Cila është ideja më e mirë për biznes në Shqipëri (për momentin) ?
20 Mars 2012 - 02:42Nese nje shqipe nga jashte do te donte te hapte nje biznes ne atdhe, cfare do t'i sygjeronit ju peshqit?
Ju falenderoj.
postoi: Aragon
Nese nje shqipe nga jashte do te donte te hapte nje biznes ne atdhe, cfare do t'i sygjeronit ju peshqit?
Ju falenderoj.
92 Komente
moll
GC
Kush kerkon te behet milioner brenda nje kohe te shkurter, le te me dergoj mua dhjete euro dhe do u tregoj nje menyre te sigurte fare.
Falas nuk ka gjo fare ne ket bote, pervec ajrit ndoshta.
Po une do thosha ta hapje WC publike ne qytet kryesore,pershembull.
.bile edhe qeveriut,qendror dhe vendor,i intereson dhe kushedi,mbase i subsisdonte pronaret..
Po pra ideeee kjo,te vije mileti perdite duke pshurr ne leket e mija.
Pse mo..ata do paguajne per ate pune.. pastaj edhe cepat e pallateve nuk do vijne era,mender urine merr vesht.
. prandaj thashe qe i intereson edhe qeveriut kjo pune.
O Luli po pse wc publike dhe jo wc private? Se thone qe Wc-te publike do i hape ai adashi jot kanakari i bashkise.
Kalceto per te loz futboll,me sistem ngrohjeje,tenda ne dimer te mbyllet dhe ne vere te hapet,nje bar te vogel,3 mije euro ne muaj te sigurta pa u lodh fare.
Mos harxho as nje leke ne ate vend, se nuk ja vlen.
Te gjithe ketu do vini skeni nga shkoni.
si "kujdestari" e ke thane.."ketu,ketu do vish qenbirqeni,s'ke nga shkon"
E cfare te blejme?
Pyetje me vend. Te ve ne hall edhe parja se e kam provuar edhe vete.
. Po spate shtepi bli nje pallat te mire ne nje zone te qete. Kompletoje me mobilje. Parat e tjera futi me perqindje nepet banka ose bli letra me vlere ose bono thesari meqe e kane perqindjen me te larte te interesit. Jeto dhe shijoje jeten 
lejla -mooos! Saken !
Grava ketu tek une, nuk e di ne Shqiperi, shume njerez blejne bono thesari.
Po kane diçka ne..... thesar moj !
Qoftet kam degjuar ecin shume.
kernackat sidomos
Ore se e kam degjuar disa here po kam haruar te pyes:ca jane/eshte kernackat?
.
p.s. Ne korcarce "kernacka" u thone edhe femrave kurnace.
qofte tekirdağ-u qenkan me,tani qe ngrohet s'na ngjit mishi hiç,vetem embelsira qeee...mu thafte nepsi inshallahhhh!
Do jesh shtatezane!
jo,e kam te lindur
mir moj mir po do jesh shtatzane prap, pa mir qe e ke lindur nje , te te rroj
Keto i shisnin me karrocke
neper qytet qemoti..."Hajde kernacka..kernacka te mira"... tymi ne havadan, behej radha c'te te them. I jepnin me panine dhe me qepe, kripe e rigon siper - cmimi 11 qindarka; po te kishe vetem 10 qindarka, s'te vinte qepe per qamet ai shitesi ezmer
.
mnjf tip hot dog alla korcarce
O po u kemi prire te rejave te botes me kohe ne korcaret.
Qemoti thote... ueee,qenke e lashte ti,pse sthua...
p.s ne Vlore,kur donim te blinim kulac 5 leksh..po kishim vetem 4 lek e shitesja nuk ba jepte,i thoshim
o he moj teta,ja futi nje gac kulacit,se su be qameti per 1 lek
Jooo, 40 vjet fillon (tatep)jeta thone italianet.
Une jam ende ne te perpjete. 
ooo çmë kujtove. kam ngrene qofte atje 10 vjet perpara...........
e dija qe na lidhte dicka
Ngjaka me "cevapcici-ne" e boshnjakeve.

po meshkujve kurnace,si thoni ju atje,Napolon?
Nikollaq doje te thoje?
Jo, jo, u themi nikoqire. 
Po po,e drejt.Nikollaq.
. Napolon qe kenga e preferuar e Nikollaqit.
Napolon ti je fuqia
Napolon je dhinamia.
Gjithcka qe ka lidhje me argetimin dhe shplodhjen ecen.
Kam une ide, plane dhe shpikje per biznes, qe te behet lek jo shaka, por nuk i them dot, se me del sekreti. Dhe mbi te gjitha nuk jan per ne Shqiperi. Nqs doni ide per bisnes ne Shqiperi shikoni se kush dhe si jan bere te pasur ne c'do vend te botes ku nuk ka prodhim dhe do beheni super te pasur ne Shqiperi ku prodhimi eshte zero. I vetmi vend ne bote qe ka vetem nje fabrike qe pordhon plastmas dhe me ate mburret qiveriu.
Budallenjte prodhojne,te mencmit blejne.
Per ty ka qene kjo bote Brad. Ti i ben leket natyrshem ne Shqiperi te keqen, te mjafton te jesh, c'te duhen kalcetot ty?
Mos thuj me ndertu fabrike?Shume origjinale
Nuk besoj se kane lene gje pa hapur shqiptaret, por shumica e tyre ashtu sic i hapen ashtu edhe i kane mbyllur.
Duhesh te jesh vete ne Shqiperi qe ta shohesh tregun me syte e tu. Se kur je jashte vendit, nuk e ke idene sado te perpiqen peshqit e Shqiperise ata cdo gje e kthejne ne gallate, prandaj mos prit shume nga ata.
Varet edhe nga kapitali qe ti kerkon te investosh. Se po pate ta zeme $100 mije dollare nuk jane te mjaftueshme as per te blere nje pallat ne periferi te Tiranes.
Nuk e di per keto 2 lloj biznesesh jane hapur apo jo ne Shqiperi, por do ua sygjeroja me kenaqesi.
E para eshte self storage, dhe e dyta cleaning services.
Po, jane hapur dhe kane goxha sukses, aq sa cdo familje ne Shqiperi i ka te dyja keto biznese ne shtepi.
self storage = apartament
cleaning services = sipas mundesive* dhe moshes ose mamaja ose gruaja.
* tek mundesite hyn edhe aftesia per te patur self storage.
E para eshte self storage, dhe e dyta cleaning services.
Ju qe shkruani pjese shqip e pjes angl ,ca tregoni qe dini anglisht apo nuk dini shqip?
Po varet mo ,nese perreth bejne bugace,ti futja me sufllaqe
une do propozoja sektorin energjitike,te sherbimit ose transport.ndonese gjithmone varet nga shuma fillestare.Po nese ske shume per te investuar sherbimi do ishte me i mire.
guri artificial.
Te ka lene mendja qe do t'i investosh leket ne nje vend ku asnje ligj biznesi nuk funksionon sic duhet? S'ke mundesi t'i investosh aty ku je?
Ja, shiko ketu cilat jane bizneset me te leverdisshme
http://youtu.be/q_M-MLu0RvI
Aragon, po ju sygjeroj nje ide timen, por me pare me me lejo te te jap nje panorame te shkruter te rriskut.
I Se pari eshte shume e nevoshme te njohesh mire fare tere proceduren ligjore dhe dokumentare per hapjen e nje firme.Duhet te njifesh "familjarizohesh" mire me proceduren e tatim-taksave, sigurimeve shoq. dhe detyrimeve ndaj pushteti vendor(bashkise).Keto ne fillim duken si gjera te thjeshta por nuk eshte gjithmone ashtu.
II Mandej te programoshe duke e studjuar mire fare me cilin do te punoshe(bashkepuntor, te punesuar, familjen a ku di une)Ne shqipot me mire preferojme te punojme me te huaj se me tanet.Kjo nuk do te thote se me te huajt vemi gjate....
III Perzgjedhja e bisnesit.Une besoj se kurre nuk eshte vone per nje pune te tille.Mjafton te keshe nje grusht paresh dhe mendjen qiqer perse do ti hedhesh.
Sot ne Shqiperi deshton ne 98 % te rasteve ne se futesh ne kafeteri, veshjet,kepucet, materialet, (qerate, klientela,taxat,qarkullimi i vonuar dhe shpesh i bllokuar..mungesa e bleresave per shkak te veshtiresise financiar dhe marketingu i munguar etj.) "Po ku dreqin..?"- do me thuash
Mos guxo sot vetem! I vetemi sektor, disi i virgjer eshte prodhimi(per agro-turizemi) me sipermarrje.
Se si e qysh kjo don kohe, por eshte e ardhmja per kete vend.
Behu dhe me nje ose dy shoke dhe futjuni sipermarrjes, ne prodhimin bujqesor, ne se doni qe per dy vjet te jeni milioner...!
3 milione fermere (sipermarres) mbajne 300 e kusur milone amerikane.....
Grave te falenderoj.E kam pare si mundesi,por me kane thene qe aty jane kapur te gjithe me te gjithe.
Ti mendon te blejme toke e te mbjellim pjeshke apo te blejme nga bujqit?
Si thua?
Jo te blesh toke por ta marresh me qera.Bie fjala 50 gjer ne 100 ha.Sot e gjen shume lire.Neser kjo do te ndryshoje shume.Dhe te arrishe ta mbjellesh dy dhe tre here brenda vitit bujqesor, me nje skeme serioze qarkullimi.
Brenda saj edhe prodhimet bio ..te standartizuara...Kemi kushte ideale merrni vesh? Po nuk kemi kush ta nxise kete pune.Po i vjen koha shterimit te atyre gjerave, qe i kerkon barku.
Po si? Bie llafi, per muhabet tani...Do deshiraoja te kisha dhe nje djale e ta ndihmoja, te merrte 200 dhi rrace per djathe.... dhije....
Sa i poshter qe je o Grave, dashke patjeter me e fut ne nje rruge qorre e qe perfundon me nje gremine.
kuaz, regjistroi keto qe them dhe mbaji ne nje cep te "raftit te vjetersirave".Por qeverria e pare qe te jete e hajrit, duhet ta nise punen qe ketej..ne se do ti dhimset fati i ketij populli.
Ta bejme kete popull te mesoje njeher e mire, se e mira vjen nga koka dhe ...TOKA
Grave, edhe qeveria me e mire e botes sikur te mbije ne shqiperi, nuk ka cti beje me bujqesise shqipetare. Ka marre fund njehere e pergjithmone. Dhe sigurisht qe mua me vjen shume keq. A e di ti se sa jane sot numri i pronareve te tokes bujqesore dhe sa m2 kane per pronar? E pra doja te thoja se ne keto kushte fjala "TOKE bujqesore" nuk ka me asnje interes.
Une te sygjeroj te besh biznesin qe ben nje peshk ketu me nicku-n "bradland".
une sugjeroj te behesh berber e te presesh lesh.
lesh lesh behet mullar pastaj.. e kushedi sa i vete cmimi leshit ne bursat e Pjerit.
le qe berberat te çajne rrethcarin.. dmth, dine te bejne synet.... zanat me leverdi..para e madhe.
rrobaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,vetem per tu vesh e ke mi mendjen...ose kafe europiane andej nga blloku.
?
cka per pikepyetje......ne vdesim per rroba,jemi ne gjendje te harxhojme leket e nej rroge ne rroba pasi vuajme akoma manine e dhie e zgjebosur e bishtin perpjete.dhe sa me in te jete nje kafe apo bar ne t e sidomos ne blloke e ke gjithmone plot.ca biznesi me te mire do.
restorant i lire, me gatime te perditshme te shtepise, pa emra italiane apo me the te thashe, por me gjerat qe gatuhen me gjere ne shtepite shqiptare, dhe me cmim te leverdisshem. Me vetesherbim, me mallin para syve, si ne forme mensash, por me pamje restoranti, si tek qendrat tregtare. Atje i shoh gjithnje plot.
Robt qe punojne ne shqiperi, punojne shume e s'kane kohe te hane dreken ne shtepi. Por dhe keto restorantet me porosi, jane shtrenjte dhe sjellin shume pak ushqim. Plus qe lexon emrin e cuditshem "speghetti me ububu moj none", dhe te vijne dy fije makarona me salce te cuditshme. Robt duan pilaf, mish pule, speca te mbushur, patate te skuqura, patate furre, makarona dhe kaq, musaka, bizele, turli, patate gjelle (me mish), tave kosi, biftek, tave dheu, jani, fasule, tasqebap e gjera te tilla. Po i paten ne nje banak ku mund t'i shohin me syte e vet se sa te fresketa jane e sa bukur duken, ecen si biznes. Shkurt, gjellen e mamase, jo me shume se 2-3 mije leke dreka e mengjesi e darka me lire.
ideale ideja por kjo kerkon te jeshe "qen i punes tende".Te ben rob.Don ...b
cfaredo te besh, beje vetem. ky eshte rregulli kryesor ne shqiperi.
pastaj mundohu te gjesh dicka qe ka lidhje me profesionin tend, ose me talentin, ose me ate qe te vjen per doresh. mos u mundo te hidhesh ne fusha qe sja ke haberin se do ta kesh shume te veshtire te konkurosh me zanatcinjte e vjeter.
per mendimin tim, kujtohu per gjene qe je mesuar ta gjesh ne vendin ku jeton dhe qe te mungon me shume kur shkon ne shqipri.
Mrru me politike,ajo esht biznesi me fitimprures ne atdhe
*merru
*mirru
s'du te merrem...
lol, merru : mirru ,spaska fjalor korrigjues automatik te peshku,?
Pas partise se Integrimit, asaj te Grekeve dhe asaj te Cameve, ideja me e mire per biznes eshte partia e Gabeleve (sipas ca statistikave keta jane nja 4-5% e popullesise se vendit). Po arriten te krijojne Forumin Kombetar te Njerezve me Ngjyre (te shpallur e ta pashpallur, se nga edhe nga ata qe kane gjak arapi po nuk e dijne apo nuk e thone) e kane davane te fituar: ne koalicionin per integrim te Berishes i kane te garantuara nja 3-4 zv. ministri, te pakten nje ambasador (te Obama), dhjetera drejtore drejtorish dhe disa mijera nenpunes ne shtet, sipas % te votes. Keni per te pa sesi do ta qesin koken edhe politikane te njohur po u gjeten do nismetare qe ti japin shtysen e pare procesit...
Cica, birre dhe kembe pule:
Hooters.
Si shqiptare qe jane dhe ata do ndahen, nje grup do beje Forumin Kombetar te Njerzve Vetem me Pak Ngjyre, grupi tjeter do beje Forumin Kombetar Krenar te Njerzve me Alamet Ngjyre. Pastaj nga keta do shkeputet nje fraksion dhe do beje Forumi i Vertete Kombetar i Njgyres Njerezore, e kshu me radhe.
Dhe ideja e perpunimit dhe eksportimit te pordheve do ishte shume fitimprurese ne Shqiperi.
Ne perspektive flas, nje fabrike per thyerjen, qerimin dhe paketimin e arrave..
Shqiptaret kafe duan gjithe diten dhe te merren me politike.
Nxirr lishencen per nje universitet, a shkolle private dhe fillo dhe printo diploma
fiks fare. Eshte ne lulezim si biznes. Biznes qe te ben milioner .
psikolog
http://al.linkedin.com/title/psychologis...
sikur te inevestoje te sektori i energjitikes... p.sh mullinjt me erë.
eshte e ardhmja, thone..
Jane ca te shtrenje ata mullinjte e eres Belo..
..po ujin ku ta marre Belul?
Mullinjte e eres kushtojne mbi 2-3milione euro per cope. E kam te fresket kete se disa njerezit e mi ketu u interesuan per te vendosur ne fermen e tyre.
Per te hapur nje biznes ne Albanie, mvaret nga shuma qe ke. Nese ke miliona, bli teknollogji, maqineri, per prodhim apo perpunim, psh linje per pridhimin e paneleve diellore elektrike, llambave diellore, per prodhimin e turbinave me ere per familje, 1,5 metra te larta (siç i prodhon Toshiba 900 euro, por qe Kina i nxjerr me kosto me te ulta), per prodhimin e gjeneratorve te vegjel. Tregu eshte bosh me keto lloj produkti. Ke pastaj linja (teknollogji) perpunuese te agro-kultures (siç i permendi Grava) ku merr prodhimin e fermerit (molle, pjeshke, rrush etj) me shumice dhe i perpunon e mbush kavanozat, shishet me produktin e perpunuar.
Nese ke pak leke, nxirre tezge dhe shit, çfaro lloj produkti, dhe brenda muajit e sheh se ç'produkte kerkon konsumatori me shume.
Per te hapur nje biznes ne Albanie, mvaret nga shuma qe ke. Nese ke miliona, bli teknollogji, maqineri, per prodhim apo perpunim, psh linje per pridhimin e paneleve diellore elektrike,
Te prodhosh panele diellore do te thote te konkurrosh me kompani si samsung sony toshiba etj.
"Nese ke pak leke, nxirre tezge dhe shit, çfaro lloj produkti, dhe brenda muajit e sheh se ç'produkte kerkon konsumatori me shume."
Kjo pergjigje nuk me duket pergjigje e nji ekonomisti te mirfillte. Me vjen keq.
Nese ke pa leke,nxirr tezge dhe shit
per mendimin tim ato xhixhat mbaji fort e mos i hidh ne asnje lloj aktiviteti derisa te ndizet nje drite jeshile ne ekonomine e vendeve europiane sidomos ato italiane e greke sepse Shqiperia eshte e lidhur fort me keto dy vende e perderisa e vuajne ato shume kete krizen lere mo e pyet pastaj per Albanistanin sec vete qe nuk prodhon asgje e vetem importon
"Ato xhixhat mbaji fort"
Investimi me i mire tani per tani!
Me punimet e dores ,si i ke marredheniet?
Pa hidhi nje sy kesaj !
Cdo dite, 3 vajza ne Shqiperi rifitojne virgjerine.
Arsye është, për ta paraqitur veten si të virgjër tek mashkulli, që nesër do jetë burri i tyre. Në këtë mënyrë hidhen pas marrëdhëniet e kaluara seksuale pasi meshkujt përgjithësisht kërkojnë një “test virgjërie” para vendimit për martesë.
Operacionet janë sekrete, pasi ato janë të ndaluar nga rregullat gjinekologjike të klinikave, pasi për këtë disiplinë nuk flitet në asnjë pjesë të legjislacionit shqiptar. Sekreti kërkohet edhe nga vajzat që realizojnë ndërhyrjen.
Fenomeni ndeshet që prej 20 vitesh, gjinekologët dhe sociologët shprehen se kjo ndodh kryesisht për shkak të emigrimit masiv të meshkujve në vendet perëndimore. Pasi ata e gjejnë gruan e tyre në Shqipëri dhe për shumë kohë mbajnë lidhje në distancë. Por jo vetëm kjo, pasi këtu ndikon edhe shovinizmi i rrënjosur në shoqërinë shqiptare. Liria seksuale e meshkujve pranohet gjërësisht por kur vjen puna tek femrat, ato kanë një disavantazh.
Arsye që vazhdon të mbizotërojë ky fenomen ndoshta ka të bëjë edhe tek mungesa e revolucionit seksual. Por paradoksalisht statistikat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se shqiptaret e humbin virgjërinë në moshën 13-vjeçar
kjo po qe eshte nje puna sa artistike aq edhe e ndershme; pra te ndreqesh pandershmerine e tjetres.
Lavazh dollaresh!
Qerrim morrash per te gjitha moshat. Qendra e biznesit ngjitur me parlamentin shqiptare, ose afer no nje kafeneje ku bashkohen politikanet shqiptare....
kesaj pytje mund ti pergjigjet me mire nga te gjith tani97 po begenisi gjithmon
1. Te blesh aksione tek kompania e Tani97
2. Te financosh partine e Tani97
Elementare Watson!