Ja ku po te them qe nuk rri dot me pa menduar ate qe ka ndodhur mes nesh. Ate pjese te jetes sime dhe tendes, te fundosur dhe te harruar e cila nuk po arrin dot te dal ne drite, edhe vetem per nje çast, edhe vetem per te na dhene sadopak vetedije mbi ate qe jemi, ishim, do te jemi, duhet te ishim, do donim te ishim. Mendoj e ndersa mendoj nuk bej gje tjeter vecse risjell ne jete te gjitha ato gjera qe ndodhen ndersa ishim bashke, vetem ne te dy, asgje tjeter, secili ne veçantine e unitetit te botekuptimit te tij. Keshtu nuk bej tjeter vecse ripercaktoj serish, me te njejtin zell prej zbuluesi mesjetar, fjalet, xhestet, nderthurjen e mendimeve, ndjesite, dhe perçartjet e dikurshme. Riperkufizoj cdo mendim, gjykoj qendrimet e tanishme, bie, ngrihem, perballem ... Me sakte mendimi perkufizon serish mendimin, e dobeson, e pastron, e rikthen ne vetevete. Pra s'bej tjeter vecse rifutem ne historine tone, e le ta dhjes pak muhabetin: “ne ate te njerezimit me te vogel” te cdo njeriu te veçante, te cdo qenieje qe perpelitet ne menyre dialektike me objektin, qe shqyhen per pak sundim, me subjektin tjeter. Nje koncept qe rikonceptohet, nje gjykim qe merr forme, nje perceptim dhe nje pasqyrim qe shtremberohen, qe s’jane me te tille. E si perfundim cdo gje mbyllet me gjykimin, (sa na pelqente gjykimi!) pergjithesimin e detyrueshem te premisave karromboleske te arsyetimeve tona te perdala, te shthurura, perhere afer se vertetes por asnjehere te tilla, si ekstremet e kembanes se Gausit.
Nihil est
Objekti i luftes sone dialektike, ose mbi perse ziheshim kaq shume, nuk interpretohet lehte nga kategorite e njohura dhe te trajtuara nga spekulimi filozofik. Nuk ka as hapsire dhe as kohe qe e percakton, as e pjesa dhe as e tera, nuk eshte as ide, as ndjenje, as pasqyrim, as deshire. Ngjane po me antinomite qe vetelinden vazhdimisht, perberje aporish qe ngjiten ne rangjet e arsyetimit te se perditshmes dhe kerkojne legjititmitet. Ndajne cdo gje ne mes. Pa asnje veshtiresi objekti i luftes sone ndertoj perendorine e vet mbi shpatullat e idese absolute qe flijohe vazhdimisht per hire te vazhdimesise dhe e largoj nga esenca e te qenurit. I shpalli lufte obskurantizmit mesjetar te deshirave dhe i dha forme iluminizmit te nevojes duke na kthyer dymije vjet mbrapa, kur te menduarit ishte nevoje, pragmatizem ... I kerkoi ndjese racionales dhe i dha shqelmin cdo intelekti qe tejkalohej nga arsyetimi spontan, instiktiv, i pallogaritur. Mekat te kalohet intelekti. I pastroj rrugen shuarjes se nxitimit te epokes bashkohore, pasigurise se konceptualizimit te fenomeneve. I dhe fund kufijve qe pengonin njohjen e se ardhmes, cdo gje mund te njihet, e pafundshmja eshte racionale. E pafundshmja e panjohur eshte vetedije. Ti ne pavetedije ndertoje keshtjella prej rere, hapje tunele ne mendimet e menjehershme, te papjekura. Keshtu u ndame ne qenie dhe ne asgje pa u bashkuar kurre, vetem shkembenim rolet.
Keshtu eshte Hiçi. I pa kohe, pa hapsire, i paperkufizueshem, ndryshe c’Hiç do ishte. Hegeli i mori leje arsyes se paster, dhe me ane te llogjikes, mendimit te paster, u perpoq t'i ngjesh nje kuptim, nje levizje rrethore, vajtje ardhje, nje pafundesi rikthimesh dhe ikjesh. U mundua te rikthente asgjene ne vetevete, te tregonte rrugen neper te cilen cdo gje rikthehet ne vetevete, ne konceptin e paster te mendimit qe mendon veteveten ... Asgjeja, gjeja, mendmi etj etj. Ja keshtu Hiçi merr forme. Ne nje cast ai eshte, ne nje moment te caktuar cdo gje ka kuptim, me pas asgje, humbet, rikthehet ne vetevete.
Ti ishe per teorine e njohjes, kritiken e arsyes se paster e une isha per fenomenologjine e shpirtit dhe mendimin e paster. Dallimi eshte i thjeshte: ti kishe nje qellim qe vetem ti e dije, ndersa une nje qellim qe doja te ndanim. Ne mes Hiçi i asaj qe ti dije dhe asaj qe une doja qe te dinim. Ne mes te Hiçit dhe qenies asgje. Hiçi ndante cdo gje ne mes duke na ridhene fytyren qe kishim (hiçin fillestare) pa ndaluar ne ate momentin thelbesor qe eshte njohja.
Cdo gje qe dinim, ngaqe e dinim, nuk mund ta njihnim. Ja nje antonimi. Hiçi nderkohe bente punen e vet. Ndante ne mes cdo gje. Ne mes asgje, bosh. Keshtu objekti i luftes sone ishte bosh, asgje brenda. Genjeshtrat e radhes merrnin forme, ngjiteshin ne fronin e lavdise. E keshtu i premtonim njeri tjetrit perjetesine nisur nga virtytet e paqena. Siç bejne te dashuruarit. Premto njeqind e mbaj nje te qindten. Kishte te drejte Shekspiri.
Ti ishe Kanti e une isha Hegeli. Per ty objekti i njohjes ishte bota e ndjeshme, pasqyrimi i saj, cfare prekje, cfare nuhasje, cfare shijoje. E vetmja gje e Hegelit qe kishe ishte puna, ajo qe krijon koshiencen e njeriut e te largonte pak nga interesi ndaj njohjes se asaj qe kishe perreth. Ajo qe ne luften mes skllavit dhe pronarit i jep vetedije te parit. Une kisha shume Hegel. Nisesha nga premisa te tjera. Objekti i mendimit ishte i ndar nga mendimi. Kanti qe ishte brenda meje ishte transhendenca, loje fjalesh; mund te shkojme larg me mendimet por kurre nuk do e njohim te verteten. Por e verteta ishte tjeter gje, ishte dicka qe duhej te vinte, te rikthehej, ndersa tek ne nuk kishte ku te rikthehej. Kontradiktore por te lutesha per te vertetat e vogla te jetes duke hedhur poshte qenien.
Une te thoja shpesh se tjetersimi ishte vetmia me e kulluar e njeriut, e nese kishte dicka te kulluar ajo nuk ishte arsyeja. Te thoja se ideja absolute duke dashur te njohi veteveten tjetersohej, merrte tjeter forme, shnderohej ne dicka qe ne te vertet ishte por qe nuk e dinte se mund te ishte. Ti jo, doje te ishe ajo qe ishe, qe kishe qene. Nuk pranoje tjeter te vertet veçse ate qe vinte nga parsyrimi i realitetit. Une perpiqesha ti ndaja gjerat. Ti beja njemije copash. Te teren doja ta ndaja e te ndaren doja ta ndaja. Cdo pjese ishte nje e tere si perfundim e ne kete menyre asgje s'mbaronte. Nese une mendoja dicka ne nje cast te caktuar ishte sepse ai mendim ishte rrjedhoje e se teres, ishte nje fragment i te qenurit. Nuk ishte e tera qe vihej ne rrezik, vetem nje pjese e saj. Me pas cdo gje mohohej duke u rikthyer ne pohim. Mohoja mohimin e nderkohe nje tjeter koncept me perfekt kishte marre forme. Lartesohej ekzistenca. Nderkohe qe Hiçi bente punen e vet. Ndante cdo gje ne mes, cdo koncept, cdo ndjesi e pasqyrim. Behej themel. Boshlleku i ndarjes dhe mungeses se plotesise shnderrohej ne varrin e cdo koncepti. Kete e bente objekti i luftes sone. Luftonim per dicka qe nuk mund te luftohej duar bosh. Hiçi shnderrohet ne perbindesh duke nxene cdo gje. Principi i vetem qe e ve ne levizje eshte vetembushja, veteplotesimi. Shnderrimi ne mekanizem ruajtes, konservues i asaj qe me teper na mundon, qe na nxjerr syte me ekzistencen e saj. Hiçi merrte sa andej ktej. Pak nga Kanti yt e pak nga Hegeli im dhe i groposte ne xhepat e tij te thelle. Ne xhepat me te thelle te harreses siç do thoshte dikush. Cdo gje, dhe asgjeja, do e gjeje rrugen drejte vetevetes. Ndarja, tjetersimi, pamundesia e njohjes, vetedija, te gjitha duan te rikthehen ne themel. Eshte principi levizes i asaj qe leviz, i dialektikes se jetes. Te dy e pranonim kete gje. Ti me Kantin e une me Hegelin perpiqeshim ti jepnim forme kesaj lufte, te ngjallnim ate qe po fundosej me cdo kusht. Ti me teorine e njohjes ndersa une me mendimin e paster, ate mendimin qe pjell prej vetes, qe rikthehet ne vetevete. Ty s'te interesonte kjo gje. Ti vetem mohoje e keshtu procesi i dialektikes ngecte ne mes. Nuk shkonte me perpara. Me pas te zinte frika. Empirizmi i sjelljeve te tua te fundoste thelle e me thelle duke ta larguar nga e verteta. As per ty e verteta nuk ekzistonte.
Ja keshtu morem fund te dy. Kanti dhe Hegeli s’arriten te ndryshonin asgje. I dyti do ndryshonte cdo gje po te mos pranonte se e verteta ekziston, qe ideja universale, shpirti universal plotesohej ne perfeksionin e mendimit, te atij te paster. Do jetonte ne perjetesi po te mos i jepte fund dialektikes. Por si cdo qenie njerezore, duhej ti jepte fund mendimit, duhej te haste nje fund, te prekte dicka, te ndjente idene e tij qe plotesohej. Kur mendimi te pjellte mendimin duhej te ndjehej ne shtepi dhe jo jetim. Ja qe deshira per t'i dhene strehe mendimit eshte e vetmja gje qe i intereson njeriu. Deshira dhe instikti per te plotesuar nje cikel, nje rikthim i perjeteshem. Nje rreth qe mbyllet. Rrethi eshte i mbyllur.
Ja qe gjerat e ditura ngaqe dihen nuk mund te njihen. Ja qe premtimet ngaqe jane te premtuara nuk mund te premtohen. Nuk mund te pohohet dicka ne ekzistencen e saj. Mund vetem te mohohet. Ja qe dashuria, ngaqe eshte e dashuruar, pra eshte dashuri, nuk mund te dashuroje. Dhe ne, qenie te vdekshme, luftojme kunder Hiçit, kunder boshllekut te fatit te percaktuar. Ja atje Kanti e ketu Hegeli.
203 Komente
Ti Kant e une Hegel.....,hajt ja fusim nje dore kollcine...
ti kant e une hegel, po delet kush i mjel?
je i madh fare me ate kollçine! Po une e di qe mbaronte me "i": hajde lozim "kollçi".
Gjyshi im por edhe pleqte e lagjes e shqiptonin:"kollcin" me "n" ne fund.
,e quanim kete loje: "spathi".
ndersa ne,te rinjte modern.
spathi eshte shume moderne o Belul, mos na prish me moden e re.
Kishim ne fisin tone nje plak ne, rahmet paste. Ai e kishte qejf "kumarin". Kur vinte per vizite, dihej, hajde bejme nje dore kollci (pa n, por dialektale ka qen, se keta ishin safi andej nga ha pula gure, te paholluar hic, me qylaf te zi ne koke, duhan kutije, masat e eshke e uror). C'na kujtove. Sa lezet qe u kishte. Hej, kur i prisnin letrat, shikohej e fundit, qe i binte atij qe shperndante. Letra e fundit quhej "son" (nga turqishtja kjo, qe e mora vesh me vone kur ishte ndonje film turk, ne fund nuk thoshte "the end", por "son" )
Edhe degjoje: cuar ke per "son", o?
loool (cuar = cfare).
Mos u harrofshin!!!
Ti Kant e une Hegel
hajt ta heqim nje tegel...
Ti Kant une Hegel,
po leket kush i vjele?
Une Nemercke,ti Dhembel
po deren kush e mshel?
A po hYn,a po del
nga ai shteg apo zabel..
moj gushe'ere sherebel
Doren mos ma perkedhel...
po vjen Bubi Kaqurel
po i hyni me themel.
Heu bre,marre s'paska ngel
Kush do buke me recel?
une me kazem ti me bel
po besoj ndonje Vangjel
Ti mitrushke e une kutel
Nejse une po flel
Ti gymysh,une ezel
dikush po me thrret ne cel..
Kujdes kemben se ku shkel.
po ti, ke makine Opel?
manushaqet paskan cel
Une rabecke, ti harabel.
eshte e modes pa model
pa brire eshte dhe moda...ne aquarel.
Futja kot se dicka ngel.
Hajt pra vafshi ne esfel
Ti cunt, une teveqel
ti si pule e une si gjel
me nenshtrohesh e te shkel.
Ti qe rruges kurre nuk ngel,
me strece veshur kur del
kur shkon ne pune ne motel.
Ti Kant e une Hegel,
kokolepsemi e gje s'del...
"U, shiko, nje harabel..."
c'ben kendez e c'beri gjel
ababa..burra dembele.
Se bi mrenda e nuk del
e lidhen me nje cope tel
me gjithë cel
ti ke benz une kam opel
Ravı,thuj sa decibel?
Mu gradua kolonel
C'beri gaxhi, c'beri gabel.
U be teli kokorrel
kush ka ngrene frikandel?
o burra edhe nje thele
Ku e more ket kandel?
i lyen floket me xhel
edhe syte me rimel
Nuk eshte xhel por recel.
Si nuk tha kush kaqurrel
ishte tip teveqel
Kreshnik gjeli kaqurrel
Hyri spango doli tel
do shkoj neser ne Nevosel
Do hash zok a do hash gjel?
jo, do blej ca mjell
İk ik se ka dhe diell
Mishi varet ne cengel
cun i qut dhe torobell
goca sexi eshte me bel
mbante mbi krye nje kapel
Mos e kish emrin Zenel?
e kish Gibson, i therrisnin Mel
lere se merak m'ka ngel.
Dole me i shpejt more Bel
Jo e kish emrin Abel.
Mos na ngaterro me bedel.
p.s.shpirti i vogel harabel..
gjysem buke a te del?
apo do ndonje gjel?
marshallah e cok gjyzel
kujdes barin mos i shkel
per pak kohe ,do bej nje travel..
ne Tragjas a ne Burrel?
jo deri ne top-chaneel
me avion a me camel?
po ti, di te besh tantell?
epo nami kot nuk del.
Ca e ka shqip sentinel?
derdimen e gazel
Bera nje krem karamel
Pse nuke bere nje strudel
Thashe,nje molle nuk me del
Dhe kerceva tarantel
mos ha shume se te vel
Nje tas ty po ta sjell
Pasi hengra papardel
Nji teme bejtesh, kush e çel?
Kam deshire une per duel.
Qejf e gaz, mjaftushem del
Cdo fjale jona, ketu ngel.
Ne guxofte naj bubuzhel
a naj vashez karamel
le t'baj za a t'marri n'tel
n'dekik gjegjen kam m'i vjel.
parfumi i mire eshte Chanel (nr 5.
)
Mos vjen gje si ere kanell?
aty afer, po dot se ndjell
er kanell e sherebel
të gjithëve po na vel
hudhuni se nuk ka thell
kjo teori eshte Makiavel
ky mor shoke e dredh si tel
Ti mos erdhe per duel?
s`paske provuar Rebel
rebel nuk asht reçel
mos mor burre, se po na vel
Une perdor chance chanel
Ka bordero po ka edhe bordel
Ketu vjen era,breket n'tel.
Po flini mor teveqele...
ku t'ze gjumi pa i tegel.
E ce do kur ke Hegel?
Si c'e do kur ke Hegel?
C'do Hegel kur ke çengel?
Kur nga qejfi gjumi t'del
Kur te ndizet zjarri n'bel
Kur lecka ne trup s'te ngel
kur veshtron diellin qe çel
s'flihet jo, pa nje tegel.
Ma degjoi llafnë Vlora. Bravo!
Naten e mire te gjitheve!
çer thu o tevegjel
s'kanë er brekët n'tel
Shega eshte goxha pel.
nga halle Esmaja kjo.
Te fala halles
per Shegen:
Ka nje sy e goxha bel..
lodhet trimi, dot s`ja del
pse s'perdor nje manivele?
Them: me mire eshte nje tryel'.
ja tani sa ta shpervjel
Shega nuk eshte tunel.
Eshte pel, e ka tynel
bibilushi, jo s'i del
manivela dhe cengel'
por me mire t'jete tryel.
ooooo, ti qenke per kartele.
Me kar-tel biçim tryel
sillme nje pel ta bej fertel
trashet gjaku si reçel
embel pela, karamel.
më tabu, s'ka per ti ngel
linfen t'gjithen, kam m'ia vjel.
Ika vertet tani se na degjeneruat me tegelosje tryeluese ju kar-tel-mos-pasësit.
eshte nje vashe gjithe nivel
trupin si kulla eifel
brad, futi nje tegel
eshte dhe goc me nivel
fat e mbresi te sjell
ti qenke kriminel..
U nderrua gje ora te diele?
jo se pati furtun me diell.
Ora nuk ndrohet çdo të diel
Ndryshe ktu, ndryshe Bruksel.
po në Mars të fundit diel
njëlloj është si në korçë dhe në bruksel
S'jam ne Korce, jam ne esfel
Qeka fry ne vuvuzel
Se pashë flamurin që del
shtoi gjashtê orës n'Bruksel
bëhet si në esfel
hesapi ashtu nuk del
coc ngaterrove mo Vangjel.
vre, lulet paskan çel
ec t'ta fus nje tegel
Sa seksit që je o Xhel
Artikulli pa lexuar ka ngel
Kështu është kur ti, Kant e unë Hegel
Une kunadhe ti gazel
Do bejme nje xhiro ne Skel?
S'tham andralle, thame tegel
c'ben prap ktu, ti guxhumel?
cerek ore sikur s'del
as per t'shujt afshin n'bel
as knaqsine me e mjel
as m'e gzu njat çengel.
PS: mos gjuaj e
!
Shko anej mor harabel
Para gjumit s'heq tegel
Me e shumta shoh Ezel
Ti Polikseni e une Zenel
Po fle gjume vaj medet
tegeli ngeli per N'kurbet.
ja dhe e fundit (por e embel) kremkaramel
ika te fle se u bera fertel.
naten..
Naten, pafsh enderra me recel,
Gjumë të ëmbël o Belel
Dhe nga Luiku pse nuk del
Naten naten ...el
Pafsh ne enderr Trahanael
Vdiqa urie,se duhet te kisha fjet me kohel
peshkatar or teveqel
katunar i perkedhel
refugjat i sperdredh
me politike akoma sje vel
politika me kom po t'shkel
shko mprife at çengel
mos u boj dembel
se hesapi spo te del
grune komshiu po ta mjel
dhe ortaku po ta hedh
si su lodhe mer torrobell
Paske pare dhe ti EZEL ?
televizorin une hic se çel
interneti boll me del
e po mu tek per i fije Ezel
i kam do numra ne tel
syri bukur pa rimel
p yt kurre s'me vel
shko e futi i bozë me mel
Fut e qit hesapi s'del
maje qit pra mor bedel
e ka hap firma Bechtel
veç me duar e me bel
pirdhi n'te megjith tunel
bjeri bjeri me violinçel
ma mirë qemanes me i tel
telef bëhesh me violinçel
Jo te gjithe kan sportel
shyqyr qe ka 24h motel
fruta jote si reçel
ma ben zemren fertel
ti laraske une harabel
ec te bejme nje kartel
Pse mendohesh mbi penel?
a t'pi ferrnet
a t'pi kaçurrel
fry e shfry si Saurrel
saurreli,Diesel?
epo se po bojne shkurtime n'personel
vet s'e majte voten mshel
Pij të dyja njëlloj të del
Kacurrel, si Haui Mandel.
Ketlina pa frigorifer ka ngel
komshiun e ka zezak teveqel
Fiqiri sekretaren kur e mjel
pie charti nga mendja s'i del
Sa ka dushin, hall hic s'ka ngel.
dhe nga dushi sapo del
i hyn punes me themel
Thua zahmeti i del?
Hajt noten, po dorzohem sa kom hala naj lecke t'bardhe
nuk është punë Spiritel
por çok gjyzel
Ti tablo e unë penel
Unë bullon e ti rondel
dhe kur tepron
ne prape sna del
.......................
pranaj une po e mshel
se gati dielli po del
e pak kohe per gjume ka njel
nesër xhib ndoshta koha na del
ta lexojmë Ti kant unë Hegel
Si harrova dje une ta beja nje apel...
Lexoni VQ mor teveqel...
Nuk eshte thjesht nje liber,biles as novel.
VQ-se zemren kur ia cel
nuk e ben vendin Babel
rrifu,shqyhu si kacagjel..
ne bryksel u mblodh UNO-ja
fol Pjerin te lumte goja
fol e mbro te drejtat tona...
Qenka bere nami wwooowwww mami
ja dha vlora ndryshoi model
dhe ketlina me vones na del
qysh dje u kisha zili,
qefi sot mu be qefli..
hajt pra te ngrejme dollì
per frigoriferin e ri
une do pres per EZELIN
te fus dore per frigoriferin
Nuk rimohet pa el
dhe po ta shtysh nuk del
se kjo fel
është ti kanti unë Hegel
kush o ktu qel?
neser eshte e Djel
dalin ca Vangjel
A ka ndonje top-model?
bobobobo, po a ka admina roje sonte qe e paskan çu per lesh temen me Kant e Hegel..... po Marksi pse fle gjume bashke me Engelsin....?
Kjo eshte bere qe dje dmth. gallata
Ti Kant, une Hegel
Ti ne Cole une ne Kuzbaba!
Oh prit, se s'dilka!
Ti Kant une Hegel,
Ketu rima mo s'kane ngel,
Vec po e bone me Topana!
Prape s'del...
o Hegel!
ti jep shpirt, e un perkdhel
ti gjykate, e un apel
ti njomzak, une makiavel..
Ti raki
Une kacurrel...
Me tre llafe rima u soska diku tek 2qin komentet.