Grupi i PS kishte vendosur të votonte kundër kandidatit për anëtar të AMF, merr 85 vota nga votimi i fshehtë, 12 nga PS.

Deputetët e PS thyejnë vendimin politik për dy anëtarët e Mbikëqyrjes Financiare.

Deputetët socialistë votuan dje në Kuvend ndryshe nga vendimi i marrë nga Kryesia e Grupit Parlamentar. Gjatë votimit të emrave për Bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, socialistët kanë votuar pro për të dy anëtarët. Kryesia e Grupit Parlamentar kishte vendosur votën pro për kandidaten për kryetare Enkelejda Shehi, ndërsa për anëtarin tjetër, Mati Pepa, ishte kërkuar që të votohej kundër. Ashtu siç ishte parashikuar, Shehi mori 117 vota pro dhe vetëm 12 kundër. Surpriza erdhi pas votimit për anëtarin tjetër të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mapi Pepa, i cili mori 85 vota pro dhe 43 kundër. Ky votim i fshehtë tregoi se shumë vota nga Partia Socialiste shkuan për kandidatin e propozuar nga e djathta. Të paktën 12 deputetë socialistë kanë votuar pro kandidatit, pasi në sallë ishin vetëm 73 deputetë të maxhorancës.

Asnjë reagim nuk pati dje nga PS-ja për votat e rrjedhura, dhe pse pak kohë më parë një deputet i saj, Kastriot Islami, u përjashtua nga Grupi Parlamentar, pasi nuk mori pjesë në votimin për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kishte vendosur disa mbledhje para përjashtimit të Islamit një “nisje nga zero” për votimet në Kuvend dhe se do të niste të zbatonte rreptësishtë statutin e partisë për çdo shkelje të vendimeve politike. Nuk dihet nëse në ditët në vazhdim, apo në mbledhjen e javës së ardhshme të Grupit Parlamentar do të ketë ndëshkime pas votimit jashtë vendimit të marrë nga Kryesia e Grupit. Gjatë seancës dëgjimore të dy kandidatëve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, socialistët nuk e kanë deklaruar votën e tyre për Enkelejda Shehin, ndërsa Pepa është pyetur nëse ka qenë më parë i anëtarësuar në ndonjë parti politike. Enkelejda Shehi është bashkëshortja e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi. Mati Pepa ka qenë drejtor i QSUT-së gjatë periudhës që Nard Ndoka, kreu i PDK-së, sot aleat i PS-së, ka qenë ministër Shëndetësie.

7 Komente

eee mer Ed Rama, kur bo hajgare dhe Leftyyy me ty....mire ta bo...

Shehi mori 117 vota pro dhe vetëm 12 kundër. Surpriza erdhi pas votimit për anëtarin tjetër të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mapi Pepa, i cili mori 85 vota pro dhe 43 kundër.

Ku ësht surpriza ktu  që deputetët janë trapa, kjo dihet dhe duket që kanë ngatruar emrin; 12 që kanë votuar kundra Shehit kanë votuar pro Pepa-s.smiley(nqs është i saktë lajmi) 

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kishte vendosur disa mbledhje para përjashtimit të Islamit një “nisje nga zero” për votimet në Kuvend dhe se do të niste të zbatonte rreptësishtë statutin e partisë për çdo shkelje të vendimeve politike

interesant ky pasazh. demaskon justifikimin feminor te perjashtimit te Kaçit. mesa duket Ruçi si aparatçik i vjeter qe eshte po ben ndonje puç nga brenda. telenovela vazhdon..

sa te lezecme kandidaturat eee?

nje pale i ben qejfin Dashit,pala tjeter Nardit,tamam koalicion!

Ka njeri te na sqaroje mbi keto telenovela, ku eshte ai Leart Kola, kam pershtypjen se ai mund te dije diçka me shume dhe mund te na sqaroje edhe ne te emigracionit. 

Ca ka thone ndonje gje Kryetari per kete muhabet?

Shqyr, te pakten do lirohen ca vene per antaret e peshkut!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).