Identifikohu



Regjistrohu

Çmontimi

Ska me keq se kur te merziten shoket dhe miqte e tu. Per nje si une qe shoqeria e mban gjalle, ska me keq. Ne te hyre te 2008 u goditen dhe 2 te tjere. Miqte e mi. Ashtu si jane, te bukur, te shemtuar, te mire, te padurueshem here pas here. Miqte e mi pra. Po dhe miqte e miqve te mi. Dreqi e mori sa i mbyllur ky rrethi i miqve te mi. Si s’bera shok nje rrugac, nje kurve, nje matrapaz, nje injorante.

Keto shoket e mi, viktima te padurueshem. Si duroj dot. S’po i shoh dot me sy. Fundjave e poshter. Me ke ta pi nje kafe?

X dhe Y i goditen pra. Pas shpine ? Jo,jo, nga perpara, mu ne gjoks, ne menyre demonstrative. Dhe keta ngordhalaqet e prisnin. Kishin hapur dhe gjoksin dhe mbyllur syte qe goditja ti dhimbte me pak.

Nuk eshte se kane vdekur me te vertete. Vetem se i njollosen. Keq i njollosen.

X-i

X kishte ehuuuuu nja 15 vjet qe punonte aty. Aq shume kishte sa nuk di si do duket ai vend pa te. Ka dhene kaq shume aty, po kush ja diti ? Sa njerez ka sqaruar, sa letra dhe procedura te ketij shteti ju ka dhene forme, sa mend ka dhene lart e poshte, sa ka luftuar per punen, per veten, per te gjithe ne. Se kush e ben punen e vet me nder, e ka bere per gjithe ne. E sa me e rendesishme te jete puna, aq me shume ka bere per ne. E kishte te rendesishme X punen. Bashke me ca te tjere, me Z (ups, dhe ate e hoqen) me D (ehe edhe ate). Themeluan ca gjera, ketu e 15 vjet perpara dhe i permiresuan me kohen. Mesuan, lexuan edhe shtruan rrugen per ata qe do vinin. I hodhen si topa ketej andej, qeveria 1, qeveria 2, qeveria 3, qeveria …. Por ju duheshin. Nuk i perzune. Erdhi kjo qeveria e sotit dhe i dha shkelmin. Uf, ja dha me turp. I thane : Ke vjedh. Ka vjedh X oreeeeeee! Po mortja e hengert, X nuk ka guxim te vjedhe nje stilolaps. Po pse xhanem me torturonte ne kafet e pasditeve duke mu ankuar se po punonte mes hajduteve, se s’po duronte me, se po i plaste shpirti kur shikonte se si po rripesh ky mut vendi ku jetojme. Dhe tani i vune damken ne gjoks. KE VJEDH !!!! KE VJEDH o X, te hengert mortja aty ku je. Po si po e duron. Si s’po te del nje duf i madh nga shpirti e te besh dicka. Boll me lotove ne telefon. Boll pate frike. 15 vjet pune o X, dhe te neperkemben. Qe ti vene shkelmin punes tate. Po ti e di mire se kush ka vjedh. Po si po e duron qe ata qe vodhen te te vene ty damken e nxehte ne gjoks. Por me i nxehte duhet te ishte inati jot o X. Ku dreqin e ke inatin? Nuk dua te te shoh. Mire te pakten qe keto heret e fundit nuk votove per PD-ne sic e ke pasur zakon ti dhe familja jote.

Y-i

Y-i kishte nja 10 vjet qe punonte aty. Aq shume kishte sa nuk di si do duket ai vend pa te. Ka dhene kaq shume aty, po kush ja diti ? Po kishte ca si shume shpirt futi aty, ca si shume budallallek, shume u grind me te gjithe. Ajajaja o Y, na hengre shpirtin me sherre. Don Kishot i padurueshem. E pune e madhe se deshen ta shkelin punen tende me kembe. Ja ta shkelen si perfundim. Dhe ty te damkosen. Te thane ke punuar keq. Shume keq ke punuar. Mbaji ne sirtar librin e pershtypjeve te ca njerezve te mencur qe kishin shkruajtur llafe te mrekullueshme per punen tende. Tundja ketyre sa te duash ate liber, asnjeri nuk do tja dije. Tundja vitet e jetes tende qe harxhove aty. E ngrite kalane tende me mundim, nje tulle sot e nje tulle neser. E adhuroje perdite ti kalane qe rritej.Te dukej vetja shqiptari me i mire. Bam Bam i dhane shkelmin keta. Se keta te sotit nuk duan me ja dit. Ohuuu dhe ti, e kupton apo jo qe behet fjale per te fituar ca leke. Kush po pyet se e rrezuan kalane tende qe ishte ngrit me leket e shtetit tone, me leket e shqiptareve. Po ska gje mo, se ka leke sa te duash. Se duhet gjet nje vend per ti harxhu leket ne menyre qe keta te sotit te mbushin xhepat. Po ti voton per PD-ne. Ti ngrihesh dhe voton. Ti u lumturove ne 2005. Mortja qe ste ha. Mbaje tani. Mbaje dhe mos fol. Mos thuaj asnje fjale. Mos i shaj nga nena. Se ke edukate ti. Se ti nuk sillesh dot keq. O te hengert mortja aty ku je dhe ty. Po ku ka vend per edukate ketu. Po une c’ta bej edukaten tende. Po une c’borxh kam. Ku dreqin e ke inatin. Nuk dua te te shoh.

Te tjeret

Epo zoti qofte lavdruar, nuk jane vec X dhe Y miqte e mi. Vajta tek me e aferta, tek A-ja. Mike e ngushte prej 15 vjetesh. Uf, dreq. Punon tek stafi i Y prej kohesh. Puna ju shkel me kembe. Spushon se foluri. Me cmendi. Eshte zverdhur. Budallaqja! Para ca muajsh burrin ja hoqen keta te sotit nga puna. C’pune zeza. Pune e thjeshte ishte, pak leke. 20 vite aty kish punuar. Qe kalama kish punuar aty, sdinte pune tjeter. I rregullt, i sjellshem, i paster, i dashur. E thirren dhe i thane qerohu. Kot. Kot fare. Dhe kjo budallaqe po merzitet me shume sot se kur ja bene gropen burrit. Votuan per PD-ne te dy. Ai e coi me zor te votonte. Qejfi madh ato dite. Na qerasi. Po une c’borxh kam ta duroj tani qe ankohet pa pushim. Po me dhemb ta shof zemerthyer.

Dola. Marr ne telefon B-ne. Mikja tjeter imja prej ohuuuuuu. Njihemi qe 10 vjec. I njeh ajo dhe X dhe Y. U zverdh ne fytyre. Obobo harrova fare. Harrova qe keta te sotit, desh e futen ne burg. Se punonte diku, ne nje vend ku vidhej qameti. Dhe kur qeveria nderroi filloi kositja. E kositen qe e kositen. Punen e humben te gjithe. E kush po can koken per punen. Por c’vodhi drejtori jua faturuan rrogetareve qe merrnin buke me domate me vete ne pune. Obobo filloi prape nga ankesat, i kujtohen seancat e prokurorise. Mori dhe nje gjobe me duket bashke me verejtjen dhe largimin nga puna. Dem Ekonomik! E pagoi me qejf. Qejfi madh. Te kesh punuar si qen, te mos kesh vjedhur nje qindarke dhe te lumturohesh qe po ja hedh me nje gjobe se te pakten spo shkon ne burg. I them te therrase burrin qe te nderrojme muhabet. Burri punon privat. Privat privat, por perplasej tek X dhe Y. I duheshin per pune, e pritnin mire, njerezishem, e sqaronin. U zverdh dhe ai ne fytyre. Edhe keta votuan per PD-ne. Nuk donte B-ja te votonte por ai ju qep si rrodhe dhe e coi tek kutia e votimit (ferrit).

Ika nga keta se u cmenda. Po srri dot pa menduar. Y-ne e hoqen. A-ja ska faj, rrezikojne punen si staf. Tek stafi eshte dhe N-ja. 50 vjec grua. Hahaha ka mbaruar fakultetin me 10-ta. Qen i punes. Po i kane dale thinjat. Nuk vishet bukur, nuk eshte hic trendy. Burrin ja hoqen nga puna. Keta te sotit kuptohet. Ata te meparshmit e hodhen e priten si top, por nuk i dhane duart. I duhej nje budalla, qe punonte fort. Vidhnin ata, e sa here ky ju behej pengese e ulnin ne pergjegjesi. Keta te sotit, e lane pa pune. Kane 2 kalamaj per te rrit. Edhe ai ka mbaruar me te gjitha 10-a. Shkencetar ai. I specializuar me 10-ta edhe jashte shtetit per zanatin e vet. Por ai ska specializim ne perdredhje boshti kurrizor dhe vjedhje. Keshtu pra N-ja : 2 kalamaj, burrin pa pune, puna e vet ne rrezik. E shkreta N. Ka dhe nje kunat ne shtepi. Roje a shofer a dicka e tille punonte ne shtet. Eh, po hyri ne diete qeveria. E hoqen. Pa pune dhe ai prej 2 vitesh. Te pakten keta skane votuar per PD-ne. Zoti e ruajte ate familje. Po une pse i kam perzemer keto njerez cmendurisht te ndershem. Dreqi e mori.

Une

Mortja pra te me haje dhe mua. Mu merziten miqte e mi. Te gjithe njelloj. Pa parti, pa intriga, pa maskaralleqe, te ndershem, budallenj, lexojne libra, e marrin punen me vete ne darke ne shtepi, i ze gjumi mbi laptop apo shkresurina, hallemedhenj. Me te gjitha 10-ta ne shkolle. Te marrin te fshijne … me diplomat, me fletet e nderit, me CV-te, me librezen e punes. Uf, si nuk e kam nje shok tjetersoj. Vetem keta DonKishote qe si kane kembet ne toke.

Qeveria

Cmontoje administraten! Zbertheje zinxhirin gjer ne fund! Coje administraten ne Vitin ZERO! Zero me xhufke! Neperkembe punen, integritetin, moralin, ndershmerine, profesionalizmin, eksperiencen. E c’te duhen xhanem. I ke gati me dhjetra hibride 25 vjecare qe tundin vetem nje diplome nga jashte shtetit dhe majen e kollares blu te erret. Celjua librezen e punes me emertimin “Drejtor”. Se ky vendi jone ska nevoje per pasurine intelektuale te qindra njerezve qe mire apo keq, me gjithe zemer dhe me sa kishin mundesi ndertuan shtetin shqiptar pasnga 90 e tutje. Te gjithe e vune nga nje tulle. Jane e pakta 15 vjet administrate dhe shtet shqiptar, mire apo keq ne sherbim te shqiptareve. Jane 15 vjet investim ne kapacitete njerezore me parate e shqiptareve. Zero. I cove ne Zero tani. I hodhe ne rruge kapacitetet njerezore. Thua se ky shteti qe u ndertu keto 15 vjet s’vlente per asgje. Thua se shteti eshte i joti apo i Metes apo Nanos. Vidh! E dime ne qe do vjedhesh. Vodhen edhe ata. Po pse duhet ta rrafshosh cdo gje? Ne ’97 u dogjen plot gjera. Por nuk u dogjen njerezit. Dhe ajo c’ka ze vend ne mendjen e njerezve eshte pasuri qe nuk ka flake ta djege. Sot po e ben me keq se ne ’97. Ti po e largon kete pasuri. Dreqi e mori se s’dua te citoj fraza komunizmi “ Njeriu eshte kapitali me i cmuar”. Por eshte e vertete.

Po mbaron Çmontimi i plote i administrates shqiptare. Ne po gdhihemi pa administrate. Anarki. Zoti e ruajte Shqiperine nga keta shkaterrimtare, nga keta tradhetare qe shesin cdo gje per 2 para me shume per xhepat e tyre te felliqur.

Action Plan

Dua ti them emrat e te gjitheve. Te X-it, Y-it, A,B,C,D. Eshte rrethi i mbyllur i miqve te mi. Une i di historite e tyre per dreq. Sa mire sikur te mos i dija. Dua ta them historine e gjithesecilit ashtu sic eshte. E di qe sdo vleje per ndonje gje. Shkaterrimtaret nuk do kene as skuqje faqesh. Por une dua ta them prapeseprape. Por nuk duan ata. Duan te heshtin. Frikacake ! Miqte e mi frikacake. Miqte e mi te guximshem qe nuk u tuten se po humbnin punen, por mbrojten veten dhe te drejten gjer ne fund. Mbrojten ligjin. Mbrojten mua, juve. Dhe humben punen. E dinin qe do ta humbin dhe nuk paten frike. Po frika sic duket po vika me pas. Ndihme per miqte e mi ! Nuk kam me ke ta pi nje kafe, se kafja me miqte e mi u be helm.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente »

  1. Vemendje thotë:

    18 Shkurt 2008 @ 9:31 pm

    Do ti shkonte nje titull i tille personazhit qe trgon per humbjen e shokeve:
    “Konsumator te fryteve te veta”

    Ka ardhur koha te largohesh edhe ti me dhimbje nga ajo ‘vete’. Si duket te ndalosh ne kufirin e asaj qe ti kategorizon? Duket si kur ke humbur ne nje betej me fituesit, qe te bene te urresh edhe shoket dhe veten. Fituesit s’duhet te zbulojne thesaret e urrejtjes por te te funksionuarit ne jet.

  2. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:47 am

    historia perseritet…

  3. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:55 am

    Me vjen keq per ty dhe per miqte e tu te cilet jetojne ne nje shoqeri qe nuk respketon dhe nuk vlereson njerezit me principe dhe etike pune. Do doja te thoja dicka inkurajuese, por s’di cfare te them. Te vjen te ulerasesh nga inati, eshte tamam acarim nervash!

  4. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 9:19 am

    Mire qe paska edhe nga te 10-ave te para “n” vjeteve qe marrin pune me vete ne shtepi. Keta qe shoh une rreth e rrotull (shumica shkencetare dhe me 10 te padiskutuara hic, nga ato te fortat qe mezi merreshin para ‘90-es), sot mezi presin te shkoje ora 3.00 e te ikin me vrap nga zyra. Jo se rrine brenda saj gjate dites. Dalin me deren pas vetes dhe kycin ne te, se mos ju vjedhin pasurite e medha shkresore.
    Ne kafe shpenzohet 90% e dites se tyre, duke qare dy e tre hallin e te katertes qe nuk eshte prezente ne tavoline. Sapo vjen edhe ajo, disktujne me zjarr per problemet e te pestes e te te gjitheve me radhe.

    Po kane filluar te mesojne edhe si te perdorin chatin, ja ashtu, nga pak, dhe i bejne ftese njera-tjetres ne messenger.
    Kurse dokumentat zyrtare keto te mbi 40-ave preferojne t’i shtypin tek daktilografistja e perjetshme e institucionit (te ciles sot i kane dhene nje tastiere te re fringo, qe nuk kraharsohet fare me makinen e saj te mrekullueshme te shtypit qe ajo perdorte e vetme ne gjithe godinen per vite e vite me radhe).

    Vertet jam dakord me shqetesimin per keto shkurtimet pa kriter nga puna dhe gjemen administrative te kesaj qeverie (e gjithe te tjerave per ate pune); po ky kapitali njerezor qe pi kafe e qe po zbulon boten e brendshme nepermjet virtualitetit te vonuar, duket te jete shume pervers ne kurriz te punes dhe viteve te shumta ne te, qe nuk jam më fare e sigurte nese pas vetes fsheh eksperience vertet te vlefshme.

    P.s. Aspak flamurtare e pergjithesimeve per sa me siper!

  5. I montumi thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 1:30 pm

    Eh, mire mire
    Gjithe ky hartim i gjate, rreh uje ne havan dhe ske kuptu kryesoren.
    Lidhe pak vete, Filloi 2008. Dhe nje vit kohe ka ngelur.
    Sma me asnje miute per te humbur. Ka ardhe radha te kerkohen firmat e teknicienve per te bere pislleqet e radhes. Ka ardhe koha me vjedh dhe ne detaje. Prandaj duhen nderru teknicientet sepse ata me integritet, eksperience dhe profesionalizem sic thu ti, nuk mund te firmosin qorrazi.
    Keto flamurtaret e rinj, ne kembim te posteve, kollares dhe te iluzionit te karrieres dhe te pa rrahur me punen, firmosin ne ajer. Dhe opa, dolen leket.
    Hajt mos u merzit, viti elektoral i ka keto gjera.
    Shendet mbi te gjitha :-) :-)

  6. Pjer Thomas thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 1:36 pm

    :-) ironia e tregimit (ndoshta te vertete) ishte e holle , veç duhet thene se diete pa dhimbje s’ka :-) dhe ata qe bejne ndryshimet nuk eshte se kuptojne shume, paaftesia ka prekur nga Kryeministrin dhe aparatin e tij e deri tek nenpunesi me i rendomte aty.

  7. Artian thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 1:58 pm

    Nuk ka faj,ne nje shoqeri ku fuksionon nje kapitalizem ordiner,primitiv, i “kokolepsur” me nje modernizem. ala, “amanozotshme”(EY)me njerez gjysmak,medioker,turq te vjeter,anadollak nga mendja,por me kollare si “perendimor” amerikance -zdo mend qe do te jete e veshtire ,te cash,te cash ? te jetosh normal desha te them .. :)

  8. Idris thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 10:18 pm

    Me pelqeu, pavaresisht ne frymen e “te revoltuarit” qe deri diku shmangu edhe nje “ironi te thelle” pak a shume te lakuar me gjetje e me shume shprehje artistike…………prurje ishte me taban….shume kuptimplote .
    Falemnderit per qartesine.
    E kush nuk lexon aty……Po ja ky jam UNE! :) :) :)

  9. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 10:29 pm

    Jam i dyzuar per kete shkrim. E kam pertypur disa dite para se ta botonim. Jam dakord me shume prej sendeve qe thuhen per rendesine e Burimeve Njerezore dhe e gjej barbare shembien e administrates per ta zevendesuar me militantet politike - kjo ka qene plaga ne ije qe nuk na le te ecim drejt.

    Nga ana tjeter druhesha se shkrimi (me te drejte) i drejtohet yryshit te mandatit te PD-se dhe instalimit te Mixhes et Co. ne cdo strukture te administrates, me ane te njerezve te paafte por besnike qe zene vend si shushunjat dhe vetem thithin se te japin nuk kane se çë. Ky eshte hall i madh per qytetarin shqiptar.

    Nuk duhet toleruar zevendesimi i te afteve me te paafte. Per arsyet e afermendeshme qe demtojne vazhdimesine e punes…por keshtu i hyjme nje nyeje gordiane sepse ne rast se bie Mixha me 2009 - a nuk duhen shkulur edhe ushtria e injoranteve qe moren keshtjellen? Po dhe po. Por vetem ne saje te aftesive profesionale dhe jo per favore mos e dhente Zoti se lam nam 18 vjet e z’bejme dot xhap.

    “Patjeter. Do ta sjellim ne pune fshesaren e vejter!” :(

  10. I montumi thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 10:40 pm

    Po mer Idris ti je , e kush tjeter :-)

  11. Idris thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 10:52 pm

    Pse mer i montum ? Perse te mos jem une ??? :D :D :D
    Une mora dhe nje vertetim qe “kam bo kurs per Kommpjuter me t’shkrujtme dhe me t’programume”. Dhe keshtu mbusha aplikimin per pune.Mirpo drejtori im pas i e lexoi tha :
    ” Me vjen keq,po s’kom ven pune per DREJTOR. Une dje marova kursin 1 javor per administrate dhe bome 6 0re komjuter.Shko shif nga K/Min.se ka sa te dush pa kurse kompjuteri”

  12. I montumi thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 10:58 pm

    hahahahahaha
    Te rroje partia mer po he.
    Kur ika une (me deshiren time) nga administrata shteterore pas disa vitesh pune te levdrueshme, dhe me nje fare pozicioni, qelloi qe sa ish nderru pushteti ne 2005.
    Edhe shefi i madh, as me njifte fare. Mori nje leter doreheqje nga dikush me nje fare pozicioni dhe as e rr (TM) fare, se kush eshte, si pse e qysh. A na prish pune me na ik etj etj. E firmosi direkt bukurani. Fap fap. Shyqyr tha, nje me pak. Edhe mos te te them qe une isha e damkosur si njeri i PD-se aty per tere ato vjet per shkak te ca koincidencave te poshtra dhe mezi kisha mbijetuar.
    KShu qe dhe une nje nga ato jam :-)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.