiqt me glase ti vras !

Ai kalku edhe une jam qe mund te zevendesohet me Liburrneshe . I ka te dyja brenda !

 

Po c'jane keto budalliqe me himnin.Pfff!

Nejse eshte nje gje qe sduhet te merret seriozisht fare,po thjeshte gjynah qe thjesht nxjerrin nga goja te tilla procka.

kam frike se me peshqit po abuzohet si me kaviet.cdo eksperiment allasojsh po testohet ne fillim ne luspat tona.

me ndjeni per paranojen.

Nese te gjitha keto idiotesira behen me qellimin e vetem, qe ti tregojm evropit sesa te emancipum jemi ne si komb, atehere vota ime personale, nese do te behet ndonjeher me referendum, eshte nje JO per EU.

Eshte shume e ulet, jemi kthyer ne varieten e Hans-ave dhe Petra-ve te rendom qe vijn te argetohen tek ne. 

çmendurite skane te sosur

 Ka folur drejt Fatos Nano kur ka thene se partia socialiste eshte kthyer nje gru e nje grua . Pika e kryetarit se e ka kthyer partine ne orgji 

Duhet te nderrohet,ne Himnin e ri duhet patjeter te vihen fjalet " rruga e kombit " dhe " tuneli i krrabes".

Une jam i mendimit qe ky himn duhet ndruar. Nuk ka asgje te keqe te ndrrohet himni. Nuk me pelqen si himn. Muzika eshte e bukur per himn, por teksi eshte kot fare.

Ta ndryshojne edhe Shqiponjen, ku ka shqiponje me dy koka?smiley

Nuk mendoj se himni me flamurin kan te njeten rendesi, nqs jam une gabim mos u ndryshofte kurre. Himni me duket vetem si nje thirrje, si ne betim, kurse flamuri eshte i shenjte. Per flamurin vriten njerez, kurse himni eshte vetem nje thirrje dhe nje betim qe behet ne sherbim te flamurit. Nuk shoh asgje te keqe ne adaptimin e kohes, aq me teper  qe himni yne me duket i varfer ne teks, por edhe muzika eshte e huazuar ne nje veprim jo te matur mire per efekt te rrethanave te kohes. 

he he ora, se keshtu fillon... sot aranxhojne himnin, neser flamurin, pasneser  kushedi, prishin piramiden..smiley    

oreksi vjen duke ngrene ,tha.

Kurse une them ato qe i kemi kot ti ndrrojme  e ti bejme me mire, ato qe i kemi mire, si flamuri psh ti mbajme.  Ti si thua?

une  ora jam ok me te dyja... edhe himnin edhe me flamurin... me qe jemi te himni , eshte  shkruar ne rrethana te caktuara  rreth 100 vjet perpara dhe tashme ka edhe vlera historike...

Po mo po, eshte shkruar ne rrethanat e caktuara te bashkimit te Rumanise, dhe ne e morem njecik si borxh kshu...

po nuk mendoj qe fjala borxh eshte e duhura... e pershtaten ne shqip dhe per shqiptaret  (dhe shqiptaret e pelqyen)   bile ata qe e bene ishin goxha burra.., patriote safi!  pa merak.

Nuk ve ne dyshim as patriotizmin as qellimin e mire te atyre qe e sollen dhe  e pershtaten, biles as nuk e kam problem qe eshte kompozim rumun, ne fakt kompozimi me pelqen. Teksti eshte kot fare. S'ka pse te kemi nje tekst te tille.

Prej lufte vec ai largohet

qe eshte lindur tradhetor

kush eshte burre nuk frikesohet

por vdes si nje deshmor.

Himni duhet te jete me shume se kaq, me shume se lufta, me shume se nje beteje, himni duhet te perfshi shume me shume se kaq. Mos harro himni nuk eshte si puna  eflamurit qe nuk ndrrohet, te thash eshte vetem nje thirrje dhe betim, nuk ka fare arsye pse te mos ndrrohet.

Himni duhet te jete me shume se kaq, me shume se lufta, me shume se nje beteje, himni duhet te perfshi shume me shume se kaq.

Shume e vertete, ashtu mendoj edhe une. Une propozoj qe te bejne him ate kengen tjeter:

Nder ara, fabrika, kantjere,
vlon puna dhe kenga ushton,
Shqiperia si lule pranvere,
cdo dite me e bukur lul'zon

Ok po bene ironi?Isn't it?A njihet ndonje term si simbole kombtare andej?

kam frike se me peshqit po abuzohet si me kaviet.cdo eksperiment allasojsh po testohet ne fillim ne luspat tona.

me ndjeni per paranojen.

jo e ke tamam ti, keto idete testohen nje here tek Peshku, sidomos ngaqe peshqit e hane jo vetem sapunin per djathe po dhe milven per djathte te shkermoqur blue qiz.

Shiko, e paskan kriqezuar zani zanin tototaznin per nje ide, e kane bere pasterma dhe e kane varur mbi vatren e Peshkut te thahet. Ketu mbaron ekspertimentimi me peshqit, ideja terhiqet prap ne sirtar.

Po duhet pare kjo pune dhe si metode shkencore, dhe si nje fare dedikimi.

P.sh. sot ne radio (NPR) duke u kthyer nga puna degjoj qe po fliste nje shkencetar pleshtash (nuk tallem) i cili ngaqe s'po gjente derman se si ti luftente, dikur molepsi qellimisht femijet e tij me pleshta, per te provuar nje metode luftimi te tyre, por tha ishin pleshta meshkuj, dmth e dinte qe te pakten nuk do shtoheshin.

Si perfundim mund te themi dhe per idene e Totozanit qe doli plesht mashkull, dmth muhabet pa probleme.

Me perjashtim po te fillojne peshqit muhabetet homopleshtanjoze...

Ne lufte qe eshte akti ekstrem as ja ka njeri Idene per Flamurin . ama kur bie BURIA ose po themi kendohet Himni ...E si iken e merr dhene ...smiley

Totazani eshte si Bulo Mejtimtari . Me nje ndryshim se me kete Mejtim i paskan rene Lesht nga Brenda smiley  E thirren qe e thirren ne TV .E thirren . I thane qe i thane jep dhe ti nje mejtim .E dha nje mejtim. Cfare ka ketu ? Po ti kishin thene PIRDH o Vojo , besoj do kish pjerdhur si ne vegjeli smiley

AP eshte nje nga INSTITUCIONET me Pa Peshe ne te gjithe strukturat e Shtetit apo Sistemit . Cdo OJQ ka njeqind here me shume vlere se jo vetem REKOMANDON si ky me Buce dhe men mbrapa , po kur Ju fryhet xhepi bejne dhe Protesta qe ky as i enderron dot . Malli zyra e ankesave ne KQ ose Kryeministri e Diktatures .Te shkulte dhembe e dhemballe , dmth prandaj e perdor babasqapi ate shprehje , ndryshe do thonte "  Ju ckul nga rrenjet si Avokati Popullit smiley . I kujt Popull ? Cfare Shtet KARAGJOZ si me i gjete ne rruge dhe i thu " Do nje Post " PS me kete rekomandim e keshtu sic u cfaq ky Myteberi i duhet kujtuar ajo...
a Sofke moj Sofke c'me BERE ? ...

Turp dhe nga me akandalozet qe nje HIC prej HICI merret me gjera te shenjta te KOMBIT !

Si kendonte ai romi i Portokallise...

Hajde Totozani,

To-to-zaaani,

hajde Totozani,

To-to-zaani...

PS-PD: Kam pershtypjen qe Totozanon do ta marre Birisha me shpulla se eshte duke i marre ekskluzivitetin e marrjes me muhabete pa buke dhe hudhje shashkash te skadume kineze per te çorientuar turmat.

Mire qe eshte avokat populli me konkurs ky(Faleminderit Edi), ndonje tjeter i nominuar direkt do kishte kerkuar te ndryshohej emri Shqiperi pasi permban nje folje ofenduese ndaj grave.

Gjithsesi, po qe per ndryshim do preferoja ne vend te:

Kush eshte burre...

Kush s'eshte kur*e...nuk frikohet,

Ky variant i perfshin te gjithe.

me xarar ai propozim, 

1) Na le ter qeverine jashte

2) Na le shumicen e parlamentit jashte

 

Idete e avokatit jane pozitive, bota e qyteteruar ka kohe qe i ka adresuar keto ceshtje. Psh me konsolidimin e levizjes feministe ne shba fjala 'mankind' ja la vendin fjales 'humankind' ne fushen akademike e me gjere, spokesman eshte zevendesuar me spokesperson, percaktimi vetor behet me he/she, referimi i nje femre me mbiemrin e burrit eshte zevendesuar me mbiemrin e saj te vajzerise, etj etj shembuj ka plot. Eshte normale qe keti prirje emancipuese te gjejne vend edhe ne gjuhen tone.

Per me teper http://plato.stanford.edu/entries/feminism-language/

Psh kush eshte burre mund te kthehet ne kush ka trimeri apo kush ka kurajo, apo dicka te ngjashme qe eshte neutrale ne gjini.

freeman-freeperson

chairman-chairperson

 

Eshte e rendesishme qe keto terma te perfshihen edhe ne gjuhen shqipe ne menyre qe te shmanget lendimi i sentimente te gjinise femerore. Sepse jemi shume te prapambetur ne kete fushe.

Eshte e rendesishme qe keto terma te perfshihen edhe ne gjuhen shqipe ne menyre qe te shmanget lendimi i sentimente te gjinise femerore.

Jam plotesisht dakort. Cfare s'jam dakort eshte ndryshimi i himneve per t'a bere "politically correct".

Po kush tha qe kjo po behet per te qene korrekte 'politikisht'? Kjo nese behet duhet te behet vetem per te qene korrekte ne perfaqesimin gjinor dhe njerezor.

Me kete Logjiken tuaj te Vlere i nderuar Romak duhet ta menjanojme gegnishten qe shprehjen me te Theksuar per GRATE e kane

Si ke njeh  moj Burrneshe e Mustakuqit ? ...

apo dhe shprehje gjeresisht te pranueshme ne Korce ...

Moj  anonimkakakavicke thirre pak ustaqimen !

Keto dy shembuj provojne qe duhet rrexuar ky M...t ne Popull pa te nderhyjme ne fjalet e Hymnit per te Lartesuar Femren . Nejse konstatim ne forme pejetje  e kisha .

Seriozisht po seriozisht fare . Ka shume gjera ne Bote qe edhe mund te perqasen si shume te drejta dhe te Vleresueshme ne ate prizmin qe thoni JU i nderumi Romak . Vetem se nuk duhet te jemi Fllu . Qosja i perfshin tek Atipizmi keto variante dhe eshte me se RE$ALE .

Ata kane Zgjidhur perfundinmisht PUNEN dhe PAGEN Dinjitoze per individet , problemet e Strehimit e te Jeteses , dhe Gradualisht i vjen rradha edhe ketyre . Po them se askush nuk ka nderhyre si i "mencur me tepri " ne HYMNE sepse Luftrat jane pune BURRASH ( deri me sot ) dhe Hymnet jane ngritur mbei perballimin e ekstremit te nje Populli ...LUFTEN !

Ndoshta dhe e kam gabim por gjithsesi ne respekt te tuajes !

Sigurisht edhe ato duhet te shmangen. Emertimi 'burrneshe' evokon per fat te keq nje shoqeri tribale thellesisht patriarkale ku femra percmohej aq shume sa as guxonte te ishte prezente ne oden e burrave. E mesuar me kete fat te sajin termi burrneshe ishte hap llogjik ne kete shoqeri seksiste.

Te jane tha koqet (nuk ke naj faj,arsyet biologjike s'i shmangim dot) dhe sperma te ka kalu ne gjuhe.Teoria e kompensimit.

Keto komentet personale cfare lidhje kane me temen?

Idris

Himnet nuk ajn aq te shenjta! Psh himni me flamurin nuk kan fare ngjashmeri per nga rendesia, pasi qe njeri (himni) eshte ne varesi te tjetrit (flamurit). Flamuri eshte i shenjte, po, por jo himni. Himni eshte nje thirrje dhe perbetim qe ne rastin tone ka ardhur shume rastesisht dhe JO si himn, por si nje kenge patriotike si shume te tjera. Kjo ngjiti tek popullata per shkak te kompozimit te bukur dhe fjaleve goditese, si burre, deshmor, lufte etj. Eshte himn rastesor dhe kjo gje eshte e ditur tashme, c'do qeveri shqiptare ka tentuar ta ndrroje, duke filluar qe me Zogun, biles edhe ne kohe te Enverit Shqiperia eshte prezantuar disa here me 'Per Memedhene'. Ngeli ky himn ashtu si ngeli... kjo eshte e verteta. Nuk ka asgje te keqe te vendosim nje himn me te mire, me kompozim shqiptar dhe qe te reflektoj me mire historine dhe karakterin tone kombetar. Megjithate eshte thjesht shije personale imja, dhe besoj se si teme nuk zgjidhet pernjehere, do pune dhe debat te gjate nga koka te medhaja, nqs ka vend per debat, por me duket se shumica e shqiptareve nuk le shume hapesire. Himnet kombetare sidoqofte jan fenomene relativisht te reja, me krijimin e republikave laike, sepse me pare himnet ishin vetem ne kisha. Himne ka shume, por zgjidhet vetem nje per raste ceremoniale kur perfaqesohet nje komb.

Ke qene ndonjehere ne stadium ti ? Mos lexo mustaqekuqin qe merr zjarr si pushke Jevgu . Ai lloj barabaresh e ka mbajtur Gruan te shtypur me shekuj dhe kur i erdhi Rradha e te ashtuquajtures Demokraci vrapoi i PARI per ti shitur si Berrat .

Shume Histori dhe mos me ben se ndoshta nuk kam shume nevoje sidomos per te me treguar prralla per Popullata . Himni nuk eshte VERSION Politik Ai pasqyraon me aq sa Mundet Vleren me Kryesore te nje Populli ne RREZIK Ekstrem ! Une kam harxhuar moshen me te RE ne te gjithe pothuaj Krahinat e Shqiperise prej 19 vjec dhe u ndava prej saj ne moshen 50 vjec dhe pretendoj disi se e njoh popullin tim se cfare ka shprehur ne ate HYMN ! Ndersa keta qe kane Ide per Mide kujtojne se Shqiperia u Krijua me Babasqapin e Totozanit dhe sot Ngriti Flamure pa Himne !!   Per problemin Konkret te Jesh i BINDUR TI dhe Kushdo qe eshte i Frymezuar e nxitur nga ZOGISTET. Spekullant si Problem ,  ashiqare , i maskuar me Teorite e Fendeshme  gjoja  me rrezimin e Miteve e Tradites si Pengesat kryesore te ecjes ....ne rruge te panjohura te dhjerokracise babasqapore smiley Dhe e ke me shembuj me M..t shembesa te panumert SOT ne Lefqeni . Beni nje Hymn per QENER !

 Nuk eshte hera e pare qe e Ndigjojme . Shqiptari sot po shfaqet ZYRTARISHt ne Majt e Pushtetit sipas vargjeve te Nolit  Por kur dimer del Behari / S'ka si zjarri . Shesin dhe PORDHE per Patriotizem Kosve e Cameri ! Tani duhet ta ndigjojme edhe nga nje Axhani me Pushtet sikur e kemi digjuar per here te Pare pyetjen e Cifutit

Te kujt e ke xhaketen mor bir " e i  pergjigjete ky Totua " te babait "

dhe Cifuti e blen menjehere se di qe axhamijte e shesin  si RRECKE jo vetem Xhaketen por edhe Flamurin .

Me fal se harrova te thoja qe ne Shqiperi nuk ka Shqiponja dhe shoqata e Mbrojtjes se Kafsheve te B.Bordose ka paraqitur nje Ankese per heqjen e saj nga Flamuri si simbol shtazarak qe neperkemb nje Shpez krenar duke e balcamosur ne Rrecka ! C'mendim ka Totozani ?

Ke qene ndonjehere ne stadium ti ? Mos lexo mustaqekuqin qe merr zjarr si pushke Jevgu . Ai lloj barabaresh e ka mbajtur Gruan te shtypur me shekuj dhe kur i erdhi Rradha e te ashtuquajtures Demokraci vrapoi i PARI per ti shitur si Berrat .

O Idriz,si fillim ndjese per ato llafet ma nalt.Arsyeja qe nxehem asht se ti je prototipi ktu, qe kalon ne denigrime personale dhe kjo te profilizon njeri me karakter te keq,shume te keq,ne syte e mij te pakten.

Tani me kte qe ke than ma nalat,lufta jote personalizuese, njeh hove te reja.Ti bashke me mu, merr persiper te denigrosh nje krahine te tane,vetem pse prej asaj ane jam edhe une .Ta keshe prej meje se nuk ka pas zone ma te civilizume se kjo ku jam une, dhe persa i perket respektit per grate.(per aq respekt qe u asht dhane m'at vak n'Shqipri)Barbarizmin qe ti e thrret ne ndihme dhe e perdor si arme,kunder krahines time, shko e lype tjeterkun

Sa per ket pjesen e shitjes se grave si berret,vetm fakti qe ti menon se kshtu fiton pike dhe do m'bash mu te nihem i turpnum prej ka kam prejardhjen,m'ban me te neverit.Mos e le veten me ra kaq poshte.
Mue ktu me pelqen te rri, se ka njerez te ditun, qe ke qef ti nigjosh (lexosh).Nje nder ta je dhe ti.Gjithmone kam besu se dija te nimon per t'u ba njeri ma i mire.Me ty,me vjen keq miku im,nuk i'a ka dal.

Ja e zgjidhime thjesht me nje me Fal dhe vazhdojme nga e para .pervec Ujit njeriu perbehet edhe nga sistemi nervor qe nuk i duhet ngacmuar kot se koti ose jam qe jam . Dhe per ta kaluar Jo me qejfmbetje , kujto shprehjen popullore per paralelizem "nuk ka vetem nje gomar buzebardh "smiley  Mos na ben si Lule mos me Prek dhe ne se nuk ke deshire te bisedosh kaloi ato komentete ose llafkat e mija pa i vene re ! Ose ne shume xhepa qe ka njeriu furti ne xhepin me pavlere dhe ..... Hiq dore nga denglat e medha me Prototipa !

Shiko se puna asht se ato llafkat ti e ke zakon i ban me nick-e te pervecem.Pa shife pak si me perfshive mu n'ket mesle.Nuk kisha fare pune me ty, e le ma ta kishte njeri me te keq.Ne ktu per te komentu jemi,per aq sa na e pret,po jo per te fy njerzit per sport.Pastaj ne te tjeret te gjejme xhpat, dhe po s'i patem ti shtojme, me u ba ven

Idris po flasim vetem per himnin ketu. Te thash qe ai himn ka ardhur rastesisht dhe ka ngelur rastesisht, nuk e ka bere asdreni qe te jete himn, dhjesht shkruajti nje vjershe patriotike per tju pershtatur nje kenge patriotike, biles edhe ate nuk e ka shkruar asdreni, te jemi te sakte, vetem e ka perkthyer dhe pershtatur ne shqip. Bandad muzikore ne ate kohe kendonin qytet me qytet e fshat me fshat shume kenge te ndryshme patriotike, dhe kjo ngeli si kenga e preferuar. Kaq muhabet eshte. Flamuri eshte komplet tjeter gje, komplet. Megjithate nuk po them te ndrrohet apo ta zgjidhim ketu kete muhabet, por qe te kete debat ska asgje te keqe, per mua nuk perben problem edhe te ngelet ky qe eshte.

Me duhet te te shpjegoj dhe mendoj se duhet pavaresisht qe e duhet ta dish , per tu futur ne ne te njejten LINJE si gjithe Njerzimi kur paraqet nje problem .Dhe kete e kam vecanerisht per ty dhe jo per Derstilen !

Ligjshmeria e can rrugen nepermjet rastesish .

Dhe me kete mos u KTHE me mbrapa se jane Probleme te Medha Botekuptimore te atyre qe merren me zbulime te tilla per te rishurruar  Historine e Sqeperve . Nga detale Teknike i kthejne ne HISTORI Rishkruarje . Dhe mundesisht te lutem mos ta shtjellojme me kete ceshtje " Ne detale fshihet dreqi " Jane si te Shm..tit qe nuk i dilnin me te njeten madhesi Hejbet e Kalit te Skenderbeut se si i kishte paraqit Historiografia e meparshme smiley

Ne se kishte per te ndrruar HIMNIN mund ta nderonte Lehtesisht nje Diktator .Dhe ky brez nuk eshte as ne NIVELIN Foshnjarak te tij. Hileqare te Peshtire !

Tani lexova se Ukraina nuk ka pranuar dhe ka bllokuar nje FILM me motivin .....Fitorja e Futbollisteve Ukrainas ne nje ndeshje me IMPONIM ndqaj ekipti Gjerman te Rajhut 5:3 . Pa sgjashte Oresh u vra nje golshenues dhe brenda gjashte Muajve u vrane gjashte te tjere !!!!!!!!. Pasi kane zbulue or tie se vrasjet nuk kishin Lidhje me ndeshjen jepnin dhe argumentin e Bllokimit !Cili qe argumenti ?

Ka ndjeshmeri te larte ?????????????

Ata kane gjykimin e tyre dhe mos kujto se keto jane pa PRAPAVIJA qe Totua Yne a frymzue or tie nga kultura e Babsqapit "se nuk pasqyron Grate sic duhet Himni  "

Ai le te prorpozoje qe edhe Krishti te nderrohet e te shikohet mndesia si Gay -Transvestit ose fundja minimalja si Lesbike sepse mohohen shume Vlera te Kohes ne Bibel ! Per axhamijte eshte nje Fushe e tere debati me fakte e kunderfakte per Grarine Sidomos keta qe njohin Shqiperine qe ne Kohen e ketej dhe andej Karpateve e me tej ne Pellazgji dhe ehyha ......se kush shkruante , ku shkruante e per cfare shkruante !

Na e nxjerrin e dhe Asdrenin nga Drenova sikur nuk ka Drenove ne Rumani smiley

 

tek histerika e orea news-it ky advokati i popullit e tregooi veten se eshte vetem nje giure kukull dhe show men.

Gjynof ai popull qe nuk e ka nje institucion me pak ne sherbim te tij  smiley

Fjala burre ne himn,pervec trimerise ,perfaqeson njerzit ose njerzimin.Pershembull fjala mankind,s'ka lidhje me burrat nga ana gjinore.Zakonisht ky eshte problem tipik i gjuheve qe kane ndarje gjinore ne emra ose percaktor(i/e atij ,asaj).Gjuhet qe s'kane ndarje gjinore ose ato qe kane por s'kane ndarje ne emra te caktuar( psh. fjala The president s'ka femerore ne anglisht),s'para i kane keto probleme,

Sidoqofte,gjynah serisht atij avokati qe merret me te tilla muhabete.I ka ulur pike shume te medhaja vetes.

Siç e thashe me lart fjala Burre do te thote TRIM ! 

A jini burra ! ka pas qene pershendetja ne ato kohe, ne vend te asaj. Çkemi ose Si po ja çoni ! qe kemi sot. Himni vete eshte kenge qe i kendon Trimerise ! Heroizmit, Guximit per te dhene jeten per Atdheun ! E kote me filozofu me shume. 

Fjalen Burre nuk mund ta zevendesojme me ate gjitheperfshiresen Shqiptar, siç keshillon avokati, (ose Njeri siç po keshillon ti) sepse shqiptare (e njerez) jemi te tere, edhe frikacaket, edhe tradhetaret, edhe hajdutet, edhe kriminelet, etj, etj. Ndersa Burra ka veç pak, numerrohen me gishtat e dores, dhe prandaj jane te dhene si Shembull qe duhet ta ndjekim, ne tekstin e himnit tone.  

Une nuk propozova asnje ndryshim.Thjeshte i dhashe nje version te qensishem fjales qe po flitet.Gjuha eshte dinamike.Nese me pare trimeria matej me kutin e burrit, ne ditet e sotme matet me njeriun.Nuk ka lidhje te jesh burre apo grua per te treguar trimeri.Se sipas llogjikes i bie pastaj qe nese grate tradhetojne atdheun eshte e lejueshme.Nejse pa lidhje.Dua te tregoj thjeshte qe fjala burre perfaqeson njeriun.

vellai tim me thote qe tradhetine e pret prej te gjitheve, pra dhe prej meje ose prinderve (pra njerezve me te aferm te tij). dmth eshte qe ne fillim i vetedijshem per kete. sepse thote sikur te te torturojne per te me kallxuar, eshte e falshme edhe tradhetia ngaqe prej dhimbjes "veç kush eshte burre nuk frigohet" lol. (me qe ra fjala prandaj dhe tortura eshte e ndaluar nga shumica e vendeve te qyteteruara.) 

pastaj siç thathe burre eshte figure letrave, sepse para se gjithash himni eshte poeme. bile eshte perdorur BUrre dhe jo Trim psh, per efekte bukurie te vargut, force dhe rrime te tij. 

sepse tamam taman, Burre quhet vetem mashkulli qe eshte i Martuar, dhe Grua quhet vetem femra po e tille. pra fjala e mirefillte nuk i perfut, te gjithe te rinjt (shumica e ushtareve jane ne moshe te re, pra beqare). 

a po kupton oj çike ? smiley

Si fillim percilli selamet e mia me te mira vellaitsmiley. Me fal se une nuk dua te bej dekonstruktimin e himnin,por sipas himinizim shqiptar"Tradhetor Lind" nuk behesh.As me torture apo figure.Tradhetia nuk falet ne asnje kontekst,jo me ne ate shqiptar.Po le te mos ti futemi ketij muhabeti.Une them qe ti ta kendosh njehere me mend himnin dhe sipas llogjikes tende Burre= Trim,Grua=Tradhetare? 

Nejse lere s'e e di qe s'do me kuptoshsmiley.

 

un nuk e hodha gje poshte ate "Tradhetar lind" te himnit, qe me duket e vertete, bile ate çperdrodha tek historia me vellain qe duke qene burre (ose duke e perllogaritur veten e vet si i tille) prej te gjithe te tjereve pa hesap e pret tradhetine si te natyrshme, si te lindur dmth.  kjo e ben filozof dhe nuk i shan fare shqiptaret, siç psh bejne ata te shumtet e tjere. bile tek ai shkrimi "Pak veta e dine .." gjendet prova e kesaj qe po te çtjerr. smiley

autori i atij shkrimit çuditet me çpash qe shqiptaret tradhetojne. siç duket i mbante per burra deri dje. smiley

"Himni duhet te jete me shume se kaq, me shume se lufta, me shume se nje beteje, himni duhet te perfshi shume me shume se kaq."

Nuk ka me shume se lufta, mik. Historia boterore nuk merret veçse me to. Nga lufta krijohen dhe zhduken vete shtetet. 

Edhe Homeri tek Iliada dhe Odiseja nuk ben tjeter veçse i kendon LUFTES ! 

Bile dhe Tolstoi tek Lufta dhe Paqja, flet ne fakt vetem per Luften. 

O Igli, O Toto!!! Pse o kopan, pse?

Interesant eshte se ne 100 nuk kemi mundur te shkruajme nje himn te ri po mbetem me pershtatjen e nje kenge rumune ne shqip nga asdreni.

ka mundesi qe duke e gjetur tekstin e asaj kenges rumune te origjines, te shkosh tek Wikipedia ne shqip e te saktesosh informacionin e dhene atje mbi historine e himnit tone. sepse qe thua ti, ne shqiptaret vetem flasim (sidomos per te kritikuar), por asnjehere nuk veprojme. atehere eshte e natyrshme qe himnet ti kopjojme ose te na i bejne te tjeret. 

apo s'ta mban ? smiley

Kurreshtar, ke ndonje deshire kush te jete autori i himnit prej neser e tutje ne Wikipedia, te hyj shpeshjt e shpejt ta korrigjoj! Nese deshiron te sjellesh ndonje argument, te lutem me mire sill ndonje faqe tip zemershqiptare se sa qe sjell wikin, sidomos kur eshte e shkruar ne shqip.

mbaj mend nje here qe dikush ish futur ne wikipedia dhe kish shkruajtur se Ed Rama eshte bashkthemelues i top medias (keshtu dicka). Disa dite me pas del kryeministri dhe e jep si lajm dhe i thote popullit, kush nuk me beson mue le te futet ne wikipedia, aty e kam marr lajmin une. Ne ka ndonje dite qe nuk me jetohet, jane po keto dite me ngjarje te tilla.

Nuk jam kundra qe ju Ti  referoheni cilitdo artikulli tjeter qe flet per origjinen e tij. Wikipédia -n e permend sepse e kam me per shkurt. Nuk thashe gje qe eshte burimi me i sigurte.

Iar domn e adevărul sfînt.

Și-n cartea veșniciei scrie

Că țări și neamuri vor pieri,

Dar mîndra noastră Românie
Etern, etern va înflori.

And lord's holy truth.

And in eternity writes book

The countries and nations will perish,

But our pride Romania
Eternal, eternal blossom.

zoti vete e tha me goje

kombe shuhen permbi dhe

por shqiperia do te rroje

per ket punojme na.

sipas tekstit te dhene tek Wiki ne frengjisht nuk shkruhet Shqiperia por Shqiptaria

 

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqiptaria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.

dhe e dashur çike, kjo nuk eshte e njejta gje. se do te thote me shume, Shqiptarizmi ose Çeshtja shqiptare.

puna nuk eshte ndryshimi ne fakt, por propozimi i diçkaje me te bukur, me te arrire e shprehese. ajo qe ti sjell nuk eshte me mire. muzika eshte monotone (ngjan si kenge liturgjike) po ashtu dhe tekstit i mungon forca. 

ngaqe mendoj per te krijuar diçka superiore, duhen kushte speciale. nuk behet me nje te rene te kalemit ose vetem nga deshira e mire. prandaj dhe himni tone nuk eshte ndryshuar, as nga vete komunistet (megjithese ne tekst permendet Zoti, dmth jetegjatesia e kombit i lidhet deshires se zotit) se asnjehere nuk u propozua diçka me e mire, me e fuqishme, me e bukur. 

vetem kosovaret po krijuan them diçka me te mire, ngaqe ata ndodhen sot ne te njejtat kushte ne te cilat gjendej shqiperia pas luftes se pare boterore. 

çfare thote Wiki ne frengjisht :

Hymni i Flamurit (L'Hymne au Drapeau) est l'hymne national de l'Albanie. Les paroles ont été écrites par le poète albanais Aleksander Stavre Drenova, surnommé « ASDREN ».

Le poème fut publié pour la première fois le 21 avril 1912 sous le titre Betimi mi flamur (Le serment au drapeau) dans Liri e Shqipërisë (Liberté de l'Albanie), quotidien albanais de Sofia, capitale de la Bulgarie. La même année, l'auteur l'inclura dans son recueil de poèmes Ëndrra e lotë (Rêves et pleurs) publié à Bucarest, capitale de la Roumanie.

La musique est l'œuvre du compositeur roumain Ciprian Porumbescu.

 

 

 

Himni i Shqiperise qe deri VONE e kendonin ne te njetin FLAMUR ( apo jo ) te gjithe  Shqiptaret kudo qe ishin ka VETEM Nje Problem

Zogu eshte Larguar nga Lufta . Mbetet TRADHETAR  .Ka propozim tjeter kush do QUHET Tradhetar ....

.... edhe Ujet e Derstiles rrjedh , edhe grate Lajne Leshin ...po edhe nje dore muhabet per muziken e himnit e bejne , po edhe tek vargjet ndalojne e komentojne por edhe ndonje cfaqje dije per Gjeografine e Ballkanit e kane por edhe ndonje muhabet Trimerie  e bejne .... e keshtu o Pan Tadeushi ... te mbajne si Polak po na dole Teuton smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).