Letërkëmbi zbulon një anë më të butë të "burrit të ashpër" që ishte Ernest Heminguej

David Haglund shkruan tek Brow Beat se një vlerësim i fundit që Nathan Heller i bëri figurës së Ernest Heminguejit mund të ketë komplikuar gjërat për ata që shkrimtarin e kategorizojnë si një "maço të rëndë". Heller nënvizon pasigurinë e prozes së hershme të Hemingueit si antidodë.

 Gjërat komplikohen më shumë për imaxhin e burrit të fortë kur lexojmë një letërkëmbim të bërë publik vetëm rishtaz. "Ne e mendojmë Ernest Heminguejin si një gjahtar, një imazh maçist. Por në letrat gjejmë një anë më të ngrohtë, si atëherë kur përshkruan çfarë ndjente kur iu desh të vriste maçokun e tij." - thotë Susan Wrynn, kuratore e koleksinit të Heminguejit në Bibliotekën e JFK.  Letra në fjalë, me të cilën u mor para disa ditësh edhe blogu ArtsBeat i New York Times shfaq një kombinim të veçantë të sjelljes së burrërore me ndjeshmërinë e tij të thellë. Në letër zbulojmë sesi në vitin 1953 maçoku i Heminguejit, me emrin Xhaxha Uilli u shtyp nga një makinë. Macja u dëmtua rëndë, por nuk ngordhi në vend, ndaj shkrimtarit të madh i binte detyra të mos e linte të vuajë, duke e vrarë për mëshirë. Dikush u ofrua ta vriste macen e gjorë por Heminguei nuk pranoi pasi kishte frikë se në duart e një të huaji maçoku "do dyshonte se po e çonin për ta vrarë". Kështu, Heminguei mori pushkën në dorë dhe pikërisht atëherë disa turistë u afruan me makinë.   

E kisha ende pushkën në dorë dhe u shpjegova se kishin ardhur në një kohë të papërshtatshme dhe ju luta të më kuptonin dhe të largoheshin. Por ky psikopati i pasur me Kadillak tha, "kemi ardhur në kohën më të përshtatshme". Tamam kur mund të shohim Heminguejin e madh që qan sepse i duhet të vrasë macen e tij.

  "E poshtërova ashtu si meritonte ta poshtëroje," - shkruan Hemingueji në lidhje me "psikopatin e pasur me Kadillak", pa dhënë detaje të gjërave që i tha. "Unë kam qëlluar edhe mbi njerëz, por kurrë mbi një krijesë që e kam njohur dhe dashur për 11 vjet," - shton ai. "Kurre s'kam qëlluar mbi një gjë që edhe pse me dy këmbë të thyera përkëdhelet me përrrrre të ngrohta." Edhe pse miti i tij e pikturon Heminguejin të rrethuar nga luanë dhe kafshë të tjera të mëdha, macet e vogla zunë një vend të rëndësishëm në jetën e tij, sidomos në gjysmën e dytë. Deri në vitin 1945 Heminguej kishte 23 mace të cilat "rronin si mbretër". Sipas librit "Hemingway's Cats" ai dhe e shoqja i quanin macet "sfungjerë dashurie". Pasardhësit e maceve të Heminguejit vazhdojnë të jetojnë në pronën e tij edhe sot. Për shkak se shumë nga macet e shkrimtarit kishin gjashtë gishta, termi "Mace e heminguejit" ka nisur të përdoret për të përshkruar felinët polidaktil. Macet shfaqen herë pas here edhe në veprën e Heminguejit, si psh. "Macja në shi", nga "In our Time".

83 Komente

Gojet "e liga" thone qe ky dhe kjo poze eshte elementi i shtate (i munguar) ne foton e meposhtme smiley

Hap robi syte,hap peshkun,nje burre me cifte qe ka vra macokun e vet.

Mbyll robi syte prape.

Mbyll robi syte prape.

Shef ne enderr nje macok me cifte qe ka vrare burrin e vet smiley

Mbyll robi syte prap.............smiley

E paskeni traumatizuat qe me sabah Bradcokun smiley

Ndoshta nje nga shkrimtaret me te mbivleresuar te te gjitha koherave!  Tiran i familjes, maniako-depresiv, delirant dhe pijanec. Paska qare per macen? Po mire, ndoshta atje ku gjykohen (nese!) gjerat i bejne ndonje ulje denimi.

Tamam si Kadare (me perjashtim te pijanec) smiley Po kush nga shkrimtaret eshte "normal"?* 

* sipas moralit te krishter

bwoh... ja kur t'filloj galexhanti ktu tani.

Kur te nxjerrin ndonje shkrim per Kadarene qe qau se iu thye fikusi ne guzhine, do bej te njejtin koment.

filipi i spanjes qau kur iu mbyt flotilja,

po pse vetem filipi qau? smiley

 

femija duket sikur po luan me celular smiley. komandati duket sikur ka nje cigare me bisht (cigarembajtese?). po ne bibloteke veprat e veta ka? po kete fare shijeje afrikanoqendrore per biblioteken kush e paska pasur?

Me te vertete qe ngjan afrikanoqendrore por sesi ia dole te mberrije tek ky vezhgim eshte mbreselenese. smiley

I bie drita qe duket ashtu si me trekendsha kashte te bardhe smiley

HAH - designeri i Enverit i paska shpetuar mire burgut te Spacit me keto idera revizioniste per te mobiluar zyren e tiranit...

smiley me pelqen ky lloj ambiguiteti.

nese e ke njohur m.k.-ne, di gje nese ishte ndonje lloj disidence alla i.k. burgosja e veprave dhe librave asisoj?

Sepse duhej qe gjithe qendra e rendeses se dhomes te binte ne nje pike, apo hapesire, qe duhej te shfaqej ne gjithe madheshtine e vete. Krejt dru.

nc nc shkelqim mashtrues. pra druri mban peshen, llaku vjedh fokusin. fokusi mbetet tek mobilja, ndoshta prej pakices, se vepra me shumice.

pse jo refleksiviteti smiley

e derdhur ne bronz apo punuar ne baker?

(s'po e ve qe s'po e ve dot ne rendin e duhur nenrendites)

ah, lexoj qe paska pasur poete angleze. pakice tjeter soj (c'na solli deti). pika-pika, per me teper.

@paska pasur poete angleze. pakice tjeter soj (c'na solli deti). pika-pika, per me teper.

smiley sa e poshter, smiley

kot ben, se t'ish taku vete me enverin ajo, rrezik do e kishe ta afiliume te hysni milloshi tani. se qefli librash ka qen ai. un nga enveri kam dal fillimisht n'at konkluzjonin qe librat e tepert prishin pun.

robi duhet te kuptoj qe ne tre autor qe ka lexu, njonin nuk duhej ta kishte... (ne fund perfundojm te bibla dhe Iliada, po tjeter muabet ai). Pra mes tolstoit, shekspirit dhe cervantesit, ke do flijoje te parin, spiritus? smiley

emo..nga goja e vet malos.., ne nje bisede te lire  ne "Lidhje.. nja nje jave si kishte bere ate viziten

" U shtanga kur  duke pare biblioteken prej 45.000 volumesh gjeta  nje poet anglez te lexuar,  sa dukej, prej tij.Kishte  vene disa pika faqeve.Nuk arrita ta mesoja se perse ishin ato pikat.Eshte nje poet shume i madh anglez i diteve te sotme..."

Klemi: "Ai iku, por  me tha mua ta shoqeroja  tere kohen  ne biblioteke. Vete I, i kishte thene  Nexhmies,  deshiren per te pare  biblioteken e shokut...ndenjem bashke gati dy ore e gjysem. Ai shikonte dhe shfletonte  nga librat qe merrte ne dore.Vajza po loste ne sallonin para bibliotekes, me ca lojra  qe i vuri perpara Nexhmia.

   Kur gjeti poezite e atij poetit anglez e hapi dhe pa se  ishin bere shenime me pika te kuqe dhe jeshile  neper faqet.Ashtu e kishte zakonin kur lexonte.Malua mu drejtua mua gjithe habi  dhe me tha:"Dhe kete  poet e paska...?!! "

i ka dhon gjithe vepren e balzakut ne frengjisht mer... nji karroc dore, mezi e solli sulua deri te pragu i deres, ku e moren ata te transportit pastaj. dhe as nji falemnerit nuk thot, gjinokasterli per gjinokasterli, po u thy pes lekshi, iku tha. smiley

Tiran i familjes, maniako-depresiv, delirant dhe pijanec.

Kam pershtypjen se keto s'kane lidhje me te qenit shkrimtar. Ai mund t'i kete te gjitha ato, dhe prape te jete shkrimtar i mire.

  Shkrimtar i mire...! Sigurisht, por varet se per ç`fare shkruan.Ne se i mungon shpirti, dashuria  si  ndnjenje, kurre nuk mund te jape "gje" te  bukur. As gjella e gruas nuk  do kete shije po nuk i pati "shtire" pake  dashuri.

Pse gjellet e gatuar nga  nena, jane gjithmone te shijshme ?

Kur pashe foton lart te atij burri me cifte, sec mu kujtua Hunteri jone. Nga bohet valle? Mos eshte gje sezoni i gjuhetise dhe ai ka vajtur per te gjujt lepra? Apo, ka ndyshuar nick?

Kam qene prane shtepise se Heminguej ne Key West. Nuk arrita te futem brenda sepse ishte vone, por emocionet ishin te medha. 

Pse kishe emocione ke shpia e tij?

A ndryshojne keto nga emocionet qe te kapin psh kur lexon librat e tij?

Para ca vjetesh isha ne nje bar ne Havanen e vjeter qe e kish emrin Floridita. Thuhet qe ishte bari i preferuar i Hemigwayt kur jetonte ne Kube. Ishte aq i mbushur me njerez dhe tym dahani sa nuk munda te qendroj me shume se 5 min nga klaustrofobia. Aty ishte nje plake e rreshkur qe shtrengote bustin e Hemingwayit fort. Me beri pershtypje... me erdhi keq per te dy. Ai si pjestear i gjenerates se humbur, dhe ajo si nje e marre qe shtrengote nje objekt in-anim....

/sjelle ketu nga "cool story bro" trademark

Po si te mos kesh emocione o Llukan? E kam patur idhull qe i vogel. Nuk ishte pak per mua te isha aq prane shtepise se tij dhe vendit ku u shkrua Plaku dhe Deti. Rrofte Sala qe hapi rruget dhe na dha ket munci smiley

Nuk jom Llukani, po s'ka gje se dhe ai shoku jon eshte... smiley

Po ai Ymer i varfer sikur e shkroi ate liber ne Kuba...

Nejse me mire qe Hemingway nuk e ka pare si eshte katandisur Kuba sot e kesaj dite. Se si rrevolucioni e tradhetoi ate vend dhe e la 50 vjet mbrapa, te ngujuar ne vitin 1959...

/Rrofte edhe Obama qe po ti hap rruget per Kuba...

Oops, nuk e di pse m'ishe fiksu si Llukani. Ndjese. 

Ja dhe plaka. Ajo e pushtone bustin, e leshonte, dhe e pushtonte prape. Pozonte para tij, perlotej, buzeqeshte...

More vesh gje, ishte adhuruese apo ndonje e njohur personale e atij?

Nuk e di... vijat midis adhurimit, idolizimit, dhe skizofrenise jane shume te mjergullta...

Ne mund te sajojme vete nje histori kur kjo zonje ishte nje Chiquita 15 vjecare dhe lexonte per te paren here librin "plaku dhe deti" ne vitet 50. Kuba ishte parajse turistike per bosat dhe sketerre per ata qe punon ne fushat e duhanit.

Chiquita vinte nga nje familje e shtreses se mesme, apo intelektuale. Ajo shtrese qe me pas u zhgenjye nga rrevolucioni. Kur ajo lexoi librin "plaku dhe deti" ajo qau per plakun Santiago dhe ra ne dashuri me karakterin e Manolin. Provoi ndienja qe pak gjera te tjera ne jete ja kane zgjuar dhe kurre nuk e harroi shkrimtarin...

Tani mbetet vetem nje bust prej bronxi, aq stoik sa dhe vete Hemingway... dhe plaka e mallengjyer...

E bukur kjo foto. Plaka rrezaton lumturi. 

I kam lexu i liber ketij Heminguejit. Me duket ka pas i titull "Ndermjet lumit neper peme" a kush dreqin e di. E vetmja gje qe mbaj mend eshte qe ishte roman shume bajat dhe i merzitshem. Sa per jeten e ketij ky ka qene kokrra b******it

Mua me kane pelqyer disa tregime te shkurtra te tij, por megjithate, jam i sigurt qe famen e ka me shume prej situates politike. Por si shkrimtar s'mund ta shash. 

Nuk po e shaj por kur lexon robi Markezin, Allende o Coelho ose qofte edhe Larsson, atehere Ernesti te duket vk. Nejse se une smar vesh shume nga keto. Mjeshter PF-ja i di keto pune 

Ti mund edhe ti thuash mutit koko, apo te te duket nje qingj ne hell si vk para McDonaldit, por kjo thjesht sa tregon se sa vk je ti ne fakt, dhe jo qingji ne hell.

Perfundimisht, kam konstatuar se interneti eshte gje e mire per ata qe s'kane mundesi te flasin tjeterkund, por jo per ata qe s'kane asgje per te thene, pasi keta te fundit do e thone karllikun e radhes ku do qe te jete. Dhe cdo karllik, per cudi, tingellon si teza me sensacionale e shekullit: Hemingueji eshte vk para Coelhos!

Coelho eshte gjeni per ata qe nuk dine te lexojne. smiley

As nuk mund ta imagjinoj se si mund te futen ne nje fjali Hemingueji, Allende, Larssen, Coelho dhe Markez, pervecse per te treguar se "sa i lexuar qe jam."

Jo mor paragjykus. Kjo per te thene qe pelqej rryma te tjera or daku

Coelho eshte shkrimtari tipik i shtepijakes se deshperuar. Asaj qe i eshte rritur celuliti gjithandej. E lexojne te varfrat dhe nderkohe mendojne: "Uaaaa sa i zgjuar ky Coelho, fiks si une mendoka, sa i mire qe eshte, sa na kuptoka ne femrave.". smiley

Po cte bejme or Lul. Jena njerez te thjeshte. Sjemi te gjithe si ty. Ty po sta rekomandoi ndonje shkrimtar akademia e futja pordhes ti se lexon. Po qeke budalla fare ti mre. Po une do lexoj ca me do penisi mua dhe jo anusi ty. Edhe daniel steel po me deshi penisi mua do e lexoj. Ik tashi futi i te gjate.

Po lexoje mer daku, kush te pengovi. Nuk u ngrita une te protestoja se Coelho e Steel qe lexon ti eshte vk. U ngrite ti te na thoshe se bashke me Heminguejin, edhe ne qe e kemi te rekomanduar nga akademia, jemi vk... se Hemingueji eshte bythqir... se ti qe s'e lexon i bie te mos jesh bythqir... ndersa ne qe e lexojme jemi... e lloj e soj bythqirlliqesh te tjera... 

Ca vlere ka te thuash se Hemingueji eshte vk para Coelhos, edhe sikur ne fakt kjo te jete e vertete? WTF for? Per te treguar se butonat e tastieres mund t'i perdoresh ne nje menyre ne dukje inteligjente?

Me kish shpetuar... edhe Danielle Steel? Buhahahahahahahahahahahahaha! Mungon vetem Kundera smiley

I kam lexu i liber ketij Heminguejit.

Lol. Jam i sigurte qe Heminguej do te ta dinte per nder.

Mu po e po. Po sa do gezohej po ta dinte qe e ke lexu ti. Cte te them. Do shkulte floket nga kenaqesia qe nje nga kokat e peshkut (pa uje) jo vetem e ka lexuar por edhe e mbron me doza ironie. Te paste Hemingueji ty smiley

Nejse, pa u nxef, po Heminguej njihet kush eshte. Mbase duhet te tentosh te lexosh edhe ndonje liber tjeter. Provo "Plaku dhe deti" ose "Te kesh a te mos kesh". Te dyja perkthime te mrekullueshme ne shqip.. Une them se Heminguej e meriton nje second chance.

Nuk e ke keq ti. C'e do qe eshte mbyllur Misto Mame.

Si dole ti ne perfundim qe ky ishte b******? I mbajte gje pishen?

Hemingway u martu kater here, dhe sipas shkrimeve biografike ka qene gjithmone i rrethuar nga femrat. Ai gjithashtu ishte baba i tre femijeve.

Ne vepren e tij te madhe Hemingway ekzaminon shume tema qe kane te bejne me seksualitetin. Ai eshte quajtur dhe homofob nga disa kritike (The sun also rises).

Sidoqofte nga eksperienca ime, ata qe cirren "b****" ky , "b*****" ky tjetri, coku ju kerruhet suma per vehte... (Ekrem Spahia - case in point...)

Per kete punen e nje shkrimtari te madh qe ka jete te ndyre, jam befasuar kur kam pare kete video te Bukowvskit, gjate nje interviste, kur rreh gruan para kameres. I humbi gjithe piket me mua si shkrimtar, ndryshe nga c'imagjinoja, edhe pse e dija qe kishte qene pijanec e kokrra e dembelit. Por jo kaq, gjithsesi. 

http://www.youtube.com/watch?feature=pla...

Hah... tema u bastardua tek vrima e bythes se Shqiptarit.

Kjo pike strategjike qe sjell rrotull nderin e nje kombi.

jemi shum popull alegro*

*mrrok, t'lutem mos e hum ket

Per tropizmen:

Ai efekti i bibliotekes, ne italisht quhet "bugnato".

efekti "bagnato" ndodh prej shiiut dhe jo kunder shiut. relievi i konit vleresohet nga myshku dhe krijon dritehije natyrale - te natyrshme dhe pa koste shtese ne ndertim. sigurisht dhe drita ne fasade thyhet nga hija shume me teper se mbi nje siperfaqe te rrafshet. si pasoje e te dy cilesive me lart te prermendura, vjen edhe permbylles rrezultati mospasjes nevoje per mirembajtje te vazhdueshme kunder myshk qe ndodh prej shiut mbi fasada rrafshe. smiley

Macja e Zeze e Allan Poes

 

Pluto - this was the cat's name - was my favorite pet and playmate. I alone fed him, and he attended me wherever I went about the house. It was even with difficulty that I could prevent him from following me through the streets.

Our friendship lasted, in this manner, for several years, during which my general temperament and character - through the instrumentality of the Fiend Intemperance - had (I blush to confess it) experienced a radical alteration for the worse. I grew, day by day, more moody, more irritable, more regardless of the feelings of others. I suffered myself to use intemperate language to my wife. At length, I even offered her personal violence. My pets, of course, were made to feel the change in my disposition. I not only neglected, but ill-used them. For Pluto, however, I still retained sufficient regard to restrain me from maltreating him, as I made no scruple of maltreating the rabbits, the monkey, or even the dog, when by accident, or through affection, they came in my way. But my disease grew upon me - for what disease is like Alcohol! - and at length even Pluto, who was now becoming old, and consequently somewhat peevish - even Pluto began to experience the effects of my ill temper.

One night, returning home, much intoxicated, from one of my haunts about town, I fancied that the cat avoided my presence. I seized him; when, in his fright at my violence, he inflicted a slight wound upon my hand with his teeth. The fury of a demon instantly possessed me. I knew myself no longer. My original soul seemed, at once, to take its flight from my body and a more than fiendish malevolence, gin-nurtured, thrilled every fibre of my frame. I took from my waistcoat-pocket a pen-knife, opened it, grasped the poor beast by the throat, and deliberately cut one of its eyes from the socket! I blush, I burn, I shudder, while I pen the damnable atrocity.

SuperLike!!!

Prurje e bukur, e rralle nga ato, qe ja vlen te hedhesh nje sy here pas here ne ppu.

"Macja ne Shi" eshte teper e bukur, intime.

Pak a shume (ndjese per herezine e ndryshimit te tekstit te Hemingway)

Kur ajo zbriti, drejtori i hotelit u ngrit menjehere ne kembe. I pelqente respekti, serioziteti dhe reverenca, qe drejtori tregonte ndaj saj. Ai e shoqeroi me sy, teksa doli jashte ne kerkim te maces.

..........

Lart ne dhome i shoqi po vazhdonte te lexonte librin.

- E dua ate mace. E pashe nen peme, te lagur. Doja ta merrja ne dhome, por nuk ishte me. Iku.

- E dashur, s'ke ci ben. Kshu jane macet.

- Po une e dua. E dua.E dua.

Kur te kthehemi do te marrin nje mace pelushi.

Une dua ate! Dua ate mace. Qe me ferkohet neper kembe. Dhe dua edhe nje shall te madh, te bute qe te mbuloj shpatullat.

.....

Dera trokiti. Ishte nje nga pastrueset e hotelit me nje mace porcelani ne dore. Kete ja nis drejtori, - i tha.

Tekat e femrave nuk jane kurre thjesht teka.

 

Edhe unë jam e mendimit që Ernest Hemingway është shkrimtar i mbivlerësuar. Gjithsesi ai është i rekomandueshëm. Janë disa tituj (vecanërisht tituj të zgjedhur/mbresëlënës) që nuk mund të kalohen me indiferencë (nga të gjithë librat e tij, unë do të vecoja ‘Për kë bien këmbanat’, ‘Plaku dhe Deti’ dhe ‘Lamtumirë Armë’). Por, ajo cka më ka bërë përshtypje mua prej Hemingway-t, është fotoja e vendosur në ballinë e cila e ilustron kaq keq jetën e këtij shkrimtari. Kjo foto e cila ka qarkulluar në copëra gazetash, apo revistash të kohës (jo të nxjerra nga deti) ilustron në mënyrë të turpshme jetën e tij. Vrazhdësinë  e saj. Nuk e di se si mund t’i rrish indiferent kësaj fotoje. Ajo është kaq e turpshme. Nëse gjithë veprimtaria e tij e bën Hemingway-n të famshëm, kjo foto e sjell atë pranë ‘infamy-s’. Hemingway karakterizohet shpesh si njeri aventurier. Por, unë e kam të vështirë ta përfytyroj si të tillë. E kam përfytyruar teksa vrapon neper shtigjet e gjuestisë me një armë në dorë. Por, gjuetitë e tij kanë pasur shumë pak nga aventura. Një njeri që nuk është në gjendje të përdorë as kamuflazhin. A mund të ketë dicka të kamufluar kjo foto? Sigurisht që jo. Gjuetia pa kamuflazh është një aventurë e dalë jashtë kontrollit. Nuk është më aventurë. Hemingway kishte dicka të pakontrolluar në jetën e tij. Një shkrimtar që nuk diti të jetojë aventurën.     

Pse e turpshme? Se ka dale ne foto me arme? Dhe ku, ne Amerike, ku te gjithe gezojne te drejten te mbajne arme, me kanun amerikan. I ke meshuar aq shume "te turpshmes" sa thashe se mos me ishte dukur mua si arme, e ne fakt ai po drejtonte ndonje tyte tjeter nga aparati fotografik. Aq te turpshme e bere.

Një njeri që nuk është në gjendje të përdorë as kamuflazhin. A mund të ketë dicka të kamufluar kjo foto? Sigurisht që jo. Gjuetia pa kamuflazh është një aventurë e dalë jashtë kontrollit. Nuk është më aventurë. Hemingway kishte dicka të pakontrolluar në jetën e tij. Një shkrimtar që nuk diti të jetojë aventurën.    

C'do te thuash tamam te kjo? 

Unë thashë e turpshme, jo e paturpshme...

Tek qëllimi. Nëse një foto/imazh/pamje bëhet enkas (me qëllim) atëherë është e paturpshme. Nëse bëhet pa qëllim është e turpshme. Në këtë foto unë e shoh E. Hemingway të fiksuar jo pas objektivit, por pas armës. Ai vjen i dorëzuar tek objektivi dhe i fiksuar tek arma.

 

cer jane kto paragjykime mer lal? Sa shume ke shkrujt e ske thon gjo hic.

Freud ka thone "Sometimes a cigar is just a cigar" prandaj ndonjehere gjerat nuk kane nevoje per analize.

Mos harro rregullin 2 te perdorimit te armeve te zjarrit. Kontrollo gjithmone drejtimin e tytes.

Ky rregull eshte me kollaj te zbatohet kur i ke dhe syte nga tyta Lirka...

Të më falësh, por unë e shoh kështu. Këtë foto nuk e shoh për herë të parë. E kam parë shumë kohë më parë. Është një foto e tmerrshme. Sytë nuk është e thënë të jenë të fiksuar diku, është e gjithë qenia e tij që shpreh këtë qëndrim. Por, jam unë që e shoh kështu. Të tjerë mund ta interpretojnë ndryshe.

ernestua na kujto qe duhet me nis workin out. shum me teper se caknorris dhe kristi brinkli.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).