Njeri muskuloz, i pasur dhe hipermashkullor: këto janë idealet e meshkujve në Ballkan, vlerëson Gabriella Schubert në studimin e saj “Homo balcanicus”. Çfarë fshihet pas “maçoizmit” të meshkujve në Ballkan?

 

Një zinxhir ari në qafë, çelësat e një mercedesi dhe të paktën dy Smartphone. Të gjitha këto gjëra duhen hedhur mbi tavolinë më së miri, ende pa e hapur gojën dhe pa filluar bisedën me zonjën që shoqëron – sepse zonjës menjëherë i duhet treguar se kush është ai. Ky është një prej idealeve të shumë meshkujve në Europën Juglindore, kur dalin për herë të parë me ndonjë femër.

Femrat gjermane filozofojnë dhe shkruajnë vitet e fundit fejtone në gazeta për sjelljen e burrave në vendin e tyre, duke konstatuar se ata shpesh janë tepër të tërhequr, të pavendosur dhe mbase tepër të butë. Ndërsa te “Homo balcanicus”, siç e përshkruan shkencëtarja Gabriella Schubert në studimin e saj, këto probleme nuk ekzistojnë. Karakteristikat e “Homo balcanicus” janë atributet e maçoistëve, pohon profesorja me origjinë nga Hungaria. “Sipas mendimit tim, “Homo balcanicus” është një tip i veçantë i mashkullit, i cili ka dalë nga ndryshimet e fundit në këto vende. Ai rrjedh nga qarqe të ndryshme shpesh të dyshimta, që do të thotë, bëhet fjalë për meshkuj të cilët kanë shfrytëzuar pasigurinë dhe kaosin e kohës së ndryshimeve, për t’u pasuruar”, pohon Schubert.

Rrugët (ilegale) të pasurimit

Këto rrugë nuk janë gjithmonë legale. Shumë meshkuj të elitave të reja vijnë nga qarqe gangsterësh, truprojash apo ithtarë të sporteve luftarake. Ata bartin petka me marka të njohura dhe paraqiten si modernë, ndërkohë që modeli i tyre i femrës i takon të së kaluarës. “Në njërën anë ata shfrytëzojnë teknikën më të re elektronike dhe automjetet më të rinj. Ndërsa në anën tjetër, kultivojnë një qëndrim maçoist, ku u jepet përparësi femrave që u përgjigjen shijes së tyre të seksit”, pohon Gabrielle Shubert.

Këtu bëjnë pjesë kryesisht femrat të cilat shikohen si “seks bombë” dhe të cilat sipas dëshirës së “Homo balcanicus“ në veçanti theksojnë dukjen e jashtme. Ky model i femrave është i njohur edhe në vendet perëndimore, por duket se në vendet e Europës Juglindore femrat janë më shpesh të gatshme që t’u përshtaten kërkesave të meshkujve – si në aspektin e veshjeve ashtu edhe në kuzhinë.

Edukimi i gabuar i femrës

Gjyshet dhe nënat kanë ndikuar shumë në edukimin e tyre. Në raportet mes meshkujve dhe femrave në Europën Juglindore luan një rol shumë të rëndësishëm edhe tradita, apo patriarkati ballkanik. Gabriella Schubert e përshkruan këtë si një rregull social me një strukturë të rreptë. Familjet janë bashkuar në të kaluarën për të mbijetuar ekonomikisht kohërat e vështira. Edhe sot ka për shembull në Shqipëri apo në Kosovë ende forma të familjeve të mëdha që funksionojnë sipas këtij modeli. Femrat në këto familje shikohen shpesh vetëm në rolin e nënës – në rastet më ideale si nëna të djemve.

Imazhi seksist i Homo Balcanicus për femrën

“Kur një mashkull nuk ka asnjë djalë, shikohet si mangësi, sepse linja e meshkujve duhet të vazhdojë”, thotë Gabriella Schubert. Në rolin e saj klasik të nënës, femra në Europën Juglindore nuk ka përjetuar ndonjë ndryshim tepër të madh pozitiv as në kohërat e socializmit, shpjegon ekspertja nga Jena. Femrat kanë punuar me orare të plota edhe në ato kohëra. Ndërsa pas orarit të plotë të punës në ndonjë fabrikë apo zyrë, ato janë detyruar të kryejnë edhe të gjitha punët e shtëpisë. Edukim i fëmijëve në këto vende ende kuptohet vetëm si obligim i femrave – sepse “Homo balcanicus” e ndien veten si dikush që është përcaktuar për punë më të rëndësishme. Qoftë madje edhe kur pi birrë dhe shikon televizor, përderisa e dashura e tij kujdeset për punët e shtëpisë, lan dhe pastron.

Nga femra pritet në anën tjetër që të fitojë para, të jetë një grua dhe nënë perfekte në shtëpi, por njëkohësisht të jetë edhe erotike. Por Gabriella Schubert thotë se disa gjëra po ndryshojnë ngadalë. Femrat e reja në Europën Juglindore po udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendeve të tyre, ku njihen edhe me modele të tjera femrash. “Homo balcanicus” në të ardhmen do ta ketë gjithnjë e më vështirë të gjejë partnere sipas dëshirës së tij.

119 Komente

Ky eshte nje percetim qe i jep ti si individ mashkullit shqiptare( apo ballkanik , megjithese gjithmone sillen shqiptaret si shembull) por nuk lexoj asgje per Greket, Kroatet, Maqedonasit, Serbet, Rumunet, Bullgaret apo Turqit.Kta nuk jane ballkanik?

Percetim qe fryhet nga injoranca totale qe ekziston ne vendet perendimore ndaj ballkanit, ksonofobia e medias perendimore qe me shume se cdo tjeter "love to hate" ata te tjeret qe nuk jane si ne.. Kjo gje i ben te ndihen te zhvilluar, modern duke lene te nenkuptojne "superioritetin" aq shume falls ne syte e mi si shqiptare.

Gjermanet jane te ftohte dhe te bute? Nuk jane kta te njejtet Gjermane qe shfarosen me miliona njerez veten 60 vjet me pare? Krime nga me te tmerrshme u kryhen nga njerezit e "bute". Sot e kesaj dite shoqeria Gjermane ne pergjithsi eshte teper konsevatore ku grate shume pak punojne pasi roli i tyre primar eshte rritja e femijve. Pernedimoret ne pergjithsi jane te bute e te ftohte ndaj shqiptareve sepse ate percetim kane ndaj nesh.. nje lloj frike dhe ndrojtje kur ballafaqohen me nje alien ballkanik e pakuptimte deri diku bizare.

Nuk pretendoj qe kto qe shkruan kjo nuk jane te verteta, mund te kete edhe shume te verteta te tjera, por me ngjan me nje analize teper siperfaqsore dhe demble. Nuk ka asgje ktu qe nuk e kam lexuar ne mediat injorante te perendimit. Ahh po, nuk ka shkruajtur per kanunin!

P.s. ka mundesi ta heqim foton e artikullit? Desh me derdhi kafen kur e pashe..

 

 

 

 

"P.s. ka mundesi ta heqim foton e artikullit? Desh me derdhi kafen kur e pashe.."

 

Kjo fjalia e fundit me pelqeu me shume smiley

qesh ti njona qesh, dje gjithe diten me dilte imazhi i fotos perpara syve.. nuk me shqitej nga mendja. Eshte vertet keq te lexosh shkrime te tilla ne mengjes, dite e shtune  pushimi dhe teper i qete, por te shihje edhe ate lloj foto ishte tmerr.

 

“Homo balcanicus” eshte titulli original nuk ka marre shqipot ne vecanti por meshkujt e evropes juglindore.blendi e ka personifikuar ndoshta per te ditur nese peshqit e gjejne veten te pasqyruarsmiley

Keni te drejte jane gjera te studiuara shume ne siperfaqe ..

Liqeni; ".... ka mundesi ta heqim foton e artikullit? Desh me derdhi kafen kur e pashe..." 

 

smiley a thua se ishte horror, ajo nuk ishte me shume se trriller smiley 

Autorja, sheh vetem disa lango klubesh, dhe kujton se eshte ter shoqeria ashtu, nderkoh qe Ballkani ka ndryshuar e po ndryshon vazhdimisht si mentalitet. 

ky eshte vetem nje paragjykim qe kane europianet perendimor per pjesen tjeter te europes. a nuk jane keta europiane te sotem pasardhes te barbareve ?

Ne percaktimin e tipit mashkull ballkanas europianet nuk jane aspak objektiv. Por ka dhe nje te vertete tjeter qe ne pergjithesi femrat europiane parapelqejne te kalojne veren dhe te bejne " qejf" ne vendet e ballkanit, turqi , greqi.

Pse valle ?

 

Femrat europiane parapelqejne te kalojne veren ne Turqi dhe Greqi se u pelqejne keta meshkuj sipas teje? Ja po ta them une qe 99% e femrave europiane te thone qe meshkujt grek dhe turq ta shpifin dhe jan manjak seksual. E sigurte kjo! Ka vetem 1% femrash te vjetra ne moshe, ose qe nuk kan atraksion seksual qe shkojne nga deshperimi, sepse e dine qe ne keto vende gjen meshkuj qe mund t'ja bejne edhe nje qeni po ja la..

nuk eshte ceshtje pelqimi te meshkujve apo ceshtje tjeter, problemi eshte se nese jane kaq te dramatizuar nga maskilizmi ballkanas c'duan ne keto vende ?

thjesht u pelqen te ndihen superior. jan racista. problemi me i madh eshte se i kushtohet shume vemendje medias dhe opinionit te tyre per boten. psh mediat shqiptare manipulohet lehtesisht nga mediat e huaja..dhe jan mediat ato qe krijojne opinionet. 

o liqen, po mos e merr personale mo burr se se kishte per ty kjo e bukra dheut!
Sa per temen ka te drejte zoja, se ne e kemi icik kte manine e te dukurit.me thuaj sa njerez njef ti qe i permbushin kto karakteristika? Shume apo jo?!
Ajo harroi te permendte paketen pa pull smiley
por problemi nuk eshte thjesht i yni, jane edhe femrat qe kane ndikuar ne krijimin e kesaj sjelljeje 'kaposhi'. Kam njohur njeren qe thoshte qe, -une po si pash tjetrin celsa shpie e dyqanesh ne tavolin si flas fare! Hec e fol me kte lloj me 'just a smile' dhe duar ne xhepa!

Kam njohur njeren qe thoshte qe, -une po si pash tjetrin celsa shpie e dyqanesh ne tavolin si flas fare! Hec e fol me kte lloj me 'just a smile' dhe duar ne xhepa!

 

ajo paska qene Homo albanicus versioni femersmiley

a thua se homo albanikja meriton më shumë sesa kaq.

 

Kjo gabriela qenka e lodhur fare, ketij tipi qe thote kjo ka 10 vjet qe i ka kalu koha. Ne gjithe ballkanin ky tip shifet sic shifej dikush me qeleshe ne kohen e partise. Turp per DW qe nxjerr kete idioten

*****

Ja ku jemi te gjithe shqiptare ketu, dhe e dime qe keta tipa jane komplet jashte mode, dhe edhe nese behen ashtu, behen per nje periudhe te shkurter adoleshence. Mbrapa jane aq te zgjuar sa te pershtaten me ndryshimet (per keta me leke pa punuar, flas)

Cudi, se jo vetem ne Shqiperi po se po, po edhe ketej ka ardhur moda (bashke me njerezit) qe kur ulesh ne tavoline ne kafe, gjeja e pare leshohen telefonat dhe paketa, pastaj ulet njeriu.

po pra, padiskutim qe telefonat ne tavoline do i vesh nese i mban ne xhepa te pantallonave, po kjo s'ka te beje me te qenet ballkanas

Gabriella i paska hy ne hak "Homo Balkanicus-it" duke mos permendur nje nga virtytet kryesore te tij:mbrojtja e partneres deri ne fund,qofte dhe me çmimin e jetes.Ne cilen pjese tjeter te Europes  e  gjen kete veçori?

Natyrisht,"Homo Balkanicus" nuk eshte i persosur,por,historia e tij njeh mbreteresha para mijera vjetesh,dhe vazhdon me ministresha e kryetare shtetesh ne ditet e sotme.

Nuk e di,mirpo ky shkrim me perkujton rastin e nje gazetareje flamane e cila nuk kishte lene gje te zeze pa shkruar per shqiptaret.Nuk vonoi shume e ne e-mailin tim erdhen fotot nga dasma e marteses se saj,ku shihej e veshur me dimija dhe dallame kadifeje te punuar ne ari smiley

Nejse!Gabriella qenka e pabukur(!),mirpo 10 birra t'Pejes bejne çudine smiley

p.s.

"Femrat gjermane filozofojnë dhe shkruajnë vitet e fundit fejtone në gazeta për sjelljen e burrave në vendin e tyre, duke konstatuar se ata shpesh janë tepër të tërhequr, të pavendosur dhe mbase tepër të butë"

Russian Roulette Is Not The Same Without A Gun
And Baby When It's Love If Its Not Rough It Isn't Fun

 

Shed,ajo fjalia pare "Një zinxhir ari në qafë, çelësat e një mercedesi dhe të paktën dy Smartphone." eshte pershkrimi 100% i sakte/identik i dikujt qe njoh. smiley

Dhe sa per pjesen tjeter nji vizite ne Indi e DW sdo ishte keq.

 

Njeri muskuloz, i pasur dhe hipermashkullor: këto janë idealet e meshkujve në Ballkan, 

 

Ne cilin vend te botes ,keto nuk jane ideale per meshkujt?smiley

Eshte tjeter gje nese meshkujve shqiptare  u pelqen te enderrojne pak me sy hapur ,sic nuk  bekan meshkujt e mehallave te tjera,por e  t'i konkretizojne duke shit pak mend me nje makine e celulare te bukur ,pavaresisht se ato jane e vetmja pasuri e shtrenjte e tyre.smiley dhe duke pervesh pak menget ,se nuk behet qameti.

Megjithate ,tej steriotipizimeve te tilla ,keto tipare qe permend Gabriela(te qafsha emrin smiley &nbspsmileyvlejne per ate kategori meshkujsh ,tip gangosh, te cilet ne te gjithe boten kete menyre te konceptuari te jetes kane.Nuk eshte e gjithe shoqeria ballkanike e tille ,po keshtu dhe ajo shqiptare.Qe nuk jane shume xhentila dhe jane gjaknxehte ,e teper nacionaliste ,kjo nuk mohohet.te tjerat jane :mbush faqen me nje artikull,se do botuar gazeta.

Me e bukura ,eshte se meshkujt shqiptare mundohen te imitojne personazhet e filmave perendimore,vdesin t'i ngjajne pak Toni Montanessmiley

Pavaresisht se nuk jane te gjithe meshkujt keshtu, pavaresisht nga shtrirja, kjo kategori e meshkujve qe pershkruan gjermanka, eshte reale, eshte trendi i kohes. Ky eshte tipi i mashkullit te kerkuar ne treg sot nga femrat: makine  e madhe, shtepi te madhe, cel te madh dhe... zingjir te trashe smiley Te pakten per pjesen me te madhe te femrave 16-22 vjec ky eshte modeli. 

Po pse mo ,adoleshentet amerikane e gjermane ,nuk i duan keto gjera?smiley

Ne dallim nga ato, shqiptaret i kerkojne ne fillim, pa bere eksplorime nje here.

vajzat brenda  grupmoshes 16-22 vjece, kane idhull Justin Biebersmiley

Eh,sa e larget me eshte ajo kohesmiley

Ata s'duan gangstere, duan gangsta... jane tjeter gje smiley

edhe ca meshkuj (te rritur) ne emigrantcion kane idhuj te tille. cdmth kjo? smiley

dmth, qe nuk jane te gjithe gangsterasmiley

PS:mos me thuaj qe jane ne Anglismiley

Po te tregohemi kaq radikale ne perkufizim sa kjo idiotja, i bie qe prototipi i mashkullit europian te jete nje njeri me floket as te shkurtra as te gjata, me kemishe slim dhe me pantallona tub, me I-Pad, qe leviz me metro, qe nuk ka zinxhir floriri po verore shumengjyreshe te blere 10 euro te kulla eifel, qe nuk eshte as i pasur e as pabuks, qe dashnoren e merr ne telefon vetem kur kujtohet ngaqe shef update-in e statusit ne facebook, dhe qe vdes per tu duk si pickedhie kryesisht me te huaj qe nuk e flasin gjuhen e vendit aq mire sa ai. Edhe pastaj? Femer kare

Ky evropiani qe pershkrove ti duket njeri normal fare. Krahasoje kete evropian me nje shqiptar tipik qe ecen i ngref, nje dore tu krrujt bolet cdo 3 meter, qe peshtyn cdo 5 sekonda, syte tinzare i sjell verdalle per te pare ndonje femer qe duket e brishte qe ti sulet cecence, i veshur me nje bluze versace apo gabbana, qe ha fara rruges per te skedina lagjes.

.. per shume te emigruar nga ballkani ne perendim vihet re se puna ose profesioni me mire qe dine te bejne eshte vetem perdhosja e rajonit apo njerzeve  te origjines.Duke mos i shpetuar dot sentimenteve personale si ne rastin e autorit te siperm(Born in 1982 in Sibiu, Romania.),ne shumicen e rasteve shkrimet e tyre pavaresisht edukimit dhe kualifikimit, jane teresisht  controvercial dhe ndoshta  mendoj qe kjo duhet te jete  qellimi i prurjes ketu...  

Shkrimi si niset nuk bitiset. Ne fillim duket sikur hallin e ka te femrat pastaj ne fund hallin e ka qe per kta meshkuj sdo ket me femra. 

Kam idene qe gjat shkolles kjo vajza duhet te ket qene konviktore. Ne konvikt shoqe dhome duhet te ket patur ndonji alamet femre qe do ket pas dashnore ndonje ballkanas.

Kjo e zeza ska pas mashkull fare dhe pikerisht ktu i eshte formuar urrejtja per femrat "sex  bombe" dhe "homo balkanicus". 

Bababa cfar i bo xhelozia femres e shkatarro komplet!!!!

 

Pershkrimi i autores per nje pjese te rinjsh,te ardhur 20 vjetet e fundit ne tirane,eshte shume i sakte,kjo nuk i ofendon automatikisht te gjithe pjesen tjeter me te kultivuar,qe rrine sus para ketyre,kur ne mes te trafikut kane ndaluar makinen,dhe mbasi ti pret nja 5-10 min,ata dalin nga bari me fodullek "trimash",provo t'ju flasesh....

Nuk do t'i fyente po te mos perdorte termin "Homo Balcanicus", qe pergjitheson gjithe burrat ballkanas, dhe kapet vetem pas gangstereve, te cilet gjenden ne Cdo vend te botes, nderkohe qe s'perfaqesohemi me ata, sepse s'jane shumica. Nese gangstered jane idhull per femrat adoleshente, eshte ceshtje nderkombetare, jo ballkanase apo shqiptare.

Eshte artikull dyleksh tipik i gazetareve ende pa pervoje, dhe tipik i nevojes per te share origjinen, qe eshte perhapur se shumti ne Shqiperi e qe na demton qamet shume.

Autorja flet per ca hundeleshe ballkanas qe emigrojne ne Gjermani, duke folur sikur te gjithe ballkanasit qe emigrojne atje jane ashtu. Eshte si te them une qe meqe ti je ne Itali, duhet te te shoh si Dona Balcanica\Albanica, punetore trotuaresh.

Lazi,e kam thene per nje pjese,mgjt jo ç'do gje qe lexojme eshte absolutisht e vertete,ka gjithmone interpretime, frymezime,simpati-antipati ,interesa etj,ne, mqs e njofim mire njeri tjetrin,me duket se s'na ben aq keq ta pranojme te verteten e pjeseshme qe eshte po aq e perfaqesuar fatkeqesisht edhe ne parlamentin tone,poooor keto raste jane tashme mbarkombetare,dhe nqs dikush do donte te bente nje artikull te keq per shoqerine gjermane,do kishte besoj boll material.

Ti e thua per nje pjese, por Homo Sapiens per shembull s'jam ose vetem une, ose vetem ti. DHe Homo Albanicus apo Dona Albanica s'ka pse te jete vetem nje pjese.

E dyta, cila eshte e verteta? Qe kemi mes nesh gangstere, si gjithe dynjaja? Te diskutojme Homo Italianus e te pershkruajme mafiozet? Apo Homo Britanicus e te pershkruajme vandalet e futbollit? Pse keta te tjeret qenkan njerez normale, kurse ne shqiptaret u dashka edhe te bindim njeri tjetrin, jo vetem te tjeret, qe qenkemi gangstera. Shume acaruese dhe e neveritshme eshte artikulli, por me shume eshte fakti qe gjen mbeshtetje. 

Shqiptaret kane vite qe jane semure rende nga ndjenja e inferioritetit nga te huajt, dhe deshira per te share origjinen, e injektuar masivisiht nga emigrantet. Mirepo nese thua qe ne jemi keq sepse jemi shqiptare dhe evropianet jane mire sepse jane evropiane, atehere s'ia vlen te mundohesh te rregullosh gje. E pse te perpiqen shqiptaret pastaj per t'u bere si Europa? Kur arrin e kupton qe europianet e ne s'kemi asnje ndryshim si qenie, pervec faktit qe ata kane para dhe nje shtet qe e ka detyruar individin te zbatoje ligjet e qyteterimit, per aq vite sa i eshte bere kulture qytetare, atehere mendon qe zgjidhja qenka kjo, paraja (ekonomia) dhe zbatimi i ligjit qytetar, ndaj hajt te punojme qe te behemi si ata. Por nese ata jane Homo Sapiensa e ne qenkemi Homo Balcanicus, per c'arsye te perpiqem? E kupton sa dem i ben kjo ndjesia e inferioritetit, servilosja ndaj te huajve dhe perdhosja e origjines, vetem per te treguar qe ti je rob i mire, jo si ai vend i varfer e injorant nga ku ke dale? 

Shqiptaret kane vite qe jane semure rende nga ndjenja e inferioritetit nga te huajt, dhe deshira per te share origjinen, e injektuar masivisiht nga emigrantet.

Jam dakord me ndjenjen e inferioritetit, por mendoj se s'ka te beje fare me keto qe arsye qe shtron ti.

Ndjenja e inferioritetit ka te beje me 45 vjet izolim te hekurt komunist dhe eshte me se logjike.

 

olsi, cfare ta shkakton ty ndjenjen e inferioritetit? - 45 vjet izolim i hekurt komunist? smiley

S'di te te them. Une kam hallin tjeter: vuaj nga ndjenja e superioritetit. smiley

PS: Me fal qe te shajta komunizmin ty more klysh i Dulles. smiley

kete ndjenjen e superioritetit ta ka shkaktuar 20 vjet demokraci. apo jo?

une? une i di te tera... e rruj dashin, e boj zero! smiley

PS: Me fal qe te shajta komunizmin ty more klysh i Dulles.

smiley

na vdiqen, gjembo. keta adminet ta zene te qeshuren ne fyt.

shaggadelic baby!

Edhe nga komunizmi, edhe pse ai sistem te mesonte vazhdimisht te ishe krenar qe ishe shqiptar, por te mesonte edhe te ishe servil dhe kokeulur para me te fortit. Ndersa Kryeministrit te sotem i mbahet goja si kalama para Xhorxh Bushit. Por kete ndjenje e shoh dhe tek ata qe s'kane pare komunizem me sy.

Mua te rinjte me duken shume te liruar nga komplekset.

Nga sa kam vene re, te lindurit ne vitet 60-te dhe 70-te jane me te kompleksuarit.

Dhe jane pikerisht keta qe kane shkaperdhy shqipen si pasoje e ndjenjes se inferioritetit te tyre.

Nder te tjera, a nuk e ke vene re se si keta politicaret tane kur mbajne fjalime jashte vendit nuk flasim asnjehere ne shqip?!

Jam dakord per ata te viteve 60-70, pjese e te cileve jane politikanet tane. Per te rinjte, vertet kane shume me pak komplekse, por prape ia shoh inferioritetin. Sa me mire te jene me ekonomi e sa me te forta te jene ligjet, aq me shpejt do te jene ndryshe.

Aha, ia paskeni mbledh rripat kesaj fyckes, he! Edhe te guxoje ta beje prape! smiley

Do ta beje per sa kohe qe ka rob qe vdesin te bejne cik si te huaj dhe shajne origjinen per t'ia dale.

Po c`lidhje ka  me kete shkrim inferioriteti para te huajve apo kozmopolitizmi i te tjereve qe shajne/maskojne origjinen  etyre?Shkrimi hap petet  elakrorit te raporteve gjinore, statusi mashkullit dhe i femres, si ka evuluar ky raport ne kushtet e shoqerise kapitaliste.Ajo po ta thote qarte qe ky macisti me pare dhe nje oke zinxhir ne qafe eshte  mutacioni mashkullit patriarkal shqiptar.Kurse femrat qe gjuhen ose gjuajne keta meshkuj jane specia e re e femres qe veten e shikon si placke e mashkullit dhe kukull seksi.  

tendenca  qe adoleshentet dhe jo vetem, jane gjella e preferuar e "new homo albanikus-it" te portretizuar ketu, mund te jete ne renie por ama ka qene dhe eshte realitet. ore tek e fundit femrat kane inteligjencen e natyres: meshkujt macista dhe me pare jane garanci per riprodhim te sukseshem social. smiley 

Jo, ajo nuk po thote macisti. Po thote Homo Balkanicus, si specie. Po te thoshte qe gangsteret e ballkanit ndryshojne nga gangsteret e amerikes apo Europes perendimore per keto e keto arsye, do te isha dakord. Dhe kjo nis qe tek titulli. Nder inferioriteti ka lidhje sepse eshte e vetmja arsye qe e ka shkruar Homo Balcanicus vs te tjeret,dhe jo Gangsteret e Ballkanit vs Gangstereve te vendeve te tjera. Kjo po flet per gangsteret, jo burrat e ballkanit. kaq.

Gabohet kjo shoqja kur e pèrshkruan kètè vetèm si fenomen ballkanik...i kèshilloj njè xhiro nga Pescara e poshtè(Itali),apo edhe nè botèn arabe...po ashtu nè vendet e ish Bashkimit Sovjetik e njèjta gjè!!!

Do ta beje per sa kohe qe ka rob qe vdesin te bejne cik si te huaj dhe shajne origjinen per t'ia dale.

Personalisht,nuk bek pjese nder ta,me vjen keq qe nuk njifemi,shendet!

qeka kput n'bythe tu bo studim kjo profesoresha..

alamet supozimesh, alamet konkluzionesh

se mendoja me gjet kshu pacavuresh ke DW

ti thu me u lodh me bo PHD e pastaj me t'dhane per teme kerkimore me studju rrotat e K. te ballkanit eee  ?

smiley

snuk snuk smiley

Njeri muskuloz

Ketu ja ka futur kot.  smiley

Keta tipat vene bark qe pa arritur 30.  Stili i jeteses se tyre eshte te rrine ulur kafeneve/bareve/klubeve 5-6 ore ne dite duke pire cigare pa fund.  Dieta e tyre eshte zakonishte katastrofe me vete, dhe rralle i sheh te merren me ndonje aktivitet fizik.  Nga mesi i 30-tave i ke barkderra me status te plote.

Ne vija te pergjithshme e ka prekur mire temen kjo zonja/znonjushe Schubert. Vetem se ne rastin shqiptar ka ca karakteristika specifike, si prsh : madhesia e barkut tregon mireqenie, celularet natyrisht, ora (jo detyrimisht e pershtatshme por me rendesi te jete firmato, e germat e firmes te dalllohen qartazi), kemisha mundesisht e hapur 2 kopsa,  zinxhire floriri ne qafe e neper duar, ndonje unaze floriri po ashtu ne madhesi te konsiderueshme, celsat e benzit te domosdoshme dhe c'eshte me e rendesishme, jane cigaret Slims qe pi...

S'te pelqen Slims-i ne fund? Apo zinxhirit te qafes do t'i shtosh dhe ndonje shqiponje dykrenare, prej floriri? smiley

Je shume vite mbrapa ne kohe. Cunat ku te gjejne te futen ne palester per ate dreq barku. Dhe me te tjerat je prape ose shume mbrapa, ose shume ne periferi.

O Llazi, leku/lekisti nuk eshte vetem ne bllok... smiley

ah, instinkti! femra do te riprodhohet, thjesht; i forti i lagjes eshte "i forti" i situates! smiley

Per temen, me leje presore Schubert, kesaj cupes tjeter i vje anash.  Si atehere, si tani, m'vje keq por ta merr ne kthese:

Balkan Man

[...]

He’s always right.

Except for when he’s wrong, but when he’s wrong he can’t know that he’s wrong because he’ll be in a bad mood for the rest of eternity. Let him think that he’s right no matter what. It’s just the easiest way. 

Don’t emasculate him with vegetables.

He’ll think you’re trying to starve him to death and he’ll stop trusting you. If for some reason you want to feed him more vegetables, hide them in stews or slip more of them into the salads that accompany the meat. Similarly, if you have to put him on a diet, don’t tell him he’s on a diet because a permanent frown will appear on his face. Just be creative.

Find your balance.

Balance of what, you ask? Well, you’re going to be expected to be a traditional yet slightly modern, mother of eight children with a perfect yoga-sculpted body. Something between a girl like his mother and a girl that his mother would never approve of; damsel in distress meets femme fatale; burek-maker extraordinaire meets pornstar meets virgin; educated but not educated enough to disprove his opinions; submissive enough to make him feel like the man, but not submissive to the point that it eliminates the challenge. Maintain the challenge, unless he means it, then don’t challenge him. Or do. I don’t know.

… Or, be yourself. And when he realizes that you’re probably the only person willing to put up with him, he’ll accept you the way you are because he doesn’t want to die alone. 

[...]

per te qendruar tek tema, per te ardhmen e temes.

nga ana antropologjike, sikur, ne te ardhmen, te gjenin kafken e individit ne foton e artikullit te sjelle ketu, do te ishin ne dyshim per ta klasifikuar (femer a mashkull), duke qene se, "protuberanca" e kockes frontale, po themi se, le dyshime! smiley

 

Para pak ditesh lexova diku:

DEAR WOMEN
If an english man follows you,you know you're beautiful.
If a french man follows you,you know you're sexy.
If an italian man follows you,you know you're elegant.
If a german man follows you,you know you're attractive.
If an american man follows you,you know you're respectful.
If an albanian man follows you, RUN,WOMAN,RUUUUUUN!

ah faleminderit qenkish with love from an albanian girl.smiley

mbase pa zinxhire, e pa celsa makine po ne pergjithesi keshtu jane macot shqiptar ne mase te madhe. Te shohin si prone, te marrin ne tel 10 mije her brenda dites per te dit ca ben, si e ben  etj etj shkurt muhabetit ta marrin frymen! Lene mo kur dun te vendosin per gjithcka edhe pse fuqia ekzekutive financiare shume here anon nga gruaja. 

Ata me leke e maco s'te marrin ne telefon. S'e qethin fare per femren. Femra i merr 1000 here, dhe ata nxehen e bertasin kur i merr kur jane duke pare ndeshjen me cunat. Kur jane vetem me femren bejne sikur ajo eshte e vetmja, bejne si xheloze te medhenj, dhe kur ikin pastaj e kane hallin tek tjetra. Kur kujtohen pastaj per kete, e marrin e bejne si xheloz direkt. Kjo ndodh sepse femrave qe shkojne me keta tipa u pelqen ta kene burrin xheloz, sepse eshte nje menyre per te thene qe "je e bukur", dhe ato lloj femrash jane gjithe kohen te perqendruara tek te qenit e bukur. Pra edhe macot paskan ndryshime rreth tyre. 

po flas bazuar ne ato qe kam pare, gjithsesi dhe versioni yt qendron. 

E paskeni plakur fare këtë zonjën për dy ditë! smiley

Sipas kësaj zonjës Shubert, pasuria duhet të kishte mbuluar gjithë Balcanicusin (no crisis, no crisis):

“Sipas mendimit tim, “Homo balcanicus” është një tip i veçantë i mashkullit, i cili ka dalë nga ndryshimet e fundit në këto vende. Ai rrjedh nga qarqe të ndryshme shpesh të dyshimta, që do të thotë, bëhet fjalë për meshkuj të cilët kanë shfrytëzuar pasigurinë dhe kaosin e kohës së ndryshimeve, për t’u pasuruar”, pohon Schubert.

Pastaj ata që e kanë përkthyer e përshtatur për Shqipërinë dhe trojet jashtë saj, e kanë qarë me lot. O të dh***** etnologjinë me stereotipe të përgjithësuara përshtatur për kolonë gazete rozë! Mbahuni burra, se e dimë se nuk jeni (të gjithë) ashtu! smiley

 

Varet shume se me ke ke dale zonja ne fjale....Une nuk gjeta fort te prezantueshem shqiptarin e sotem ketu...

Qetash e verejta se i pasket nderruar foton zonjes ne fjale.

I terheqi fjalet ne lidhje me ato 10 birrat smiley

Kjo zonja qenka e lezetçme dhe fytyre rrumbullake,ashtu si qepa, te cilen kur e shikon nga afer te mbushen syte me lote smiley

 

smiley

u vu blendi ne siklet pranej smiley

gur gur behet Berat smiley

Nuk e di per ju te tjeret,por mua me pelqeu ajo tjetra me gjyzllyk kavanozi.

Veç nana natyre dhe baba karikaturist qe kishin dite me e fale ashtu smiley

Keshtu jane shqipot (si sub-balcanicus specie!!)...

1. "gjela te fryre" ose "macho" sic i quhen kjo zonja, ose

2. FiLLozofa qe i dine te gjitha! smiley , ose

3. "Mentally disturbed" ... (qe ulen te pijne si shoke dhe me ne fund vrasin njeri tjetrin)

ose pika 1 & 2 se bashku, ose 1 & 2 & 3 se bashku duke perfshire komentin e fytyres e tjetrit nga te gjitha kendet ... i cili gjithmone harron te ulet e te shikoje ne pasqyre fytyren e vet ... keta jane homo albanicus (me perjashtime shume shume te vogla!!!)!!!

 

 

Ke harruar piken 4, ku je dhe vete, nje dava mediokri qe shan origjinen per t'u dukur si i jashtem.

ahaa qenka mbushur peshku me "mentally disturbed" fillozofe si ky Lazja ketu me lart!

ik o Laze futi ca qofte me qepe dhe nje dore domino qe te mos dukesh si i jashtem! smiley

Jo, Koran. Ik ti dhe tund zinxhiret e floririt te tet biri, tet vellai apo tet eti, qe sipas teje qenkan sic i pershkruan kjo palla.

Portreti i Injorances Shqiptare

"Një zinxhir ari në qafë, çelësat e një mercedesi dhe të paktën dy Smartphone. Të gjitha këto gjëra duhen hedhur mbi tavolinë më së miri, ende pa e hapur gojën dhe pa filluar bisedën me zonjën që shoqëron – sepse zonjës menjëherë i duhet treguar se kush është ai."

Kete imazh, e sheh kudo ne Shqiperi. Per fat te keq, kjo gje, nuk qendron dhe nuk eshte e vertete gjer ne fund, per gjithe Ballkanin. Por, per Shqiperine, po !

 

he mo se mire thote se shqipot vdesin per tu dukur e per tu fryre...le njehere kur ecin rruges fryhen sikur kane cliruar gjysmen e botes e te trashin zerin po me pare sheh verdalle nese ka terheq vemendjen e te tjereve pastaj thote: oreeeee ca me shikon, e di ti kush jam une oreee e pastaj fillon te te caj trapin une keshu e une ashtu ,une te bej kete e te bej ate...ky eshte klasiku me zinxhir ari te trashe,me ato bluzat e ngushta pas trupit per te vene ne dukje muskujt ,veshje sportive, mercedesi po normal, nja dy kile xhel te perzier me pluhur ne koke e te tjera e te tjera si keto...

Mondi, princesha dhe Korani, ajo qe s'kuptoni ju eshte se kjo gjermania nuk po pershkruan vetem tipat shqiptaret qe merren me pune te paligjshme e qe sillen si gangstere, (sic e thote ajo vete) por po pershkruan te gjithe burrat ballkanas pa perjashtim. Ne s'kemi vetem gangstere, kemi dhe burra ekonomiste, mesues, doktore, infermiere, informaticiene, baballare te ndershem e djem qe i respektojne grate sic duhet. Gangstere ka dhe gjermania, ka dhe cdo vend tjeter, por ajo qe nuk kane eshte nejrez inferiore qe lejojne robt t'i perfaqesojne vetem me te keqijat. Ju sugjeroj te dilni rrugeve te tiranes e te numeroni burrat rruges, e pastaj te numeroni se sa prej tyre jane copa mishi sic i pershkruan kjo copa e mishit per disa copa mishi.

o Lazi,ke te drejte kur thua qe ne vendin tone nuk ka vetem njerez te ketij soji por ka edhe intelektuale e njerez shume te respektuar si ne cdo vend te botes qe ka njerez te mire e njerez te ligj po muhabeti eshte se ky fenomen eshte shume i theksuar more....une po te sjell vetem nje fakt : jetoj jashte atdheut prej shume shume kohesh e nuk kame pare ndonje qe kur ecen rruges te fryhet si gjel deti....pastaj edhe titulli i artikullit eshte i gabuar se zonja i referohet mashkullt ballkanas e jo atij shqiptar ne vecanti.

Sepse ke semundjen e inferioritetit, u sheh vetem gjerat e mira, e mbyll syte per te keqijat. Do aq shume te jesh si ata, sa e vetmja zgjidhje per t'u treguar qe s'je si shqiptaret e keqij, eshte te shash gjithe shqiptaret. Pse kujton ti se na ka dale nami ne e shkruajne keshtu gjerash keto? 

Edhe une kam gjithe jeten ne Shqiperi e s'kam pare adoleshente te grinden e gjithe shoket te bertasin "fight" pa u perpjekur t'i ndajne, apo te vritet dikush me thike e te jape shpirt ne trotuar, e kalimtaret t'i bejne foto me celular pa i vene as dicka te bute poshte kokes. 

S'kam pare 70 adoleshente njeheresh, te dalin nga gjimnazi e te plackisin supermarkete te gjithe bashke.  S'kam pare as rob te stresuar qe marrin pushken e vrasin ke t'u dale para neper shkolla, nje here ne gjashte muaj. E prape s'i perkufizon njeri me keta.

e shoh qe qenke shume i zemeruar me ata qe ndodhen jashte atdheut e me pelqen fakti qe se ke braktisur vendin tone te dashur ashtu sic nuk doja une dikur por s'kisha tjeter rrugedalje i dashur mik por me duket se i dramatizon pak gjerat merri pak me me stil...une dhe shume te tjere kemi ikur per nje jete me te mire gje qe vendi yne i dashur nuk ishte ne gjendje ta bente pra per nje jete me te mire e jo per ta hequr veten si italian, amerikan, gjerman apo ndonje race tjeter...me duket se po ngaterron kekun me byrekun

As e ke kuptuar fare. As me intereson pse ke ikur ti e as kam gje me ke iken e me ke rri. E kam me te gjithe ata, si brenda si jashte, qe u krehin bishtin idioteve si kjo qe shkruajne keto artikuj, vetem sepse eshte e huaj e s'mund ta kete gabim, sipas inferioritetit te tyre. Shumica e atyre qe jane ketu jane edhe me inferiore. Po shihja blogun e nje tipi, nje amerikani qe pretendonte te kishte rekordin se ishte amerikani me i ri qe kishte udhetuar ne cdo vend te botes. Per cdo vend, kishte foto te udhetimit. Per Shqiperine s'kishte foto, por kishte vetem nje pershkrim ku e quante aventure kalimin permes Shqiperise me taksi, dhe qe i kishte mjaftuar shprehja e taksistit "as shqiptaret s'u zene bese shqiptareve", per te mos zbritur nga makina fare e per ta futur Shqiperine ne listen e pese vendeve ku s'do te kthehej me, ose komentues qe shohin foton e vetme qe kishte nxjerre ai per Shqiperine, nje bunker, e thone: "I am a native Albanian living in London and half the people I know lost their virginity in one of those hideous bunkers"

o Lazi mos u nxeh se te ben keq per tensionin...futi nje caj kamomile te qetesohesh mor burre...nuk ngelem une e ti apo ndonje tu japim mendje te tjereve...jemi ne demokraci o zoteri e cdokush eshte i lire te thote ate qe mendon pamvaresisht nese te pelqen ty, mua apo x-it  dhe y-it

Mjaftonte te thoshe qe s'kishe argumente, s'kishe pse te beje idiotin me batuta adoleshentesh.

lol

Ca ishte ky tipi? Qenka ne 2010 e duket si ne vitet 60. lol

Ky  tipi eshte versioni gjerman i Medes apo i Sinanit smiley

jakove,  shikoj ndonjeher tv nga kanalet gjermane dhe  shoh keta muzikanet ''schlager''...,  publikun e entuziasmuar qe  duartroket ritmikisht.smiley dhe kenaqet me  me muziken e tyre..,  them me vete:   si ka mundesi, a jane pikerisht keta gjermane niperit e Bahut dhe Bethovenit??smiley

Kemi edhe ne schlageret tane smiley ,por kjo nuk do te thote se  duhet te kultivojme komplekse inferioriteti ndaj te huajve duke i lejuar te na poshtersojne ne te gjitha menyrat e mundshme.

Personalisht po te pershendes me nje "Homo Albanicus" tjeter,shume me ndryshe nga menyra e te pershkruarit me lart.E perzgjodha me kujdes sepse eshte "gjysem-gjysem"(nane Elbasani,babe Gjakove).Kenaqu!

http://www.youtube.com/watch?v=sT_zZ4nbY_w

hahaha...he mo se shaka bejme, nuk ta thashe per te te ofenduar o Lazi e sa per argumenta le ta leme me mire se nje muhabet sjell nje muhabet tjeter e keshtu s'kemi per te mbaruar kurre...hajt ja kalofsh bukur 

Sikur studiueset e shqiptareve te ishin bukuroshe, derrat do te ktheheshin ne princa.

tropi, po ndoshta do kishin gjetur pritje tjeter, ne te njejtin ambjent.

do kishin marre nje vemendje me te mire...

edhe do kishin regjistruar pershtypje te tjera:

Sikur disa studiuese t'i puthte princi,ato prap bretkoca do te mbeteshin.

zotrules mos ma merr mendjen me keto kafshe te bukura. renditja derra, burra, ujq vjen ne kete shkalle smiley.

nese shemtia e perfolur e autores (gje qe nuk me duket e vertete, por po vazhdoj me interpretimin tuaj) do te kishte ndikuar ne studim, ajo duhet te kishte ndikuar ne kahun tjeter. te fortet logjikisht do te kishin rreshtur cdo tentative per t'u fryre, mqs fryrja eshte pjese e lojes per te terhequr femren.

Po te pergjigjem me nje menyre qe me vajti 25 minuta per te kerkuar dhe kercyer kod-me-kod per t'i mbledhur. keshtuqe bej pak durim dhe hidhi nje sy konsiderues.

shih vete se c'demonstrim shfaq natyra, ose madheshtia e Krijimit:

 

 

 

ja dhe njerezit:

burrat, dmth...

...........

jo me kot eksploratoret i quajten "zogjte e parajses"... te tille jane; dhe nese me jep dhe nje gjysem ore kohe, i peshkoj dhe ca foto nga NG per te te treguar gjithe procesin e joshjes (courtship), se eshte nje nga me befasuesit dhe me shtangesit.

besoj se kjo ta krijon nje lloj peshtypjeje; se pse disa njerez, qofte dhe te mediave apo letrave; bejne gabime jashtezakonisht te renda duke i dhene vlere stereoptipizimit qe e bejne ne menyren me negative dhe me qasjen me te gabuar te mundshme.

e dije qe dhe korbat i joshin sorrat me lule, apo edhe me varese floriri?

Per cfare po flasin keto sorrat gjermane atehere?

stereotipizimi negativ, tropizme, lind edhe nga te renit ne kontakt me te tille njerez, si puna e ketyre "studiueseve", sepse pandashem nga personi, eshte edhe cilesimi "gjerman/e" dhe kufiri ndares pastaj, behet blurry, i turbullt... perleshje midis pyetjeve: ne jane te gjithe gjermanet kaq paragjykues dhe injorante apo sa perqind e gjermaneve jane kaq injorante dhe paragjykues???

I rest my case.

smiley

Qenka hapur nje fushate kunder vrasjes se kafsheve per marrjen e gezofit me te cilin meshkujt macoista veshin femrat "sex bombe". Levizja "MAKE LOVE, NOT FUR" promovohet nga femra nudo.Rezultati? Mbrojtje e kafsheve, frenim i idustrise se prodhimit te gezofeve.Por a frenohet macioizmi duke promovuar nudizmin?  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).