Në Irlandë, para pak ditësh, shpërtheu skandali seksual për një histori dashurie mes gruas së Kryeministrit të vendit dhe një djaloshi 19-vjeçar. Ja pse lidhjet kur ai është shumë më i ri se ajo në moshë vazhdojnë të shkaktojnë ende shumë polemika.

Të dashuruarit e kujtojnë gjithmonë takimin e tyre të parë dhe për Iris Robinson ai moment do të ngelet i paharrueshëm: kishte hyrë në dyqanin e mishit, te kasapi i saj i besuar, në Ballyhackamore, në një lagje të Belfastit, kur vuri re një djalosh të vogël me përparëse, që mbi një karrocë shtynte disa copa mishi më të mëdha se vetja.

Pyeti se kush ishte dhe kasapi iu përgjigj: “Është Kirk, djali im. Ka ardhur koha që të më ndihmojë”. Djali ishte në klasën e katërt fillore. Zonja Robinson, në atë kohë rreth 50 vjeç, mund të ishte gjyshja e tij. Ndoshta nuk e kishte imagjinuar kurrë, që një dhjetëvjeçar, më vonë, djali i kasapit, do të bëhej i dashuri saj ose ndryshe “toy boy”, siç përdoret sot. Kështu, sa hap e mbyll sytë zonja Robinson, e pa veten në mes të një skandali seksual që shumë shpejt bëri xhiron e botës. Nuk ishte vetëm për diferencën e madhe të moshës, (ajo 59 vjeç ai 19), që tërhoqi vëmendjen, por historia e tyre e shkurtër e dashurisë bëri bujë edhe sepse Iris, është Zonja e Parë e Irlandës së Veriut, gruaja e Kryeministrit që drejton qeverinë autonome të këtij vendi, dhe deputete në radhët e Partisë Protestante, lider i së cilës është bashkëshorti i saj.

Por nëse vazhdojmë të marrim parasysh se pasi u zbulua dhe pranoi lidhjen jashtëmartesore, ajo tentoi vetëvrasjen dhe se përveç seksit, në lojë janë edhe 50 mijë sterlina që gruaja i kishte marrë borxh nga dy ndërtues për t’ia dhënë të dashurit të ri që të blinte një bar (kur mbaroi historia e tyre kërkoi që ai t’ia kthente paratë), besojmë se ka material të mjaftueshëm për të zënë faqet e para të gazetave e edicioneve informative nga Londra në Nju Jork. Peter Robinson, burri i saj Kryeministër, thotë se e ka falur tradhtinë e së shoqes, por ndërkaq ka nisur hetimi për të verifikuar mashtrimet e mundshme.

Katolikët e Irlandës së Veriut kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, ndërsa partia ku bëjnë pjesë të dy bashkëshortët e ka përjashtuar zonjën Robinson, edhe pse nuk dihet ende, nëse e ka bërë për arsye morale apo për shkak të dyshimeve të lidhura me korrupsionin. Paqja e brishtë në Irlandën e Veriut është në rrezik, thonë të shqetësuar komentatorët politikë. Megjithatë, gazetarët e mediave gossip, duket se janë në ditët e tyre më të mira. Ndërkaq, sociologë dhe seksologë, e marrin ngjarjen e ndodhur në Belfast si provë të një zakoni që po ndryshon dhe po prek sfera gjithmonë e më të gjera. Një psikoanaliste kanadeze, Valerie Gibson, ka shkruar për këtë “traditë” të re edhe një libër me titullin ”Një guidë për gratë e moshuara që dalin me djem të rinj”.

Por cilat janë këto lloj grash? “Janë gra shumë tërheqëse, seksuale, të sofistikuara, plot energji, gra që dinë si ta mbajnë veten në formë, që kanë sukses në punë apo që janë të pavarura ekonomikisht. Me pak fjalë gra, që kontrollojnë plotësisht jetën e tyre dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me burrat e moshës së tyre”, përgjigjet autorja. Sigurisht që gratë të vetme nuk do të krijonin asnjë tendencë, nëse nuk do të ishin edhe meshkujt e rinj ata që do të binin pre e kësaj loje. Por djemtë e rinj, janë gjithmonë e më të shumtë në numër. Tani ka dalë jashtë mode mashkulli me thinja dhe moshë të pjekur, të rinjtë krijojnë më shumë tendencë. “Gratë janë bërë më të ngjashme me burrat”, ta pret shkurt Amy Kean, eksperte në lidhjet seksuale. “Bëjnë atë çka duan, ose të paktën e provojnë, ashtu siç kanë bërë gjithmonë meshkujt dhe nuk duan të kthehen në rolet pasive që kanë pasur më parë”.

Kështu, nëse gjithmonë ka pasur meshkuj që kishin dëshirë të dilnin me një toy-girl shumë më të re se vetja në moshë, ka ardhur edhe koha e grave me një “toy-boy” në krah. Cilat do qofshin motivimet, mund të themi se është bërë një fenomen që po përhapet me shpejtësi shumë të madhe. Mjafton të fusësh fjalën toy boy në Google për të gjetur një numër të pafundmë sajtesh angleze apo në gjuhë të tjera që flasin për lidhje të tilla me një diferencë jashtëzakonisht të madhe moshe. Për shembull në toyboy.com dashuria rinohet çdo ditë, apo toybywarehouse.com, mund të lësh takime dashurie mes grave të moshuara, por tërheqëse dhe meshkujve të rinj në moshë. Motori i kërkimit në internet të çon edhe në sajte që flasin edhe për barazinë mes sekseve apo ato ku mund të gjesh shpirtin tënd binjak, pavarësisht diferencave. Kjo sepse dashuria është e verbër. Me pak fjalë, zonja Robinson nuk mund të zgjidhte një moment më të mirë për të treguar takimin e saj me djalin e vogël 19-vjeçar të kasapit. Ky po që ishte një skandal i vërtetë për burrin e saj Kryeministër.

Por në klubin e grave të tilla qëndrojnë në krye pa dyshim Demi Moore dhe Madonna, por nuk mungojnë aty as biznesmenet, sipërmarrëset, mjeket, mësueset, asistentet sociale që tregojnë dëshirën e tyre për të pasur në krah një toy-boy. Në faqet për shpirtrat binjakë në internet lexon lloj-lloj historish. Vërtet që Zonja e Parë e Belfastit nuk është e vetme. Sipas sociologëve, ka shumë mundësi, që të jemi në fillim të një lëvizjeje që do të përmbysë çdo parashikim: mjafton të shohësh lajmet e raportuara nëpër gazetat londineze të javës së kaluar ku Allegra Mostyn Owen, 45 vjeçe, ish-gruaja e kryetarit aktual të Bashkisë së Londrës, Boris Jonhson, u martua sipas traditave myslimane me një djalë 23 vjeç. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se gruaja ishte e gatshme të pranonte edhe poligaminë, d.m.th të pranonte që ai të kishte gra të tjera duke qenë se vetë nuk mund të bënte fëmijë.

Për ata që mund t’u bëhet një fiksim patologjik, ekziston një term, parafili, për të saktësuar njerëzit që kërkojnë raporte seksuale me njerëz me moshë shumë të ndryshme nga ajo e tyre (shumë më të rinj, apo më të vjetër, konsiderohet një formë perversiteti). Një herë e një kohë në botën perëndimore, zbatohej një ligj, edhe pse i pashkruar: “Mos dil kurrë me dikë që është më i vogël se gjysma e moshës tënde plus shtatë”. Por burrat e kanë kundërshtuar gjithmonë me dëshirën e madhe për të shkuar pas vajzave të vogla dhe tani duket se edhe gratë po bëjnë të njëjtën gjë. Është një lloj joshjeje që Dustin Hofman e kishte kuptuar që në vitin e largët 1967 teksa në film admironte Anne Bancroft që bënte reklamën e çorapeve. Mos u shqetëso zonja Robinson, je tamam në modë.

 

85 Komente

bobo, i shkreti cun! Kjo qeka dhe e shemtut, mor vlla...

Po moj shoqe po ka pushtet smiley

e quajne dhe Iris pale smiley

http://www.pinknews.co.uk/images/irispride.jpg

Ee, me qenka bere emri i famshem smiley

Kur ajo është 40 vjet më e vogël se ai

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Blendo, korrigjoje pak kete! Apo ka ndonje kuptim tjeter qe i ka shpetuar trurit tim?

Artikulli pak i ceket, Blendo! Nuk eshte ne nivelin tend.

Ndërkaq, sociologë dhe seksologë, e marrin ngjarjen e ndodhur në Belfast si provë të një zakoni që po ndryshon dhe po prek sfera gjithmonë e më të gjera.

Eshte nje film kult "The Graduate", ku per ironi te fatit edhe ajo zonja quhej Mrs. Robinson, dhe kete teme e ka trajtuar qe me 1967. Nuk ka ndonje zakon te ri ketu ne kete mes. Grate e vjetra terhiqen drejt djemve te rinj dhe adoleshentet e kane ate cytjen per te filluar dicka me nje grua te vjeter, me ka ndodhur mua, u ka ndodhur shume prej atyre qe njoh une aq mire, sa te diskutoj tema te tilla, dhe nga kjo nisem qe pothuaj te gjithe djemte kur kane kaluar pubertetin, kane patur fantazi te tilla.

Qe eshte gruaja e kryeministrit te Irlandes se Veriut, so what? Edhe une njoh nje grua ish Kryeministri shqiptar, qe e kishte nje ftujak kur i shoqi ishte ne detyre! smiley

Po ti, kur nuk e ke ditur deritani, nuk ke pse e meson me. smiley

edhe kjo qe thua ti pedro per ate grujen e kryeministrit nuk eshte ne nivelin tend smiley

E di flo, por ishte me e forte se une. Nuk ia kam thene njeriu tjeter. smiley

e di, e di, e thash vetem per shaka smiley

e meta me e madhe te meshkujt shqiptare eshte qe perpara se te kene akoma mire mardhenie me nje femer do vrapojne t'ia thone botes

 

 

Pse ka ndonje arsye tjeter per te pasur marredhenie me nje femer? smiley

per ta perdorur, psh? Si sekretare, si dashnore, si kamikaze, si ... (demet anesore te feminizmit)

PS: mos e merrni personalisht, po u ndjete se nuk hyni tek kjo kategori, kaloni me tutje smiley

 smiley Ne kete pike mbaj anen e meshkujve , kam pershtypjen qe perdoren me shume smiley

a e di ti historine e vlonjatit qe ra ne nje ishull me nje suedezke? smiley

atij që, pasi gëzoi tërë natën, në mëngjes i kishte varur buzët shtatë palë?

ia thone botes perpara s te ndodhe smiley

po ishte ne pergjithsi kjo, nuk ka lidhje me pedron dhe as me artikullin ne fjale, veprimin e se ciles une e demaskoj si masa smiley

 

ka te dhena qe degjimi i mrs robinson dy here ne dite pas buke parandalon shfaqjet e hernies dhe te shiatikut. efektet anesore perfshijne humbjen e perkohshme te aftesive per te bere keq.

paralajmerim: duhen shmangur dritat e forta ne dhome si dhe zhurmat konfonduese mbi 1.2 decibel. perdorimi i syzeve te erreta gjate degjimit eshte i keshillueshem (ndonese jo i detyrueshem), pasi mendohet qe ndihmon ne pervetim me te mire te trajtimit. pas mbarimit te degjimit, kalimi ne boten normale duhet te jete gradual dhe te marri te pakten 3 minuta.

emigrant, pikerisht kete doj  te thoja me demaskimin si masa smiley

originally: mrs. roosevelt & j. dimaggio

Me teper se sa niveli i artikullit, mua me duket fenomeni shume i shemtuar...

Mund edhe te jem e gabuar: por me duket sikur persona te tille kane probleme me personalitetin e tyre.. sikur jane te deformuar emocionalisht:

e cfare mund te gjej nje grua 60-vjecare tek nje 20-vjecar? ( edhe nqs ka vendos te bej ndonje cmenduri per inat te burrit, per inat te priftit  a per qefin e vet...) sa mund ta kuptoj ai ate?  

edhe nga ana e personit tjeter: sado terheqese te jete nje 60 vjecare ( jo me kjo qe qenka si bretkose!!) sa mund te jete ne syte e nje 20 vjecari? Dashuri mund te jete e verber- po qenka edhe shurdhe, edhe e mberdhifur deri ne kete pike sa nuk i bejne pershtypje qe ai sapo ka nis jeten ndersa ajo po merr veten nga menopauza??

 

Sigurisht qe ne secilen prej ketyre rasteve, shume rastesisht, por fare rastesisht,  plakaruqa( ose plakaruqi) eshte  i pasur e i pushtetshem....

bohh...

 

e cfare mund te gjej nje grua 60-vjecare tek nje 20-vjecar?

Kerkon pergjigje per kete pyetje? smiley

sigurisht qe ne secilen prej ketyre rasteve, shume rastesisht, por fare rastesisht,  plakaruqa( ose plakaruqi) eshte  i pasur e i pushtetshem....

Keto raste i merr vesh nga gazeta.

Raste te tjera si ajo e Tanit te Bomit qe ia kepuste Sheqeres pesedhjete e kusur vjec gru, edhe e jema e shokut te Tanit te Bomit, nuk ke per ti marre vesh ndonjehere, per mungese te popullaritetit te Sheqeres apo te Tanit.

Por nuk do te thote qe keto gjera nuk ndodhin.

Nejse, po ta shohesh me nje sy te dyte, mendjehapur dhe pa paragjykime, po me pelqeka si situate... Tek e fundit, pse te mos i gezoje te mirat e pushtetit qe ka dama plake?! tek e fundit, per cfare duhen parate?! Edhe djalit i jep nje dore, qofte si eksperience, qofte dhe nga ana e karrieres, dama plake i thith energjine dhe freskine per te cilen ka nevoje ne jeten e saj... C'te keqe ka ne kete mes?! smiley

e cfare mund te gjej nje grua 60-vjecare tek nje 20-vjecar? ( edhe nqs ka vendos te bej ndonje cmenduri per inat te burrit, per inat te priftit  a per qefin e vet...) sa mund ta kuptoj ai ate?  

Se ca gjen ajo atje s'do shume mend, apo jo!!!

 gjen pafajsine...psh   smiley

 

....right....  po une e kisha fjalen per ndonje gje qe nuk e gjen tek 45 vjecare ne forme te mire psh....! smiley

diku ne nje teme tjeter ketu para ca ditesh u fol per mundesie reale,  rritje efikasiteti per shkak te pervojes, artileri...... nejse..

   

Femra kur kalon te 45-tat o fillon e fiket, ose ne te kunderten merr flak,

dhe kur mere flak djeg dhe fshane, si ne rastin e tregimit te mesiperm.

e kam degjuar kete teori, por kam pershtypjen qe e kan krijuar burrat kur kan fillu me i rene fuqite....    e u kan merakun grave te tyre..... smiley

 

 

Fenomen i shemtuar? Qysh? Si? Pse? Tek? Kemi me mijera vjete qe jetojme ne nje rregull social ku mashkulli eshte me i madh se femra. Ne kete rast pranohet çeshtja kurse kur kemi te bejme me nje femer financiarisht te pavarur, ne karriere,...s'u pranoka?

 burri kryeminister  e ka falur dhe ...ka nisur te beje hetime. E per cfare? per faktet? Po faktet aty jane..smiley Si nuk u bom djem kasapi mer jahu smiley

Si nuk u bom djem kasapi mer jahu

Eh, kete thosha edhe une me vete para nja dhjete vjetesh, kur pasha filmin "Il maccellaio" me Alba Pariettin.

Po mire qe mora nje vendim te mencur, qe te behesha dicka tjeter dhe kete punen e "kasapit" ta beja ne kohen e lire, per hobi. smiley

Shif kur te behet kasapi puna me  e kerkuar nga te rinjte ne TR smiley

Po s´ja vlen me te behesh kasap ne Tirane, qekur kryeministrit nuk ja blen me mishin gruaja, por bodigardi apo shoferi. smiley

Po kush e di sahere e shoqja i ka falur eskapadat e tija. smiley

Sidoqofte une s'besoj qe kerkojne seks tek "kalamajte" keto grate por me teper nje sens pastertie emocionale. Kush dreqin mban bagazhin emocional te meshkujve ne moshe?!smiley

po femra 20 vjecare qe shkojne me burra dyfishi moshes se tyre, si e perballojne bagazhin emeocional ?  smiley

Cila femer normale, shkon per arsye normale me nje mashkull 20 vjete me te madh se vetja? E nese s'je ne çift per arsye normale, atehere s'merr mundimin fare te perballesh veten me bagazhin emocional te tjetrit, meqe s'po synon nje lidhje normale.

Dashnite e mdhoja jon t'gjitha anormale. Ose dashnite anormale jon te gjitha t'mdhoja. Something like that smiley

Dashnite anomalisht te medha jane si kashta, digjen shpejt. Njeriu duhet te synoje gradualen ku klimaksi i saje arrihet aty tek te 65-at, dore-per-dore, te kerrusur, duke balancuar tjetrin ne rrugen e ngrire nga akulli i nates te kaluar.

Iris, 19 vjeçaret kane nje veti, bien shpejt ne dashuri por dhe dalin shpejt. Mirepo ai interval kohor ne te cilin jane brenda, humbasin llogjiken ne admirim per palen tjeter. Cili individ s'kerkon ate admirimin e verber nga pala tjeter?!

Te kerkojne seks i kuptoj, pasterti emocionale te 19 vjeçaret s'e di si mund te gjejne kur kane ndergjegjesimin e faktit qe "perdoren". Jo po te kerkojne "pasterti emocionale" te me te vegjel ath, meqe ka ndonje garanci me shume smiley

<blockquote> sigurisht qe ne secilen prej ketyre rasteve, shume rastesisht, por fare rastesisht, plakaruqa( ose plakaruqi) eshte i pasur e i pushtetshem....</blockquote>

me duken te shemtuara te gjitha ciftet me diferenca te tilla te stermedha, pavaresishte nese me i madh eshte f apo m....

mendoj qe partneri me moshen me te madhe 'uzurpon' jeten e tjetrit...

a e imagjinon dot... ti do te per ski... nuk shkon se ruan burrin se mos i bie infarkt....!!!

 

Prandaj, shkurt muhabetit, e gjen cun te ri ajo teta, qe jo ski, por dhe basketboll e futboll te luaje me te... smiley

po, po nuk i ka bere llogarite mire se tani i fillon osteoporoza asaj ...  smiley 

Po ti mos i krahaso me grate shqiptare mi, qe u shkon b*** ne gardh nga stermundimet e lodhjet dhe jane te deformuara nga qycet,  grua krieministri tjetra, ia ka bere hyzmetin vetes ajo... smiley

 

po dhe po pat xane osteoporoza cer problemi ka, sikur do caje dru ajo..smiley

Nuk shoh ndonje gjo per tu cuditur. Djali ishte ne kerkim te parave dhe gruaja e kryeministrit ne kerkim te seksit te munguar nga burri isaj. Pra gruaja me para blen te berit seks me djaloshin. Edhe une po te kish shume para do te kerkoja te bleja te berit seks me.............. a e gjeni dot se me ke?

po ski bie fjala....  s'thuhen te tera... 

Ne kemi dhe tra dita ne kete fushe.Ali Pashai kishte 60 vjet diference me Vasiliqine. Kemi qene moderne me kohe e vaft. smiley

Ali Pashai kishte edhe ca gjera te tjera pervec diferences 60 vjecare me Vasiliqine. smiley

E shikon qe edhe Lord Byroni dhe Ali Pasha jane viktima te popullaritetit te tyre?

Kush i di emrat e djemve te vegjel mustaqepadirsur, qe jane ulur ne prehrin e Ali Pashe Tepelenes dhe kane ndare edhe krevatin me te fiton 1 meleone evro!

Nje per nje i do emrat apo nje per te gjithe?! smiley

Me sa di une, quheshin dylbere, apo jo?

Oferta vlen edhe per nje emer te pervecem. smiley

Nuk behet fjale per kategorine. smiley

Maredheniet mes meshkujve me te medhenj(erastes) dhe çunakeve(eromenos)kane qene nje faze normale drejt moshes madhore te ketyre te fundit. Natyrisht me nje perfitim material dhe ne njefare mase moral te çunakeve. Ali Pasha thjeshte ishte nje admirues i historise. smiley

Po ti po i del ne mbrojtje nje pedofili? smiley

Po thua qe s'je komfortabel me seksualitetin tend? smiley

deri tani bereqaversen mire, gjynah po te qahem. Po e mira s´ka fund. smiley

Po ate Inglizin, Bajron m'duket e kishte emrin, Aliu e ngateroj per femen? Apo kishte kohe qe i bite b.....

Une po te isha irlandez do te kisha votu per kete zonjen ...Tongue

kjo e njifka jeten persmari... e ca nryshimi ka kur burrat pleq rrijne gjithe diten ke  Longue Bar apo ...thjeshte i japin bakshish kamariereve..bile bile

puna eshte kush shtremnohet, apo kush pagu billin ...Big Grin

keto te rinjte e sotem ta hudhin mer daj ...por ene plaku ka fitimin e vet nuk qahet...Tongue

 

shume mire kane bere, kjo eshte normale dhe ndodh gjithandej. problematike shoh sjelljen e medias ne kete rast. dhe natyrisht qe kryeministri e ka falur, per te mos thene qe e ka paguar ate cunin qe tia mbaje te shoqen larg nje fare kohe

Tema ja arriti qellimit :Fluks i madh ne ppu kur behet fjale per te komentuar te tjeret qe bejne seks! smiley

ashu them dhe un. problemet dolen. u sqaruan.

Ne nxitim e siper e lexova sex smells smiley

P.S. Peshq, per ca keni komentuar me shume se pertoj ti lexoj? P

E di ti cfare tha i verberi kur kaloi tek pazari i peshkut?

Hohoho, hello Laaadiiiiiiiiies!

Iris,

Pasolini ka nje poezi me titull "Sesso, consolazione della miseria".

Nella facilità dell'amoreil miserabile si sente uomo:fonda la fiducia nella vita, finoa disprezzare chi ha altra vita.I figli si gettano all'avventurasicuri d'essere in un mondoche di loro, del loro sesso, ha paura.La loro pietà è nell'essere spietati,la loro forza nella leggerezza,la loro speranza nel non avere speranza.

Ah qe sjlam dhe nje here 19 vjec ta provoja me Tushen si ndihesh me nje femer me te madhe ne moshe.

Artikllin pertoj ta lexoj tani, se dhe e kisha lexuar lajmin gjetke. Por per titllin do thoja, te paska kapur dhe ty Blendo mania e anglishtezimit te shqipes mesa duket. Zakonisht i ndodh atyre qe s'kane dale jashte, jo atyre qe kthehen nga jashte, po hajt mo.

Merr poplli joanglishtfoles, shumica derrmuese, gazeten p.sh. ulet ne kafe ta lexoje, dhe has kete artikullin ...to y bo y ... c'te jete kjo valle :think:

P.S. Nderkohe gjejini variantin shqip kesaj shprehjes toyboy nqs s'ke ka gjetur Blendi ne artikell.

P.P.S. Si shume i zbardhen dhembet femrave ne komentet e kesaj teme. :O

un them te dalim edhe me nje dekllarate falenderimi per shoqen  IRIS smiley

s besoj te kete ketu specialista te qepjes smiley

 Nuk do ishte me mire qe te studiohej ky mashklli qe dha doreheqjen me shume sesa gruaja qe ja kishte qejfi te konfirmonte sa terheqes eshte pushteti smiley??

Edhe ky nuk eshte se nuk e ka qejf...pushtetin. Vetem per tre jave eshte terhequr prej karrikes se kryeministrit dhe kerkon qe te reflektoj.......por njekohesisht e ka falur, dhe po njekohesisht po ben hetime.

Nuk po i del ne dokumenta hetimore nje prej stileve te kamasutras!!

Tani po,qe ja vlen me e publiku logon e sektit....

po po , ket pune e zgjidhem me keto qe shqepen...

 

po dine boratat se co seksi mi....

i here del pamela andersoni me nji ballkon perpjete ene tremen te gjithe..Big Grin

vaj medet me ngrejt dy ballkone per i here...ngatarrojne njerzit nevojat personale Big Grin

ejde mori dreq cari na ka bo ky dijxhit halbi...prape gjene mire,po ngelen robt ke 0900...

Laughing

Meqe ra fjala. Kete artikullin nuk e kam shkrujt une. Qelloi qe dje po lexoja gazeten e Belfastit per kete rastin dhe sot gjeta kete shkrim tek "Shqip" - por nuk kam asnje lloj autoresie.

Atehere terheq ato qe kam shkruar kundrejt teje! smiley

Se dija qe serialet amerikane tip kugertaun jepen dhe ne Irlande smiley

Po kjo su duka as si kuger; ngja me shume me nje seibertooth te ballcamos..

meqe ra fjala me ujtin me zjarrin ene me qeverine nuk bohet shaka...kaptina kaq...faqja aq ...Tongue

vetem i gjo kom nostalgji....kur e kom ndertu shaken uana...robt prejshin kerthizen ke Ilir Gjylbegu...

ps.shaka eshte virtyt ene nuk e bon kushdo....qe nuk e ka tradite, anyaway give them a try...une nuk hum gjo, partnere du....Tongue

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).