Kavaja është pak fanatike, por mua më pëlqen sepse nuk është e zhurmshme dhe bëhet një jetesë normale. Përsa i përket takimit me djem, vajzat e fejuara dalin hapur, ndërsa ato që takojnë të dashurit gjejnë mënyra për tu frekuentuar.

Tirana është zbukuruar për festa. Kanë nisur këngët e Krishtlindjeve, dyqanet po dekorohen dhe atmosfera e festave të fundvitit ndihet gjithandej. 

Është bukur të jetosh në Tiranë në ditë festash. Në fakt, një pjesë e mirë e njerëzve duan të jetojnë në kryeqytet. Është kthyer ky vend si një Shqipëri e vogël, ku kanë ardhur banorë nga të gjitha rrethet. Aq shumë përqendrohemi në media tek ngjarjet këtu sa shpesh harrojmë se ç’ndodh përtej Tiranës. 

Kujtohemi kur flasim për turizëm apo kur ka ngjarje të kronikës së zezë. Shumë prej nesh të rritur këtu e kanë të vështirë të imagjinojnë se si do të ishte jeta në një provincë të vogël pa ish-Bllokun, pa diskotekat, pa dritat e pemët e Krishtlindjeve, pa rrugë të tëra shopingu e qendra tregtare. 

Anila Basha, drejtore e gazetës “Shqiptarja”, gazetare e njohur e cila ka sfiduar shumë kolegë në Tiranë në profesion është nga qyteti i Lushnjes dhe gazetarja Gerta Gixhari e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’ ka shkuar në shtëpinë e prindërve të Anilës, të cilët jetojnë ende në Lushnje.

“Anila asnjëherë nuk ka pasur konflikte me ne gjatë kohës së gjimnazit. Gjithmonë e kemi mirëkuptuar. Në atë periudhë ka pasur fanatizëm, por ne si prindër i kemi lënë gjithmonë liri veprimi”, shprehet babai i gazetares.

“Ka pasur raste që unë kisha merak sepse edhe periudha e atëhershme ka qenë ndryshe. Gjithsesi, ne e lejonim që të aktivizohej me shkollën sepse edhe unë vetë aktivizohesha me mbledhjet e asaj kohe. Recitonte dhe shkruante, ka qenë shumë e shkathët”, shton nëna.

Të krijohet përshtypja se në Kavajë femrat rrinë vetëm në shtëpi, por një autobus i mbushur me studente niset çdo ditë për në Durrës. Është një përpjekje e këtyre femrave për arsimim dhe për dalje nga qyteti i tyre për një jetë më të mirë.

“Është shtuar shumë numri i vajzave që vazhdojnë shkollën e lartë. Pothuajse të gjitha maturantet janë në universitete shtetërore apo private”, shprehet një student kavajase.

“Femrat paragjykohen jo vetëm në Kavajë, por në të gjithë Shqipërinë. Kavaja është pak fanatike, por mua më pëlqen sepse nuk është e zhurmshme dhe bëhet një jetesë normale. Përsa i përket takimit me djem, vajzat e fejuara dalin hapur, ndërsa ato që takojnë të dashurit gjejnë mënyra për tu frekuentuar”, shprehet një student tjetër.

Në parukeri mund të shihet më mirë se sa kujdesen femrat kavajase për veten.

“Vijnë më shumë për festa, nuk rregullohen përditë. Në gusht kur janë fejesat dhe dasmat dhe në festat e fundvitit kanë punë parukeritë. Para pesë vitesh ka pasur shumë nuse 14, 15 apo 16 vjeç, por tani ka ndryshuar kjo gjë dhe nuset janë pothuajse të gjitha mbi 18 vjeç sepse vazhdojnë shkollën”, tregon një parukiere.

Në Kavajë, pak metra nga qendra e qytetit ndodhet një lokal që frekuentohet nga të rinjtë e dashuruar, të cilët takohen larg syve të njerëzve dhe prindërve.

“Me të dashurën takohem gjatë orarit të shkollës dhe jo në Kavajë, por në Durrës”, thekson një djalë kavajas.

“Normalisht që me të dashurën takohem fshehurazi dhe zgjedhim lokale të tjera, jo aty ku rrimë me shoqërinë. Kemi edhe probleme të tilla si ‘më pa babai, vëllai…”. Këto janë normale sepse njerëzit e vajzës kanë më shumë merak”, thekson një i ri tjetër.

E njëjta situatë edhe në Lezhë, ku mentaliteti ndikon shumë tek të rinjtë.

“Mentaliteti i vjetër i prindërve bën që të mos i kuptojnë lidhjet e të rinjve. Lezha është një vend i vogël dhe nuk mund të dalësh lirshëm me të dashurin. Nëse vajzat i sheh vëllai ose një i afërm me dikë bëhet problem në familje. Disko ka, por të rinjtë lezhianë preferojnë të shkojnë një natë në Tiranë e të kënaqen atje se sa të dalin në Lezhë”, shprehet një vajzë.

“Edhe djemtë e rinj janë paragjykues sepse rrinë me të moshuarit dhe marrin po atë mentalitet. Vëllezërit kanë një kontroll shumë të madh mbi motrat dhe nuk e kuptojnë ende se edhe motra ka jetën e saj”, thekson një e re nga ky qytet.

166 Komente

Përsa i përket takimit me djem, vajzat e fejuara dalin hapur, ndërsa ato që takojnë të dashurit gjejnë mënyra për tu frekuentuar.

Nuk mora vesht gje : Jeta jashte Kryeqytetit !
Anila eshte nga Lushnja.

artikull me rremuj nuk bohet .. i bie me qen artikull provincial

Ne gjithe hapesiren shqiptare, e para gje qe te bie ne sy kur del jashte Tiranes dhe Prishtines, eshte mungesa masditeve (ora 15:16) e femrave neper rruge. Nje i jashtem me tha njehere qe i kujtohen ato filmimet nga Afganistani ku mblidhen rreth kameras vetem burra.
Deri vone kam menu se eshte nga myslimonlliku apo komunizmi, po kur e menoj edhe zonat katolike e ortodokse njesoj jane. Femrat nuk t'i ze syni fare.
Me pak fjale jeta jashte Tiranes eshte burrllik, kafe/alkol, bilardo, eurolloto smiley Gjynof!!!

Nuk eshte artikull ky, eshte nje rubrike e emisionit Pasdite ne Top Channel, por duke qene se nuk shoqerohet me video, ngjan rremuje.

Gjithsesi, pertej Tiranes, pas ores 18-19 njerezit qe shihen neper rruge jane me kokrra. Sidomos ne dimer eshte me keq akoma. Megjithate, ne Fier qe shkoj me shpesh, ka bare qe frekuentohen edhe pasditeve, por dihet, lokali duhet te kete mbishkrimin "Familjar" ne hyrje, ndryshe vetem burra gjen. Edhe QTU-ja, ku kane bere nje kend lojerash per femije, ishte plot me kalamaj me mama e baba bashke.
Kurse ne vere eshte me ndryshme, njerezit levizin deri vone, ndoshta dhe ngaqe studentet jane aty, emigrantet po ashtu e gjallerojne disi jeten.
Madje, kam pare qe organizohen dhe aktivitete te ndryshme, heren e fundit pashe reklamen e nje ekspozite pikture dhe me erdhi mire, me thene te drejten.

Po ca te bejme Ana une e mora per artikull pershembull,dhe e mora vesht qe Anila eshte nga Lushnja por qe nuk del ne darke ne Kavaje.

smiley
s'ke faj ti jo, e ka fajin Anila qe s'shko per darke n'Kavaje!

p.s. Per ta thelluar informacionin, smiley si perfaqesuese te Lezhes kishin ftuar ate gocen qe fitoi Big Brother-n, Ermela e Armela, si dhe nje tjeter, qe nuk e mora vesh kush ishte e nga ishte.

Une nuk e shtyva dot me poshte se rreshti "Anila Basha, drejtore e gazetës “Shqiptarja”, gazetare e njohur e cila ka sfiduar shumë kolegë në Tiranë në profesion ". smiley

une pikerisht aty fillova ta shtyj dajosho,nuk e di pse keto kohet e fundit ka fillu kjo Anila me me hy ne zemer .

Sa shpesh po del emri i Aniles ketu tek peshku..smiley

Mu me kane pelqyer gjithmone vajzat nga Lushnja. Sec kane patur dicka te vecante ne menyren e sjelljes, dicka qe te bente te ishe me i lirshem kur rinje/bisedoje me to. 

se ckane dicka prej proletareje, lushnjaret, ose ndoshta prej karakterit fushor.

jo, jo kjo shprehje eshte per korcarkat, por per mua ato-korcarkat jane si shume kryenece, fodulle dhe kerkojne te te dominojne. Shyqyr qe nuk me qelloi korcare se do kisha gjet belane.

Bun, bun sheme, shyqyr ke shpetuar, po boll na hape nam te keq se na le ne dere. smiley

po nuk jane te gjitha ashtu moj korcarke, ka edhe perjashtime.

Krihmi leshrat, leshrat krihimi,

Bemi shkalle, qe te ngjiteme.

Te te puth nishanin e ballit,

Edhe gushen e bardhe.

Edhe kjo kenge korcare frymezimin nga korcarkat e ka pasur.

p...rdhe me rigon ky artikulli

Tirana vertet pelqehet nga rrethet, por rrethet tani jane bere per te jetuar. Ne Tirane nuk jetohet me, pluhur dynjaja dhe makina qe nuk te lejojne te kalosh rrugen. 

"Persa i takon takimit me djem,vajzat e fejuara dalin hapur"
Booo...bo.... kronika sikur me qene e vitit 1922.

Pershendetje peshkatare

Po mire more, flm atyre qe me mirekuptojne qe jam nga Lushnja, po ju te tjeret ç'keni qe paragjykoni prejardhjen time? Jam shume krenare qe jam lushnjare me thene te drejten....

Sa per sqarim per kedo qe nuk e njeh Ela Ruçi qe ishte ne te njejtin panel, eshte nje gazetare, por qe ka pranuar te lere Tiranen dhe te punoje ne rrethe. Aktualisht po punon ne Kosove per rrugen e Kombit. Deri kohe me pare, punonte ne Rreps e Kalimash.

Ju pershendes

a.

Ah Ela paska filluar neper rrethe pune,ne Kosove,keshtu pa leke punon meqe ka pranuar te lere Tiranen?

eshte PR per Bechtelin mo normal qe do e linte Tiranen per ate rroge.. I guess 

po thuaj Niles pra se paska bo heroizem te modh ajo,paska lone Tironen,gazetare tjetra.

ehu kto t lajmeve kujtojn se ne nuk informohemi pervec burimeve tyne .. ca me bo .. jetojm ne epoken e informacionit smiley

Jam shume krenare qe jam lushnjare me thene te drejten....

Si ju quajne juve? Leberit e myzeqese?! smiley

Si tha ai lushnjari kur i kerkoi shoku te shkonin per lepra: "Pse ere frike nga lepuri kemi ne?" dhe sapo levizi icik gemusha ja dha vrapit duke bertit "Tutje re Kovi se na c'qeu ljepuri". smiley

Po ajo tjetra... qe shkonin vlonjatet me bastis e me bo pislliqe ne Lushnje edhe asnjoni nuk bente as gek as mek. Pas ca vitesh shkojne prape keta dhe vecse kur t'i presin me pushke.

Ca behet keshtu o vella?

Qekan rritur femijet tane! - i pergjigjet tjetri. smiley

Po jo mo se kjo atehere ka q ene ne Universitet smiley

Ouu? Zoterija! Pse lexove gje emer Amarildo ti aty?

Ej, mos ia fusni kot tani, tjeter te besh gallate me lajmet e Shqiptares, tjeter te kalosh ne personale... 

Se e shofin Anilen keshtu si te bute, edhe direkte me perfitu keta. smiley

E shef,prap dolen labt mirditore smiley

Kjo histori tregohet dhe per mirditoret qi shkojshin me vjedh n'fushat e Zadrimes-Nuk munemi me vjedh ma-thane mirditort,se na jane ba nipat..hahahah

 

se kryeqyteteset u shklyne tu jetu..

Si eshte ajo kenga merre nusen nga Fieri, eshte e embel si sheqeri,(kane lezet fieraket moj aman), merre nusen nga lushnja....ca thote kenga per lushnjarkat se nuk e kujtoj dot? smiley

Po pra po nuk nigjohet mire ajo kenga dhe duket si merre burrin nga Fieri smiley

Si i quajne elbasanllinjte...   gramshiotet ? 

Është kthyer ky vend si një Shqipëri e vogël, ku kanë ardhur banorë nga të gjitha rrethet. 

 

smiley

 

Tirona kshu ee? 

A ka shume kohe ky fenomen?  smiley

eeeee, po mire mo, si s'ju vje zor, po ju qe shkruani nga jeni aman, se ne te pakten e deklarojme se nga jemi te gjithe

po i thshe mi Nila i thashe,Anonim lere Nilen rehat,nuk me nigjoi,dhe ja tani shkon e na fut te gjitheve ne nje kallup,"Sju vjen zor" nejse,Nila une per vete jam nga Bubqi.

Pse mer dreq, a e boni hasha Saukun zotnia jote, qe na dole prej Bubqi tina? smiley

E ke pas nigju "beun e Saukut"? Korruptoi gjith byron politike. smiley

Do boj research mos Bradi ka naj lidhje anej smiley

E ke pas nigju "beun e Saukut"? Korruptoi gjith byron politike

Kush nuk ka nigju per "beun e Saukut"?

Pervec Aniles sigurisht, por kjo jo per fajin e saj, thjesht faktori gjeografik, i perzier ketu me aktivizimin e vonshem te gugllimit, si edhe paaftesia e atehershme per te shkruajtur me dhjete gishta ne kompjuter. Por kete te fundit ndoshta mund edhe ta nenvleftesojme, nese marrim parasysh faktin qe Lushnja dhe kompjuteri ne ate kohe nuk eshte se kane qene edhe aq kompatibel me njeri-tjetrin. smiley

Çimo, se per pak harrova me shkrujt.

Sipas te dhenave te sigurta ekziston nje manual i shkruar nga dikush nen pseudonimin "Beu i Saukut" mbi dhjete menyrat per te korruptuar, per tu korruptuar, si edhe per te mos hyre asnje gjemb ne kembe. Ky manual eshte pjese e pandashme e kompaundit te nje nenpunesi te Bechtel, Siemens, Telekom dhe disa kompanive me te fuqishme ne bote, ne te cilin bejne pjese, pervec ketij manuali, edhe vepra e Adam Smith, si edhe Kapitali i Marksit. Thone edhe se megjithe perpjekjet e vazhdueshme te qeverise sone, disa kopje te ketij manuali kane hyre vjedhurazi edhe ne Republiken e Shqiperise, duke i hapur shume telashe kesaj qeverie, qe ne nuk e meritojme hic, se ku kemi pa ne qeveri qe te mos e zej gjumi per ne edhe ne po ja plasim xhanin, se pjesen tjeter nuk ja di mo, ketu duhet thirr Beluli per ndihme.

smiley

ps. ja t'ia jap asistin: "nj-nj-njera eshte zo-zo-zonje... tje-tje-tjetra esh-sh-te z-zonjushe"...

 e kane nga zilia, a nuk e shikon

 i like Anila & shqiptaria.com  smiley

 

 

une jam nga skrapari. i pelqej lushnjarkat qe nga kohet e lashta kur e benja me atopuz linjen lushnje-corovode me nje ndalim ne berat dhe nje ne bogove. prisnim te vinte Aliu, shoferi dhembeflori i corovodes, dhe dashur pa dashur shihnim lushnjarkat te vej e vinin ne punera te tyre. bjonde me quka rreth hundeve shumica, kembet pa rrahur dielli... eh... nje shoku yne qe qe si me i hedhuri kshu, edhe ne pune femrash, qe e kish shtepine ne lagjen 5 shtatori (kshu te hedhur e capkene jane te gjith ata te 5 shtatorit, ne te hasan seitajt jemi me te shtruar), i hedhuri mori guxim dhe i tha njeres, qe kaloi aty afer stacionit, me ca floke si kashte gushti: "sa pranvera permblidhni ne veten tuaj"... i tha. Ajo e pa, ne prisnim qe te puliste syte si nje artiste qe kishim pare ne kinema, nje merilin merilin, mirepo ajo nuk foli ne fillim, e pa ngultazi, pastaj thirri e tmerruar: o maaa, skraparlliu.... dhe iku me te katra. Ate cast u dha Aliu. Sapo e kishte pire nje kafe me Mamon e Beratit. Hipni, tha, dhe ne hipem duke e harruar ne cast lushnjaren e cuditshme. Tani qe e menjtonj, s'di pse iku, edhe ne njeres jemi, ne te skraparit, shekspiri do thosh q eedhe ne po te na cponc, gjak na del...

smiley
po ne vlore ju hidhnin llafe?

ti e di si thoshin lushnjaret dikur...

ça ka Vlora me shume nga ne?  ata kane ''sheshin e Flamurit'', ne kemi ''sheshin e grurit''...  ata kane ''monumentin e Pavarsise'', ne kemi ''monumentin e bujqesise''... ata kane ''Kuzbabane'', ne kemi ''Kuzlalane''..  he,ça ka Vlora me shume?smiley

Mrrok, per Lushnjen e hongri Cekja (nga ai e kom nigju ate "sa pranvera permblidhni ne vetvete" ). Ia futi Lenka Cuko, e cila gjithashtu ishte/eshte nga Lushnja.

Cekja i shkrete kishte nje numer me centraliste, s'di a te kujtohet, Alo... ushnja... ushnja. U nxef Lenka mer bedalla... fiu-fiiiiuu... c'jon kto fyerje demografike kshu, tha, ku jemi, ai vend ka zot etj etj... dhe festa u kthy ne mort, se Ceken ne ate moment e hoqen si aktor...

''dhe festa u kthy ne mort..''

...t'varet, tha Duçja.smiley

Ej, ajo mu kujtu dhe mu, video e Cekes, po mu m'pelqeu shume se si e kishte tjerr ti vazhdimin! smiley

P.S.

"U dha Aliu"- i merr, even on its own, piket e mia per shqipe t'holle! smiley

P.S.1.

Kete videon e Cekes ke stoli ku i thote "sa pranvera..." e kishin hudh edhe ketu ne Peshk perpara, po nuk po e gjej mo! smiley

Ku mund ta gjej di njeri? 

"Tani qe e menjtonj,sdi pse iku"
smiley
Pse paska ik e ?

Ore me gjithe mend ca keni ju me femrat e rretheve? qyqa u bet te gjithe fshatare tiransa.smiley
Me gjithe mend jeta ne kryeqytet eshte per tu lavderuar? Rrokemi kot ne ketej me nje fjale, duhet ardhur ne Tirane me jetu..smiley

A mundet dot ndokush te me pershkruaj nje dite te zakonshme te jetes ne Lushnje? Please.

E kam shpenzu une nje dite ne Lushnje.. si te ta pershkruaj.. i ma men ato ditet e zakonshme te Tiranes?

E jo. Po Besoj njesoj si ajo ne Nju York do jete. Megjithate une do te mund te te ndertoja nje schedule se cfare mund te beje ti ne NY ose ne Tirane per ta kaluar diten sa me mire. Tani me thuaj ti, si ti kaloj sa me mire 24 ore ne Lushnje.

Menoja se e kishe per nje dite te zakonshme, se per te jashtzakonshme, pranej kemi NY smiley Mu ajo dita isoj me iku n'fakt, si 1 dite tjeter qe kom djeg te brryli, si i tjeter n'alidem, si i dite m'kombinat etj smiley 

Bame po i bi gjith botes verdalle per t'i shpetuar pershkrimit te dites lushnjare. Une nuk thashe as diten me te zeze, as diten e dasmes, po nje dite tip e nje weekendi me thone, se dita e punes pak a shume dihet.

Cfare frekuenton p.sh.

po pse po te lodh kaq shume o burr.. aq sa ofro i lagje e Tiranes aq te ofro si Lushnja e si Laci. Nuk shkojne te gjithe perdite te teatri kombetar.. smiley 

 

Me thone te drejten, nuk e besoj kete qe thu. Personalisht nuk kam lene qytet te Shqiperise pa shkel pervec permetit, nuk e di pse. Jo per pordhe, po pervec Tiranes, Durresit dhe Vlores ne vere dhe deri diku Korces ne cdo stine qytetet e qytezat e tjera jane varreza. Mos ma merr per ofendim. Thjesht nje mendim i lire. Po nuk me besove, merr nje vajze ose nje djale te thjeshte nga Lushnja dhe pyete ku ndryshon mentaliteti i Lushnjes (qytetit te vogel) me ate te Tiranes. Le qe ta thote edhe Anila vete xhanem po te doje e po te kete kohe.

Ah po! Lerme ta mbyll me nje thenie te Bob Dylan. 

"Nuk jetohet ne nje qytet me me pak se 5 meleon banore. Te mbysin thashethemet."

isha tu hik, po thash ti hudh ene i sy..  Nuk ka asnje arsye pse une te ofendohem, edhe sikur te isha le e rrit n'Lushnje.. Normal qe ne qytet e medha ka me shume varietet, por per robin mesatar, une mendoj se jeta eshte e njejte kudo ne Shqiperi! Hiq vujtjet e mjeljes se lopes ne 5 te mengjesit neper fshatra dhe shfaqjet live te alberie hadergjonajve ne oret e vona te nates ne bllok, jeta o pak a shume uniform.. shpi, pune, shkolle, shpi..

kot me te pyt, ca ke bo sot? une per vedi, mnjes, kafe, benzine, pune, lloqe, pune..+c'do te sjell mbremja..

E mire o Bame! Ne tani kemi hall te gjymojme me ke shoqerohet goca e madhe, me ke u zi sot ne shkolle e vogla, si t'ia rrotulloj atij hunderrit qe te mi japi paret kesh qe ti pshtoj takses, ose sikur ka fillu me "u kollit" makina etj. 

Ama per dite premte e kemi nji lokal ketu afer ku ja shtrojme me birra deri ne 1 te nates. Kalamajte i rrejme qe gjoja ashtu na ka dale nji pune...smiley Te shtune e djele pastaj, ku te dun ato. 

ene i gjo, shko ne Permet po tu dha noihere muncia.. ska nevoje per Fanja Tajon.. dhe jo, nuk besoj se ka te boje me komunizmen.. noten smiley 

Bame,mos e ka gjo Tanja Fajon? kushedi jom ne un gabim

se dijsha qe nuk lejohet me leviz shkronjat smiley 

Hajde Bama hajde. Une kam tre vjet qe kursej cdo kokerr leku qe te shkoj e te boj nje pale pushime ne Bora-Bora, ti m'thu shko i'here ne Permet. smiley

Mire ke bo qe i ke kursy, tani ruji e mos i hum ne Bora bora.. Ta them me garanci qe nuk do te kenaqeshe shume me shume se ne pensakola pshemull..

Aha Bame. E shof qe ty te paska mulu spleen-i e nuk te hyka mo gjo ne sy...

Ka peshk lumi atje. Me ashtu na priten kur kemi vajt. Dhe vere te bardhe. I dinin kto variantet. Ishte koha e drangullit ne fakt, ne gjith shqipnin binte miu e thyente koken. ne tepelene po ashtu e ca me keq, merret vesh. Hip makines ne, kalo Kelcyren, llafe muhabet, kur u dha Permeti. Nji gjo e paqme, krahasu me zhulin tjeter ne Shqiperi, qe ca te them! Te betohem, i thashe shoferit, mer daje, mos na ke qit padashje ne Greqi. Gjeje mjalte pa liste ne dyqon, PF. Me ka habit! Ka qene viti ose 89, ose 90.

nje dite e kam kaluar edhe une. i ngjan dites ne sheshin rrethuar nga kater pallate; ne njerin prej tyre ka nje dyqan bulmeti dhe te tjetri banon nje shoqe e klases me te cilen s'ke shume miqesi.

Shitesja e bulmetit mos e ka gje emrim Mereme dhe eshte me lesh pak te dredhur? Po dyqani mos ngjante pak a shume keshtu?

E quanin dicka si Salije. Leshrat si te dredhura i kishin te gjitha grate shqiptare mbi te tridhjetat te themi smiley.

Hahaha. Me kujtove plaken qe kur shante ndonjeren thoshte "i ka floket si gru polici". smiley

Ne fillim shkon te vendi me i shenjte i Lushnjes: Te Byreku!  Merr dy, edhe shishen me dhalle.  

Pastaj cik te ecme ne rruge kryesore.  Nje cik nga tregu.  (O nene cer u kane bere domateve, (s)pyet.)  Pastaj, merresh me i cik biznes.  Mbaron porosite e fisit.  Ta pime a mos ta pime kafen ketu? He mo he.  Jo.  E mire.

Se mos harroj, pervec landmarkut, dmth byrekut, policat e Lushnjes jane nje tjeter atraksion turistik qe s'duhet lene pa permendur ne guidat perkatese. 

(fillimi dites )

dalin vashat radhe radhe

gush e gji mbufatura

edhe ngjiten te pijne kafen

atje lart ne KUS Lala

smiley

 

 

 

 

 

 

 

Po ctu desh mi Nila qe the jam pe Lushnje,nigjoi historite tani,prit kur te fillojne me shalqite,po me vjen keq se jam dhe dashamiresi jot.

E mire, mos u merzit! Se s'do jemi te gjithe nga Vlora! 

p.s. kisha vene nje kokeverdhe me dhembe perjashta, po s'e di pse s'del. Shaka, Al. smiley

pse seriozisht jap pershtypjen si nga Lushnja. E thashe kot sa per tu solidarizu me Nila Lushnjaren..

smiley

po dhe une t'u pergjigja me barcaleten, prandaj! Jam t'u qesh me lot! 

Lushnja...s'kam ndaluar ndonjehere. S'kam asnje opinion....

Ne fakt, ke kronika flitet dhe per Kavajen e per Lezhen, po nejse... 

Sa seriozisht ke fillu me i marr dhe ti gjonat mooooo smiley

Une seriozisht gjonat?! Asiiiheree! (ene lexoje si Ramadon Kafsha) smiley

As ne Kavaje e Lezhe s'kam ndaluar ndonjehere.... smiley po jam i sigurte qe njerezit jane zemerbardhe.

 i hedhuri mori guxim dhe i tha njeres, qe kaloi aty afer stacionit, me ca floke si kashte gushti: "sa pranvera permblidhni ne veten tuaj"... i tha. Ajo e pa, ne prisnim qe te puliste syte si nje artiste qe kishim pare ne kinema, nje merilin merilin, mirepo ajo nuk foli ne fillim, e pa ngultazi, pastaj thirri e tmerruar: o maaa, skraparlliu.... dhe iku me te katra. Ate cast u dha Aliu.

Muahahahahaha.... smiley

Parodi e "New York" Te Alicia Keys. Cuneo eshte nje qyteze - ne forme cuneo smiley province e Piemontes, si me thene, mmmm.... ku ta di une.... Lushnja?! smiley

Btw e kane kopjuar edhe ata te Portokallise kete.

http://vimeo.com/18840987

C'e' Cuneo nel corpo nella mia mente, bagna ca'uda dentro me

smiley

Me duket cik si pa clidhje me artikullin pjesa ku eshte specifikuar qe Anila eshte nga Kavaja, gjithsesi kushedi cfare ka dashur me thene autori smiley
Amaaa, dhe ju e bete telef Anilen dhe Kavajen bashke!! smiley

smiley

Po pra, rende fare une sot smiley
Thanx shoqe smiley

smiley
Na e nxorri nga Kavaja tani,hapi syte Akullore apo eshte mesi i nates.

smiley
Po kjo eshte e bukura qe e lexoja Lushnja dhe ne mendje Kavaja... valle mund te kete ndonje dell nga Kavaja Anila? smiley

Boo.boo...bo... dhe ajo i duhet Niles ,delli i Kavajes smiley

Habe ich nicht gesagt,und ich werde nie sagen,bin ich blöd oder was smiley

Nur mal kurz so neben bei, da es da draußen für ein Weizen sehr stürmisch ist, was habt ihr alle eigentlich gegen Kavaja??? Die Stadt hat Flair, Fußball, ein Presidänt und ein Ministerpresidänt gehabt smiley

Nennt mir bitte nur eine Stadt, die all dies hat? smiley

Prape ky muhabet qenka ktu e 20 vjet.

Po kenga e re per kollovaret ne Tirane kur do dale?

pikaaaa ngelet me smiley perjashta, ca paskeni pire sot o dreqer.. shurr lushnje, sorry shurrup lushnje? smiley

e shof qi e pasket kap me Nilen...........

vari trapin.

ja hongsha zemren sale birishes, se po e mushi shqiprine me tunele , ka per ta pa tirona, po sngeli vec me Caraca smiley

noten !

Prit,ku tunelet mos na e le keshtu kunj smiley

@se po e mushi shqiprine me tunele  

Po i shker moq malet smiley

ndryshim i madh shume ne fakt nga krieqiteti ne rrethe ......

uauuuuuuuu sa komente, une jam per ju burim frymezimi besoj. ej, peshkatare po ju hedh linkun e emisionit ta keni me te qarte. 

pjesa per lushnjen i bie te jete nga minuta e 25

shani e mos shani, beni si te doni me njefjale, une lushnjare jam smiley

 

http://www.top-channel.tv/video.php?id=4574

 

e keni me ate fabriken e plastmasit se dikur Lushnja krenohej shumesmiley

me ate plasmas te lushnjes kane pas mbulu dritaret e shkolles ne tirane.

 ...nuk krenohej vetem me fabriken e plastmasit...  ne Lushnje hidhej gjithmone ''dora e pare e nitratit''.smiley, ne kohe rekord!  ishin kampionet e republikes per kete pune.smiley

Po ç'ja fusni kot dhe ju...ndersa Vlora ja Kusbabane, Lushnja ka Kuslalane.....nuk di a e keni vizitue....ja per kete te jete krenare Anila.....

mos e ke llafin per nje lokal ne koder qe e kan pas qujt "Blerimi"?

po po per ate.......ishte goxha lokal ai....... Po i t'forte....kur bone varrezat e deshmoreve, dhe i mbushen te shkretet me ata qe kishin, po kur u bone pak si shume, filluan vlonjatet......eeee na i kane marre ne, se keta nuk kane patur mall qe te leftonin.....

Dialog Lu-Vl ne nje yrt te shkrete te Ilirise se Poshtme:

- Sa deshmore ka fshati juaj?

- Asnje e...

- Hmm... fshati yyyn ka 25 deshmore. E-hem... sa gjenerale ka fshati juaj?

- Asnje e...

- Fshati yyyn ka pese gjenerale! Po oficere, sa oficere ka fshati juaj?

- Asnje e... Pooo... eshte djali i Lonit qe ka vajtur vjet ne shkollen Skenderbej... pas ca vjetesh do behet oficer ai...

- Fshati yyyn ka 84 oficere...

- Ue ue... Po sa lek mirr'i ju per dite pune ju e?

- 37.

- Ne muarrem 95 vjet... Po me grurin qysh duallt... sa grure moret vjet ju e?

- S'dollem dhe aq mire. 13 kuintale per hektare...

- Epo s'ka gje, hani gjenerale ju e...

smiley

smiley Vetem Vunoi ka pasur 60 e kusur ushtarake.  

PS: Ne jemi per kryesi mer, per autobus anash, jo per kshu gjerash smiley

eee, po lushnjaret cdo gje me bujqesine e lidhin.. kujtojne se po spaten grure, skane çhane dynjaja... harrojne blektorine..  vuuu mishi, i pjekur, dhe nen produktet e tij.smiley   mire, dakord.  edhe ca miell misri per çik arapash.smiley

Monde, sikur e ke gabim motra, me duket se e ke ngaterru Vunoin me Kuçin.......fshatin me tre germa......

Jo per zotin, numerim i fresket fare nga nje nip Vunoi.  Atij ia kishte thene xhaja: Nipce, kshu kshu fshati yne.  Dhe ia kishte numeru me dere e me dollibashe smiley.

Per Kucin, se mos nuk u cove ne kembe kur e permende, se i ziu ti sa n'gjynah e shtin veten!

smiley

Ue, Monde ke tru ne koke ti motra? Nuk ja merr njeri Terbacit per deshmore e gjenerale.

hahahahahaha.............nuk mbeti kembe labi, pa e paraqitur forcen ketu dhe pa rrahur gjoksin per deshmoret dhe gjeneralet e fshatit te tij...........smiley

Nuk lini me ra gje n'shesh smiley.  Terbacin do e perdorja si karte "2" - shi te 29 te alidemsit smiley

Pastaj, s'kane te sosur. Tragjas, Dukat etj.  Fshat e histori, pellemb e gjeneral eshte e gjitha. Edhe me Borshin qe ia falem Sarandes se gjynah s'kishin fare, prape mire dalim smiley

smiley
sherr leberish per numer deshmoresh,befsh hair sa kam qeshur ...

alidems, Kuçi mbahej per gjenerale. jo thjesht ushtarake dokudo.smiley  dmth, nga 9 gjenerale qe ka pasur Shqiperia ate kohe,  6 a 7, ishin nga Kuçi.smiley

pjesa tjeter......   me kujtove nje fjale te urte qe e  thoshte gjyshi im  shpesh, :  keto që mbenë, per xha Memenë..smiley

Monda ne vl ishin vene tabelat e reja me emrat e rrugeve.
rruga e te mive ``celo picari``
mu duk sikur kishin tallur... smiley me thene te drejten

Pse ooooo pak te duket ty impakti qe ka patur ne historine e Shqiperise Celo Picari dhe mustaqet e tij?

Cfar ben kshu motraaaaa, jane vrare njerez per ato mustaqe, me teper rrespekt te lutem shume! smiley

o figureeee po ce o te ne i lane mustaqet e celossmiley
gjene mire se nuk kishin adrese hic.

Mustaqet e Celos jane monument kulture, motra.  Si Palmat, Pisha e Flamurit smiley.

Krye e nderuar lagjja juj smiley.  

moter,e forta eshte qe qenka dhe nje rruge me emrin e gjyshit tim(rp) dhe me gjithe sokaqet nuk kish burre ta gjente se cila rruge qe...
thashe po keta budallenj pse s`e vune ketu ku dihet qe gjysma lagjes jane fisi jone edhe mbaron puna...po varja mo..

monde, paskan harruar asudene me arra.smiley. edhe ate e qajne atje ne Llogara.. si kudo ne ato zona xhanem..smiley

qekur ju vlonjatet qekeni bo çemer......

Partia Came ne Vlore e ka krieqendren mer smiley.

Ali Demi u flijua ne Vlore e per Vlore, qe ta mesoc mire ti!

smiley

mos na e kujto ali demin(ate te vlores se ne tirane sikur s`ngjit ai emer) smiley

sa per dijeni, ky emer vetem n'Tirone ka bo hajer, se po te ishte per nai ven tjeter...ehehe...

pse mo,se ka nxjerre ty? smiley
ene ai ali demi i vlores ka nxjerre ne pra,e Monda smiley ?

Po leje, se s'ka nevoje.  Veprat flasin vete smiley.

Belulo, per nje dysh qe ti se ve 29 behet 9......ky eshte raporti miku im....mos ua ha hakun....kuçjoteve....

Barsalete me lushnjare.

Mengjes pranvere ne nje fshat te Lushnjes. Bretkosat kuakin ne kanal, dy-tre pata kalojne me ngadale rrugen e qerreve per te dale ne rrugen tjeter duke gagaritur, nje buall zhgerryhet ne lluce ndersa dielli i mengjesit ngrihet ngadale mbi gemushat atje tutje. 

Ne qetesine e mengjesit qe ka pllakosur fshatin degjohet kuisja e nje dere qe hapet kanat dhe nje ze high pitch qe ngrihet ne qiell si dhimbje dhembi:

- Are Koviii!

Nga ana tjeter e fshatit degjohet nje pergjigje si jehone.

- He re, he!

- Ra gjermani mbreme andej nga ju re?

- Po re, pooo!

- Beri nai demt, re?

- Jo bre, jo. Nja dy kaponj dhe nje te shkuar nuses se Lonit.

    smiley

paska qene i lodhur na rruga gjermani smiley

 

degjohet kuisja e nje dere qe hapet kanat dhe nje ze high pitch qe ngrihet ne qiell si dhimbje dhembi:

- Are Koviii!

Fantastike ! smiley.... smiley

O man, lame nam sot...

 

smiley

eshte e shkuar, thon edhe kur bi naj grip i leht... loool smiley

dikur (nuk e di tani) ne Vlore, perdorej shprehja:  ''i hoqi nje tegel..''

si u zgerdhite mer ju o vlonjate........ja tua ul pak une....

ne tregun e Lushnjes njoni po shiste veze, dikkur, gjate rruges i ishin thy ca veze, dhe ai per ti shit, u kishte ul çmimin. Klon i lab aty prane.....

- Me sa i ke vezet a derebardhe.....?- pyet me ze te rende ai....

- Keto  me 10 lejke (per te mirat) dhe keto me 7 lejke (per te thyerat)...

- Me thiej nja 20 veze mua - tha labi....

si u zgerdhite mer ju o vlonjate........ja tua ul pak une....

Lere se e ule dhe ti smiley.  Ben shume vaki qe labi i ka thene lushnjarit: M'i jep me 7 ndryshe t'i theva ne koke t'i theva.  

-Si urdheron, ushnjari.

Nashi kuptimin merre si te dush ti, po kjo eshte meseleja.....ka edhe keshtu, po ti mos u merzit, se nuk je pjese e kesaj pjese ti.....hahahahaha

jooo a i vraaaar se nuk ia ul dot metes ti....

jo, jo, jo, Meta e ka gjithmone larte, e aq larte sa mun edhe ti meren mente e te bjere ne ndonje grope......po ishalllah nuk eshte grope labi....

ndize pak televizorin se po m'hahet buk'!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).