Ç’kultura të debatit
Një diskutim mes kolegësh bënte të hapeshin dyer të tëra njëra pas tjetrës. Kurioziteti është i madh. Acarimi për ngritjen e zërit po ashtu. Njëlloj si ai që vjen kur drejton telekomandën për të ndërruar stacion në zënkat mes politikanëve.
Por në rastin e kolegëve të rinj, të arsimuar dhe edukuar me tjetër frymë debati, zëri i ngritur ishte akoma më fatkeq.
Të bërtiturat përfshijnë sharje personale dhe pretendime se askush nuk e vë ujin në zjarr për asgjë nga ato që thotë “armiku” debatues. Nga njëri ekstrem në tjetrin.
Nga forma më e ulët e debatit që janë sharjet personale, tek forma më e lartë e tij, mohimi i pikës kryesore. Veçse fatkeqësisht, në shumicën dërrmuese të zënkave dhe debateve shqiptare, pika kryesore nuk mohohet duke cituar dialoguesin e duke sjellë argumente, fakte dhe evidencë bindëse për të provuar të kundërtën e pikave të tij. Jo. Edhe në këtë stad, mohimi bëhet duke mos reshtur sulmet e ulëta dhe zhvlerësimin e figurës së tjetrit.
Unë s’merrem me kokëboshë si puna juaj. Ju jeni të dështuar. Ti nuk lidh dot as këpucët e tua. Ti je ai që të kanë rrahur e të kanë bërë fërtele. Me trutë e tua nuk dal nga dera. Mafioz. Kriminel. Idiot. E përdalë. Injorant. Mendjemadh…” Ç’nuk të dëgjon veshi në “debatet” shqiptare.
Shembulli vjen sigurisht nga politika, ku të gjithë janë padrino të krimit, natyralistë e narcizitë të përkryer (sipas politikanëve vetë). Fatkeqësia nuk qëndron këtu, por tek të rinjtë si ata që dëgjoheshin korridorit, e që pretendojnë se diçka kanë mësuar nga kultura e debatit. Kanë mësuar posi, por kanë mësuar shembullin më të keq.
Në trishtimin përcjellës të atij debati që lindi nga disa kritika mbi një material të prezantuar, më erdhi ndërmend një ese e Paul Graham, ku kundërshtitë renditeshin në 6 shkallë; Në të parën fare qëndrojnë sharjet, që përbëjnë edhe formën më të ulët të kundërshtimit. Njëkohësisht edhe më të përhapurën e saj (veçanërisht në disa lloj shtresash dhe në disa tipa njerëzish). Në shkallë të dytë janë sulmet ndaj individit, që nuk refuzojnë argumentet e dhëna, lidhen pak me çështjen në fjalë, por ngelet sërish një formë e ulët kundërshtimi në debat (me shumicë në parlamentin shqiptar). Shkalla e tretë mban përgjigjen ndaj tonit të përdorur. Këtu fillon të përmendet edhe argumenti, por prapë nuk lihet mënjane autori. “S’e besoj dot që Meta nuk i pranon ndryshimet në Kushtetutë e na hiqet me kaq autoritet”. Nuk është aq kaq sa sulmet individuale, por ngelet sërish forma më e keqe e kundërshtimit. Nëse Meta ka të drejtë në argumentet e tij kundër ndryshimeve kushtetuese, ç’rëndësi ka përdorimi i autoritetit të tij në shpalosjen e tyre? A është korrekt argumentuesi? Atëherë ç’rëndësi ka nëse është edhe autoritar?
Në shkallën katër vjen kontradikta, përgjigjja ndaj asaj që u tha në vend të përgjigjeve se kush e tha dhe si e tha. Pak e komplikuar për debatuesin shqiptar, që në përgjithësi nuk e ndjek dot me vëmendje të gjithë diskutimin. Çështje aftësish në të dëgjuar dhe në sintetizimin e shpejtë të të dhënave për t’i përqendruar ato në kundërthënie.
Nga këtu kalohet në kundër-argumentin. Shkalla e debatit vështirësohet. Këtu fillojnë të marrin formë përgjigjet me vlerë. Kundër-argumenti është shuma e kontradiktës plus arsyetimin dhe faktet. Mund të ndodhë që të dy debatuesit të kenë të drejtë, por në zemërim e sipër, dhënia e argumenteve të ndryshme për të njëjtën çështje të pengon të kuptosh pikat e rënies dakord.
Në shkallën e 6-të vjen mohimi, që është forma më bindëse e kundërshtimit. Është edhe më e rralla, sepse ka nevojë për shumë punë. Duhet të citosh dhe të sjellësh paragrafë që mendon se duhen kundërshtuar dhe i argumenton qëndrimet e reja.
Në majë të piramidës qëndron mohimi i pikës kryesore. Ky është luks vetëm i atyre që kanë aftësi dëgjimi më tepër sesa aftësi të foluri. Forca e mohimit në këtë pikë varet nga çfarë mohohet dhe kulmi i saj sigurisht që është pika kryesore e një debati.
Kushtetuta. Shembujt për shkelje dhe kundërvajtje të saj, nëse ndodhin ndryshime, janë ku e ku më efektive dhe gojë-mbyllëse sasa ngritja e zërit se këto ndryshime nuk duhet të ndodhin, për shkak se janë nismë e dy njerëzve të dyshimtë.
Por edhe këto mënyra kundërshtimi shpjegojnë vetëm format e ndryshme të diskutimit, jo saktësinë e tyre. Ama në debatet shqiptare as për formën nuk mund të pretendohet, jo më pas saktësinë dhe artin e të debatuarit.
“Kam të drejtë sepse kështu them unë. Ku merr vesh ti. Ik merru me lodrat”. Në forma të ndryshme, kjo është mënyra e të debatuarit shqip.
S’ka gjuha jonë fjalë të mjaftueshme? Nuk njihen format e debatit? Apo nuk jemi të zotët të debatojmë, sepse nuk kemi bagazhin ta çojmë deri në fund një argument?
Mbase janë të gjitha bashkë. Shembujt e keq vijnë gjithandej. Me pak damar ballkanasi e me një dashuri të theksuar individualizmi pas vdekjes së njeriut të ri, shqiptarët ndjehen shumë mirë dhe shumë të sigurt në debatet e tyre shterpë (por acarues dhe shkatërrues të çdo ideje që mund të lindë e të mbytet nga ambienti ku kërkon të hedhë rrënjë).
Në nxehje e sipër as kritikat dashamirëse nuk dalloheshin më. I kritikuari kishte marrë zjarr e ishte i bindur se askush nuk e donte, as nuk e kuptonte, as nuk bëhej fjalë të ishte më i mirë se ai.
Debate të tilla vazhdojnë përditë; në zyra, shtëpi, shkolla, institucione, ekran, brenda e jashtë tij. E në shterpësinë e tyre, përsëritet sërish Grahami me shkallët e tij; sharjet, sulmet ndaj individit, përgjigjen ndaj tonit të përdorur, kontradiktën, kundër-argumentin, mohimin dhe hedhjen poshtë të pikës kryesore.
Deri tani po bëjmë zigzage në shkallët një dhe dy. E ku t’i gjejmë argumentet për më sipër?!
Edlira Gjoni (Tirana Observer)

22 August 2008 @ 9:58 pm
Ah mungesa e etikes se debatit. Sikur te kishim kete parmeter ne rregull kushedi sa shume prokopi do kishim bere si komb.
Ma paska mare nga gishtat kjo Edlira, se kisha ndermend te beje ndonje artikull per kete. Tani edhe vete jam kunder absolutizimit te pergjithesimeve dhe stereotipeve, pasi asnjehere nuk jane te verteta per cdo njeri apo ne cdo situate. Po nga ana tjeter, eshte njesoj e pamohueshme qe njerez te kulturave dhe grupeve (bile dhe nengrupeve) te ndryshme kane gjera te perbashketa qe i dallojne nga njerez te kulturave apo kombeve te tjera.
Po te kesh pasur te besh me te huaj nga vende te ndryshme e ke me kollaj ta vesh re ndryshimin kuptohet, ose faktin qe ka nje ndryshim, megjithese nuk jam shume i sigurt se cfare pikerisht nga ben ne te ndryshem, e kam fjalen jo vetem te ndryshem ndaj perendimoreve, po dhe ndaj shteteve/kombesive te tjera.
Ca mendoni se na dallon ne shqipot nga te huajt? Jo vetem ne debat, po shume here dhe thjesht ta shikosh dike pa i folur e dallon se eshte shqipo.
22 August 2008 @ 10:10 pm
Ja dhe pamje te peshqve para fillimit te debatit, kur sapo hapet nje teme, dhe ne mes te debatit.
22 August 2008 @ 10:58 pm
Unë s’merrem me kokëboshë si puna juaj. Ju jeni të dështuar. Ti nuk lidh dot as këpucët e tua. Ti je ai që të kanë rrahur e të kanë bërë fërtele. Me trutë e tua nuk dal nga dera. Mafioz. Kriminel. Idiot. E përdalë. Injorant. Mendjemadh…

22 August 2008 @ 11:10 pm
Ne se do te njohesh nje Shqipo nga fytyra kudo …e njeh se pasqyron STRESS ….ne se do ta njohesh kur flet…..”e shkreh qe ne sup” dhe e shoqeron te shtimen me fjale te fryra e me poza…..ne se do ta njohesh nje shqipo kur hyn ne blog…. ben pergjithesime ‘historike” per ketej e pertej kufijve,
…..ne se do ta njohesh nje shqipo qe debaton….
Po ne njihemi pernjehere …JEMI NERVOZE e te PADURUAR!
22 August 2008 @ 11:17 pm
Idriso, ore nuk e dija qe ti nganjehere nuk ja fut kot.
Shume mire na i ke bere permbledhjen.
Tashi, ca e dallon stresin shqiptar ne syte e shqiptareve nga stresi i te huajve te tjere, qofte dhe atyre te evropes lindore?
Qe kemi dicka qe ne shikim qe na dallon kemi, po ca tamam se. O ja gjejme fundin kesaj o s’ka.
22 August 2008 @ 11:30 pm
Ja une sikur te kam perpara XhiB!
:) :). Pa le pa ka edhe nje kendveshtrim tjeter nga i imi
:P
.
Ato qe ke thene me lart si permbledhje jane shprehja e vertete e pamjes qe ke…:) kuptohet qe hera heres ndryshon spse ti nuk ke stress se si te shtosh pasurine po e ke se
U ba ai m.. te kete (te dije) me shume se une…
Keshtu qe eshte shume i vecante stressi yne sepse eshte mesuar qe ne vogeli qe te jete “hasetchi”. Psh:
-Pse i bertite ate kalamonit ?
-Me shau moj shoqe …me tha te q…nenen.
-Po mire o rob ,femije eshte , ashtu e ka mesuar !
-Dakord moj shpirt , po pse nuk e ke mesu te thote ” Me q…nenen”
23 August 2008 @ 12:30 am
Xhib, të paktën JO hipokrit.
Unë për debatin i besoj individualitetit që thu ti gre. Debat në një forum të përgjithshëm, apo blog kolektiv, nuk bën dot siç do. Për këtë punë janë blogjet personale.
Në fund të fundit, kooperativizmi doli i dështuar (hë për hë se unë jam markist) isoj dhe ktej.
23 August 2008 @ 12:37 am
Fillove ti duke aplikuar ato shkallet qe thote autorja?


Debati nuk nenkupton monolog mer qe te debatoje secili ne blogun e vet. Po qe ashtu hapim te gjithe nga nje blog dhe me kete rast debatojme te gjithe ne fushen tone dhe e gjuajme penalltine gjithmone ne. Leqe edhe kjo eshte bere tashme, se rrezik gjysma e peshqve kane bloget e tyre.
Fakti qe ne duam te gjithe te jemi ne vend te pare te autobusit mendoj eshte nje tregues tjeter domethenes, qe shfaqet qe tek evolucionet e partive dhe shoqatave e kudo. Po ti shikosh te huajt ne Amerike p.sh. te gjithe kane nga nje organizate kryesore dhe mblidhen dhe bejne gjera. Shqiptaret nga ana tjeter 101 organizata shqiptaro-amerikane dhe perfundimi del qe ne kete rast, shuma e pjeseve eshte me pak sesa pjeset vete. Po rendesi ka qe jane kryetare te shoqatave te veta.
23 August 2008 @ 9:48 am
Nuk ndryshon thelbesisht nga hyrjet ‘burre’ dhe ‘grua’ ne fjalorin e kuq (jane thjesht antonime)
Shume konkluzione te paargumentuara ne nje fjali (1- ‘gjak ballkanasi’; 2- individualizmi shqiptar eshte rrjedhoje e komunizem-paskomunizmit; 3- ’shkaterrues te cdo ideje’).
Shkrimi eshte i mire, por do te ishte akoma me i mire po te mos ishte shkruar per shtypin shqiptar, me te cilin nenkuptoj nevojen per konkluzione te forta dhe pamundesine e argumentimit te bindshem te ketyre konkluzioneve brenda nje gjysmefaqeje. Gjithashtu them se pike do te kishte shtuar ndonje analize e nje ligjerate iks, te marre psh nga nje debat televiziv.
Por
jam dakort me piken kryesore (jemi keq) dhe me perpjekjen per edukim.
23 August 2008 @ 10:00 am
Shkrim i bukur qe ngre nje shqetsim real.
Gjithmone me kane pelqyher shkrimet e Edlires.
Eshte e vertete qe Shqiptaret kane karakteristike ngritjen e zerit pa qene nevoja, nervozizmi i pa kuptueshem, padurimi ekstrem dhe mbi te gjitha sedra e semure!
Te gjitha keto cilesi te nje edukate shoqerore qe le shume per te deshiruar. Me e keqja eshte se kjo eshte me teper e theksuar tek ajo qe quhet V.I.P. ne shqiperi apo klasa politike. Kujtoj fjalorin e kryeministrit ne paralament!!!!!!!! Kujtojme sherret deri ne degjenerim apo ushtrim dhune live on t.v.!
Pra e keqja eshte se ne shqiperi kjo shtrese e shoqerise nga e cila pritet Kultura, Llogjika, Edukata apo Miresjellja eshte shume primitive ose ne disa raste eshte shume larg nivelit ne vendet perendimore.
Une ketu mendoj se eshte problemi dhe jo me “Shqiptaret”,pasi ata qe duhen te vendosin rregullat e nje komunikimi civilizues nuk kane rregulla vete!
23 August 2008 @ 10:17 am
Vertete Liqen, nga kush pritet Kultura, Llogjika dhe Edukata, rregullat e nje komunikimi civilizues (civil, do te thoja une)?
Autorja mund te kishte vazhduar me shume ne kete linje … te fliste psh per arsimin. Une di qe ‘debati’ eshte levruar mjaft keto vitet e fundit neper gjimnazet shqiptare. Sa i perhapur ka qene ky fenomen, a ka dhene ndonje frut dhe a pritet te sjelle ne te ardhmen? Apo te behemi fataliste dhe te themi qe derrat e politikes me shembullin e tyre zhbejne cdo perpjekje tjeter institucionale per ngritje te nivelit te debatit?
23 August 2008 @ 12:03 pm
Ne per fat te keq vazhdojme ta konsiderojme te ndryshmen te Kundert! Ate qe mendon ndyshe ta quajme kundershtar ose dhe armik. O me o kunder nessh. rruge te mesme nuk ka!!!!!!!! Booooooooooooo….
23 August 2008 @ 12:33 pm
ne shqipetaret mendoje se kemi shume munges kulture ne lidhje me fet. pasi ne cdo vende te botes kultura fetare ndikon ne formimin e karaktereve te tyre. ndersa ne shqipetaret kemi nje egoizem patriotik te pa arsyetueshem dhe teper te teperuare nuk bazohemi ne ato cka tha bashke biseduesi apo bashkedebatuesi menjeher revoltohemi.
gjithmon i shmangemi thelbit te debatit duke e kthyer ate ne debate personal, pa len shmangje paralele qe munde te arsyetoje acarimin.
mungesa e rasteve shembullore te elites se politikes qe na eshte bere e pa shmangeshme nuk na le fushe manovrimi per dicka pozitive por na ben te ndihemi shume pesimiste dhe negative nderkohe qe duhet te bejme te kunderten.
23 August 2008 @ 12:59 pm
I varfer shkrimi ne sharjet e perdorura :
Ti nuk lidh dot as kepucet e tua ; mund te perdoret dhe ti nuk lidh dot as breket e tua. ( kur breket ishin me ushkur ) : po sikur nuk eshte keq fare si shprehje qe nenkupton qe njeriu nuk eshte i zoti te beje as dhe nje pune te thjeshte jo me te tjera.
Ti je ai që të kanë rrahur e të kanë bërë fërtele; mund te perdorej nje tjeter qe ka lidhje me qenin psh ti je qen i rraf qy kelysh dhe perdoret ne ato raste kur kerkon te thuash qe personaliteti jot i eshte i cenuar nga investimi qe eshte bere mbi ty. ( njeri version )
Me trutë e tua nuk dal nga dera; ka dhe nje forme tjeter e bukur me duket mua : Me mente e tua nuk shkoj as ne hale.
Tani une kam pyetjen e thjeshte keto shprehje cer ti bejme mos i perdorim apo te ngelen vetem si deshmi qe gjuha jone eshte e pasur, por qe nuk kane te drejten e perdorimit se mund te etiketohesh si mungesdebatberes ?
P.S. Jo dhe aq me shaka sa mund te duket.
23 August 2008 @ 4:53 pm
Qe te njihni kundeshtarin ne debat ja ku jane ca pershkrime te vertete per karakterin
THENIE nga i nderuari FAN NOLI
Për Tropojanët:
A të duhen sharlatanë
Që të lëpihen në cdo anë
Që të përcajnë vatanë
Ke sa të duash TROPOJANE
Për Elbasanasit:
Po qejfli a të duhen
Që me jevga dinë të kruhen
Zonja që pjellin cdo vit
Vetëm ELBASANI rrit
Për Kolonjarët:
Do ministra KOLONJARE
Se mbahen burra me mend
Në mexhlise dhe në kuvend
Duan kudo të jenë të parë
Për Myzeqarët:
Do budallenj që vec hanë
Hajvanë me dy këmbë
Pasuri s’dinë të venë
Merr shëtit gjithë MYZEQENE
Për Gjirokastritët:
A do të ruash florinë
Katandinë e shtëpisë
Me dy qofte mbushin shtepinë
Ec e merr Gjirokastritë
Për Permetarët:
Do të hash e të bësh qejf
Sofra shtruar si për mbret
Pastërti për hismet
Të tillë gjen vec në PERMET
Për Korcarët:
Do për punë një KORCAR
I ke bujq e ushtarë
Të gjithë bashkë venë në arë
Kokë e këmbë s’i ke të sharë
Për Skraparllinjtë:
Hall i madh për SKRAPARLLINE
Ka rrezik të hash dhe dru
Dy ministra le të rrinë
Se na duhen edhe pa tru
Për Lebërit:
A do që njerëzit të rrinë
Në komandë të kesh ushtrinë
Në tarbiat të kesh njerëzinë
Merr gjithë LABERINE
Për Kosovarët:
A të duhen luftëtarë
Gjithë botes t’i vësh zjarrë
Do arratinë të marrë
Merr nja dhjetë KOSOVARE
Për Dibranët:
Njerëz të zgjuar me lezet
Që i gjen në cdo anë
Që të bëjnë hallve e salep
Këta janë mjeshtrit DIBRANE
Për Shkodranët:
A do njerëz për aheng
Për tryezë e për kuvend
Burra e gra kërcejnë me lodër
Këta i gjen vec në SHKODER
Për Krutanët:
A të duhen gënjeshtarë
Matrapazë dhe kokë tharë
Që rërën ta shesin për farë
Merr KRUTANE dhe del i larë
Për Kukësianët:
A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujarë e burrërorë
Shko në KUKES i ke në dorë
Për Matjanët:
Këta MATJANE burra të zotë
Që dikur kanë bërë barot
Se i njeh gjithë vendi mbarë
Janë të aftë për xhandarë
Për Mirditorët:
A do trima e sejmenë
Kapardisur ku do venë
Pa i zënë gjumi mos flenë
Për të tre MIRDITORE bëjnë benë
Për Tiranasit:
Do dembelë për Stambollë
Mos u lodh të bezdisesh dynjanë
Në TIRANE rresht tabanë
Vetëm të zgjatësh një dorë
Për Dropullitët (Nga Qirjako Polo) :
Kush kërkon njerëz për punë
i ka DROPULLI më shumë
ata shkojnë dhe në kurbet
për të kursyer bukën e vet
23 August 2008 @ 5:01 pm
“Kultura e Debatit” kombinim i panjohur fjalesh nga klasa politike shqiptare
Funksionimi eshte akoma me i panjohur !
23 August 2008 @ 5:15 pm
Gjithë kjo situatë, ka lidhje me psikologjinë e njeriut.
Dhe bëhet në bazë të nevojave nevoja për diçka, “lind” mjetin për ta shprehur atë dhe pastaj rregullon marrëdhëniet mes saj dhe shoqërisë më gjerë.
Me fjalë të tjera, në internet “notojmë” prej nevojës për tu shprehur, komunikuar, shkëmbyer mendime etj. Kjo është nevoja primare. Në bazë të kësaj nevoje krijohet formati.
Vërtet që shumica kanë blogje, mirëpo nuk e kanë atë për monolog. Sepse dikush tjetër, e shef nevojën për tu shprehur rreth një teme të hapur në blog si më të madhe se cmirra, inati apo komplekse të tjera të lidhura me personin që ka hap blogun. Dhe kjo i çon të gjithë bloguesit pak a shumë, në marrëdhënie të ndërvarur dhe të ndërsjelltë me njeri tjetrin. Pra në komunikim. Dhe madje në formatin më të mirë të mundshëm të komunikimit. Këtë ka realizuar peshku dhe adminat këtu. Edhe krijimtarinë e stimulojnë por edhe dinë të përzgjedhin material prej blogjeve.
Megjithatë….po kaloi tema një nr të caktuar postimesh thotë një ligj interneti, atëherë do vejë një pjesëmarrës dhe do zërë në gojë Hitlerin :P. (oops mesa shoh qenkam unë ai këtu :D)
e që thu ti Xhib më tej, për organizimin, që ka katër a pesë shoqata…ato degjenerojnë vetvetiu sepse dhe nëse nuk përfaqësojnë interesa të kapshme apo materiale.
Të bashkosh shqiptarët e Bostonit…me çfarë motoje? Për çfarë arsye? Në të kaluarën për ngjizje përdorej feja e përbashkët, ndërsa tani festat kombëtare, traditat, dasmat etj dmth merre me long. Të vetmit që janë ndryshe kudo, quhen hebrenj. Po ata kanë b0le.
23 August 2008 @ 5:41 pm
mendimi im personal èshtè se me tè drejtè pretendohet shumè nga klasa politike shqiptare..por harrohet se ajo èshtè pjellè e shoqèrisè nè tè cilèn ndodhet!!njè pyetje kam…si do tè silleshit ju(apo edhe unè) po tè ishit nè vend tè tyre?mè vjen vèshtirè tè besoj se se do tè silleshit gjithmon gjithè edukatè(duke patur parasysh edhe me kè keni tè bèni) e do tè vinit gjithmon e kudo interesin e pèrbashkèt pèrpara atij personal apo tè njerzve qè ju vendosèn nè atè post!!
24 August 2008 @ 12:55 pm
Kultura e debatit, kam pershtypjen se duhet te futet ne tekstet shkollore, nga specialiste psikollogjie e psikolloge, me qellim qe te rritet nje brez më me kulture. Mendoj se kurse te veçanta duhet te hapen dhe per politikanet, qe fatkeqesisht shfaqin kulture te dobet debati, per te mos thene kulture alabakesh.
24 August 2008 @ 4:48 pm
Korrigjim; ….nga specialiste psikollogjie e psikolloge….
ne;
….nga specialiste pedagogjie e psikolloge…
25 August 2008 @ 7:25 am
Admin :@,
Pse te akuzohet shekulli pastaj per mos-marrje leje e mungesa referimi?
Per ide me te qarte, shihni me kujdes masterin e Lostit ne “Dhe ishte Konflikt”
http://www.peshkupauje.com/dhe-ishte-konflikt/2008/08/20/
25 August 2008 @ 2:35 pm
i shoqja ime ka thene i llaf te bukur per shqiptaret:
une bos,ti bos ,po lopen kush do ta kullose:)
me duket shume e qelluar per rastin konkret:)