Goditet me grusht përpara Kuvendit të Shqipërisë deputeti demokrat Ilir Rusmajli. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pak përpara fillimit të seancës plenare, ndërsa Rusmajli ishte nisur për të marrë pjesë në të. Burime policore thanë për Shqiptarja.com se, Lirak Petrit Bejko, 47 vjeç, një ish i përndjekur politik ka goditur me grusht deputetin demokrat, pak përpara se të niste seanca në Kuvend. 

NGJARJA

Një grup ish të përndjekurish ishin mbledhur përpara selisë së shoqatës, pak metra larg selisë së seancave plenare dhe po bënin homazh për Grigor Zaharinë, një ish i përndjekur, i cili prej 20 ditësh ka mbetur në morgun e Tiranës, pasi nuk ka të afërm për ta varrosur. Arkivoli me trupin e Zaharisë ishte vendosur në oborrin pranë selisë së shoqatës, ndërsa vetë ish të përndjekurit shprehën indinjatën për shtetin që nuk u kujdes të paktën për varrimin e Zaharisë. Në këtë moment deputeti Rusmajli ka zbritur nga makina e tij për të marrë pjesë në seancën plenare të së enjtes. Burimet rrëfejnë se 47 vjeçari Bejko i është afruar deputetit demokrat, i cili nuk ka shprehur interes për protestën e ish të përndjekurve dhe e ka goditur atë.

ARRESTIMET

Bejko ëhtë arrestuar nga forcat policore të komisariatit numër 1 në Tiranë. Gjithashtu, të njëjtat burime bënë të ditur se në pranga ka përfunduar edhe Gjergji Ndreca. Ky i fundit ka kundërshtuar dhe është përplasur me forcat e policisë, të cilat po arrestonin 47 vjeçarin. Ndreca nuk ka dashur të lejojë arrestimin e Bejko-s e për pasojë është prangosur nga blutë e komisariatit numër 1.

shqiptarja.com

61 Komente

Ca do te kembe e atij lamashi ti?

lexova vetem titullin po eshte i mjaftueshem per tu thene atyre qe e qelluan  ju lumte! Eshte zeri me komunist e me i padurueshem qe kam degjuar ndonjehere  i cili cuditerisht me ngjan me fantazmat e mbledhjeve komuniste packa se kam qene shume e vogel kur me ka rastisur ti degjoja.

47 vjec, ish i perndjekur politik? po pse ore, kur ka qene me i vogel se 25 vjec kane filluar ta perndjekin kete?

po ik ore pirdhu andej se nuk ja shet dot kujt kete...

47 vjecarit mund t'i kene shkuar 27 vjetet e para te jetes se tij ne ferr...per shkak te persekutimit te familjes se tij apo qofte edhe atij vete.   Rusmajli, ky arrivist antipatik e i vetkenaqur, u ngjall daten te persekutuareve  qofte edhe me mbiemrin qe mban. I ati, nje ish punonjes i ministrise se brendshme te asaj kohe, eshte nje nga mekataret me famekeq te atij sistemi. Nuk dyshoj fare se edhe ky birbo ramaduc  do te qe po aq i rrezikshem nese do te ishim ende nen diktature.  

per te persekutuar politike ka qene i gjithe populli. ne rast se pranon qe jo te gjithe e kane dashur partine... perndryshe... dalim deri tek armiqte e brendshem.

cfare te bejme tani, te futemi te gjithe si komb ne shoqaten e te perndjekurve? dyshoj qe behemi aq shume anetare sa te na vije turp se do i binte te paskemi denuar njeri-tjetrin.

jo mor zoteri jo...se kjo me kujton ate parrullen e shemtuar "bashkefajtore por vellezer" Nuk ka qene i gjithe populli i persekutuar se Rusmajli, Berisha, Ruli...Imami e ca te tjere jetonin me standartet e bllokmenve  ne qender te Tiranes kur dy gjysherit e mi  kalbeshin ne burgjet e burrelit e spacit dhe familja ime priste gazin e deges cdo nate  ne 40 vjet rrjesht.... Sa here ju preket Partia nga  pezmi i te persekutuareve nxirrni kete alibi te neveritshme.

Heba, e di qe vota eshte e fshehte, por kot te te pyes, per ke ke votuar ti deri me sot? Po ata qe njeh ti?

e di qe dikush mund te perdore ate justifikimin "po keta kemi...".

kam pershtypjen qe jemi keqkuptuar diku. shoh qe dhe na jane fshire ca komente.

tani, per sa kam thene me siper,

ne rast se ti pranon qe ai sistem ishte i keq, dhe qe populli ka vuajtur nen ate sistem, me rregull treshi i takon qe populli te kete qene i persekutuar. dhe ka qene i persekutuar. edhe sistemi vete e deklaronte hapur dhe nuk e fshihte: diktatura e proletariatit. fundi i fundit, ku ka shtet, ka diktature. Cdo shtet eshte diktature, po ajo jona sikur cenonte shume liri qe nuk ishin dhe aq te detyrueshme per t'u cenuar.

ketu nuk ka alibi. ka thjesht dy veta qe po diskutojne.

dalim tek ajo qe thashe me siper: per ke ke votuar deri me sot?

shpengoje veten dhe thuaj qe nuk keni votuar per Saliun.

per kedo qe te keni votuar, gjithsesi, rehabilitimi i ish te persekutuarve eshte nje detyrim i gjithe kombit. eshte detyrim i gjithe kombit rehabilitimi i cdo krimineli, e jo me i atyre qe jane denuar per nje fjale goje...

arrin te me kuptosh tani?

admin t'u thafte dora qe ne rreze po e fshive. smiley

Ndoshta eshte ashtu sic thua ti.

  1. Nuk e dike qe edhe 18 vjecaret denoheshin si te rritur per agjitacion-propagande, apo per tentative arratisje?
  2. Ndoshta familja e tij ka qene e internuar dhe ai eshte rritur ne nje kasolle derrase e kartoni ne kamp. Kam takuar disa te tille.

ai s'ka tru sot te beje agjitacion, e jo me atehere... 

Ndoshta. Dmth pse goditi deputetin maskara nga zemerimi, nuk ka tru. E njeh personalisht ti kete personin?

Po harron qe agjitacion propagande perfshinte gjithcka, prej hedhjes se trakteve, te ankimi qe s'arrite te bleje dot qumesht apo edhe pantallonat "kauboj" dhe basetat e gjata.

Ndoshta se per ate parti dhe per ata njerez ka votuar gjithe jeten... Ndoshta pse prej te tille njerezish pret... gjeje vete gjembo

gjembi,

sidoqofte historia e tije, ai NUK ka te drejte te grushtoje ke te doje. Nqs. Ministri apo aparati sheteror ka faj kjo duhet ndjekur me drejtesi ne shkallet e shtetit ligjor. Une nuk e di se kush ka qendruar 20 dite ne morg por di qe shteti nuk eshte detyrimisht ne pergjegjesi. Kjo qe beri ai eshte alla Shqiptarce dhe per keto alla Shqiptarce po diskreditohemi neper bote e na u nxi jeta duke ikur ne mase nga Shqiperia per pak qetesi shpirterore e jete te sigurte.

47 vjec, ish i perndjekur politik? po pse ore, kur ka qene me i vogel se 25 vjec kane filluar ta perndjekin kete?

Per ca rrethana familjare e njof mire.ka ba 11 vjet burg per tentative arratiseje ne moshen 18 vjecare.

pjeter,

Sipas te dhenave Mediatike, Ai qenka i datelindjes 1965. 18vjec ai ishte me 83-shin po i shtojme edhe 11 vjet burg del se paska dale nga burgu ne vitin 1994. Nuk e dija se me '94-tren paska pasur akoma te burgosur per tentative arratisje.

Te dhena te pabesueshme...

noshta jam gabim une at'here.asht denu me 11 vjet dhe ka dal ne 90 nga burgu.E njof aq mire personin ne fjale,t'me besosh.

o ske faj ti, nuk ta bera llogarine ty, hallin e kam me keta te Medias qe te vonojne me numrin e sakte te kepuces smiley

Të burgosurit politik apo të përndjekurit e kanë humbur një pjesë të dinjitetit të tyre kur kanë pranuar të shtojnë rradhët e tyre padrejtsisht me çdo lloj të dënuari për çështje jo politike.

Ndaj sjellja e tij krijon dhe dyshime për përndjekjen a dënimin e tij. Ata asnjë herë s'kanë ditur të kërkojnë të drejtat e tyre duke i lidhur gabimisht e fatalisht ato me fatin dhe pushtetin e PD dhe SB dhe prandaj jan në kte situatë ku shërbëtorët dhe besnikët e SB janë shpërblyer me poste pune në polici a pushtet ndërsa të tjerët ,shumica, s'kanë as pare të varrosen.E lexova rastin e të ndjerit që tregon më së miri atë që them më lart.Shoqata e tyre s'ka asnjë kacidhe për ta ndihmur e nderuar një bashkëvuajtës megjithse besoj se merr ndihma nga shteti. Në gazetë shkruhej se një ish i përndjekur bisnesmen do merrte përsipër shpenzimet e varrimit. I ndjeri kishte që nga 2005 qê s'merrte pension dhe as në listën për shpërblim nuk ishte pasi s'kishte mundur të plotsonte dokumentacionin ( ec e gjeje për çfarë shërbejnë shoqatat e të përndjekurve)dhe ky dokumentacion është (besoj) dhe shkaku që ky e ka keqtrajtuar Rusmajlin si hartuesin kryesor të ligjit për  dokumentacionin , afatet që duhen për marrjen e shpërblimit dhe jo për komunist se më shumë komunist se SB s'ka pas e s'ka politikan pas 92 por ish të përndjekurit i përulen me përdëllim e mirnjohje të pakuptimtë e ëruese për shumicën e tyre. Kjo tregon shumë për ta në rradhë të parë se shumica e tyre janë viktima të diktaturës  dhe jo desidentë a kundërshtarë politikë të regjimit .

PS; pjetër më fal ;desha të përgjigjesha vetëm për shkakun që e ka shty ish të përndjekjekurin të keqtrajtojë deputetin por thashë nji rrugë e dy punë dhe si për lol:

Pra qenka dënuar për shkelje kufini pa leje sot të dënojnë deri 2vjet më duket, në atë bot të quanin tradhtar dhe e haje 14 vjet plus hetimeve për bashkëpunëtorë e agjenturë.

Nuk eshte e mundur (sipas nja dyve ketu).

Ata qe kane goditur ministrin e shtetit te denohen me ligjet e terrorrizmit! Nuk ka asnje arsye dhe asnje justifikim te reagosh me vet-gjygjesi.

Ne Shqiperine e Enver Hoxhes ka pasur nder te burgosurit politike edhe shume ordinere e maskarenj te vertete qe njesoj do te denoheshin edhe sikur te kishim qene demokraci pluraliste. Tashme ne pluralizem na dolen soj e sorrollop ordinere edhe si te burgosur politike? Ky qe ka grushtuar nuk ka asgje te perbashket me te burgosurit e tjere per ceshtje fisnike. Nuk mund te arsyetohet as edhe me "gjendjen e shkaterruar psiqike nga vitet e burgut" ky veprim ordiner sic preferohet te formulohet sot ne sallonet e banalizimit te historise. Bari i thate djeg edhe te njomtin thote poplli, kjo vlen edhe per ata te shkretet qe vuajten burg politik me te vertete qe digjen ne opinion prej llumit qe abuzojne me statusin e tyre. Une e denoj rrepte kohen e Enver Hoxhes dhe burgosjet politike por e verteta eshte se ka shume abuzues me statusin e te burgosurit politik. Sot quhet edhe nje tradhetar e psikopat i persekutuar vetem e vetem se ka share dikur PKSH-ne neper dhembe. Kjo eshte maskarrallek social e shoqeror edhe pse PKSH-ja ka qene me te vertete kriminele ne ideologji e praktike.

Policia ka vepruar drejte dhe vetem nje hipi e nje anarshist do mbronte cdo veper qe ka per sulm shtetin e qeverine. Eshte koha e maskarenjve recitonte dikush ne mikrofon, kjo eshte e vertete por po aq e vertete eshte edhe se maskarenjte jane te lire sot te bejne cte dojne dhe kane, ne shume raste, vec emrin - popull!

kev

bobobobbo! kev,ti njeh vetem gjuhen kerbacit.Shyqyr qe s'te zuri komunizmi se ........Na paska rujt Zoti dhe pse e shperfillem

 smiley

Ti je aq trap sa te jesh zbavites ne te njejten kohe smiley

ndoshta ne kohen e sales, u regjistruan me dreq e te bir si te perndjekur politike... si puna e atij qe ishte sa nje piskuriq kur e paskan perndjekur politikisht. njerez qe ne nje shumice, shume te dhimbshme, derrmuese, nuk kane sot 2 qindarka tru, e jo me te kene patur ndonjehere kur ishin me buzet me qumesht... njerez te tille dihet se per cfare kane rene brenda.

gjithsesi... mund te thuash "nuk qellohet ministri", neqoftese e thua dot mbi ate qe ka 20 dite pakallur. njerezilleku i atyre njerezve ne pushtet aty, te pret ne fyt.

Ata qe kane goditur ministrin e shtetit te denohen me ligjet e terrorrizmit!

Po ai qe kapi per zhelesh dhe e kercenoi deputetin (shiko videon qe solla me siper) me cfare ligjesh duhet te denohet? Apo asgje meqe deputeti (ndoshta) s'ka moter?

Ti Kev me kujton nje koment ktu te PPU (mbase te sih drejtuar ty dhe athere).

Tipave si puna jote po tu kerkoi Saliu gruan per nje nate, jo vetem qe ja japin, por i mbani dhe pishtarin. Dhe nese te nesermen Saliu ju thot qe gruan nuk e kishe dhe aq te mire ne krevat, niseni me vrap ne shtepi dhe i bertisni gruas.

Une kam tre vota thote: timen, te babes dhe te grus. 

S'arrij ta kuptoj thelbin, dmth perderisa jane ish-te perndjekur u lejohet te dhunojne kujt t'u teket??

ne fakt se ke kapur thelbin.Ajo eshte shprehje e indinjates ndaj nje shteti ,qe nuk denjon te ndihmoje nje shtetas te tij ,as per ta varrosur.

Edhe ne duhet te duartrokasim kete shprehje duke thene mire ia beri?

mund te themi e meritonte dhe pa e duartrokitur...thjesht nen zesmiley

Pse cdo gje qe ben populli ndaj (nje grusht turinjve)duket kaq flagrante,kurse ato qe i  ben shteti ketij populli (vrasje ,vjedhje) duken te justifikueshme ?

Dhuna eshte e patolerueshme, por fundja nuk po dhunohen dhe vriten shqiptaret perdite nga keta copa injorantesh qe na drejtojne? I heq kapelen ketij zoterise!  

 

ahaha. antikomunistat e berishes....jeni te mire vetem po te kete mundesi tu zhvarrose...se per gje tjeter s'i jeni te dobishem Birishes

Mire qe paskan shpetu gjalle keta te shkretet! 

Ej s'kishte ndonje ushtar garde aty pari? 

Apo jane t'gjithe duke shpernda ndihma neper veri dhe e lane pa e marku kete mikun!

 

Pavarsisht nga incidenti djema, qe nuk eshte e hijshme, i ndjeri Grigor Zaharia (apo Ligori siç e theritnim) nje disident i njohur, duhej te varrosej me nderime nga shteti shqiptar. Per Ligorin une kam folur ketu, para shum muajve, kam fol edhe tek VQ, dhe eshte per tu çuditur se si ai njeri, nuk gjeti prehje si kur ish gjalle e si dhe tani kur ka ndruar jete. Thjesht per respekt ndaj disidences, qeveria apo bashkia e Tiranes, duhej te kish organizuar nje varrim dinjitoz te pakten. Eshte turp dhe krim, ta lesh trupin e tij pa varrosur. Thjesht vetem me leket e pensionit qe ia kane ndaluar nga 2005 e deri me tani, plus leket e demshperblimit qe nuk i ka marre, (ai eshte/ishte grupi A1, ku hyjne te demtuarit, te pushkatuarit) , qeveria apo bashkia, mund dhe duhej ti bente nje varrim dinjitoz, mirpo siç duken bathet, pusht-tetaret e urrejne disidencen. Turp per ta. 

Një grup ish të përndjekurish ishin mbledhur përpara selisë së shoqatës, pak metra larg selisë së seancave plenare dhe po bënin homazh për Grigor Zaharinë, një ish i përndjekur, i cili prej 20 ditësh ka mbetur në morgun e Tiranës, pasi nuk ka të afërm për ta varrosur. Arkivoli me trupin e Zaharisë ishte vendosur në oborrin pranë selisë së shoqatës, ndërsa vetë ish të përndjekurit shprehën indinjatën për shtetin që nuk u kujdes të paktën për varrimin e Zaharisë.

BTW, ky ketu duhet t'ishte lajmi kryesor, dhe e ramja atij qelbesires se Saliut duhet te ishte by-product (me apo sans vize s'e di mire).

Po ne si popull loqe qe jemi, gradualisht po e kalcifikojme kete klase qe po ja qi gopin e momes popllit, sa qe cdo here qe nje person jashte kesaj klase shqeteson status quone ne na duket se eshte "newsworthy"! 

 

 

 

me apo sans vize

jon te dyja te vlefshme isoj, Mrrok.

Fakti qe nji ish i burgos politik ka vdek dhe nuk ka pas kush me e varros, dhe dy shoke te ktij dalin ne rruge te deshperume m'bo me u ndi "nauseous"! 

Kam nje ndjesi pafuqie qe vetem nje sen do ma kuronte.

Po nuk po e them per respekt te Peshkupauje.comit! 

 

Ata po lejnë të gjallmit të varrosen nga bora, kujton se do u dhimbsen të vdekurit?

Me nje fjale po te mos kishte ndodhur ky incidenti askush nuk e kishte marre vesh, apo care trapin per:

i cili prej 20 ditësh ka mbetur në morgun e Tiranës, pasi nuk ka të afërm për ta varrosur. Arkivoli me trupin e Zaharisë ishte vendosur në oborrin pranë selisë së shoqatës, ndërsa vetë ish të përndjekurit shprehën indinjatën për shtetin që nuk u kujdes të paktën për varrimin e Zaharisë.

Sa kushton nje varrim, qe e la shteti "antikomunist" i Berishes mbi dhe kufomen e ketij fakirit (mgjths s'eshte e thene te jesh i perndjekur qe te mos ngelesh pa varrosur). Le te presim mbase shprehet Rama nga twitter te pakten... do ishte kunj tamam per Berishen qe e akuzon Ramen se merret me te vdekurit (e bores), ky mund ta akuzoje qe s'i mbulon te vdekurit. Te pakten te bejne ca estrade, me te vdekurit...

xhipi,

ne nje shtet normal, me nje opozite normale ky veprim i grushtimit te nje ministri te shtetit, pavarsisht rrethanes, do te denoheshe menjehere edhe nga pjestaret e opozites, sidomos nga kryetari i saje! Ne nje shtet ku kryetari i opozites ben politike te perditshme nga twitter e te ben moral per cdo therrmije eshte e pamundur te mos deklarohet per nje ngjarje te tille te sulmit ndaj nje perfaqesuesi publik kaq te rendesishem. Dikush gezohet pas cdo ngjarje te tille, urretja e agresiviteti eshte per te gjeja me e mire...

Shume e drejte, ashtu si pozita - dmth qeveria dhe policia - denuan ate djaloshin me xhakovento te zeze lekure qe kapi per zhelesh deputetin e PS-se.

nje ndodhi e vogel per nje Rusmail por nje domethenie e madhe per popullin dhe shtetin Shqiptar smiley

Gjon,

domethenia e madhe per kete ndodhi te vogel qendron aty se persona te tille tregojne se jane shume te rrezikshem per shoqerine sepse kur ti kalon nje cak te tille shoqeror e ligjor, nuk te ben pershtypje asnje kufi e detyrim tjeter duke vendosur veten mbi cdo gje. Ato qe bejne vrasje ne mes te dites sic qe rasti i asaj vajzes se pafajshme para ca dites, tritolet e vrasjet e perditshme pa hesap jane produkt i shfrenimit te shoqerise e rrugacerise qe ben ligjin e terrorrizon popullin e shoqerine drejt-perdrejt e ne menyre te terthorte me ane te lajmeve te Medias. ky person qe pretendon se ka te drejte te godase cilindo, ky ka potencial te vrase e terrorrizoje cdokend kur atij i shkon per shtat emocional. Ne cdo shtet te botes, ligji e gjykatesi vlereson shkallen e rrezikshemrise ne kapercimit personal te kufirit te Respektit e Permbajtjes - ndaj ligjit, shtetit, shoqerise e kodit civil. Cfare do te thonin robt qe sot po i thone "bravo, mire ja beri" sikur ky person te kishte vrare nje foshnje, femer, familje, etj. sepse ishte i "pikelluar per nje padrejtesi emocionale"? Ketu qendron problemi, sepse vihet ne pikpyetje cdo kod e cak shoqeror ku secili prej nesh ndjehet i kercenuar ne nje shoqeri ka agresive qe dominohet nga mentaliteti "mire ja beri, eshte politikan - ka faj"?! Kur nje person i tille do te bente neser nje vrasje makabre sepse i mungon llogjika permbajtese dhe respekti i kufirit ligjor, jam i sigurte se te gjithe do te bertisnin ku eshte shteti!!! ja pra shteti nuk eshte vete i sigurte sepse ka shume ne popull qe thone "futja se e njoh une" dhe njekohesisht kerkojne te jemi pjese e botes se qyteteruar??? shteti fillon e funksionon kur ti respekton shtetaret e shtetin vete ne rradhe te pare. Ne kohe lufte e katastrofash te gjithe therrasin nga shteti e shtetaret por kur vjen puna per ta mbrojtur ate asnje nuk ben ze. Po nuk pate shtet e respekt edhe ndaj ministrave, nuk ke respekt dhe nuk ndjehet i mbrojtur askush me ne kete vend. Nuk eshte vetem ceshtje morali se Ministri kaloi prane funeralit indiferent, eshte edhe ceshtje morali per te gjithe te zbatosh etiken shoqerore qe duhet te jete ligj mbi cdo emocion!

kev

Ti vetem shkruan dhe shkruan, mbush kohen tende, por nuk transmeton vecse militantizem idiotesk ndaj pushtetit, ose me mire partise.

Pse?

Sepse ti harron qe personi vjen nga nje traume qe e ka pesuar prej shtetit te meparshem. Ka kaluar nje pjese te jetes i dhunuar pa i bere dem shoqerise. Shoqeria i ka detyrimin ta reabilitoje sa te kete mundesi, ta sjelli ne nje gjendje normale. Kete e ka marre persiper partia qe eshte ne pushtet dhe ka marre edhe perfitimet prej kesaj klase, qe nuk eshte pak sa per te fituar pushtetin. Apo jo?

Kur ridhunohet( neglizhohet, anashkalohet, kthehet koka menjane, genjehet, tallet) ka nja reagim social, por edhe revolte.

Para pak ditesh nje nga kjo pjese e shoqerise deshi te hidhej nga vinci 100m lartesi. Kerkoi vetvrasje.

Dhe kjo e fresketa ishte revolte. Dhe e shprehur ndaj nje ish-pinjolli te nomeklatures qe i ka bere te gjitha te zezat ndaj asaj shtrese, dhe sot gelon ne mireqenien me te madhe se baballaret e tij kriminele.

Rusmaili mori simbolikisht nje shuplake KUJTESE. Ate qe, ata nuk duhet te perfundojne pa varr prej paskrupulozitetit te perfaqesuesve ish komuniste.

Ai ndergjegjesoi ate shtrese qe po kupton me ne fund se kush jane xhonkomunistet.

keiendi,

ku e lexove militantizmin nga une tek kjo teme? une flas gjithnje ne kuader e respekt te shtetit dhe nevoja per ta mbrojtur nga fenomene te tilla. Shteti per mua eshte shtet dhe nuk ka rendesi se kush eshte ne qeveri! Une do te kritikoja njesoj edhe sikur te ishin Socialistet sepse kam ndjenjen e konceptet moderne qe jane rregull ne te gjithe boten e perparuar e civilizuar. Une mbroj idene shteterore dhe idene e respektit ndaj ligjit e normave shoqerore te nje shoqerie sociale e civile te kohes qe deshiron te jetoje ne nje bashkesi me respekt te ndersjellte dhe jo me ligjet e xhungles "me erdhi dhe ja plasa". C'eshte ky mentalitet "pse me pe shtrember kur me parakalove"?

Argumento se perse qenka me e hijshme te godasesh nje minister qe fundja fundit ka edhe ai te drejten qytetare te qendroje indiferent per nje gje qe ai ska te beje domosdo se sa denimi i fenomeneve te tilla mesjetare, te rrezikshme e me pasoja shfrenuese per shoqerine. Une e di se te mbrosh shtetin sot eshte patollogjike dhe shikohet si semundje psiqike, por a nuk eshte pikerisht ky percepetim provincial shkaku i klasifikimit nderkombetar per civilizimin qe ndan njeriun e arsyetueshem nga kafsha instiktive?

Leri hamendjet me militantizem se vetem militant nuk jam. Te mbrosh idene shteterore e te jesh kunder fenomenit agresiv opozitar nuk te ben militant por te ndergjegjshem larg turmes qe keqperdoron e keqkupton bashkejetesen demokratike!

kev

 

Ashtu kot sa për të shkruar se e di, që ti e di që, kjo që ke shkruar më poshtë tregon që je antiopozitar dmth një jodemokrat me mentalitet feudal e pakta dhe partizan i diktaturës së dhunshme e shumta :

 

 Te mbrosh idene shteterore e te jesh kunder fenomenit agresiv opozitar nuk te ben militant por te ndergjegjshem larg turmes qe keqperdoron e keqkupton bashkejetesen demokratike!

kev

 

 

Kevinjon, kur popullit ose shtresave te percaktuara i shkeput shpirteroren, nuk flitet per elemente demokracie. Aq me teper ne Shqiperi.

Une do te jap dy shembuj nga Italia ku jane qelluar dy kyeministrat qe kane ndenjur me gjate ne historine demokratike italiane. I pari u godit Craxi me solda dhe guricka dhe i dyti ka qene Berlusconi me staujen qe ia shteremberoi masken e kllounit.  Nuk po te permnd Mussolinin qe e varen per kembesh tek ura. Ua kishin bere borxh me mohim dhe karshillek.

Kur delegon mosperfillje pushteti, reagimi eshte dhune. Kjo eshte pak a shume ne qindra raste ne shtetet demokratike keto 50 vjet. Edhe ne Gjermanine qe ti me duket e shikon me syzet e partise tende qe te paguan.

Qe je militant i Partise nuk ka nevoje te llogjikojme se ndiqesh qarte prej reaguesve te cilet arrijne te te ofendojne, pasi merr rolin e nje ideologu idot, ku moshat mbi 50 vjec te tallin ndersa me te rinjte te hakerrehen paqshem.

Ose je me idioti, ose je me i paguari nder partiake. Je nje idriz i krahut te kundert. Dikush te quan jashteqitje. Une mendoj se nuk je i tille. Ti je helmues deri ne humbje toruaje. Kaq.

Nuk eshte ndonje veshtiresi e mdhe te te beh te ikesh si kone duke "kuisur " e duke bertitur rrugeve "ah ai Idrizi" Realisht te nuk ke asnje lloj mendimi vetem se i ke mbushe mendjen vetes qe di me fole pasi sheh TV ete duket sikur "kupto qomet mer Jahu " .Te te rroje fshesaxhiu pa rrokanises si ty gjen me kuintal poshte e lart me "se diktatura zotrie " dhe nga te lloi "Kujt do me i tregu se si hahet jashtqitja tie " je ne rradhe i pari ! Mos u merakos se nuk ta ze njeri vendin ! Deri tani ke ardhe si ke ardhe dhe te kam duruar e kthyer pergjigje duke te 'ruajtur ' sese megjithse pa mend , ashtu mendon . Po me dashurine e pashkeputjen shpirterore te fshesaxhiut mund dhe une te bie ne nivelin tend per me ta provue se cfare ndikimi ka Lehja nga njerzit si tye.

"Kur delegon mosperfillje pushteti " smiley .... Pika ,  qe do me perdore  dhe  gjuhe letrare si te Fishtesume tie ! delegatet iken

"kur popullit ose shtresave te percaktuara i shkeput shpirteroren" smiley... qenke  dhe perle ne psallje .Çapu njehere ne ndonje minare e ben nje aplikim pune . Fundja dhe ne kisha !

Gezoje ate pleqerine se nuk te mbajne me neVrat , dhe kujto gjithmone nje thenie para 2000 vjeteve

Zonja Dehje eshte pa mend

Kur ze vend ne nje Kuvend

 

Degjo, se keshtu kot na hape oreksin per te bere nje pyetje personale.Sa vjec je ti mor cun?

P.s.do ta vleresoja pa mase nje pergjigje te sinqerte.Faleminderit.

@kevinjon@

 

dmth e madhe per mendimin tim nuk qendron tek fakti se dy persona agresiv

[se si u bene agresiv ata eshte nje histori tjeter akoma a me e gjate dhe shume e dhimshme] por perdhunimi i nje zyrtari shteti.

Te gjithe e dime se Rusmaili nuk eshte nje nenpunes i rendomte i shtetit qe be ato ore pune dhe pastaj fshihet ne "shtepine" e vet por eshte nje nga figurat me kryesore te maxhorances, nje njeri qe ben "ligjet" per maxhorancen pra koka juridike e kesaj maxhorance.

Jo pak dite me pare pame ne tv se si ai e nxorri perjashte akoma kreun e keshillit te larte te drejtesise Spahiun, sikur te ishte ne mallin e vet dhe jo ne nje institucion te larte shtetror.

Nga lajmet lexova se ai po kalonte serbes fare aty prane, pra nje zyrtare i larte qe kalon pa mbrojtje rrugeve eshte si ne 0 me hic pra nje shtet qe nuk eshte ne gjendje te mbroj zyrtaret e tij me te larte nuk do te jte kurre ne gjendje te mbroj dhe njerzit e qytetaret e tij te thjeshte.

Ose versioni tjeter eshte se Rusmaili nuk ka piken e vleres ne ate qeveri dhe te tjeret i kane celsat e kulles se kashtes, pra mishi per top i radhes.

Kujto pak se si Ramistet i mbronin njerzit e tyre ne kohen e dulles plot me police e sigurimsa u mbushnin rruget kur kalonte ndonjeri pak a shume te njejten gje po ben dhe Ram bukshkali.

Kurse ne kete rast ....????

 

Ne fakt agresione te kesaj natyre jane te denueshme ... kur nuk lene shenja si kjo Kryerja e nje gjesti te mire duhet shoqeruar zakonisht with the appropriate tools

Problemet  shoqerore,  hallet nuk i  zgjidhin grushtat e shkelmat.Por qe te birit te komunistit dogmatik  Çajup, nuk i ben keq edhe nje strunxe....!

 

Lexova nja dy komente me lart dhe me duket sikur tema ka dal jashte reales.Sinqerisht indinjata nuk hidhet vetem mbi goditjen qe i bejne nje te zgjedhuri te popullit,por mbi faktin qe nje i ish-denuar i sistemit ka ngelur i pavarosur per 20 dite dhe askush s'eshte interesuar per te.Ky lajm duhet te ishte dhene me kohe e me vate,sepse eshte e pafalshme qe nje gje e tille te ndodh.Askush nga ne ketu s'ka te drejten te gjykoj sjelljet e te denuareve politik te sistemit.E nese e marrim guximin ta bejme nje gje te tille,do ishte me mire te mendonim per nje sekonde cfare do te thote ta marrin jeten nga dora,ne lule te rinise e te iki jete pa pasur mundesi te besh asnje gje.Eshte e frikshme dhe e llahtarshme.Askush s'mund te thote qe pas gjithe vuatjeve te tyre, mund te behesh prape njeri.Nuk dua te justifikoj asnje,por mendoj se i kuptoj.Media duhet te kishte luajtur rol dhe te sensibilizonte publikun qe kur ai zoteri i nderuar nderroi jete e asnje s'u kujdes per te.

Tani qe u be publik turpi, e varrosi gje njeri apo akoma kostoja politike s'ka arritur aty sa te shpenzohet per arkivolin nga shteti?

Mire ia paska bere ketij vagabondi. Rusmaili do i kete thene ik se s'me rruhet, si e kane keta gangot e politikes dhe normal qe fluturoi grushti, do ish mire t'i kish thyer nja 2 dhembe qe radhes tjeter ta mbaje mend mire.

Keta deputetet qe bejne si te forte e kane hak dajakun ngado qe te vije, qofshin deputete te PS apo PD.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).