Intervistë e agjencisë NOA me Nazif Çelaj, këngëtarin e Isopolifonisë Labe

100-vjet pavarësi e Shqipërisë, një jetë me këngë që ja kushton vetë asaj. Është përgatitur për vite me radhë vetëm e vetëm që këtë vit të jetë më i veçantë se shumë vite të tjera. Ai do jetë përfaqësuesi kryesor i polifonisë labe. Ai do ta ringjall dhe njëherë dhe do ta sjell të freskët këngën e Ismail bej Vlorës si 100-vjet më parë. Një zë me një muzikalitet të veçantë sikur del nga instrumentet muzikore dhe jo nga një grykëgoje njeriut të zakonshëm. Kur ka kënduar “Janino ç’të panë sytë” kritika muzikore e quajti zërin e tij dhe këtë këngë, si një risi në isopolifoninë shqiptare, mënyrë të kënduari unike jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Sa herë ta dëgjosh këtë këngë, duket sikur vetë jeta është një këngë që duhet shijuar.

Bëhet fjalë për Nazif Çelaj, bilbili i polifonisë labe, i cili është tipiku i vlonjatit mikpritës, zëri i tij është skalitur në mendjet tona dhe kur e takojmë në jetën e përditshme na duket e pabesueshme. Pasi është po i njëjti që ne e shohim nëpër kanalet muzikore. Ka filluar të këndoj në skenë dekadë më parë, kur ai ishte vetëm 14-vjeç. Ky vit është shumë i dashur për të pasi përkon dhe me 100-vjetorin e pavarësisë. “Tani jam në përgatitje e sipër për albumin tim të ri që së shpejti do të dali në treg.”, tregon me shumë entuziazëm Çelaj, këngëtari vlonjat që numëron më shumë se 30-vite që i këndon Ismail Qemalit dhe Pavarësisë, gjuhës shqipe. Menjëherë nis vargjet e këngës “Ku e shkove djalërinë Smail Qemali me derte, në Stamboll a në Janinë, diplomat në Parlamente”. Nuk ngurohet nga askush këngën e ka në gjak dhe kudo që ai ndodhet mjafton që frymëzimi i tij të ceket sadopak dhe kënga fillon e buçet.

E klientët e rastit në lokalin ku e takojmë e duartrokasin me shumë përzemërsi. Madje edhe pse në kryeqytet bilbili i Labërisë të fton me shumë përzemërsi, dashamirësit e tij që të jenë prezent në koncertet ku ai realizon. ”Kam kënduar gjithmonë në ballkonin e Qeverisë së parë Shqiptare që u themelua në Vlorën time të dashur, këtë vit me rastin e 100-vjetorit të saj mendoj se do kem disa surpriza. Për këngë të reja e kam fjalën”, shton këngëtari duke qeshur. Sipas tij këtë vit do realizohen koncertet e përvitshme me rastin e kësaj feste por me e shumëpritura do të jete ditëlindja e 100-të e pavarësisë.

Kur kënduat për herë të parë?

Që në moshë të vogël shkoja dhe dëgjoja në fund të odës babain dhe xhaxhallarët teksa këndonin në dasma e sebepe. Kam qene vetëm 7 vjeç kur kam nisur të këndoj me pas kënga më lindi në shpirt dhe zuri vend tek unë. Më pëlqente shume babai me zërin e fortë e të fuqishëm që buçiste në të gjithë fshatin por më shumë gjeja veten dhe më pëlqente shumë xhaxhai im që kishte një zë melankolik që më përshtatej më shumë dhe mua si tip. Unë kam jetuar në fshat. Në fshatin e bukur të Lapardhasë që ka nxjerrë njerëz të pushkës, penës, këngës. Në fshat unë isha i zbuluar si talent në vete. Por ai që më tha se ke zë të bukur dhe të veçantë ka qenë rapsodi Feti Brahimi, i njohur në gjithë jugun për tekstet e këngëve dhe rapsoditë e tij.

Dhe kur keni filluar të këndoni në skena të mëdha për herë të parë isopolifoninë?

Unë isha 14 vjeç atëherë kur këndoja së bashku me shokët e klasës apo të lagjes dhe Fetiu më veçoi. Për herë të parë jam ngjitur në skenë në moshën 14-vjeç me grupin e fshatit, “Grupin e Lapardhasë”, së Vlorës. Nga mosha 14-deri në moshën 18 vjeç unë kreva studimet e shkollës së mesme në Kotë të Vlorës. Aty u aktivizova me aktivitetet rajonale e kombëtare gjithmonë me zërin melankolik të grupit. Fetiu filloi të më aktivizojë në koncerte të ndryshme që jepeshin nëpër fshatra si në Kotë por edhe në Vlorë, por gjithmonë si plotësues.

Kur u vlerësuat me çmime?

E kujtoj me shumë mall atë ditë kur unë mora çmim si laureat i festivalit. Ka qenë dita më e rëndësishme e jetës sime. Ka qenë festivali i Gjirokastres ai i pervitshmi kur unë mora pjesë ne festival me grupin e fshatit , “Grupi i Lapardhasë”. Në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1983. Aty këndova të famshmen këngë “Janinë çtë panë sytë”. Në atë Festival zura çmimin e parë. Ishin momente magjike. Kur këndoja atë këngë duartrokitjet nuk kishin të sosur. Ishte një këngë që u pëlqye nga të gjithë dhe çmimi mu dha në mënyrë unanime. Specialistët thanë se kanë një të veçantë në këtë grup, ashti si grupet e tjera kanë mënyrat e tyre të të kënduarit.

Po në festivale të tjera keni marrë pjesë?

Po, kam marrë dhe marr pjesë në festivalet ndërkombëtare, marr shkas të përmend këtu Festivalin e Ohrit me këngën “Legjenda e Urës”, ku mora çmim të parë. Më pas kam marrë pjesë dhe në festivalin e Gonatit në Francë me grupin e Labërisë ku edhe aty morëm çmimin e parë.

Tashmë ispolifonia labe njihet në të gjithë botën, në sa vende të botës keni shkuar me grupin tuaj dhe sa çmime ndërkombëtare keni marrë?

Ku nuk kemi vajtur. Pothuajse në të gjithë Evropën. Jemi mirëpritur në mënyrë të shkëlqyer dhe kemi marrë 5 çmime ndërkombëtare si në Gjermani, Holandë, Izrael, Itali, Greqi. Në Greqi kemi qenë me ansamblin Tomorri.

Po me regjisorë të huaj keni bashkëpunuar pasi thuhet se keni patur kërkesa bashkëpunimi?

Në festivalin e Gonatit në Francë një regjisore e huaj na spikati ne. Ajo donte të vinte ne skenë “Elektrën”, por i duhesh një korr me zëra të veçantë që qajnë. Pra i duhej një grup prej 4 ose 5 vetësh që të realizonin këtë pjesë. Ajo kishte kërkuar kudo, por skish munduar të gjente atë që mendonte, skish mundur të kapte ato zëra që ishin brenda idesë së saj. Prandaj u detyrua të kërkonte në internet. Papritur gjen në internet disa nga këngët e mia sidomos këngën e Janinës. Siç më thoshte më vonë, atë ajo u befasua kur dëgjoi Janinën dhe ngeli e mahnitur. Që atë çast e vendosi se do të më gjente dhe do më merrte. U krijuan lidhjet nëpërmjet internetit dhe unë shkova në Holandë. Kur këndova në prova aty regjisorja më shikonte sikur të isha alien. Nuk e njihte mirë isopolifoninë dhe pse tashmë UNESKO e ka marrë nën kujdestarinë e saj. Grupi im. Rrinte në sfond dhe prej aty këndonte në të qarë në rolin e Elektrës. Ndërsa kur dhamë shfaqjen ishte një befasi e dytë. Publiku u mrekullua me këtë mënyrë të qari. Duar trokitjet s’kishin të sosur. Ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime. Nga një rastësi u zbulua dhe një visar joni në Holandë.

Mendoni se sot shteti është duke u kujdesur për isopolifoninë?

Jo sa duhet dhe sa i takon këtij zhanri. Edhe Festivali Gjirokastrës vitet e fundit më duket shumë i vakët. Nuk është ai interesim që tregon bota për isoplifoninë, pasi kur shkojmë jashtë nuk merret me mend se si na presin. Ndërsa në vendin tonë shohim një lloj nënvleftësimi.

Keni ndonjë peng në skenë?

Jo. I kam arritur të gjitha. Vetëm do të doja që të kisha dhe në këtë kohë dhe angazhim më shumë. Ne zëri s’na ka ikur, jemi po ata që kemi qenë në zë.

Po tashmë shikoni ndonjë deformim të isopolifonisë?

Sot kanë dalë lloj lloj rrymash të të kënduarit, dhe në disa raste është hyrë dhe në isopolifoninë. Por ajo nuk mund të deformohet është unike në botë.

Ua keni trashëguar fëmijëve?

Ashtu siç e kam trashëguar unë nga të parët e mi edhe unë ua kam trashëguar fëmijëve. Puna e të kënduarit në familjen time është në gjak na buron në vena. Vajza ime Evgjenia edhe pse me profesion mjeke këndon jashtë mase shumë bukur, por në skenë ende nuk ka dalë me ndonjë këngë të veten, tani për tani këndon nëpër sebepe familjare.

NOA

______

Në Festivalin e Gjirokastrës: Janines c'i pane syte

Për Pavarësinë: Do filloj duke menduar

30 Komente

Te lumte goja o Nazif se na kenaq me kenget e tua!!!!

Nazif je njesh!

sa ndryshon r labe nga r urbanesmiley

Dashuria per kengen labe ka fillur me Janines çi panë sytë...Faleminderit per polifonine e bukur labe!

p.s. ka ndonje t'ja marrim ndonjë labçe?! smiley

per thellezen qe shkel mbi vese me ke...per te tjerat smiley

vetem asaj ja di tekstin,jo per gje

Thëllëza per mua eshte perla e polifonise labe! smiley

Filloje me thellezen, se te tjerave ua meson vargun kur perseritet heren e dyte smiley

po berry-n pse e kane futur atysmiley?

smiley.."berries" are usually juicy, round or semi-oblong, brightly coloured, sweet or sour, and do not have a stone or pit, although many seeds may be present- keshtu tha Bleta...

me teken e rakise dhe meze, fillonet shtruar kenga labe smiley

ti merre une ta mbaj,ai ta kthejesmiley

''Po tashmë shikoni ndonjë deformim të isopolifonisë?

''Sot kanë dalë lloj lloj rrymash të të kënduarit, dhe në disa raste është hyrë dhe në isopolifoninë. Por ajo nuk mund të deformohet është unike në botë.

 

tani edhe Nazifi, aty ketu, çoku e ka pleksur labçen me ''turbofolkun''.smiley.  sidoqofte  i falet.smiley   Nazifi tashme eshte legjende e kenges labe. respekt!

 

ai e ka zbutur pak polifonine per publikun e gjere bleres cd-sh,mgjth per te jetuar justifikohet cdo gje.

e drejte!  edhe edhe pergjigjen e jep me shume dipllomaci... ka disa rryma te reja,thote,por polifonia labe eshte unike.smiley

leberit te japin uje ne bisht te luges,e kane te lindursmiley

e drejte dhe kam qene pa te keq kurioz: mire ne te tjereve po njeri-tjetrit si i'a jepni ujin ? smiley

..e mbajne fort, secili lugen e vet smiley

mysafirit i jepet uji,per vete te burimismiley

Mendoni se sot shteti është duke u kujdesur për isopolifoninë?

Edhe këtu prapë mendjen tek shteti.

Nejse, Zoti Çela të kënaq shpirtin, di njeri sa vjeç është?

P.S. Cilësi më e mirë e Janinës ç'i panë sytë

Kur e kishte mendjen UNESCO qe ta kualifikonte isopolifonine si "kryeveper e trashegimnise njerezore" ti po thua qe shteti yne s'ka mendje teper, ose s'ka mendje manget, ose s'ka pse? 

E para nuk të bën mirë të presësh shumë nga shteti se të pret iniciativën (ask not what your country can do for you...), e dyta në rastin e shtetit shqiptar i bie më mirë të presësh për Godonë (jo plaku i urtë).

Sikur ta kishe vene ate te dyte si te pare, s'do harxhoheshe me te paren.  Por edhe ajo e para mund te qendronte pa te dyte, dhe te trete, thjesht per qejf te vet, me iniciative te lire.  

Ky tipi mire kendon po te hap barkun me keto hapjet e b... kur do me be si patriot.

po lereni Xifen te haje buke vec ca e sillni ketu, do ti leshonen me keta peshksa qe te marren gjak ne maje te dick sheltonit e ta bejen telef? ca ben ti, po doli cik nga linja e Buddhes ne bashkepunim me Nene Terezen u leshuten, ku mbahen keta tigra ketu ca ben ti

varu caret ketyre po jete te gjate e pleqeri te mbare bilbili i labces,te kendofte shpirti sa te kesh fryme

janines ci pane syte dhe nje kenge me lahute qe e kendonte nje malesor i verber me syza te erreta i ulur ne bar, ne nje pllaje kohe pranvere me ngjan (apo qene dy vellezer? qene kenget e preferuara kur jesha lepur, gjithmone pervec asaj O Xhaxhi xhaxhi enver/ i ke duart me sheqer/ me sheqer e me hurma/ lum Shqiperia qe te ka

Faleminderit, per kenaqesine qe na ke dhene dhe do na japesh, neve degjuesve te thjeshte dhe per kontributin e papare ne kengen labe!

Dy raste qe i kam perjetu vete,

Ne 97 ose 98 nuk me kujtohet mire, isha duke udhetuar me tren nga Mannheim-i ne nje qytet tjeter te Gjermanise. Ne nje moment kur u hap dera e vagonit me erdhi e vesh nje muzike e njohur .Ne kohen qe une po mendohesha (jo me ska mundsi, me bejne veshet) dera automatike e vagonit u mbyll dhe sdegjoja me gje .U cova te shikoja i her . Nepermjet dritares se deres pashe qe njerzit te vagoni tjeter ishin grumbulluar ne fund te vagonit.U nisa drejt vagonit tjeter. Sa hapa deren degjoj qe ja kishte plas kenga labe .Shkoj me tutje, shof tre cuna (me siguri nga laberia) qe ja kishin marre kenges pa ju prish terezia nga njerzit qe i kishin rrethu tu i pa(se di tani  , me habi apo me kenaqsi). Mua mu desh te zbrisja   dhe nuk e pashe, u durartrokiten ne fund apo jo.

Perafersisht si kjo ngjarje ne vere te 93 , ne nje stacion policie ne Santorini te Gerqise na kishin grumullu nja 50 vteta per te na kthy se na kishin kap pa dokumenta. Te gjithe ne pike te hallit se i kishin marre nga venet e punes si kishin lene me marre asgje , shumica me rroba pune .Shume nga ata kishin marre borxh per te ardh  dhe kishin veten ca dite aty .Nejse situate dramatike . Leberit  ishin bere 5-6 veta ne fund te dhomes dhe ja mershin kenges polifonike per qejf pa e prish terezine. Hynte greku dhe bertiste qe te pushonin, po sa myllte deren ai  fillonin prape ata smiley.

Dhe rasti i trete historiko mediatik qe kur e shof me kujton keto rastet lart.

http://www.youtube.com/watch?v=Y_sNWPDNl...

Belul e ke parë këtë shfaqen a teatrin në hollandë:

Nga një rastësi u zbulua dhe një visar joni në Holandë.

Grupi i Llapardhasê me të vërtetê ka qenë i mrekullueshëm për këngë melankolike , më kujtohet dhe kjo "Janinës çi panë sytë" Për Nazifin është dhe një tip dokumentari a interviste e ilustruar shumë e bukur .Por çdo vit festivali nxirrte nga ndonjë grup që dallonte nga të tjerët. Mua në këngët polifonike më shumë më pëlqen e më kënaq pritsi a kthyesi bashkë me isot se ai që ja thotë i pari.Për mua aty është magjia e shpirti i këngës . Ai që ja thotê i pari më ngjan si rrepist më parë si recitues muzikor.(si AJKU smiley )

 

E pershtatur .....

Me rrofsh moj Laberi

Nje lab nje melodi

tre leber nje sinfoni .

Jete te gjate bilbilave te kenges Popullore nga cdo Krahine .Nder ta edhe z.Nazif si bilbil i rralle !

Bukur, bukur. smiley Kultura popullore, folklori, thesare te paçmuara.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).