2011-ta filloi shkëlqyeshëm me lëshimin e albumit të parë të James Blake si dhe 'Let England Shake' nga PJ Harvey, ndjekur menjëherë nga Fleet Foxes (Heplessness Blues), The Antlers (Burst Apart) dhe më pas Wild Beasts (Smother). Gjithashtu një rikthim të kënaqshëm bënë dhe Cut Copy me albumin 'Zonoscope' i cili nuk arrin lartësitë e albumit të tyre të mëparshem por tenton dhe ndonjëherë u afrohet (shiko këngët 'Need You Now' dhe 'Sun God'). Në vazhdim të vitit kemi pasur kënaqësinë të dëgjojmë albume të reja nga Bon Iver, M83, John Maus, Pure X, Lykke Li, Feist, Wilco, The Black Keys, Girls, Destroyer, Real Estate, etj... E po gjatë 2011 dëshmuam bashkëpunimin e cuditshëm të Lou Reed me grupin pop-metal 'Metallica' në albumin 'Lulu'

Në mënyrë krejt të palajmëruar u lëshua në treg dhe albumi më i ri i Radiohead me titull 'King of Limbs' i cili shpresojmë të mos jetë pikëmbërritja finale e grupit pasi megjithëse krahasohet në mënyrë të favorshme me albume të grupeve të tjera, nuk i mban gjallë pritshmëritë e admiruesve, duke qenë se në karrierën e tyre kanë sjellë një seri prej 6 albumesh perfektë (nga 1995 e deri në 2009 ).

Rikthime të tjera të sukseshme kanë qenë ato të Kate Bush dhe Tom Waits të cilët kanë mbi supet e tyre mbi 30 vite karrierë muzikore dhe të krijojnë ndjesinë e ngrohtë të rilidhjes së kohëve të sotme me dekadat e shkuara. Gjithashtu R.E.M lëshuan albumin 'Collapse Into Now' i cili do të ishte i fundit për ta. Për sa i përket ndarjeve, grupi Sonic Youth lajmeruan së fundmi se nuk do të ketë me Sonic Youth dhe kjo me sa duket për shkak të divorcit të Thurston Moore me Kim Gordon, lajm i cili kalon lehte duke ditur se Sonic Youth na kanë dhënë mjaftueshëm gjatë viteve 80'-90' e për këtë i falenderojmë, dhe se nga ana tjetër Thurston Moore ka filluar punën e tij solo, produkt i së cilës është dhe 'Demolished Thoughts', albumi më introspektiv dhe tradicional i vitit 2011. Fatkeqësisht edhe The White Stripes zyrtarisht njoftuan ndarjen e grupit të tyre !

Edhe më të trishtueshme ishin vdekja e parakohshme e anëtares së grupit avantgardist Broadcast, 40 vjecares Trish Keenan dhe vdekja me sa duket e kërkuar me cdo kusht e Amy Whinehouse. Megjithëse për këtë të fundit janë gjendur menjëherë alternativat zëvëndësuese (Lana Del Rey dhe Adele, etj...), e gjora Trish do të mbetet e pazëvëndësueshme.

Sa i përket frontit të muzikës eksperimentale elektronike ka pasur këtë vit një lukuni grupesh të panjohura të cilët kanë dalë nga garazhet/dhomat e tyre duke gjetur ndoshta terrenin e përshtatshëm për të lëshuar tinguj dhe forma këngësh të cuditshme. Kaq të shumtë janë këto grupe/artistë saqë është e veshtire t’i mbash mend saktë emrat e tyre.

Muzika shqiptare jokomerciale për këtë vit ka të njëjtat probleme si gjithmonë : mungesë ofertash dhe mungesë shpërndarjeje. Gjatë vitit kanë mundur të dalin në sipërfaqe albumet e reja të Gillespie dhe Genc Salihut ndërkohë që tentativat e Linda në botën e cudirave (Jam) dhe Projekti (Limbo-undertow) mbeten ide të mira e shpresëdhënëse për albume por të paekzekutuara mirë. Për t’u ndjekur me interes në vitin e ardhshem mbetet grupi Ora 3 i cili me gjasa do të dale me albumin e parë. 

Për sa i përket këngëve që na kanë shoqëruar, si cdo vit tjetër nuk mungojnë ato të mirat. Pas dëgjimit të përsëritur të tyre me poshtë do të gjeni 10 këngët që kanë ngjitur më shumë dhe i kanë rezistuar më së miri testit (relativ) të kohës:

(Kliko/shtyp 'play' për të dëgjuar 10 këngët më të mira të vitit 2011)

  • M83 – Midnight City
  • Pj Harvey – The Words That Maketh Murder
  • James Blake – Wilhelms Scream
  • Girls – Vomit
  • Dirty Beaches – Lord Knows Best
  • The Horrors – Still Life
  • Wild Beasts – Albatross
  • John Maus – Believer
  • Real Estate – It’s Real
  • Atlas Sound – Modern Aquatic Nightsongs

 

Dëgjim të këndshëm! 

(Shkarko 10-shen së bashku me 40 këngë të tjera të vitit 2011mp3 | zip | rreth 270 MB)

 

83 Komente

O katrorshtynjes o flori, ku mund ti gjejme links te tjera me muzikeshkarkimet qe ke vene ti, jane gjekundi te tera bashke si delet e perendise duke kullotur nen tingujt e fyellit te qobanit dhe ofshamat e qobaneshes per qobanin dhe fyellin e tij?

Flm smiley

Faleminderit o natyre e qete smiley
Do ju presim edhe ne 2012.

ohoho, squarepusher, ti je si banakieri qe e ben kafen e mire.

falemnderit per 2011, kujtohu per ne edhe ne te ardhmen te lutem.

O peshqadmina, se tani qe Mausi, qe paska mbaruar smiley per filozofi, po me fut ne modalitet analitik, cardomethene 11 fut muzike? Mire qe s'e keni bere muzike 11-polce smiley.

Pyetje per te zanase: si perkthehen futet dhe incet ne eren e re? Kembe dhe gishta?

shpresoj t'ju kene pelqyer ndopak smiley

p.s. tropi ajo 'pop-metal' ishte per ty smiley ndersa gabimi me apostrofin ishte nga une smiley jo nga peshqadminat 

per t'u justifiku pak, fajin e kane ato 2 dirty talkers-at smiley qe kane postuar te paret ketu, leje s'po hyj ne detaje se qysh e pse ...

s'ka lejedalje pa detaje smiley por justifikimi pranohet. falje peshqadminave per akuzen e rende.

me fal skueri se tekstit s'ia kisha varur, u hutova nga kenget (hungtai quite haunting). falemnderit per permendjen, po m'duket sikur e kam prodhuar une albumin smiley.

meqe jemi tek albumet, o skueriiii, leshuan albumin ne det smiley dhe albumi mesoi not. qenkam shume mistrece sot.

Duket sikur King of Limbs eshte leshuar nga zinxhiret smiley

Fiqo po Luluja?

Meqe u ndodhem, tek eksperimenti yt me lane mbrese 2 gjera, dashuria mbi kunj dhe gervishtja qe s'un trazon. Te mbyll pazarin me 2 blerje eshte goxha mire per mua megjithese s'e di si eshte per dyqanin tend.

Kush o Fiqiriu mi se une e kisha lone te Fiqiretja.

E di tina qe una akoma s'e kom nigju 'kopilin' qe kone bo metallllikat me Lou Reed. Kshu qe na jep nai pershtypje se me mend e Katrorit nuk eci n'jete una, po pati kitara n'mes.

hehe sikur te mos kishte palos interi ato 2 golat, e shtuna do te kishte qene perfekte smiley.

fiqo eshte nje vjershetar metalar, ben vaki e njeh, per me shume pyet ndonje me pak te turpshme se une smiley.

i turpshem gjithashtu fakti qe lulu-ne s'e kam degjuar te gjithen- sic thote nje nga kenget e skuerit, 'blame it on the add', por aq sa e kam degjuar me ka pelqyer goxha. s'e di si e kane hallin kritiket, jam shume e shkeputur nga dynjaja per ta kuptuar. reed iu shton metallicave nje permase weil-brecht dhe ndoshta per admiruesit e tyre i ben me shume koriste nga c'do te donin.

O Fiqirio, mos t'ka pas hum teksti te peshku vjeter ty?

Lene se nga nervi i atyne 2 golave super-qyl (qe me vone u bone 3 me ate te realit) nuk po durojsha muziken e RockWood-it (ne fakt ishte dhe komplet pa lidhje se Luca kishte leviz ne ate moment). Kur u kthy i thashe : "Amon me se mu s'ka Machine Head qe me bo dermon tani, kta m'vejne funk"

Po dramaturgjia mo e modhe dj-tore ka qene te shtunen te Charl's, ku luante Land Fusha me grupin e Top-channel. Ata kone fut ene 'Du hast' ne repertor tani, kurse ai tipi ne pauzat midis dy seteve vete pitbull-na.

hej ne knej kena msu si Beni qe ecte vete e rruges numrote ditet me shkop me viza. Se mos na thoni se jeni te lodh a se duhet me nejte me robt e shpise me 27 se ju shkrime. hahahaha

hahhahaha nuk e perfytyroj dot du hastin te kenduar-kercyer nga landi nr. 2, po me turbullon shume. ai eshte me teper tip per sepultura smiley

interi me pelqen shume ne ate pozicion qe eshte, aty nuk akuzon dot as fatin e zi.

edhe ne e kemi gatit shkopin e familjes smiley dhe nuk po vazhdoj me tej per vizat se me vjen turp. ne date 27 do t'i kemi veshet gati per muziken tuaj cilesore smiley.

O lale Landi shume shume i ka knu kongen "Marsida, Marsida", Shemsies per te me bo respektin mu (ti e di ajo e ka tmerr ate konge). Po ne kushte normale i bi baterise, nuk kno. O Land Qorri ai qe kno. Qe te ftillohesh me 'figure' ti, te shtunen knote grupi i T-CH me kongetarin e dites se merkure (shif DVD), kur u rrezu Nohia. Land Qorri ishte te dielen.

une te kuptoj ty, se land fusha eshte gjitheprezent, po qorrit s'ia dija as nofken as mbiemrin prandaj e qujta nr. 2. edhe ti duhet te me kuptosh mua qe rammsteinet nga grupi i topit me ngjan dicka vertet turbulluese, sidomos po t'i fusesh imagjinates dhe land kengetarin.

nuk te kam pyetur, ai kengetari nga kosova (?) qe i ngjan russell brandit si e ka emrin?

N'rradh te pare Adriani o nga Ulqini, se ju jugoret e keni bo zakon me e qujte Kosove gjithe Shqiperine e Veriut. qashtu

S'dyti ti ............................ (booooo sa i keq jom, ose me sakte isha se e fshiva, po ti e kupton se car kisha shkrujte)

Rrofsh e qofsh, skuer qe na mekon me muzike kaq te mire. smiley

Puuuuuuuuuu katroro po ti ere dreç sikur e kishe lone muziken? Po kshu i paske premtimet koti ti (kishe premtu ene per cinaren e s'e kishe lone ala)

Rrofsh per tentativat e tua per te me kultivu gjate 2011! Me vjen mire qe deshtove me sukses si puna atij Morri-njos te shtunen ne darke. Per 2012-n ju uroj MBI TE GJITHA nje prodhimtari cilesore me dopio copy/paste (besoj e kupton dopio komplimentin). Persa i tako muzikes qefi ma ka me e pa i koncert me ty, po grupin ta zgjedhim ne se n'dore tuj nuk e lejme veten neve.

avash avash se s'mun'i lejme te gjitha menjehere (njehere, muziken vetem po na lane veshet) ... pastaj s'kam mbaru pune me ty (kjo eshte vetem 1/4-rta e procesit smiley)

 

Squer, c'lodhesh kot me ate, ai eshte kokemushke fare, eshte "bjeri asaj... c'e ka krahun... qemanese, bjeri!" smiley

c'lodhje? piece of cake i lagur* smiley

 

* enka me eshte bere refleks, sa here permendet fjala kek une i shtoj vetmevete i lagur smiley

Po ti mi sikur ish m'atobuz?!!!!!!!

Una sa po bohesha mare me i shkrujt robve hajd t'i bme Nohise se nuk na kthe dot xhevap. Mgjs normal do i kete dhone shoferi me shpejtesi te papame se ka thone ta heq qafe kte se kush e duro. hahahahahaha

gajasjen e kisha per ate me kek te lagur, e paskam vene gabim. skuero, smiley

paskan ardhur bemat gjer ne tine, squer?! smiley

Keku ishte per te lepire gishtat, gjithesesi. smiley

qyqja qyqja cfare atmosfere festive e kuqe flake andej nga juveeee

..e gjora Trish do të mbetet e pazëvëndësueshme. smiley

Me dy t'paret si e patet hallin? Sa inat qe vijme me vonese. smiley

Nuk ke permend albumin me te mire te vitit The Rip Tide nga Beirut

e kam degjuar 2-3 here dhe nuk me la ndonje mbrese te menjehershme, ndoshta duhet degjuar pak me shume

Mua me pelqeu qe heren e pare qe e degjova, megjithate Gulag Orkestar mbetet albumi me i mire i Beirut per mendimin tim.

Hidhi nje sy edhe Kaki King, nje nga kitaristet me te mira te te gjitha koherave.

në daç besoje apo jo, ajo ishte zgjedhja e parë. 

e shkruajta këtë komentin se më habiti zgjedhja jote.

çudi. 

 

smiley

Boll i shprehe dashnine Britmes ketu (shpresoj qe mos ja kem fut kot binomit Britma/Termet). Pri inotit qe ti vazhdo ve kshu kongesh do te te denoncoj para gjithe Peshkut. Qe thoni ju, qe s'thate asigjo n'fakt, Katrori i adhuron aq shume keta sa qe ka lone mjeker si ky tipi dhe floket i ka te hallakatme po si ky (vetem se pak me shume dhe me te gjata)

O Britme, po ti c'pate? Si kujtove ti se nuk na del nji Katror ketu? Mos kerko mo kshu gjonash te bome ne tastiere kompi se gati o ky me nai propozu direkte.

Vallahi Katroro vetem gjysmen arrita me duru una.

Square, po Coldplay ku e le ?

Gulag Orkestar edhe per mua!

Per sa i perket Coldplay, do ma lejosh kete batuten: kane mbetur ne vitin 1999 duke parashutu smiley

E cuditshme, disa ankohen se kane ndryshuar shume, te tjere se skane ndryshuar fare.

po si nuk paskan ndryshu coldplay që sot bëjnë duet me Rihanën...

Per mua ky bashkpunimi me Rihanen nuk eshte detyrimisht negativ. Ekspozimi i tingullit te tyre ne mase do ta kete nje kosto apo jo?

Deion-o nuk rri dot pa u bo i keq tani. Hajd mo po te kerkoj falje paraprakisht ene jena te lame.

Nuk eshte detyrimisht pozitive qe te flasesh per supera te kjo tema. Katrori ka gusto koti ne muzike ne pergjithesi, se kur ishte i vogel e regjistrune te "rrethi i kompjuterllikut", po te flasesh per Coldplay ketu apo te mbrosh bashkepunimin me ate shoqen e Sales, o njesoj si me kerku ke best of-i i vitit Ciljeten apo Sabianin. Frongu keto i qu 'faute de goût'

Une i kom pa ene live se me sa duket me kishin dale ca ore teper, dhe ishin kot fare.

shih si ben, sikur nuk te ka shiju koncerti i Coldplay smiley

Vallahi pervec momentit kur bene nje medley me konge te 'Majkllit' si homazh se kishte vdek pak kohe me pare, pjesa tjeter mu duk absolutisht njesoj. nuk kishin as prezence skenike as energji. Dukej sikur kishin more nje grup lokalesh dhe e kishin fut ne stadium. Koncertet ne stadiume jane gjeja me e veshtire. Se pari fonia nuk eshte kurre si ne nje salle te mbyllur. Pastaj skena eshte aq gjigande sa qe po nuk qe me eksperience shume te gjate, nuk e mbush dot (dhe ketu nuk te mbarojne pune as efektet piroteknike as i dreqi me te birin po nuk qene muzikantet te bome per ate pune)

Te vetmet grupe qe nuk i rruhet per venin se ku lujne dhe qe jane njesoj mire, kane qene AC/DC, Maiden. Metallica, Stones (keto jane nga ato qe une kam pa ne salle dhe stadium). Zhgenjimi me i madh kane qene Red Hot dhe Madonna, ne stadium, po te dy palet nuk eshte se jane nai fare gjoje ne koncert. Ose me mire te themi jane shume instable. Edhe Dream Theater nuk me kane njit shume ne stadium, ndonese edhe ne rastin e tyre LaBrie nuk eshte plotesisht konstant nga nej nate ne tjetren. Shto edhe faktin se muzika e tyre nuk eshte fare per 'open air'.

une nuk eshte se ankohem me thene te drejten se ka muzikante sa te duash; mendoj se kane bere nje zgjedhje per te rendur pas parase dhe eshte kaq e qarte sa qe kjo eshte arsyeja e vetme pse nuk i kam inat (d.m.th qe e kane bere te qarte). Keta kane qene derivative qe ne fillim (dikur kane pas qene etiketuar si soft-Radiohead) po Parachutes me ka pas pelqyer pasi kishte nje naivitet ne pergjithesi. Nuk eshte ndonje humbje e madhe per mendimin tim.

Tropizmology po e zbres ketu.
Lulushja worth every penny, if not for anything else, just for "Iced Honey". Metallica does for Reed what SF Philarmonic did for them.
It makes one wanna be Lou Reed for a day smiley
Enjoy:

http://www.youtube.com/watch?v=1rNpWwHcY...

Si mjolti qe ta ça trapin kur o i ngrime ashtu me trash mu ene ky Lars-i qe bo si majmun i rendesishem. Baaa sa i neveritshem eshte!

Fiqiro ti rrofs per munimin po ho per ho nuk po me le nai pershtypje te mire mu ky bashkepunimi. nejse tu nigju to do.

gjeje kush e ka shkrujt kte:

mjaft me ty hero i vjeter

po te zboj un nga ballada

se mu ngjite permbi leter

si mbi buzet marmallata

un s'kom nevoj me pa si shkon euro dhe nasdaku. as shnetin arterial te sales. shif cer boet me muziken... ja pra ku kemi mrrit. them boje zot onderr... smiley

smiley

 

Edhe un po njat antipathi kom per Larsin smiley drejt.
Cka mhap zorret mu eshte paketimi i lulut ne boxset me poster e rafinime ttjera tkohes, me pulle takse qineizet dallar e destinume per debilat outthere.

me pulle takse qineizet dallar

Pse me ta jepshin me gjithe majtofon Sherebel e?

Valla o Guce, larsin me atlete dhe xhemsin me cizme i kena majt si kolektiv pa u ndi e me deshire. Po ndihmes asistenten beleholle te marketingut, ta majne vete me skarpina se kaq e kemi takatin smiley

metallica jane grup shume i njohur ketej ne amerike por jo shume veta e njohin dhe e vleresojne ne shqiperi dhe eshte per te ardhur keq.

Ndalu pak.
Une (le e rrit nTirane) per veten time Metallicat i kam hase per here te pare ne nji dhome te konviktit te fakulteti i mjeksise, ku dy burrelsa Tani dhe Miri i xhiroshin papushim ne nji sherebele a internacional ne nji kasete opake 90 minutshe Maxwell. Fare pa lidhje, pa lidhje fare, fare lidhjeje nuk kishte. Boja e trashe e vojit jeshile deri ngjys tmurit, krevatet e rrjepme, budizmi i se tashmes dhe agnosticia e se ardhmes.... nji Sanatorium prevede.
Lidhjen e bona vone, shume vone, kur msova se asigjo sosht pa lidhje.

http://www.youtube.com/watch?v=E20_5rQAbBQ

Tepro plas nga inoti ti po una kom qene te ky koncerti (Gods of Metal 99 ne Milano) dhe ka qene nje nga momentet me te bukura.

Te fortat e atij festivali kane qene une tu la dhomet te cesmja e lulishtes se nje supermarkate (flejtem me cadra), Moli qe drru m'bar vje ne backstage dhe me thote mu italisht "hajde takojme nai grup, boll nejte me keta te marumit", nderkohe qe une po bojsha muhabet me cunat e Angra dhe Rhapsody (qe per onjorontet jane italione)

NIIICEEEE!!!

Une Ozzfestat i kom pas 10 min larg.. Heren e funit (2008) mu desh me leviz... gjithsesi m'njeset ke portat, 9:15 te poduimi pare (destro, shpata, kaos, ne mos gaboj, kot me kot dmth).. 2 krriklla per menjes nderkohe.. nga dreka te i dyti, sevendust kingdom o sorrow maj men.. masanej, maj fushes (e pjerret mo) SOD, MISRI, METALLICA ne OZZY.. gjith e gjith 14 krriklla.. smiley 

Fleet foxes lane nam fare kete vitsmiley

per mua jane mbase grupi me i mire per 2011!

tashti qe metallica post-Load moren rrugen drejt alternative rock e me pas edhe me shume drejt komercialitetit dhe elementeve pop ne muziken e tyre, nuk e kane fajin popet e askujt smiley 

paska me shume metalheads se c'e kisha menduar ketu ne peshk smiley ,

dhe Bota, po eshte e vertete qe Metallica kane qene dhe jane shume te njohur ne Shqiperi (kanalet kryesore dhe radiot i kane nder te preferuarit)

te jap vec 10 minuta start... smiley 

shto edhe nja 10 minuta qe jam nis vete me menjen time para se t'me thoshe, bohen 20, them se u bona i pakaPshem smiley

shif cer boet me muziken... ja pra ku kemi mrrit. them boje zot onderr... 

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).