Analisti për çështjet politike të Ballkanit dhe profesor në Universitetin e Oksfordit, James Pettifer, duke analizuar situatën dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, në një intervistë në Top Channel, lëshon alarmin se në Kosovë situata mund të përkeqësohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e zbehin vëmendjen ndaj Kosovës dhe po ia kalojnë përgjegjësinë Bashkimit Europian.

TCH: Si do ta komentonit situatën aktuale në Kosovë ndërkohë kur Serbia është duke tentuar të zhvillojë zgjedhje atje?

James Pettifer: Jam i përshirë me cështjet e Kosovës këto 25 vitet e fundit në mënyra të ndryshme. Më duhet të them situata e tanishme është shqetësuese. Kosova ka bërë disa hapa prapa. Situata në Veri është e paqëndrueshme që për mendimin tim po përkeqësohet. Cdo këndvështrim realist mund të mbërrijë në përfundimin se atje gjërat janë duke u përkeqësuar.

TCH: Kush janë fajtorët për këtë situatë?

James Pettifer: Beogradi nuk do të pranojë realitetin e sotëm pasi duan ta trajtojnë veriun e Kosovës sikur të ishte një pjesë e Bosnjës, që sikurse edhe ambasadori britanik e ka thënë, nuk është e tillë pasi situata ligjore është krejt e ndryshme. Fatkeqësisht qeveria e Kosovës ka bërë disa gabime serioze duke bërë lëshime që nuk duhet të kishin ndodhur. Sic mund ta dini unë kam qenë një mik i zotit Thaci për shumë vite dhe kemi publikuar edhe një libër. Jemi përballë një problemi sic është ai FUTNOTES që ishte një gabim i madh strategjik për Koasovën.

TCH: Kur thoni një gabim serioz, cfarë keni parasysh me këtë? Mund të na thoni më shumë rreth këtij gabimi?

James Pettifer: Kryeministri Thaci do të realizojë një takim me presidentin Obama dhe kjo është padyshim një dicka e mirë. Por pozicioni strategjik në Kosovë është ndryshe. Sipas mendimit tim ndihma amerikane për Kosovën nën admistratën Obama sa vjen dhe zbehet. Këtë e simbolizon edhe largimi trupave amerikane nga kampi i Bondstillit. Nuk shikoj ndonjë lidership të fortë amerikan me sytë nga Kosova sic e pamë gjatë administratës së Bushit.

TCH: Përse është duke ndodhur kjo zbehje interesi për Amerikën ndaj Kosovës?

James Pettifer: Mendoj se është mëse i dallueshëm qëndrimi i administratës Obama që këkon të ketë një zgjidhje europiane për Kosovën dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Por nuk duhet të harrojmë atë që quhet Gjeo-Politika për hapat përpara që janë bërë në Ballkan falë ndihmës amerikane. Në Bosnjë lufta nuk do të kishte përfunduar pa ndërhyrjen amerikane, Dejtoni nuk do të ndodhte pa përfshirjen e amerikanëve, sikurse lufta në Kosovë nuk do të ishte e frytëshme pa mbështetjen amerikane. Më shqetëson roli diplomacisë e vecanërisht i Robert Cooper dhe Baroneshës Ashton të cilët kanë harruar leksionet e viteve 1990.

TCH: James, pikturuat një tabllo gri për Kosovën. Përballë këtij realiteti a është e drejtë të arrihet në përfundimin se Veriu mund të konsiderohet i humbur për Kosovën?

James Pettifer: Po, më vjen keq ta pohoj. Humbja e veriut do të ndodhë. Mundësitë që kjo të ndodhë janë reale. Ekziston mundësia e nisjes së një konflikti që se kemi parë 5 apo 10  vitet e fundit. 

TCH: Cili është mendimi juaj për lëvizjen Vetëvendosja?

James Pettifer: Ata janë duke okupuar një pjesë të mirë në politikën kosovare pasi plani Ahtisari nuk i jep Kosovës një pavarësi të plotë. Udhëheqja e Vetëvendosjes duhet ta kalojë fazën e protestave politike. E di që kanë tentuar ta bëjnë këtë herë pas herë në parlament dhe kjo është një dicka e mirë. Ata duhet të shpalosin politika të qarta si përshëmbull do të pritej me interes një program alternativ ekonomik për Kosovë

17 Komente

Nuk po morim vesh se çar thote ky dreq mileti..... na e kan bo koken çorap.... disa po thojne se fut(s) nota eshte ok... disa te tjere po thojne se eshte gjo e keqe...... a din njeri se si eshte se nuk po dijm se ku ta majme koken ....na eshte bo si fshirse xhami......

Nje gje nuk kuptoj une,a shkojne keta tek Top Channel,apo shkon Top Channel tek keta Analistet gojevrere.

 

 

 

Po ku e kane gjete kete tipin qe as emrin nuk ja kam degjuar ndonjehere, dhe na qenka mik dhe bashk-botues me Tadicin ky!
Media me rrumpalle dhe qe punon pa drejtim, vetem ne Shqiperi gjinden

O artist, ky tipi mund te jete analist i ballkanit, sic jane dhe shume te tjere ne Oxford, UK, dhe me gjere ne evrope. Ke me shumice ketu te ppu.
Muhabeti ishte se pse i bejne ketij mikut te serbise dhe tadicit nja 5-6 pyetje dhe e shtrojne ketu si analize me vlere?
Ka analista me shumice qe mund te thone ndryshe nga ky tipi, dhe te japin nje rruge se si te heqish influencen e serbise ne Kosove, dhe se si mund te mirren trojet Shqiptare ne Serbi. Zakonisht analistat dhe researchers (nuk e di shqip se si quhen) dalin ne perfundimin qe do pala qe paguan per te, per shenzimet e tij, per rrogat e stafit te tij, per kerkimet qe gjoja bejne. Dhe tendencat e tyre per te dale ne perfundimin qe ata duan te dalin ndikojne edhe para se tja nisin analizes ose kerkimeve.
Ky tipi, miku i serbve nuk ka nevoje te intervistohet, nga gazetar te dobet me 5-6 pyetje.

miku i Tadicit?..Miku i serbeve?...Nga i nxorre keto mor djale? Ta ka fajen analisti pse Thaci pranoi te paraqitej me fushnote?..jeni kthyer ne tragjikomike, me gjithe mend

Influenca serbe nuk hiqet duke futur koken re rere si struci dhe thene, nuk ka problem statusi apo paraqitja nderajonale si nje OJQ, jo si shtet. Serbia ne anen tjeter po e shfrytezon me se miri Kosoven dhe bravo i qofte se ka politikane...

Lexoje mire intervisten dhe kupoje se per se e ka fjalen..

E ka marre me terselleme dhe ngaterron Thacin me Tadicin. Rroma per Toma. Petifer e ben Thacin Hero tek "Ceshtja shqiptare, Riformesimi i Ballkanit" prandaj thote "Megjithese e kam patur mik, tani ia ka futur kot".

do të pritej me interes

Jo or jo, me termend? 

Une nuk jam profesor i Oksfordit,por, ka kohe qe kam alarmuar lexuesin e peshkut per fenomenin Thaçi.

Duhet  te lexohet dhe rilexohet historia e popujve arab,te atyre qe dikur ishin nder popujt me te ndritur te botes,ndersa sot,nga me te urryerit e saj.Beduinet,tribalizmi,patriotet lokal,shkretetira...

Cdo ngjajshmeri me Kosoven,duhet te jete e rastesishme.

*Fusnote 

Kat'narin veç plumbi e rrezon nga kali.

Klinton i  deklaroi Jahjages:"... Amerika nuk do ta  leshoje kurre Kosoven.."

 Por sa thote jakovë - edhe  mua po  me duket shume shqetesuese.Po numbasim ekuilibrin.Dy shtete shqiptaresh ne ballkanin.... fuçi  baruti...!Na duhen shtate  hile e nje trimeri.

Cilen nga keto  kemi,... me keta "burra" qe kemi ?

 

po kur te thosha une grava... a duhej ta thoshte Pettiferi qe ta pranoje? smiley

Ja si behen punet kur ka shtet,....... Le ta dabatojme ca kete rastin

Turqia paralajmeron rianeksimin e Qipros veriore qe de juro eshte  krahine e BE por de-facto eshte nen sferen e influences se Ankarase.

Nuk ka me kohe, u shpreh ministri Turk, neqofte se nuk arrihet se shpejti nje marreveshje me Republiken e Qipros, atehere unifikimi i Qipros se Veriut me Turqine eshte opsjon i hapur ne tavoline..

Keto "marreveshjet" politike ose te zbardhin faqen ose te zbardhin b... Psh Rambujeja na zbardhi faqen. Fusnota po na zbardh b... me sa duket. 

Por edhe sikur Kosova te dale me fitim nga fusnota, prape do jete "kala mbi balte" se vete Ballkani asnjehere nuk ka qene i qendrueshem politikisht. Ne Ballkan akoma gjykohet me mentalitete mesjetare ku Interesi kuptohet vetem si "t`i prishesh pune tjetrit" dhe termi Perfitim lidhet vetem me Toke, me shume Toke. Sa kohe te jete ky mentalitet cdo shtet i Ballkanit eshte i ulur mbi fuci baruti.

 

" .... Ata duhet të shpalosin politika të qarta si përshëmbull do të pritej me interes një program alternativ ekonomik për Kosovë... " 

 

Ekonomia, ekonomia, ekonomia, forcimi i ekonomise, qe sjell dhe forcimin ushtarak, qe sjell edhe respektin dhe interesin e vendeve te zhvilluara ndaj teje, qe sjell forcimin e kombit, forcimin e pozitave te tua gjeo-strategjike, ESHTE thembra e Akilit, ESHTE faktori kryesor, per te cilen une kam vite qe kam folur e shkruar. Kafshet drejtues, politik-bersit e paafte, si te Shqiperise ashtu dhe te Kosoves, te skenes e prapaskenes, me shume jane interesuar per forcimin e ekonomise private te tyre se sa per forcimin e ekonomise se shoqerise e shtetit shqiptar, me shume jane interesuar per forcimin e pozitave te tyre politike e vetjake se sa per forcimin e pozitave te shtetit shqiptar apo kosovar. Dhe kjo eshte nje turp qe iu bie pikerisht atyre. 

 

"Ekonomia, ekonomia, ekonomia"

Fjale te arta ke thene o Pjer po a i ndogjon njeri????

shume mire e thote, po ta thuash te peshku dhe ta besh, si gjera te ndryshme me duken. megjithate, ka mjaft te drejte.

puna eshte se pushtetaret ne shqiperi, shohin ekonomine e tyre, jo te atij qe quhet komb. pra, fillimisht na duhen njerez qe duan te bejne per te gjithin (komb). atehere do i pervisheshin punes per ekonomine.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).