Çmimin e bukës e rriti e majta
Çezar Ademi
Gazeta Standard
Disa ditë më parë e pata blerë bukën 35 lekë copën, ndërkohë që të nesërmen shitëset më thanë se buka është bërë 40 lekë/copa… Pra brenda një nate çmimi i shitjes me pakicë u rrit gati me 15 %. Atë ditë e bleva bukën, por tani e mbrapa kam shkuar në një furrë tjetër ku çmimi i saj është diçka më i ulët. Por kjo nuk është zgjidhja, të bredhësh për të gjetur diku më lirë një copë bukë.
Kush i rrit çmimet e ushqimeve?!
Unë mendoj se ky fenomen ka karakter të theksuar politik. Strategët dhe organizatorët e tij janë prej atyre që vijnë nga politika e majtë, e mbështetur fuqimisht nga monopolet ekonomike dhe nga media e majtë me të gjitha bateritë në funksionim të plotë. Shihni të nderuar lexues, hidhini sytë nga gazetat e përditshme, dëgjoni emisionet e lajmeve në të gjitha kanalet e majta pa përjashtim. Të gjitha në faqet e para, në fillimet e tyre hapen me lajme nga rritja e çmimeve të ushqimit të përditshëm të njerëzve, duke ndezur një luftë të ashpër mediatike, mbi të gjitha me qeverisjen aktuale e natyrisht për të bërë sa më të pavlerë arritjet e saj gjatë viteve 2006-2007.
Nuk ka se si të jetë ndryshe, kur brenda një nate çmimi i bukës rritet me 15 %. Sado abuzim le ta quajmë, përsëri nuk ka logjikë ekonomike sado e trashë që të jetë ajo.
Është më se e kuptueshme se ky fenomen ndodh nën një koordinim të plotë politiko–ekonomik për të goditur qeverisjen e djathtë në tërësi, e cila duket se politikisht e ka vënë me shpatulla për muri politikën e majtë. Kjo e fundit e gjendur pa alternativa ose më mirë me thënë pa argumente të duhura ekonomike të nevojshme në luftën e saj të përditshme politike, ka gjetur si alternativë rritjen e çmimeve të ushqimeve me forma që ata i njohin mjaft mirë si rezultat i përvojës se gjatë negative të fituar në qeverisjen 50 e ca vjeçare.
Pse rriten çmimet?!
Argumentet janë dy. Ato janë politike dhe ekonomike.
Le të mundohemi t’i analizojmë:
Janë politike, sepse e majta shqiptare pas humbjes së zgjedhjeve politike parlamentare të vitit 2005, ka vazhduar të humbë rregullisht edhe disa beteja të tjera politike mjaft të rëndësishme për një vend si Shqipëria dhe për kohën në të cilën ato kanë ndodhur e lidhur kjo shumë ngushtë edhe me ngjarjet politike ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit e më gjerë.
Janë politike, sepse e majta shqiptare gjatë vitit 2007 pësoi edhe dy humbje të tjera më të vogla po për zgjedhjet parlamentare në dy zona të cilat “pretendonte” se do t’i fitonte në Pogradec dhe në Tiranë.
Po kështu e majta shqiptare humbi në mënyrë spektakolare, me gjithë dëshirën e madhe si zakonisht për ta dërguar vendin në një kalvar zgjedhjesh deri në sfilitje, dy beteja të karakterit kombëtar siç ishin zgjedhjet lokale të 18 shkurtit dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Bile me zgjedhjet lokale mund të thuhet se “fshati fitoi Partinë Demokratike”.
Janë politike, sepse ka humbur tashmë edhe betejën politike lidhur me rrugën e Kosovës, (Durrës–Kukës) si dhe shumë beteja të tjera në fushën e diplomacisë, midis të cilave edhe luftën kundër vizitës së fundit të Kryeministrit Berisha në Japoni, vendi i dytë më i zhvilluar i botës sot. Për këtë të fundit ka një fakt mjaft domethënës si p.sh.: Ditën e shtunë me rastin e kthimit të Kryeministrit nga Japonia, në faqen e parë të shtypit të shkruar si zakonisht lajmi për vizitën ishte njoftuar vetëm në 4-5 prej tyre, ndërkohë që mbi 15 të tjera me theks të majtë nuk kishin denjuar asesi të merreshin me këtë lajm.
Cinizëm më i kulluar nuk mund të gjendet. Është e pakuptimtë të gjykosh këtë veprim, kur mendon se një shtyp që pretendon të jetë i lirë, nuk merr mundimin të pasqyrojë qoftë edhe me 3-4 rreshta një lajm mbi vizitën zyrtare të Kryeministrit të vendit të tyre. Kjo tregon se shtypi i majtë nuk është i lirë ndaj opinionit publik, përkundrazi ai vazhdon të jetë një vegël shumë e lirë e me kosto të ulët në duart e politikës së majtë, lehtësisht i manipulueshëm e i përdorshëm. Ndryshe nuk mund të kuptohet indiferentizmi dhe agresiviteti i tij ndaj thuajse të gjithë veprimtarisë politike të së djathtës në veçanti.
Janë politike, sepse media e majtë në një kor të mirëorganizuar e mirëdrejtuar ashtu siç ata dinë ta bëjnë, është kthyer në një mjet të fuqishëm me të gjitha bateritë e saj për të trullosur e bërë të pakënaqur një pjesë të njerëzve të cilët për shumë arsye janë në kushte jo të qëndrueshme ekonomike.
Historikisht kjo ka qenë arma politike me të cilën e majta në të gjithë botën, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, luan me varfërinë e shtresave në nevojë, shpesh duke fituar të drejtën për të qeverisur, qeverisje të cilat përfundojnë si kjo e fundit në Itali.
Janë ekonomike, sepse për të realizuar objektivat e tyre politike, të majtët po përdorin monopolet që ata kanë mbi ekonominë shqiptare prej më se 60 vjetësh si mjete ekonomike represioni ndaj ekonomisë së tregut të lirë, duke treguar edhe një herë tjetër se ata janë të paaftë të bëjnë një opozitë me alternativa ekonomike në favor të politikës së tyre të majtë e “sociale”. Kjo politikë e tyre vetëm sociale nuk mund të jetë.
Bujqësia shqiptare po lëviz për mirë
Janë ekonomike, sepse bujqësia shqiptare gjatë dy–tre viteve të fundit, si rezultat i politikave serioze e direkt në favor të fermerit të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit, po lëviz me kahe pozitive duke shtuar prodhimin e vendit, natyrisht e shoqëruar kjo jo vetëm me rritjen e të ardhurave të fermerëve nga ferma e tyre, por edhe me spostimin e shpejtë të një pjese të importeve të majta bujqësore nga tregu i gjelbër i vendit. Kështu vetëm gjatë vitit që shkoi të ardhurat e fermerëve nga shitja e prodhimeve të tyre mendohet që të jenë rritur gati 15 – 20 %.
Janë ekonomike, sepse perspektiva e shtimit të prodhimit bujqësor të vendit ka filluar të pastrohet nga mjegulla e ngritur qëllimisht nga politika e majtë për më se 8 vjet të qeverisjes së saj të dytë të pas ’97-s.
Mos të harrojmë e le t’i thërrasim pak kujtesës sonë të 3 – 4 viteve më parë, kur spinaqi pasi humbi betejën mediatike prej gati 100 e ca vitesh vetëm për një presje dhjetore në përmbajtjen “e lartë” të hekurit, arriti të fitojë vendin e parë në top listën e çmimeve të perimeve dimërore në tregun e Tiranës me 2000 lekë të vjetra për kg.
Bujqësia shqiptare edhe gjatë këtij viti ashtu si në vitin 2007, do të përfitojë fonde falas dy fish më shumë në vitin 2008, në masën mbi 10 milionë euro, nga mbështetja me politika të drejtpërdrejta në ndihmë të fermerëve që aplikojnë në adresë të skemave të hartuara nga stafet e ministrisë, si në vreshtari, ullishte, frutikulturë, blegtori, bujqësi organike etj. Rritja e përmirësimit racor në gjedhë si rezultat i liberalizimit të politikave në këtë fushë, jo vetëm që ka rritur prodhimin e mishit të gjedhit në vend, por është një perspektivë e sigurt se edhe prodhimi i qumështit të lopës shpejt do të njohë rritje në sasi e cilësi në ndihmë të konsumatorit vendas e të industrisë agro-ushqimore të vendit, e cila do të hyjë në marrëdhënie të ndershme biznesi me fermerët e qumështit, në marrëdhënie partneriteti me ta.
Biznesi i monopoleve e ndjen se shumë shpejt mbi 1500 e sa ha pemëtore, vreshta dhe ullishte të mbjella para e gjatë vitit 2007, do të jenë një konkurrencë e fortë në hapësirat e tregjeve bujqësore shqiptare, të cilat pas sundimit të gjatë komunist të vendit do të rifitojnë pavarësinë e mohuar në mënyrë të dhunshme.
Politika sociale e Kryeministrit
Si një rrufe e zjarrtë në qiellin e zymtë të opozitës ra dje deklarimi i Kryeministrit demokrat Berisha për rimbursimin e çmimit të bukës për çdo qindarkë të rritjes së tij.
Nuk ka dyshim se kjo është shprehje e vullnetit të mirë politik të qeverisë që ai drejton, çka e dallon seriozitetin, sinqeritetin dhe transparencën e politikës së djathtë nga grykësia, sharlatanizmi, sloganet boshe, papërgjegjshmëria dhe mungesa e vullnetit të duhur të politikës së majtë në kapërcimin e përbashkët të problemeve që dalin në zhvillimin e vendit, aq më tepër tani kur vendi është në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe marrjes së ftesës për anëtarësimin në strukturat e Aleancës Atlantike.
Kjo është politika e Partisë Demokratike, që cinizmit të medias së majtë deri në papërgjegjshmëri i përgjigjet me marrjen e masave konkrete në vijim të politikave sociale në ekonominë e tregut të lirë.


13 Shkurt 2008 @ 4:22 pm
“…Bla-bla-bla…”
13 Shkurt 2008 @ 4:34 pm
Cmimin e rriti tregu dhe paaftesia e shtetit per te nderhyre ndersa e majta ka faj per aq sa mund te kete nje opozite qe sdi te sjelle alternativa
13 Shkurt 2008 @ 4:45 pm
hahahahahahahahahahaha!
O miq të administrimit, po ku e gjetët këtë “analizë” kaq kompetente që, i vë gjërat në vendin e duhur?
Ja pra, u gjet dhe shkaku i rritjes së çmimit të bukës në Shqipëri.
Opozita e ka fajin!
Në dallim nga çdo vend tjetër të botës, këtu nuk është në pushtet qeveria por opozita! Dhe jo vetëm që është po, si keqdashëse që është, rrit dhe çmimin e bukës!!!
O tempora o mores!
Këtu po humb dhe pika e fundit e turpit!
13 Shkurt 2008 @ 4:53 pm
N. Ago, s’ke faj. Por keto diskutimet e krizes se cmimit te bukes jane te gjitha “interesante”, me thonjeza te medha. Ja c’thote nje tjeter, qe ia ve fajin tregtareve te miellit (shkrimi i plote):
Shkrimi titullohet: Shqiptaret, ne meshire te tregtareve. Pra as pozita, as opozita, por tregtaret tamaqare.
Hamendje, supozime dhe llafe bosh. As neper tavolina kafesh nuk t’i pranojne teori te tilla konspirimi.
P.S. Po shtoj dhe nje shkrim te trete, te “llahtarshem”, po mbi buken. Zoti na ruajte!
13 Shkurt 2008 @ 5:00 pm
Admin,
Ky artikull me duket me e drejte te ishte renditur nen “24 Karat” apo “Humor”, apo thua rubrika “Shtypi” eshte pak a shume e ngjashme me te dyja te siperpermendurat
?
13 Shkurt 2008 @ 5:03 pm
Lufta per buken eshte lufte per socializmi,lidhur nga ky fakt, Cezari ngre dy pyetje dhe dy pergjigje.
1-Kush i rrit çmimet e ushqimeve?!
-Unë mendoj se ky fenomen ka karakter të theksuar politik.
2-Pse rriten çmimet?!
-Argumentet janë dy. Ato janë politike dhe ekonomike.
Jepini Cezarit ate qe i takon!
Spiunin e vrau Milo!
13 Shkurt 2008 @ 5:10 pm
Artian, buken e rriti Milo???
13 Shkurt 2008 @ 5:20 pm
Shume argetues ky shkrim.
Si një rrufe e zjarrtë në qiellin e zymtë të opozitës ra dje deklarimi i Kryeministrit demokrat Berisha për rimbursimin e çmimit të bukës për çdo qindarkë të rritjes së tij.
13 Shkurt 2008 @ 5:29 pm
Kush..kush ai e ka fajin!
kuuush ee riti cmimin e bukes? kush kush kush ..si ka mundesi,qe ai kushi(te majtet) eshte nje fjale ne ajer,se njerzit nuk i njef dot sallaken se nga halli te gjujne edhe me te djathten edhe me te majten edhe me koke….”kush pra, e rriti cmimin e bukes”eshte fjala per nje person,kur thua e majta, e 10 punen krejt,dhe kur fillon nga argumentat bie te thuash “pi.rth pir.th se lirohesh ” 
13 Shkurt 2008 @ 5:33 pm
O Cezaro, te marte te ligat Kac Myftari
13 Shkurt 2008 @ 5:39 pm
Gjithe ky reagim i te mengjerve te peshkut ndaj kete shkrimi, po me ben te dyshoj qe ndoshta ka te drejte Cezari…
13 Shkurt 2008 @ 5:45 pm
Ky s’qeka as per Samuraj…te kujton ato barcaletat e kohes kur Sala iku per lesh..
-Z.Sali e vrane Nanon?
-Njaj Nania e ka organizue…
Po shtohen rradhet e “sinoptisteve” pa kuptuar se fermeret ky lloj poplli i sojit veshderr (jo imja )s’ka per te nejte gjith diten te prese teorite tuaja 20 vjecare…Do luj venit se e myten morrat POLITIKE….
Ky Cesari qeka i cuditshem me duket se te tallesh ne kete fare feje me k/ministrin me te suksesshem te vizitave ne Japoni duhet te jesh patjeter dicka tek drejtoria e farerave te zgjedhura per ritjen e rendimentit te spinaqit apo trangujve.
Ave maria Cesar!
13 Shkurt 2008 @ 5:48 pm
Cezari ka harruar argumentin e tretë - dhe më të rëndësishmin - atë psikologjik.
Meqënëse e majta është në një dinamikë krejtësisht hupëse, ajo ka filluar të dyshojë seriozisht për aftësitë e saja lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Perspektiva e Berishës kryeministër edhe për katër vjet të tjera përkeqëson së tepërmi gjendjen psikologjike të të majtës, e cila sikundër çdo subjekt i prekur nga rregullime të rënda psikike, i kushtohet të ngrënit.
Pra e majta është bërë bulimike. Ajo konsumon sasi të pallogaritshme buke dhe me këtë rast, është shkaktare kryesore e rritjes së mimit të bukës në vend.
13 Shkurt 2008 @ 5:54 pm
Tirons
:D
:D 
:(
:( ——–
“i marrte pleshtat Kaci”
Per ne qe jemi ketej ,Ju bofte dita 1mije admin qe prune kete Cesarin sot ne nje dite me te vertete te zymte me shi ebore po
——-PA RRUFETE E CESARIT
13 Shkurt 2008 @ 6:00 pm
ThoughtPolice, tregohu i drejte me Peshqit, c’reagim tjeter mund te kesh ndaj nje shkrimi si ky?
Besoj se je ne gjendje ta gjykosh shkrimin pertej c’eshte e majte dhe c’eshte e djathte dhe ta vleresosh per c’eshte argument e c’eshte t’ia mbysesh kot.
Ky shkrim nuk ka asnje prove, asnje fakt, asnje shifer, asnje ngjarje, rrethane, emra, argument, hipoteze, teori, madje edhe opinionet leshohen pa u bazuar ne nje logjike qofte edhe minimale…per keto arsye behet qesharak.
Nuk behet fjale per te mbrojtur te majten, por per te mbrojtur nje grime integriteti intelektual. Te shkruash keshtu eshte fyese per lexuesin, sepse sinqerisht, duket sikur eshte shkruar per nje audience lopësh.
13 Shkurt 2008 @ 6:01 pm
jepi cesarit c’i takon cesarit: ne ket rast nje top me m***
13 Shkurt 2008 @ 6:09 pm
Kungull të jetë vallë? (njëfarë komedie që s’po m’i vjen titulli në mëndje)
13 Shkurt 2008 @ 6:09 pm
Te mengjerit duhet ta shikojne pozitivisht shkrimin e mesiperm, pasi po lavderohen, po ju njihen merita etj. Makina propagandistike po funksionon me kapacitet te plote.
Edi ne kuvendimin e madh me popullin, mjaftistet lexojne ca letra qe flasin per cmimet, perfaqesuesi dinjitoz i politikes se re te Rames, Gramoz Ruci, kerkon doreheqjen e ministrit Ruli, nderkohe qe mediat e majta, por te pavaruara, bucasin sa tunden malet dhe fushat se bashku…
13 Shkurt 2008 @ 6:13 pm
ThoughtPolice, ty te marte te ligat Cezari, jarabi
13 Shkurt 2008 @ 6:21 pm
Blendi, une nuk po marr persiper te mbroj shkrimin ne fjale, thjesht me ngacmoi reagimi ndaj tij…megjithate, nuk eshte ndonje cudi qe monopolet ekonomike, te bejne ndonje lidhje te shkurter me politiken dhe ne sherbim te saj, gjithmone per qellimin final, kauzen e madhe….
13 Shkurt 2008 @ 6:35 pm
ThoughtPolice, meqe po vete-sakrifikohesh per Cezarin, ma shpjego pak kete te lutem:
Politika “sociale” e qeverise eshte te rimbursoje qytetaret e vet per cmimin e rritur te bukes. Nga vjen buxheti i shtetit? Nga vete qytetaret. Atehere i bie qe prape qytetaret te paguajne per rritjen e cmimit te bukes.
Pervec llogjistikes te rimbursimit (si do i marrim leket mbrapsht? do mbledhim faturat e bukes ne fund te muajit?), ketu ka dhe nje mashtrim kolosal, a thua se po na shpeton qeveria nga kriza. Qeveria ne fakt po e zgjeron krizen, sepse fondet qe do rimbursojne buken do merren nga vende te tjera, e keshtu kriza do te shperndahet.
Nuk zgjidhen rritjet e cmimeve me rimbursime, sepse cmimet nuk rriten kot, ashtu, per hobi. Dhe qeveria nuk ka rezerva me ar qe presin qe cmimi i bukes te rritet.
Dhe, edhe sikur, sikur, sikur “e majta” te kete provokuar rritjen e cmimit te bukes, perseri eshte idiotesi qe qeveria te rimbursoje rritjen e cmimit. Se ne fund te fundit, parate e shpenzuara per rimbursim do i mbledhe kusari sallaks.
Do i thuash ketij shefit tat ti qe te mos ta financoje me Ed Ramen, apo si e ke hallin?
13 Shkurt 2008 @ 6:39 pm
akullnaje,qe duket si kungull duket ,po te jete valle kungull?
13 Shkurt 2008 @ 6:45 pm
CCCC’fare!!!!!???? Cmimin e bukes sot pas 3 vjet te nje partie te djathte ( ashtuquajtur e djathte )e riti partia e majte. ???????
E fillova ta lexoj me endje se mendova se do te shikoja akuza ne lidhje me populizmin dhe politiken drite shkurter qe sjell populizmi qe vertet nje e majte mund te akuzohet, por te akuzosh te majten se rit cmimet se nuk eshte ne pushtet, se humb zgjedhjet se nuk ka shytp te lire???? E fillova me kenaqesi se thashe do te shikoj nje debat ekonomiko politik.Mirpo kush e ka lexuar deri ne fund ( une jo) le te me thote se vertet ishte nje artikull ne mos ekonomiko politik te pakten nje artikull politik ekonomik, pasi ne 2-3 paragrafet qe lexova ishin vetem politik dhe keto bile pa asnje lidhje ekonomike kur une mendoj se ceshtja e ritjes se cmimit eshte ekonomike
13 Shkurt 2008 @ 6:59 pm
Qeveria nëse e ka kaq për zemër këtë problemin e bukës, dhe meqë shikon se e vetmja arsye e rritjes së çmimit janë tregëtarët (ops, edhe e majta), atëhere qeveria të fusë në punë ministrinë e tregëtisë dhe ambasadat e saj për të gjetur akoma tregje ku mund të blejë më lirë se tregëtarët… ose në s’ka bythë ta bëjë këtë vetë, në vënd që të bëjë demagogji dhe të thotë që do të rimborsojë çmimin e bukës, ato pare t’ja japë direkt grosistëve, në mën. që ata të vazhdojnë ta shpërndajnë drithin me një çmim “popullor”.
13 Shkurt 2008 @ 7:01 pm
Ka te drejte cezari te majtet jane mesuar te futen neper furra te marin buken dhe te dalin pa paguar.
13 Shkurt 2008 @ 7:27 pm
Per çeshtjen e pasjes ne dore te shum biznezeve nga “te majtet”, autori ka te drejte, i vjen mire apo nuk i vjen mire ndonjerit. E futa ne thojza fjalen , Te majtet, per shkak se ata nuk jane te majte , veç nje grup biznemenesh me lidhje te dikurshme me PPSH apo nomeklaturen e asaj kohe, dhe me lidhje me PS, qe dihet tashme qe nuk eshte e majte. Ne fakt , ne kohen e sotme shekulli 21, mentalitetet dhe simpatite e njerzeve kane ndryshuar shume, keshtu qe zor te besohet nje konspiracion i fshehte i tregtarve te miellit, te bukes , me PS.
Persa i perket mospasqyrimit te vizites se mavrise sone ne Japoni, kjo vertet mund te tingelloje si cinizem, por nuk perben ndonje lajm per tu shqetesuar apo ndiere, se nuk flitet per vizite ne EU apo USA apo Kanada.
13 Shkurt 2008 @ 7:36 pm
Cmimi u rrit sepse shtypi i majt nuk raportoj viziten e kryeministrit ne Japoni…llogjike me se e kuptueshme. Japonia si superfuqi ekonomike kontrollon cmimin e bukes ne Shqiperi…
13 Shkurt 2008 @ 8:04 pm
atehre kur nuk paska te majte ckeni qe beni ‘derr-verr’?
13 Shkurt 2008 @ 8:32 pm
Ju lutem ku ta gjej kete autorin ti jap 300 lek te vjetra (se kaq duhet ta kete pazarin) te shkruaje per mua qe e kam une fajin e ta mbushi standartin plot. Me thoni qe ti dergoj dhe ndonje foto mundesisht me “wanted” poshte. Turp per gazetaret turp. Dikur te thoje qe je gazetar ishte njesoj si te thoje parlamentar sot eshte si te thuash jam prostitute dhe 5 mije lek e kam pazarin dhe bej cfare te duash. turp
13 Shkurt 2008 @ 8:35 pm
Pasi lexova kete shkrim, e kuptova pse ndodh rritja inflacionit apo krizat ekonomike. Po te kesh ate llogjike si puna e ketij tipit qe ka shkrujt artikullin, i bie qe edhe shiun qe nuk binte vitin e kaluar ne hidrocentralet e pengonte te binte opozita dhe vetem pas nje sulmi reformash qielli u hap dhe bashke me te erdhen edhe reshjet qe i dhane drite popullit. Hajde mendje hajde. Amon mos me thoni qe ky personi i ketij artikulli eshte ne qeverisje .
13 Shkurt 2008 @ 8:41 pm
Te rruga Mine Peza u ca kanali ujerave te zeza dje. Do kete dore e majta edhe ketu.
Po shirat qe kane kohe qe nuk bien me…hmm edhe ketu patjeter do kene dore ata kodoshe majtiste.
13 Shkurt 2008 @ 10:56 pm
me ben te qesh por edhe teqaj kur lexoj keta kospiratore se jo per gje por ‘ ta bejne ftyren si kpuca’….
13 Shkurt 2008 @ 11:14 pm
cmimin e ngriti e majta, cmimin e uli e djathta..loje ping-pongu..
Po jepeni buken falas or kulake, te pakten tek ata qe nuk kane mundesi ta blejne… e dime , qe hambaret i keni plote dhe po jua hane minjte..!!! Ku eshte xhaxha Hrushovi me kepucet me maja!!
13 Shkurt 2008 @ 11:55 pm
Ndoshta shkrimi nuk ka ndonje fakt te dukshem qe te vertetoje teorine e tij , por ky shkrim nuk eshte derguar ne hetusi qe te kete fakte . Eshte nje analize e bere ne menyren se si i shikon gjerat autori .
Pa dashur te ofendoj asnje nga proletaret e bashkuar te peshkutpauje , nuk pashe ketu ndonje te na ofronte ndonje analize me te besueshme , ndoshta dhe me fakte
As kalamajve nuk mund ti fshihni perkatesine tuaj politike more te mjere , te pakten ,fshihuni pak se na sollet zoret ne goje keshtu.
14 Shkurt 2008 @ 12:01 am
Shqipo qe ku e “analizen me te besueshme qe kerkon” nga nje peshkatar me BA, MA, PhD ne Ekonomi prej jashte Rrumpalles
14 Shkurt 2008 @ 12:32 am
hahahaha
..prit se mos harroj ku e lashe, se s’e kam mbaruar: ah po, “Mos të harrojmë e le t’i thërrasim pak kujtesës sonë të 3 – 4 viteve më parë, kur spinaqi pasi humbi betejën mediatike …”
Kosova Republike!
14 Shkurt 2008 @ 1:19 am
-Nano!…
-Bir!
-Dua buke!
Nano hesht.
Raporton Kuthret Qameti
Gazeta “Hopinjoni Avropjan”
E majta rriti cmimin e bukes
Po po vellezer. E rriti. E rriti. Na e beri edhe kete gjeme e majta. Por jo vetem te bukes. Por edhe te spinaqit, mor vellezer, atij spinaqi te lavdishem e te domosdoshem te cilin e kemi patur edhe hashure edhe patate.
Po si mor, na e beri kete pune, mu nder hundet tona. Ne nuk e kishim mendjen hic, kur armiku i klases na e beri kete pune. Se ne, te ciltrit, po merreshim me gjedhet; Ne hic ne, taraman, liberalizuam prodhimin e gjedhit qe te rrisnim edhe prodhimin e qumeshtit te lopes; nji gur per nje tufe zogj, dhe meqe ra llafi, edhe ne sektorin e pularise kemi arritur suksese, kur keta faaaaaaap, i te driblume ene i fusin i te rritur cmimit te bukes.
Po shokut Saravinglla Zh. Vavunga nuk ia heth njeri. Ai u ul, se qelloi te ishte ne kembe, hoqi cizmen, veshi kepucen, lidhi lidheset, zgjidhi lidheset, dhe e hoqi serish me fertune dhe e perplasi kepucen ne tavoline.
“C’behet more keshtu,” - thone se tha.
Aty, ngeli e Majta.
“Kokerr me kokerr do e paguajme shtesen ne cmim. Kane inat ata, por kemi me shume inat ne. Ca jemi ne, pabuksa?”
…vijon ne numrin tjeter…
14 Shkurt 2008 @ 2:02 am
KP, Kuthrret Qameti duhet t’i bashkohet Levizjes Qytetare Qametiste, ose sic njihet ndryshe, Dopio Q-ja. Dopio Q-ja eshte rruga e fundit, zgjidhja perfundimtare, apokalipsi!
14 Shkurt 2008 @ 2:52 am
Qafir ky peshkatari me BA, MA, PhD ne Ekonomi prej jashte Rrumpalles , qenka vertet specialist per te share berishen , por nuk na sqaron fare se perse pikerisht tani u rit cmimi i bukes . Keto argumente qe sjell ky i zgjuari specialist kane gje lidhje me momentin e tanishem ?!
Keto qe thote kane qene gjithmone , pyetja eshte , pse pikerisht tani u rit cmimi i bukes , pra cka ndodhur tani , kush eshte shkaku , arsyeja qe cmimi i bukes u rit menjehere pikerisht tani .
Gjithandej flitet se cmimi i drithrave nuk ka ndryshuar ne tregun boteror .
Ndoshta eshte dhe “paaftesija” e berishes per te qeverisur , por na e shpjegoni pak neve qe nuk e kuptojme se si “paaftesija” e berishes , paska ritur cmimin e bukes .
14 Shkurt 2008 @ 4:33 am
Karma i madh!
Saravinglles ia ke ndryshuar emrin. Origjinali eshte
Saramonglla Vinglla

Byrek me qinglla
Sultiash me karrota
Ha, te hongert mortja
14 Shkurt 2008 @ 5:06 am
Buka?E ku mban me uje pilafi?S’eshte puna per t’iu kthyer kohes se zise(une e kam njohur!),por nisur edhe nga keto”ngritje astronomike te cmimeve ne pergjithesi”dhe,mbi te gjitha te bukes,une dergova dhe nje tregim me titull”Per buken te rrah edhe une”(tregimi i jetuar),por sic duket nuk u pa e arsyeshme te botohet.Pavaresisht nga kjo,shteti urgjentisht duhet te nderhyje per ta ndalur kete”gogol”qe nuk eshte vetem potencial,por real.
14 Shkurt 2008 @ 7:41 am
Shqipo mund te jete edhe keshtu sic thoni ju Por as artikulli nuk jep ndonje shpjegim per kete. Se fundi ne se e majta po “saboton” ne buken c’ben qeveria? Perse nuk mer masa. Mos harojme se qivira e kap lepurin me qere apo jo ?
Shqipo kesaj i thone M-ut i ati e m-ut i bir, m-ut ai qe beri babane.
Dhe keshtu kjo puna e bukes u be pune m-uti. Vec se m-uti nuk hahet dhe populli ka uri
14 Shkurt 2008 @ 8:32 am
Peshku Fluturues, Saramongllen une e kam ne variantin personal Saravinglla
se me shko me mbiemrin Vavunga 
14 Shkurt 2008 @ 9:49 am
Me gjithe respektin per llogjiken e shkrimit, por mua me duket se eshte vecse nje spekullim intrigues.
Nuk provohet asnje lidhje e drejtperdrejte midis supozimit dhe realitetit. Mund te jete e vertete, mund te mos jete. Ky shkrim nuk shkon pertej dyshimeve.
14 Shkurt 2008 @ 1:29 pm
Penar,
Qeveria do te indeksoje pagat dhe pensionet si nje mase emergjente per te ulur ndikimin qe ka rritja e cmimit te bukes tek shtresat e varfera. Kjo eshte thjesht nje mase afat-shkurter, qe e lehteson kete problem per keto shtresa, por qe nuk e zgjidh problemin. Normalisht qe kjo behet me parate e buxhetit te shtetit, qe vijne nga taksat, se asnje qeveri ne bote, nuk pjell para…
Nderkohe, qe kane per t’u marre edhe masa te tjera, e para duhet te jete, marrja me keto monopolet apo kartelet qe i rrisnin cmimet brenda nje dite, ne menyre te pajustifikuar…
Ti si i mengjer, duhet ta pershendesesh kete angazhim te qeverise per te lehtesuar shtresat e varfera, shtresa qe ju te mengjerit presupozohet te keni syte dhe zemren tuaj me to…
Pika kryesore qe shtron Cezari, eshte nese e majta ne bashkepunim me monopolet, ka ndikuar ne rritjen e cmimit te bukes, per ta bere rezil kete qeveri gjakpiresish…E kupton ku eshte ceshtja…?
Tani ti si mendon? Mund te shprehesh ne mirebesim, pasi jemi mes miqsh…
Per mendimin tim, edhe sikur, gjithmone sikur, e majta te kete gisht ne kete rritje cmimesh, i lumte dora! E kombinuar kjo me bucitjen e altoparlanteve, kjo tregon zgjuarsi, aftesi, largpamesi etj., etj.
14 Shkurt 2008 @ 3:16 pm
Sqarime te pasqarueshme…
Z.Kuthrret Qameti
E ndjej veten te detyruar te them se “analiza” e mesiperme ka lene pa argumentuar nje pjese te mire te puneve te pista te opozites, ne rastin e rritjes se cmimit te dushkut e foragjeres, qe sherben si ushqim paresore per bagetine e imet dhe ate te TRASHE…e cila nga ana e saj pleheron toke, per tre dhene rezultate me te mira ne prodhim dritherash….:D
“Amon mos me thoni qe ky personi i ketij artikulli eshte ne qeverisje” Ta themi gento ta themi se ne ministrira me duket se punon dhe shume afer bukes…
Nuk eshte gazetare ky sa per sqarim eshte analist xhenerik pombist, qe me ngjall deshiren me heq dore nga te shkrujtmet ne menyrre urgjente…
Avash avash.. Ky nuk eshte gazetar (as e kam idene cfare eshte ne fakt)… Madje kete sherbim me siper e ka bo falas, thjeshte me thene i mendim te vetin, qe eshte vetem i veti me cfare duket…
Turp qe e ka botu gazeta, Po kjo po… Vec per te la duret gazeta thote qe mendimi i komentuesve nuk eshte mendimi i gazetes, kshu qe nuk duhen naterru gjerat… Sidoqofte gafa te tilla do te kete edhe ne vazhdim… Ju kerkojme ndjese paraprakisht
Ose hic fare nuk ju kerkojme ndjese se ju jeni ty qesh per qefin tuj me kete rast

14 Shkurt 2008 @ 4:42 pm
SA qejf i paskan pas shqipot (e kam fjalen per te gjithe ne dhe jo per kete shqipo-n ketu lart), keto historirat me “t’ngritme”, “t’ulme”, e “t’futme”… Sa fillon vjeshta merremi me Fierzen … A ju ngrit, a ju ul niveli, kush ja ngriti e kush ja uli, po sikur ta kishte pasur ngritur gjate gjithe veres, cer do kishim bere, etj, etj, … Andej nga Dimri na del ndonji histori me t’futme ose me t’hapme te tipit: A do ja hapim .. dosjet atyre te Sigurimit, apo s’do t’ja hapim…, Do ta fusim brenda mozaikun apo do ta leme jashte, etj, etj… Tani qe po afron pranvera i kthehemi prap t’ngritmes… Kush e ngriti, kush ja ngriti, dhe kush do t’ja uli…
…
Per fat te keq ne gjithe shkrimet e ketyre analisatave te djathte a te majte, shume pak diskutohet per menyrat se si zgjidhet, e me pak akoma per te bashkepunuar per T’JA ULUR….
14 Shkurt 2008 @ 5:08 pm
Ne fakt djema, buka u rrit ne janar dhe ketu ne EU. Ne Belgjik u rrit disa cent, nga 54-59 cent, tani te gjitha supermarketet e shesin me 69 cent. Kjo eshte rritja me e paprecedente, sepse rritje ka pasur me 2-3-4-5 cent dhe vite me perpara, mirpo kjo rritje prej 10-15 centesh, mendoj se eshte ndikuar nga kriza amerikane.
14 Shkurt 2008 @ 5:20 pm
Ore te mengjer,pse keni inat ju kshu??

Qiviria do dale me hilikoptera e do ta hedhe buken nga qielli, me keq se c’ua hidhinin Irakianeve parvjet!
C’kini, nga qielli do iu bjere,qe iu rente ne koke e ua befte koken kepuce!
14 Shkurt 2008 @ 5:46 pm
po shtresat e varfra nuk punojne ne qiviri mer totpulic!!!
14 Shkurt 2008 @ 5:51 pm
Buka u rrit,cte presim me !
Shterngo rripin Thanas! ..do ham me pak,u pa puna!
Jo ,nuk eshte e drejte ,e majta eshte gati per demostrata,parullat jane gati ” duam buke, duam buke ”
Nuk e degjove ne radio ,plasi ne kucove!.. jane ngritur te gjithe,nuk durohet me,
Poshte qeveria!Duam buke ,duam buke !
.po na pijne gjakun!
14 Shkurt 2008 @ 6:20 pm
69 cent ne Belgjike… ose 1200 leke ne Sarande e Kukes (pak me pak se nje euro)… Qenkemi mire, duke pas parasysh cilesine dhe gramet mangut… Deri tani rezulton qe vetem cigaret i kemi me te lira…
Sa per analistet ne shqiperi kqyri ju lutem linkun dhe lexojeni si Apolitik…
http://gazetastart.com/?faqe=analiste_details&lajmid=2118
14 Shkurt 2008 @ 6:52 pm
Kjo lidhja e ngjarjeve me “prapaskena” eshte kthyer ne nje fenomen ,dhe krye fenomeni eshte vet kryeministri,nese ju kujtohet ai akuzonte te majtet,se ishin lidhur me greket,me serbet, me klanin e “zenunit”me “5 familjet mafioze shqiptare” keto jane akuza vajtje- ardhje,tipike ne keto 17 vjet.
Politizimi dhe deshira per te elektrizuar atmosferen eshte kthyer ne plan te pare,duke lene larg mendimin profesional,teknik ne zgjidhjen e problemeve.Ketu nje role e madh luajne gazetaret,militant,partiak,dhe ata qe marrin rroge,dmth hane ,pa lehin!
Persa kohe qe politika ndodhet ne planin e pare,dhe perseri ne planin e pare si qellim ne vetevete,per interesa pushteti dhe vetem kaq.,vendi yne do te vuaj, nga pazgjidhshmerite e shume problemeve,te vjetra,te akumuluara prej kohesh dhe atyre te rejave, qe lindin pothuajse cdo dite.
14 Shkurt 2008 @ 11:16 pm
Artian thotë:
He mo se nuk ja u kam friken juve ,
, e di pse ?!
sepse juve po e pate keq hani dhe bar .

14 Shkurt 2008 @ 5:51 pm
Buka u rrit,cte presim me !
Shterngo rripin Thanas! ..do ham me pak,u pa puna!
Jo ,nuk eshte e drejte ,e majta eshte gati per demostrata,parullat jane gati ” duam buke, duam buke ”
——————————————————————
15 Shkurt 2008 @ 1:02 pm
Kerkoj ndjese per te gjithe qafiret, se nuk u shpreha si duhet. Pensionistet punojne ne qiviri…Edhe ata qe jetojne me ndihmen sociale, punojne ne qiviri…
Qafiret ne pergjithesi i karakterizon “xhahiliteti”, do ta kem ne mendje here tjeter kete gje…
15 Shkurt 2008 @ 1:25 pm
po kto s’jan as gjysma e te varferve mer daj
15 Shkurt 2008 @ 8:23 pm
Qe monopole ekonomike kontrollohen nga grupime te caktuara as qe nuk diskutohet per ne Shqiperi. Tregtaret e miellit paguajne gjobe per te drejten e hyrjes ne tregun shqiptar. Ashtu paguajne ata te naftes. Ndertimet paguajne. Edhe transportuesit e droges dhe te armeve paguajne. Cmimin ne Shqiperi e kane bere politikanet brez pas brezi. Rrisin gjoben ata, rritet cmimi. Shqiptari vetem paguan, se s’ka cte bej, pa buke, pa shtepi, pa ngrohje e rroba vdes njeriu. Faktikisht paguajme ne qe punojme jashte qe te mbajme ata brenda.
Po ky qe gjeti arsyen me habit mua, ti ke pushtetin ne dore, si e paska fajin e majta, cfare llogjike eshte kjo. N.q.s. disa veta kane monopolin e miellit, hape tregun shqiptar, lere tregtare te tjere ta sjellin miellin me lire (d.m.th. pa i gjobitur neper dogana per fitime personale), hapi rruge ekonomise se tregut e shqiptaret do shkojne aty ku eshte me lire, jo aty ku gjobitet me pak. Kompeticioni i ul cmimet vetvetiu.
Por me e bukura, nuk e merr as mundimin te genjej lezetshem. Do i kthej parate ky, do rimbursoje popullin. Po si more hero? Do nxjerresh njerezit e tu jashte dyqaneve te bukes ti japin bleresve nga 5 leke per buke te blere. D.m.th., ne menyre indirekte, do paguash hajdutet. Lidhje interesante. Shume bukur.
Vjedhin te dy palet si dreqi dhe pastaj i hedhin gishtin njeri tjetrit. E ne darke vone tallen me kete popull te shkret. Zhdukuni more ndyresira. Te merresh me njerez qe i shesin nafte Serbise kur ata derdhin gjak shqiptari dhe te kalosh pushimet ne Dubai kur e di se ne cgjendje e ke popullin.
18 Shkurt 2008 @ 9:47 pm
Shkrim interesant dhe i goditur