Publiku do të mund të japë mendimin e tij në dy forma, ose me votë të drejtpërdrejtë ose me votim online

 

Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani)

Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njëra gjysëm mban çatinë dhe tjetra platformën. Kjo strukturë është menduar e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë (8) metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si: ‘Deklarata e Pavarësisë’, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.

Thoma Thomai Dhamo (Shqipëri)

Ky propozim frymëzohet nga imazhi i flamurit. Skulptori ka ideuar një flamur të madh në bronz të shkëlqyer. Materiali i bronzit të shkëlqyer është menduar që ti ndryshojë pamjen monumentit në varësi të dritës së natyrës dhe pasqyrimit të saj mbi të. Projekti synon paraqitjen e një vepre që përpiqet të flasë me gjuhën plastike të skulpturës në shprehjen e lëvizjes së flamurit në valëvitje. Kjo valëvitje, e materializuar në vëllim skulptorik që tenton lëvizjen, shpreh forcën dhe triumfin e një populli në ngritjen e tij historike, ngritje e cila kulmon me pavarësinë.

Jörg Plickat  (Gjermani)

Skulptori nëpërmjet një gjuhe të fortë plastike propozon një monument të lexueshëm lehtësisht. Dy hallka të hapura zinxhiri që simbolizojnë çlirimin e popullit shqiptar përbëjnë një monument që mund ti përshtatet madhësive e hapësirave të ndryshme. Ky monument është menduar të jetë në çelik të errët ose të ndritshëm por mund të përshtatet edhe si një skulpturë në gur natyral. Autori është përpjekur të shprehë vështirësitë historike që ka kaluar populli shqiptar për të arritur tek momenti i pavarësisë nëpërmjet formës së ashpër kubiste që i ka dhënë hallkave të zinxhirit dhe përthyerjes së tyre duke ofruar një shprehje artistike sa të thjeshtë aq edhe dramatike.

Pjerin Kolnikaj (Shqipëri)

Skulptori propozon një vepër monumentale të lartë që vjen në formën e obeliskut. Ky monument që kërkon të shprehë madhështinë e momentit të këtij përvjetori është menduar si një mbivendosje shtresash prej mermeri të bardhë. Janë njëqind (100) blloqe mermeri që ngrihen lart në formë vertikale në përkim të njëqind viteve. Ne trupin e kolonës së formuar shfaqen dhjetë (10) kurba të lehta anësore të cilat rrisin vlerat shprehese të figuracionit dhe e pasurojnë atë estetikisht duke simbolizuar njëkohësisht dhjetë dekadat e këtij njëqindvjeçari. Dimensioni i këtij monumenti është në varësi të hapësirës publike që do ti ofrohet.

Blerta Xhomo dhe Ilirjan Shima (Shqipëri)

Autorët propozojnë një variant të stilizuar të shqiponjës dykrerëshe. Shqiponja përbëhet nga dy pjesë të shkëputura nga njëra tjetra në pjesën e sipërme që bashkohen poshtë në qendër për të dhënë idenë e rrotullimit centrifugal duke marrë një formë harkore që ruan si bosht qendrën e skulpturës dhe që e paraqet atë si një trup të vetëm në lëvizje rrotulluese rreth vetes. Kjo shprehje ndihmohet edhe nga platforma ku monumenti mbështetet, e cila nëpërmjet formës së shkallëve që ngjiten drejt qendrës jep idenë e një vorbulle që fillon nga nëntoka. Në qendër të skulpturës, aty ku dy gjysmat bashkohen është menduar të vendoset një pishtar zjarri i cili do të ndriçojë. Imazhi i shqiponjës i cili është ideuar në bronz, përpiqet të përçojë energjinë vitale të popullit shqiptar.

Foto të NOA-s

33 Komente

  Tek keto qe shikoj,.... me mire te mos i kisha pare fare.Se ne asnjeren nuk ndej aspirate...as ne nisje pa le me aspirate te realizuar.Nuk di pse me dhane ndjesine... e xivo-gavove.

  Nje enderr peseshekullore u hedhka  me nje maje peneli, fet  e fet,  sapo hapi  gojen Aldo  Bumçi ! Rrihet kollaj nen kete qiell,  pa ja hequr vehtes?

   Mirepo  qetesohem, duke falenderuar Perendine qe me "mbrojti",... pasi  nuk me ndihu, per tu  bere artist....

Nje enderr peseshekullore u hedhka  me nje maje peneli, fet  e fet,  sapo hapi  gojen Aldo  Bumçi ! Rrihet kollaj nen kete qiell,  pa ja hequr vehtes?"

Pavaresia nuk ishte nje enderr peseshekullore por nje zgjidhje e momentit te fundit kur u pa se baba dovleti ishte nje lope e cila nuk mund te milej me.

 Nga forma e paraqitjes, krijoj përshtypjen se tre prej tyre janë të realizueshme me derdhje në beton; ay obelisku i Pjerinit mbase mund të bëhet me shtesëzime guri apo mermeri dhe projekti i Blertës e Ilirjanit, forma, madhësia e trashësia e të cilës nuk del qartë në maket, mbase mund të jetë derdhje në bronx. Gjithë arti i projektimit, në të pesta projektet në shqyrtim, përcillet tek shikuesi nëpërmjet formave e vijave, ku si forma dhe përmbajtja nuk nxjerr në pah ndonjë gjë që të meritojë vlerësimin "e bukur", që në thelb është qëllimi i artit, por dhe asgjë kombëtare, për të të kujtuar që nga e para së largu, 100 Vjetorin e Pavarsisë. Qofsha i gabuar, se nuk jam i fushës, por këto forma që sjellin të pestë, nuk veçojnë ndonjë vlerë estetike e për më shumë nuk kanë origjinalitet. Format që shfaqen, si obeliskë, etj. janë lëvruar në art prej  5 mijë vjetësh, ndërsa përdorimi i shqiponjës, simboli ynë kombëtar, është shpërdoruar deri në mërzi.

 Gjëja që më sjell më shumë bezdi, janë zgjedhjet hilanjose të konkuruesve në teknikën e krijimit. Askush nga të pestë nuk ka si teknikë krijimin e figurës artistike me gdhëndje, vëndi ku shfaqet teknika e lartë e artit të krijimit në skulpturë.

 Nëse, ndonjë prej këtyre të pestave që do përzgjidhet e realizohet, do të më mungonte mua, qytetarit të Tiranës, do t'ja ndjeja mungesën? Them se jo. Por nëse detyrohem, që të zgjedh më të "mirën", mes pesë krijimeve mediokre, do zgjidhja obeliskun e Pjerinit dhe nga sheshi apo hapsira e bollshme ku do vendosej, do luaja artistikisht me lartësinë e saj.

 

WOW!

Edhe une si ide ,kam qene ne nje mendje me  idene e propozuar nga gjermani Jorg,kur po e mendoja me veten time,se c'pamje mund te kish ky monument.

Megjithate ,nuk pelqen forma kubiste ,me te cilen e ka konkretizuar kete ide ,Jorgu.Do isha per nje  zinxhir me me shume hallka dhe jo ne kete forme,e cila per hire te se vertetes ,para se te lexoja ketu shpjegimin e idese ,me ishin dukur si shkronja.

Sa per materialin ,ne kete forme qe e ka sjelle mund te shkonte me shume i krijuar ne gure ,se ne celike.

 

Jo, shume kot. Vetem ajo e Blerta Xhomo dhe Ilirjan Shimes hahet. Jam dakord per artin modern e minimalizmin qe ka hyre ne mote, por per mua, minimalizmi mund te quhet gjetje e bukur, ne disa raste edhe ide gjeniale, por jo aftesi prej skulptori apo artisti. Shkurt, dua te shoh dicka qe s'e ben dot kushdo, ne rastin e monumentit te pavaresise. U be kaq vjet dhe ne ende s'kemi mesuar kuptimin e asaj pllakes se betonit te piramida.

Shume dobet edhe fotot, ajo e para njehere nuk kuptohet fare cfare eshte. Si tip obelisku, po ato anash cfar jane smerret vesh fare, a jan foto, a jan pjese e projektit..... bahhhh nejse qe te gjitha jo te denjshme per 100 vjetorin e pavaresise. Ajo e gjermanit eshte kot fare njehere.

Dafuq is this? 1 Prilli kaloi fatkeqsisht,kto te gjitha me ngjajne tmerrsisht vk.

Qi mos flasim kot per punen e tjetrit pa prezentu tonen smiley
Une do i kisha bo teteshin.
Ne kuptimin, do kisha bo i 8'sh pedonal me mbikalim e nenkalim te nyja qe dmth sillmi e sillmi e po keajo pike vijme periodikisht vecse i here siper e i here poshte..
Ama ecim sna pengojn dot ne rrugen tone neper kurvat e lakuara te historise.
Pastaj e dini vete mo.. simboletilika e popullit heroizmes krenaria mvetesia e patriarkaizma llafet i bilbilosim ato qi marrin vesh nga nacional-nocionet smiley

Nuk eshte Idee e keqe Monumenti i Pavaresise me Nenkalim.

une them qe fituesja do jete nje nga keto te dyja...:

 

 

 

Une them qe kjo do te jete fituesja. smiley

 

kjo eshte favoritja ime.. e thashe dhe dje te tema tjeter.smiley   

po nuk e di, ajo tjetra, meqense perbehet nga 2 struktura,  eshte disi me e plote.. kjo me duket nje lloj avantazhi..

smiley Favoritja ime per disa arsye, sidomos per shkak te autorit smiley  

C'ka ketu per t'u habitur? 

nuk jam habit fare,thjesht vura nje pikepyetje,por ama nje gje e mesova smiley. Servus.

  ajku, vleresimi jot nuk quhet pastaj... paske konflikt te hapur interesi..smiley eshte i njeanshem, jo fair..smiley

 

me qe ra llafi, po Pjer Thomain e ke gje ti?smiley

Po po, e pranoj! smiley

Thoma Thomai Dhamo, jo Th. Thomai smiley 

art kontemporan vjen era.. per nje komb akoma disi ne mesjete.. ncuq asnjoni nuk me lajk!

Veper monumentale abstrakte per nje vend e shtet abstrakt.

Ajo e atij gjermanit eshte ide e mire nese behet me qarte se jane hallka te keputura zinxhiri dhe ndertohen ne bronz.

gjynah, pasi kishte edhe me te bukura se keto, te prezantuara ne ate pothuaj konkurs.

 

se imagjinoj dot asnje nga keto momumente ne ndonje cep a shesh te tiranes.

bah...

pa sens....

tirana si akomodon dot vepra te tilla. Tirana ke nevoje me u shemb e me u rindertu. S'eshte akoma e denje per monumente

Tirana ka nevoje me u shemb e me u rindertu.

Po trurit cfare ti besh se ai nuk ndertohet kaq shpejt? smiley

Mua me pelqen e para dhe e pesta.Por rrezik fiton e katertasmiley

smiley

Pse se thua troc qe te pelqen dhe e katerta?

Duhet te kesh me shume besim ne Gustot e tuaja atehere smiley

Une per vete e kam thene dhe me lart me pelqen ajo e Thoma Thomai Dhamo.

Edhe pse asnje nga variantet s'me pelqen,

do te thoja se me i pranueshmi,

eshte ai i Thoma Dhamos (Shqipëri)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).