Marre nga libri: ''Tingujt e nje Kitare''

     

 

SHËNJTORES ME EMRIN NGA BOTA E LULEVE

Njeriu......
Sakrifikon shumë

ne ushqim,
        në punë
                      në qetësi
                                     në prehje.......

Po ti sakrifikove gjënë më supreme për dikënd
Që lind nga mishi i një gruaje.
Ëndrrën për tu bërë nënë.

Ti në emër të njerëzve
nuk puthe kurr një burrë në buzë.

Mëkatet na joshin si kënga e sirenave...
Ti nuk u joshe kurrë nga kjo këngë
Por dite vetëm të falësh dashuri
Dora jote zgjatej me dhimbje për të tjerët.
Si dora e një lypsari të pangrënë.

Lavdi yjeve
mes të cilëve është toka
Lavdi tokës
Mes së cilës është Shqipëria.

Lavdi Shqipërisë
Vëndit ku lindi gruaja që diti të lutej me shpirt si askush
Për shënjtorët e masakruar

Terezës
Që belbëzimet e para i mori

Në një vënd
                    
                    Që aq shumë
                                         i duan
                                                   Lulet e paçelura...........

 

 

KUSHTUAR NËNË TEREZËS: Dezdemona Marku

 

 

 

 

 

    Koleksionisti

Më duket se ishte nisur vetëm që ditën kur kishte lindur, P. Ai kishte ngelur kështu deri tash që po flasim, dhe ishte fakt se vetmia e tij nuk kishte skartuar njeri rrugës. Tani P. ishte në një farë moshe dhe vazhdonte të ishte vetëm.

E vetmja ditë kur nuk ishte gjendur vetëm ka qenë kur i vdiq e ëma. Babanë nuk e kishte njohur. E ëma i kishte treguar për të pak gjëra, dhe nga ato pak gjëra që i kishte thënë nëna e tij për të atin, ai nuk mbante mend asgjë. Ditën kur i vdiq e ëma, P. pati vizitorë. Jo shumë, bile pak fare. Më saktë, dy njerëz me një furgon të zi sollën arkivolin, e hapën, futën në të nënën e tij, e mbyllën dhe po prisnin të niseshin drejt varrezave.

P. vetëm i vështronte dy njerzit tek bënin këtë punë, që si kishte rënë rasti ta shihte ndonjëhere më parë dhe ndërsa admironte precizionin e njërit prej punëtorëvë të agjensisë funebre, harroi krejt se po asistonte në ndarjen fizike me të ëmën. Erdhi në vete kur njeri nga dy njerëzit, më i moshuari e ngushëlloi për humbjen. Ndërsa tjetri, kolegu i tij, nuk e kishte hapur gojën gjatë gjithë kohës që bënte punët më të rënda e më të vështira me nënën e tij.

Atij nuk i bënë përshtypje fjalët ngushëlluese të mjekroshit, ndërsa ai tjetri, po, i tërhoqi vëmendjen, si asnjë njeri tjetër. “Ky është njeri i vërtetë”, mendoi P. dhe i lindi një dëshirë e marrë që të përpiqej ta njihte, e pse jo ta bënte shok. Pasi pagoi mjekroshin për punën e bërë me nënën e vdekur, pati një dëshirë jo të zakonshme për të shkëmbyer dy fjalë me kolegun e tij më të ri, të pafjalë e tepër preçiz. 

P. përveçse me mua -  dhe se rrallëherë  kjo gjë, një herë në vit, kur i uroja ditëlindjen - nuk fliste me njeri tjetër. Te gjithë kur vinte rasti të flitej për të - gjë  tepër e rrallë kjo -  e përkufizonin me nofkën " i vdekuri që ec”.

Pra, P. deshi ti fliste kolegut të mjekroshit, më e pakta ta falenderonte për kujdesin  e treguar ndaj kufomës së nënës, dhe më e shumta ta bënte shok, por ndërsa hapi gojën, njeriu  me mjekër ia shkatërroi rastin brutalisht, duke i shpjeguar se kolegu i tij ishte shurdh memec. Mënyra se si mjekroshi e bëri këtë gjë,- duke vënë buzën në gaz-  e çoi P. deri në pragun e dëshirës që t'i  vinte duart në fyt. Ndërsa informacioni se kolegu i mjekëroshit ishte shurdhmemec, njëherë e bëri të merrte frymë thellë nga keqardhja që i përshkoi trupin, pastaj nisi të sjellë në kujtesë, kujdesin e madh që shurdhmemeci kishte treguar ndaj nënës së tij të vdekur.

P. kishte standardet e tij noprane për vlerat e një njeriu. Thelbi i këtij standardi ishte aftësia e njeriut për ti rezistuar vetmisë. Sipas tij vetmija është tokë pjellore që nuk prodhon gjë tjetër veçse sukses, ndërsa heshtja koha e artë  në të cilën mbillet fara e suksesit.

Sillte për mendje gjithë ç' kishte bërë punëtori i agjensisë funebre, shurdhmemec, me nënën e tij, dhe e gjente vehten mbytur në mendime e emocione. Me sa kujdes ia kishte hequr ai rrobat e jetës nënës së tij, dhe me çfarë precizioni i vishte ato të vdekjes. Me sa dashuri e kishte zënë nga shpatullat nënën e tij të vdekur, shurdhmemeci – P. s'e kishte prekur ashtu as dhe njëherë për së gjalli - aq lehtë e kishte ngritur, ndërkohë që mjekroshi e kishte zënë nga këmbët pa as edhe më të voglin kujdes, ndërsa e kishin shtrirë në arkivol. Dhe ndërsa krejt puna e mjekroshit ishte ndalur këtu, tjetri, shurdhmemeci, ishte marrë me nënën e tij me shumë se një gjysmë ore. I rregullonte flokët e thinjur duke përdorur krehrin me një  mjeshtri prej parukieri klasi, e parfumoste me kujdes. Pastaj e kishte pudrosur me një gjë speciale, e cila ia hoqi rrudhat nënës së tij, sikur të ishte një grua në mes moshe.

Po sjellja që i kishte bërë impresion të jashtëzakonshëm, ishte kur shurdhmemeci po i mbathte këpucët nënës së tij të vdekur. Ai kuptoi menjëherë se ato këpucë nuk ishin për këmbët e saj, i vinin të lira dhe pa një pa dy, ja la në dorë mjekroshit. P. njëherë nuk e kishte kuptuar gjestin e  shurdhmemecit, por kur mjekroshi i mori dhe shkoi e i ndërroi  me një palë të tjera më të vogla, në furgon, nisi ta admirojë megjithëmend atë njeri.

Ai njeri ishte fantastik, po kujdesej për nënën e tij të vdekur me një kujdes e dashuri të tillë sa dukej sikur po e bënte nuse. Merre me mend, dhe këpucet donte të ja gjente të tilla, sa po ti mbushej mendja kufomës të ngrihej e të vallzonte, të mos kishte as dhe problemin më të vogël.

P. vërtetë jetonte vetëm, por po te uleshe e te bisedoje me të e sidomos ti kërkoje llogari  për vetminë e tij – siç kisha patur guximin të bëja unë njëherë -  ai nuk e pranonte një gjë të tillë. Njëherë më kishte thënë, se vetmia nuk është kjo që bënte ai. Më kishte folur gjërë e gjatë teorikisht e praktikisht rreth vetëmisë, dhe në fund, kur kishte kuptuar se mua nuk po më mbushej mëndja, ma kishte plasur në sy:

“Vetmi mund të quash një situatë kur subjekti nis e kërkon solidaritetin e njerëzve..."

Pas kësaj batute inteligjente të tij, mua s’ më mbeti gjë tjetër veçse të ikja me bisht në shalë, dhe sa herë e takoja nuk mund të bëja gjë tjetër me të vetëm se ta përshëndesja. Dhe se duhet të them, se  këtë gjë e bëja gjithmonë, nën efektin psikologjik të njeriut të mundur kur takohet ballpërballë me fitimtarin. Të them të drejtën, unë pas asaj batute inteligjente, kisha filluar ta respektoja atë i bindur e pa paragjykim. Por gjithë kjo gjë ishte vetëm një respekt i fshehtë i imi, nuk e dinte njeri tjetër veç meje.

Vonë, pasi kisha parë e jetuar goxha në këtë botë, nga përvoja ime me  të "vdekurin që ec" , unë kisha bërë shumë konkluzione. Shumicën e tyre i kam paraqitur ku më është dhënë rasti. Vetëm një konkluzion, nuk kam patur guxim ta them me zë te lartë deri tani, madje as dhe me shokët e miqtë intimë edhe se më ka lodhur shumë për ta formuluar. Formulimi im nën presionin e atij njeriu, pak a shumë thotë se: "vetmia, në të vërtetë nuk ështe izolim…”

Më tej nuk mund të shkoj në ketë temë, por dhe në rastet kur dikush don të heqë ndonjë guralec këtu, në formulimin tim për vetëminë, unë nuk lëshoj pe. Po meqë akoma askush ka kohë të merret me mua, e aq më pak me formulimet e mia, ai ka ngelur aty ku është, thjesht si një kufi shtetëror mes dy vendesh në "paqe”.

Për një gjë ama jam më se i sigurtë: ai e administron vetëminë e tij më mirë se sa unë dhe gjysma e njerëzve që njoh, administrojnë  jetën e tyre. Nuk dija hollësi e detaje, nëse ai e analizonte vetminë e tij, dhe nëse e analizonte e i pëlqente, përse nuk e publiçizonte, ose në rastin e kundërt nëse nuk i pëlqente, përse nuk kërkonte rrugë të tjera jo vetmije. Unë akoma isha në gjendjen e të mundurit në raport me P, dhe në ketë gjëndje me tjetrin nuk mund të bësh asgjë të hajrit, përjashtuar përshëndetjet me sytë përdhe, kur të bije rasti të përplasesh me të në rrrugë.

Një ditë P. i ndodhi një gjë e cila e detyroi të vendosë njëherë e mirë kahun e jetës së tij. Ishte mëngjes kur P. hapi derën kryesore, dhe në prag pa një mace të bukur që po e priste duke mjaullitur në mënyrë të tillë sa që e bëri të rënqethej. Emocioni nuk kishte të bënte me pamjen e kafshës, sepse mace atyre anëve kishte sa të duash. Të tronditej e bëri gjesti i saj, mjaullitja e veçantë e sidomos lëkundja e bishtit që e gozhduan për minuta të tëra. Ndenji ca  ashtu duke e parë plot emocione e rënqethje, pastaj u kthye mbrapsht, hyri në shtëpi, mori një kuti me peshk të konservuar, e hapi, u kthye dhe vuri në tokë para saj.

Macja hante, e ai e vështronte. Macja hante me oreks, ai vështronte dhe vështrimit të tij i bënin shoqëri gjysma e mendimeve dhe emocioneve që rasti po provokonte. Macja hante dhe ai e ndiqte i mrekulluar deri sa ajo i dha lëpirjen e fundit kutisë me peshk. Pastaj kafsha ngriti vështrimin dhe kur sytë e kafshës me  atë të njeriut  u takuan, ai kuptoi se macja donte akoma të hante.

Hyri përsëri brenda, mori një konserve tjetër, e hapi dhe u kthye te macja. Ia vuri para dhe ndërsa kafsha bënte përvojë të ngrëni, P. bënte përvojë mendimi e emocioni. Si e mbaroi dhe konservën e dytë,  përsëri shkoi te bufeja, mori një kuti tjetër dhe si e hapi u kthye dhe një herë te macja. Në prag të derës, tashmë nuk kishte më mace. Dy kutitë, njëra përmbysur dhe tjetra me dy peshq brenda, si dhe treta në dorë të tij, e sollën në gjendje normale. Ndërsa po  mblidhte kutitë e konsumuara, emocionet po e linin, ndërsa mendimet jo. I thirri disa herë maces, herë me një emër e herë me një tjetër, por ajo su bë e gjallë, as atë ditë e as ditët e tjera.

Qëndrimi i asaj kafshe, padyshim e vuri në të thella. Nuk bënte gjë tjetër, mendonte vetëm për macen që si kishte arritur të realizonte nevojën e saj, domethënë të mundëte urinë, e kishte lëne vetem. Atë ditë të gjithën, të nesërmen dhe plot ditë të tjera, vetëm mendohej.  Dikur ai arriti një konkluzion, për mua jo të çuditshëm. Pastaj konkluzionin nisi ta bëjë përvojë, e në fakt ajo përvojë ishte tejet e çuditëshme. Atë natë që konkludoi për përvojën që po niste, nuk bëri gjumë.

Të nesërmen bleu një aparat fotografik, më të mirin që bëhej dhe filloi të bënte foto. Fotografonte fshehurazi e me dije, si ti vinte për mbarë e si të ishte situata. Shkrepte aparatin para gjithçkaje që i bënte përshtypje. Gjithmonë në fokus do të përfundonte një femër e bukur, a një e tillë e shëmtuar, një burrë me paterica, a një tjetër pa të tilla që kalonte vijat e bardha me zinxhirin e  pantallonave para hapur. Por nuk mungonin qen të ndryshem, mace e njëqind kafshë të tjera, vazo me lule, e të tilla pa lule. Kur shkonte ti bënte vizitë varrit të së ëmës, nuk e linte varrezën më parë se të mbarohej krejt filmi.

Dalngadalë, shtëpia e tij u bë koleksioni më i madh i fotografisë në atë vend. Fotografitë e para i mbërthente me gozhdë, kudo, në muret e dhomave, banjos e korridoreve. Kur muret u mbuluan me foto, u bënte vend në dysheme, sipër mobiljeve, anash rafteve e kudo gjente vend të përshtatshëm. Unë dhe tani, pas gjithë këtyre ngjarjeve, vazhdoj ta ruaj me xhelozi formulimin tim rreth vetmisë:

“Vetmia në të vërtete nuk është izolim..."

 

 Marre nga libri: ''Nje cigan ka humbur udhen''

     KOHA NUK MATET ME NE

Ti vetja ime
që në kumar ke vënë veten
Si të ishte e vetmja ditë
Në zemër ke mbjellë parajsën
Të futem edhe unë
pa gjurmët e së djeshmes,
Nata gojëkyçur hap me thonj
vjeshtat e verdha,
varur ma mba shpresën
çel rrethin ndjenjës së paprekur
në rrugët e pashkelura
të njoh lumturine,dhe vuajtjen e ëmbël
të njohjes
Koha nuk matet me ne…
Se neser nuk është nesër
Pa të sotshmen tënde,
Ti dhimbja ime e ëmbël

108 Komente

Qenkan te dy te merdhitur nga ndjenjat... nuk ka faj kitara. smiley

pervec nje sinqeriteti te lakmueshem, nuk shoh asgje tjeter ne kete te ashtuquajtur vjershe. 

Ah sa i lumtur do te isha sikur te isha kitarist!

Ja nje ilustrim se cfare arrin te frymezoje mashkulli shqiptar-muze.

Unë e shoh plot lakmi
Oh!

them qe nja dy "h" me shume do e benin me te gjalle situaten. S'kemi pse jemi kaq doreshtrenguar ne "h".

e shkruar nga një femër, jo vetëm "i falet", por oh-et mirëpriten. 

më pëlqeu.

 

jam i sigurt qe kjo tema ishte me nje kitare, qe e tregon edhe ky melaninmadhi in the pic.

nejse mo, po qe ta dish ti Jul, liberalizmi ne arte ke ne me nji kong per kitaren ka fillu, guxoi dikush dhe ne vend te pushkes i knoi kitares partizone. festivali 10. enver hoxha vrente edhe nuk bzonte. tip kenoni mer kenoni ene i cik. e mir. pinte kafe nje here ne jave me nje fadil fadil, pacrami mbiemri, edhe benin muhabete te tipit kush esht me i keq, liberalizmi a konservatorizmi. i thoshte fadili qe po na ftofet rinia o shoku enver, se do kong i cik t'gzushme kshu... e nigjonte enveri dhe e miratonte "ehe, ehe"... mire e ke i tha... ta morrim me t'mira rinin... ene fillun ato variantet me edi luaras, justina aliaj e bujar kapexhi..tek vollga sherbehej shishqebap ne leter (nje lloj shishqebapi qe piqej ne leter per pjekje qe nuk e tha mishin dhe ia ma aromen erzave) - keto sipas rrefenjave te nje mikut tim qe ate kohe ishte deshmitar, tip adleshenti, ne greqi sot e ksaj dite. kulti i adrianos... tek kampi i studentit ne golem ciftet e deftenin hapur dashurine dhe kercenin deri oret e vona te neteve te veres me melodira te rokenrollit amerikan me little richards e komapni... erdh festivali i 11... enveri shikonte dhe heshtte... fadili dhe todi ishin ne forme te mrekullueshme... sillnin ne vatra avantguardiste si TV dhe Radio e atehershme idene e endrres amerikane sipas te ciles cdo i ri duhet te kete nje vile ne gjelberim, nje vuatyre dhe nje femer... nderkaq klani konservativ, gjithfare veteranesh qe kishin bo luften ne fakt i shkun enverit te shqetsum... ca po bohet kshu, rreziku, deshmoret, ideali, lufta e klasave, opportunismi etj etj... dhe aty qe momenti (se enveri e dinte kush peshonte me shume edhe si raport forcash) edhe u gjet rasti me i olimpiade teatrale, ku fitoi nje drame me titullin "njolla te murrme" ku pes parimet e realizmit socialist shkeleshin rond fare... kta zybat e tjere, jo ramiz e fadil etj as qe nokshin gjo fare ca po bohej, ia vyne enverit ne tepsi fituesen dmth te teatri popullor kjo, enveri ne lozhe... dhe kur e pa, u vrenjt... smiley  drama ishte e keqe, shume e keqe.... smiley te varet! tha, dhe olipmpiada u kthy ne mort se liberalet ne ate cast e hongren! Masanej the rest is histori Jul. Mjafton te them qe konga me e bukur e festivalit te 12 (s'di kush e drejtonte, rrezik driteroi, por nuk e di) ishte "tringellin nje zilke mushke"... fustonet "dy pond mbi gju" u konsiderun si isharet i shejtanit... etj etj... that's all folks.

natenemir. smiley

 

Kitara është e veçantë, Em. Si objekt duket omniseksual, i ka të gjitha. Që nga mënyra sesi mbahet, tek bishti, ashtu dhe tek hapësira në mes. Po mbi të gjitha, lëshon tinguj kur e prek. Me tërë mend objekt shumë interesant. 

 

eeehhh, do i shof. flm!

c'era un ragazzo che come me, amava i beatles e i rollingstones... kitares i binte dr. N. Qafoku. nga ai kam dashnin per beatles. nga ai edhe me se pari kengen e vasco rossit "generale", meqe u permen tek i ndjeri l. dalla. te liqeni kane qene ca si podiume betoni ne forme tyrbesh... atje nje here knum per qef tone, imagjinum sikur poshte kishte mijera spektator, tip altamonti, dhe ne fund iu perkulem pemve si bonin beatles mbas cdo konge.

nje subkulture me vete, qe une me qejf do e ringjallja, duke e perpunu pak, n'mos e pacin bere nderkaq, konga e barrakave, miopja, kali i bardhe (m'duket se kte e kam degjuar nga nje kengetare e lezetshme, ia harrova tani), improvizimet nga demis roussos (per ty mendova un kaq vjet, s'ka gje e dashur pa deshire), konga e sinatres (nancyt) bang bang qellove ti bang bang dhe une si ti... etj etj.

rroft demokracia qe na hapi syt!

kujtimet muzikore jane vecanerisht te rendesishme, pertej nostalgjise, se aty sikur ngjizet lidhja mes brezave.

nga ajo faqe:

Pashe rastesisht "Kenget e Liqenit". Me vjen mire qe vazhdojne te kujtohen edhe sot. Ndoshta nuk ju kujtohen te gjithe, por ishte edhe Titi (Petrit Mema), Fani (Aristofan Poga), Tosi (Fatos Vogli), Bazja (Abaz Zusi), Cimi (Cim Cicollari),Gim Lleshi, Meti (nuk me kujtohet mbiemri), Fred Ngjela, "Dulla" (Edmond Beqo), Edi (s'me kujtohet mbiemri - kendonte me Dhurin (Adhurim Demirin)), nje grup qe nuk bashkohej me ne, ku ishte nje çun qe i binte bukur mandolines (Kur shiheshim tek liqeni pershendeteshim dhe ne qofte se i binte qe te uleshim ne vende afer njeri-tjetrit, e respektonim njeri-tjetrin), perveç atyre qe permendni dhe qe jane gjithashtu shoket tane, si Sandri, Bikja, Nori, Beni, Nardi. Na vinte mire atehere, kur na ndiqnin mbrapa ose kur linin oret e mesimit vetem per te na degjuar. Mjaf te dilnin nga Liqeni dhe na gjenin menjehere, pasi nuk mund te fshihej zeri i fuqishem i Nardit (Nard Bulkut). Na vjen mire edhe sot qe ka njerez qe e kujtojne ate kohe me dhimbje dhe me defrime. Nje pershendetje Fatos Vogli.

une imagjinoj shume mire qe brenda pak viteve te rifilloje lenia e mesimit per te ndjekur grupe muzike sepse ka nje boshllek te tille artistik qe gjeneron uri (sa te kapin veten edhe 30-40 prinder qe te mund te blejne kitara femijet). ne kohen time mesimi lihej per disko, jo aq per kenge se per kercim, haha, ka pasur grupe kercimi per shembull '4 kings', featuring ingrid gjoni.

skena e perkuljes perpara pemeve shume e gjalle, falemnderit. amfiteatri eshte nishani permbi buzen e tiranes por s'e kuptojne. po edhe keto tyrbet smiley e vogla kane potencial. une ndaloj gjithmone, gjithmone vjen era shurre.

Dhomë e ftohtë!
Ai mban në dorë qitharën e tij,

smiley

ajku, me gjej nje vjershe te mire nga nje femer shqiptare per nje mashkull shqiptar, mundesisht jo per babain.

Ja, pse s'te pelqen kjo? smiley Une i kam zet poezite e femrave..........................

 

Lejohet edhe kur (ngaqe) subjekti eshte gomar? smiley.

Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket 

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shpesh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku 
qe une te dua tmerresisht.

 

Ahmeti

ftohte/

dhome/

ne dore/

nje kinjome.....,,,,,,,,,...,,,.

ps. o belul, nga ishe mrom!

rrembeva qitharen,
dola ne obor',
ti moj goc e vogel,
çma bere me dor.

.smiley

 

epo çoku  kane edhe ndonje pune njerezia, skane nge te rrine,kshu kot.smiley, neper internet....,qe thua ti.smiley

ja nje interesante per shembull:

Ti me pyet

Persa I perket letres ku ti me pyet
a jam mire dhe si me shkojne punet,
ku ti me shtjell gjere e gjate ca shpallje
si vena te trasha blu, mbi paaftesine tende
te lindur ti shpetosh rendeses e te tjera
si keto, nje “per-tu bere!” ne kalendarin
e burrerise tende, si te thuash, qesharake
shenuar me te kuqen kopjative
te pritshme te rendesise:
“A do ta konsideroje mundesine te me
harroje plotesisht?” me pyet mu aty.
Ndjenja ime foshnjarake per ty po
piqet dhe une jam kaq e pafuqishme
ta ndaloj kete lemeri.
ti me zhben. Dhe me pyet
a jam mire dhe si me shkojne punet
ne letren ku tamam
keto, dhe ca te tjera pate kurajo
prej vrasesi te m’I dergoje.
Lexoja me ca sy rrotullues porcelain
kinez nuk jam krejt e sigurte
nese te urrej plotesisht apo vetem
nje pjese te vogel.
Mjek I embel I dhimbjes sime,
vishe kete qe jemi me smaltin e poetikes.
Bir I detajuar I nevojes per ty.

Ne letrat e tua,
Rroj barbarisht.

Indrit Sinanaj

 

Pasuri komtare, rrofsh per kete qe solle. Kisha kohe pa e lexuar.
Hugs.

losti eshte kulmi kur ju pasurite krijimtare vetem lexoni. si i thane hatibit, 'pse nuk shkruan roman?' smiley po shyqyr qe beni foto smiley

me fal, perjashtimisht kjo nderhyrja:

ca kishte thene hatibi, pse nuk shkrunte roman?

just curious.

nuk di gje, s'isha aty kur u pergjigj, por po i thoja lostit 'ku e ke romanin' me pak shaka.

well, hatibi duket sikur flet (apo duhet me thon hesht) per te gjithe... ben vaki.

pa tallje: u bera me turp kur tufa jepte "libra te botuara nga ervin hatibi" ne fund. s'ka pse e ben. gjashta mjafton per dy jete krijuese. ndaj tij (hatibit) them qe duhet nje qasje si per p. maskanjin te themi. hatibi duhet mbajt me shume hater.

per romanet qe pyet pastaj, tjeter gje. pyetja ka kohe qe ushton neper brigje e neper lugje te verdha. e bente ai perkthyesi nga frengjishtja kur shkruante ketu gjithnje - ku eshte romani, ku eshte uelbeku shqiptar...

po ama duhet thene edhe qe uelbeket duhet te mbajne shpirtin me buke. te vene ne punera "borderofirmonjese". romani eshte ti thuash varferise materiale dil te dalim.

me fal ne mos u pergjigjsha me, se edhe tani me phone on mute fola... conf. call si gjithnje desha te them.

I'm just a fisherman, lucky enough to have the luxury in between to read good poetry here now and then; thanks to you and a few remaining others.

the silence of the fishes. smiley asgje kunder kesaj, kot bej der der.

mu kujtu ai muhabeti i atij tipit me nje dore kapur mbas kembes se shqiponjes, qe e vrau shkabonjen me doren tjeter qe i mungonte.

Belul, anullim loje, bro.

Until next.

Pra deri tani 1 impotent dhe 2 gomere. Ose interpretuar ndryshe 3 impotente. Ose 3 gomere.

Qekur qenkan gomeret impotente keshtu smiley Qe nji qe me pelqen:

 

PA TY - Manjola Brahaj

 

Jam si hije orepreme.

Kopile para vakti e leme.

 

Si rrobe hici krejt e rame, -

Fjale qe perdorna vec per t'shame.

 

Pa ty e tempullin tand permbi

Jam bime e eger qe don m'u zhbi.

 

Pa dashnine tande jam cung i lanun,

Meit i vjerrun, fjale e pathanun.

Ja, pikerisht, tek fjala e pathanun me qendro. Poeteshat shqiptare plot me fjale te pathanuna smiley sepse tempujt smiley ose s'jane ose s'kane veshe, ose kane veshe gomari. Shume me te duruara lexueset femra, nuk i perfytyron 4-5 te ulura ne divan me duart mbledhur grusht rreth nofulles?

PS: nuk thashe asnjehere edhe gomar edhe impotent, o keshtu, o ashtu smiley

Poeteshat shqiptare...

kush me aman, me qafsh! smiley

me vjen vdekje kur ke te drejte.

po kjo s'do me thon gjo ama! s'ke pse e shtri hapin, se s'jena tu bo rreshtore.

ps. na dhjene bejtet me belulin thuj... po prap edhe kjo s'doli keq fare.

mos u gezo shume se zotrulesi te njejten gajasje iu rezervon poeteve.

po c'ke me zevzeke, c'ke? cfare te bera?

une poetin e vleresoj, dhe eshte vleresim personal. bazohem mbi nje numer punimesh, jo thjesht nje. kur shprehem per nje punim, shprehem per ate punim dhe kaq. ato qe dikush i quan pauerfull shit, per mua jane thjesht shit. ketu po shpalos secili antologjine e brendshme, dhe zotnaruej se e prek kush te flase konkretisht per poezine e temes. tani, a nuk kam te drejte nese them qe ketu marrin pjese amatore, dhe kaq? kete e tregon dhe irritueshmeria... zere se na ardhi dhe qo.

ashtu si une po flisja per kategorine e poeteve femra ashtu edhe ti rrjedhimisht po gajaseshe per kategorine. ndoshta te kam lexuar gabim dhe bashke me ty edhe emigrantin. rrjedhime me humbje perhere e me te medha.

shume mire me ke kuptuar. thjesht emra po kerkoja, - ne rast se me duhet ta rrafshoj kete pikepyetje... smiley

ja pra zotrules, mu ben lleshanaku te faqja kryesore, ketu ke sinanajn dhe ahmetin.

tani me jep tre burra dhe e mbyllim lojen.

ketu eshte desdemona. kaq shoh une tropi.

te tjerat, te vijne me rradhe si te duash ti. te kalojne proven njehere.

PS: i pari ishte gomari.

kane ardh e kane ik ato zoto, nuk mbin bari kur ia lyp gomari.

mbin, mbin. ne ca shoqeri, edhe bari vdes per ca gomar. 

perseri, kush jane ato

hane bar, hane gomar

per te mos u takuar kurre smiley

E pse u dashka folur patjeter "konkretisht" per poezine e temes? Apo meqe kjo eshte metoda jote u dashkan te gjithe te japin nje mendim konkret, a thua se repertori i abstragimeve eshte detyrimisht amatorizem. Qe me qe ra fjala, nuk ka asgje te keqe me qene ama-tor apo filo-zof perballe ekspertizes tende sofiste smiley

Shit, pauerful shit, pastaj, ju get izili stak in semantiks, bradher.

nuk tha kush "konkretisht", per konkretisht edhe jam dakord. te flitet bash konkretisht. perndryshe gjithe diskutimi del jashte teme.

sof-iste, doje te thoje? nuk kish thjesht sof-izem, qe e shkruar edhe qarte. kjo qe po ben ti eshte thjesht "sof-izem". 

sa per pauerfull shit, une prape mendoj qe eshte thjesht shit... dhe e kam fjalen per gjasme-poezine qe ke vene aty poshte, nga ai libri qe e more me rekomandim surprizues nga librashitesi. dhe gjithsesi, kete e perdora per shembull qe mendimet ndahen. tjeter gje mund te mendosh thjesht per poezine, e tjeter gje c'mund te mendosh per autorin. dhe ndahen perseri, ne ate cfare mendoj une, e ate cfare mendon ti. qe te dyja jane qendrime krejtesisht legjitime. e thjeshte.

Ok, por nese jane te dyja legjitime, atehere nuk mund ta perdoresh epitetin amator me konotacione negative e ta projektosh jashte vetes. E di qe mund ta mohosh duke thene "ku e shef ti qe kam thene ashtu une, e kisha futur edhe veten tek amatoret," por konotacioni qe i ke dhene nuk le vend per ta mohuar. Ne mos you're just stating the obvious qe jemi amatore, and stating the obvious is kind of annoying if it isn't a superiority pose. Perndryshe ke lene te kuptosh se ti je profesionist i kesaj pune meqe flet konkretisht, ndersa ne amator qe nuk flasim konkretisht, cka e ben ate qe thua te tingelloje tepke si sofizem i llojit "vetem ai qe flet konkretisht i vlen fjala." 

tani ty te punon mendja keshtu. po me ben dhe mua kurioz te di se cdo te thoshe ne nje moment te tille, qe e krijove kaq shpejt.

gabimi yt - cka te mban te gozhduar tek amatoret, eshte se kujton se i dallon gjithnje konotacionet, ngjyrat apo tonet e zerit, thjesht duke u bazuar ne nje pyetje te shkruar. si ne momentin e mesiperm, per te cilin, une as nuk kam cfare te mohoj, as cfare te pohoj. qendrimi im, edhe pse i parendesishem, ka qene gjithnje i qarte. 

kam permendur dhe fjalen "irritueshmeri", a dicka e tille me siper... del shume shpejt...

Jo jo, une mund te te kem lexuar gabim. Por shpresoj te jem i justifikuar, fundja edhe fale elementit te irritueshmerise per te cilin je i qarte qe e fute vete ne debat.

E po tashti, i bie qe as kjo, nga e njejta autore, te mos te te pelqeje per te njejtat arsye:

QEN E BIR QENI (ka nevoj te vazhdoj pertej titullit? Hajd se po e vazhdoj)

 

Qen e i bir qeni qellove

dhe cdo qime te qenies teme

e bane tande.

 

Bir kurve kishe pase qene

dhe cdo vene temen e bane

me vlue vullkan.

 

I fshime, krejt i marre

e une peng

i marrise tande.

'i fshime', shume e bukur smiley

une peng patjeter, sepse sic ka thene edhe ahmeti me siper te postimi i mondes, "gjej vrasjen qe te kane bere" smiley, s'e faj ti, o qen, se bir qeni.

Jo per gje Trop, por po doli edhe impotenti, edhe gomari, edhe qeni, e njejta gje, pastaj...

Qe te jemi brenda temes, m'fal t'iu pyes edhe njehere, kerkohen poezi per gomerë apo per gomare? 

Se tek keto me lart sikur  ... ?

Tema eshte 'si e nderton veten/trillimin femra autore rreth mashkullit si subjekt/lexues' dhe me tej 'kush ishte i pari, gomari apo gomarica'?

s'ta nxe goja ta thuash si duhet - burri apo gruaja, ngaqe eshte ceshtje e zgjidhur me kohe e me vaft? smiley

Shume troc smiley.  

@ Lul, s'jam e sigurt per kete.  Dmth subjektin qe kerkohej.

@ Finis, kripe pa karar. smiley.

Vite zije

Vitet s'shkojne, kripe

ne kafé dhe siper bukes me gjalpe,

ndofta kjo eshte arsyeja.

Fqinjet e mi te semure, as atyre

s'mund t'u ndih,

trokasin, nuk mund t'ua hap,

pres tjeterkend.

 

Inge Bachmann (tit. origj. Trauerjahre)

 

Grate jane te mira smiley 

nuk e mora vesh kuptimin e kesaj. po kjo e poezise njehere, shkonte e e lepinte kete mjeshtrin, dhe nuk bente dot gje tjeter? se na kthehet kitara mbas koke prape, prape dhoma e ftohte, prape ai lakuriq... dhe na tregon kemkat hollcake (elegonte filonja), dhe prape kthehet te kitara budallaqe?

virgjereshe eshte kjo qe i vetmi seks qe ka patur ne jete ka qene ndonje skene me dy trupa poshte ca carcafeve, dhe nuk e di si behet puna dhe aktiviteti me i vjeter i njerezimit? dhe, 

kaq e pabukur eshte kjo sa kitaristi me rri si merhum dhe fshihet pas kitares?

uot kajnd of pipell du ju miit with, me desdemona???

Mua me pelqen shume kjo Manjola Brahaj. E zbulova krejt rastesisht, me rekomandim te librashitesit, gje qe tregon se rekomandimet e librashitesve nuk shkojne gjithmone huq.

 

EROS MANJOLE

 

Egershsire epshtake eremon ere ethesh

Rebelin ruan robi e rigon regetima rish

Oret optika okulte okupon ortekesh

Sperma sperkat siper sysh.

 

Maja mpaket mrekullia s'ka mos

Aroma amoresh aviten amshimit

Ngurrimi ngutet ngadale, nuk sos

Jeta jehut jetohet jashtimit

Oranat oqeanesh ogurzeza oshetijne o-ne

Lagem lengjesh t'ua Lagune jam

Ere epersie epokash t'eperme kam ne goje

"E ngushte dhe e lenget ironia" do thoshte Tropizma. Powerful shit, nonetheless. 

Jo de jo. Ja sa per nje cike gallate smiley.

 

 

Tinguj te trangullt

 

krejt kitaren i kulmet kulmon

lakmine lakadredh lakmueshem 

(dhoge-dhoma dhunon dhembet)

gjarpri gjirin me ngjeron 

ngrah ne ngrahmen e ngohte

oh qe tranguj dot s'po nxjerr

foshnjori fyti im i ftohte

Ja dhe vazhdimi smiley

 

takat te trokasin trotuaresh trrak e trrak

shkoj shakull pertoke prej shaleve zhdervjelle  

tanga si teh tretet thelash teposhte

une gomar, e ti gazele.

 

akt algjebrisht alkoolik 

 

brutal bulevardit buluron

qejpaprishur qasesh qenesor

rastis me recete reciprokisht

shtojzovallja shtrembtazi te shekon

mehallen me mendafsh m'embelon

 

ne mos kini kitare gjeni, ia rrembeni atij qeni

 

poeteshat prozaike me punime pornografike

qepin qejfe qilizmike

brekesh burrash bullafiqe

Petulla

Petulla

Petulla

Petulla

Petulla
Petulla
Petulla
Petulla
Petulla

Me kos

modernizem sa te dua

me ato faqet e tua

si petulla

me

kos

Kinse natyre, kinse e qete
Fiq te thate
qe s'u thane vete
por i thau nji dore e trete

fik i ri

rri

i ri

ti the

po sa q'e the u tha

----------

sy te bukur kishe ate nate

dhe veshtrime plot vegime

thone se fati kur te vjen ne dere

nuk troket vecse nje here

e kur erdhi pa trokitur

dhe e humba pa e ditur

une jam humsja e shancit

http://www.youtube.com/watch?v=kC05FRZBUCw

smiley
Let your balalayka sing
While my gentile guitar weeps

ti me trete si shendetline

qaj maro, qaj moj bije

"Te knofte balalajka" (TM Fiqiri). Konsideroje te vjedhme.

shtruar shtriqur shtati mbi shtrat

drit'hena dritares derdhet mbi dredha

epshi fshehte t'afshon, vashe, avash

mishi mendafshte me mbush n'asht.

Interesante kjo manjola... 

furishem flladiste flatrat fryrese

puprica poret e perthara prisnin

zhbironte zhguallin nga zhegu i zhuritur

zukatja zzzzzzzzz e mizes

 

femrat dinë ta përshkruajnë bukur dathurinë. smiley

 

femrat e perjetojne bukur dashurine smiley pershkrimi do me shume mend sesa zemer... smiley

The problem of other minds: Nga e di ti qe e perjetojne bukur nese nuk e kane pershkruar si duhet ate qe kane perjetuar smiley

Sipas legjendës, ka një mënyrë me anë të së cilës është marrë vesh. Kur të jesh vërdallë, ta them. 

 

zakonisht, roli tradicional, është i marrësit tek femra, jo i dhënësit (giver, receiver). Kështu që zakonisht janë objekti, jo subjekti. Rrallë, kur ndërrohen rolet, dhe femra bëhet subjekt, kjo sjell gjithashtu një veçanti të papërshkrueshme. Është si të shkruajë dikush një vjershë për një burim uji a krua. Dhe kroji të kthehet, të flasë me zë njeriu. 

E para ishte Sapfoja, tha. 

 

Lagem lengjesh t'ua Lagune jam

Ere epersie epokash t'eperme kam ne goje

 

Epersi epokash, patriarkia ehe  shijon  smiley Ketu dhe tek poezite me lart, femrat te viktimizuara, qenie inferiore, subjektivitetin   e tyre e projektojne vetem  si objekt seksual per  meshkujt. 

Thua ti... Vetem se mos i ngaterro gjerat. "Sperma sperkat siper sysh" thote ajo, ndersa gojen e ka per tjeter gje: jo per inferioritet, por per epersi poetike. 

true that! Kur dashurinë e kthejnë në fjalë, aty me të vërtetë janë omnipotente. 

Ajo thote "kam ne goje",  jo "kam gojen" epersi epokash. Tani sintaksa e tradheton dhe padashje  , po ti referohemi Frojdit, ketu duket ashiqare kompleksi tredhjes.Dhe zilia per ate epersine. Nuk po komentoj gjerdanin me perla  siper sysh smiley

Per mua eshte loje e bukur. Dhe me e bukura eshte qe po te mos ishte per aliteracionin, por per ndonje figure tjeter qe nuk eshte aq konkrete, aq e prekshme, aq taktile sa aliteracioni, ndoshta do kishe te drejte per faktin qe e tradheton sintaksa.  Pikerisht kjo vecoria e aliteracionit per te qene send i prekshem, e ben te thote "kam ne goje."

Pastaj, thua nuk do e lexoje njesoj ti po te thoshte "kam gojen."

Dhomë e ftohtë!
Ai mban në dorë kitarën e tij,
dhe është krejt i zhveshur.

 

 ftohte ?!smiley 

jo ,u ngroh kohasmiley

Gjino: S'KAM NEVOJE TE ZGJATEM,SE HIPI NE FIKsmiley

Po edhe te rrije poshte fikut , prape s ka nevoj te zgjatet smiley

Ne rat se fiku do ish i shtrire ,po,se ndryshe vetem hijen do i shijojsmiley

Shume e bukur.

PD:  I paska leshu zagaret,ska faj sjell 10 poezi ne dite ne peshk dhe si kap 10 komente,gjynof.

Hajt se po i hap u' di vergjet e para:

Kete poezi e kam shkruar lakuriq
Me dore te gjakuar mbi iriq,

Prandaj eshte leftiste, me rreng,

Se doren e djathte e kisha peng.

E ndrova poezine, meqe ju nuk merrni fare ere nga kjo fushe.Shpresoj t`ju pelqeje kjo autore smiley

Na paske sjelle nje me shishe dhe Elefant tani smiley

Faleminderit

Faleminderit per fjalet plot komplimente
Me gjemimet qe hudhe mbi mua
Zbrite shkendia zjarri
... Syve te magjepsur
Ngjalle ninullat mureve te dhomes
Duke i numeruar yjet
Carcafit te shprishur shtratit

Ti zgjate kthetrat mbi taborin e endrres
Gervishtjes se trupit te njome
Te falenderoj per suprizen e embel
Stuhise se pasmesnates
Kur qente lehnin urise se vone
Tek gatuaje brumin e dashurise
Dhe me ushqeje muzgut te mengjesit

Ne nje sfond me plot dhurata
Prej gojes, buzeve, dhe shtatit tend
I zene ngushte mes shume deshirave
S'mund ta vecoja asnje vend
Vec se duke u endur si klandestin
Trupit tend, te falenderoj pafund
Per oriendite dhene altarit te dashurise.(G.K)

"Nata gojëkyçur hap me thonj
vjeshtat e verdha" 

E si mund te komentohet konkretisht kjo? E vetmja gje qe mund te thuhet konkretisht eshte, rishiko togfjaleshin "vjeshtat e verdha." Nata gejekyce, nata qe hap me thonj, nje nate kaq e personifikuar, nuk mund te ndiqet nga vjeshtat "e verdha." Gjithcka mund te jene vjeshtat pervecse te verdha ne kete varg.  

hau dhe faqing faq did dhe tajtell cejnxh?

bollox!

.. a dog named Fella
not quite Fellatio..
lost his dearest leg
to the (cu)cumbersome ratio

Hemmmm, deri ne njefare ore poezia ishte kjo:

 

 

KitaraShkeputur nga libri: '' Tingujt e nje Kitare''Konfigurimi

Dhomë e ftohtë!
Ai mban në dorë kitarën e tij,
dhe është krejt i zhveshur.

Kitara, si një i sëmurë në grahmën e fundit,
më vështron me sytë e mekur
dhe hesht.

Ai qëndron në dhomën e ftohtë!
Unë e shoh plot lakmi
Oh!

Ai qëndron aty dhe më buzëqesh,
me dhëmbët e bardhë,
dhe të bukur
që e kanë marrë zmaltin
nga skëterra.

Por unë me duket u marrosa.
Dua ta pushtoj!
I përkëdhel mjekrën,
dhe gjuha si një gjarpër më rrëshqet,
mbi trupin e tij.

Dhomë e ftohtë!
Dhe ai i zhveshur qëndron aty.
Në dorë mban kitarën e tij.
Kitarë që tinguj nuk po nxjerr …

Unë e dehur nga joshja,
luftoj me këmbët e mia hollake.
si një lianë që mbështjell,
trungun e trashë të një lisi.

Dhomë e ftohtë!
Ai mban në dorë kitarrën e tij
dhe është krejt i zhveshur.

Kitarra, si një i sëmurë në...
grahmën e fundit...
më vështron…
me sytë e…
mekur….
dhe...
hesht……….....................................

 

Nga te gjithe te kenduarit kuptohet qe kishte gjetje te cilesise se larte per kitare e kitariste .

Me erdhi habi vetem me Tropin se mu duk sikur shau Bulkthin .Ky u  vjetru i cike , sidomos me nderhyrjet ketu dhe duhet provu nga pak...

Dmth Trop e kisha me gamorin.. Gomari eshte kafsha me punetore qe njihet e respektohet ...? Per se te kesh mendimin qe nuk mund te jete krahasim i pelqyer ne vjersherime ? Perse e trajton me pak melodioz  se kitara ? Se eshte i ndriojtur dhe nuk rri lakuriq gjithmone por di kur cvishet ? Ndoshta edhe nuk te kam kuptuar mire .....

                      

KOLEKSIONISTI

 

Më duket se ishte nisur vetëm që ditën kur kishte lindur, P. Ai kishte ngelur kështu deri tash që po flasim, dhe ishte fakt se vetmia e tij nuk kishte skartuar njeri rrugës. Tani P. ishte në një farë moshe dhe vazhdonte të ishte vetëm.

 E vetmja ditë kur nuk ishte gjendur vetëm ka qenë kur i vdiq e ëma. Babanë nuk e kishte njohur. E ëma i kishte treguar për të pak gjëra, dhe nga ato pak gjëra që i kishte thënë nëna e tij për të atin, ai nuk mbante mend asgjë. Ditën kur i vdiq e ëma, P. pati vizitorë. Jo shumë, bile pak fare. Më saktë, dy njerëz me një furgon të zi sollën arkivolin, e hapën, futën në të nënën e tij, e mbyllën dhe po prisnin të niseshin drejt varrezave.

P. vetëm i vështronte dy njerzit tek bënin këtë punë, që si kishte rënë rasti ta shihte ndonjëhere më parë dhe ndërsa admironte precizionin e njërit prej punëtorëvë të agjensisë funebre, harroi krejt se  po asistonte  në ndarjen fizike me të ëmën. Erdhi në vehte kur njeri nga dy njerëzit, më i moshuari e ngushëlloi për humbjen. Ndërsa tjetri, kolegu i tij, nuk e kishte hapur gojën gjatë gjithë kohës që bënte punët më të rënda e më të vështira me nënën e tij.

Atij nuk i bënë përshtypje fjalët ngushëlluese të mjekroshit, ndërsa ai tjetri, po, i tërhoqi vëmendjen, si asnjë njeri tjetër. “ Ky është njeri i vërtetë”, mendoi P. dhe i lindi një dëshirë e marrë që të përpiqej ta njihte, e pse jo ta bënte shok. Pasi pagoi mjekroshin për punën e bërë me nënën e vdekur, pati një dëshirë jo të zakonshme për të shkëmbyer dy fjalë me kolegun e tij më të ri, të pafjalë e tepër preçiz. 

 P. përveçse me mua -  dhe se rrallëherë  kjo gjë, një herë në vit, kur i uroja ditëlindjen - nuk fliste me njeri tjetër. Te gjithë kur vinte rasti  të flitej për të - gjë  tepër e rrallë kjo -  e përkufizonin me nofkën " i vdekuri që ec”.

Pra, P. deshi ti fliste kolegut të mjekroshit, më e pakta ta falenderonte për kujdesin  e treguar ndaj kufomës së nënës, dhe më e shumta ta bënte shok, por ndërsa hapi gojën, njeriu  me mjekër ia shkatërroi rastin brutalisht, duke i shpjeguar se kolegu i tij ishte shurdh memec. Mënyra se si mjekroshi e bëri këtë gjë, - duke vënë buzën në gaz -  e çoi P. deri në pragun e dëshirës që ti  vinte duart në fyt. Ndërsa informacioni se kolegu i  mjekëroshit ishte shurdhmemec, njëherë e bëri të merrte frymë thellë nga keqardhja që i përshkoi trupin, pastaj nisi të sjellë në kujtesë, kujdesin e madh që  shurdhmemeci kishte treguar ndaj nënës së tij të vdekur.

 P. kishte standardet e tij noprane për vlerat e një njeriu. Thelbi i këtij standardi ishte aftësia e njeriut për ti rezistuar vetmisë. Sipas tij vetmija është tokë pjellore që nuk prodhon gjë tjetër veçse sukses, ndërsa heshtja koha e artë  në të cilën mbillet fara e suksesit.

Sillte për mendje gjithë ç' kishte bërë punëtori i agjensisë funebre, shurdhmemec, me nënën e tij, dhe e gjente vehten  mbytur në mendime e emocione. Me sa kujdes ia kishte hequr ai rrobat e jetës nënës së tij, dhe me çfarë preçizioni ia vishte ato të vdekjes. Me sa dashuri e kishte  zënë  nga shpatullat nënën e tij të  vdekur, shurdhmemeci – P. se kishte prekur ashtu dhe njëherë për së gjalli -  aq lehtë e kishte ngritur, ndërkohë që  mjekroshi e  kishte zënë nga këmbët pa as edhe më të voglin kujdes, ndërsa e kishin shtrirë në arkivol. Dhe ndërsa krejt puna e mjekroshit ishte ndalur këtu, tjetri, shurdhmemeci, ishte marrë me nënën e tij me shumë se një gjysmë ore. I rregullonte  flokët e thinjur duke përdorur krehrin me një  mjeshtri prej parukieri klasi, e parfumoste me kujdes. Pastaj e kishte pudrosur me një gjë speciale e cila  ja hoqi rrudhat nënës së tij, sikur të ishte një grua në mes moshe.

Po sjellja që i kishte bërë impresion të jashtëzakonshëm, ishte kur shurdhmemeci po i mbathte këpucët, nënës së tij të vdekur. Ai kuptoi menjëherë se ato këpucë nuk ishin për  këmbët e saj, i vinin të lira dhe pa një  pa dy, ja la në dorë mjekroshit. P. njëherë nuk e kishte kuptuar gjestin e  shurdhmemecit, por kur mjekroshi i mori dhe  shkoi e i ndërroi  me një palë të tjera më të vogla, në furgon, nisi ta admirojë megjithëmend atë njeri.

Ai njeri ishte fantastik, po kujdesej për nënën e tij të vdekur me një kujdes e dashuri të tillë sa dukej sikur po e bënte nuse. Merre me mend, dhe këpucet donte të ja gjente të tilla, sa po ti mbushej mendja kufomës të ngrihej e të vallzonte, të mos kishte as dhe problemin më të vogël.

P. vërtetë jetonte vetëm, por po te uleshe e te bisedoje me të e sidomos ti kërkoje llogari  për vetëminë e tij – siç kisha patur guximin të bëja unë njëherë -  ai nuk e pranonte një gjë të tillë. Njëherë më kishte thënë, se vetmia nuk është kjo që bënte ai. Më kishte folur gjërë e gjatë teorikisht e praktikisht rreth vetëmisë, dhe në fund, kur kishte kuptuar se mua nuk po më mbushej mëndja, ma kishte plasur në sy:

-“ Vetmi mund të quash një situatë kur subjekti nis e kërkon solidaritetin e njerëzve..."

Pas kësaj batute inteligjente të tij, mua s’ më mbeti gjë tjetër veçse të ikja me bisht në shalë, dhe sa herë e takoja nuk mund të bëja gjë tjetër me të vetëm se ta përshëndesja. Dhe se duhet të them, se  këtë gjë e bëja gjithmonë, nën efektin psikologjik të njeriut të mundur kur takohet ballpërballë me fitimtarin. Të them të drejtën, unë pas asaj batute inteligjente,  kisha filluar ta respektoja atë i bindur e pa paragjykim. Por gjithë kjo gjë ishte vetëm një respekt i fshehtë i imi, nuk e dinte njeri tjetër veç meje.

 Vonë, pasi kisha parë e jetuar goxha në këtë botë, nga përvoja ime me  të " vdekurin  që ec" , unë kisha bërë shumë konkluzione. Shumicën e tyre i kam paraqitur ku më është dhënë rasti. Vetëm një konkluzion, nuk kam patur guxim ta them me zë te lartë deri tani, madje as dhe me shokët e miqtë intimë edhe se më ka lodhur shumë për ta formuluar. Formulimi im nën presionin e atij njeriu, pak a shumë thotë se: "vetmia, në të vërtetë nuk ështe izolim…”

Më tej nuk mund të shkoj në ketë temë, por dhe në rastet kur dikush don të heqë ndonjë guralec këtu, në formulimin tim për vetëminë, unë nuk lëshoj pe. Po meqë akoma askush ka kohë të merret me mua, e aq më pak me formulimet e mia, ai ka ngelur aty ku është , thjesht si një kufi shtetëror mes dy vendesh në "paqe”.

Për një gjë ama jam më se i sigurtë: ai e administron vetëminë e tij më mirë se sa unë dhe  gjysma e njerëzve që njoh, administrojnë  jetën e tyre. Nuk dija hollësi e detaje, nëse ai e analizonte vetëminë e tij, dhe nëse e analizonte e i pëlqente, përse nuk e publiçizonte, ose në rastin e kundërt nëse nuk i pëlqente, përse nuk kërkonte rrugë të tjera jo vetëmije. Unë akoma isha në gjendjen e të mundurit në raport me P, dhe në ketë gjëndje me tjetrin nuk mund të bësh asgjë të hajrit, përjashtuar përshëndetjet me sytë përdhe, kur të bije rasti të përplasesh me të në rrrugë.

Një ditë P. i ndodhi një gjë e cila e detyroi të vendosë njëherë e mirë kahun e jetës së tij. Ishte mëngjes kur P. hapi derën kryesore, dhe në prag pa një mace të bukur që po e priste duke mjaullitur në mënyrë të tillë sa që e bëri të rënqethej. Emocioni nuk kishte të bënte me pamjen e kafshës, sepse mace atyre anëve kishte sa të duash. Të tronditej e bëri gjesti i saj, mjaullitja e veçantë e sidomos lëkundja e bishtit që e gozhduan për minuta të tëra. Ndenji ca  ashtu duke e parë plot emocione e rënqethje, pastaj u kthye mbrapsht, hyri në shtëpi, mori një kuti me peshk të koservuar, e hapi, u kthye dhe vuri në tokë para saj.

Macja hante, e ai e vështronte. Macja hante me oreks, ai vështronte dhe vështrimit të tij i bënin shoqëri gjysma e mendimeve dhe emocioneve që rasti po provokonte. Macja hante dhe ai e ndiqte i mrekulluar deri sa ajo i dha lëpirjen e fundit kutisë me peshk. Pastaj kafsha ngriti vështrimin dhe kur sytë e kafshës me  atë të njeriut  u takuan, ai kuptoi se macja donte akoma të hante.

Hyri përsëri brenda, mori një konserve tjetër, e hapi dhe u kthye te macja. Ia vuri para dhe ndërsa kafsha bënte përvojë të ngrëni, P. bënte përvojë mendimi e emocioni. Si e mbaroi dhe konservën e dytë,  përsëri shkoi te bufeja, mori një kuti tjetër dhe si e hapi u kthye dhe një herë te macja Në prag të derës, tashmë nuk kishte më mace. Dy kutitë, njëra përmbysur dhe tjetra me dy peshq brenda, si dhe treta në dorë të tij, e sollën në gjendje normale. Ndërsa po  mblidhte kutitë e konsumuara, emocionet po e linin, ndërsa mendimet jo. I thirri disa herë maces, herë me një emër e herë me një tjetër, por ajo su bë e gjallë, as atë ditë e as ditët e tjera.

Qëndrimi i asaj kafshe, padyshim e vuri në të thella. Nuk bënte gjë tjetër, mendonte vetëm për macen që si kishte arritur të realizonte nevojën e saj, domethënë të mundëte urinë, e kishte lëne vetem. Atë ditë të gjithën, të nesërmen dhe plot ditë të tjera, vetëm mendohej.  Dikur ai arriti një konkluzion, për mua jo të çuditëshëm.  Pastaj konkluzionin nisi ta bëjë përvojë, e në fakt ajo përvojë ishte tejet e çuditëshëme. Atë natë që konkludoj për përvojën që po niste, nuk bëri gjumë.

Të nesërmen bleu një aparat fotografik, më të mirin që bëhej dhe filloi të bënte foto. Fotografonte fshehurazi e me dije, si ti vinte për mbarë e si të ishte situata. Shkrepte aparatin para gjithçkaje që i bënte përshtypje. Gjithmonë në fokus do të përfundonte një femër e bukur, a një e tillë e shëmtuar, një burrë me paterica, a një tjetër pa të tilla që kalonte vijat e bardha me zinxhirin e  pantallonave para hapur. Por nuk mungonin qen të ndryshem, mace e njëqind kafshë të tjera, vazo me lule, e të tilla pa lule. Kur shkonte ti bënte vizitë varrit të së ëmës, nuk e linte  varrezën më parë se të mbarohej krejt filmi.

Dalngadalë, shtëpia e tij u bë koleksioni më i madh i fotografisë në atë vend. Fotografitë e para i mbërthente me gozhdë, kudo, në muret e dhomave, banjos e korridoreve. Kur muret u mbuluan me foto, u bënte vend në dysheme, sipër mobiljeve, anash rafteve e kudo gjente vend të përshtateshëm. Unë dhe tani, pas gjithë këtyre ngjarjeve, vazhdoj ta ruaj me xhelozi formulimin tim rreth vetmisë:

“Vetmia në të vërtete nuk është izolim..."

Petrit Sulaj

 

Marre nga libri: Nje cigan nga humbur udhen"

 

 

 

 

             

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).