Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë, ne alpinistët e Shoqatës Dajti Alpino-Turistik i kemi hyrë muaj më parë punës stërvitore me synimin që të pushtojmë majën më të lartë të Planetit tonë, Everestin (8848 m).
Është pak të themi se ky është një detyrim sportiv dhe moral, kulmor për lëvizjen alpinistike shqiptare dhe më gjërë.

Janë të shumtë miqtë dhe të njohurit që po na mbështesin për të formësuar ekipin e nevojshëm prej tetë alpinistësh, por deri tani me mbështetjen financiare që kemi siguruar (duhen 35.000 dollarë për një alpinist) ekipi formohet me tre veta dhe kjo kryesisht falë sponsorizimit që na bëjnë kompanitë Vodafone, Raiffeisen Bank dhe fondacioni Besa.

Per te lexuar rreth aplpinisteve qe synojne te marren pjese ne kete inisiative, si dhe per te kontribuar, vizitoni faqen e tyre, nga ku eshte shkeputur dhe pasazhi i mesiperm.

Revista Java nga nje shkrim per kete inisiative nga nje prej tyre, Aleksandër Bojaxhi. Gjithashtu revista Klan ka nje artikull per evente te tjera te tyre.

47 Komente

Suksese eshte nje sfide shume e veshtire por me shume kenaqesi kur arrihet! Gjithe te mirat ketij grupi qe ka marre guximin, do t'i ndjek me interes. Per kur ngjitja, tani ne maj apo mbas monsoon-it ne shtator/tetor (me e veshtire kjo). Nga do t'i ngjiten, nga ajo me tradicionalja nga Nepali (juglindja) apo nga Tibeti (verilindja), se nuk gjeta mjaftueshem informacion ne website te tyre.

Suksese. Maja me e larte qe kam hypur une ka qene tower montparnasse ne Paris, kulles eifel nuk ja kam hypur kurr deri ne maj se kisha frike, ishte shume e larte smiley 

Kam qene edhe ne mal ne Shqiperi, po malet tona s'jan aq te larta.

Janë të shumtë miqtë dhe të njohurit që po na mbështesin për të formësuar ekipin e nevojshëm prej tetë alpinistësh, por deri tani me mbështetjen financiare që kemi siguruar (duhen 35.000 dollarë për një alpinist) ekipi formohet me tre veta dhe kjo kryesisht falë sponsorizimit që na bëjnë kompanitë Vodafone, Raiffeisen Bank dhe fondacioni Besa.

te mbledhin nje here leket, e pastaj uratat! smiley

Idiotlleku i festimit apo ndermarrjes se sfidave te tilla ne emer te 100 vjetorit te pavaresise ,po u perhapka deri ne EVEREST ,ku arrin piken me te larte te tij.

Sa krenar kemi per t'u ndier ate dite o zot..

* kampione smiley

Por prape kaq krenar qe do na bej flamuri ne majen me te larte ate dite, sa s'do ket perendi qe te na e pershkruaje ate ndjenje.. smiley

jam cik me lart.Po te jetoje ne Shqiperi do e kuptoje. Eshte bere  kjo puna e 100 vjetorit te pavaresise ,si puna e ideologjise komuniste te kohes se monizmit ,e cila duhet te futej ne cdo lende,ne cdo fushe...kudo. Na e shpifen.Ta festosh me zore i bie ketij muhabeti,pavaresisht rendesise historike qe kjo kjo date.

C'lidhje ka kjo me cfare po bejne keta njehere? Mos valle po te detyrojne ty te festosh me zor duke i'u ngjitur Everestit?

Ka lidhje me SYNIMIN 

madje une mendoj ,mos jane urdheruarsmiley

Nuk kam gje me veprimin,perkundrazi i pergezoj ,por faktin qe e paskan synim ngjitjen ne Everest ,per 100 Vjetorin e Pavaresise.

Prite kur te vi ndonje artikull nga ndonje katund i Shqiperise dhe te deklarojne fshataret se kane mbjelle presh , duke pas synimin e mesiperm,si pike frymezimi  dhe objektiv te arritjes per 2012.

 

 

I ka urdheruar Sala qe ta bejne, e biles te vene dhe flamurin e PD-se ne maje te Everestit kur te ngjiten.

Besoj se keta si apasionuar mbas aplinizmit do ta kishin bere ngjitjen ne Everst gjithesesi, por zgjodhen 100 vjetorin e pavaresise per ta shenjuar me mire ngjitjen e tyre.

Ja,po te them nje rast une dhe gjykoje vete ti pastaj eshte apo jo e tepruar.

Cdo te hene ,para se te filloj mesimi ,shkollave u eshte urdheruar, qe te bejne nje mini program artistik me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise.

smiley

Mua kjo me kujton ato festimet alla enveriance  smiley111*

Per mua ka rendesi qe nxenesit te mesojne ne teresi kuptimin e shpalljes se pavaresise, se sa te bejne gjera ta padobishme.

 

dihet qe po ua meshove fort nje gje, shanset jane qe nxenesit ta kene bezdi, se sa ta mesojne. Naimi eshte poet i mire, por i benin poezi "pse s'vdiqe kur linde". 

ideja ketu eshte te dallimi midis metodave idiotike komuniste dhe metodave pedagogjike

e para nxjerr tipa si ti, dhe eshte shume e rendesishme qe Shqiperia te kete sa me pak te tille ne te ardhmen.

Ca gjera kur behen terkuz ,e humbasin rendesine e tyre dhe shnderrohen ne banalitete qesharake. Nuk behen me imponim keto gjera.Per cfare duhet kjo,kur dihet qe cdo shkolle e ka perfshire kete ngjarje ne planin e vete edukativ te cdo viti dhe jo vetem te ketij 100 vjetori  ,madje i kushton dhe nje dite te tere aktivitetesh kesaj ngjarjeje?!

 

 

 

Jam dakort pra.  Rendesi ka te mesohet kuptimi i vertete i pavaresise dhe historia rreth e rrotull saj, se te humbin kohe me idiotlleqe e programe artistike si keto qe thua ti.

cdo fucking te hene? :o

Tani ceshtja eshte qe ekspeditat per Everest, tentojne gjithmone sezonin e pranveres, para se jet stream te kaloje direkt mbi mal dhe para se te filloje sezoni i monsoon. Shumica e tentativave per ngjitjen finale - nga South Col per maje - nqs i bie nga Nepali qe eshte rruga relativisht me e lehte dhe qe perdoret me shume - behen ne dy javet e para te Majit. Por ekspeditat qe tentojne kete duhet te arrijne ne Katmandu aty nga fundi i marsit, maksimumi 1 prill qe te aklimatizohen sepse procesi i ngjitjes per ne maje merr nje muaj a me shume ne disa raste. Plus pastaj qe lejet per ngjitje jepen qe me pare, edhe Nepali dhe Kina (Tibet) kane kuota per sa lejojne te ngjiten cdo sezon. Duke qene qe kapitali per gjithe ekipin nuk eshte i sigurt, si do ja arrijne? Apo do ngjiten me ndonje kompani si puna e 'Alpine Ascents' per shembull ku paguhet per cdo alpinist vec e vec (dmth pak rendesi ka nese gjithe ekipi arrin te financohet apo jo pasi secili konsiderohet si klient individual)? Ne kete rast ngjitja kushton me shume por gjerat jane me te organizuara. Edhe per kete duhet te arrish qe ne fund te Marsit ne vend. Anyway... jam amatore e ngjitjeve alpinistike megjithese vete nuk jam alpiniste. Por kam kujtime shume te bukura nga disa kohe qe kam kaluar ne ate rajon mes maleve per nje trek (Annapurna Circuit). 

Bravo iu qofte cunave. Sikur te mesojne dhe kinezcen aty, jane qe jane, kjo do ishte dhurata me e shkelqyer per saliun.

Saliu ka ne plan qe ti bejne dritat e empire state ne ngjyren e flamurit per pavaresine.

Si ja behet qe te iki dhe une me kta? Qe te marrim GWR per njeriun me te ri qe ka ngjitur Everestin,deri tani e mban Rob Gaunlet 19 vjec.

Update: Njeriu me i ri eshte Jordan Romero nga Big Bear, California: 13 vjec, arriti majen ne Maj te 2010

Jeni bere me hije, si ai tek filmi 6th sense, shikoni Berishen kudo.

 

Eshte teme per alpinistet, o peshkmilet. smiley

Në majën më të lartë të botës valëvitet për herë të parë flamuri shqiptar

Sot më datë 25 maj 2012, në majën më të lartë të botës, Everest (8848 m) valëvitet për herë të parë edhe flamuri shqiptar krahas atyre vendeve, përfaqësuesit e të cilave kanë arritur ta pushtojnë “çatinë e botës”. Ekipi i plotë prej gjashtë alpinistësh shqiptarë të shoqatës “Dajti Alpino-Turistik” ka mundur të ngjitet sot, në orën 7 të mëngjesit me orën lokale (1 pasmesnate me orën e Shqipërisë) në pikën më të lartë të malit të Everestit (Xhomolungma) dhe të gjithë rruzullit tokësor, 8848 metra mbi nivelin e detit. Ngjitja është realizuar me një sukses të plotë dhe të rrallë, për sa i përket numrit të plotë të alpinistëve që ia dalin mbanë, siç konfirmohet nga lidhjet dhe përditësimet e vazhdueshme me përfaqësuesin e kompanisë alpinistike, që shoqëron ekipin shqiptar, z. Pradip Kumar Limbu.

Ekipi shqiptar, i nisur nga Tirana në datën 2 prill, përbëhët nga këta alpinistë, të renditur sipas moshës: Mateo Begeja (19 vjeç), Erli Rudho (22 vjeç), Gerti Pishtari (25 vjeç), Fation Plaku (37 vjeç), Gjergj Bojaxhi (38 vjeç) dhe Xhim Begeja (47 vjeç). Një kohë e gjatë aklimatizimi dhe ngjitje-zbritjesh të vazhdueshme në lartësitë 5200-7500 metra të malit, i ka paraprirë pushtimit të majës së Everestit. Kjo është strategji standarde e ngjitjes së ketij mali, për shkak të kushteve ekstreme atmosferike me erëra të fuqishme dhe temperatura deri në -400C dhe sidomos rrallimit të oksigjenit për shkak të lartësisë së madhe (në 8000 m lartësi ajri në atmosferë përmban 1/3 e oksigjenit që gjendet në nivelin e detit). Përcaktimi i ekipit të shoqatës “Dajti Alpino-Turistik” u vendos pas një kohe të gjatë stërvitore, ndërkohë që alpinistët iu nënshtruan testimeve dhe garave të ndryshme fizike. Ekspedita e të gjashtë alpinistëve shqiptarë u mbështët nga sponsor të ndryshëm privatë dhe institucione publike, të cilët mundësuan financiarisht realizimin e saj.

Alpinistët janë duke zbritur lartësi dhe pritet të mbërrijnë në atdhe në javën e parë të qershorit.

http://www.shdat.org.al/2012/05/25/ne-ma...

 

 

 

Xhim Begeja (47 vjeç). Një kohë e gjatë aklimatizimi dhe ngjitje-zbritjesh të vazhdueshme në lartësitë 5200-7500 metra të malit, i ka paraprirë pushtimit të majës së Everestit. Kjo është strategji standarde e ngjitjes së ketij mali, për shkak të kushteve ekstreme atmosferike me erëra të fuqishme dhe temperatura deri në -400C

Xhibi ne fillim duhet te na kishe thene qe paskun ike-maru- qekan lengezu te gjithe. Me 400C minus, nuk u duhet shume me kape 2 Grade Kelvin. Nitrogjeni Lenget...o fun smiley [azoti] 6 shqiptare te avullum, nuk jane. Por Patriotizmi ja vle. RIP x6!

Now Xhim Begeja. 48. O, ose Xhim ose Begeja.  Come on. Gezim, Gzimi...kaq e shtyjme...Xhim..Xhimi... o too much smiley

---------

Une kam qene po aq...dhe ndoshta me lart se ato...[nuk me kujtohet sinqerisht] por kjo eshte dita e tyre. Flamuri mbi te gjitha!smiley

Une kam qene po aq...dhe ndoshta me lart se ato...

Ka edhe te tjere qe kane udhetuar me aeroplan (pra jane ngjitur me lart se maja e Everestit). smiley

ka, e pranoj ... ka dhe te tjere. Me ke cu i rrakete-anti-aircraft, mrena 5 minutash. smiley Sidoqofte po se hoqi Xhibi ate 0-extra e te na e boje e coje nolt ate -400 tek -40...une do rri Alpinist deri atehere smiley A Jena rrace a forte? Po! Gjithmone...po ne -400 nuk ka raste te dokumentume Shqiptari me survajv. Jo mo me ju njit Restit, me bo ndotje environmenti ne qese...e pastaj me qese e me pi kafe. [flamurin-foton duket e kane me shum per fejcbook]

Nuk ja vlen te kapemi me gabime shtypi.

Artikulli eshte kopjuar nga faqja e alpinistave, me siguri kane bere gabim shkrimi nga -40 ne -400, dhe aty ku jane ata cudi qe duke shkruar ne ndonje telefon s'i ka ngelur gishti akoma me shume i ngrire tek zeroja te dilte temperatura -40000000000qyqjam'qenkampirefaregishti.

Dhe ate qe thua me poshte pse jane me shume se gjashte, kane shoqerues lokale normal si cdo ekip. Ec tani te diskutojme pak sa e bardhe eshte bora, si shume e bardhe duket lol

Si arritje eshte patjeter e madhe per cdo sportist e cdo ekip e normal qe te behet zemra mal kur lexon qe jane ca zemra dhe flamuj shqipe aty, aq me shume per here te pare ne maje. smiley

sigurisht. xhib bo beja shaka, e di qe nuk o faji tat smiley ne ato temperature mpihen me shume gjojna se gishti. Gjo te mire kane bo seriozisht. Everesti e turizmi o bo i cike boze neper bote...por keshtu eshte. Shume kane shku poshte e larte. Nuk mbaj mend vitin po di qe nje grup tjeter provoi vite me pare deri afrer 6000m dicka por nuk arriten majen. Keto te pakten e myllen mire.

Bravo vertet nje sukses. Shqiponjat fluturojne lart! smiley

Bravo ju qofte. Tani te ngjisin dhe majat Shqiptare smiley

Bravo.Na bene krenar.Ky eshte thjeshte fillimi per shqiptaret qe s'njohin kufij!smiley

Brad, fotja me flamur me lart nuk eshte foto e majes (eshte bere para disa ditesh nderkohe qe ata thone se sot e arriten majen). Fotot jane shperndare ne media nga faqja e tyre, si dhe artikulli me lart eshte artikulli me i fundit i faqes se tyre.

Ja ca foto te tjera:
 

 

 

Keto duket sikur po rrezohen. Te ben vertigo vec me a pa smiley Paskan vujt.  Tani ne maje jane 6? pse dalin 7 ne ngjitje...prit...qeka dhe nji ne fund 8! Cka ndodhur?

Tani ne maje jane 6? pse dalin 7 ne ngjitje...prit...qeka dhe nji ne fund 8! Cka ndodhur?

Une s'kam fare eksperience alpinizmi po nga c'kam degjuar, grupet e alpinisteve ne te tilla raste marrin edhe vendalinj qe kane eksperience, si per t'u treguar rrugen, ashtu edhe per t'u mbajtur "plackat" (Sherpa).

Sapo pashe qe xhibi paska kthyer pergjigje per kete me perpara.

 

Kisha mendim tjeter...po sikur tu kene prere litarin...po sikur racionet te ken mbaruar? Mal eshte ai i shkreti. Shqiptaret duan protein, si gjithe te tjeret. me kete foto na e qartesove te gjithe, qekan 14 fare. Lol. Gjembi e pashe tani dhe une qe xhibi e ka sqaruar komplet. Me vje mire smiley

--------

ne fund te fundit, e seriozisht tani, kane bere pune te mire e te veshtire. Hallall u qofte. Me kete u wish, U ol, naten e mire.  sorry for the delay, po shikoja i website tjeter me silly-funny jokes. ka plot humor kushdo me e pa smiley

http://www.thejokeyard.com/funny_jokes/u...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).