“‘Profesori i gjinekologjisë: Ai e filloi kursin e leksioneve si vijon: Zotërinj, gruaja është një kafshë që urinon një herë në ditë, defekon një herë në javë, menstruon një herë në muaj, lind një herë në vit dhe kopulon sa herë t’i jepet rasti.’ Mendova se ish një fjali e drejtpeshuar për bukuri.”

- W. Somerset Maugham, Blloku i Një Shkrimtari (A Writer’s Notebook, 1949)

 

Shumëkush do ta ketë ndjekur serialin amerikan “Sex and the City” (Seksi dhe Qyteti), në qendër të të cilit është jeta dhe miqësia e katër newyorkezeve, diku në fund të 30-ave e fund të 40-ave në mbarim të shekullit të 20-të, seksualisht të çliruara, por shpesh të papërmbushura romantikisht; të pashme e të zonjat profesionalisht; të pavarura ekonomikisht, por po aq të varura e obsesive ndaj burrit si kryeobjektiv; gjithnjë duke ndërruar partnerë po aq lehtë e në mos edhe më shpesh se këpucët takëlarta, aksesorët ekstravagantë a fustanet e mbrëmjeve; dëshpërimisht në kërkim të dashurisë e vijimisht të mbetura peng kacavarur dramash sentimentale. Në njërën prej serive, Carrie Bradshow, kryeheroina dhe rrëfimtarja e serialit, pyet mendueshëm: “Vallë a jemi thjesht të pazonjat për të ndërtuar lidhje romantike, apo s’jemi tjetër veçse lavire?”

Prej Amerikës Veriore e deri në Shqipëri, serialë të tillë, sikurse edhe gjithë industria shumëbilionëshe e filmit mainstream Hollywoodian; e argëtimit dhe e reality shows (të cilat janë tani motorë fitimi komercial e zvetënimi publik të pashoq edhe për televizionet shqiptare); e muzikës alla JLo, Rihanna a Lady Gaga; e kozmetikës dhe reklamave, ushtrojnë pushtet e trysni të pallogaritshme mbi psikën tonë. Një peizazh i tillë, i tejngopur në imazhe që përftohen në rrethprerjen e kulturës pop-porn, luan rol të dorës së parë në “lavirizimin” e gruas dhe shndërrimin e saj, sidomos të adoleshentes, në objekt seksual. E ballafaquar me një imazheri të tillë, gruaja e zakonshme, mbetet gjithnjë e torturuar e në limbo midis pamundësisë për ta shndërruar veten në faksimile të perfeksionit me të cilin imazhi ia penetron mendjen, dhe lakmisë e dëshirës së paplotësueshme në mos obsesionit të patjetërsueshëm për t’u njejtësuar a për t’i ngjarë imazhit me çdo kusht.

Të gjitha këto të lidhura ngushtë me hiperseksualizimin dhe pornografinë, që sot po konsumohet më fort se kurrë falë Internetit (ose pornografia gonzo) vijnë duke ripërkufizuar ose më mirë shtrembëruar ndjeshmëritë, shijet dhe normat e sotme shoqërore e seksuale, duke e kthyer seksualitetin në gjimnastikë e plasticitet pa emocion e kontakt shpirtëror, e duke prishur kështu çdo premisë për barazi, dinjitet dhe respekt pa të cilat s’mund të ketë marrëdhënie të shëndetshme intime midis sekseve. Filmi “Shame” (Turpi) i 2011-ës me regji të Steve McQueen sa i vështirë për t’u parë, aq edhe vepër e kulluar arti, më vjen në mend si shembull ilustrues. Karakteri kryesor, Brandon (Michael Fassbender), një burrë i ri në të 30-at, që punon në një nga grataçielat prej qelqi e çeliku të një Manhattani të terrët si sekreti i tij, i suksesshëm por i çinteresuar e pa pasion, i pashëm e truphollë, që vrapon hap-lehtë nën tingujt e Variacioneve Goldberg të Bach-ut (regjistrim i pianistit kanadez Glenn Gould, 1955), zë-ëmbël e fjalëpak, me sy si liqej të thellë të heshtur trishtimi, jeton pa salltanet - peng i obsesionit të tij vetë-shkatërrues. Nga njera anë pasuri disqesh e muzike klasike që rrjedh mrekullueshëm prej gramafonit; nga ana tjetër bollëk masturbimi sa herë është vetëm e në çdo cep që të ndodhet, seks me prostituta që i porosit me pagesë në shtëpi si të ishin pizza a ushqim kinez, seks në rrugë e në hotel, me të panjohura që i josh në bare, me lavire në mejhane e rrugë, me punëtore seksi hard-core, me homoseksualë e transvestitë të New York-ut të nëndheshëm; edhe akoma, bollëk pornografie: porno në revistat pranë shtratit, në komunikim ndëraktiv në Internet mbi tryezë të bukës, në laptop mbi shtratin e thjeshtë, madje porno deri edhe në kompjuterin e zyrës ku punon! Brandon, që është aq i ndjeshëm sa nuk e ndal dot currilin e hollë të lotit kur e motra këndon ”New York - New York” duke i kredhur tingujt e njohur në kadifenë e një melankolie prekëse si vetë jeta e tyre, përndryshe këqyr çdo femër si të ishte pajisje seksi e masturbimi, si valvë për t’u çliruar prej vetë-përçmimit, si alkool që shuan e ndez etjen e pijanikut, si kokainë për të droguarin. Por, brenda rrethit vicioz të vuajtjes prej varësisë seksuale dhe peshës së turpit e sekretit, s’i ka mbetur grimë aftësie për të ndërtuar komunikim, marrëdhënie intime njerëzore, të kuptimta, shpirtërore e gëzimsjellëse...

Qëkur muret ideologjikë u shembën, edhe kufijtë gjeografikë sot kapërcehen gjithnjë e më lehtë, Shqipëria do s’do importon prej shoqërive të zhvilluara edhe probleme e lëngata si ato që u përmendën më sipër - probleme të cilat sa u takon çështjeve që kanë të bëjnë me gruan iu mbivendosen një grupi tjetër problemesh ekzistuese, veçanërisht të mprehta për shoqëritë në zhvillim, sikurse: dhuna  e krimi në familje, keqtrajtimi fizik e psikologjik, trafikimi e prostituimi, diskriminimi dhe keqpërfaqësimi i gruas në institucionet drejtuese. Por ballafaquar me këto probleme, lëvizjet që kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të gruas sot janë në gjendje krejt të mjeruar e apatike.

Më kanë bërë përshtypje kohët e fundit dy lëvizje relativisht të vona: “SlutWalk” në perëndim dhe “Femen” në lindje. Ndërsa të dyja pretendojnë të shpien përpara luftën për të drejtat e grave, e para rreket të sigurojë vemendjen publike me anë të semantikës së fjalës “Slut” (bushtër, lavire, kurvë, kuçkë, e përdalë), e dyta vizualisht, nëpërmjet ekspozimit publik të kraharorit femëror.

SlutWalk e ka origjinën në Toronto të Kanadasë. Janarin e 2011-s një punonjës policie gjatë një bisede në Universitetin e York-ut për parandalimin e krimit dhe sigurinë e jetës në kampus, këshilloi vajzat studente të mos visheshin si “lavire” (slut) nëse dëshironin të evitonin rrezikun e sulmeve seksuale ose përdhunimit. Ai citohet të ketë thënë: “Më kanë thënë se s’duhet të flas kështu, por megjithatë, gratë s’duhet të vishen si ‘lavire’, nëse s’duan të viktimizohen.” Fjalët e policit doemos nuk tingëlluan mirë, sidomos në një vend si Kanadaja me ndjeshmëri të lartë sa i takon lirive e të drejtave të grave, të cilat edhe pse jo të përkryera, janë të çmuara nga shoqëria e nga më të avancuarat në botë.  Ndërsa ka gjithnjë vend të diskutohet se në ç’mënyrë e shohin dhe e përdorin gratë trupin e vet edhe veshjen, ajo që mbetet e padiskutueshme është se përdhunimi është i papranueshëm edhe i dënueshëm pavarësisht sa seksualisht joshëse të jetë veshja e një gruaje. Nga ana tjetër, nuk më vjen t’u vë vizë të kuqe fjalëve të policit me një të rënë të lapsit, sado jo të mençura të jenë – tek e fundit, a nuk është dera e jashtme e pakyçur ose dritarja lënë hapur që ekspozon shtëpinë njëfarësoj edhe ftesë e ndjellje për hajdutin a keqbërësin, pavarësisht se, nëse vjedhja ose keqbërja ndodh, kurrsesi s’mund e s’duhet të fajësojmë viktimën?

Pikërisht ky incident me policin e pafat shërbeu si shtysë për lindjen sakaq të protestës “SlutWalk” (që në shqip do ta sillja si “Parakalim Laviresh”), në përgjigje flakë për flakë të këshillës poshtëruese “Mos u vish si lavire!”. Me qindra vajza e gra, shpesh çupëlina të veshura me décolleté a bustier, me bark të zbuluar e funde të supershkurtra, me geta rrjetëpeshku a pantallona superskinny (të ngushta tub), u derdhën rrugëve të Torontos. Qëllimi i “Parakalimit të Lavireve”, siç u shprehën organizatoret, ishte të solidarizoheshin e t’i dilnin për zot fjalës “Slut”, fjalë e përdorur historikisht si damkë që mëton t’i bëjë gratë të ndihen të turpëruara për seksualitetin e vet. Kësisoj protestueset deshën të tregojnë se e “pranojnë” etiketën si të ishte dorashkë dueli ndaj kulturës së trivializimit të përdhunimit dhe të faturimit të fajit viktimës. Ideja ishte pak a shumë kjo: Nëse quan lavire një grua, ke cilësuar kështu gjithë gratë! Në disa prej sloganeve të protestuesve shkruhej: “Është trupi im ‘hot’, e bëj ç’të dua me të!”, “Mos na tregoni si të vishemi, thuajuni burrave të mos përdhunojnë!”, “Lavire krenare”, “Krenari laviresh”, etj. Deri edhe vetë superfeministja Glora Steinem (78 vjeç) e bekoi lëvizjen “Parakalimi i Lavireve”, duke thënë se gratë e reja po e shpien përpara feminizmin sipas mënyrës së tyre, me problemet e ditës. Lëvizja “SlutWalk” u përhap shpejt falë medias sociale në shumë qytete të Kanadasë e Shteteve të Bashkuara, madje edhe gjetiu në Britani, Australi, Izrael e gjetkë. Mësoj se është përhapur edhe në Indi, paçka se atje problemi i vrasjes së fetuseve (feticide) dhe foshnjeve femra (infanticide) ose vrasjes së gruas për arsye nderi (siç ndodh edhe në Shqipëri) as që ka të krahasuar me hallet e SlutWalk-ut, e paçka se vajzat e gratë indiane përdhunohen edhe kur vishen me shallvare e tunikë (salwar kameez) që u mbulon gjithçka veç fytyrës, duarve e këmbëve, e jo si studenteshat që protestojnë me bustier e fishnet në rrugët e Torontos, Londrës, Bostonit e tani që shkruaj edhe në Tel Aviv.  

Të ndalemi për një çast te fjala “Slut”. A ka kuptim edhe a është e mundur të negociohet e të dialogohet për fjalën “slut” ose “lavire” për t’i dhënë asaj vlerë sadopak pozitive? Gail Dines, autore e librit “Toka e Pornos: Si e ka grabitur pornografia seksualitetin tonë” (Pornland: How Porn Has Hijacked Our Sexuality) , vë në dukje se fjala lavire ose bushtër nuk mund të ketë veç konotacion negativ për vajzat e gratë. Në të vërtetë, fjala “slut” ose “lavire” nuk ka qenë fjalë me të cilin gratë kanë emërtuar veten. Përkundrazi, është term i krijuar prej burrave mizogjenë si etiketë për gratë e që ka në themel të kuptimësisë shenjimin e të “pistës” dhe “ndytësisë”. Prandaj, vëren Dines, gratë s’kanë arsye të kërkojnë ta ripronësojnë si të tyren një etiketë ngjitur përbuzshëm nga burrat, e që i ka shërbyer klimës së dhunës e viktimizimit të gruas. Në fakt në anglisht fjala “Slut” nuk ka gjegjëse ekuivalente për meshkujt. Për meshkujt seksualisht hiperaktivë në anglisht përdoren zakonisht fjalë si “stud” (hamshor), ose “player” (mashkull që manipulon e josh për të përfituar seksualisht), fjalë që këta meshkuj, ndryshe nga femrat, jo vetëm nuk i marrin si ofenduese, por përkundrazi i perceptojnë si shënuese statusi të dëshiruar dhe ledhatuese të sedrës prej mashkulli që gjuan femra për seks. Sa më shumë femra/bushtra e fitore në gjueti seksuale, aq më i lartë statusi e krenaria mashkullore prej hamshori në komunitet.

Me këtë rast mendova t’i hedh një sy fondit të fjalëve të ngjashme në shqip. Fjala lavire duket se ekziston vetëm për të cilësuar femra. Nuk ka gjegjëse për meshkuj. Kërkova për fjalë të tjera të ngjashme te Fjalori i Shqipes së Sotme (Botimet Toena, Tiranë, 2002; botimi i parë 1984; hartuar nën drejtimin e prof. Androkli Kostallarit - kryeredaktor). Gjeta fjalën “kurvë” përkufizuar si “femër e përdalë, lavire” dhe “kurvëri” përkufizuar si “dukuri e shëmtuar kur femrat shesin trupin e tyre për të siguruar mjetet e jetesës”. Aha! Kurvëri na qenkërka një dukuri e shëmtuar që na paska të bëka vetëm me femrat, por jo me meshkujt! Për çudinë time nuk gjeta as fjalën “kurvar” (nuk di nëse gjendet në botime të tjera të fjalorit). Kaq e rrallë dhe e papërdorshme të jetë vallë ajo fjalë? Unë vetë, për herë të parë e kam dëgjuar në vitet e gjimnazit nëpër trotuare prej gojësh adoleshentësh gangsterë ose gjysëmgangsterë, tek i drejtoheshin njeri-tjetrit ose ndonjë rivali. Por edhe gratë e përdornin (edhe besoj vijojnë ta përdorin) për të shenjuar burra. Nuk e paska dëgjuar ndonjëherë “kurvarin” as kryeredaktori, as shpura e gjuhëtarëve ndihmës që kanë mbledhur gjithfarë fjalësh poshtë e përpjetë Shqipërisë, prej të cilave sot shumë syresh pak i hyjnë në punë kujt, apo druheshin se ndyenin fjalorin a bënin pis burrat? Nuk paskërka e nuk paska patur vallë Shqipëria ndonjëherë kurvarë? Vetëm kurva të ketë patur? Mesa duket, po, si mot mot edhe sot në shekullin e 21-të! Shqipëria ka patur e ka kurva me fishek në pajë, kurva që i shet babai, që i shet vëllai, që i tregëton tutori rrugëve të Tiranës, rrugëve të Romës, rrugëve të Athinës... rrugëve të Europës. Shqipëria ka kurva që i dhunon, i rreh e i pret, i vret dhe ia bën gjyqin me shpullë, grusht, thikë a plumb ballit (ndonjëherë edhe me sëpatë a motosharrë) i nderçmi, i plotëfuqishmi, e pronari që është herë baba, herë vëlla, herë burrë, herë tutor, herë i fejuar a herë i vluar! Por, ndonjëherë është pikërisht kryeministri dora vetë që e ekzekuton verbalisht e publikisht gruan, madje jo gruan dokudo por gruan kryeprokurore, pa drojë, krejt si trim hamshor i vërtetë: “Lavire Bulevardi”! (Vini re: Gratë shqiptare nuk e patën ndjeshmërinë të organizonin lëvizjen “Laviret e Bulevardit”, sikurse simotrat kanadeze që organizuan sakaq lëvizjen “Parakalimi i Lavireve”, edhe jo sepse kryeministri kanadez Harper ua shau një funksionare të lartë shteti përpara kamerave, por vetëm sepse një polic ofroi një këshillë të pa menduar, në fund të fundit në mirëbesim, në një sallë modeste universitare - këshillë për të cilën kërkoi ndjesë sakaq!)

Nuk kam dëgjuar që SlutWalk të ketë zgjuar interes në Shqipëri. Interes duket të ketë më shumë për lëvizjen Femen të vajzave gjoks-zbuluar ukrainase, bjonde e flokëgjata, shalëgjata e belëholla, bustet prej atletesh a top-modelesh të të cilave nuk kanë munguar si porcion periodik pornografik në faqet online të gazetave tona – paçka se diskutimi e komentimi mungon krejtësisht. Lëvizja “Femen” krijuar në 2008-ën në Kiev të Ukrainës, u konceptua në formën e protestave topless kundër turizmit seksual, agjencive ndërkombëtare të martesave, seksizmit dhe problemeve të tjera sociale. Qëllimet e lëvizjes (që gjenden te wikipedia) tingëllojnë me të vërtetë të admirueshme: të zhvillojë cilësi lidershipi, intelektuale dhe morale te gratë ukrainase dhe të ndërtojë imazhin e Ukrainës si vend oportunitetesh të mëdha për gratë! Kërkova websitin e tyre, edhe ç’të shikoj? Foton e një bukurosheje të re e të freskët nudo -- të ish fanitje kokëposhtë mbërritur prej Summer of Love e 1967-ës, apo vegim së prapthi prej Festivalit të Woodstock-ut të 1969-ës? Bjondina e bukur me siguri do të shkëlqente ku e ku më shumë se Kate Moss në pasarelë ose ndoshta në revistën Playboy, madje me gjithë grushtat kanosës, që më shumë se protestues më ngjanë të ishin erotizues.

Po si është e mundur që protestojnë vetëm nimfa bukuroshe? Po gratë e tjera, të patonifikuarat, të mbipeshat, të dhjamurat, të rrudhurat, të pabukurat – këto vallë nuk duan të kenë të njejtat të drejta? Nuk kanë se për ç’të protestojnë? Nuk duan ato të zhvillohen intelektualisht, moralisht, në mos edhe lidershipisht?  Femen një gjë e ka arritur më së miri: tërheqjen e vemendjes. Në fakt, a ka mënyrë më të mirë për të thithur vemendje, kapërthyer vështrime, e ndezur imagjinatë mashkullore sesa eskpozimi i busteve si statuja të bardha mermeri vashash të reja bjonde? Nëse lëvizja do të arrijë diçka, unë them se do ta shtojë e fuqizojë më shumë turizmin e seksit ne vendin e vajzave të bukura. Rroftë protesta!

Feminizmi dhe seksualiteti në përgjithësi -- në një kohë kur sot gruaja ka në dorë kontrollin mbi lindjet me anë të metodave kontraceptive, kur në universitete ka po aq madje edhe më shumë femra sesa meshkuj, kur më shumë gra se kurrë janë të punësuara -- një nga betejat më të mëdha, veçanërisht në vendet e zhvilluara por jo vetëm, e ka me industrinë e pop-pornografisë, varësinë ndaj saj dhe ndikimin mbi të dyja gjinitë. E nëse është kështu, Slutwalk e Femen jo vetëm që janë qesharake, por edhe i bëjnë dëm lëvizjes feministe, sepse e largon nga qendra e vërtetë dhe e nxehtëtë nxehta të debatit: Asnjë gruaje, në Toronto, New York, Kiev, a Tiranë qoftë, nuk i bën nder e nuk i shërben fjala lavire, pa përmendur konfuzionin dhe dëmin që përdorimi i kësaj fjale ka mbi vajzat e vogla dhe adoleshente. Abuzimi seksual dhe përdhunimi janë çështje serioze, por lëvizje si SlutWalk ose Femen janë kundërprodhuese e të padobishme, sepse nuk bëjnë veçse zvogëlojnë, banalizojnë dhe pornifikojnë problemet e vërteta me të cilat ballafaqohet gruaja sot.  S’krijojnë tjetër gjë veç karnavalit.

Po gratë shqiptare, të cilat po t’i referohem informacionit mediatik rezultojnë të jenë edhe më të diskriminuara dhe më të shtypura sesa 30-40 vjet përpara, e si kurrë ndonjëherë sot janë edhe viktima të dhunës në familje (18 gra të vrara nga burri, i dashuri apo babai gjatë vitit 2011), të diskriminimit, të trafikimit, divorcit, lavirizimit e shndërrimit në mall seksual, pa përmendur hendekun me gratë e Europës ku duan të mbërrijnë – si reagojnë ndaj gjendjes ku ndodhen e ç’bëjnë për të drejtat e tyre? Graria shqiptare duket e lodhur, e munduar dhe e përgjumur. Pa llogaritur ato kryeqytetase që u argëtuan me porno e striptease në një nga klubet e Tiranës, gruaja shqiptare kur nuk feston qejfpaprishur e grarishte, me qofte, torta e aheng “për nga mot gëzuar 8 marsin e luftës për të drejta dhe emancipim”, e shumta shkon të marrë pjesë në aktivitete të lehta argëtuese sportive si p.sh., shëtitije të hareshme me biçikleta pranë liqenit artificial Tiranës, si ajo që u organizua (a që ndoshta ishte thjesht në plan) nga shoqata “Në dobi të gruas shqiptare” nën sloganin “8 Marsi - festë apo protestë?”.

Nuk e di nëse protestat zhurmë-mëdhaja kanë ndonjë dobi, aq më pak spektaklet që manipulojnë qoftë me fjalë (slut) qoftë vizualisht (gjinjtë e zbuluar). Sa për festat tona, këto rrëfejnë për ndjeshmëri e vetë-dijshmëri tejet të ulët – që ndryshe mund të shprehet: “Nuk e dimë e s’arrijmë të nyjëtojmë dot atë që dimë, që ndiejmë, që pësojmë e përjetojmë rregullisht në përditshmërinë tonë.” Edhe pa vetë-dijshmëri e emancipim shoqëror, ligjet e mbrojtjes ndaj dhunës sado të përkryera të jenë a të bëhen, nuk mund të jenë efikase.

Gjendja e gruas shqiptare sot nuk mund të ndryshojë pa ndryshuar Shqipëria, sepse ajo është pasqyrë e Shqipërisë së sotme, peng i kapitalizmit primitiv dhe oligarkisë politiko-financiare, me polarizim të thellë të ardhurash, pa shtresë të mesme, me korrupsion të pashembullt e të pa ndëshkuar, me elitë drejtuese pa etikë… Vetëm kur shpërndarja e të ardhurave të bëhet drejtësisht, kur pabarazia ekonomike të zbutet, kur institucionet shtetërore të mos jenë pronë partish e të funksionojnë duke iu bindur vetëm ligjit, kur lufta kundër krimit të organizuar të jetë e përnjimendtë, kur veprimtaria e shoqërisë civile të mirë-kalibrohet me problemet e shoqërisë, kur edukimi e dija të kthehen përnjimend në shkolla, kur vetëdija qytetare ta kapërcejë stadin foshnjor e të vijë duke u rritur – atëhere gruaja shqiptare do të gjejë dinjitetin, respektin, e vendin e merituar në familje e shoqëri.

59 Komente

E shoh qe problemi i gruas mbetet akoma nje problem i shtruar per zgjidhje. Lum kush ta zgjidhe! smiley

Nga ju burrat varet zgjidhja ,se ju jeni dhe problemi i tyre.smiley

U na rafte pika! smiley Po qe problemi qe te zgjidhemi ne: U kry!.

ky eshte problemi,se ju nuk zgjidhni ,por vetem zgjidhenismiley

Ne menduam se do ti zgjidhnit vete, po nese nuk e merrni per shkelje te te drejtave, gati jemi.

You are ready?smiley

O po, vetem nje burre mendoi per femren shqiptare dhe ai qe Enverismiley

Donte gruaja barazi gjinore,dhe ai e beri.E beri dhe gruan ,burre.smileyama nuk ishte pak kjo ne ate kohe ,kur mjaft te kujtojme se gruaja ishte "askushi" ne shoqeri ,dhe thjesht nje  sherbetore ne familje. Revolucion!

PS: dhe aq faj nuk ju veme jo,kur ne s'duam veten tone. Ben  Jozefina 1 vit turne neper Shqiperi ne mbrojtje te dinjitetit te gruas smiley dhe nuk denjon as te distancohet ,qofte  sa per sy e faqe nga nje pohim i  papergjeshem dhe poshterues ,ndaj nje femre me post te respektuarsmiley nene,bashkeshorteje ,vetem e vetem qe mos te ulte  shefin i saj .smiley

 

as i bashkohem apo kundershtohem dikujt, vec dua te theksoj kot, se vjet apo parvjet qe isha ne shqiperi, dhe shikoja ne tv disa debate ne parlamend, ndjeva te poshterohesha, pse jo, dhe te frikesohesha prej  fjalorit te kryeparlamentares aspak te bukur, J Topalli. Me nje ze mashkulli, po i drejtohej dikut te ps-se, (hik,hik jashte, bagabond, na u qerro sysh! apo zhduku, a dicka te tille.) aspak kulture, butesi, por me nje ashpersi dhe leksik mafiozesh, perpiqej te shpartallonte e vetme kedo qe cohej per te sjelle mendimin e vet. Nuk do ta besoja sikur te ma thoshte dikush. Logu i burrave, shesh legenesh...

Question: Are Women more courageous than Men?

Osho : They certainly are. These are men just feeling jealous... nothing courageous. The woman is more loving because she does not live by logic, by reason, but by pure emotion and heart. The way of the heart is beautiful but dangerous. The way of the mind is ordinary but safe. The man has chosen the safest and the most shortcut way of life. The woman has chosen the most beautiful, but the most mountainous, dangerous path of emotions, sentiments, moods. And because up to now the world has been ruled by man, woman has suffered immensely.

She has not been able to fit with the society that man has created because the society is created according to reason and logic. The woman wants a world of the heart. In the society created by man there is no place for heart. Man has to learn to be more heartful because reason has led the whole humanity towards a global suicide. Reason has destroyed the harmony of nature, the ecology. Reason has given beautiful machines, but it has destroyed the beautiful humanity. A little more heart is needed in everything.

As far as I am concerned, the way to your innermost being is closer from the heart than from the mind. Mind is a shortcut if you are going outward, and heart is a very long way. If you are going inward, the whole thing changes into its opposite -- heart is the shortcut to being, and mind is the longest way you can think of. That's why I am all for love, because from love it is very easy to take you to meditation, to take you to the eternity of your life, to take you to your godliness; it is very difficult from the head.

First the man has to come to the heart, and then only he can move towards the being. My emphasis on love has a basic spiritual reason. From the heart the woman can immediately move, and the man can move towards the heart without any difficulty. He has just been wrongly trained; it is only a conditioning. He has been told to be hard, to be strong, to be manly, and all this is nonsense. No man cries and lets his sadness or his joy flow through the tears because he has been told since he was a child that tears are for women, it is girlish. Men never cry and weep. [...]

Women talk of committing suicide more than men, but they never commit it. Men never talk about committing suicide but commit more suicide; the quantity is double. Man goes on and on repressing, goes on and on keeping a certain face which is fake. And there is a limit to everything: a point comes where he cannot hold it anymore and everything falls apart. Man has to be taught to be more heartful because from the heart goes the way to being. You cannot bypass the heart. The woman is in a better position, she can go directly towards being from the heart.

But instead of recognizing this immense quality in women, man has been condemning women. Perhaps there is a reason; perhaps he was aware of some superiority in woman -- the superiority of love. No logic can be higher than love, and no mind can be higher than the heart. But the mind can be very murderous; the mind can be very violent, and that's what the mind has done for centuries. Man has been beating women, repressing women, condemning women.

And not knowing that condemning women, repressing women is making them inferior, half of humanity is deprived of raising its consciousness. And you are deprived, because you could also have learned the art of moving upwards from half of the universe. You could also have moved on the same way, on the same path; hence I always say, the liberation of women is also the liberation of man. It is more the liberation of man than the liberation of women.

Fakti qe burrat veprojne ne nje terren me te sigurte,ko si ban ma pak kurajoz,po thjesht ma pak budallej.smiley

Kur vjen puna me mrojt territorin ,burri asht i pari qe vetsakrifikohet,qe pa kurajo s'dilet atij shtegu.

Gjithe dimensioni i njeriut m'kit jete, asht hapsira qe zotnon.Hapsira, heperhe asht e burrave, ne do dite, dhe kjo edhe per shkak te kurajos.

Nese jane aq guximtare, pse kane nje instinkt casti qe i ben te gerthasin aq fort kur u bie nje krimb mbi bluze? Guximi eshte nje ndjenje individuale, qe si karburant ka budallallekun, qofte per burra, qofte per gra. 

Ja do i fitojne te drejtat grate shqiptare, po ci duan? Kujt i hyjne ne pune ne ate ambient ku ato kane lindur dhe vazhdojne te jetojne?

Kjo u be pak si puna e atij qe tha: "E rregullove traktorin? tani beji shurren bahces"

The women's liberation movement has to learn one fundamental thing: that is not to imitate man and not to listen what he says about feminine qualities, the feminine personality. Drop all the ideas of man that he has been putting in your heads. And also drop the ideas of the women's liberation movement, because they are also putting nonsense into your minds. Their nonsense is that they are trying to prove that men and women are equal. They are not -- and when I say they are not, I don't mean that someone is superior and someone is inferior. >>>

Laiciteti, paraja, mireqenia e mendja e hapur e cliron nje vend nga cdo pabarazi, me kohen. Ne kemi kaluar vetem te paren.

Shkrim shume interesant,Faleminderit autores! Na mbyten qoftet e 8 marsit dhe "zhuli" patetizmit per barazine gjinore prej 20 vjetesh.Nuk kam pare nje aktiviste te  ofqeve qe promovojne barazine gjinore, te adresojne problemet e gjinise femrore ne tere kompleksitetin e vet.

Dakort, levizje si SlutWalk apo Femen e karanavalizojne dhe pornofikojne levizjen feministe por AMA edhe gjuha e drunjte e barazise gjinore, bie era esencializm. Gruaja eshte dhe femer dhe Trupi, me hiret qe shperfaq, eshte feminilitet & seksualitet DHE te dyja keto, i japin femres identitetin gjinor.

Pershendetje Trop smiley

Shume rralle lexon shkrime te tilla qe prekin "plagen"  me qelb te shoqerise Shqiptare. Me teper se kaq, eshte mjaft mire i shkruar dhe shkrime te tilla jane te mirese te ardhura. Fatkeqesisht, keto shkrime nuk depertojne thelle ne shoqerine primitive Shqiptare te sotme.

Ka nje hendek shume te madhe midis botes se zhvilluar dhe shoqerive te emancipuara ndaj atyre te botes se trete dhe anarkike.

Ky hendek eshte Gruaja. Shqiperia nuk do te zhvillohet kurre nese nuk i jep Femres lirine dhe garanton me ligj e serioziet te drejtat e saj. Ashtu si ne vendet e botes se trete dhe shoqerive te dhunshme, femra eshte e izoluar, e mbytur, e keqtrajtuar ne shume raste.

Keto 20 vjet ndaj femres shqiptare eshte ushtruar nje dhune e tmerrshme psikologjike dhe fizike deri ne ekstreme. Eshte njolla e zeze e shqiperise dhe shqiptareve.  Personalisht, une do te shkoja deri aty sa te mendoja qe femra shqiptare ne Shqiperi, Kosove apo Maqedoni ju denohen lirite dhe te drejtat me elementare njerezore...

 

E lexuar autorja, me gezon ky fakt. Ka edhe vetebesim qe i lejon te nxehet publikisht. Emrin e ka te shkelqyer.

Ne lidhje me pozicionimin mbi 'ceshtjen', i perkiska shkolles 'paradat gej jane shume te huaja per ne dhe te dyshimta ne vetvete' dhe shkolles 'kur te emancipohet shoqeria do te permiresohen te drejtat e grave' (thene ndryshe, kur te bjere shi do te lagemi).

Megjithate, falemnderit shume per shkrimin.

PS: spiritus, per ty ky koment.

Ne lidhje me pozicionimin mbi 'ceshtjen', i perkiska shkolles 'paradat gej jane shume te huaja per ne dhe te dyshimta ne vetvete' dhe shkolles 'kur te emancipohet shoqeria do te permiresohen te drejtat e grave' (thene ndryshe, kur te bjere shi do te lagemi).

smiley ... e para ishte pula.

S`ka force ne bote 

t`na na ndale

ne grave sot 

Revolucioni marshon!

Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak smiley

Kudo qe te shkosh

Ti njeriu revolucionar

Mbrapa te ndjek nje burre

Qe tall bythen smiley

Shtoo, po me kercenon? smiley

Artikulli mua m`u duk shume i mire. Tani se ti i do gjerat tak-fak nuk eshte faji i autores (qe ti ia pelqeje emrin luftarak dhe jo idete pacifiste smiley ). "Lufta nuk behet vetem me pushke o Martin" - thoshte Bardhok Biba smiley.

Per mendimin tim sot (por edhe me pare) ngaterrohet barazia me ngjashmerine. Kam frike se edhe sot shkohet me ate mendimin e para `90 ku barazia shikohej tek nje grua montatore, minatore, zboriste apo peshengritese (kjo e fundit eshte edhe sport olimpik, se ku qendron barazia tek nje femer qe ngre 200 kg une nuk e kam kuptuar ndonjehere).

Inferioriteti i femres nuk vjen nga aspekti fizik (ka plot gra qe ua bejne burrave rrup-sup) por nga inferioriteti financiar. Prandaj grate qe jane finaciarisht te pavaruar gezojne lirite individuale,. Grate jane akoma inferiore ne fusha te tjera (politike apo biznes) sepse nuk kane fituar akoma aq pavaresi financiare.

Por me pavaresine finaciare te grave ka lindur edhe nje problem. Shoqeria po humbet rolin e "prindit edukativ" qe tradicionalisht eshte bere nga nena. Nena punon, baba punon, femijen e rrit FOX KIDS pastaj MTV dhe pastaj PORNTUBE dhe pastaj cuditemi pse femija i thote prindit "Hec ere pirdhu, kush te njef ty?"

Dmth une boss, ti boss-ess po femijet kush do i rrise? (C`t`i besh babai nuk ka gjendra qumeshti).

 

 

Por me pavaresine finaciare te grave ka lindur edhe nje problem. Shoqeria po humbet rolin e "prindit edukativ" qe tradicionalisht eshte bere nga nena. Nena punon, baba punon, femijen e rrit FOX KIDS pastaj MTV dhe pastaj PORNTUBE dhe pastaj cuditemi pse femija i thote prindit "Hec ere pirdhu, kush te njef ty?"

Dmth une boss, ti boss-ess po femijet kush do i rrise? (C`t`i besh babai nuk ka gjendra qumeshti).

Sa vite pine qumesht gjendrash qumeshti femijet qe po u referohesh?

smiley ky eshte mbase femija im dhe i yti. une po pyesja per femijet shembull qe ka sjelle komentuesi parafoles, qe shohin porntube (sepse babai nuk ka gjendra qumeshti qe t'i ushqeje e prandaj nuk mund as t'i edukoje).

Shiko qe t`i biem shkurt muhabetit. Nqs sot femrat kane me shume liri se ne mesjete faktori determinant nuk jane aspak levizjet feministe ne Londer e madje as grate e fabrikes ne Cikago (ne mesjete grate jane djegur se kishin floke te kuq dhe s`e vuri njeri ujet ne zjarr). Gruaja fitoi disa te drejta sepse ndryshoi realiteti ekonomik. Prandaj nqs doni me shume te drejta perpiquni te ndryshoni realitetin ekonomik. Pastaj do ta shihni se sa shpejt do bien "paragjykimet" dhe sa shpejt do zhduken "idete mikroborgjeze qe kishin zene rrenje ne koken  e xha Sulos".

Dhe sa per ate batuten qe ke theksuar, e di qe e ke marre si "diskriminim seksual" por edhe nga ana psikologjike femija duhet tte kete vetem NJE prind  edukator (prindi tjeter duhet te jete vetem ne rolin e mbeshtetesit). Dhe mqs sic tha edhe shoqja Vlora smiley, femija per dy vjet eshte i lidhur me nenen (por ne fakt femija llidhet me nenen qe ne bark, e vertetuar edhe kjo) edukatorin DUHET ta beje nena. 

Te tjerat jane fukarallek.

Shoku Kavir!
Edukuesin ne familje duhet ta bejme te dy prinderit,por sic e thate dhe vete,jam dakord qe politikat edukuese t'i vendose nena,sepse grate presin me holle se burrat dhe dine te jene me te ekuilibruara.
Dhe patjeter qe brenda mundesive punet ne familje ndahen.kam respekt per femnistet,nje qe njoh eshte goxha burresmiley

Hmm tropizma, dmth tek qasja e autores  dicka nuk shkon. Me duket se  disaprovimi prej saj i paradave dhe manifestimeve te tipit SlutWalk  eshte shprehje e konfuzionit te feminizmit sot. Diskriminimi dhe pabarazia gjinore, duket sikur thote kjo, nuk mund te luftohen me qasje sexiste dhe as me revanshe te tipit:"armiku jane burrat". Jo me kot i referohet Sex & City, si modeli kulturor libertist. Emancipimi femres a thua vjen me koleksione kepucesh, nje vibrator ne dore dhe me spektaklet orgazmike te Samantia-s? Mire keto femrat e karieres, metropolitanet e pavarura financiarisht, e kane gjetur zgjidhjen tek sex drive, po femrat e tjera te pa puna, femrat e shemtuara, lekurzeza, rurale, viktimat e traikimit dhe prostitucionit etj. etj si i behet?

Krahu tjeter thote mjaft me politizim,mjat me esencializem, feminizmi prodhoi viktima , grate e forta te karieres ne kurriz te shkaterrimit te familjes,tani  lufta zhvillohet ne mikromjediset ku jetojne grate, grate duhet te kontrollojne trupin dhe sexin e tyre, te rikthehen ne familje dhe lavdi shtepiakeve te deshperuara.

Me duket se  disaprovimi prej saj i paradave dhe manifestimeve te tipit SlutWalk  eshte shprehje e konfuzionit te feminizmit sot.

Pse e konfuzionit feminist dhe jo momente reagimi? Slutwalk nuk me rezulton te jete ndonje levizje gjitheperfshirese femrash - ka lindur ne nje konekst te caktuar dhe shpjegohet vetem ne ate kontekst. Po keshtu femen, ne nje kontekst te ndryshem nga ai ku ka lindur nuk perfaqeson asgje - pervecse nje kuriozitet per tabloidet. Ishin ne Zvicer para disa javesh dhe nuk ndodhi asgje, sepse nuk i flasin kujt. Tani, te fillosh te identifikosh feminizmin dhe problemet e gruas sot me ngjarje qe lindin dhe vdesin brenda kontektsit te tyre lokal eshte e paarsyetueshme. Te provosh te futesh ne nje tenxhere problemet e gruas ne toronto, me ate ne ukraine dhe ne shqiperi eshte nje ndermarrje tmerresisht e guximshme dhe po aq spektakolare sa dukuria e spektalit qe po kritikohet.

Diskriminimi dhe pabarazia gjinore, duket sikur thote kjo, nuk mund te luftohen me qasje sexiste dhe as me revanshe te tipit:"armiku jane burrat".

Kush e ka thene qe armikut jane burrat? Ky eshte interpretim pikerisht per te ulur rendesine e levizjeve, apo edhe me keq, per te sabotuar analizen e tyre duke i etiketuar ne dinamiken: une armiku- ti viktima. Te pakten ne perendim (keto ane ku jetoj une) ky konstrukt nuk e dominon debatin, bile as ate te pasqyruar ne tabloidet populiste. Levizjet qe permend autorja jane zhvilluar jo si levizje kunder burrash, por kunder fenomeneve shqetesuese sociale (ne rastin e Ukraines), apo diskriminuese ne ate te Kanadase. Te kapesh me trendin e modes se 15 vjecareve e ta perdoresh ate si argument apo shembull per gruan me duket e cuditshme: nje 25 vjecare ne Toronto, por edhe ne Zürich, ka tjeter kod veshjeje nga ai i nje 15 vjecareje, nje 30 vjecare te ndrysehm nga ai i 25 vjecares dhe nje 40 vjecare te ndryshem nga ai i 30 vjecares e me radhe). Puberteti eshte nje moment tranzicioni ne jeten e njeriut dhe procesi i njohjes se vetes shpesh manifestohet me ekzibicionizem apo sjellje ekstreme qe kerkojne terheqejen e vemendjes se publikut, si per vajzat edhe per djemte (por keta cuditerisht nuk i terheqin vemendjen njeriut). Eshte nje faze kalimtare, ashtu sic jane edhe trendet e veshjeve (qe perseriten ne menyre ciklike si per te na rikujtuar qe krizat e sotme jane kriza te njeriut). Kerkohet pune edukuese, durim dhe shume tolerance. Asgje tragjike.

Jo me kot i referohet Sex & City, si modeli kulturor libertist.Jo me kot i referohet Sex & City, si modeli kulturor libertist. Emancipimi femres a thua vjen me koleksione kepucesh, nje vibrator ne dore dhe me spektaklet orgazmike te Samantia-s? Mire keto femrat e karieres, metropolitanet e pavarura financiarisht, e kane gjetur zgjidhjen tek sex drive, po femrat e tjera te pa puna, femrat e shemtuara, lekurzeza, rurale, viktimat e traikimit dhe prostitucionit etj. etj si i behet?

eshte nje model mes shume te tjeresh dhe aspak dominues. modeli dominues i shoqerise ngelet ai i gruas ne familje. Sex and the city eshte nje situate fiktive (mbase edhe realitet per nje grup femrash - e drejta e tyre, tek e fundit), si cdo film. Realiteti eshte tjeter dhe problemet e femres ne realitet jane te ndryshme nga ato te Carrit, Samanthes and co. Bile, une mendoj qe problemet e femres jo vetem jane te ndryshme nga ato te ketyre personazheve karikature, por ato jane te ndryshme ne cdo vend; te tjera probleme ka gruaja ne Toronto, te tjera ka gruaja ne Zürich, te tjera ka gruaja ne Firenze, e te tjera ka gruaja ne Tirane apo Ukraine. Por, problemet e verteta te realitetit nuk jane pasqyruar ne artikull, sepse autorja me sa duket problem me te madh sheh spektaklin sesa faktin qe gruaja edhe ne perendim akoma paguhet me pak sesa burri per te njejten pune; apo qe gruaja eshte e para qe nxirret nga puna ne kohe krizash.

Mire keto femrat e karieres, metropolitanet e pavarura financiarisht, e kane gjetur zgjidhjen tek sex drive, po femrat e tjera te pa puna, femrat e shemtuara, lekurzeza, rurale, viktimat e traikimit dhe prostitucionit etj. etj si i behet?

Edhe ato jane, bile jane te shumta; por ato nuk i arrijne faqet e tabloideve qe ka analizuar autorja. Dhe autorja nuk eshte munduar te kerkoje pertej tabloideve, fatkeqesisht, (edhe pse diku thote, e cuditur, qe "femen" nuk arrin ne faqet e gazeta serioze (konstatim i sakte edhe per ato media te Evropes Qendrore qe ndjek une, madje, edhe levizja Slut eshte e panjohur), por nuk qendron tek kjo pike per te analizuar psene, por edhe per te pyetur kunderpyetjen, po mua pse ma kap syri e shkruaj per te?).

Nuk e di se per cilen grua e ka vene titullin autorja; per gruan ne pergjithesi apo per ate shqiptare? Sido qe te jete: eshte nje titull shume bombastik e apokaliptik, qe kerkon te terheqe vemendje, ashtu si teenager-girl me veshjet e tyre provokative.

Eshte e vertete qe diskutimi ne te njejtin artikull i problemeve te femrave ne Toronto, Ukraine, Shqiperi etj e ben panoramen me te komplikuar, por ne fund te fundit, per sa kohe qe 8 Marsi eshte dite nderkombetare, ne menyren simbolike emeruesi eshte i perbashket.  M'u duk me i tepert apo i panevojshem paragrafi mbi "Shame", qe dikush mund ta kunder-argumentoje si film mbi "sex addiction" si semundje.

Pertej atij paragrafi, shembujt e prure nga autorja edhe pse terthorazi, apo edhe pse jane kritikuar, krahasohen me (mos)levizjen, (mos)protesten e femrave ne Shqiperi.  Me pamundesine e tyre per t'u aktivizuar ne krahasim me simotrat e tyre.  

Per mendimin tim me shqetesues ne artikull eshte status-quoja qe paraqitet ne konkluzion. 

Self, para se te komentoj disa gjera, dua te te pyes: ti e konsideron veten feministe?

E konsideroj veten humaniste. Si femer, jam shume e ndergjegjshme qe liria dhe dinjiteti qe shijoj nuk jane te vetekuptueshem, por rrjedhim i perpjekjeve te gjeneratave te femrave paraardhese (feministe apo jo, dhe jo vetem femrave), te cilave u jam mirenjohese. Me duket vetem se konsekuente, qe edhe une te perpiqem qe brezat qe vijne pas meje, ne mos me shume liri e dinjitet, te pakten te mos humbasin keto qe jane arritur me kaq perpjekje. Kam respektin me te madh per te gjithe individet apo levizjet qe synojne te permiresojne jeten e nje komuniteti, apo qe perpiqen qe lirite e arritura te mos reduktohen ne emer te optimizimit te sigurise. Jam, pa asnje medyshje, ne anen e me te dobetit.

Flm per pergjigjen. Hmm humaniste, por edhe nje ambientalist eshte humanist, edhe dikush qe aderon ne levizjen per mbrojtjen e kafsheve. Por ka nje rezervim deri ne mohim kur dike e pyet nese aderon ne levizjen feministe apo mbeshtet qellimet e saj. Dua te dal tek ajo qe kam thene me lart, tek konfuzioni, keqkuptimet dhe imazhet mbi feminizmit. Nje drejtuese  e nje org.joqeveritare shume te njohur per problemet e grave, ne nje emision televiziv ne 8 mars  tha: "feministet kerkojne qiqra ne hell". Nuk u muar vesh kujt i referohej sepse  vete feminizmi nenkupton nje shumellojshmeri rrymash, levizjesh qe aderojne nen kete ombrelle, plus diskursin teoriko-akademik rreth problemeve dhe levizjes per barazi gjinore dhe, me tej, imazhet dhe produket e popkultures per femren.

Autoria psh kur analizon levizjen Femen, zbulon kontrastin ndermjet qellime qe jane shume fisnike dhe qasjes, imazhit (parade toples).Tropizma e vuri ne dyshim skepticizmin  e autores ndaj ketyre formave te manifestimit dhe shikon tek ajo njelloj myku tradicional. Ti nderkohe e quan nje levizje jo gjithperfshirese, nje flake kashte, nje mode kalimtare.

Perceptimi feminizmit si levizje radikale, misandrike, kunder burrave , eshte nje nga argumentat teorike  te thirrjeve per  braktisjen e feminizmit.Keshtu perceptohet edhe nga shume gra, pale nga burrat po se po. Te pakten cfare kam vene re ne blogjet shqiptare.Te tjere thone se feminizmi i arriti objektivat, misioni perfunduar, grate votojne, jane te integruara ne pune, bejne kariere. Tani e rendesishme eshte qe femrat duhet te kujdesen per kontrollin e seksualitetit te tyre.Kjo eshte dhe qasja e popkultures,serialeve televizive,tabloideve, qe padyshim jane nje reagim dhe falsifikim i synimeve te feminizmit per te drejtat e grave.Konsumerizmi padyshim por edhe reagim dhe  frike nga fuqizimi grave smiley Dikreditimi feminizmit eshte hakmarrje e botes mashkullore, duke portretizuar femrat e karieres te stresuara, te vetmuara, pa familje.Levizja feministe nga shume kush shikohet si shkaku i krizes se identitetit  te grave te gjenerates se sotme.Kerkojne por s dine cfare kerkojne. 

Eshte e vertete ajo qe thua ti, problemet variojne nga nje vend ne tjetrin dhe s`mund te futen ne nje thes. Kritiket e vales se dyte te feminizmit pikerisht kete sulmojne, qasjen universale, monolite dhe  esencialiste.( ate qe ti pyet ne fund -ciles femer i adresohet autorja? ) realiteti eshte divers, problemet jane te ndryshme ne vende te ndryshme. Por ama edhe cdo kategori grash apo vend ka te drejten legjitime te artikuloje problemet e veta.Sex &City eshte vertet fiction por ama artikulon probleme te asaj kategorie ne rritje te femrave autonome.Flasifikimi eshte tek subversioni dhe shitja e ketij modeli si shqetesim unviersal.

Autoria nuk mund te qortohet se  nuk po pasqyron problemet reale te grave qe nuk arrijne te depertojne ne faqet e tabloideve.Por ajo kete po ben, pikerisht  duke thene se keto probleme reale po mbulohen nga hiperseksualizmi dhe  porno kultura. Kjo eshte e dukshme edhe ne realitetin shqiptar, ne popkulturen, tabloidet. 

Mua nuk me duket se artikull provokon debat dhe terheq vemendjen edhe per keto probleme te cilat  ketu jane ekslipsuar nga 30%. 

 

halt, halt. i marrim me radhe:

1:  feminizmi eshte nje amalgame rrymash, sic e the, keshtu qe per mua nuk ka kuptim ti thuash dikujt ti je feministe, dhe ca me pak qe "feministet kerkojne qiqra ne hell". Nga ana tjeter, une nuk jam e angazhuar aktivisht ne levizje apo fondacione qe merren me problemet e grave, gje qe ma ben edhe me te veshtire te gjej nje etikete per veten.

2: Autoria psh kur analizon levizjen Femen, zbulon kontrastin ndermjet qellime qe jane shume fisnike dhe qasjes, imazhit (parade toples).

.. . perse nuk na qenka qasje e pershtatshme per qellimet noble? Cfare eshte nje qasje noble? Kush e percakton nobilitetin e nje qasje? A nuk thane edhe per levizjen e grave te kohes, qe qellimet i ka noble, por qasjen te papershtashme? Por ama, shif se ku jane grate sot, aq e vetekuptushme ju vjen liria qe gezojne sot, aq sa shume nuk e imagjinojne dot se per kete realitet eshte luftuar dhe jo pak, se pari kunder paragjykimeve te natyres se sapopermendur. Sot, e shohim me respekt kete levizje; ka nje konsensus per kete ne shoqerine ku jetoj une.

Tropizma e vuri ne dyshim skepticizmin  e autores ndaj ketyre formave te manifestimit dhe shikon tek ajo njelloj myku tradicional. Ti nderkohe e quan nje levizje jo gjithperfshirese, nje flake kashte, nje mode kalimtare.

Jo. Une nuk e shoh si kashte, sepse nuk kam se si. Une nuk jetoj ne Ukraine, keshtu qe nuk e njoh kontekstin qe e ka prodhuar, ashtu sic nuk e njoh rendesine apo domethenien apo nevojen e shoqerise ukrainase per te (e as autorja nuk eshte marre me kete pjese). Une thashe, qe nuk ka kuptim, per mua, te gjykosh nje levizje nga tabloidet: Tabloidet e bene femenin te njohur globalisht, por jo nje fenomen global! Te pakten, akoma jo dhe nuk duket ndonje shenje ne horizont. Keshtu qe eshte e tepert te flasesh per efekte globale per nje levizje domethenia e se ciles nuk i kapercen kufijte e lokales.

Une nuk e kuptoj konkluzionin (dhe ca me pak titullin) e artikullit, dhe me aq sa ka analizuar, nuk me bind.

Ndoshta ketu eshte vendi per diskutimin e atyre foljeve modale emo smiley.

PS: Pupupu cfare e kishe ate?  Nje sec klikova smiley.

alisat, flm per prurjen smiley.  

Sa per nje detaj te vogel, fjalori i gjuhes shqipe 2006 e ka gjinine mashkullore te fjales se siperpermendur.  

Gjendja e gruas shqiptare sot nuk mund të ndryshojë pa ndryshuar Shqipëria, sepse ajo është pasqyrë e Shqipërisë së sotme, peng i kapitalizmit primitiv dhe oligarkisë politiko-financiare, me polarizim të thellë të ardhurash, pa shtresë të mesme, me korrupsion të pashembullt e të pa ndëshkuar, me elitë drejtuese pa etikë… Vetëm kur shpërndarja e të ardhurave të bëhet drejtësisht, kur pabarazia ekonomike të zbutet, kur institucionet shtetërore të mos jenë pronë partish e të funksionojnë duke iu bindur vetëm ligjit, kur lufta kundër krimit të organizuar të jetë e përnjimendtë, kur veprimtaria e shoqërisë civile të mirë-kalibrohet me problemet e shoqërisë, kur edukimi e dija të kthehen përnjimend në shkolla, kur vetëdija qytetare ta kapërcejë stadin foshnjor e të vijë duke u rritur – atëhere gruaja shqiptare do të gjejë dinjitetin, respektin, e vendin e merituar në familje e shoqëri.

 

Ndersa po lexoja artikullin, nga fundi po artikuloja peizazhin ekonomiko-social te shoqerise shqiptare.  Pak a shume ne te njejten menyre qe beri autorja.  Por me beri pershtypje qe me gjithe qendrimin e tonin e artikullit fjalia e fundit eshte lene ne ate menyre.  Pra gruaja shqiptare do ta gjeje te gatshme dinjitetin?  Apo do ta kerkoje?

Para disa vitesh me kujtohet nje emision i Oprah (para se ta bojkotoja) ku diskutohej e drejta e votes se gruas ne Kuvajt, (Ne 2005, femrat fituan te drejten e votes).  Femrat justifikonin, bashke me to per habine time dhe Oprah, qe si pasoje e statusit pak a shume te mire ekonomik, apo mbeshtjetjes ekonomike nga shteti etj etj etj, ishin mire e bukur edhe pa voten.  Me fjale te tjera, kapitalizmi primitiv dhe rrjedhojat e siperpermendura jane patjeter penguese por jo te vetme.

Ka edhe vetebesim qe i lejon te nxehet publikisht. Emrin e ka te shkelqyer.

Ose, Egzibiti nr 113 i volumeve teper voluminoze "C'na ben ne shqiptaret me te qut se 90% e botes dhe 99% e shqiptareve, sidomos ne rastet femra me femren" si dhe i vepres autodidakte, kolektive dhe elitare "Pse na nevojiten me shume parti se germa alfabeti".

A ka marr fund appart ejdi i vagonit te nenave me femije?

Titull bomabstik, but not really fantastik. Nuk e mora vesh se për cilën grua bënej fjalë, për një moment m'u duk se s'bënej fjalë vetëm për gratë, po dhe për burrat në atrofi e qorrsokak (pasazhi mbi filmin "Shame")... Gjithësesi, për mendimin tim, atrofia e qorrsokaku janë së pari personale e s'kanë fare lidhje me seksin. Kur të kuptojmë këtë do të ndalojmë se ankuari ndaj burrave apo qeverisë dhe do fillojmë të ndryshojmë ndonjë gjë te vetja. 

shih, se ti më duket nuk e kuptove ku desha të dilja. dhe ti mbron teorinë se fajin në këtë botë e kanë meshkujt për mosmbarëvajtjen e punëve. jo! fajin për mosmbarëvajtjen e punëve të tua, moj grua, e ke ti dhe vetëm ti. 

p.s. nëse të vete puna mbarë, të lumtë. 

ohu ky shkrim ka ne thelb situaten e tanishme te gruas dhe femres ne shqiperi, jo te Zvicres.  Megjithate, meqe jemi tek Zvicra te bejme nje krahasim te vogel.. Burrat Shqiptare ju dhane te drejten e votes Grave te tyre me 1920, ndersa Burrat Zviceriane me 1971 ju dhane te drejte grave te tyre te votojne... disa kantone Zviceriane e shtyne deri me 1990!!!!

 

 

oh! vërtet? s'e kisha kuptuar se flitej për grarinë shqiptare... por je që je, ça deshe të na thuash ti me këtë krahasimin tënd të vogël? 

 

Po nuk eshte i vogel, eshte i madh.. U bene me dhjetra e dhjetra referendume andej nga Zvicra dhe perser ju thoshnin JO grave duke perfshire edhe unionin e grave konservatore...

Desha te them qe disa gra kane qene kunder te drejtave te grave edhe perseri jane, pavaresisht se ku jetojne edhe sa te pasura te jene.

 

 

Po krahasimi me Shqipërinë ç'deshi të thoshte? se prapë s'po e kuptoj... po të kesh nge, kuptohet.

p.s. Ti the "i vogël", unë vetëm përsërita.

ohu qenke grua e veshtire... edhe 100 here ta perserise une prape ti aty do ti bihesh fyellit..

p.s. ashu vertet shkruajta i vogel, me fale?

Pak me vonesë përgjigjia, po gjithsesi, nuk mbroj asnjë teori të fajit ekskluziv të njërit apo tjetrit. "Faji" nuk ekziston si i tillë. Ka vetëm shkaqe, motive dhe pasoja. Ka pastaj edhe përgjegjësi. 

Kështu, them se shkaku bazë i gjithë mizerjes njerëzore është njeriu i pavetëdijshëm për natyrën e vërtetë të tij.

Si pasojë, mashkulli dhe femra nuk bashkëpunojnë më për interesin e përbashkët por jetojnë në gjendje konflikti të përjetshëm.

Si pasojë e kësaj dhe për shkak edhe të supremacisë fizike mashkullore, mashkulli zë rolin e satrapit dhe femra të viktimës. Dmth mashkulli zotëron, drejton, gjykon, e të gjitha variantet e tjera të përversitetit...

Kjo situatë zgjat, jo vetëm sepse mashkulli vepron në mënyrë të tillë, por edhe sepse femra e lejon diçka të tillë. Të dy veprojnë në këtë mënyrë se janë të dy të pavetëdijshëm dhe të papërgjegjshëm. 

Kur femra del nga letargjia e vet dhe merr përgjegjësi për fatin e saj, nuk e lejon më mashkullin ta vampirizojë si më parë dhe thotë JO. 

Nqs zgjimi i fermës nuk vjen në të njejtën kohë si zgjimi i mashkullit, kjo shkakton situatë tragjike për egon e mashkullit që do mundohet deri në fund të ruajë "pronësinë" mbi femrën. Historia përfundon në zhdukjen e të dyve meqense nuk ka më asnjë lloj mundësie raporti. Femra s'e ushqen dot më mashkullin siç do ai dhe mashkulli nuk heq dorë nga mënyra e vet arkaike e të ushqyerit me energjinë e tjetrës. 

Nqs zgjimi i femrës shoqërohet me zgjimin e mashkullit, femra del nga roli i saj prej viktime dhe mashkulli del nga roli i tij prej satrapi. Asnjëri as tjetra nuk lejojnë më që loja e presë dhe gjuetarit të riprodhohet. Si rrjedhojë, të dy rifitojnë aftësinë për të patur marrdhënie të shëndetshme bazuar në respektin për lirinë e njëri-tjetrit dhe jo në "ngrënien" e njëri-tjetrit. Dhënia dhe jo marrja bëhet baza e re. 

Fatmirsisht zgjimi i njeriut bëhet në mënyrë pak a shumë të barabartë si tek femra edhe tek mashkulli, mgjs femra e ka më të lehtë për nga natyra kalimin nga vetëdija egotike në vetëdijen e zemrës. Si përfundim, nuk asnjëri nuk ka faj dhe të dy kanë përgjegjësi, por rolin e satrapit e luan mashkulli dhe të viktimës femra. (Ky nuk është justifikim për mashkullin që të mos ndryshojë mentalitetin dhe sjelljen e tij ndaj femrës...)

Ravi mendim interesant.Vetem se sipas teorive s'ka ndarje eksluzive mashkull femer.Ndaj viktimizimi kalon si top ping pongu nga nje fushe ne tjetren.Ti i di me mire relatat e shpirtit me trupin.

Po, shumë shpesh situatat kthehen përmbys dhe "aktorët" shkëmbejnë rolet.

Kjo vihet re më shpesh në nivel individual sesa kolektiv, pra midis burrit dhe gruas ose prindit dhe fëmijës, etj. etj. por po ndodh edhe midis femrës dhe mashkullit në nivel shoqëror, psh me këto lëvizjet gjasme feministe dhe me çafkat që u vihen në qafë burrave dhe bëhen më keq se ata, në emër të së drejtës së pashprehur por te nënkuptuar që e kanë merituar. Kështu ndodh edhe me çifutët ose me zezakët nganjëherë; kanë përshtypjen se të tjerët ua kanë gjithmonë borxh vuajtjet e së kaluarës dhe tani duhen mbajtur si ujët e pakët për këtë e t'u tolerohen të gjitha por*ët.

Po nuk ka zgjidhje me shkëmbinim e roleve. Zgjidhja vjen me lënien e lojës mënjanë dhe zbritjen nga skena.

"Shumëkush do ta ketë ndjekur serialin amerikan “Sex and the City”

Shume e shohin pak e njohin.  Nuk e kuptoj fare perse duhet diskutuar nje serial televiziv ne nje vend qe nuk ka asgje te perbashket me mentalitetin apo ambjentin e ketij seriali.  Nga doli ideja qe ky serial ka ndonje gje te perbashket me feminizmin?

@Nga doli ideja qe ky serial ka ndonje gje te perbashket me feminizmin?

Arti imiton jeten por edhe krijon modele dhe jeta fillon imiton artin. Ideja ka dale qe ketej: ne jete , ne te gjitha jetet dhe ne te gjitha kohrat, dhe ne kohen tone, meshkujve ju lejohet te gjesdisin lule me lule , te bejne thjesht seks , pa implikime shpirterore (edhe ky realitet ka prodhuar Don Zhuanin) dhe askush nuk thote per meshkujt lavire (e me kaqurela) , mashkullit nuk i hyn gjemb ne kembe, madje eshte i respektuar si koleksionist femrash. Femrat reaguan dhe thane po ne lopa na ka bere, a jemi te barabarte, c`eshte ky diskriminim ashiqare, perse edhe ne te mos kemi te drejte te bejme seks te cliruar nga dashuria, seks thjesht si argetim dhe eksplorim te botes .dhe keshtu ajo kolumistja krijoi keto kater kolombiste qe eksplorojne seksualitetin e tyre, kater femra avatar, autonome qe martesen nuk e shikojne si nje domosdoshmeri por si nje opsion, qe risjellin ne vemendje debatin per familjen, martesen dhe karieren etj. etj. Tani a eshte ky nje mutacion i feminizmit, a eshte ky kontribut per feminizmin apo eshte nje antifeminizem? apo eshte fundi feminizmit? Nje gje eshte e qarte, qe femra si keto te katerta ekzistojne, jane nje segment i shoqerise edhe pse ne USA ka me mijra gra te varfera dhe qe kane shqetsime te tjera.Ama nje gje eshte e qarte, qe sido qe t`ja veme emrin ketij seriali, ai eshte ngritur mbi supet e arritjeve te feminizmit.

Tani duhet te ndajme rolin e njeriut ne shoqeri, dhe po ashtu rolin e femres dhe te burrit ne familje dhe me pas edhe mund te diskutojme. Para çlirimit, roli i gruas ne familje ishte vetem ne qeverrisjen e shtepise, nga porta e brenda, te sillte ne jete femije e ti mirerriste ata, dhe te mbante burrin me te lara e te ngrena, me priitje e percjellje...e ketu mbaronte puna dhe detyra e gruas ne Shqiperi ne te gjitha trevat si ato me maloke po ashtu edhe ato me laluce, apo leber....., pra thjeshte ishte nje skllave e familjes, e cila nuk duhej te kishte asnje deshire apo ndjenje tjeter. Pas çlirimit, ju vu theksi edhe çlirimit te gruas, nga keto vargonj qe e mbanin te lidhur dhe nje qenie te pazhvilluar. Sistemi i atehershem beri qe te barazohej burri me gruan, aq sa sot, disa, une po i quaj me plot gojen budallenj, qe me luften kunder komunizmit i quajne te gjitha levizjet qe u bene ne ate kohe si krime, thone qe i bene grate si burrat, ose me mire i bene burrra...

tani o burra e o gra se nuk po e marrim vesh, o te jene te bukura dhe vetem per seks, o te jete te barabarta me burrat dhe te punojne ne te gjitha fushat e jetes si ata ose te jene shtepijake te rendomta siç edhe kane qene shume kohe me pare.... si do ta zgjidhim tani kete çeshtje????

Dikush ketu hodhi ne tavoline rolin ekonoomik ne pamvaresine e gruas.... pooooo, shume e drejte, por ama harrojne se nje grua e shendoshe ekonoomikisht eshte nje persson me i "rrrezikshem" per ngritje krye ndaj burrit edhe per sherrin me te vogel dhe per ti lene targen atij...... dhe kete e tregon edhe numri i larte i divorceve ne bote sot... Atehere cili do te jete roli i familjes...? Dikush ketu tha se me edukimin duhet te merret vetem nena, per vete lidhjet qe krijohen, atehere perse do te duhet babai ne shtepi? Per pllenim mund te perdoren edhe forma paralele. Thelbesore mendoj une eshte se edhe vete grate nuk po e kuptojne vete se çfare duan......Duan liri, duan barazi, qe nuk u lejon te merren me familljen de shtepine, apo duan pammvaresi ekonomike qe te kene mundesi qe ti ndajne burrat me kollaj.....

ps

i gjithe ky arsyetimi im te mos merret si nje atentat maskilist, se edhe ne burrat kemi boll gjynahe ne kete mes, po nisur nga artikulli, nga krahasiimet dhe shtjellimet e tij, nuk kuptova gje se ku qendronte problemi...se kur keto pune ngjallin revolta edhe ne Kanada, atehre lum ne.....

ps2

kjo autorja ne te vertete a di shqip???? pyeteni nje here....

Këto pyetjet që shtron ti alidems nuk janë të paqena, po nuk gjejnë përgjigje në kuadrin e së njohurës nga shoqëria e sotme. Femra e djeshme nuk ishte e lirë. Femra e sotshme prapë nuk është e lirë. Thjeshtë ka shkëmbyer disa liri për disa të tjera. Ta kthejmë prapë ashtu siç ishte: nga babai tek burri dhe fëmijët? S'besoj se do pranojë. Ta lemë të bëhet burrë me minifund dhe taka? Prapë, s'besoj se shkon larg. Sado e "pavarur" ekonomikisht të jetë, nuk ka asnjë mundësi lulëzimi për natyrën e femrës në shoqërinë alla mashkullore që po mundohet të integrojë. Rezultati është depresion, mungesë afeksioni dhe histeri, në të shumtën e rasteve. Sado të bredhin andej këndej lule më lule e flutur më flutur, të gjithë/a vjen një moment ku mendojnë se diçka u mungon dhe atë diçkanë e kërkojnë te një histori dashurie e një lidhje klasike princeshe e princi, po që as këtë s'e realizojnë dot më siç duhet se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga koha e princit dhe princeshës së përallës dhe njeriu i bën vetjes shumë pyetje pa marrë dot përgjigje.

Sipas meje, nuk ka kthim mbrapa dhe as vazhdimësi kështu siç është nisur. E vetmja mënyrë është hapja e syve të njeriut përballë natyrës së vet: Jam Një, jam i plotë, jam autonom, nuk kam asnjë nevojë, jam përgjigjia e të gjitha pyetjeve të mia, jam dashuria që kërkova më kot tjetërkund dhe jam pjesë e jetës e jo i ndarë prej saj.

Kjo ka për të sjellë ndryshimin e mardhënieve midis sekseve, po jo vetëm kaq. E gjithë mënyra e funksionimit të shoqërisë ka për të ndryshuar bashkë me të. Familja nuk ka si bën përjashtim.

Shumëkush do ta ketë ndjekur serialin amerikan “Sex and the City” (Seksi dhe Qyteti), në qendër të të cilit është jeta dhe miqësia e katër newyorkezeve, diku në fund të 30-ave e fund të 40-ave në mbarim të shekullit të 20-të, seksualisht të çliruara, por shpesh të papërmbushura romantikisht; të pashme e të zonjat profesionalisht; të pavarura ekonomikisht, por po aq të varura e obsesive ndaj burrit si kryeobjektiv; gjithnjë duke ndërruar partnerë po aq lehtë e në mos edhe më shpesh se këpucët takëlarta, aksesorët ekstravagantë a fustanet e mbrëmjeve; dëshpërimisht në kërkim të dashurisë e vijimisht të mbetura peng kacavarur dramash sentimentale. Në njërën prej serive, Carrie Bradshow, kryeheroina dhe rrëfimtarja e serialit, pyet mendueshëm: “Vallë a jemi thjesht të pazonjat për të ndërtuar lidhje romantike, apo s’jemi tjetër veçse lavire?”

 

Kom pershtypjen se kjo se paska kuptu fare kete film.

Ne pergjithesi nuk eshte e kollajte ti kuptosh filmat amerikane

Ndoshta mund ta kem kuptu dhe une kete film gabim ...gjona qe bojne vaki tha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).