Protesta me moton "Jemi të gjithë grekë" u zhvilluan në sheshet jashtë ambasadave dhe konsullatave greke, në 20 qytete në Evropë në shenjë solidariteti me popullin grek, i cili po provon masa më shtrënguese financiare në këmbim ndihmave nga BE dhe FMI

Qytetarë nga Parisi, Roma, Londra, Edinburgu madje edhe nga Berlini i janë përgjigjur thirrjes së lëvizjes mbarëevropiane “Ne jemi grekë” për të protestuar kundër masave antikrizë dhe problemeve akute të shoqërisë greke.

Në thirrjen e levizjes vihet në dukje se Greqia «është përdorur si një laborator eksperimenti, para se këto masa jo demokratike dhe të padrejta të përgjithësohen edhe në vende të tjera».

Në Paris grumbullimi filloi në sheshin Trocadero, i njohur si sheshi i "të Drejtave të Njeriut", për t’u zhvendosur më pas drejt ambasadës greke.

Njerëz të të gjitha moshave, përfshirë prindër me fëmijë, mbushën sheshin duke brohoritur parulla solidariteti me Greqinë. Atmosfera ishte paqësore madje njerëzit vallëzuan nën tingujt e muzikës greke. Me altoparlantë protestuesit hidhnin parrulla të tilla si "Kujdes, nesër do të jetë këtu si në Athinë", "Sot Greqia, nesër ju", "Poshtë FMN", "Solidaritet për Greqinë dhe kundër bankave", "Jo Sarkozi dhe Merkel që mbytin popullin”, “Ata që mbjellin mjerimin do të marrin zemërimin". Policia franceze ishte e pranishme, por cdo gjë kaloi pa incidente.

Thuajse gjysma e francezëve janë pesimistë për të ardhmen dhe mendojnë se shumë shpejt vendi i tyre do të përfundojë si Greqia. Sondazhi i institutit Ifop që do të botohet nesër në gazetën e së dielës, Sud-Ouest tregon se 49% e francezëve besojnë që vendi i tyre mund të jetë në një pozitë me Greqinë brenda disa muajve të ardhshëm, 32% e të cilëve e konsiderojnë këtë si shumë të "mundshme".

Tubime me moton "Ne jemi të gjithë grekë" janë mbajtur sot edhe në Gjermani dhe sidomos në Berlin. Dhjetëra gjermanë dhe grekë u mblodhën në sheshin jashtë konsullatës greke në mënyrë që të shpallin përkrahjen e tyre për popullin grek. Gjatë tubimit janë dëgjuar këngët e Mikis Teodorakis dhe janë lexuar mesazhe të mbështetjes. Ngjarje të ngjashme u njoftuan edhe në Leipzig dhe Këln.

Një mobilizim solidariteti për Greqinë është planifikuar edhe në Nju Jork.

Lëvizja “Unë jam grek” filloi para disa muajsh në Nisë të Francës dhe është shtrirë në disa qytete evropiane.

Adriano Celentano kritikon publikisht politikat shtrënguese mbi Greqinë

Me popullin grek është solidarizuar publikisht edhe këngëtari i mirënjohur italian Adriano Celentano.

Në festivalin e Sanremos, artisti mori mikrofonin dhe foli mbi situatën Greqi, ndërsa në sallë bashkatdhetarët e tij, një popull gjithashtu në krizë, e duartrokitën fjalën e tij.

“Merkel dhe Sarkozy imponuan qeverinë greke të blejë armët e tyre. “Nëse doni të mbeteni në Euro, iu thanë, duhet të bleni tanket tona dhe anijet tona të bukura të luftës”, duke imponuar shkurtime dhe sakrifica te grekët”, u shpreh Celentano.

Dy kryetarë të komunave italiane ofrojnë pagën e tyre për Greqinë

Dy kryetarë të qyteteve italiane, kanë njoftuar se në shenjë solidariteti ata ofrojnë pagën e tyre për të mbështetur popullin grek.

Në mënyrë të veçantë, Marco Gkalnti, kryetari i bashkisë së qytetit të Cava Dei Tireni, jashtë qytetit të Salernos në jug të Italisë, vendosi për të ofruar një rrogë prej 1.100 euro për popullin grek.

Në të njëjtën lëvizje edhe kryetari i Baronisi qytetit, Giovanni Moskatielo ofron pagën e tij, ekuivalente me 780 euro.

Vendimet e tyre u janë dërguar me letër presidentit të Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz, kryeministrit italian, Mario Monti, dhe kryeministrit grek Lukas Papadhimos.



 

 

33 Komente

"Lëvizja “Unë jam grek” filloi para disa muajsh në Nisë të Francës dhe është shtrirë në disa qytete evropiane

Ehuuuuuuu, kete levizje e kane filluar cobenjte e Korces ka nja 10 vjet, keta tani u kujtuan. 

siç duket,greket,  kane filluar tu japin pensione (300 euro)  edhe evropianve , prandaj.smiley

O po kane vizionare qe i degjojne greket, jo si ca e ca:

levizja "evropiane" e emigranteve greke dhe ndonje komunisti syresh qe paskan "mbushur" sheshet e evropessmiley

vallaj ene une ndihem icik grek*.. ene une do desha te mbipaguesha per 8 ore pune kur ne te vertet punoj 2.. te merrja pushime 3-4 javore e mos te lija ishull pa gjezdis.. Kush nuk do me u bo grek*?

 

* minus huqin.. smiley 

ore sa per ate huqin, kush e tha vertet ate qe "we are all gay" ne solidaritet me ate te lezhes, nje klodi klodi?

jo mor se sjane te tere Elton Gjona smiley 

def not a E.J... smiley 

dhe, no of course not.. smiley 

Vegjelia greke po ndeshkohet nga politikat populiste dhe koruptive te qeveritareve grek te 20-25 viteve te fundit. Kete gje po e ndjejne edhe vegjelia e Europes perendimore, ndaj duan ti dalin te keqes perpara. 

kuazo, po ti, me te vertet kujton se po behet nami .. dmth europianet kane mbushur  sheshet  e  bulevardet dhe po protestojne per greket??  po jo or jo, as qe ua ndien fare.. po hic fare aq.

ketu behet fjale per ca emigrante grek , bashke me  anetare te ndonje organizate ultra majtiste, te cilet gjejne rastin te denoncojne, edhe njehere,  rendin e ri  boteror. kaq.smiley

nderkaq:

''Në mënyrë të veçantë, Marco Gkalnti, kryetari i bashkisë së qytetit të Cava Dei Tireni, jashtë qytetit të Salernos në jug të Italisë, vendosi për të ofruar një rrogë prej 1.100 euro për popullin grek.

ky, per kryetar bashkie, qenka per te qare hallin me kete rroge..

smiley

loool

by the way:

rendin e ri  boteror ?

mos eshte llafi per ate qe lexojme tek peshku gjithnje? ate muhabetin me rreze, drite, ufo dhe cakra (arme - theksi te e-ja e fundit)?

po e or:  çifutet e kominternit...smiley   Sorros, Blomberg etc.smiley

nuk ishte shqiptar por cifut rus i derguar nga kominterni. smiley

nuk ishte krim politik, por hakmarrje e deshperuar poeti...

Vasil o bir... smiley

dale pak dale..  edhe ky te filmi doli grek: Vasilis Laçis ,tha.   ja ku e beme dhe lidhjen me temen... ja futem adminit, sna e fshin dot komentin.smiley

O Lulo, nuk e kisha per Lulat une se ju dihet qe jeni pjese e oborrit, por per vegjeline, per ata qe perbejne 90% te popullsise.  

rendin e ri boteror

Internacionale do jete bota e re!

Vegjelia greke po ndeshkohet nga politikat populiste dhe koruptive te qeveritareve grek te 20-25 viteve te fundit.

Se c'ka nje kontradikte ketu...

Kjo ceshtje eshte me e thelle, eshte nje urrejtje ne rritje ne perendim per bankat si institucione zhvatese, varferuese. Dikur Th. Jeffersor thoshte qe i frikesohem me shume nje banke se nje ushtrie. Kjo po tingellon e vertete sot. Sec kam idene qe Greqia do kthehet ne djep te levizjes kunder 'bankave, lakmise dhe skllaverimit modern', ashtu sic u kthye Spanja dikur ne fushe beteje kunder fashizmit e Frankos, me vullnetare nga tere bota qe shkonin ne beteje.

A te lutem, mos na e ndill kete levizje, se u bo puna me ble nje skaf smiley e me ndejt ne det smiley sa te kaloje furtuna smiley

o romak, mos e perzi "shapin me sheqerin". Ketu ka ndodhur krejte e kunderta. Shteti grek ne kete rast qe po ja fut bankave perndimore qe blene bonde(letra me vlere) te leshuara nga qeveria greke mbasi i kishin mashtruar ata per bilancin per tu futur ne euro. mashtrimet e tyre vashdojne deri sot ose te pakten po perpiqen. krahasimi me spanjen nuk me duket aspak me vend.

Njerëz të të gjitha moshave, përfshirë prindër me fëmijë, mbushën sheshin duke brohoritur parulla solidariteti me Greqinë.

....problemi eshte se greket  kane nevoje per para dhe jo per parulla solidariteti 

Cdo vend ka parazitet e vet,pra me nje fjale jane protesta parazitaresh.

Per fat te mire, jo te gjithe (europianet) jane greke.

  Duke lexuar gjithe kete  "dashuri" te  evropianeve per grekerit, me erdhi  nder mend nje e thene e N.Kazanzaqit, tek "Liri  e Vetmuar".Ne nje leter qe i dergonte te  motres i shprehte se si ishte ndjere kur i vdiq i jati, nderkohe qe ai ndodhej ne Spanje.

..."Ndjenjat qe me shkakton vdekja e babait, jane te papershkushme.Gjithe jeten ka pas renduar mbi mua nje makth, prej atij greku te vrazhdet e te çartur. Tani do te mundohem te mund te marr fryme lirisht.Shume e shume gjera qe isha i shtrenguar t`i beja, qe me frenonin,tani kane per te rene.Me duket  vehtja si  nje fajkua qe e kane çliruar nga zinxhiri.Hija qe nderej mbi mua  u tret, u fundos, u zhduk  nden toke...Jemi krejt ndryshe nga si  na dine...!"

  Por me bukur ai e pershkuan tipin e grekut, tek  "Kapedan Mihali"  dhe sidomos tek "Gjarpri  dhe Manushaqja". I lexoni se keni per ti  dhene plotesisht te drejte Konices tek pamfleti i tij i   famshem:                  "'Ju refej greket.." Mu sikur ka fole me Kazanzaqin.

  Ky  shkrimtar i  madh, si asnje tjeter grek realist, arriti  te pershkruaje kontrastin e thelle ne mentalitetin e shoqerise greke, midis intelktualeve qe  "gezojne mendjen"e qe perbejne shumicen e grekeve dhe  te veçanteve( si Zorba),.... qe gezojne jeten.

  "Evropianet  e sotem", ata  qe thone e bejne sikur duan te  jene greke, duket se ndjekin ata qe i bejne qejfin... mendjes...  

  

Këta francezët (dmth grekët e Francës) duket shumë qesharakë me këto lloj "protestash". Madje nuk duken as shumë të trishtuar. Se vallja e Zorbës është valle qejfi jo valle hallesh. Po të donin u mësonim ca valle çame duke kënduar "Kur ra martin' e parë, Çelua ktheu surranë". 

Po këta "grekët" e Anglisë janë bërë vërtet të neveritshëm:

http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2012/feb/19/nick-cohen-greece-european-union-crisis

Pa pikë turpi thotë edhe që "grekët nuk kanë kryer krime kundër njerëzimit". Kanë kryer mor plehrë, madje me paratë, armët dhe gjeneralët e Anglisë në krye, mor kryekurvë.

KOka ne Stamboll more,

E trupi ne Janine,

Te shtrine Ali Pasha more,

E o Pasha te shtrine

Pra Pashait turqit i prene koken dhe ja cuan sulltanit ne Stanboll, ndersa trupi i ngeli aty ku e vrane, pra ne Janine. Kjo eshte nje kenge http://www.youtube.com/watch?v=gQt57_sRoew e tmershme per nga fjalet dhe me nje melodi te dhimbshme. Por ja qe kendohet e kercehet gjithe hare neper dasmat e shqipetareve. Po kesaj ti cfare i thua? Une kesaj i them kanibalizem.

si e djell qe qe sot spam kohe per protesta progeqerve smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).