Post image for Makina pa shofer, projekt i Google

Videoja e një të verbëri që i jep makinës-pa-shofer të krijuar nga Google është shumë interesante për tu parë dhe do thoja një hap, i paevitueshëm, drejt së ardhmes, që në shumë filma apo libra fantashkencorë kemi lexuar.

Në gazetën The Atlantic mund të lexoni disa detaje më shumë rreth këtij projekti. Me këtë rast mund ti hedhim një sy edhe një animacioni të krijuar për të paraqitur se si do jetë qarkullimi i makinave-pa-shoferë në një kryqëzim të së ardhmes.

Makina pa shofer, projekt i Google shkruar tek: eklipsi.com

21 Komente

Kam nje ide qe po te vije ne Stamboll pa shofer kjo makine,e bejne sallate brenda dites.

N'stamoll noshta Po, por n'Mumbai mund te mbijetoje

Ne stamboll kam pare vdekjen me sy disa here dhe gjithmone udhetonte me taxi qelbesirasmiley

o çfare *ut'hanesh jane taksite!

po keta jane te gjithe halabake ne trafik.ketu dhe mos te jesh ne timon te aktivizohet truri automatikisht te lobi i sharjevesmiley

 një hap, i paevitueshëm, drejt së ardhmes

smiley

kam shume kundershtime smiley 

Ajo makina funksionon kur ka ca rregulla qarkullimi. Ne Tirane ajo lloj makine do pesonte bllokim sensoresh nga trafiku madh. Nga i krah i jevg me karroce, nga krahu tjeter nje motorr qe parakalo djathtas, semafori kuq, polici qe ta ben me tabele hec megjithese eshte semafori kuq, autobuzi qe te pret krahun, 3 veta qe mendohen ta kalojne rrugen apo jo dhe njeri hidhet ne rruge dhe aty kujtohet qe te ndaloje etj etj etj etj. Hajt se folim prape mbas 20 vjetesh.

Nese nuk e ke pare dhe ke kohe mund ti hedhesh nje sy ketij dokumentarit (mbi makinen elektrike).

Sistemi i propozuar ne dokumentarin e makines elektrike (e cila fillimisht u sponsorizua dhe nga Industrite e ndryshme te makinave si Toyota dhe FORD te cilat me pas e sabotuan) shpjegon qe projekte te tilla fillojne me qytete pilote. Fituesi i projektit pilot te makines elektrike ne ate rast ishte shteti i Kalifornise per arsye te ndotjes se madhe. U dhane subvencione nga shteti per te krijuar nje sistem kolosal, pika furnizimi (karikimi) te baterise, parkinge apostafat etj etj. Popullsia ishte shume e kenaqur dhe u provua qe funksiononte dhe ishte shume efikas. Pra, normalisht, nje sistem i tille do rregulla dhe infrastrukturen e duhur. Nuk mund te funksionoje ne Tirane apo Stamboll (siç sugjerojne mesiper) smiley.

Mendoj se Google eshte me i fuqishem si fuqi lobuese ne amerike ndaj projekti i tij nuk eshte diçka qe mund te anashkalohet lehte...

Dmth Eklipso, duhet me rindertu gjithe Shqiperine nga e para qe te funksionoje makina. Ne kete rast thuhet "na rrofshin krahet se i japim vete" smiley

Jo vetem Shqiperine, po te gjithe boten...

Interesante...

Mbaj mend kur flitej per Segway "s'bojne! thonin njerezit... tani i ke gjithandej". 

Imagjino psh te ishte Apple pas ketij projektit tjeter te Google.

Imagjino sa miliona dollare do te kurseheshin duke evituar bypass-et

Epo shyqyr se nje dite po mu qante nje shoqja ime,nuk blej dot makine me tha se kam problem me syte,urno ska nevoje per sy,packa se i ka shume te bukur smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).