Në 17 prill të vitit 2009 ambasada zbulon se vetë presidenti i Bechtelit, kompanisë që ndërtoi rrugën Durrës-Kukës, Majkëll Adams, është përpjekur të bindë Sali Berishën të mos e hapë tunelin e rrugës Durrës-Kukës në 27 qershor, dy ditë para zgjedhjeve, pasi kjo mund të ishte e rrezikshme dhe mund të rriste koston e rrugës të paktën me 15 milionë euro të tjera... lista e plote e kabllove nga ambasada amerikane ne Tirane.

  

Wikileaks ilustron sesi Berisha shkaktoi gati 30 milionë euro dëme për poza elektorale

Top Channel

Ambasada në dokumentat dërguar Departamentit të Shtetit zbulon si qeveria po i shkakton kosto me vetëdije shqiptarëve nga dëshira e saj për t’u rizgjedhur.

Në 17 prill të vitit 2009 ambasada zbulon se vetë presidenti i Bechtelit, kompanisë që ndërtoi rrugën Durrës-Kukës, Majkëll Adams, është përpjekur të bindë Sali Berishën të mos e hapë tunelin e rrugës Durrës-Kukës në 27 qershor, dy ditë para zgjedhjeve, pasi kjo mund të ishte e rrezikshme dhe mund të rriste koston e rrugës të paktën me 15 milionë euro të tjera.

Sipas një zyrtari të lartë të Bechtel, ministri Olldashi dhe drejtori i përgjithshëm besonin se hapja e tunelit duhej shtyrë për në tetor, por askush nuk kishte guximin t’ja çonte këtë mesazh kryeministrit.

Bechtel thotë se e kuptonte presionin në të cilin ndodhej Berisha, duke ju referuar deklaratës së Edi Ramës i cili pak ditë më parë kishte akuzuar kryeministrin se kishte gënjyer me afatet e rrugës dhe që ajo tani do të inagurohej nga një kryeministër socialist.

Ashtu siç u parlajmërua nga zyrtarët e Bechtel hapja e parakohshme e tunelit më vonë çoi në shembjen e tij, që i kushtoi buxhetit jo 15 milionë euro, por gati dyfishin e kësaj shume.

Ambasada shkuran se kostoja e rrugës u rrit nga shumë arsye, një prej të cilave ishte dëshira e Sali Berishës për të patur një tunel të drejtë në të gjithë shtrirjen e tij, ndryshe nga sa ishte projektuar që tuneli të ishte i drejtë vetëm në 500 metrat e para nga të dy anët.

Ironikisht, shkruan ambasada, pak kohë më vonë qeveria nuk pranoi të rriste shpenzimet për sigurinë e rrugës duke mos pranuar të ndërtojë gardhet rrethuese të sigurisë, çka lejon fshatarët e zonës dhe gjënë e gjallë të lëvizin lirshëm në rrugë me automjetet që ecin me 120 kilometër në orë.

Kabllogramet trajtojnë edhe një sërë çështjesh të tjera lidhur me ekonominë, që prekin krizën e çmimeve të viteve 2008-2009, ku hedhin dyshime mbi vërtetësinë e shifrave të INSTAT për inflacionin ku ambasada citon një rast me rritjen e çmimit të bukës në masën 40 përqind, por që INSTAT e raportoi shumë më të ulët.

 

*************************

 Ja një interesante: http://wikileaks.org/cable/2009/04/09TIRANA243.html

 

However, Strock estimated that opening the highway in June would add at least 15 million euro to the cost versus opening it in October. 

***

During a visit to the construction site last fall, Berisha decided he wanted the tunnel lined along the entire length instead of the first and last 500 meters as originally planned, adding millions to the cost and delaying completion for the sake of appearance alone.

****************************

Ja t'i gëzojmë wikileaks-et.

 

 

63 Komente

Withers per zgjedhjet e 2009-tes ne Shqiperi, kabllori i dt 6 korrik 2009.

S'paskan lene njeri e ngjarje pa raportuar neper kabllot, nga politikanet tek analistet e tek velistet dhe bazistet, e te gjithe. :O Of course, including daljen e Withersit tek Portokallia, si strategji te re te mardhenieve me publikun. smiley

 Hiqe vemendjen sa te duash nga ato qe kane nxjerre nga Berisha.

Aty jane smiley

Divided the Left Falls - Again
------------------------------
¶3.  (SBU) Berisha assembled a 17-party coalition for the election,
while the SP cobbled together only five parties.  More fatally, the
SP and its left-wing rival LSI were unable to come to terms prior to
the election, forcing the two parties to run as separate coalitions.
Altogether, the SP and LSI coalitions totaled 11 parties.  Taken as
a whole, these left wing parties received 51 percent of all votes
cast, vs. 47 percent for the DP coalition.  Had SP and LSI run
together in one coalition, they almost certainly would have won the
election.  On an individual party vs. party basis, the SP outpolled
the DP by the slimmest of margins, 40.85 percent to 39.99 percent.

 A i beri njeriu pershtypje fakti qe Berisha, vetem per te bere inaugurimin e tunelit durres kukes per zgjedhje e jo ne tetor, i ka shkaktuar shtetit 30 milione euro deme?

Qe ka derrmuar ekonomine shqiptare?

Qe thoshte qe s'kishim krize, por ne fakt ishim ne prag falimentimi.

Qe buka u rrit me 40%, INSTATI genjente?

Qe largoi FMN-en per ta bere buxhetin hi per zgjedhje?

 

Ambasada në dokumentat dërguar Departamentit të Shtetit zbulon qeveria po i shkakton kosto me vetëdije shqiptarëve nga dëshira e saj për t’u rizgjedhur.

Në 17 prill të vitit 2009 ambasada zbulon se vetë presidenti i Bechtelit, kompanisë që ndërtoi rrugën Durrës-Kukës, Majkëll Adams, është përpjekur të bindë Sali Berishën të mos e hapë tunelin e rrugës Durrës-Kukës në 27 qershor, dy ditë para zgjedhjeve, pasi kjo mund të ishte e rrezikshme dhe mund të rriste koston e rrugës të paktën me 15 milionë euro të tjera.

Sipas një zyrtari të lartë të Bechtel, ministri Olldashi dhe drejtori i përgjithshëm besonin se hapja e tunelit duhej shtyrë për në tetor, por askush nuk kishte guximin t’ja çonte këtë mesazh kryeministrit.

Bechtel thotë se e kuptonte presionin në të cilin ndodhej Berisha, duke ju referuar deklaratës së Edi Ramës i cili pak ditë më parë kishte akuzuar kryeministrin se kishte gënjyer me afatet e rrugës dhe që ajo tani do të inagurohej nga një kryeministër socialist.

Ashtu siç u parlajmërua nga zyrtarët e Bechtel hapja e parakohshme e tunelit më vonë çoi në shembjen e tij, që i kushtoi buxhetit jo 15 milionë euro, por gati dyfishin e kësaj shume.

Ambasada shkuran se kostoja e rrugës u rrit nga shumë arsye, një prej të cilave ishte dëshira e Sali Berishës për të patur një tunel të drejtë në të gjithë shtrirjen e tij, ndryshe nga sa ishte projektuar që tuneli të ishte i drejtë vetëm në 500 metrat e para nga të dy anët.

Ironikisht, shkruan ambasada, pak kohë më vonë qeveria nuk pranoi të rriste shpenzimet për sigurinë e rrugës duke mos pranuar të ndërtojë gardhet rrethuese të sigurisë, çka lejon fshatarët e zonës dhe gjënë e gjallë të lëvizin lirshëm në rrugë me automjetet që ecin me 120 kilometër në orë.

Kabllogramet trajtojnë edhe një sërë çështjesh të tjera lidhur me ekonominë, që prekin krizën e çmimeve të viteve 2008-2009, ku hedhin dyshime mbi vërtetësinë e shifrave të INSTAT për inflacionin ku ambasada citon një rast me rritjen e çmimit të bukës në masën 40 përqind, por që INSTAT e raportoi shumë më të ulët.

Zdap ,vetem atyre qe nuk e duan Berishen ,u bejne pershtypje keto fakte,se berishianeve ,ne nje vesh u hyjne ,ne tjetrin u dalin.Jane te pakonceptueshme gjera te tilla, per liderin e tyre shpirteror.

Une e kom bo nje artikull per punen e rruges qe para dy vjetesh. Po kujt i plasi?

 me gjith keto te qeshura, besoj se muskujt e barkut i ke si zhgualli i breshkes! smiley

Lol...po ca lesh sekretesh ka ketu. Ketu ka tamam shtrirje kablli. Ja ca shkruhet ne fund te ketij kabllit te shtrire:

Qysh prej 2005-es (vit kur Berisha u kthye ne pushtet) shqiptaret kane degjuar plot fjalime madheshtore megaprojektesh te kryeministrit. Thjesh, kryeministri duket se nuk eshte ne gjendje te mendoje per gjera te vogla. Po problemi eshte se fjalimet bombastike te kryeministrit konfliktojne keqas me jeten e perditshme te shume shqiptareve te thjeshte. Deshirat e kryeministrit per ide dhe vizione te medha i kujtojne shqiptareve nje barcalete te vjeter te kohes se komunizmit. Nje mesuese kopshti po u fliste femijeve rreth “mrekullise shqiptare”. Kur ajo perfundoi se pershkruari vendin si kopesht me lule, si vend i begate me njerezit me te lumtur ne bote, si vendi ku femijet kane gjithshka...nje femije nga fundi i klases filloi te qaje. Kur mesusja e pyeti pse po qante, ai i tha: “Dua te shkoj e te jetoj ne Shqiperi, me coni aty ju lutem”.

Duhet te kete plot "bukurira" te tjera, po kush ka kohe thuaj...

>>

Ja paska nxjerr Sales lakrat ne shesh wikileaks,e cpo i mbushet mendja dhe shkon e inaguron dhe njehere.

Po per ato 15 milione eurot deme, apo ciqtemen Berishe hesapi..e mo mire

.......por askush nuk kishte guximin t'jaconte kete mesazh k/ministrit.........

te ... Dhijareve ose Babasqapit smiley

Te ben pershtypje kjo fjali e shkeputur lidhur me trimerite e njonit smiley As Olldashi nuk kishte GUXIM t'ja jepte k/ministrit ??????? Vetm ky fakt tregon qe "kablli " eshte i manipuluar !

Hajde na rrofte Mero Baze (shkeputur nga korrespondencat e rrjedhura): The break,
according to several sources, occurred when Berisha backed down from
an agreement negotiated by Baze to support business interests of the
wealthy owner of Tirana's prime entertainment pavilion, the Taiwan
Center. Several sources say that Baze was paid 500,000 euros to
deliver a casino license but ultimately failed to do so. Taiwan
Center owner Besnik Sula allegedly owns "Tema", according to
documents provided by the Ministry of Finance.

....sipas disa burimeve  prishja e maredhenjeve te Berishes me Mero Bazen filloj kur Berisha nuk e mbeshteti  Bazen ne mareveshjen e negocjuar nga ky me pronarin  shume te pasur te Taiwanit per favore  bisnesi.  Disa burime thonë se Mero  Baze kishte mare  500,000 € për të mare  një licencë kazino, por në fund dështoi për ta bërë këtë. Qendra Tajvan me pronar  Besnik Sula dyshohet se zotëron  gazeten "Tema", sipas dokumenteve të siguruara nga Ministria e Financave...

...edhe thashethemet i raportokan keta te ambasades amerikane....prandaj i paska ngec  sharra ne gozhde Bazes....

Nga më interesantet që pashë unë: 

Will the real John Withers Please Stand Up? (suksesi i Withers në Portokalli)

Albania walks a financial tightrope (mbi qeverine qe duhet te kurseje para, por qe per shkak te ambicieve elektorale te kryeministrit ben te kunderten)

Serious questions about Albania's fourth cellular license (shqetesime serioze mbi dhenien e licenses e katert te telefonise celulare) 

Edi Rama and the SP spinning their wheels (Rama dhe socialistet ne vend numero para zgjedhjeve te 2009-es)

Shqipëria: i kuptojmë hallet e çamëve, por... (mbi pozicionin "as mish as peshk" të qeverisë shqiptare përsa i përket çështjes çame)

Ambasadori Uithërs raporton në Uashington DC se Ish-kryetari i grupit parlamentar të PS, Ben Blushi në një intervistë përshkruan gjendjen aktuale të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Menjëherë më pas Uidhërs citon deklaratën e plotë të z.Blushi:

““Sot Partia Socialiste është si në kohët autobusëve të mëparshëm ku të thoshin mos i fol shoferit. Kjo që unë thashë është padyshim një shaka e trishtuar, por një miku im më tha se nuk është e rëndësishme ku po shkojmë, e rëndësishme është që autobusi është në lëvizje. Autobusi po lëviz, por rruga është e gjatë dhe unë nuk mund të rri pa folur…”.

Ambasada e SHBA: Në PD nuk e durojnë dot ndikimin e Topallit te Berisha

" .... Sipas një zyrtari të lartë të Bechtel, ministri Olldashi dhe drejtori i përgjithshëm besonin se hapja e tunelit duhej shtyrë për në tetor, por askush nuk kishte guximin t’ja çonte këtë mesazh kryeministrit... "

 

 Tamam si ne kohen e E. Hoxhes, qe ministrat dhe sorollopet rreth tij, nuk guxonin ti shprehnin te verteten, realitetin.  

E sakte Pjer. E njejta gje ndodhte dhe ne jugosllavi, qe kridhej ne borxhe sa ishte gjalle Tito, per ti fshehur realitetin e hidhur ekonomik.

 Jugosllavia ishte diçka me liberale se Shqiperia, se lejohej privati, dhe kur plasi revolucioni i 1968-69 ne USA e Europe, qe pati ndikim kudo ne gjith boten, (edhe ne Shqiperi 1970-71-72-73) , Jugosllavia e la te lire, njerzit u çliruan disi me shume, ndersa ne Shqiperi  vetem 3-4 vjet liri pati kjo pune dhe filloi hermetizmi, frika ndaj njeri-tjetrit, çdo gjeje te huaj, etj. 

Tamam si ne kohen e E. Hoxhes, qe ministrat dhe sorollopet rreth tij, nuk guxonin ti shprehnin te verteten, realitetin.  

Ne fakt, nuk eshte se kane shume ndryshim .I vetmi ndryshim eshte, qe ateher nuk ishte e ndaluar ta luftoje hapur armikun e partise,ndersa sot ,behen m'sheftas.Nuk eshte cudi ,qe shumica e atyre qe i kane dale kunder,o kane vdekur (vrare),o jane ne "persekutim" te vazhdueshem,duke u'a bere jeten me te veshtire. Historia perseritet ,pavaresisht se ndyshoi forma e regjimit,s'kane ndryshuar njerezit sepse njerezit ne thelb ngelen po ata.Nje regjim ,mund te permbyset brenda nje dite,kurse te ndryshoh nje mendje njerezore ,duhen me shume se dy dekada demokraci.

uikiliksat nuk po thone asigjo qe nuk dinim ne thjesht mire qe dalin eniuej sepse "stampohen" me marka te gjykimit te marre me sirjosli ... uotever them una

Janar 2009Njerëzit e shohin si ironike që ish-sekretari i partisë të luftojë komunizmin

Fushata antikomuniste e Kryeministrit Berisha e vitit 2009, mes të cilave qe edhe miratimi i ligjit të Lustracionit sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës qe një strategji për të zëvendësuar luftën e diskretituar kundër korrupsionit, pasi ministrat e tij u vendosën nën akuzë dhe qyteti “është i mbushur me thashetheme mbi bizneset e dy fëmijëve të tij”, – shkruhet në një raport diplomatik të janarit të vitit 2009. Në atë kohë, Berisha shpalli ndërtimin e një obelisku kundër komunizmit dhe shpërndau 20 milionë dollarë për kompensim të viktimave të komunizmit për vuajtjet e tyre. “Fushata aktuale antikomuniste po zëvendëson gjithnjë e më shumë temën e luftës kundër korrupsionit, e cila e ndihmoi Berishën të vijë në pushtet në 2005. Këto masa, gjithsesi, shikohen me skepticizëm nga njerëzit, të cilët e gjejnë ironike se si ish-sekretari i Partisë Komuniste përdor të njëjtat armë antikomunizmi për të ruajtur mbajtjen e pushtetit”, - thuhet në raport.

“Sipas komentatorëve, ka tri arsye kryesore se pse Berisha i është kthyer antikomunizmit për herë të dytë në 18 vjet pas rënies së komunizmit. Ndërmarrja e një fushate të tillë e ndihmon Kryeministrin të fshehë qëllimin e vërtetë të ligjit të lustracionit – eliminimin e prokurorëve dhe gjykatësve që po hetojnë korrupsionin mes zyrtarëve. Propaganda antikomuniste do ta ndihmojë Berishën për të mbushur vakumin e krijuar nga diskreditimi i temës antikorrupsion. Në një kohë kur dy anëtarë të qeverisë janë nën hetim dhe qyteti është plot me thashetheme mbi aferat e dy fëmijëve të tij, antikorrupsioni ka humbur shumicën e lustrës së vet. Një nismë e tillë do ta ndihmojë gjithashtu Kryeministrin për të forcuar mbështetjen nga shtresa e të persekutuarve politikë, si dhe për të vjedhur disa nga këto vota nga Presidenti Bamir Topi, i cili është një potencial për rival politik. Ky i fundit i konsideron të persekutuarit si mbështetës të vetes”, thuhet në raportin diplomatik.

“Wikileaks”: Ylli Pango njihej si predator seksual. S’është i vetmi2011-08-29

 

Wikileaks”

“Nuk ka para për të kompensuar të persekutuarit dhe nuk ka vullnet për të hapur dosjet”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë mendon se prania e ish-komunistëve në politikën shqiptare, përfshirë edhe Kryeministrin aktual, Sali Berisha, janë pengesë në hapjen e arkivave sekrete dhe zbardhjen e së vërtetës rreth regjimit të kaluar në vend, ndërsa vlerëson se qeveria ka shumë pak gjasa të përballojë koston e kompensimit të të persekutuarve politikë.

Kablli diplomatik me numër 06TIRANA506 dhe me titull: “Viktimat e komunizmit: obelisk, por jo akses ndaj arkivave shtetërore”, raporton mbi Konferencën e Parë Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, të zhvilluar më 12 maj 2006 në Tiranë. Kablli cilësohet si “i ndjeshëm, por i paklasifikuar”, gjë që do të thotë se nuk përmban sekrete apo informacion që nuk dihet, por se gjithsesi mund të krijojë kokëçarje.

Në fund të raportit, një koment me 123 fjalë, thotë: “Megjithëse qeveria e Shqipërisë ka premtuar riparime sipërfaqësore për viktimat e komunizmit dhe se ka pranuar, në parim, të paguajë kompensim, ka shumë pak gjasa që qeveria do të disponojë mjetet e nevojshme financiare për të plotësuar në tërësi kompensimin për anëtarët e Shoqatës. Për më tepër, ka shumë pak gjasa që qeveria të angazhohet në një proces tërësor për zbardhjen e fakteve dhe të dhënave që janë të nevojshme për të nxjerrë në dritë të gjitha dëmet e shkaktuara nga komunizmi. Një analizë e tillë do të kërkojë hapjen e arkivave shtetërore, të cilat deri tani janë mbajtur të mbyllura dhe shumë pak [njerëz] besojnë do të hapen, duke parë rëndësinë e shumë ish-komunistëve, përfshirë edhe Kryeministrin aktual, nëpër klasën politike. Ky nuk është një problem i ri dhe nuk ka gjasa që të zgjidhet së shpejti”.

Megjithëse është e njohur gjerësisht që Kryeministri Sali Berisha ka qenë anëtar dhe funksionar i Partisë së Punës së Shqipërisë, vetë Berisha e ka mohuar direkt dhe indirekt këtë fakt. Në jetëshkrimin e tij zyrtar nuk përmendet në asnjë rast që ai ka qenë anëtar i Partisë së Punës, ndërsa në një intervistë me rrjetin televiziv BBC, në vitin 2008, gazetarja Sarah Montague e pyeti për faktin se “disa thonë se është i vetmi politikan i mbijetuar nga periudha komuniste”. Kryeministri Berisha iu përgjigj: “Unë nuk kam qenë politikan në kohën e regjimit komunist. Kam qenë një studiues shkencor dhe kardiolog shumë i pasionuar”.

Montague e pyeti më tej, nëse ka qenë pjesë e rrethit të brendshëm të diktatorit komunist, Enver Hoxha, dhe Berisha iu përgjigj se nuk kishte qenë, pasi nuk plotësonte kushtet e tij.

Në dhjetor të vitit 2010, emisioni investigativ “Fiks Fare”, në televizionin “Top Channel”, publikoi dy fotografi, ku Kryeministri Berisha shfaqej nën shoqërinë e djalit të Enver Hoxhës, Sokol Hoxha, dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Liljana Hoxha.

Pak ditë më vonë, Liljana Hoxha e konfirmoi miqësinë shumëvjeçare me Kryeministrin e sotëm, në një intervistë me gazetën “Shekulli”.

Dosjet e periudhës së komunizmit gjenden në arkiva të ndryshme shtetërore, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar nga studiuesit apo njerëzit e zakonshëm. Dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të degës së Sigurimit mbahen ende të mbyllura për publikun, ndërsa arkiva penale është shumë e vështirë të aksesohet.

shyqyr qe dolen kto uikit, se spo kishte me ca ta mushte faqen gazeta shqiptare ene balkanwebi

pse jo ene pupupuja me ne pupu peshqit smiley

drejt drejt

por ke ppu - ja nuk merret rroge smiley

Apo merret ene se di une ??  smiley

rroga merret ne menyre financiare apo kontribuese per misionet e nryshme te nej peshku qe perkthehet financiarisht po a priori is free dhe rrofashin adminat qe e mbajne free e s kane nevoje per  ads smiley

Sa te lezetshem qe jeni mor njerez! Kur i thone socialistet,thoni smileyhpifin ,kur i thone amerikanet ,nxirrni justifikime per t'i mbrojtur.Nuk e di per cfare ju vjen inat qe dalin keto ,se une them shyqyrr qe dalin,jo vetem per demokratet ,por dhe per socialistet.Asnjeri s'me dhimbset ,as njerin s'mbroj ,se jo vetem qe s'jane per t'u mbrojtur ,se te tere te perlyer jane ,por s'me kercet shume per ta.Le te ikin ,te vine te tjere dhe ishalla ,s'jane si keta.

calm down man... or you'll develop a hernia. smiley

isha dhe jam shume e qete.smiley

Mendime revoltuese, thuhen dhe me qetesi.smiley

Mirmengjesi Peshkatare Smile

Shoh se paska rene keq vala e vapes ketej...Temperatura, sky high

Eh mor Juli, nuk na the ndon je gje te re...Na the ato qe na jane bere bajate dhe kthyer ne farmak si ajo kafeja e ngushellimeve

Delet dhe lopet dine vetem te blegerojne dhe pellasin.....Po pritem revolucjonin e deleve dhe lopeve..vaj medet..Duhet evolucjoni nje here pastaj revolucjoni....

 

 

Me beri ca pershtypje, Klani i McDonalds e kishte ndryshuar titullin ne thjesht klani Donalds Big Grin...

Duhet evolucjoni nje here pastaj revolucjoni....

Rrespekte!

Me bejne pershtypje ketu plogeshtia e peshqve ndaj lajmeve te tilla, ndersa dikur i xhonglonin e zberthenin. Shenje dorzimi kjo. Dhe e dyta cinizmi amerikan i shpalosur ne kabllograme.

Withers: Bojkoti i Ramës, tezë për të mbajtur PS-në pas 2009-s

Telegrami i ish-ambasadorit John Withers analizon sjelljen politike të liderit të PS-së, pas disfatës së hidhur të zgjedhjeve të 2009-s. “Rama shkeli statutin me rikandidimin e tij. Më parë krijoi perceptimin e një partie të kërcënuar nga armiqtë e jashtëm

Një analizë e vërtetë mbi bojkotin e PS-së, ngritur mbi alibinë e Edi Ramës, është telegrami i datës 9 tetor 2009, që ish-ambasadori John Withers dërgonte në Washington. Në këtë kabllogram, ish-ambasadori pohon se Edi Rama shkeli statutin e PS-së duke rikandiduar, por këtë e justifikoi me tezën e “krimit elektoral”.

Pas disfatës së hidhur në zgjedhjet e qershorit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një fushatë energjike, duke kritikuar rezultatin e zgjedhjeve, ku përfshihet edhe demonstrata masive e 10 tetorit. Njerëzit ishin të bindur që në fillim se Ramës i duhej të krijonte perceptimin e një partie politike të kërcënuar nga armiq të jashtëm: një strategji që për hir të vërtetës ka si qëllim goditjen e kritikëve brenda Partisë Socialiste. Gjatë Kongresit post-elektoral të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, anëtarët socialistë zbuluan se çdo përpjekje për të rrëzuar Ramën ishte thuajse e kotë. Me objeksione sporadike dhe në minorancë, të gjitha forumet e Partisë, strukturat dhe bashkiakët lokalë, mbështetën të drejtën e Ramës për të rikandiduar, edhe pse kjo ishte qartësisht në kundërshtim me statutin e PS-së. Sipas Ramës, vendimi i tij për të rikandiduar në krye të PS-së ishte i justifikuar nën atë që e quajti: “situatë e jashtëzakonshme kundër një qeverie ilegjitime që vodhi votat e shqiptarëve”. Kongresi i PS-së nuk shpalli bojkot të Parlamentit, por menjëherë pas tij Rama deklaroi se ky organ vendimmarrës kishte autorizuar një aksion të tillë si të përshtatshëm. Me kaq, bojkoti u vu në jetë dhe një sërë kushtesh iu bashkëngjitën për rikthimin e PS-së në Parlament. Lista fillon me një mega-hetim parlamentar të “krimit elektoral” dhe vazhdon me të tjera aspekte më pak të shprehura. Komisionet hetimore parlamentare nuk kishin arritur asgjë në të shkuarën, gjë që Rama e dinte fort mirë. Por lista e kushteve vazhdonte të rritej. Çdo ditë, dilnin çështje të reja në media, të artikuluara nga një zyrtar i Partisë Socialiste, që shtonte çështje në listë ose hiqte prej saj kushtet e mëparshme “të panegociueshme”.

Ku po i çon bojkoti?

Vendimi për të bojkotuar ishte i bazuar në një afat kohor fluid, mbi tezën e “luftës kundër së keqes” dhe e kushtëzuar nga një listë kërkesash vazhdimisht në ndryshim. Askush në Partinë Socialiste nuk e dinte se kur do të fillonte. Askush nuk e dinte prej vërteti kur do të mbaronte, apo sa kohë do të zgjaste rikthimi. E qartë është vetëm që Partia Socialiste nuk do të merrte kurrë çfarë kërkoi dhe se Rama nuk kishte asnjë strategji për të qenë, për daljen nga skema e bojkotit. Kështu, edhe kur ata shkonin në Parlamentit, dera e pasme qëndronte gjithnjë hapur për ta braktisur atë sërish. E gjitha kjo është duke ndodhur në Shqipërinë, anëtare të NATO-s, me indikatorë të përmirësuar në raportet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe me aspirata në rritje për anëtarësimin në BE dhe lëvizjen e lirë. Pa shanse reale për të ndryshuar sistemin elektoral që i shkon më përshtat nevojave të Ramës, të gjitha gjasat janë që polemikat dhe konflikti të vazhdojë deri në zgjedhjet vendore të 2011-s. Me një koalicion PD-LSI në Tiranë, me sistemin elektoral aktual, ku bashkautor ishte vetë Rama, dhe me një luftë tashmë të deklaruar të tij kundër 3 kryeministrave Berisha, Nano dhe Meta, çdokush në qytet është duke kryqëzuar gishtat dhe shpresuar që Rama të mos bojkotojë edhe zgjedhjet lokale. Një gjë është e sigurt: kufijtë kanë rënë dhe “lufta kundër së keqes” mund të vazhdojë për shumë kohë.

http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&category=20&id=15796&titulli=withers-bojkoti-i-rames-teze-per-te-mbajtur-ps-ne-pas-2009-s

Nderkombtaret, qe deri dje ishin prasa, e nuk dishin car ndodhte ne Shqipni, na paskan qene te mençem shume!

Ej Peshku, vari lesht politikes po shifni mos botoni kete kabllin per Gjykaten e Nalte te Shqipnise, per me pa si funksionon drejtesia dhe... se si nuk e rru njeri nga keta gazetaret po t'jete gjo shqeto, pa Sali e pa Evdin Kristaq:

http://www.panorama.com.al/argument/%E2%80%9Cthimio-kondi-u-ktheu-pasurite-2-trafikanteve%E2%80%9D

 Withers thotë se pasuritë e tyre të jashtëligjshme ishin përdorur për të ngritur biznese në Fier dhe kryeqytet. Pas kërkesës së Tahirajt, Kondi pezulloi vendimin e Gjykatës së Apelit për konfiskimin e aseteve të tij. Sipas ish-ambasadorit, përdori një dispozitë të Kodit të Procedurës Kriminale, që i jep të drejtën Gjykatës së Lartë të ngrijë vendimet e Apelit deri në një seancë përfundimtare nga gjykata. “E ndërsa kjo praktikë është normale për çështjet civile, kjo është hera e parë që një vendim i tillë në një rast kriminal, tërheq vëmendjen tonë.  

asier mo shum se kom qesh un

sikur kishin dale te tjere liks-e (not take a leak)  ca ka noi gjo interesante pershemell se nuk i kom lexu

wikileaks na ndihmon te marrim vesht se Berisha ka demtuar shtetin shqiptar me 39 milion euro.

Ska me keq, ku jemi mesuar ne shqiptaret te shperdorojme pasurin tone ne kete menyre, 30 milion euro, ba,ba,ba, çfare tmerri, o zot, po me 30 milion euro mund te kishim ndertuar 22 mecere e 300 bunkera.

E me radhe, wikileaks na tregon qarte e me shkronja arial black , se Berisha po e shkaterron shqiperin, kur do largohet ky , kur Koço Kryedhimbje do ja beje BAM????

Po ato kabllo qe kriminel shqiptar lirohen nga burgjet greke para se te ndodhi '97 nuk intereson njeriu, kete e dime te gjithe.!!!!

Po ajo kabllo qe ne 2013 Shqiperia bashkohet me Kosoven, e ne 2015 Maqedonia nuk do ekzistoje , nuk intereson njeriu !!!!!

Po ajo kabllo, qe takimi Millosheviç - Nano eshte teper sekret e nuk mund te lexohet, nuk intereson njeriu !

Nano eshte gjalle, edhe mund ta pyesim, çfare eshte biseduar, pse ti japim kaq rendesi wikileaks, kemi Nanon kabllo te gjalle.

Ne te gjithe kete mori wikileaks, jam kurioz, te marr vesh nga Asangjet shqiptare, kush e nenshkroi kontraten me qeverin revizioniste jugosllave te renegatit Tito, per ti dhen ketij shteti armik drita nga hidrocentralet tona te ndertuara me gjakun dhe djersen e populli, dhe me e keqja, me çmim me te ulet se ajo e vendit te tyre, nje kohe qe ne flinim ne terrin komunist enverian!!!

 

, per ti dhen ketij shteti armik drita nga hidrocentralet tona te ndertuara me gjakun dhe djersen e populli, dhe me e keqja, me çmim me te ulet se ajo e vendit te tyre, nje kohe qe ne flinim ne terrin komunist enverian!!!

 

Do jete mire me shendet ky ? Se Sala sikur vetem licensa ka SHITUR per te ndertuar HECE me gjakun e dhe djersen e eurove dhe dollareve te huaja te rekomanduara nga Dinaret Fazllicane ! Ose do kete ndonje kabllo personale me te zotet e punes qe i dine mire shitjet . Me shume informacion ne se ka mundesi !

Lexo shqip more KK ( merre si kryetar koperative, komisar korpusi, komandant kompanie, ose krye k...) , jugosllavia ishte armikja e jone, pse i jepnim drita.

Ne shqipot, ruanim per nate kufirin ne terr  mos na pushtoje jugosllavi , ndersa atyre i jepnim drita.

Ato mund te na pushtonin te krehur e te hekurosur, ndersa ne pa krehe e pa hekuros, me birat e hundes ZI, nga tymi i qirit.

Lere berishen, ti si njohes i burrave e trimave shqiptare, si e spiegon dhenien e dritave atyre, armiqve tane, Titisteve te qelbur.

E para do jesh plakur se keshtu u shpetojne llafet pleqve smiley .........

jugosllavia ishte armikja e jone,...

Po tie sikur na ke care drrasa sa here qe vjen  qe Enveri e kishte MIK Titon . smiley .Dhe nje parakujtese te vogel se ke filluar ta harrosh dhe shkruan shume keto kohe .

Mos fol gjate .Mire i ke citatet dhe mbi te gjitha mos fut hundet ne Ekonomi. Ti mezi mbaheh nga ndonje fjale , jo me te mbash veten nga UJI i rrembyer qe duhet per HECE smiley Se mo na pesosh gje e del nga shtrati !

Tek ky site mirror i Wikileaks jane te gjitha kabllogramet (250 mije e kusur) te paredaktuara me omissis. Kerkoni sipas ambasades ose subjektit qe ju intereson.

cables.mrkva.eu

Classified By: AMBASSADOR JOHN L. WITHERS II FOR REASONS 1.4 (b) AND (d
 

-Veliaj also said he may have misread
Albania\'s youth and their impact on elections; he said that
many young people still live at home and their parents have
considerable sway over their lives, and therefore their
votes.  He also claimed that Erion Brace, an SP candidate in
Berat, \"sabotaged\" many of his votes by colluding with
Electoral Commissioners to count G-99 votes as SP votes.
Veliaj said Berat was one of the G-99,s strongest regions,
but he said Brace urged locals not to vote for G-99 and even
actively campaigned against Veliaj.

-One SP strategist
called G-99 a \"failure of vision\" and repeated the oft heard
mantra of \"what is this \'G-99\'?\" He clearly made some wrong
decisions and overestimated the weight of his message.
Veliaj though does seem to have learned many valuable lessons
from the campaign, but demurred when asked about future
plans.  He retains a small army of devoted volunteers, many
of whom he recently took to Croatia for a weekend retreat and
pep rally.  Many observers think that when he joined the SP
coalition, his odds of winning a seat were reduced to zero
since he began to be seen as an opportunist, rather than
someone who wanted to promote real change.

...nuk kishte si te vepronte ndryshe..

Ky kabllogram ishte me i rendesishme ne fakt. Nc nc nc nc! Uuuaaaaa si nuk e pame me pare. Po ky qenka celesi i halleve qe i kane rene Shqiperise.

Vetem syri jot i pagabushem si ekspert statistike mund ta kapte kete. I kam ndjek me vemendje postimet e tuja ku ke shpreh njohuri te thella statistikore. Bravo djalosh, do ecesh para ne jete!

G99-ta nuk eshte me nje deshire dhe aspirate, por nje ceshtje e shtruar per zgjidhje.

Kte e ka thene Komandanti. Ne cfare vepre eshte kjo Cimo???

Nuk e di pse po kam idene qe veprat do te behen trendy ashtu si u be kapelja e Che Guevares!

edhe e nerudes. komunistat npergjithsi i kan pas qejf kapelet. nqse lenini s'do qellonte qimerralle, mbase ky trend do ishte i ndryshem sot smiley

 

me vjen keq Cimo por ktu duhet te te kundershtoj.

Qimja e rralle e Leninit ska lidhje fare me fetishizmin e kapeles nga Komunistet.

Kapelja komuniste e ka origjinen e vet mistike nga puntoret e minirave te qymyrgurit ne Anglin e mesit te shekullit te 18.

smiley

dhe une qe kujtojsha qe mallkimi "te rente qimja" donte me thon qe u bofsh komunist per kapele... smiley

 

te rente qimja donte me thone u bofsh minator bulqize!

BERISHA: FLIRTING WITH GREATER ALBANIA

 

A series of public comments by Prime Minister
Sali Berisha since August about \"uniting the Albanian nation\"
have caused concern throughout the region.

The Serbian government immediately protested
Berisha\'s comments as provocative and \"a violation of the
sovereignty and territorial integrity of the Republic of
Serbia.\"  On August 19, then-Albanian Foreign Minister Lulzim
Basha officially replied to Serbia\'s complaints, noting that
Berisha\'s comments did not have to do with the territorial
union of Kosovo and Albania, but with the European Union
ideals of integration. In a private meeting with Berisha on October 5,
Ambassador Withers raised these concerns.  He noted that the
Serbs are particularly sensitive to any suggestion of a
\"Greater Albania\" and that raising this issue would
complicate our efforts to advance peace and stability in the
region.

 Although this most recent revival of Greater Albania
seems extinguished for now, speculation is rife as to
Berisha\'s motives.  Some claim it was a trial balloon to test
international reaction.  Others say it was a response to
recent harsh treatment of ethnic Albanians in Macedonia
(refs) and to recent Greek minority demands for more
privileges.  Socialist Party member and former Foreign
Minister Kastriot Islami claimed Berisha is competing with
Skenderbeg for the title of Albanian national hero.  Others
argue that having achieved NATO membership and Kosovo
independence and having put Albania on the road to European
Union membership, Berisha has no great achievements left
except the unification of Albanians under one state.

 

O kaposh ti me jep pershtypjen se ke te njejten IQ me nje qen kufiri.

Ofendim apo Kompliment???

Mendoj se ktu ka nevoje per nje sqarim!

Sqarim: Qeni i kufirit ka IQ me te larte nga te gjithe rracat e qeneve.

Kompliment pa diskutim.

Pershendetje!

..degjo ti mor karagjoz; edhe une mund te them qe IQ juaj eshte e njejte  si e qenit por nuk e bej per shume arsye,eshte e lehte te fshihesh pas nik-ut dhe te ofendosh njerzit larte-e poshte pa tu dridhur dora duke shkelur te gjitha rregullat e komunikimit njerzor dhe te PPU, mgja edhe admin kane faje qe te lene ty te livadhisesh e te behesh si ai morracaku i Ypit..

Kaposh, toni yt kerrcenues me ben te mendoj se jam gabim kur them se ke IQ e nje qeni kufiri. Menyra kerrcenuese ne kominikimin tregon se ke IQ e nje pit bull qe i leh dhe hijes se vet.       

Majko në Ambasadë: Stili i drejtimit nga Rama, i njëjtë me Berishën

Zgjedhjet e vitit 209 sapo kanë mbaruar. Teksa Berisha dhe Meta duket se kanë rënë dakord për një koalicion, ende asgjë nuk është mbyllur përfundimisht. Ambasada Amerikane ndërkohë kërkon në vijimësi informacion për anëtarët e mundshëm të qeverisë që
mund të krijohet, pavarësisht se cila palë do ta bëjë këtë… Më poshtë pjesë nga kabllogrami i zbardhur nga Wikileaks.

Titulli: Qendra e pushtetit, e majta dhe djathta

Datë 8 korrik 2009
Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers
Klasifikuar si Material konfidencial, deklasifikohet me 07/08/2019

(fillim kabllogrami) “Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit nuk është ende i sigurt dhe formimi i qeverisë së re ndoshta nuk ndodh deri në shtator. Kemi bërë biseda me gazetarë, politikanë të krahut të majtë dhe të djathtë për të gjetur mbi çfarë lloj njerëzish ka të ngjarë të jenë ministra të qeverisë, si do të merren vendimet dhe se cili do të ketë më shumë influencë. Rama, i cili nuk ka përvojë në drejtimin e qeverisë kombëtare, do të jetë më i pasigurt në lidhje me udhëheqjen e tij dhe ndoshta do të kërkojë udhëzime dhe miratimin nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos nga SHBA për vendimet e tij. Berisha do ta shikojë fitoren e PD si një pohim pozitiv për politikat e tij dhe stilin e lidershipit të njëanshëm. Nëse Berisha certifikohet si fituesi i zgjedhjeve dhe është i aftë të krijojë një qeveri, me shumë gjasa ai do të rihyjë në parlament me mazhorancën më të dobët të mundshme.

Edhe nëse Berisha dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës krijojnë një koalicion duke i dhënë teorikisht PD-së 74 vende në parlamentin e ardhshëm, prapë mazhoranca e Berishës do të jetë e dobët… Sipas kontakteve me politikanë të brendshëm, Berisha parapëlqen që të plotësojë shumicën e pozicioneve të ministrave me njerëz të PD-së. Ish- ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj dhe një gazetar, në dy takime veç e veç, kanë përmendur këshilltaren e kryeministrit Albana Vokshi si një ministre potenciale me influencë në qeverinë e ardhshme..

Gazetari i tha Ambasadës se Berisha ushtron kontroll të fortë mbi ministrat e qeverisë nga partia e tij, sepse ai dëshiron parandalimin e shfaqjes së papritur të ndonjë rivali brenda PD-së. Gazetari thotë se Berisha emëron ministra njerëzit me të cilët Berisha personalisht
ka informacione inkriminuese… Në takime të ndara gazetari dhe njëkohësisht ish-kryeministri dhe lideri i PS-së, Pandeli Majko e përshkruajnë stilin e drejtimit të Ramës të ngjashëm me Berishën me disa ndryshime të vogla. Rama ashtu si Berisha merr vendime politike pa u konsultuar me lidershipin e PS-së, por ndryshimi mes tyre është se Rama as që nuk i informon kryesinë e partisë për vendimet që ka marrë duke i lënë aleatëve të tij të ngushtë të vetmen alternativë të shohin TV për të marrë vesh çfarë po ndodh.
Shumë kontakte të ambasadës konfirmojnë se tendenca e Ramës për të marrë përsipër gjithçka vetë e bëjnë atë shpesh një lider kapriçoz dhe të egër.

Pavarësisht ngjashmërive, Rama ka të ngjarë që të ndryshojë nga detyra nivelin e tij të besimit. Majko, pretendon se Rama do të paraqesë në ambasadë një listë me ministrat potencialë për një aprovim paraprak përpara se të bëjë emërimet. Sipas tij, në mënyrë që të integrohet në komunitetin ndërkombëtar, Rama do të tentojë një përbërje të shumëllojshme të qeverise me një imazh pozitiv dhe do ti japë më shumë influencë atyre që janë me më shumë karizëm dhe që kanë lidhje më të ngushta me SHBA-, sipas  Majkos. Si Majko edhe Gazetari kanë treguar se Rama mund të jetë më tolerant me rivalët brenda qeverisë dhe do ti japë autonomi më të madhe ministrave të qeverisë, veçanërisht ata që nuk do të luajnë një rol të rëndësishëm në axhendën e tij të brendshme.

Sigurisht  ngjashmëria më shqetësuese në mes të stileve të Ramës dhe Berishës është lidershipi i veçantë autoritar që kanë në dellin e tyre dy burrat. Rama dhe Berisha kanë rënë dakord një vit e gjysmë më parë për të zvogëluar kompetencat e presidentit përmes amendimeve të Kushtetutës më 2008. Rama dhe PS kanë treguar se në disa raste janë të gatshëm të rrinë mënjanë teksa Berisha sulmon Prokurorin e Përgjithshëm dhe gjyqësorin. Rama dhe Berisha njihen në partitë e tyre si kontrollues të fiksuar të cilët i dërgojnë mesazhe në celular kandidatëve gjatë debateve televizive duke i thënë për çfarë të flasin. Pra, nuk ka rëndësi se kush do të fitojë zgjedhjet parlamentare, institucionet jo politike dhe media e lirë do të vazhdojnë të gjejnë veten nën presion politik. 

 

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/09/07/majko-ne-ambasade-stili-i-drejtimit-nga-rama-i-njejte-me-berishen/

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).