E kam thene edhe me pare. Me duket sikur i kane vene qellim veten per nje Rilindje te re alla 'pop culture renaissance'. Po kush me thote, u bene veprat, pa u quajt Rilindje, apo u quajt Rilindje, e pastaj u bene veprat?? Se une nje hymn nuk e quaj dot ngritje e moralit Shqipetar.
me falni po bullshit Aleanca Kuqezi u privatezu padrejtsisht nga Spahiu nderkohe qe ishte ide e synim i tjetrekujt eniuej. Varja, manipulim mbarekombetar mbi te gjitha sepse jemi me lidera kozmomutilitan mes tjerash, keshtu qe po e shfrytzon mire rastin. Po mu sigurisht qe pervecse nuk ma mush menjen me con te mendoj radikalizma qe vetem do na ulin n'ven 4 !
Jo jo, ishte synim i K.S. qe ne fillim. Po ta them vetem qe ta dish mire. Une e di prej ca gjonave qe u kerkova te bej per ta, dhe ka kohe perpara se te njihej qe po behej gati. Dhe K.S. ka, si te thuash, hedh faren aty. Pastaj gjithe revolucionarizmat me lote ne sy dhe kenge patriotike, jane sa me kenaq publikun. Perfshire edhe ty ose mua, kuptohet. Por varet ku dhe si e vendos ate kufirin e kenaqjes qe percakton edhe cfare beson.
Tani kush mund te thote qe eshte kunder kuq e zise, por kjo duket ne nivelin e BBF-se. Kur mendon qe per te gjitha keto harxhoen para. Dhe qe keto para nga diku vijne, dhe ne rastin kur Kreshnikut nuk i ka lene baba ndonje pasuri qe ta tresi per flamur i bie qe kane dale nga xhepi i te gjitheve, kjo lloj aleance duket akoma dhe me pak bindese.
Gjithsesi, te shohim e te gjykojme. E kish thene mire erma pak me siper qe levizje te tilla fillojne nga kauza te medha dhe jo nga kenge mediokre, te mbushura me "O sa te bukur jemi ne!!!"...
They won me over
E kuptoj qe te te pelqej apo jo kenga eshte subjektive Mua me pelqeu disave jo
Por keto komentet e tjera per karige apo para apo ... etj me shume me duket sic thote Afrim Krasniqi sot tek http://www.balkanweb.com/analiza/2689/e-...
....20 vjet pas rënies së sistemit komunist, bilanci i procesit të demokratizimit ka thelluar kontrastin social me atë politik. Qytetet janë shndërruar tërësisht, janë ndërtuar mijëra pallate e dhjetëra gradaçela, rrugë të reja dhe investime të mëdha, janë krijuar institucione të reja kushtetuese dhe instrumente të demokracisë. Gjithçka vizive ka ndryshuar, me përjashtim të disa modeleve të mendimit dhe të sjelljes politike, disa mentaliteteve të formëzuara herët, të shfaqura hera-herës në publik dhe që gjithnjë e më shpesh imponohen edhe si politika ...
...Shqipëria e vitit 2011 nuk ka aftësi ende të krijojë dhe diferencojë standardet qytetare të demokracisë siç nuk ka ende mekanizma të evidentojë çfarë mbetet vlerë e qytetarit dhe çfarë mbetet pengesë e mbeturinë e mentaliteteve të së kaluarës. Ajo vijon të shfaqë të njëjtat sëmundje publike si më 1950-ën, 1967-ën, 1982-in apo 1990-ën, kur shoqëria ndahej në dy pjesë, kur individët me pushtet impononin ligjin dhe historinë, mënyrën e të sjellurit dhe të të vepruarit, kur fjala kritike apo qëndrimi kundër ishte i barabartë me veprën penale.....
......Fenomeni i një brezi të vjetër politik, i cili edhe pas 20 vitesh, vijon të sillet e të flasë si përpara 20 viteve, - përveçse pengesë e të sotmes për demokracinë, po bëhet pengesë edhe për të ardhmen e saj. Retorika e niveleve të larta politike që ndan dhe etiketon, fyen dhe përçmon kritikët dhe mendimet e kundërta, përbën "kështjellën" e fundit të mbetur ende në këmbë nga një sistem antivlerë, për të cilin nuk ishin të huaja liritë dhe të drejtat e njeriut....
,,,,Dhuna verbale si mjet, fushatat denigruese ndaj tjetrit vetëm se ai nuk pranon të jetë ushtar në betejën tënde personale për pushtet, përpjekja për të baltosur këdo .....
Shkurt mendoj se keta Kuq e Zite do ta kene te veshtire se miltantet sic e shikojme edheketu tek peshku i te dy kraheve Rama e Berisha nuk do ti duan dhe do tui baltosin. Uroj te jene te forte dhe te duraur dhe te mos bajne aleanca per tumborjtur nga balta
"Shkurt mendoj se keta Kuq e Zite do ta kene te veshtire se miltantet sic e shikojme edheketu tek peshku i te dy kraheve Rama e Berisha nuk do ti duan dhe do tui baltosin. Uroj te jene te forte dhe te duraur dhe te mos bajne aleanca per tumborjtur nga balta"
Megjithe mend e ke ti? Po c'lidhje ka simpatia ose mos-simpatia jone per levizjen me shijen e keqe te kesaj videoje? Na kane marre per publik çengijesh me duket.
aaaaaa kjo këngë është bërë tashmë "çertifikatë virtuale kombëtare". Filluan mendimet tek jutubi, "kush nuk e pëlqen këtë këngë, nuk është shqiptar". Të lutem shumë.
Tifozat Kuq e Zi jane shkeput nga kjo levizje. Ju lutem mos ngatarroni punet e Kombtares em keto gjojna se vetem i here e bona sakrificen e sajdisjes se shoqnise peshkatare dhe shkova ne D2 e jo te veni im ne D1.
Per te tjerat ene mu me pelqeu shume artikulli i Afrim Krasniqit dje. Kurse per videon nuk po flas se nuk kom car them per te me shume dhe me bukur se Hervin Culi. Ndaj le te vije vete e ta thote.
Mendoj ta kesh lexuar fillimin Thashe qe pelqimi apo jo eshte ceshtje subjektive ndersa abuzimi me karriget, parate, ardhjen vone apo shpejt ne skenen politke eshte balte
Cuna mos u shani . Kenga e Kuq e Zi eshte per ibret per nga vlerat muzikore. Se si do te jete partia kjo eshte per t'u pare, shpresoj te dale me mire se kenga. Deri tani Spahiu nuk ka bere keq qe ka dale neper media sepse ka rritur ndergjegjesimin e problemeve... Sigurisht qe nje force e re i ben mire Shqiperise. Por kenga e Jericho ngelet himn, sidomos pjesa e dyte eshte e fuqishme.
Desha tju pyes se mire e morem vesh qe jeni kundra Por vete a e dini cfare kerkoni? cfare jeni pro? A jeni pro ndonje gjeja? apo thjesht shaj te shajme se kete dime ta bejme mire ne shqipot
Per mua jericho vijne te paret , nuk jam me mendimin e i pakapshem qe duhet ulur kenga e gjergj jorgaqit,nuk po i futem kush eshte vv apo kz,per mua jane nje,se nje qellim kane tek e fundit,por tek kenga e gj j ,stonojne pak kengetaret me ate zgjatimin e zerit qe me kujtojne festivalet ne rtsh,p,s ai qe luan me kitare solo ashte talent.
Ndonese, ndonese. Po cdo benin fatzinjte? Te vrisnin vehten me shprese qe te lindnin ne nje kohe me te mire? Kenget qe kendonin pastaj kane qene pre-enveriane.
grupi Lira i dashur tafuti eshte krijuar qe ne kohen e zogut a ne mos me perpara dhe ska lidhje fare me kohen komuniste me perjashtim te faktit qe i mbijetoi dhe asaj periudhe...
grupi lira i dashur eshte krijuar qe ne kohen e zogut me duket a pak me vone dhe ska lidhje me kohen komuniste me perjashtim te faktit qe i mbijetoi dhe asaj...
Loool....
Ps. Ka qarkullu Nicja roncem knej lkto kohet e funit, po s'ke rastis ti.
Pps. Kape I cik ate "ndonese" kur folet per Liren Jgrupin, jo tjeter gjo). Ndonese e krijume ne kohe te monizmit, kishte vlera
Si thu ti ne kto raste Ziko? Ah ju marrte purtha shalet...
Na myt korrektesa politike. Kujt do me I kallxu Fukoin ti mer jahu!
Keto hymnet jane pune e madhe; tek mosmarrveshja eshte tjerrur hymni eshte bere pelhure penellope.
vete me ket rast sapo pashe hymnin me te cilin mbaroi edhe era hippie, ne menyren me dramatike qe mund te mendohet, i zoti i punes habitet, thote pse ndodhin gjera weird sa here e kendojme kete numer... se nuk e dinte qe po knonte hymnin e nje ere qe po vdiste. good point here me e maru edhe un diten internetore. g-nite, l&g.
emo po them nje rast qe me ka ndodhur vete,erdhen metalikat ketu ne florida,ft myers,hera e pare dhe e fundit qe kam qene ne koncert live.vetem coca cola dhe hot dogs lejoshe,ndonje cigare me frike se nuk lejoshe mos flasim per hashish se security ato ruante.
mua me pelqeu, me thene te drejten. ka aty ketu ca teprime si psh zoti kreshnik me ato kacurrelat me xhel n'a del si shume here por ne pergjithesi me pelqeu. eshte nje brez i tere i lindur pas '90 qe ndoshta ka nevoje per ca patetizem nacionalist. dikush thote qe eshte patetike kenga, po ku ka kenge jo patetike per atdheun, ne kete bote?
Pa degjoni djem dhe vajza te ppu-se! Qe kur e solli prurjen Oranje Leeuw, e qe befte hajer qe e solli, mendova se nuk do te reagonit ashper.Do duhej ta pertypnit me mire, duke pyetur vetvehten;pse xhanem kaq rini qe u josh pas kesaj levizjeje.Nuk them me kete se eshte gjitheçka nevoitet ose kjo eshte ajo qe pritej.Por eshte fakt qe jemi para nje levizjeje, ne fillimet e saj. Kot lindi? Per qejf te Kreshnik agait? Apo ketu...çoç zbardh nje ..gje e kuqe.Mundet dhe... çoç nxin nje gje e bardhe.Javashni ta shofim!Te maturit ndalen dhe shikojne, mendohen dhe mandej japin gjykime.Ketu sapo degjuan avazin nisen dhjolite burite e currlet, ne ate avazin....me te qara e me te shara! Nuk me duket mençuri.
Kam para sysh se ideja e nje shoqerie te bazuar ne bashkime vullnetare civile, nuk ka asnje dyshim se eshte nje ide anarkiste, ama e nje lloi te ri.Megjithate duhet konceptuar si ide rregullatore, te ciles mundet ti qasemi ne menyre asiptomatike duke tentuar te per te ngushtuar ne menyre te vazhdushme pushtetin arbitrar te shtetit, te tradites dhe te nevojave ekonomike.ne ket erast kemi te bejme me diçka me teper.me problem qe i konceptuar prej kesaj levizjeje eshte problemi kombetar.Pake ju duket? Tek culat tipare duhet ti hedhim syte, per te mos u marre me drrudhat e Kreshnikut?
Tek sensi i paqendrushmerise.paqendrushmeria dhe vullnetarizimi i pakufizuar qe jane tiparet, me shume akoma parimet themelore te shoqerise civile.Paqendrushmenria i ben te pamundura ligjin dhe pronen private(more te çdo lloji, si ka ndodhur, tepke, si i thone korçaret, tek neve).Mirepo sikunder dhe e dime qe te dyja keto vine me perpara "lindjes" se qyetarit e sigurisht perpara futjes se tij ne procesin shoqeror. Bindja ndaj ligjit dhe respektimi i prones jane te papajtushme me zgjidhjet e lira nga ana e Institucioneve te shtetit.Shteti ha ashtu vetvheten. E si ahere kur te gjithe e dime se aty jemi si gjendje, e perbuzim apo e shofim me skepticizem te pafre kete levizje? ka njeri qe nuk e di se "fluksi" eshte gjithenje kundershtar i rendit politik.Ndersa tek rendi politike ka kaluar ne neotirani.Ja njeri rast qe dhe tregon se kush e kundershton apo e perbuz kete levizje, apriori, them se gabohet!
Te vime dhe tek aparenca e levizjes.lexoj se shume merren me organizimin e saj, me drejtimin me fondet, me ..si ta permbledh, me hierarkine e saj.Kjo me duket shume e parendesishme.Pse ? Se si e konceptoj une organizimet e levizjeve te tilla jane johierarkike.Nga e e nxjerr une kete?Nga fakti se pranimet e vullnetshme kurre nuk mund te jene bindje,kurse permbysja e vazhdushme e roleve ndermjet atij qe udheheq dhe tyre qe udhehiqen ne levizje te tilla,do te duhet te jene garancit e barazise funksionale qe i zbehin dallimet natyrore.keshtu qe Kreshnik agai nuk mund te kthehet ne nje lider "i prere" per drjetim te levizjes.Ndaj dhe nuk kemi arresyet e nevojshme,te mjaftushmet, per ta pergojuar, akoma pa pare fryte te levizjes.
E duke thene kaqe une mendoj se ja vlen te mbeshtetet si levizje deri ne ate shkalle sa bindjet tona nuk do te bien ndesh me ecurine e saj dhe frytet e punes se saj.Kemi shume nevoje, per levizje te ketyre natyrave, te organizimeve te Shoqerise CIVILE, perballe nje shtetit arbitrar ne çdo veprim...
Dobet!....Kenga nuk e ka kaluar cakun midish amatorizmit dhe profesjonales. I perngjan prodhimit tipik BBF....kaq e veshtire eshte te prodhohet nje video profesjonale? Nuk e kuptoj... Jane hapur mbi 100universitete private por niveli i cilesise nuk ka ndryshuar.
Kta meqe i paskan hy ksaj pune,t'ia kishin lan n'dore ca ustallareve ma me za.Gjergj Jorgaqi djli i mire boll dhe muziken e ka fort qef,e Bon Jovi-t i ngjason,po kjo s'ka qan pune per te.
pse me duket mua qe doza te larta hipokrizie nga kundershtaret e kenges.pse po ta kishte kenduar k.tusha me i.mulen do tu kishte pelqyer ciljetisteve dhe gretakocisteve?ja nje pike takimi midis pd-se e ps-se.nuk eshte e larget dita e koalicionit pd-ps .20 vjet stervitje teorike me ''armik'' imagjinar nacionalizmin tani ka ardhur koha te provohen ne fushen e betejes.po vjen fundi i tranzicionit.po vjen era kerme rreth e rrotull
Nuk kam asgje me mesazhin e kenges por me menyren se si e trasmetojne kete mesazh....
Projektimi i shqiponjes mbi kulle(ne fillim) sikur ishte montuar nga ndonje amator i apasjonuar pas fotoshop per ta postuar ne youtube(nga ata qe punojne ne ndonje internet kafe)
Kengetaret te sforcuara dhe krejt fallco, sikur po luajne ndonje rol ne ato telenovelat Meksikane (B rated )
Ne minuten 4:11, Kreshinku me formular ne dore?....Dhe me pas zhduket ne sfondin e objektivit te atyye vajzave aboleshente ne parade.... WTF?...Perse?...Duhesh kreshnikezuar patjeter kenga?(se e kemi dhe kryetar dhe duhet ti japm nje pjese ne klip)...E kane nje fjale ne anglisht(te cilen nuk mund ta perkthej dot ne shqip) LAME..really lame
Oups..Serisht Kreshniku...me zerin irritues te Jorgaqit ne sfond.....Kesaj radhe eshte duke folur ne forum...
Une e simpatizoj AKQ dhe jam impresionuar me permasat e saj/njerzit qe aderojne apo mbeshtesin kete levizje. prej vitesh, kur fshesa greke ishte ne apogjeun e saj dhe shqiptaret e shkrete etiketoheshin si arixhinjte e europes, me vinte plasja qe nuk kishte nje force politike apo organizim qytetar qe ti kundervihej neperkembjes se shqiptareve, qe te nxiste atdhetarine ne kete kohe te krizave identitare , te kozmopolitizmit ekstrem dhe bjerrjes se vlerave te shendosha morale. Nqs shyrtimi kitik i historise tone, cuarja ne muze e patriotizmit folklorik eshte nje nevoje, nxitja e nje atdhetarizimi sui generis eshte domosdoshmeri.
Por ky hymn eshte vertet nje surrogato e patriotizmit patetik.Ne tekst dhe muzikim.Mun dte benin nje gje shume me te bukur dhe pa kercitje , qofte dhe duke ripunuar tekstin e kenges "Dua me shume Shqiperine" me po ate linje muzikore qe vertet eshte emocionuese.
Grava me te drejte thote te mos nxitojme te paragjykojme kete levizje dhe vete protagonistin e saj, K.Spahiu. OK, por nuk me qendron mire kjo fraza " te gjithe jemi kreshnik (spahiu) " dhe sidomos prania e tij vizive qe ze gati 1/3 e kohes se klipit. Ja kjo eshte semundja e qelbur e kultit te individit qe i prek shqiptaret ende pa u konfirmuar si lidera te vertete.
Pastaj qasja konceptuale dhe vizive e patriotizmit qe meton te promovohet. Flamuri sigurisht eshte simboli yne i patjetersueshem i atdhetarise , edhe kullat apo keshtjellat, jane rrenjet tona te qendreses (se rrenuar) por deri ketu jemi tek patriotizmi tradicional. Patriotzmi emocional nuk eshte i mjaftueshem.
Kenga e mire, po nuk te ndez shume, per nje tematike te tille, po nga klipi dy gjera nuk me pelqyen, ai flamuri amerikan, qe na eshte bere shume i bajatshem, ne te gjitha gjerat qe perpiqemi te bejme, gje qe tregon servilizmin tone te pamate, dhe dalja e ati Kreshnikut vend e pavend, na eshte bere me keq se Enveri dhe Saliu, po keta te pakten e kane de juro parllekun, kurse ky ne nje organizim vullnetar, del vete i pare, kete nuk e kuptoj fare....(mbase ka nevoje per akoma me shume protagonizem, kush e di ??????)
po tek e fundit kenge partie eshte.me e mire se tallavate turko-greke qe na bombardojne.kushdo mund te kete kritika per nivelin artistik te kenges,megjithese une mbeshtes frymen e saj.nuk kam asnje problem me ata qe shajne kengen por mbeshtesin akz.problemin e kam me ata qe luftojne akz me pretekstin e kenges ''jo cilesore''.patriotizmi emocional nuk eshte i mjaftueshem.shume dakort por patriotizmi ne shqiperi eshte gotitur aq keq sa qe duhet filluar nga fillimi.dhe ne fund ,tjeter gje eshte kritika pozitive per permiresimin e gjerave dhe tjeter gje ''skermitja lubonjiste'' e atyre qe ndihen te shqetesuar nga zgjimi i shqiptareve
megjithe ndonje fije patetizmi neper te, se tekefundit patriotizmi eshte edhe ndjesi si gjithe ndjesit e tjera, cdo lloj ndermarrje e tille duhet mbeshtetur. Eshte thjesht nje rizgjim internal qe nuk kercenon askend tjeter.
Kenga si himn i nje organizate eshte e perkryer. Cila na qenka kjo organizate qe paska himn me te bukur e cilesor, qofte civile e qofte politike ? Pa he njehere kush eshte ai peshkist qe ka mendere te sjelle ndonje gje ?
Normal qe duke u quajtur Kuq e Zi, videoklipi do perqendrohet tek flamuri, keshtjellat, aktivitetet e organizimet e besimtareve te flamurit.
Pse ça pritet ketu te perqendrohet tek Lubonja, Edi apo Sala dhe performancat e tyre ?
Ju te nderuar peshq kundershtare, jeni rinia e nenshtruar, ajo para kompjuterit qe shan, se s'keni mendere si jashte si brenda vendit te angazhoheni gjekundi dhe nuk eshte se keni ndonje nivel intelektual qe t'ju vijne ofertat nepermjet peshkut.
Kenga eshte nje perzierje e shemtuar e turbo folkut e mbetur ne tentative per te qene shqiptaro-patriotiko-perendimoro-ballkaniko-rokisto-repisto-bbf-isto.... shkurt nje zero me xhufke!!!
Dhe ajo qe me acaron nervat me teper jane njerezit qe nuk e shqiptojne dot fjalen Shqiperi, por Shiperi e shiptar....!!! Eshte e turpshme te mos dish tamam as emrin e vendin tend, apo jo?
Nuk e di kujt i referohesh per Shiperi e shiptar, do te kene bere veshet, ne rast se nuk po e thua me keqdashje. Sa per dijeni ka qe nuk shqiptojne shq ne menyren tende e timen, sepse q zbutet shume,ashtu sikunder ka qe q e shqiptojne ç, prandaj ne çdo rast mos u acaro se tregon vetem keqdashje e perqasje paraprakisht perplasese.
Ndersa kengen mund ta vesh ku te duash, keqdashesit kane share edhe muziken e himnit kombetar, te tjere akoma kane share tekstin, si i thone gojet e liga ate pune kane, nderkaq ngelet e vlefshme ajo shprehja latine per shijet,
De gustibus non disputandum est
Persa kohe qe ne muzike flitet per shije muzikore, po s'te pelqeu ty, akeistave nuk i prishet gjiza.
I vjeter, problemi i aleances nuk eshte nje pocaqi kitsch kenge. Problemi i saj fillon qe tek emri i saj qe fillon me nje fjale te huaj, e te kujton demagogjite ksenocentrike te politikes shqiptare te tipit aleance per te ardhmen, aleanca e qytetarit, aleanca per ndryshim etj etj. Nje tjeter problem eshte protagonizmi i tepert i Spahiut qe eshte deklaruar vetem si mbeshtetes i kesaj levijze e jo kryetar apo udheheqesh ne ndonje cilesi tjeter. Tjeter problem, eshte organizimi dhe cilesia e njerzve qe terheq AKZ-ja, dhe nga cka kam degjuar ne terren keto dy gjera jane pertoke fare. Aleance si cdo organizim politik apo civil ne shtetin perendimor eshte e interesuar per fasaden, per paradat, hymnin, stemen, slloganet, koncertet, figurat me emer qe terheq gjera te cilat jane siperfaqesore dhe pa peshe kur duhe te interesuar per strukturen, programin, ideologjine, veprimet ne terren.
Pse pune e madhe te besh nje klip he? Prandaj them qe problemi i tyre, por jo vetem, eshte qe merren me cikerrima siperfaqesore dhe nuk i futen punes qe kerkon kellqe. Te llapurit pa pushim eshte modus operandi ne Albananistan, po asnje nuk do te punoje. Duhet me pak llapje, e me shume veprim.
Te mbledhin fonde per te ndertuar nje shkolle ne fshatrat kufitare me Greqine, ku nga mungesa e shtetit, femijte jane te detyruar te shkollohen ne Greqi.
Nuk ka nevoj te te shpjegoj pse mungon shteti. Me kerkove nje aksion konkret qe Aleanca mund te beje, e une ta dhashe...ose mund te vazhdojne te bejne klipe e konferenca per shtyp, duke thirrur Myslym Pashen, Pellumb Xhufin e Lorik Canen per dekor.
Pakapo, mos na shit dengla kot me emra, çta vinte Beselidhja Kuqezi ?
Pse mos i rane tulet kujt qe perdoren fjale si patriot e nacionalist ?
Sa per Spahiun, ishte i vetmi qe kur gjithe te tjeret ne shkurt-mars te demoralizuar iu nenshtruan Sales doli e levizi kunder Sales, i vetmi qe levizi ndersa te gjithe thonin se duhet nje pol i trete por askujt s'ja mbante menderja te dilte me nje shoqate civile a parti politike.
E pra, edhe nje tek pulle qe pati guximin e doli, qe pati mençurine e doli, edhe ate do e shajme ?
Ai eshte protagonist thjesht sepse ishte i vetmi qe pati guximin e mençurine te dilte ne skene, prandaj ne vend qe te vije inat, duhet ti japesh meritat.
Njerezit qe terheq jane te rinj, dale te piqen njehere, çfare pret ti, cfaredo do ti te terheqe ata robte qe tashme jane ngjyer e njollosur gjekundi, çfare do ti Brada ?
Sa per strukturen, programin, ideologjine dale njehere se nuk eshte parti politike, nuk mund ta kritikosh pse nuk permbush standartet e nje partie nacionaliste, per faktin e thjeshte se nuk eshte parti.
Me fjale Sales i dalin kundra me mijra ne dite, halli eshte kush i del kundra me veprime qe ta demtoj realisht.
Nakatosen gje me ate peticionin qe dorezuan ne kuvend? Jo, ligji i regjistrimit kaloi gjithesesi.
Nuk eshte problem mosha e njerzve qe terheq, por cilesia e tyre. Nga ckam degjuar ne vend specifike, ata e aktivizohen me te ne nivele organizative jane shume rrondokope dhe te paafte.
Mire Av, po te kenga jemi ketu. Dhe shyqyr qe per muzike e lirik s'bie dakort gjindja se ndryshe rreshtore do ishte bota muzikore .
Ne pergjithesi, a ka mundesi peshqit ne Evropi te na ndricojne sa ne mode eshte kenga e partise? Se ketej nga ana tjeter e Atlantikut, jo dhe aq.
Por meqe:
Kenga si PR per Aleancen s'ka ritem. Ta vesh kete ne miting a di gje une, duhet shoqeruar me makiato a espresso.
Kenga vete? Spikat momenti i Rreshat Arbanes (hiq vargun "te gjithe jemi kreshnik" ). Reshat Arbana shyqyr sikur edhe listen e pazarit te recitoje, s'ka nevoje robi me bo liste kurre me per pazar se te ngulitet ne mendje.
Restoja e kenges, bahhh sipas shijeve. Mua s'me pelqeu po s'eshte e thene.
Jo, jo, na lejohet. Me fal biles se me duket sikur po te sulem ty, por thjesht po perpiqem te argumentoj mospelqesen time para njerezve per te cilet kam simpati.
Video-klipi ka nje difekt bazik sipas meje: nuk e justifikon arsyen e ekzistences se vet. Kur e shikon duket sikur Aleanca eshte partia ne pushtet qe po na publicizon sukseset e vendit, nderkohe qe duhet te ndodhte e kunderta. S'besoj se e keqja na vjen ngaqe s'jemi te vetedijshem per bukurite tona fizike. Ne kete kendveshtrim, klipi mund te perqendrohej shume mire ne problemet qe ka Shqiperia sot: miniera ne greve, njerez qe vriten ne bulevard, opozite qe kishte braktisur parlamentin deri dje, plehra etj etj. Se po te ishim aq te lumtur sa te kendonim maje kullave me fustane mbremjeje, pse do te duhet te themelohej Aleanca Kuq e Zi. Kjo sa i perket thelbit.
Per dukjen pastaj, cfare te them? S'mjafton te kopjosh klishete e botes per t'u dukur bashkekohor. Dhe sidomos jam lodhur duke degjuar shprehjen "as bota s'e ben me mire", thua ky te jete justifikimi per te gjitha gjerat qe behen ibret ne Shqiperi.
oh jo, nuk e mora fare si sulm, te siguroj per kete.
puna eshte se une nuk pres Apasionaten apo Marshin turk nga shqiptaret dhe nga askush tjeter sot. pak a shume e thashe pse e mbeshtes, me teper si akt sesa si ndonje arritje ne art, se nuk besoj se eshte ky qellimi. Me pelqen qellimi pozitiv i perpjekjes edhe pse jo perfekt.
Ncncnc, pune te mbare ty, por qe u dorezove nga kaq me Av, s'me besohet .
Av, o manipuluese sentimetale .
Dmth, let it be. le ta leme te jete
Se e shame nuk e vrame o rrushe, dmth s'eshte se i morem jeten. Edhe pa i hyre analizes se permbajtjes (qe e ka bere Finis) por vetem duke e krahasuar me kenge "patriotike" te tjera, nuk avitet gjakundi.
Pa te jete per permbajtjen? Fshati digjet e videoklipi merret me paradat ne NYC.
Ke te drejte Av, po te shikosh komentet, shumica priren nga kriticizmi dhe perfeksionizmi.Po nuk ka pse trishtohemi kaq shume sepse perfektja nuk egziston. E rendesishme eshte qe kjo levizje (tash per tash) si fryme dhe qellim duhet mbeshtetur. Aq me teper , e drejt vrejtja qe ben dikush ketu, duhet jo thjesht simpati por Pjesmarrje, Angazhim dhe Veprim.Shqetsimi apo skepticizmi i nje pjese te njerzve eshte qe kjo levizje neser te mos instrumentalizohet dhe as te perdoret thjesht si trampoline drejt kolltuqeve ne parlament per nje apo dy persona dhe tungjatjeta.
Dikur flitej per patriotizem socialist, sot duhet pak "patriotizem kapitalist" dmth objektivat e kesaj levizje nuk duhet te jene vetem ceshtje qe lidhen me identitein kombetar (regjistrimi, ) apo sovranitetin (shitje detit,shkolla e varreza greke vend e pa vend ) .Keto po e po, por edhe problemet qe ka prodhuar ky kapitalizmi eger alla shqiptarce SE NA MBYTEN PLEHRAT. E kam llafin qe nuk duhet medoemos te prodhohen rreziqe dhe as fantazma TJETRI per te ushyer patriotizmin luftarak, por duhen adresuar probleme qe nxisin atdhetarizmin civil.
Nese dun me prek telat e zemnave le te vene kenget e Jericho ne replay.. po sec kam i ndjenje qe Jericho sdo desh me u perzi me ate me flokt me xhel...
Ca me tej, te kishin montu nja 2 tuba alumini maj murit te kalase besoj do ishte me terheqese.
Po qe per kengen, respekt per kompozitorin e kengetoret per punen e harxhuar.
Si lloj melodie e AVAZI me duket sikur jam ne zbor dhe jena tu knu pas stervitjes nonji konge me zjermm patriotik.
Po qe per " te tane jena kreshnika " ..eshte emertim i xanun prej kohes se , "patriotit te Modh mer jahu ", Ahmetes , ymer paste NM e tij .
I urojme vepra kesaj Levizje , se bolle XHEL asht tuj paraqit ! Dhe nga "Xhelat:" si te ndrejtat si kacarat nji gjo osht vertetu ne Memedhembje si perfundim ." Ti zotni Salia , s'me pate kuptue ....Une deputete per tye po luftojsha per mos me tu cart partia "
i pakapshem ,kritika mund te bejme sa te duam dhe do bejme ,po puna eshte se ti perballe ke nje klase politike krejtesisht te shkombetarizuar.nevoja per nje force politike atdhetare eshte aq urgjente sa qe verejtje te tilla ne kete moment duken luks i tepruar.nuk tha njeri qe k.spahiu eshte i vetmi qe mund ta coje perpara kete fryme.le te dalin edhe te tjere,kush i pengon?puna eshte se te tjeret jane aq te ''zinj'' sa qe spahiu duket ''norvegjez''.kjo eshte nje fryme e re dhe ne rritje.tani ka nevoje per mbeshtetje.per kritikat mos u merakos se taborri lubonjist mezi po pret tu dalin ne shteg.tani per tani nuk flasin shume se duan ti injorojne.sapo te faktorizohen do shikosh si do reagoje aleanca krahinaristo-kozmopolite
Fjale me vend shqiptari i vjeter, K. Spahiu mund te mos kete asgje me shume se te tjere, po keta pse nuk dalin, pse nuk aktivizohen, mos i pengon gje Spahiu keta ?
Ta them une, si shqiptari tipik edhe ne kohet parakomuniste, edhe patriotet kane pordhe te medha, jo une keshtu jo une ashtu, pse ky keshtu pse ky ashtu.
Ja tani do ti trokasi secilit njerezia tek dera, aman hajde na shpeto si me qene secili si Cincinati romak, shpetimtari i Atdheut.
Jo mo zoteri, ke kapacitet per te shkruar, shkruaj, ke kapacitet organizativ organizo robte, ke para veri ne pune per kauzen kombetare.
Ja keto 3 kategori njerezish duhen dhe perderisa ne 20 vjet, nuk dolen çfare leshin presin qe te dalin ?
Le te bejne nje shoqate alternative po qe se jane me te mire, vetem te levizin, jo te ngrohin kolltukun e te flasin per krenarine shqiptare, per Oret e Zanat, per Homerin dhe Trojen pellazge.
Une e shoh si puna e atij qe thote, kur u be dhe ky, shkurt e sakte, muhabet thashethemexhinjsh.
Deri me sot, duam s'duam, i vetmi qe e ka bere Lubonjen per uje te ftohte ne nje emision televiziv per çeshtjet identitare, ka qene Spahiu, biles qe atehere Lubonja e ka ulur bishtin.
S'ka rendesi kjo, rendesi ka qe jo te gjithe qe mund te kene nje ide qofte me te mire se te Spahiut i gjejne financimet qe ka ai. Keshtu qe mos ju drejto te gjitheve me akuza.
Shqiptari i vjeter- Shen Kozmai s'kishte lindur kur ka lindur nofka ime po s'do i dime te gjithe te gjitha, pa problem, secili ne fushen e vete te pakten.
Po ku e di ti qe si gjejne, pa me thuaj kush e ka provuar dhe s'i paska ecur ?
Apo kot per te bere debat do flasim me sikur, jo po sikur te kishte halla @@ e ti thoja ungj.
Ti s'e ke idene fare, thjesht meqe AK-ja ka vizibilitet publik supozon se jane hedhur pare e madhe, çka eshte plotesisht e gabuar, AK-ja eshte shoqata me varfanjake ne Shqiperi, as qe mund te krahasohet me milionat e dollareve qe merrte Mjafti apo qe kane marre e shperndare Sorosianet.
Une si akeist, ta them ty dhe kujtdo tjeter, qe kush mendon se do gjeje mundesi per te futur para ne xhep te rrije larg Ak-se, biles kush hyn duhet te vetefinancoje aktivitetin, kush shpreson te gjeje para le te shkoje tek Sorosi dhe shoqatat fantanzma qe mban me milionat qe sjell Europa per ngritjen e shoqerise civile ne Shqiperi.
Ndershmeria dhe perkushtimi jane dy kriteret baze, kush e ka hallin tek parate le te shkoje tek Sorosi.
une nuk thashe apo lashe te kuptohet qe shen kozmai ka lindur para 'pamjes se denje' por bera nje ''martese'' te veprimtarise se tij kunder shqipes nga moreja ne epir ,me gjuhen e nofkes tende e cila ishte objektivi i perpjekjeve te tij.
E ka shkruar ai burri i madh 150 vjete me pare, i fut nje orkestrim heavy metal (me rende se orkestra e Topit) dhe del matane. Nuk nevojiten keto patetizmat me bimbo me fustan qe bejne levijze sikur do hidhen e fluturojne nga muret.
Pakapo, mo ia fut kot, ku ke pare si himn organizate vjersha te vjetra, mund te perdoresh si moto ndonje shprehje te vjeter, por jo si himn organizate.
Sa per punen e emrit, beselidhja apo bashkimi do te ishin shume me klishe se aleanca.
Sala eshte demtuar realisht, jo vetem pse foli disa here kunder, por sepse mbeshtetja qe gezonte si Sala nderi i Kombit e traplliqe te tilla, tashme nuk ekziston me.
Ligji u ndryshua, ne fillim ishte me detyrim, u be fakultativ dhe sa per parlamentin mos kritiko nje organizate qe s'ka asnje kokerr deputeti, fajin e ka PDIU-ja qe ishte e pranishme kur u votua.
E rendesishme eshte qe fushata e sensibilizimit kunder regjistrimit etno-fetar ndikoi ndjeshem ne deshtimin e regjistrimit, pra edhe ne deshtimin e Sales.
Te vetmet fitore kunder Sales me 2011 i ka AK-ja, qe me ndryshimin e Ligjit, qe me votimin antikushtuetues pasi nje deputet s'mund te votoje per 2, por vetem per veten e vet, pra qe Sales i doli boja edhe nje ligj se nxorri dot si duhet, por me manipulim, po ashtu heqja e kombesise e ben te pamundur nje regjistrim te ardhshem, qofte edhe fakultativ dhe Sales iu vu kufiri tek thana.
Pa he njehere ç'fitore qofte edhe modeste ka korrur opozita ndaj Sales, kjo opozita politike e punes jo e llafeve ? Perkundrazi ka marre shpulla prej Sales.
Sa per cilesine e te rinjve, ne radhe te pare duhet pasioni, ai e ben ujin te hidhet perpjete (po aq sa paraja), ç'eshte e keqja e te rinjve cilesore(cfaredo te kuptohet me kete) eshte se kane pordhe te medha dhe oportunizem te theksuar, mezi presin te futen ne PD ose PS, apo te gjejne ndonje pune me mbeshtetjen e ndonje prej ketyre partive.
Po te kishte gje ne dore AK-ja do i shikoje keta te rinjte cilesore si do i qaseshin, me lot ne sy per atdheun, aq shume e duan dhe vuajne per te.
Shiko, nga cfare di une edhe te rinjte qe i bashkohen AKZ-se (matane te qenit rrondokopa) jane si ata te rinjte qe i bashkohen PD-se e PS-se, pra oportuniste e karrieriste ne kulm. Nevojiten njerez me pasion, pasion kombetar, por edhe njerez te afte dhe te ditur.
Jo mer babe se kjo qe thua ti do ishte e vertete sikur AK-ja te kishte gje ne dore, e kunderta eshte e vertete, duke nxjerre fytyrat dhe emrat po demtojne te ardhmen e tyre, sepse si salistet si socialistet do u thone neser, epo ke qene tek AK-ja, piji lengun vendit te punes.
Ti po ngaterron babat me zhabat, socialiste e demokrate, ata me interesa reale partiake, jane te bashkuar kunder AK-se, sepse perfaqeson nje fryme te re qe do te shkaterroje kete te qelburen qe eshte sot e ku notojne si demokrate ashtu edhe socialiste.
Synimi eshte shume ambicioz, prandaj edhe jane shpresat tek te rinjte, se po qe per ata qe i kane kapercyer te 35-at, aha nga keta mos prit gje, hiq ca kokrra, shumica derrmuese e ka kthyer keneten shqiptare ne habitatin e vet natyror.
Klipi fare bukur mund te ishte nje perzjerje filmimesh(profesjonale) nga trevat "shqiptare" ne Shqiperi,Kosove,Cameri,Maqedoni dhe Malin e Zi.(Nuk po paragjykoj kengen se cilte gjithashtu e dobet)..AKZ nuk eshte parti politke por OJQ qe keshtu mos ti ngaterrojme gjerat...Nje parti politike mund te shpalose filmimet e liderit,mitingjet apo forumet: Ne rastin e klipit mesazhi eshte i ceket dhe vulgar...AKZ duhet te percoje nje mezash inteligjent dhe te heqe nga konteksi "individin" dhe te vendose "Shqiperine". Kaq e veshtire eshte te kontraktosh nje agjenci profesjonale apo fundja edhe te huaj, te krijoje nje videoklip profesjonal?..Te gjithe tek BBF e paska zene radhen?..
E pershendes perpjekjen por menyra se si u realizua "e ktheu ne nje fllucke sapuni"
kete kritike nuk e kuptoj, perse nese te jepet mundesia te kesh 6 personazhe te njohur, qe me deshiren e tyre vijne e ndihmojne, robi duhet te mendoje qe ta jape mesazhin me manekina e njerez qe vizatuar ne letra ?
Per te tjeret nuk di gje, po Loriku ka dhene edhe ndihmese financiare, djale flori, i thjeshte, pa pordhe, inteligjent dhe qe e ka me zemer.
E di si iu pergjigj pyetjes me spec, se nese Kosova do kishte skuadren e vet, me ke do luante me Shqiperine apo Kosoven.
Me Shqiperine se Kosova nuk eshte komb, ka vetem nje kombetare shqiptare.
Mire, ja po behem mistrece fare, por premtoj ky eshte komenti i fundit te kjo teme.
Nuk e legjitimojne nje levizje pjesemarresit ne te. Sidomos ne kushtet e Shqiperise, ku njerezit shiten dhe blihen shume kollaj (te pranishmit perjashtuar natyrisht).
Une s'jam pjese e asnje klani dhe ju duhet ta kuptoni qe ne fakt njerezia mezi pret nje levizje ku te shikoje te pasqyruara problemet e veta. Kesisoj, me perpara se t'i konsideroni ata qe bejne verejtje si pjestare te ndonje klani tjeter, ndoshta do te ishte me e frytshme t'i degjonit. Jo ne kuptimin e marrjes se dores jo, por ne jemi publik ju pelqen apo s'ju pelqen juve.
Shembullin siper s'ta solla per te te thene qe te benit dicka me figurina, por per te ilustruar idene qe ne substance te fundit mesazhi ka nevoje per koncept me shume se per para. Bravo u qofte atyre qe kane ofruar vullnetarisht imazhin e tyre, por pikerisht qe ky vullnet i mire te perkthehej ne dicka konkrete e te mos shkonte dem do te ishte dashur me shume buonsens.
Nuk e kuptoj se per ke po e hedh ate te shitblerjes.
Une po edhe ata kuqezinj qe njoh, hecim me shprehjen e Cerçizit, qe te ta pershtas ben keshtu (ka edhe rime):
Degjo ketu ti finisterre, une qekur kam lere, as sa shitur dhe as jam blere.
Sa per punet e te degjuarit, kur robi te trajton me kembet e para, pak gjasa ka qe te mos te te godase me paragjykime, sidomos ne shqiptaret, qe te shpartallojme me paragjykime vetem sa del dikush ne pah, i dime gjithnje te gjitha, maje gishtave i kemi pergjigjet , se s'na e fut kush, pse budallenj jemi ne, s'e hame ate kokerr ulliri, po pastaj realiteti tregon te kunderten, qe s'dime gje, na e fusin te gjithe, qe jemi budallenj, qe e hame ate kokerr ulliri , biles me gjithe fare dhe pastaj ankohemi 24 ore ne 24 per gjendjen.
Sa per substancen klipi ka kushtuar shume pak dhe meqe nuk jemi esencialiste do i tundim edhe ca flamuj.
Kemi te bejme me bashkepunim vullnetar, njerez qe duan te japin falas, po kjo me duket se djeg me shume, se shumica ketu as thoin s'do e jepte falas dhe nuk e konceptokan dot sesi 7 figura te njohura nuk paskan marre leke.
Ja ku po e perseris, forca qendron pikerisht te fryma vullnetare, pa te cilen s'do ish bere asgje, s'do kish fare AK. Kjo eshte edhe dobesi nga ana tjeter se shumica derrmuese e shqiptareve te shohin nga portofoli.
p.s nuk ka shoqate civile ne bote qe merren me gjithe problemet e njerezve, per ate jane partite politike, shoqatat civile merren me çeshtje te caktuara, me problematika te kufizuara. Nese AK-ja do te kthehej ne parti atehere do te kish te drejte te merrej me gjithe problemet e njerezve, po kjo varet nga vullneti popullor sikunder deri tash nga ai eshte varur edhe aktiviteti i AK-se, gjithnje spontan, pa asnje sforcim, pa asnje shitblerje, vetem deshire e mire dhe vullnet i lire.
Akëisto, sa kohe qe jeni kundra kryebastardit edhe u me juve jam. Po amon pse e keni rrotullu ate videon rreth kullash me gure?! Prape me gure ne, prape keshtjelle qe nuk thyhemi ne breg te lumit? Ne thy e shkerrmoq jemi mo..............
Po s'do mend qe sa te jete Sala, ai eshte rreziku kryesor per Shqiperine, me e lehte eshte te hyje deveja ne vrimen e gjilperes sesa nje salist tek AK-ja.
Persa i perket keshtjellave, per fat te keq Shqiperia nuk ofron shume ndertesa simbolike, ta zeme nuk ka nje Kolose, nje Fontana di Trevi, nje Vatikan e kupton ku e kam llafin, pushtuesit nuk na lane asnje ndertese te hajrit, nuk na lejuan te kishin ndonje ndertese per simbol kombetar, keshtu qe duam s'duam kur vjen puna tek ndertesat si simbol, ato qe jane me te hajrit jane keshtjellat me model mesjetar.
Ja te kishim ndonje Versaje, ke kujton se do kish marre videoklipi ?
Per arsye historike kultura materiale gjate shekujve te turqise ngeli per ibret, ndersa çdo qender historike e qyteteve ne Europe eshte plot me ndertesa te shek 16-19, tek ne s'ka asgje, çdo ndertese e vjeter edhe ne qytezat europiane, do bente figure ne cilindo qytet ne Shqiperi.
Jemi me keq se Amerika qe s'ka as 400 vjet jete, ama te thyen koken per ndertesa te vjetra te stilit kolonial.
"pushtuesit nuk na lane asnje ndertese te hajrit, nuk na lejuan te kishin ndonje ndertese per simbol kombetar, ...."
Pushtuesit ok, kane bere zullumet e tyre por shiko se me zullumqare jane vete shqiptaret.Dhe sot e kesaj dite i vene qysqine mureve te keshtjellave ose ndonje rrenoje te lashte , per te shtruar me plloca oborrin.
jo pak nga njerezit qe kane kritikuar ketu, me sa i njoh, kam bindjen qe nuk do kritikonin po te mos mendonin ashtu si thone. Per klipin kjo. Strikt.
duhet te dish qe ky forum eshte i ashper, por fakti qe videoja ka dale ne balle te vendit, them se ka shume me teper rendesi se sa kritikat, te cdo lloji qofshin, dashakeqet perfshire.
I ka normalisht mangësitë e veta videoklipi, madje dhe Kreshniku vetë. Vanitetin psh që ia kanë marrë shenjë (flokët me xhel) edhe protagonizmi i tepruar, ama dhe patetik.
një gjë të vetme shoh të mirë unë Emo... këta u bënë shkas (një nga shkaqet), që retorika e pushtetit aktual të superohet. Shoqëria e ka kapërcyer pushtetin aktual dhe atë që përfaqëson ky. Shqiptarët duken se po rriten. Kreshniku me të tijtë, duken si puçrat e adoleshencës.
Me ra rasti ta kem perballe ne nje darke spontante kur ishte ne NY per "paraden". Njeri me arrogant nuk kisha takuar. Megaloman aq sa paturpesisht insistonte se ate dite ne parade pati 5000 veta dhe se kjo ishte merite e tija dhe ishte prove se sa vleresohet AK. Cka nuk di Kreshniku eshte se ate dite doli ne shesh nje llum i diaspores... dhe qe dolen aty per hajgare!
Bej ta harroj ate nate e s'mundem. Me vjen te vjell kur e mendoj qe ky seriozisht i futet politikes neser.
Aty ne shesh paska qene llumi i diaspores, kurse ti si i zgjedhuri paske qene per darke, lere se i the te gjitha, mos shto me. Edhe beji nje nder vetes, shko tek psikologu meqe s'mund ta harrosh ate nate (se mund te nxjerre edhe probleme te tjera, duke pare simptomat qe shfaq).
Mesa vura re kritikat nuk burojne nga mendimi por paragjykimi, prandaj them qe ka keqdashes por jo kundershtare.
Normalisht si himn organizate nuk mund te konceptohet si kenge per te gjithe, eshte logjike kjo, synimi eshte te beje per vete nje kategori te caktuar dhe synimi eshte permbushur, shiko komentet ne youtobe sa sukses ka korrur, vetem tek 1 nga disa qe i kane vene, ka gati 60 000 shikime, 1327 pelqime, 18 kundra dhe 7 faqe me pergezime, per 2 dite.
Ka dale ne balle te vendit se perben 'fenomen', te mos kish dale do ishte çensure, dhe njefare çensure mund te quhet perderisa nuk eshte vene nga administratoret por nga nje anetar.
Normalisht kritikat do e duhet te jene, po ka shume qe nuk jane kritika por peshtyma, sikur AK-ja ti kishte rene ndokujt me qafe, mesa dihet deri me sot vetem per mire ka vepruar, ne emer te interesit kombetar dhe Kushtetutes se Republikes, prandaj nuk me duket se objektivisht i meriton peshtymat, po si i thone njeriu fytyren e vet tregon.
Me ne fund, u muarr vesh.Kenga nuk fitovi....Se Klipi na zdrangulisi dyu tela te xhanit
Pse ore per kengen bekemi llaf ?Nje kenge tjeter o burrani dhe vajzani! Nje klip allosua qeeee te na kepusi te gjithe telat. Per nje Shqiperi tjater, per ate, keni marifet te na thoni gje ?
Apo me njerez te tjere, ma beni fet e fet, ju te kapshmit ,per vrejtje artistike.
Jo ore jo, me keta qe kemi, me keta, "te ligjte".. e Kuq e Zise, me ju te gjithe, e bejme dot me te mire Shqiperine, apo HIÇ FARE !.. Si me keta qe kemi ne krye.
E ç`na hyjne ne....vrejtjet artistike, per nje klip, kur Shqiperia mbetet ketu ku eshte !
Ky eshte halli e jo cilesia e Klipit apo leshi i Kreshnikut.

Leri robte te merren me leshte e Curres e te Marikes, se per te tjerre lesh jane. Mire qe s'ka mustaqe, se me mustaqet e Celos do merreshin.
Sikur te ngjallej vete Skenderbeu, do fillonin, jo po mjekra nuk eshte intelektuale, jo po vetullat shume te trasha si shpellar, jo po shpaten e kemi kthyer ne plug se jemi paqesore, jo po kali e ka bishtin te shkurter.
Ketu eshte per te shtruar pyetjen se sa te rritur ka.
Une personalisht nuk merrem me verejtje artistike per klipin. Per mua do ishte mire mos te ishte bere klipi fare e ato para te perdoreshin per dicka me te dobishme.
Jo more nuk e kisha per Ju fjalen.Ne pergjithesi, per ata qe "kapin gabime"... ku mungon ndonje presje dhe jo thelbin.Kur aty behet fjale se e qysh mund.. te dilet.
Klipi eshte bere thuajse falas mos daje, akoma se ke kuptuar, gjithe personazhet kane marre pjese FALAS, artistikisht po ashtu falas, jane paguar vetem ata te studios, per vendin e mjetet.
Nuk qenka kuptuar ende, se aktivitetet jane kryesisht mbi baza vullnetare, me 5 leke behen gjera qe perndryshe do kushtonin 50.
Kenge pse s'me qan. Vokal i dobet, muzike e lodhur imitim tip hard rock-u. S'pritet me shume nga Jorgaqi, nga pamja duket e ka myt kokaina. BBF e me shume.Po ashtu nuk kuptoj edhe tekstin, si shume i turbullt. "Shqiperia po ndryshon " ishte me "ngjethese".
Shajeni sa te doni ,por me e bukur eshte kjo se kenga qe na perfaqesoi Aurela ne Eurovizion .Ajo po qe per turp.Kenga nga me e shpifur qe kisha degjuar.
AKZ i uroj suksese, ndersa per kengen te rime shtrember e te flasim drejt, tekstin e ka kot fare. Dhe Lorikut me duket se ja kan heq zerin fare, ai kendon, te tjeret degjohen
Kenga djema dhe vajza, qe e shkelqyer. Ne fillim kur filloi, sikur s'po me pelqente, sikur s'po me ngronte, kur me pas jo vetem refreni qe ishte shperthyes por lidhej bukur me zerat dhe anasjelltas zerat me ritmin e refrenit, duke i dhene kenges nje vije melodike te ngrohte dhe emocionuese.
Ka nje shishe vere te vjeter ai qe e fut kete kenge ne sajtet e ndryshme perendimore.
Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).
Tafuti: Pfffff ca pytje idiote, ta ka dhene pergjigjen robi qe e ke nxjer te linku.P,s me qe doli kjo pyetje, a ka... A e urren Google Shqipërinë?59 sek më parë
Gaia: pa makine, te besh pushime ne shqiperi eshte e veshtire. varet edhe sa kohe do te rrish me pushime: 3-4... Ka plazh këtë vit në Shqipëri apo jo ?40 min më parë
157 Komente
Nacionalizem kitsch, si cdo gje tjeter andej pari.
E kam thene edhe me pare. Me duket sikur i kane vene qellim veten per nje Rilindje te re alla 'pop culture renaissance'. Po kush me thote, u bene veprat, pa u quajt Rilindje, apo u quajt Rilindje, e pastaj u bene veprat?? Se une nje hymn nuk e quaj dot ngritje e moralit Shqipetar.
Nuk e them se jam kunder ketyre pak me vone-karrige thyersve se fundi fundit kenge eshte,por qenka kot fare.
Te gjithe jemi kreshnike posi.
Patetike!
me falni po bullshit Aleanca Kuqezi u privatezu padrejtsisht nga Spahiu nderkohe qe ishte ide e synim i tjetrekujt eniuej. Varja, manipulim mbarekombetar mbi te gjitha sepse jemi me lidera kozmomutilitan mes tjerash, keshtu qe po e shfrytzon mire rastin. Po mu sigurisht qe pervecse nuk ma mush menjen me con te mendoj radikalizma qe vetem do na ulin n'ven 4 !
Jo jo, ishte synim i K.S. qe ne fillim. Po ta them vetem qe ta dish mire. Une e di prej ca gjonave qe u kerkova te bej per ta, dhe ka kohe perpara se te njihej qe po behej gati. Dhe K.S. ka, si te thuash, hedh faren aty. Pastaj gjithe revolucionarizmat me lote ne sy dhe kenge patriotike, jane sa me kenaq publikun. Perfshire edhe ty ose mua, kuptohet. Por varet ku dhe si e vendos ate kufirin e kenaqjes qe percakton edhe cfare beson.
Nje ze me shume ne skenen politike vetem mire sjell.
0:28 - 0:32 Priceless!
Jo, jo prit, deri tek 0:42.
si mbaroje konga se me kishte xanun gjumi?
Fitojme ne 3-0
Tani kush mund te thote qe eshte kunder kuq e zise, por kjo duket ne nivelin e BBF-se. Kur mendon qe per te gjitha keto harxhoen para. Dhe qe keto para nga diku vijne, dhe ne rastin kur Kreshnikut nuk i ka lene baba ndonje pasuri qe ta tresi per flamur i bie qe kane dale nga xhepi i te gjitheve, kjo lloj aleance duket akoma dhe me pak bindese.
Gjithsesi, te shohim e te gjykojme. E kish thene mire erma pak me siper qe levizje te tilla fillojne nga kauza te medha dhe jo nga kenge mediokre, te mbushura me "O sa te bukur jemi ne!!!"...
po pra, t'u pa t'u bo
Oranje, mos me thuaj qe e ke sjelle ngaqe te pelqen.
Pelqennnnn the? Amon shihe ca po nigjonte tek tra..la..la..la.-ja pak me pare
hahaha... jo. mos ki frikë. (kam dëshmitarë).
Nuk kisha kaq ambicje të mëdhaja sa të vihej në krye të faqes kur e dërgova.
Më bën përshtypje Reshat Arbana, është bërë një lloj maskoti vokal për çdo rast. E kanë vënë të recitojë poezi, ilahi... tani kuq e zi.
Me qetesove, se kisha filluar te sikletosesha maje karriges
.
They won me over
E kuptoj qe te te pelqej apo jo kenga eshte subjektive Mua me pelqeu disave jo
Por keto komentet e tjera per karige apo para apo ... etj me shume me duket sic thote Afrim Krasniqi sot tek
http://www.balkanweb.com/analiza/2689/e-...
....20 vjet pas rënies së sistemit komunist, bilanci i procesit të demokratizimit ka thelluar kontrastin social me atë politik. Qytetet janë shndërruar tërësisht, janë ndërtuar mijëra pallate e dhjetëra gradaçela, rrugë të reja dhe investime të mëdha, janë krijuar institucione të reja kushtetuese dhe instrumente të demokracisë. Gjithçka vizive ka ndryshuar, me përjashtim të disa modeleve të mendimit dhe të sjelljes politike, disa mentaliteteve të formëzuara herët, të shfaqura hera-herës në publik dhe që gjithnjë e më shpesh imponohen edhe si politika ...
...Shqipëria e vitit 2011 nuk ka aftësi ende të krijojë dhe diferencojë standardet qytetare të demokracisë siç nuk ka ende mekanizma të evidentojë çfarë mbetet vlerë e qytetarit dhe çfarë mbetet pengesë e mbeturinë e mentaliteteve të së kaluarës. Ajo vijon të shfaqë të njëjtat sëmundje publike si më 1950-ën, 1967-ën, 1982-in apo 1990-ën, kur shoqëria ndahej në dy pjesë, kur individët me pushtet impononin ligjin dhe historinë, mënyrën e të sjellurit dhe të të vepruarit, kur fjala kritike apo qëndrimi kundër ishte i barabartë me veprën penale.....
......Fenomeni i një brezi të vjetër politik, i cili edhe pas 20 vitesh, vijon të sillet e të flasë si përpara 20 viteve, - përveçse pengesë e të sotmes për demokracinë, po bëhet pengesë edhe për të ardhmen e saj. Retorika e niveleve të larta politike që ndan dhe etiketon, fyen dhe përçmon kritikët dhe mendimet e kundërta, përbën "kështjellën" e fundit të mbetur ende në këmbë nga një sistem antivlerë, për të cilin nuk ishin të huaja liritë dhe të drejtat e njeriut....
,,,,Dhuna verbale si mjet, fushatat denigruese ndaj tjetrit vetëm se ai nuk pranon të jetë ushtar në betejën tënde personale për pushtet, përpjekja për të baltosur këdo .....
Shkurt mendoj se keta Kuq e Zite do ta kene te veshtire se miltantet sic e shikojme edheketu tek peshku i te dy kraheve Rama e Berisha nuk do ti duan dhe do tui baltosin. Uroj te jene te forte dhe te duraur dhe te mos bajne aleanca per tumborjtur nga balta
"Shkurt mendoj se keta Kuq e Zite do ta kene te veshtire se miltantet sic e shikojme edheketu tek peshku i te dy kraheve Rama e Berisha nuk do ti duan dhe do tui baltosin. Uroj te jene te forte dhe te duraur dhe te mos bajne aleanca per tumborjtur nga balta"
Megjithe mend e ke ti? Po c'lidhje ka simpatia ose mos-simpatia jone per levizjen me shijen e keqe te kesaj videoje? Na kane marre per publik çengijesh me duket.
aaaaaa kjo këngë është bërë tashmë "çertifikatë virtuale kombëtare". Filluan mendimet tek jutubi, "kush nuk e pëlqen këtë këngë, nuk është shqiptar". Të lutem shumë.
pse e ulin steken kaq shume s'e kuptoj
Sepse shkojne me parimin "Chi non salta..."
Io non salto!
steka e ulur eshte shume lart. kesgtu qe salta apo jo ti, nuk intereson kujt.
Tifozat Kuq e Zi jane shkeput nga kjo levizje. Ju lutem mos ngatarroni punet e Kombtares em keto gjojna se vetem i here e bona sakrificen e sajdisjes se shoqnise peshkatare dhe shkova ne D2 e jo te veni im ne D1.
Per te tjerat ene mu me pelqeu shume artikulli i Afrim Krasniqit dje. Kurse per videon nuk po flas se nuk kom car them per te me shume dhe me bukur se Hervin Culi. Ndaj le te vije vete e ta thote.
Mendoj ta kesh lexuar fillimin Thashe qe pelqimi apo jo eshte ceshtje subjektive ndersa abuzimi me karriget, parate, ardhjen vone apo shpejt ne skenen politke eshte balte
Ose kane ndryshuar shijet tona, ose ai premtimi pedeist "Shqiperia po ndryshon" eshte permbushur tashme.
P.S. Per Reshatin me kishte marre malli. Flm.
zbardh fare.
ps. me duket i abuzum me keto recitimet ala pathos ne kohorte. Ajo me Ali Asllan dilte dhe tepronte.
pps. not that there is anything wrong with that...
Shife ket tjetrin.Ky me ngjan me ato vajtemoret (vajtojcat)e zones teme qe qajne te dekmit me lek
http://www.youtube.com/watch?v=NIarQWGML...
duro se ka më keq: http://www.youtube.com/watch?v=f30ZX9PI91g
here man: http://www.youtube.com/watch?v=ZPBvFXf9Q2U
HILARIOUS!!!
thx!
qe baba, nji oldie per ty:
http://youtu.be/Je1wsntVm7w
Mua kjo me duket me sh si hymn se ajo qe kane vene siper:
http://www.youtube.com/watch?v=b_nGgWejv...
Kjo eshte hymn! AKZ-ja vjen era BFF, katundarizem e ordinerllek albananistani. Krahaso nacionalizmin e VV me keta te AKZ. Si nata me diten.
JA NJE SHEMBULL I MASKARALLEKUT MILITANT DHE POSHTERSISE JO QYTETARE TE POLITKES SHQIPTARE.
Ca maskaralleku militant flet o kungull? Me ke me ngatrron mua? E shikon ca kam shkruar a jo?
Cuna mos u shani
. Kenga e Kuq e Zi eshte per ibret per nga vlerat muzikore. Se si do te jete partia kjo eshte per t'u pare, shpresoj te dale me mire se kenga. Deri tani Spahiu nuk ka bere keq qe ka dale neper media sepse ka rritur ndergjegjesimin e problemeve... Sigurisht qe nje force e re i ben mire Shqiperise. Por kenga e Jericho ngelet himn, sidomos pjesa e dyte eshte e fuqishme.
Kenge shume mire ajo e Jericho-s, te cpon thell, hyne ne preferencen time,por zbehet fjale per hymn per rritem, hymni!
Nice one!
Hymn? po qe per hymn eshte kjo:
http://www.youtube.com/watch?v=DDlWjas4F2I&feature=related
+1
Desha tju pyes se mire e morem vesh qe jeni kundra Por vete a e dini cfare kerkoni? cfare jeni pro? A jeni pro ndonje gjeja? apo thjesht shaj te shajme se kete dime ta bejme mire ne shqipot
Per mua jericho vijne te paret , nuk jam me mendimin e i pakapshem qe duhet ulur kenga e gjergj jorgaqit,nuk po i futem kush eshte vv apo kz,per mua jane nje,se nje qellim kane tek e fundit,por tek kenga e gj j ,stonojne pak kengetaret me ate zgjatimin e zerit qe me kujtojne festivalet ne rtsh,p,s ai qe luan me kitare solo ashte talent.
Ja edhe nje tjeter meqense jemi te kenget himn, per mua meqense jemi te youtube,http://www.youtube.com/watch?v=ZQR5MwDtqFM&feature=related
Mua nje gje me cudit. Pse duhet qe cdo parti e re te krijoje nje hymn te ri? Kaq thelle ka hy gangsta lifestyle ne jeten politike shqiptare?
Na dhe hymn po deshe.
Pasuri kombetare,ndonse grupi lira perkon me kohen komuniste.
Ndonese, ndonese. Po cdo benin fatzinjte? Te vrisnin vehten me shprese qe te lindnin ne nje kohe me te mire? Kenget qe kendonin pastaj kane qene pre-enveriane.
grupi Lira i dashur tafuti eshte krijuar qe ne kohen e zogut a ne mos me perpara dhe ska lidhje fare me kohen komuniste me perjashtim te faktit qe i mbijetoi dhe asaj periudhe...
http://www.youtube.com/watch?v=uoDq4cwXG...
grupi lira i dashur eshte krijuar qe ne kohen e zogut me duket a pak me vone dhe ska lidhje me kohen komuniste me perjashtim te faktit qe i mbijetoi dhe asaj...
Kujt do me i tregu Grupin LIRA mer jahu ....
Loool....

Ps. Ka qarkullu Nicja roncem knej lkto kohet e funit, po s'ke rastis ti.
Pps. Kape I cik ate "ndonese" kur folet per Liren Jgrupin, jo tjeter gjo). Ndonese e krijume ne kohe te monizmit, kishte vlera
Si thu ti ne kto raste Ziko? Ah ju marrte purtha shalet...
Na myt korrektesa politike. Kujt do me I kallxu Fukoin ti mer jahu!
edhe mua me pelqen
qaj si budallacke sa here e degjoj 
eh po ishin kenge te frymezuara nga atdhedashuria kjo dhe te tjera si kjo. tani frymezon deshira per protagonizem.
"Dua me shume Shqiperine" kisha shume pa e degjuar, shume, eshte vertete nje kenge hymni, ngjall te vdekurit! Bravo!
Keto hymnet jane pune e madhe; tek mosmarrveshja eshte tjerrur hymni eshte bere pelhure penellope.
vete me ket rast sapo pashe hymnin me te cilin mbaroi edhe era hippie, ne menyren me dramatike qe mund te mendohet, i zoti i punes habitet, thote pse ndodhin gjera weird sa here e kendojme kete numer... se nuk e dinte qe po knonte hymnin e nje ere qe po vdiste. good point here me e maru edhe un diten internetore. g-nite, l&g.
emo,vitet 60 70 ka qene amerika ,tani eshte bere me keq se BS ne kohen e vet,good point,P,s rolling stonsat jane angleze,big diference.
emo po them nje rast qe me ka ndodhur vete,erdhen metalikat ketu ne florida,ft myers,hera e pare dhe e fundit qe kam qene ne koncert live.vetem coca cola dhe hot dogs lejoshe,ndonje cigare me frike se nuk lejoshe mos flasim per hashish se security ato ruante.
mua me pelqeu, me thene te drejten. ka aty ketu ca teprime si psh zoti kreshnik me ato kacurrelat me xhel n'a del si shume here por ne pergjithesi me pelqeu. eshte nje brez i tere i lindur pas '90 qe ndoshta ka nevoje per ca patetizem nacionalist. dikush thote qe eshte patetike kenga, po ku ka kenge jo patetike per atdheun, ne kete bote?
Like it very much!
Pa degjoni djem dhe vajza te ppu-se! Qe kur e solli prurjen Oranje Leeuw, e qe befte hajer qe e solli, mendova se nuk do te reagonit ashper.Do duhej ta pertypnit me mire, duke pyetur vetvehten;pse xhanem kaq rini qe u josh pas kesaj levizjeje.Nuk them me kete se eshte gjitheçka nevoitet ose kjo eshte ajo qe pritej.Por eshte fakt qe jemi para nje levizjeje, ne fillimet e saj. Kot lindi? Per qejf te Kreshnik agait? Apo ketu...çoç zbardh nje ..gje e kuqe.Mundet dhe... çoç nxin nje gje e bardhe.Javashni ta shofim!Te maturit ndalen dhe shikojne, mendohen dhe mandej japin gjykime.Ketu sapo degjuan avazin nisen dhjolite burite e currlet, ne ate avazin....me te qara e me te shara! Nuk me duket mençuri.
Kam para sysh se ideja e nje shoqerie te bazuar ne bashkime vullnetare civile, nuk ka asnje dyshim se eshte nje ide anarkiste, ama e nje lloi te ri.Megjithate duhet konceptuar si ide rregullatore, te ciles mundet ti qasemi ne menyre asiptomatike duke tentuar te per te ngushtuar ne menyre te vazhdushme pushtetin arbitrar te shtetit, te tradites dhe te nevojave ekonomike.ne ket erast kemi te bejme me diçka me teper.me problem qe i konceptuar prej kesaj levizjeje eshte problemi kombetar.Pake ju duket? Tek culat tipare duhet ti hedhim syte, per te mos u marre me drrudhat e Kreshnikut?
Tek sensi i paqendrushmerise.paqendrushmeria dhe vullnetarizimi i pakufizuar qe jane tiparet, me shume akoma parimet themelore te shoqerise civile.Paqendrushmenria i ben te pamundura ligjin dhe pronen private(more te çdo lloji, si ka ndodhur, tepke, si i thone korçaret, tek neve).Mirepo sikunder dhe e dime qe te dyja keto vine me perpara "lindjes" se qyetarit e sigurisht perpara futjes se tij ne procesin shoqeror. Bindja ndaj ligjit dhe respektimi i prones jane te papajtushme me zgjidhjet e lira nga ana e Institucioneve te shtetit.Shteti ha ashtu vetvheten. E si ahere kur te gjithe e dime se aty jemi si gjendje, e perbuzim apo e shofim me skepticizem te pafre kete levizje? ka njeri qe nuk e di se "fluksi" eshte gjithenje kundershtar i rendit politik.Ndersa tek rendi politike ka kaluar ne neotirani.Ja njeri rast qe dhe tregon se kush e kundershton apo e perbuz kete levizje, apriori, them se gabohet!
Te vime dhe tek aparenca e levizjes.lexoj se shume merren me organizimin e saj, me drejtimin me fondet, me ..si ta permbledh, me hierarkine e saj.Kjo me duket shume e parendesishme.Pse ? Se si e konceptoj une organizimet e levizjeve te tilla jane johierarkike.Nga e e nxjerr une kete?Nga fakti se pranimet e vullnetshme kurre nuk mund te jene bindje,kurse permbysja e vazhdushme e roleve ndermjet atij qe udheheq dhe tyre qe udhehiqen ne levizje te tilla,do te duhet te jene garancit e barazise funksionale qe i zbehin dallimet natyrore.keshtu qe Kreshnik agai nuk mund te kthehet ne nje lider "i prere" per drjetim te levizjes.Ndaj dhe nuk kemi arresyet e nevojshme,te mjaftushmet, per ta pergojuar, akoma pa pare fryte te levizjes.
E duke thene kaqe une mendoj se ja vlen te mbeshtetet si levizje deri ne ate shkalle sa bindjet tona nuk do te bien ndesh me ecurine e saj dhe frytet e punes se saj.Kemi shume nevoje, per levizje te ketyre natyrave, te organizimeve te Shoqerise CIVILE, perballe nje shtetit arbitrar ne çdo veprim...
Dobet!....Kenga nuk e ka kaluar cakun midish amatorizmit dhe profesjonales. I perngjan prodhimit tipik BBF....kaq e veshtire eshte te prodhohet nje video profesjonale? Nuk e kuptoj... Jane hapur mbi 100universitete private por niveli i cilesise nuk ka ndryshuar.
Unë ndjehem KUQEZI i tëri peshq, por Kreshnik jo që jo. Si i bëhet?
klipi ishte shume i mire deri ktu pastaj e mbyten fare
Kenge dhe video me e shpifur s'behet! Muzike ordinere, tekst edhe me ordiner, kengetare... rrofte bbf-ja! m'u persoll stomaku....
Kta meqe i paskan hy ksaj pune,t'ia kishin lan n'dore ca ustallareve ma me za.Gjergj Jorgaqi djli i mire boll dhe muziken e ka fort qef,e Bon Jovi-t i ngjason,po kjo s'ka qan pune per te.
e kan prish me fjalën të gjithë jemi Kreshnik ( si Skënderbeu ky kreshniku gj) dhe më mirë të këndonte Kreshniku se sa si figurant në vklip
pse me duket mua qe doza te larta hipokrizie nga kundershtaret e kenges.pse po ta kishte kenduar k.tusha me i.mulen do tu kishte pelqyer ciljetisteve dhe gretakocisteve?
ja nje pike takimi midis pd-se e ps-se.nuk eshte e larget dita e koalicionit pd-ps .20 vjet stervitje teorike me ''armik'' imagjinar nacionalizmin tani ka ardhur koha te provohen ne fushen e betejes.po vjen fundi i tranzicionit.po vjen era kerme rreth e rrotull
Nuk kam asgje me mesazhin e kenges por me menyren se si e trasmetojne kete mesazh....
Projektimi i shqiponjes mbi kulle(ne fillim) sikur ishte montuar nga ndonje amator i apasjonuar pas fotoshop per ta postuar ne youtube(nga ata qe punojne ne ndonje internet kafe)
Kengetaret te sforcuara dhe krejt fallco, sikur po luajne ndonje rol ne ato telenovelat Meksikane (B rated )
Ne minuten 4:11, Kreshinku me formular ne dore?....Dhe me pas zhduket ne sfondin e objektivit te atyye vajzave aboleshente ne parade....
WTF?...Perse?...Duhesh kreshnikezuar patjeter kenga?(se e kemi dhe kryetar dhe duhet ti japm nje pjese ne klip)...E kane nje fjale ne anglisht(te cilen nuk mund ta perkthej dot ne shqip) LAME..really lame
Oups..Serisht Kreshniku...me zerin irritues te Jorgaqit ne sfond.....Kesaj radhe eshte duke folur ne forum...
Ka perkthim ne shqip per ate fjale, saktesisht ne dialektin vlonjat: LAMASH/E
Budalleqe vari lesht, nacionalizma alla injorantesh shqiptar, per efekt youtube....
FAIL. Sorry.
Une e simpatizoj AKQ dhe jam impresionuar me permasat e saj/njerzit qe aderojne apo mbeshtesin kete levizje. prej vitesh, kur fshesa greke ishte ne apogjeun e saj dhe shqiptaret e shkrete etiketoheshin si arixhinjte e europes, me vinte plasja qe nuk kishte nje force politike apo organizim qytetar qe ti kundervihej neperkembjes se shqiptareve, qe te nxiste atdhetarine ne kete kohe te krizave identitare , te kozmopolitizmit ekstrem dhe bjerrjes se vlerave te shendosha morale. Nqs shyrtimi kitik i historise tone, cuarja ne muze e patriotizmit folklorik eshte nje nevoje, nxitja e nje atdhetarizimi sui generis eshte domosdoshmeri.
Por ky hymn eshte vertet nje surrogato e patriotizmit patetik.Ne tekst dhe muzikim.Mun dte benin nje gje shume me te bukur dhe pa kercitje , qofte dhe duke ripunuar tekstin e kenges "Dua me shume Shqiperine" me po ate linje muzikore qe vertet eshte emocionuese.
Grava me te drejte thote te mos nxitojme te paragjykojme kete levizje dhe vete protagonistin e saj, K.Spahiu. OK, por nuk me qendron mire kjo fraza " te gjithe jemi kreshnik (spahiu) " dhe sidomos prania e tij vizive qe ze gati 1/3 e kohes se klipit. Ja kjo eshte semundja e qelbur e kultit te individit qe i prek shqiptaret ende pa u konfirmuar si lidera te vertete.
Pastaj qasja konceptuale dhe vizive e patriotizmit qe meton te promovohet. Flamuri sigurisht eshte simboli yne i patjetersueshem i atdhetarise , edhe kullat apo keshtjellat, jane rrenjet tona te qendreses (se rrenuar) por deri ketu jemi tek patriotizmi tradicional. Patriotzmi emocional nuk eshte i mjaftueshem.
Shume e bukur. Me emocionoi, me drodhi leshte.
Deshtim i rradhes.... hiti i ri vjeshte-dimer 2011
Kenga e mire, po nuk te ndez shume, per nje tematike te tille, po nga klipi dy gjera nuk me pelqyen, ai flamuri amerikan, qe na eshte bere shume i bajatshem, ne te gjitha gjerat qe perpiqemi te bejme, gje qe tregon servilizmin tone te pamate, dhe dalja e ati Kreshnikut vend e pavend, na eshte bere me keq se Enveri dhe Saliu, po keta te pakten e kane de juro parllekun, kurse ky ne nje organizim vullnetar, del vete i pare, kete nuk e kuptoj fare....(mbase ka nevoje per akoma me shume protagonizem, kush e di ??????)
po tek e fundit kenge partie eshte.me e mire se tallavate turko-greke qe na bombardojne.kushdo mund te kete kritika per nivelin artistik te kenges,megjithese une mbeshtes frymen e saj.nuk kam asnje problem me ata qe shajne kengen por mbeshtesin akz.problemin e kam me ata qe luftojne akz me pretekstin e kenges ''jo cilesore''.patriotizmi emocional nuk eshte i mjaftueshem.shume dakort por patriotizmi ne shqiperi eshte gotitur aq keq sa qe duhet filluar nga fillimi.dhe ne fund ,tjeter gje eshte kritika pozitive per permiresimin e gjerave dhe tjeter gje ''skermitja lubonjiste'' e atyre qe ndihen te shqetesuar nga zgjimi i shqiptareve
+1
megjithe ndonje fije patetizmi neper te, se tekefundit patriotizmi eshte edhe ndjesi si gjithe ndjesit e tjera, cdo lloj ndermarrje e tille duhet mbeshtetur. Eshte thjesht nje rizgjim internal qe nuk kercenon askend tjeter.
Kenga si himn i nje organizate eshte e perkryer. Cila na qenka kjo organizate qe paska himn me te bukur e cilesor, qofte civile e qofte politike ? Pa he njehere kush eshte ai peshkist qe ka mendere te sjelle ndonje gje ?
Normal qe duke u quajtur Kuq e Zi, videoklipi do perqendrohet tek flamuri, keshtjellat, aktivitetet e organizimet e besimtareve te flamurit.
Pse ça pritet ketu te perqendrohet tek Lubonja, Edi apo Sala dhe performancat e tyre ?
Ju te nderuar peshq kundershtare, jeni rinia e nenshtruar, ajo para kompjuterit qe shan, se s'keni mendere si jashte si brenda vendit te angazhoheni gjekundi dhe nuk eshte se keni ndonje nivel intelektual qe t'ju vijne ofertat nepermjet peshkut.
Gerr-verr muhabet thashethemexhinjsh.
Kenga eshte nje perzierje e shemtuar e turbo folkut e mbetur ne tentative per te qene shqiptaro-patriotiko-perendimoro-ballkaniko-rokisto-repisto-bbf-isto.... shkurt nje zero me xhufke!!!
Dhe ajo qe me acaron nervat me teper jane njerezit qe nuk e shqiptojne dot fjalen Shqiperi, por Shiperi e shiptar....!!! Eshte e turpshme te mos dish tamam as emrin e vendin tend, apo jo?
+1
Nuk e di kujt i referohesh per Shiperi e shiptar, do te kene bere veshet, ne rast se nuk po e thua me keqdashje.
Sa per dijeni ka qe nuk shqiptojne shq ne menyren tende e timen, sepse q zbutet shume,ashtu sikunder ka qe q e shqiptojne ç, prandaj ne çdo rast mos u acaro se tregon vetem keqdashje e perqasje paraprakisht perplasese.
Ndersa kengen mund ta vesh ku te duash, keqdashesit kane share edhe muziken e himnit kombetar, te tjere akoma kane share tekstin, si i thone gojet e liga ate pune kane, nderkaq ngelet e vlefshme ajo shprehja latine per shijet,
De gustibus non disputandum est
Persa kohe qe ne muzike flitet per shije muzikore, po s'te pelqeu ty, akeistave nuk i prishet gjiza.
As mua s'me prishet as gjiza, as djathi, po me cingije nuk mbrohet tradita kombetare!
Epo mire pa he njehere, te degjojme propozimin tend sesi mbrohet tradita kombetare, apo s'ke asnje propozim, di vetem te thuash, kjo s'ben, ajo s'ben.
I vjeter, problemi i aleances nuk eshte nje pocaqi kitsch kenge. Problemi i saj fillon qe tek emri i saj qe fillon me nje fjale te huaj, e te kujton demagogjite ksenocentrike te politikes shqiptare te tipit aleance per te ardhmen, aleanca e qytetarit, aleanca per ndryshim etj etj. Nje tjeter problem eshte protagonizmi i tepert i Spahiut qe eshte deklaruar vetem si mbeshtetes i kesaj levijze e jo kryetar apo udheheqesh ne ndonje cilesi tjeter. Tjeter problem, eshte organizimi dhe cilesia e njerzve qe terheq AKZ-ja, dhe nga cka kam degjuar ne terren keto dy gjera jane pertoke fare. Aleance si cdo organizim politik apo civil ne shtetin perendimor eshte e interesuar per fasaden, per paradat, hymnin, stemen, slloganet, koncertet, figurat me emer qe terheq gjera te cilat jane siperfaqesore dhe pa peshe kur duhe te interesuar per strukturen, programin, ideologjine, veprimet ne terren.
Vallaj, me gjithe keto probleme qe ke rreshtu ti, une s'e kuptoj si kane arrit deri tani me bo videoklipin.
Pse pune e madhe te besh nje klip he? Prandaj them qe problemi i tyre, por jo vetem, eshte qe merren me cikerrima siperfaqesore dhe nuk i futen punes qe kerkon kellqe. Te llapurit pa pushim eshte modus operandi ne Albananistan, po asnje nuk do te punoje. Duhet me pak llapje, e me shume veprim.
Ca veprimi per shembull?
Te mbledhin fonde per te ndertuar nje shkolle ne fshatrat kufitare me Greqine, ku nga mungesa e shtetit, femijte jane te detyruar te shkollohen ne Greqi.
pse mungon shteti atje? përton me vajt deri atje apo si?
Nuk ka nevoj te te shpjegoj pse mungon shteti. Me kerkove nje aksion konkret qe Aleanca mund te beje, e une ta dhashe...ose mund te vazhdojne te bejne klipe e konferenca per shtyp, duke thirrur Myslym Pashen, Pellumb Xhufin e Lorik Canen per dekor.
Pakapo, mos na shit dengla kot me emra, çta vinte Beselidhja Kuqezi ?
Pse mos i rane tulet kujt qe perdoren fjale si patriot e nacionalist ?
Sa per Spahiun, ishte i vetmi qe kur gjithe te tjeret ne shkurt-mars te demoralizuar iu nenshtruan Sales doli e levizi kunder Sales, i vetmi qe levizi ndersa te gjithe thonin se duhet nje pol i trete por askujt s'ja mbante menderja te dilte me nje shoqate civile a parti politike.
E pra, edhe nje tek pulle qe pati guximin e doli, qe pati mençurine e doli, edhe ate do e shajme ?
Ai eshte protagonist thjesht sepse ishte i vetmi qe pati guximin e mençurine te dilte ne skene, prandaj ne vend qe te vije inat, duhet ti japesh meritat.
Njerezit qe terheq jane te rinj, dale te piqen njehere, çfare pret ti, cfaredo do ti te terheqe ata robte qe tashme jane ngjyer e njollosur gjekundi, çfare do ti Brada ?
Sa per strukturen, programin, ideologjine dale njehere se nuk eshte parti politike, nuk mund ta kritikosh pse nuk permbush standartet e nje partie nacionaliste, per faktin e thjeshte se nuk eshte parti.
Pse jo Beselidhja Kuqezi? Apo Bashkimi Kuqezi?
Me fjale Sales i dalin kundra me mijra ne dite, halli eshte kush i del kundra me veprime qe ta demtoj realisht.
Nakatosen gje me ate peticionin qe dorezuan ne kuvend? Jo, ligji i regjistrimit kaloi gjithesesi.
Nuk eshte problem mosha e njerzve qe terheq, por cilesia e tyre. Nga ckam degjuar ne vend specifike, ata e aktivizohen me te ne nivele organizative jane shume rrondokope dhe te paafte.
Njembedhjete shqiptare - dymbedhjete mendime!
no wonder why we are who we are.
Mire Av, po te kenga jemi ketu. Dhe shyqyr qe per muzike e lirik s'bie dakort gjindja se ndryshe rreshtore do ishte bota muzikore
.
Ne pergjithesi, a ka mundesi peshqit ne Evropi te na ndricojne sa ne mode eshte kenga e partise? Se ketej nga ana tjeter e Atlantikut, jo dhe aq.
Por meqe:
Kenga si PR per Aleancen s'ka ritem. Ta vesh kete ne miting a di gje une, duhet shoqeruar me makiato a espresso.
Kenga vete? Spikat momenti i Rreshat Arbanes (hiq vargun "te gjithe jemi kreshnik"
). Reshat Arbana shyqyr sikur edhe listen e pazarit te recitoje, s'ka nevoje robi me bo liste kurre me per pazar se te ngulitet ne mendje.
Restoja e kenges, bahhh sipas shijeve. Mua s'me pelqeu po s'eshte e thene.
Ne fakt, mbreme vetem e degjova, tani vetem po e shikoj.
Sa rrace e bukur shqiptaret
Dmth nuk e ke pelqyer se ka patetizem- po ka. Eshte kenge, kenge pa pathos nuk ka. Ka lirike brenda - e ke ne definicionin e lirikes patetizmin.
Thote Arbana: -jemi kreshnike! po mire kujt i prishi pune, edhe Michael Jackson tha: We are the world...edhe? ca ndodhi?
Eshte nje himn, i thjeshte, shkruar me zemer, pakez i tepruar ne emocion, por te pakten kesaj here emocioni eshte pozitiv.
Ok, se nuk shkruaj me per kete, por ngaqe te pashe pas kaq kohe
cheers
Me fal Av, po pse kush na e ka vene ne dyshim neve bukurine e races? E kam seriozisht pyetjen, dmth te lidhur me temen "pse na/s'na pelqen".
Askush tjeter vec nesh, mendoj.
por nuk kish lidhje kjo fare me pelqesen, ishte thjesht nje shprehje e papritur emocioni nga ana ime
.. besoj na lejohet nga pak, apo nuk?
Jo, jo, na lejohet. Me fal biles se me duket sikur po te sulem ty, por thjesht po perpiqem te argumentoj mospelqesen time para njerezve per te cilet kam simpati.
Video-klipi ka nje difekt bazik sipas meje: nuk e justifikon arsyen e ekzistences se vet. Kur e shikon duket sikur Aleanca eshte partia ne pushtet qe po na publicizon sukseset e vendit, nderkohe qe duhet te ndodhte e kunderta. S'besoj se e keqja na vjen ngaqe s'jemi te vetedijshem per bukurite tona fizike. Ne kete kendveshtrim, klipi mund te perqendrohej shume mire ne problemet qe ka Shqiperia sot: miniera ne greve, njerez qe vriten ne bulevard, opozite qe kishte braktisur parlamentin deri dje, plehra etj etj. Se po te ishim aq te lumtur sa te kendonim maje kullave me fustane mbremjeje, pse do te duhet te themelohej Aleanca Kuq e Zi. Kjo sa i perket thelbit.
Per dukjen pastaj, cfare te them? S'mjafton te kopjosh klishete e botes per t'u dukur bashkekohor. Dhe sidomos jam lodhur duke degjuar shprehjen "as bota s'e ben me mire", thua ky te jete justifikimi per te gjitha gjerat qe behen ibret ne Shqiperi.
oh jo, nuk e mora fare si sulm, te siguroj per kete.
puna eshte se une nuk pres Apasionaten apo Marshin turk nga shqiptaret dhe nga askush tjeter sot. pak a shume e thashe pse e mbeshtes, me teper si akt sesa si ndonje arritje ne art, se nuk besoj se eshte ky qellimi. Me pelqen qellimi pozitiv i perpjekjes edhe pse jo perfekt.
Dmth, let it be. le ta leme te jete
ok, ma mbylle gojen
po kthehem te punoj
perqafime
Ncncnc, pune te mbare ty, por qe u dorezove nga kaq me Av, s'me besohet
.
Av, o manipuluese sentimetale
.
Se e shame nuk e vrame o rrushe, dmth s'eshte se i morem jeten. Edhe pa i hyre analizes se permbajtjes (qe e ka bere Finis) por vetem duke e krahasuar me kenge "patriotike" te tjera, nuk avitet gjakundi.
Pa te jete per permbajtjen? Fshati digjet e videoklipi merret me paradat ne NYC.
I am a poet
I tend to beautify this shitty world.
( sipas Dikujt
)
Ke te drejte Av, po te shikosh komentet, shumica priren nga kriticizmi dhe perfeksionizmi.Po nuk ka pse trishtohemi kaq shume sepse perfektja nuk egziston. E rendesishme eshte qe kjo levizje (tash per tash) si fryme dhe qellim duhet mbeshtetur. Aq me teper , e drejt vrejtja qe ben dikush ketu, duhet jo thjesht simpati por Pjesmarrje, Angazhim dhe Veprim.Shqetsimi apo skepticizmi i nje pjese te njerzve eshte qe kjo levizje neser te mos instrumentalizohet dhe as te perdoret thjesht si trampoline drejt kolltuqeve ne parlament per nje apo dy persona dhe tungjatjeta.
Dikur flitej per patriotizem socialist, sot duhet pak "patriotizem kapitalist" dmth objektivat e kesaj levizje nuk duhet te jene vetem ceshtje qe lidhen me identitein kombetar (regjistrimi, ) apo sovranitetin (shitje detit,shkolla e varreza greke vend e pa vend ) .Keto po e po, por edhe problemet qe ka prodhuar ky kapitalizmi eger alla shqiptarce SE NA MBYTEN PLEHRAT. E kam llafin qe nuk duhet medoemos te prodhohen rreziqe dhe as fantazma TJETRI per te ushyer patriotizmin luftarak, por duhen adresuar probleme qe nxisin atdhetarizmin civil.
Qe jemi te bukur s'ka nevoje te na e thoje Aleanca se na e thote pasqyra
. Po edhe rrace me vete? Ben vaki xhanem, te gjithe treguesit i kemi
.
Av, kenga si kenge (e pavarur se kujt i perket etj) per mua s'ka pathos.
"Per ty atdhe" psh ta ben mishin kokrra kokrra.
PS: Ti tashi mos bej sikur s'e di qe Arbana thote "jemi kreshnik" e s'thoshte dot "jemi sokola" bie llafi
.
PPS: cheers &
po ne a dum me u rrenqeth e ngri akull, a dum me u kthjellu e ngrof nga pak?
ps: mos me ngacmo tash, se jam busy.
pps: what a beautiful lipstick u're wearing. wha's the number
Ja ,e degjova tani.
Se mos do konkuroje ne festival dhe ju ,sa e paskeni sharre.
Kur e pelqejne vete ,ta gezojne .Mua normal qe s'me ngjiti hic.
Nese dun me prek telat e zemnave le te vene kenget e Jericho ne replay.. po sec kam i ndjenje qe Jericho sdo desh me u perzi me ate me flokt me xhel...
Ca me tej, te kishin montu nja 2 tuba alumini maj murit te kalase besoj do ishte me terheqese.
Po qe per kengen, respekt per kompozitorin e kengetoret per punen e harxhuar.
Si lloj melodie e AVAZI me duket sikur jam ne zbor dhe jena tu knu pas stervitjes nonji konge me zjermm patriotik.
Po qe per " te tane jena kreshnika " ..eshte emertim i xanun prej kohes se , "patriotit te Modh mer jahu ", Ahmetes , ymer paste NM e tij .
I urojme vepra kesaj Levizje , se bolle XHEL asht tuj paraqit ! Dhe nga "Xhelat:" si te ndrejtat si kacarat nji gjo osht vertetu ne Memedhembje si perfundim ." Ti zotni Salia , s'me pate kuptue ....Une deputete per tye po luftojsha per mos me tu cart partia "
i pakapshem ,kritika mund te bejme sa te duam dhe do bejme ,po puna eshte se ti perballe ke nje klase politike krejtesisht te shkombetarizuar.nevoja per nje force politike atdhetare eshte aq urgjente sa qe verejtje te tilla ne kete moment duken luks i tepruar.nuk tha njeri qe k.spahiu eshte i vetmi qe mund ta coje perpara kete fryme.le te dalin edhe te tjere,kush i pengon?puna eshte se te tjeret jane aq te ''zinj'' sa qe spahiu duket ''norvegjez''.kjo eshte nje fryme e re dhe ne rritje.tani ka nevoje per mbeshtetje.per kritikat mos u merakos se taborri lubonjist mezi po pret tu dalin ne shteg.tani per tani nuk flasin shume se duan ti injorojne.sapo te faktorizohen do shikosh si do reagoje aleanca krahinaristo-kozmopolite
Fjale me vend shqiptari i vjeter, K. Spahiu mund te mos kete asgje me shume se te tjere, po keta pse nuk dalin, pse nuk aktivizohen, mos i pengon gje Spahiu keta ?
Ta them une, si shqiptari tipik edhe ne kohet parakomuniste, edhe patriotet kane pordhe te medha, jo une keshtu jo une ashtu, pse ky keshtu pse ky ashtu.
Ja tani do ti trokasi secilit njerezia tek dera, aman hajde na shpeto si me qene secili si Cincinati romak, shpetimtari i Atdheut.
Jo mo zoteri, ke kapacitet per te shkruar, shkruaj, ke kapacitet organizativ organizo robte, ke para veri ne pune per kauzen kombetare.
Ja keto 3 kategori njerezish duhen dhe perderisa ne 20 vjet, nuk dolen çfare leshin presin qe te dalin ?
Le te bejne nje shoqate alternative po qe se jane me te mire, vetem te levizin, jo te ngrohin kolltukun e te flasin per krenarine shqiptare, per Oret e Zanat, per Homerin dhe Trojen pellazge.
Une e shoh si puna e atij qe thote, kur u be dhe ky, shkurt e sakte, muhabet thashethemexhinjsh.
Deri me sot, duam s'duam, i vetmi qe e ka bere Lubonjen per uje te ftohte ne nje emision televiziv per çeshtjet identitare, ka qene Spahiu, biles qe atehere Lubonja e ka ulur bishtin.
Me leket e rroges po e bredh boten Spahiu per te miren e Shqiperise?
prejardhja e nofkes tende dhe cinizmi i pyetjes vijne era ''shen kozma''
Po pse AK-ne pa financiatore e di zotrote ?
E njeh Lorik Canen zotrote, ja psh festen ne Rome me 17 tetor e financoi Loriku.
Per para AK-j vertet s'ka, po sa per nje bilete avioni gjenden, mos ki merak, nuk jemi ne vitet 30, ku te udhetoje me avion ishte luks per pasanike.
S'ka rendesi kjo, rendesi ka qe jo te gjithe qe mund te kene nje ide qofte me te mire se te Spahiut i gjejne financimet qe ka ai. Keshtu qe mos ju drejto te gjitheve me akuza.
po s'do i dime te gjithe te gjitha, pa problem, secili ne fushen e vete te pakten.
Shqiptari i vjeter- Shen Kozmai s'kishte lindur kur ka lindur nofka ime
Po ku e di ti qe si gjejne, pa me thuaj kush e ka provuar dhe s'i paska ecur ?
Apo kot per te bere debat do flasim me sikur, jo po sikur te kishte halla @@ e ti thoja ungj.
Ti s'e ke idene fare, thjesht meqe AK-ja ka vizibilitet publik supozon se jane hedhur pare e madhe, çka eshte plotesisht e gabuar, AK-ja eshte shoqata me varfanjake ne Shqiperi, as qe mund te krahasohet me milionat e dollareve qe merrte Mjafti apo qe kane marre e shperndare Sorosianet.
Une si akeist, ta them ty dhe kujtdo tjeter, qe kush mendon se do gjeje mundesi per te futur para ne xhep te rrije larg Ak-se, biles kush hyn duhet te vetefinancoje aktivitetin, kush shpreson te gjeje para le te shkoje tek Sorosi dhe shoqatat fantanzma qe mban me milionat qe sjell Europa per ngritjen e shoqerise civile ne Shqiperi.
Ndershmeria dhe perkushtimi jane dy kriteret baze, kush e ka hallin tek parate le te shkoje tek Sorosi.
une nuk thashe apo lashe te kuptohet qe shen kozmai ka lindur para 'pamjes se denje' por bera nje ''martese'' te veprimtarise se tij kunder shqipes nga moreja ne epir ,me gjuhen e nofkes tende e cila ishte objektivi i perpjekjeve te tij.
Po eshte fjala per kenge frymezuese, ja ku e ke:
http://www.youtube.com/watch?v=eWQU2nYcmCM
E ka shkruar ai burri i madh 150 vjete me pare, i fut nje orkestrim heavy metal (me rende se orkestra e Topit) dhe del matane. Nuk nevojiten keto patetizmat me bimbo me fustan qe bejne levijze sikur do hidhen e fluturojne nga muret.
Pakapo, mo ia fut kot, ku ke pare si himn organizate vjersha te vjetra, mund te perdoresh si moto ndonje shprehje te vjeter, por jo si himn organizate.
Sa per punen e emrit, beselidhja apo bashkimi do te ishin shume me klishe se aleanca.
Sala eshte demtuar realisht, jo vetem pse foli disa here kunder, por sepse mbeshtetja qe gezonte si Sala nderi i Kombit e traplliqe te tilla, tashme nuk ekziston me.
Ligji u ndryshua, ne fillim ishte me detyrim, u be fakultativ dhe sa per parlamentin mos kritiko nje organizate qe s'ka asnje kokerr deputeti, fajin e ka PDIU-ja qe ishte e pranishme kur u votua.
E rendesishme eshte qe fushata e sensibilizimit kunder regjistrimit etno-fetar ndikoi ndjeshem ne deshtimin e regjistrimit, pra edhe ne deshtimin e Sales.
Te vetmet fitore kunder Sales me 2011 i ka AK-ja, qe me ndryshimin e Ligjit, qe me votimin antikushtuetues pasi nje deputet s'mund te votoje per 2, por vetem per veten e vet, pra qe Sales i doli boja edhe nje ligj se nxorri dot si duhet, por me manipulim, po ashtu heqja e kombesise e ben te pamundur nje regjistrim te ardhshem, qofte edhe fakultativ dhe Sales iu vu kufiri tek thana.
Pa he njehere ç'fitore qofte edhe modeste ka korrur opozita ndaj Sales, kjo opozita politike e punes jo e llafeve ? Perkundrazi ka marre shpulla prej Sales.
Sa per cilesine e te rinjve, ne radhe te pare duhet pasioni, ai e ben ujin te hidhet perpjete (po aq sa paraja), ç'eshte e keqja e te rinjve cilesore(cfaredo te kuptohet me kete) eshte se kane pordhe te medha dhe oportunizem te theksuar, mezi presin te futen ne PD ose PS, apo te gjejne ndonje pune me mbeshtetjen e ndonje prej ketyre partive.
Po te kishte gje ne dore AK-ja do i shikoje keta te rinjte cilesore si do i qaseshin, me lot ne sy per atdheun, aq shume e duan dhe vuajne per te.
Shiko, nga cfare di une edhe te rinjte qe i bashkohen AKZ-se (matane te qenit rrondokopa) jane si ata te rinjte qe i bashkohen PD-se e PS-se, pra oportuniste e karrieriste ne kulm. Nevojiten njerez me pasion, pasion kombetar, por edhe njerez te afte dhe te ditur.
Personalisht...mè dukeshin mè simpatik pa kèngè..po nejse...kam dègjuar mè keq se kjo
Jo mer babe se kjo qe thua ti do ishte e vertete sikur AK-ja te kishte gje ne dore, e kunderta eshte e vertete, duke nxjerre fytyrat dhe emrat po demtojne te ardhmen e tyre, sepse si salistet si socialistet do u thone neser, epo ke qene tek AK-ja, piji lengun vendit te punes.
Ti po ngaterron babat me zhabat, socialiste e demokrate, ata me interesa reale partiake, jane te bashkuar kunder AK-se, sepse perfaqeson nje fryme te re qe do te shkaterroje kete te qelburen qe eshte sot e ku notojne si demokrate ashtu edhe socialiste.
Synimi eshte shume ambicioz, prandaj edhe jane shpresat tek te rinjte, se po qe per ata qe i kane kapercyer te 35-at, aha nga keta mos prit gje, hiq ca kokrra, shumica derrmuese e ka kthyer keneten shqiptare ne habitatin e vet natyror.
Klipi fare bukur mund te ishte nje perzjerje filmimesh(profesjonale) nga trevat "shqiptare" ne Shqiperi,Kosove,Cameri,Maqedoni dhe Malin e Zi.(Nuk po paragjykoj kengen se cilte gjithashtu e dobet)..AKZ nuk eshte parti politke por OJQ qe keshtu mos ti ngaterrojme gjerat...Nje parti politike mund te shpalose filmimet e liderit,mitingjet apo forumet: Ne rastin e klipit mesazhi eshte i ceket dhe vulgar...AKZ duhet te percoje nje mezash inteligjent dhe te heqe nga konteksi "individin" dhe te vendose "Shqiperine". Kaq e veshtire eshte te kontraktosh nje agjenci profesjonale apo fundja edhe te huaj, te krijoje nje videoklip profesjonal?..Te gjithe tek BBF e paska zene radhen?..
E pershendes perpjekjen por menyra se si u realizua "e ktheu ne nje fllucke sapuni"
S'ka leke o mik, me koston e nje videoklipi profesional si e koncepton ti, Ak-ja rron 6 muaj.
Mesazhi jepet edhe me pak mjete po te duash:
http://www.youtube.com/watch?v=dSoMh3MQH...
Po nejse, po e leme qe ka me shume rendesi levizja sesa keto ojnat.
kete kritike nuk e kuptoj, perse nese te jepet mundesia te kesh 6 personazhe te njohur, qe me deshiren e tyre vijne e ndihmojne, robi duhet te mendoje qe ta jape mesazhin me manekina e njerez qe vizatuar ne letra ?
Per te tjeret nuk di gje, po Loriku ka dhene edhe ndihmese financiare, djale flori, i thjeshte, pa pordhe, inteligjent dhe qe e ka me zemer.
E di si iu pergjigj pyetjes me spec, se nese Kosova do kishte skuadren e vet, me ke do luante me Shqiperine apo Kosoven.
Me Shqiperine se Kosova nuk eshte komb, ka vetem nje kombetare shqiptare.
Nuk e legjitimojne nje levizje pjesemarresit ne te. Sidomos ne kushtet e Shqiperise, ku njerezit shiten dhe blihen shume kollaj (te pranishmit perjashtuar natyrisht).
Une s'jam pjese e asnje klani dhe ju duhet ta kuptoni qe ne fakt njerezia mezi pret nje levizje ku te shikoje te pasqyruara problemet e veta. Kesisoj, me perpara se t'i konsideroni ata qe bejne verejtje si pjestare te ndonje klani tjeter, ndoshta do te ishte me e frytshme t'i degjonit. Jo ne kuptimin e marrjes se dores jo, por ne jemi publik ju pelqen apo s'ju pelqen juve.
Shembullin siper s'ta solla per te te thene qe te benit dicka me figurina, por per te ilustruar idene qe ne substance te fundit mesazhi ka nevoje per koncept me shume se per para. Bravo u qofte atyre qe kane ofruar vullnetarisht imazhin e tyre, por pikerisht qe ky vullnet i mire te perkthehej ne dicka konkrete e te mos shkonte dem do te ishte dashur me shume buonsens.
Nuk e kuptoj se per ke po e hedh ate te shitblerjes.
Une po edhe ata kuqezinj qe njoh, hecim me shprehjen e Cerçizit, qe te ta pershtas ben keshtu (ka edhe rime):
Degjo ketu ti finisterre, une qekur kam lere, as sa shitur dhe as jam blere.
Sa per punet e te degjuarit, kur robi te trajton me kembet e para, pak gjasa ka qe te mos te te godase me paragjykime, sidomos ne shqiptaret, qe te shpartallojme me paragjykime vetem sa del dikush ne pah, i dime gjithnje te gjitha, maje gishtave i kemi pergjigjet , se s'na e fut kush, pse budallenj jemi ne, s'e hame ate kokerr ulliri, po pastaj realiteti tregon te kunderten, qe s'dime gje, na e fusin te gjithe, qe jemi budallenj, qe e hame ate kokerr ulliri , biles me gjithe fare dhe pastaj ankohemi 24 ore ne 24 per gjendjen.
Sa per substancen klipi ka kushtuar shume pak dhe meqe nuk jemi esencialiste do i tundim edhe ca flamuj.
Kemi te bejme me bashkepunim vullnetar, njerez qe duan te japin falas, po kjo me duket se djeg me shume, se shumica ketu as thoin s'do e jepte falas dhe nuk e konceptokan dot sesi 7 figura te njohura nuk paskan marre leke.
Ja ku po e perseris, forca qendron pikerisht te fryma vullnetare, pa te cilen s'do ish bere asgje, s'do kish fare AK. Kjo eshte edhe dobesi nga ana tjeter se shumica derrmuese e shqiptareve te shohin nga portofoli.
p.s nuk ka shoqate civile ne bote qe merren me gjithe problemet e njerezve, per ate jane partite politike, shoqatat civile merren me çeshtje te caktuara, me problematika te kufizuara. Nese AK-ja do te kthehej ne parti atehere do te kish te drejte te merrej me gjithe problemet e njerezve, po kjo varet nga vullneti popullor sikunder deri tash nga ai eshte varur edhe aktiviteti i AK-se, gjithnje spontan, pa asnje sforcim, pa asnje shitblerje, vetem deshire e mire dhe vullnet i lire.
kryesorja eshte qe ju te jeni te kenaqur me veten tuaj.
Kryesorja eshte AK-ja nuk ka kundershtare por keqdashes dhe forma e kritikave ketu e deshmon qarte.
Akëisto, sa kohe qe jeni kundra kryebastardit edhe u me juve jam. Po amon pse e keni rrotullu ate videon rreth kullash me gure?! Prape me gure ne, prape keshtjelle qe nuk thyhemi ne breg te lumit? Ne thy e shkerrmoq jemi mo..............
Po s'do mend qe sa te jete Sala, ai eshte rreziku kryesor per Shqiperine, me e lehte eshte te hyje deveja ne vrimen e gjilperes sesa nje salist tek AK-ja.
Persa i perket keshtjellave, per fat te keq Shqiperia nuk ofron shume ndertesa simbolike, ta zeme nuk ka nje Kolose, nje Fontana di Trevi, nje Vatikan e kupton ku e kam llafin, pushtuesit nuk na lane asnje ndertese te hajrit, nuk na lejuan te kishin ndonje ndertese per simbol kombetar, keshtu qe duam s'duam kur vjen puna tek ndertesat si simbol, ato qe jane me te hajrit jane keshtjellat me model mesjetar.
Ja te kishim ndonje Versaje, ke kujton se do kish marre videoklipi ?
Per arsye historike kultura materiale gjate shekujve te turqise ngeli per ibret, ndersa çdo qender historike e qyteteve ne Europe eshte plot me ndertesa te shek 16-19, tek ne s'ka asgje, çdo ndertese e vjeter edhe ne qytezat europiane, do bente figure ne cilindo qytet ne Shqiperi.
Jemi me keq se Amerika qe s'ka as 400 vjet jete, ama te thyen koken per ndertesa te vjetra te stilit kolonial.
"pushtuesit nuk na lane asnje ndertese te hajrit, nuk na lejuan te kishin ndonje ndertese per simbol kombetar, ...."
Pushtuesit ok, kane bere zullumet e tyre por shiko se me zullumqare jane vete shqiptaret.Dhe sot e kesaj dite i vene qysqine mureve te keshtjellave ose ndonje rrenoje te lashte , per te shtruar me plloca oborrin.
jo pak nga njerezit qe kane kritikuar ketu, me sa i njoh, kam bindjen qe nuk do kritikonin po te mos mendonin ashtu si thone. Per klipin kjo. Strikt.
duhet te dish qe ky forum eshte i ashper, por fakti qe videoja ka dale ne balle te vendit, them se ka shume me teper rendesi se sa kritikat, te cdo lloji qofshin, dashakeqet perfshire.
me hajer!
I ka normalisht mangësitë e veta videoklipi, madje dhe Kreshniku vetë. Vanitetin psh që ia kanë marrë shenjë (flokët me xhel) edhe protagonizmi i tepruar, ama dhe patetik.
një gjë të vetme shoh të mirë unë Emo... këta u bënë shkas (një nga shkaqet), që retorika e pushtetit aktual të superohet. Shoqëria e ka kapërcyer pushtetin aktual dhe atë që përfaqëson ky. Shqiptarët duken se po rriten. Kreshniku me të tijtë, duken si puçrat e adoleshencës.
thnx për oldie-n.
Me ra rasti ta kem perballe ne nje darke spontante kur ishte ne NY per "paraden". Njeri me arrogant nuk kisha takuar. Megaloman aq sa paturpesisht insistonte se ate dite ne parade pati 5000 veta dhe se kjo ishte merite e tija dhe ishte prove se sa vleresohet AK. Cka nuk di Kreshniku eshte se ate dite doli ne shesh nje llum i diaspores... dhe qe dolen aty per hajgare!
Bej ta harroj ate nate e s'mundem. Me vjen te vjell kur e mendoj qe ky seriozisht i futet politikes neser.
Aty ne shesh paska qene llumi i diaspores, kurse ti si i zgjedhuri paske qene per darke, lere se i the te gjitha, mos shto me. Edhe beji nje nder vetes, shko tek psikologu meqe s'mund ta harrosh ate nate (se mund te nxjerre edhe probleme te tjera, duke pare simptomat qe shfaq).
Mesa vura re kritikat nuk burojne nga mendimi por paragjykimi, prandaj them qe ka keqdashes por jo kundershtare.
Normalisht si himn organizate nuk mund te konceptohet si kenge per te gjithe, eshte logjike kjo, synimi eshte te beje per vete nje kategori te caktuar dhe synimi eshte permbushur, shiko komentet ne youtobe sa sukses ka korrur, vetem tek 1 nga disa qe i kane vene, ka gati 60 000 shikime, 1327 pelqime, 18 kundra dhe 7 faqe me pergezime, per 2 dite.
Ka dale ne balle te vendit se perben 'fenomen', te mos kish dale do ishte çensure, dhe njefare çensure mund te quhet perderisa nuk eshte vene nga administratoret por nga nje anetar.
Normalisht kritikat do e duhet te jene, po ka shume qe nuk jane kritika por peshtyma, sikur AK-ja ti kishte rene ndokujt me qafe, mesa dihet deri me sot vetem per mire ka vepruar, ne emer te interesit kombetar dhe Kushtetutes se Republikes, prandaj nuk me duket se objektivisht i meriton peshtymat, po si i thone njeriu fytyren e vet tregon.
Me ne fund, u muarr vesh.Kenga nuk fitovi....Se Klipi na zdrangulisi dyu tela te xhanit
Pse ore per kengen bekemi llaf ?Nje kenge tjeter o burrani dhe vajzani! Nje klip allosua qeeee te na kepusi te gjithe telat. Per nje Shqiperi tjater, per ate, keni marifet te na thoni gje ?
Apo me njerez te tjere, ma beni fet e fet, ju te kapshmit ,per vrejtje artistike.
Jo ore jo, me keta qe kemi, me keta, "te ligjte".. e Kuq e Zise, me ju te gjithe, e bejme dot me te mire Shqiperine, apo HIÇ FARE !.. Si me keta qe kemi ne krye.
E ç`na hyjne ne....vrejtjet artistike, per nje klip, kur Shqiperia mbetet ketu ku eshte !
Ky eshte halli e jo cilesia e Klipit apo leshi i Kreshnikut.
Ky eshte halli e jo cilesia e Klipit apo leshi i Kreshnikut.
Leri robte te merren me leshte e Curres e te Marikes, se per te tjerre lesh jane. Mire qe s'ka mustaqe, se me mustaqet e Celos do merreshin.
Sikur te ngjallej vete Skenderbeu, do fillonin, jo po mjekra nuk eshte intelektuale, jo po vetullat shume te trasha si shpellar, jo po shpaten e kemi kthyer ne plug se jemi paqesore, jo po kali e ka bishtin te shkurter.
Ketu eshte per te shtruar pyetjen se sa te rritur ka.
Une personalisht nuk merrem me verejtje artistike per klipin. Per mua do ishte mire mos te ishte bere klipi fare e ato para te perdoreshin per dicka me te dobishme.
Jo more nuk e kisha per Ju fjalen.Ne pergjithesi, per ata qe "kapin gabime"... ku mungon ndonje presje dhe jo thelbin.Kur aty behet fjale se e qysh mund.. te dilet.
Klipi eshte bere thuajse falas mos daje, akoma se ke kuptuar, gjithe personazhet kane marre pjese FALAS, artistikisht po ashtu falas, jane paguar vetem ata te studios, per vendin e mjetet.
Nuk qenka kuptuar ende, se aktivitetet jane kryesisht mbi baza vullnetare, me 5 leke behen gjera qe perndryshe do kushtonin 50.
heu, e paskam hup ket teme. kulla kujt osht ajo?
Eshte kulla e Kalase se Krujes
ahh, e paskam pas menien ke seksi me minifund. me fal atdheu!!
Sa i mire Loriku...
abababbababababa,mes leshve te verdhe qe bertasin,rrelat e kreshnikut qe dridhen nga zemerimi patriotik.e kisha nje dhimbje koke,ma forcuan tani
Kenge pse s'me qan. Vokal i dobet, muzike e lodhur imitim tip hard rock-u. S'pritet me shume nga Jorgaqi, nga pamja duket e ka myt kokaina. BBF e me shume.Po ashtu nuk kuptoj edhe tekstin, si shume i turbullt. "Shqiperia po ndryshon " ishte me "ngjethese".
Shajeni sa te doni ,por me e bukur eshte kjo se kenga qe na perfaqesoi Aurela ne Eurovizion .Ajo po qe per turp.Kenga nga me e shpifur qe kisha degjuar.
Kjo fundja nje "sigel" eshte .
AKZ i uroj suksese, ndersa per kengen te rime shtrember e te flasim drejt, tekstin e ka kot fare. Dhe Lorikut me duket se ja kan heq zerin fare, ai kendon, te tjeret degjohen
enj, sot poetet kane halle te tjera, nuk jane me ata te nje kohe...
E kam pare dhe degjuar. Nuk me pelqen.
Nuk ka asgje te vecante. Nuk me ngjall asnje emocion.
Me teper me emocinonon "Red and Black" i Etno Egnjujve se ky palo himn.
Kenga djema dhe vajza, qe e shkelqyer. Ne fillim kur filloi, sikur s'po me pelqente, sikur s'po me ngronte, kur me pas jo vetem refreni qe ishte shperthyes por lidhej bukur me zerat dhe anasjelltas zerat me ritmin e refrenit, duke i dhene kenges nje vije melodike te ngrohte dhe emocionuese.
Ka nje shishe vere te vjeter
ai qe e fut kete kenge ne sajtet e ndryshme perendimore.