Sa jemi ne të përfaqësuar tek “protestuesi” simbolik i Revistës “Time”?

Kultura jonë e protestës është e nivelit mesjetar, dhe sistemi ynë politik ushqen ideologjikisht përforcimin e imazhit të protestuesit si figurë qesharake, e çmendur, i papjekur dhe i papërgjegjshëm, e manipuluar nga armiku politik i radhës, rrugaç e kriminel, armik i demokracisë, e, në rastin më të mirë, qenie që s’di ç’kërkon ose që ka harruar të marrë tabletat për kontroll hormonal ditën që i bashkohet protestës. Ne nuk kemi respektin minimal për atë që proteston. “Qytetari” ynë ndien detyrën civile t’i rrëmbejë parullën protestuesit të dobët në grupin e tij të vogël protestues, e t’i thotë: M’u zhduk nga sytë se ta mora shpirtin m’u këtu në mes të rrugës! U bë bytha jote të protestojë!”

Revista “Time” shpall protestuesin si njeriun e vitit për vitin 2011. Një nga ato pak herë kur kapërcehet mbi individin si shprehje e një ideali, në idealin vetë, që mbulon një mënyrë të jetuari të vitit prej një shumice përfaqësuese individësh. Dhe vendoset kështu të vlerësohet një koncept, aksion njerëzor, praktikë shoqërore që ka qenë shkak për ndryshimin disa herë të formave se si lidhemi me njëri-tjetrin në këtë planet, dhe masa e njerëzve prapa tyre pa mbetur tek individi prijës apo iniciator. Nuk merrem me faktin se cilët kanë qenë “burrat” e vitit (e më pas, politikisht më korrekt, “personat” e vitit), ose se sa e kanë merituar ata këtë nder, por mbetem tek fakti se protestuesi, mendoj të jetë ndoshta zgjedhja më demokratike dhe e merituar e kryer ndonjëherë nga “Time”. Ndoshta një tjetër koncept për mua i një niveli të lëvdueshëm, sido që jo kaq revolucionar sa ‘protestuesi’, do ishte ai i vitit 2006: “Ti”- që Time ta kushtonte TY, si projektues dhe krijues i lirë i përmbajtjes në Internet: ‘mediat sot janë ti vetë’, sado e thjeshtëzuar dhe utopike qoftë kjo ide. Më pas, në të njëjtën linjë ideore, unë do radhitja zgjedhjen e “shumicës së heshtur” ose “Amerikanët e shtresës së mesme” të 1969. Ndoshta do ta radhitja të dytën në zgjedhjet e mia, sikur kjo të mos ishte vetëm për “amerikanët” e mesëm, por për të gjithë të pagojët e botës. Ndër 85 herët kur “Time” ka bërë zgjedhjen e vet, vetëm 5-6 herë zgjedhjet u takojnë grupeve, dhe nja dy herë objekteve jo-njerëzore që në mënyrë rrënjësore lidhen me njerëzit: një numër kushtuar “Tokës në rrezik” dhe një tjetër “kompjuterit”. Mendoj se forca sugjestive e grupeve të zgjedhur, është në shumicën e rasteve më e lartë sesa ajo e individëve. (Ka gjithnjë diçka të rastësishme apo fatlume tek qenia e “heroit” individual, që s’të le mjaft shteg për mobilizim mendor dhe shpresë mbarësociale.) Por, siç thashë që në fillim, asnjë nga grupet nuk ka forcën simbolike të ‘protestuesit’, që në njëjës ka vetëm formën gjuhësore. Duhet të jemi krenarë si njerëz që patëm fatin të jetojmë një vit me lëvizje të tilla madhore nga Shtetet e Bashkuara tek India, nga Spanja tek Rusia, e nga Kanadaja në vendet arabe. Pavarësisht sa problematike mund të jenë veç e veç këto lëvizje, dhe sa jetëgjata do jenë apo çfarë do sjellin ato, ne të gjithë si qytetarë të botës, asistuam një moment përpjekjeje të dukshme e sakrifikuese grupesh gjigante të species sonë për një botë më të mirë, që në fund të fundit na takon edhe neve që s’protestuam.

1.  Çfarë rri prapa (ose përpara) “protestuesit”?

Po të vërejmë portretin e protestuesit në kopertinën e “Time”, shohim një grua me një kapuç leshi që interpretuar në formë shenje tipike, do i takonte atij lloj kapuçi që vesh një pjesëtar i ri, i shtresave të ulëta, rebel, i pabindur, i egërsuar e protestues kundër ndrydhjes; ose ndoshta edhe një i ri i edukuar e punësuar mirë që i bën eko po atyre idealeve të rebelimit, një njeri ‘cool’ që pëlqen fjalavjen muzikën ‘rap’; nën kapuç vërehen një palë sy të bukur gruaje, do thoja sy tipikë të një gruaje arabe; nën sy shfaqet pjesa e poshtme e nikabit (që përforcon të qenët në atë pjesë të botës) që duket si e shkrirë me  kapuçin për të formuar mbulimin tradicional që gratë i bëjnë fytyrës në shumë nga vendet arabe. “Time” kërkon kështu në mënyrë simbolike dhe me shijen e mediave të sotme, të shkrijë në një, protestuesin nga bota Perëndimore (Kanada, USA, Spanjë, Greqi) me atë nga bota arabe ose me përfaqësuesit e “pranverës arabe” (“Pranvera arabe” them se është një nga ato figura gjuhësore që, sa më shumë që përdoret aq më tepër e dëmton idealin e njerëzve që derdhën energji ndërtuese në këto “revolucione” paqësore, dhe i jep vrullit konkret të lëvizjeve, veçantinë absurde, të sheqerosur e të vakët të ‘kadifes’, ‘portokallit’ ‘pishave’ apo ‘pranverës’. Por po e përdor këtu vetëm si term përshkrues, e pa shumë dëshirë.) Protestat në botën e Amerikës Latine, të Azisë e Rusisë, u rrinë diku në mes këtyre pikave më të spikatura të protestave botërore. Por përse grua? Dihet sa e vrullshme (ndoshta, për disa që e shohin botën vetëm me syze, edhe e papritur) ka qenë pjesëmarrja e grave në lëvizjet e 2011 në shumë nga vendet arabe që ngritën krye. Por besoj se zgjedhja e atyre syve shpues, të bukur e të revoltuar, është më tepër një zgjedhje për hir të simbolikës shoqërore ende të gjallë në gjithë planetin, atë të gruas si qenia përjetësisht e shtypur nga shumë shtresa e drejtime, që sot do shpagim. Pa zënë me gojë këtu si shkak, edhe huanë e vjetër ndaj gruas, të bërë baltë për gati një shekull, të vetë revistës “Time”, që e bën një individ grua protagoniste të vitit, vetëm katër herë në 85 herët e veta, dhe e përfshin atë në grupe të lëvduarish, vetëm dy-tri herë të tjera.

Prapa simbolit të personit me impaktin më të madh në botën e 2011-ës rri protestuesi në Tunizi, Egjipt, (Libi), Siri që është në këmbë kundër mungesës së lirisë, brutalitetit të shtetit, vjedhjes së votës e korrupsionit; ai në Indi, Meksikë e Kili, kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë së pasanikëve e pushtetarëve, elitave kroniste; ai në lëvizjet “Pushto” nëpër gjithë botën perëndimore dhe “Të indinjuarit” e Madridit, kundër pabarazisë e padrejtësisë sociale dhe ekonomike, kundër konsumerizmit dhe korporatave të pangopura e pa kontroll; athinasi dhe thesaliasi, kundër korrupsionit, qeverive të papërgjegjshme dhe shtypjes sociale të shumicës që paguan çmimin; Rusia, që dukej deri para pak vjetësh e dashuruar me birin e saj post-komunist Putin, kundër përjetësimit të pushtetit nëpërmjet rikandidimit pafund të së njëjtës fytyrë që kurrë s’ do t’i ikë kontrolli duke u kamufluar herë si president e herë si kryeministër, dhe kundër pseudo-demokracisë lindore që vjedh vota me dhunë e marifete; madje edhe Kina vetë lëvizi këtij viti kundër korrupsionit shtetëror, mungesës së zërit për njerëzit e thjeshtë, varfërisë!

2. Por sa jemi ne të përfaqësuar tek “protestuesi” simbolik i Revistës “Time”?

Duhet të ishim në zemër të tij, për vetë bazën materiale e ideologjike të lëvizjeve. Në fund të fundit lëvizjet e këtij viti lidhen nga emëruesi i përbashkët i rrebelimit kundër varfërisë, mungesës së demokracisë së vërtetë dhe korrupsionit të elitave ekonomike e politike. Por, sido që Shqipëria i ulëret pikërisht këto dukuri që e kanë mbërthyer shoqërinë tonë e po i marrin frymën, ne nuk ndajmë aspak atmosferën rrebeluese të botës jashtë nesh. Me keqardhje për jetën e atyre personave që u vranë më 21 janar, mund të them se ne si Shqipëri nuk kemi asnjë lidhje me protestuesin botëror, që rrebelohet pa udhëheqës e natyrshëm si njeri i nëpërkëmbur, që shenjon fytyrën e vitit 2011. Kultura jonë e protestës është e nivelit mesjetar, dhe sistemi ynë politik ushqen ideologjikisht përforcimin e imazhit të protestuesit si figurë qesharake, e çmendur, i papjekur dhe i papërgjegjshëm, e manipuluar nga armiku politik i radhës, rrugaç e kriminel, armik i demokracisë, e, në rastin më të mirë, qenie që s’di ç’kërkon ose që ka harruar të marrë tabletat për kontroll hormonal ditën që i bashkohet protestës. Ne nuk kemi respektin minimal për atë që proteston. “Qytetari” ynë ndien detyrën civile t’i rrëmbejë parullën protestuesit të dobët në grupin e tij të vogël protestues, e t’i thotë: M’u zhduk nga sytë se ta mora shpirtin m’u këtu në mes të rrugës! U bë bytha jote të protestojë!” Pse të mos ketë fuqi fjale dhe aksioni anti-protestuesi? Kush e mbron protestuesin? As kultura e masës dhe as ajo institucionale! Pa dyshim që ligji, kjo mashë  që në vende si i yni është krejt amorfe dhe ka fytyrën e qeverisë së radhës, nuk është me të. Disa shqiptarë në Greqi gjatë pikut të protestave të verës, bënin gallatë me protestuesit grekë që “s’dinin ç’kërkonin” e i bënin sehir me nënqeshjen tonë superiore. Në fakt, slogani që bashkon këta protestues sot për sot në botë, dhe që i bëri të lëviznin përpara, ishte pikërisht se ata “s’dinin çfarë donin, por dinin mirë çfarë NUK donin”. Protestuesi botëror sot thotë “Ne jemi 99 përqindëshi!”. Në rastin tone, ne bëhemi 99% në numër, vetëm kur qahemi, por ata shqiptarë që bashkojnë forcat për “çfarë NUK duan” janë gjithnjë shumë më pak se kaq. Në këtë pikë ne jemi të përçarë e të dobët. Ne nuk jemi kurrë 99% për të kryer diçka rrënjësore në dobi të shoqërisë sonë dhe të fëmijëve tanë. Se ne nuk e tradhtojmë as partinë e as prijësin. Përkundrazi: s’lemë kënd të na i prekë! Bëjmë be kokën e djalit për këtë!

Kultura jonë dominante jo vetëm thotë se protestuesi është ose kopil, ose burgaxhi, ose i lajthitur, por ajo edhe mbron atë që dhunon protestuesin dhe përqesh të drejtën për protestë. Tek ne ende nuk ka pasoja për vrasësit e protestuesve të 21 janarit të vitit të celebruar botërisht si vit protestash, dhe hedhje-pritja qesharake që institucionet i bëjnë çështjes, ka krijuar më të keqen e pasojave ndër njerëzit: protesta është një vërë në ujë; këta janë të gjithë njësoj e nuk ia vlen të ngresh krye; po u ngrite, ha plumbin, e të harrojnë; këtu ikën për dhjamë qeni, ndaj më mirë rri në shtëpi e mos bëzaj; institucionet luajnë me njëri-tjetrin se kështu rrisin rrogat e mbajnë punën, e ky vend s’ka drejtësi, por ka vetëm korrupsion e dallavere; fuqinë tek ne e kanë një tufë me hajdutë e vagabondë, e ç’pret tjetër nga ata! Dominanca hegjemonike e kulturës antiprotestuese tek ne asgjëson sukseshëm çfarëdolloj  atmosfere protestuese të shfaqur individualisht apo në grup.

Aha! Më duket sikur më sipër po projektoj gjuhësisht ankimet e turmave që ngritën krye nga New Yorku, në Delhi, Kairo e Moskë. Ne ndajmë me ta kokëçarjet, ankimet e ankesat, por jo atmosferën e lëvizjes kundër e as dëshirën për ndryshim. Në fakt të duash të nxjerrësh në rrugë njerëz që jetojnë me këtë filozofinë  e kulturën tonë të momentit, është abuzim psikologjik i individit dhe i grupit po ashtu. Si kulturë institucionale, ne jemi ende në Kinën e Tiananmenit të 1989-ës. Si kulturë e njeriut të thjeshtë (atij që do përbënte zemrën e protestuesit), për nga edukata e protestës dhe plogështia e mendjes, ne jemi së paku 20 vjet mbrapa vendeve arabe që ngritën krye. Faza jonë e tanishme është kjo: qahemi shumë, kërkojmë sa për të thënë e mbahemi me pak, durojmë se s’kemi ç’bëjmë, flemë se s’kemi punë, dhe dhjamemi për pasojë… Epo, të na rrojë protestuesi, o byrazer!

Marrë nga ResPublica

41 Komente

merreni borxh nga albin kurti,se po jete per protestuesit e majmur ojq-iste smiley,protesta do te jete si vaji i ullirit njehere e nje kohe,,,

Merreni borxhsmiley Shume edukative profesor, flmsmileyti ndonje gje vete, apo je i vjeter dhe ste bejne kockat prej pellazgu

jurke ,une kur koha(91-in) dhe ndergjegjia ime ma kerkoi ,mora plumbin dhe nuk ju qurravita njeriu,sido qe sapo kisha kaluar adoleshencen dhe as e kisha pare protestuesin te faqja e pare e ''time''-it.keshtu qe s'ta kane fajin ''kockat'' e mia prej pellazgu,por skeleti yt prej butaku,,,dhe formimi yt prej lypsari,por ki durim ,ndonje ambasador shpirtmire smiley mund te mendoje ndonje gje

E di mo e di. ti ke luftuar dhe me shpata, tani po ben namin ne greqi, duke ndihmuar leonidensmiley Une dhe skeleti im prejt butaku eshte dhe ne Kosove te Albini, dhe ne Tirane tek cdo gje qe ndodh, po adoleshenca jote e 91 tregon qe je tek te dyzetat. Shpejt e paske mbyll me jeten o trim. Une mendoja qe per te punuar te punon me shume kohesmiley)Futi nje viagra se mos te del gjumismiley

 

Kush ishte protestuesi nga ju te dy, si perfundim? smiley

Protestues pa tru kemi plot. Ku ti cojm thua. Mjafto nje fjale te thote Rama ose Berisha dhe me vrap ne shesh i ke, pa vesh mire kepucet. lol

Problemi eshte me gjet protestues qe ankohen per hallet e tyre dhe jo per kryetarin.

Arsyeja nuk eshte mungesa e protestueve. Mungon besueshmeria e atyre qe drejtojne e organizojne protesten. Personalisht kur me ka qelluar te dal, kam patur gjithmone besim 100% per ato. Ishin djem/vajza qe i njihnim e kishin koherence. Dmth njerez te thjeshte, fare te thjeshte, vetem se merrnin mundimin te organizonin njerezit, oraret, pankartat. Ne Shqiperi s'di ç'te them. Nuk i besoj. Plus qe mua nuk me pelqen turma. Po te jete ndonje kauze madhore edhe dal. 

 

shkrim interesant dhe prek nje gje qe te gjithe druhen ta permendin dhe preken shume po ia zure ne goje: qytetarine. Ne Shqiperi eshte e theksuar mos dija se cfare nenkupton ky term dhe cpergjegjesi mbart. Te  njohesh njerez me vetedije te shendoshe qytetare ne Shqiperi eshte fat i madh, sepse jo te gjithe kane ate sistem vlerash qe i i ben qytetare te mire! 

Ata te rinjt me kapuç qe autorja permend, mua me duken ca individe pa bosht, qe ne rastin me te pare do i bashkoheshin protestes, jo per nje ideal, por thjesht per anarshi e shkaterim. Protestuesit e vertete, dalin fytyr zbuluar, siç dilnim neve (1990-1996-97) , te gjith se bashku, qytetar qe urrenim regjimin (si ate te parin edhe kete te dytin) , ku therisnim me sa fuqi kishim kundra palaçove te politikes shqiptare. 

dole me Pjer, dole po ca bere?
Shiko kush eshte sot guvernator banke...

Kujtimi me i bukur qe kam une nga protestat shqiptare eshte gjate levizjes "Okupaj Kyeministrine" me 1998, udhehequr nga udheheqesi yne (juaji d.m.th.) Sali Berisha.

Ishin ato kohe te zjarrta kur protestat ishin te perditeshme per muaj me rradhe, duke filluar nga sheshi me kengen "Azem...Azem...ti je i gjalle..." (muzika e pershtatur nga nje kenge kosovare) dhe  mbaronte tek kryeministria me kengen "Fatos Nano ka maru...ka maru...ka maru (muzika nga "Kalinka" )

Cuditerisht, apo mbase edhe jo, ne krye te ketyre demostratave ishin gjithmone nje grup jevgjish te vegjel nga ato te pesmbedhjetekateshit e te tjere qe gjithmone hidheshin te gezuar ne balle te demostratave, benin kollotumba dhe sparkata ose "fleten" ndersa turma zbriste bulevardin qetesisht dhe saktesisht si nje ore me rere. Njehere, pasi nje dore kameramanesh e fotografesh ishim ulur pas demonstrates tek trotuari para kryeministrise per te marre fryme, me vine dy jevgj nga ato te kollotumbave qe i kisha filmuar thuajse cdo dite. Edhe njeri prej tyre qe me thote:

- O Boso, o Boso a do na bosh nji fotografi ne te dyve?

- Ta bo vllai jot - thash un - vetem du te me thush nji gjo. Pse je me Berishen ti?

Dhe aty me hudhet jevgu tjeter qe nuk e le te flasi te parin dhe thote duke bertit

-O Boso! Jo mer jo, ai nuk osht' me Berishen me. Ai osht' me Brazilin mer... smiley

benin kollotumba dhe sparkata ose "fleten"

smiley

krym e ke detajin dhe ti mo smiley

 

 

Emo, imagjino tashti qe ne xhironim per te treguar qe ne Shqiperi situata eshte dramatike, njerezit dalin perdite ne demostrata antiqeveritare, flamuret e kuq me shkaben e zeze qe tund koken me qortim, tupanet e vajit dhe te luftes, gra me syte me lot, burra me nofulla te gjera te shtrenguara me kapele kashte alla kauboj qe marshojne teposhte bulevardit te prire nga nje rresht burrash me kostume te zinj dhe gravata blu ose te kuqe...dhe ne balle te tyre nje dore nja 10-15 jevgj te vegjel qe bejne kollotumba, vrapojne lart e poshte te shoqeruar edhe nga 2-3 qen rrugesh, zgerdhihen para kamerave...

Ta dhjesin fare dramacitetin e filmimit mer burre...duket sikur me qene cirk!

P.S. Mjeshtri ne zanatin tone duket tek detajet. Ja shife/degjoje pak kete

Once upon a time...

-O Boso! Jo mer jo, ai nuk osht' me Berishen me. Ai osht' me Brazilin mer...

smiley

Kjo do ishte faktastike ta kishe ne video. Po dhe nje foto s'do ishte keq, mbas tregimit.

Plus qe mund te pershtatet dhe ne vargje mixalternative te kenges 2dele3qinparshe, here me Brazilin, here me Berishen, o usta Murat smiley

Ne kemi protestues sa te hane edhe lopet. Sa here i thirrin dy partite e medha protestuesit mbushin sheshin ose bulevardin, sipas rastit. Protestuesi ne Shqiperi eshte kthyer edhe profesion dhe te verteten te flasim, nuk eshte se nuk protestojme. Por e keqja e autores dhe te tjereve eshte se protestues llogaritin vetem ata qe dalin per te protestuar per kauzat e stisura ose jo te autores dhe te nje takemi njerezish si autorja. Protestuesi ne vendet arabe eshte hero, protestuesi ne NYC a diku tjeter ne perendim eshte thjesht qyrravec qe s'ka pune tjeter me te mire per te bere.

Në përgjithësi jam dakord me artikullin. Ne s'e kemi atë shpirt protestuesi, ose atë shpirt bashkimi më mirë. Është njësoj po të shohësh se si ruhet prona e përbashkët në Shqipëri. Plehra gjithë andej, madje i hedhin nga dritarja thuajse nuk do i shkeli po ata vetë me këmbë.

P.S. Kur përmendet kopertina e Times, s'duhet harruar se atje ka figuruar edhe Hitleri. Nuk është gjithmonë për mirë:

http://en.wikipedia.org/wiki/Time_Person...

 

     Protestuesin ku ta marrim borxh..?

   Besoj se nuk eshte problemi tek protestuesi, pasiqe pse lind protesta eshte problemi? Dhe cila pjese e shoqerise, reagon duke  protestuar?

   Une kam bindjen se asgje nuk ka ndryshuar nga sa ka thene teoria e marksit.

  Socializmi i paster, si rend ekonomiko-shoqeror, me vehte  i shprehur tek teoria e socializmit shkencor, presupozon punen,  shperblimin sipas punes dhe bashkepronesine.Mirepo  ne "fazen kalimtare" deri tek "shoqeria e se ardhemes" dmth e barazise, deri tek "izonizimi", provohet se do te kete gjithenje mbipune dhe mbivlere.Pra po provohet  se nuk do te paguhet puna, por malli fuqi puntore.Nuk do te zbatohet ashtu kurre parimi  kryesor i teorise se socializmit shkencor,i shperblimit sipas punes.Perjetojme keshtu teresisht ekonomine e tregut te lire(megjithe deviacionet ne ekonomi si jona) dhe mungesen e bashkepornesise.Dy elemente keta qe shtuar dhe padrejtesive te tjera sociale, jane ato qe  irritojne proletaret dhe masat afer tyre, per te reaguar.Pra mungesa e punes, mos shperblimi sipas punes, deformimet edhe te vet sistemit, prej udheheqjeve me ide te çoroditura, tendencat e udheheqseve  te ish vendeve lindore, qe bartin elementet e autoritarizmit,  prej mentalitetit te partise shtet, jane arresyet, qe proletariatin e detyrojne te ngrihet ne protesta.Dhe qellimi ne fazat e para, eshte qe te detyroje qeverrisesit te kuptojne se nuk mund te qeverrisin duke injoruar proletariatin.Ne te kunderten protestat kalojne ne fazen me te avancuar, ne revolta. 

  Socializmi i zbatuar,  tregoi se nuk do te vinte kurre  te zbatohej  parimi i shperblimit sipas punes si dhe nuk do te kishte  ne masen e shpresuar bashkepornesi.E bindi  zbatimi  proletariatin se rendi ekonomiko shoqeror , paraardhes i shoqerise se se ardhmes, dmth, isonizimit, nuk do te vinte kurre ne ate forme te zbatuar.Ndoshta mundet te vije direkt, prej kapitalizmit ne isonizim.Gjer ahere, protestat e proletariatit dhe te shtersave afer tij do te vazhdojne...per arresyet e mesiperme.

Tani dy fjale, pse protesat e se sotmes duken amorfe dhe jo si strukture institucionale e proletariatit.Per disa arresye, por me kryesoret besoj se jane:

Vete struktura e proletariatit ka ndryshura ne raport me kohen e trajtuar prej Marksit dhe ideologeve para tij(Hegel, Fojerbahu etj )

Sa me shume zhvillohet struktura e shoqerise nga pikpamja ekonomike,e tekniko-shkencore, i kushtezuar me keto ndryshime eshte edhe strktura e mallit "fuqi puntore", aqe me shume rritern edhe protestat.Proletariatit  revolucionar te shoqerise industriale besoj do t`ja zeri vendin(qe tashi mua me duket se po ja ze) proletariati digital", i komanduar prej kopiutrit  kapitalisti-teknoktratik, cili mobilizon shume me shpejt...bie llafi prej  "facebooku-t se sa prej partive  te majta, ne krye te proletariatit.

  Por edhe partite e majta, kane pushuar se qeni parti puntore, parti te majta, parti socialdemoktrate, parti socialiste, parti...ne fakt qe te gjitha te majtat, jane sot "parti borgjeze te klases puntore".Keshtu qe protestat ne te shumtat e hereve jane shfaqur, jo me si protesta por  revolta.Gje qe shpreh se durimi i ka kaluar kufinjte, qe bejne te munder referimin tek  ndergjegjia e proletariatit dhe shtresave afer tij.A mundet te quhen revolucione ato qe po na shofin syte sot?Jo! Sepse nuk synojne permbysjen e sistemit.

Mirepo si ahere proletariati( sa pake permendet ky emer sot!)do ti rivendikoje, si do ti fitoje te drejtat e veta, gjat fazes tranzitore(sepse te dy sistemet jane te perbysura ne fakt, te deshtuar qe te dy)-kalimtare per ne isonizim?

 Veç protestave i duhet te majtezoje partite qe ka me afer.Si te thuash ti bolshevizoje ato ose  urgjentisht ete krijoje parti me te vertete te majta.

Mbi te gjitha i duhet te shfrytezoje arritjen e tij te madhe ne kuadrin historik, duke e rikonceptuar strukturen e tij, te SINDIKALIZMIT.Ne kete kuader une kam mendimin se i duhet te bolshevizoe...SINDIKATAT.Ne te kunderten protestat jane te komanduara, prej kapitalit ose manipulohen lehteazi...

   Dhe keto mendime  i shprej nje ...kapitalist   !Qeshni po deshet

 

I dashur Grava! 

E lexova me vemendje komentin tend dhe me pelqeu, ne sensin e propogandes marksiste te fazes se grupeve majtiste... se pari me lejo te te them, se socializmi shkencor, ishte nje teori, e cila nuk u provua kurre ne praktike. Por mund te themi se pjese te kesaj teorie, sidomos pas viteve '60, u implementuan ne programet sindikale e te qeverrive te majta, dhe te perkrahura nen ze edhe nga qeverite e djathta, nen presionin e sindikatave te fuqishme,  me qellimin e vetem, qe klasa punetore te mos ngrihej dhe te demtonte zinxhirin prodhues te kapitalizmit, me qellimin final ....fitimin.... Dhe kjo ndodh ne vendet kapitaliste me nje kapitalizem ne vijim dhe te konsoliduar, te cilet e kane kuptuar si jo me mire, se me e mira do te ishte te dorehiqesh nga nje post, politik, apo administratin, nga presioni nga poshte sesa tu besh karshillek ketyre presioneve, te silat, siç e thua mire ti, te shpien ne revolte, dhe pasojat mund te jene edhe te pariparueshme per sistemin....Ndryshe ndodh ne vendet ish komuniste, te cilat nuke kane kete edukate, te ngullitur nga ata qe e komandojne kete sistem, per te vetmen arsye se ne keto vende mungon kjo kaste, menje fjale e thene thjeshte fare, ne po perpiqemi te ndertojme kapitalizmin ne mungese te theksuar te kapitaleve dhe kapitalisteve, e si rrjedhoje, do te ndodhemi para autoritarizmave te tipit Sali, apo Urban......

Ti thua se proletariati, apo struktura e tij, ka ndryshuar. Por une mendoj se proletariati ka rreshtur se qeni i tille, pasi atij i kane hequr ate esencen themelore qe e mbante gjalle, i kane hequr shfrytezimin, duke e kthyer ne aksioner, i kane hequr, shpirtin luftarak, duke e zevendesuar, me nje sere masash rrjedhoje e atij qe sapo te thashe me larte, socializmit shkencor.

Nuk mund ti thuash me ti proletar nje punetori, i cili, merr nje page te mire dhe mban nje familje, i vetem, prej kater antaresh, dhe te mos i mungoje gje; nuk mund ti thuash proletar nje punetori, i cili punon vetem tete ore ne dite, dhe pas nje pune relativisht, pak te lodhshme (fale teknologjise) shkon si zotni me makine ne shtepi; nuk mumnd ti thuash proletar ti nje puntori, i cili edhe kur nuk ka pune ose shtepi, ate ja siguron shteti, nepermjet asistences dhe banesave sociale (rrjedhoje e drejteperdrejte kjo e socializmmit shkencor, (e thene kjo tek vepra e Engelsit Origjina e Familjes dhe e Shtetit) dhe me ne fund nuk mund ti thuash proletar nje puntori, qe kur nuk eshte i afte te mirerrise nje femije, te vjen shteti, ta merr ai pergjegjesite e rritjes dhe edukimit (edhe kjo eshte e shkruar tek ajo vepra e sipercituar)

Atehere per çfare proletariati behet fjale?

Ti vete thua se proletariatit i mungojne dhe drejtuesit e saj, partite.....Por me duhet ta kujtoj, se me ndryshimin e thelbit te proletariatit, ndryshuoi dhe thelbi i partive te majta. edhe ato ne luften per pushtet, u detyruan te ndryshojne pak statusin e tyre, filluan te behen pjese e atij ingranazhi te madh qeverrises, ne interes te asaj kaste, e cila i "gdhendi" keto parti te majta dhe i ulli ne nivelet qe donte vete, domethene shkurt, ua mpiu majen e hekurt, duke ua kthyer ne nje maje balte, lehtesisht te thyeshme, dhe per kete aresye partite vete u kujdesen qe kete maje balte ta ruanin dhe te mos e thyenin, se po u thye edhe kjo maje atehere ndryshon krejte struktura e tyre, siç ndodhi me te majten italiane, se ciles ju thye edhe ajo maje prej balte qe kishte.... Dhe per ta mbylllur, edhe sindikalizmi vete eshte i dhjammur dhe i interesuar qe ta kete mire me te dyja krahet, vete shembujt e shumte te kalimit ngga siindikaliste ne politikane, biles edhe te djathte, tregon edhe nje here me se miri per rolin e sindikatave dhe krereve te tyre. 

Pra shkurt i dashur Grava, proletariati, sindikalizmidhe partite e majta, e kane humbur rolin e tyre ne kete shoqeri, dhe jane bere pothuaj, njesh te djathte e te majte....

Por ti thua .......si do bejme????  .......me te pare e me te bere , thom une, duhet nje krize shume me e madhe dhe me virulente qe ta shkunde kete shoqeri qe po dhjamet .........dhe po egocentritizohet.....

alidemsi -jone more: shif si thoni:

"..sindikalizmi vete eshte i dhjammur..."

Me Valer Xheke dhe Gezim Kala mendon sindikalizem more xhan?Jane anarkosinidkaliste dhe krere te aristokracise se klases puntore keta vampire.Jane shok me  shoket e mi, por asnjehere  perfaqesues te denje te klases puntore.Proletare, ka e do te kete, gjer sa te kete.... si ai qe njifni Ju!Ky dualitet nuk ka ndryshuar hiç fare........

Nuk e ke kuptuar thenien time:"te bolshevizohen sindikatat..!"

 

Jemi keqperdorur. Kjo eshte arsyeja pse nuk ka protestues. Nuk mund t'i therrasesh njerezit pafundesisht dhe t'i kesh gati kur nuk i shkohet asgjeje deri ne fund. Ketu them se luan rol jo vetem keqperdorimi politik, po edhe neglizhenca tipike shqiptare qe nuk i shkon asgjeje deri ne fund. Gjithsesi, thelbi eshte besimi qe mungon te njerezit dhe jo pa te drejte. Sic thote shqipua siper, ketu mungon nje Albin Kurti. Nje personi si ai une per vete do i shkoja mbrapa deri ne fund te botes sepse kam besim qe me e pakta nuk me keqperdor.

Keqperodren njerezit qe nuk kane njohuri per c'ka po perdoren .Edhe shqiptaret,ne pjesen derrmuese te tyre  duke mos e pas kulturen e protestes ,degradojne ne tufa tifozerie ne mbeshtetje te nje njeri krahu politik a tjetrit . Mungojne zerat e pavarur brenda tyre per veteorganizim ,te cilat ne menyre te natyrshme dhe spontane ndjejne nevojen  per bashkpunim ,per te basshkerenduar veprimet e tyre me qellim qe te cojne perpara interesat e tyre jo vetem individuale ,por dhe kolektive.Ne realitetin shqiptare post- komunist ,ku autaritarizmi ka qene i perhapur ne cdo sfere te jetes ,qe nga familja e me gjere ,eshte e veshtire te pretendosh qe keta njerez te edukuar per te qene te nenshtruar ,qe si pasoje kane pak gjasa qe ata te behen qytetare aktive ,te marrin nismen per veteorganizim . Ne e kemi shume te mitizuar faktin e te qenit te prirur nga dikush ,te cilit i varim te gjitha shpresat per zgjidhjen e problemeve tona. Prandaj dhe politika e ka shume te lehte te shfrytezoje kete difekt tonin.

Shyqyr ,qe kemi nje Berishe per te djathet dhe nje Rame per te majtet,se ndryshe nuk do dinim per cfare duhet te protestonimsmiley

Po Dukati, po Bulqiza?

S'ta ka fajin poplli pse nuk ka protesta, te pakten nuk e ka fajin kryesor. Çdo proteste qe ka bo milet ziu , jo vetem eshte instrumentalizu - se kjo do ndodhe fundi i fundit, po asnje gjeje nuk i eshte shkuar ne fund.

Tipiku i keqperdorimit te protestes eshte Gerdeci. I ka thirr PS robt me dale dy here e i ka lene si palla. Kujtohen per te vetem kur afrohen zgjedhjet. Edhe atehere nuk e perdorin sa dhe si duhet sepse kushedi c'lidhje kane me ata qe e bene.

Na thirren per Meten dolem. C'u pa? Si te dal une kur ne PS qarkullojne qofte edhe vetem fjale se do behet aleance me LSI? Ata qe kane thirrur protesta deri tani kane qene manipulatore te lexueshem, e megjithate poplli ka dale kur ka qene per te dale. Gerdeci dhe 21 janari e tregojne kete. Tani se ka ca qe e dun popllin grup te gatshem me kapuc ne kohe per t'u hudh sa here u nevojitet, nuk ka faj poplli.

 

 

Ne Shqiperi ka patur protesta vetem ne vitet 90 kur njerzit u ngriten sipas interesit te tyre kunder rregjimit dhe jo per interesin e dikujt per te ardhur ne pushtet.

Nje proteste e vertete do te ishte e tille nese organizohet nga Sindikatat ose grupe te tjera te interesave jo politike. Por ketu Sindikatat jane blere nga Partite dhe grupet e interesit jane ngateruar me OJF-te qe i kane korruptuar Ambasadat e gjithfare te ashtuquajtur donatore, prandaj edhe levizja e protestes ska se si te ushqehet.

Instrumentalizimi nga te dya palet eshte pse protestuesi mungon ne Shqiperi. PD dhe PS-ja kane arritur dicka se bashku, kane qelbur te tera anet e shoqerise... nuk ke me njerez qe shokohen nga vjedhja, vetem njerez qe shpresojne te vjedhin 4-vjecarin tjeter.
Dhe dicka tjeter: ai populli eshte i lodhur se ne njezet vjet ka patur plot protesta nga 91, 92, 97, dhe krizat Berishiane midis 1997-2005, si dhe krizat Ramiste post-2009. E mire eshte protesta, sidomos per ResPublicanet, por dhe ndonje pune duhet te behet se nuk na bie kokonati ne koke nga pema por duhet ta blejme ne treg.

"...Nje proteste e vertete do te ishte e tille nese organizohet nga Sindikatat ose grupe te tjera te interesave jo politike..."

   Kur vendimet  per interesat e shoqerise, perfshire mbi te gjitha  te grupeve jo politike, i merr  nje gurpacion shumice, teresisht politik, si mundet te protestohet jo politikisht? Sofizme e paster.Nuk ka vdekut emri proletariat.Jane shumica absolute qe nuk ka pasuri. E kjo shumice do ta kete  gjer ne isonizim, perfaqesimin e vet politik.Ndryshe  mbetet turme qe e drejtojne dhe e perdhunojne si u don qejfi kapitalisteve.Nje parti krejtesisht e majte do te jete perfaqesuese e atyre interesave.Pa rikthejuni shprehejes Jemi keqperodrur ? Ngakush dhe pse?Kujt duhet ti ankohen?Politika nuk ndryshon mendje me trandafila dhe hallve.Me zbritje ne rrug, sheshe, para  korpuseve te bankave dhe  jo me lule por me bori, tupane, gure, hubnje, "molotove dhe me ne fune edhe me e ....dyfek,  ne fund te fundit.Derri  don...., kur vete thika ne kocke.Ky ka qene e do te mbetet rregulli.Kjo perjudhe eshte   jo boshe, por hutimi per proletariatin.Sikurse kriza paralajmerimi, piskama, per  kapitalizmin.Lexoni historine!

"""Protestuesi: ku ta marrim borxh?"""

Qe ne titull ky shkrim eshte idjot! Idjot ne kuptimin... pa sens! Por ndoshta e ka nje sens. Dhe sensi qendron pikerisht tek """Ku 'NE' (robt qe duam t'i rrembejme pushtetin atyre robve te tjere) ta marrim borxh (apo ne "Leasing') 'ATE' (Mjetin per te ardhur ne pushtet), protestuesin?"""

PROTESTUESI, KU TA MARRIM BORXH! = TI ZONJE JE E PESHTIRE!

FUCK YOU!!!

hahaha Ols pse kaq i nxef mer jahu??? smiley

ueeee... lool  smiley

O Olso, ca ishte kjo me? smiley

 

Me kujtoi ato mledhjet e rinise kur shanim Daj Samin. Jam i sigurte qe sikur Olsit t'i jepej mundesia, do e stamponte portretin e saj ne tabele qitje dhe do ja conte dhurate poligonit tek Uzina Traktori per qitesat e cetave vullnetare. smiley

PERCHE SONO INCAZZATO NERO!!! smiley
Duhet ta fillojme vitin e ri plot energji apo jo?!

Gjithsesi... "Protestuesi: ku ta marrim borxh"... SUCKS!!!

Protestuesi eshte mjet per vetveten. Vetem protestuesit mund t'i lejohet komoditeti per ta marr borxh vetveten per te arrit nje qellim te caktuar, por jo nje autoreje qe ne menyren me te pacipe te mundshme thote: "Protestuesin, ku ta marrim borxh!

GO FUCK YOURSELF!

Oh yes, do bej nje tabele qitjeje! Gjithe energjine negative per kete vit do ja shkarkoj kesaj autoreje (dhe rrezik titulli nuk eshte as i kesaj te shkretes, por i editorit). smiley

Jep. Ketu kam lexuar per here te pare batuten gjigande

L'Italia e un penisola che si bagna dagli albanesi

Ols, ne note icik me serioze: kjo shprehja "ku ta marrim borxh protestuesin" eshte simoter me ate idene qe "na duhet popull i ri". Protestuesit ne te vertete jane pjese politikisht aktive e popllit - kuptohet, ketu perjashtojme ata jevgjit qe i paraprinin me kotollumba etj smiley "protestes" qe pershkrun PF-ja smiley Ata jane pjesa lumpene, nga e cila kemi superprodhim ne. Por eshte ligj universal: qendra aktive e veprimit te njesive vepruese eshte vetem nje pjesez e vogel e tyre. Trupi tjeter i popllit eshte nje substrat qe e mban/ushqen padukshem ate pjese aktive. Ne kete kuptim them qe zonja nuk duhet keqkuptu. Ajo po don qe ne te behemi (dikur) si ata popujt e lindjes se mesme, me te cilet ne jo rralle me racizmin tone veresije, nxjerrim gjuhen ne menyre superipore - meqe kemi me afer italine o llah, kjo eshte merita e vetme. Ah, po, edhe pellazget si parardhes, se mos harroj smiley Zonja them qe nuk eshte tu kerku borxh me kamate ca krere kamikaz qe te vriten per interesa te saj.

Rezervoj te drejten ta kem kabim.

ps. me pelqen mixi italo-anglez ne eksklamacionet me kapitale. eshte stili i njonit ashtu qe po na infekto te gjithve me duket smiley

 

 

 pika më e dobët e shqiptarëve që nuk e arrijnë dot nivelin e duhur të organizimit shoqëror, për t’u bërë zot të fatit të tyre esht: Prirja e të përshtaturit ndaj  koniunkturave të çastit për hir të një mbijetese të çfarëdoshme, nisur nga konceptiç’më duhet mua! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).