Identifikohu



Regjistrohu

“Chardonnay Karaoke” - atje ku këndohet shqip

Ne ditet e sotme nje nder format me te njohura te argetimit kryeqytetas eshte te berit karaoke. E lindur ne Japonine e larget dhe e importuar ne Evrope e SHBA rreth gjysem shekulli me pare, orkestra bosh (togfjaleshi karaoke i perkthyer shqip nga japonishtja) do te kishte suksesin e saj te jashtezakonshem. Klube te ndryshme neper bote shume shpejt do ta benin pjese te tyre kete forme te spektaklit. Njerezit e thjeshte nepermjet artit te te kenduarit te korrnin duartrokitje apo fishkellima njelloj si nje artist. Nje baze muzikore ne sfond. Nje skerme gjigande ku kalojne titrat e kenges. Nje gjetje, Nje menyre interaktive qe dashur pa dashur te ben protagonist…

Tirane, janar 2005
Ne rrugen e zbrazur dhe shume dimerore te bllokut degjohen zera te stonuar qe tentojne tek baladat me te njohura. Kthej koken i habitur dhe papritmas syte me dallojne nje klub i cili per here te pare tenton me kete forme te re. komplimente, Nje gje e re ka lindur ne Tiranen tone te vjeter e monotone. Karaoke!!! Nje kompiuter modest, nje ekran ku mezi dallohen germat, baza legjende qe mungojne. Njerez qe gjejne tek njeri-tjetri vlera qe kurre me pare nuk i kishin njohur. Buzeqesh dhe nisem, i leshuar si pasoje e karakterit tim dhe i ndrojtur perpara se rese qe do provoj. Dhe kendoj, kendoj e serish kendoj. Kendoj ato pak kenge qe jane, dhe “ky eshte vetem fillimi”

Tirane, prill 2007
Ndoshta kishte filluar varfer, me nje ekran te vjeter, ne nje tentative te deshperuar per te futur dicka te re, nderkohe qe sot shume gjera kane ndryshuar. Bar/karaoke gjenden ne te kater cepat e tiranes. Njerez te stervitur e sprovuar tentojne ne te gjitha menyrat te rrembejne duartrokitje, njerez te stonuar menefregiste qe ndoshta adhurojne fishkellimat nuk i fshihen aspak kakofonise, shishe birrash qe perplasen pas ndonje interpretimi te shkelqyer, broherima e komplimente qe nuk ndalin per asnje moment…
…STOP dicka mungon, vertete dicka mungon! Hedh syte verdalle per te diktuar kete mangesi qe kaq shume me shqeteson. Kane shkuar dy vjet dhe une nuk jam shqetesuar ndonjehere kaq shume sa sot ne nje ambient te tille. Ne nje rruge dy vjecare te kesaj gjetje te lezecme gjej mungesen e theksuar te kultit tone. Muzika shqiptare ka shterrur me ujin, ka ikur me dritat. Dhe une nisem ta gjej duke kontrolluar nje me nje fotokopjet karaoke qe kane mbire si kepurdhat pas shiut ne gjithe Tiranen. Nje mision shume i veshtire, ndoshta i pamundur qe mbase diku do me ndale.
C’kemi!
Degjoj nje ze me dialekt nga jugu i cili pasi prezantohet me fton ne lokalin e tij. E pershendes zoterine xhentil dhe degjoj oferten aspak intriguese. Karaoke ka kudo - pergjigjem, une kendoj per qejf… befas ndal me fjalen time dhe kujtoj se isha nisur per diku, isha nisur per te gjetur tingujt e harruar shqiptar. Buzeqesh! Ve ne dyshim ate qe po mendoj. Tashme e kam gjetur udhen per te ngritur ate qe mungon, mitin e kenges shqiptare te kenduar nga te gjithe.

Tirane, qershor 2007
Merr jete CHARDONNAY KARAOKE, nje koncentrat me baze shqipen. 100 kenget e shekullit karaoke dhe dhjetra baza te muzikes popullore e qytetare jane tashme ne toplisten e kerkeses te klienteve te klubit qe sapo ka nisur te marre fryme. Dritherima qe rikthehen habitshem per te na kujtuar se ne kemi kulturen tone, kengen tone, per te na treguar se tingujt tone jane te mrekullueshem e se duhen kenduar gjithmone.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

35 Komente »

  1. Vesa thotë:

    13 Gusht 2007 @ 3:02 pm

    Shyqyr qe e paskan hap.. dhe me behet qefi qe qenka ne shqip se kshu behet me e pershtatshme per ne emigrantet qe kemi qef te flasim gjuhen tone.

  2. Beri thotë:

    13 Gusht 2007 @ 5:18 pm

    bravo s6t66n! se ngelem tu hik te flares shpifsira qe ska nji kong shqip. ku esht tamam si vend chardoneja se ma ka qefi me ardh me e pa?

  3. ITS thotë:

    13 Gusht 2007 @ 7:46 pm

    Sa pare ke marre me pru ket rreklamen ketu…

  4. Pjer Thomas thotë:

    13 Gusht 2007 @ 10:10 pm

    Se ç’lidhje kish kjo Karaokja/Bosh, me kengen shqiptare qe tingellon e plot , une kete nuk e kuptova. Kujtova ne fillim se behej fjale per kenge pa instrumenta muzikore, meqe autori permendi fikjen e dritave, dhe thashe sa mire qe po rifutet folklori i vjeter i para shum shekujve. Kur ç’te ndigjoj ne jutube, kenge te festivaleve te vjetra, qe natyrisht na pelqejne, por qe s’kishin asgje te perbashket me ate qe permendi autori.
    Mos ndoshta, autori e ka shkruar kete artikull si i dehur, apo si i prekur nga nje gjendje emocionale e larte, gjendje e cila nuk ti lejon ti shprehesh tamam ato qe deshiron , ku shum shprehje hahen/harrohen, ne kete rast.

  5. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Gusht 2007 @ 4:21 am

    Shume bukur, forme argetimi e sprovuar. Sidomos mbas nja dy gotave. :) Biles ta bejne nje show ne tv si Canale5 dikur, por ta bejne qe te kete dhe stonatura. Se ajo sikur ia shton lezetin karaokes.

  6. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Gusht 2007 @ 6:09 am

    A ka ndonji që mund të më thotë se ku mund ti gjej në midi (.kar) këto këngët shqiptare? (dhe jo në versionin për tv).
    Unë përdor “vanBasco’s karaoke player” dhe do t’ja dija shumë për nder atij që do të më jepte këtë informacion.

  7. Franck thotë:

    15 Gusht 2007 @ 11:57 am

    E papame fare ! Karaoke shqip eshte gjeja me e bukur qe mund te kishit bere ndonjehere! Nese njerezit injorante nuk e kuptojne se c’eshte eshte me mire te mos bejne komente! Gjithsesi ju uroj dhe patjeter do te vij e te argetohem te klubi juaj!

  8. ske thotë:

    15 Gusht 2007 @ 2:08 pm

    Urime per Karaoken e re dhe per emrin e saj.
    Po sikur nuk kishte vetem kenge shqip … apo gaboj?

  9. s6t6n6 thotë:

    15 Gusht 2007 @ 4:55 pm

    edrus, une i kam ne version orkestral te gjitha kenget (midi ose midi te kthyera ne wave por pa zerin e kengetarit, vetem baza) por fatkeqsisht nuk mundem ti shperndaj, sepse i kam blere shume shtrenjte nga autoret dhe me kushtin qe mos te dalin nga kompiuteri im. pra me pak fjale jam i kushtezuar dy here. megjithate kam kenaqesine tju ftoj te vini dhe ti kendoni sa here tju teket.

    ske! emri i klubit ishte i vene paraprakisht (pasi eshte nje vine/bar) dhe nuk mundeshim tja ndryshonim mbi te gjitha per efekt dokumentacioni.

    franck, blendo, toni, beri, vesa thx per mbeshtetjen.

  10. s6t6n6 thotë:

    15 Gusht 2007 @ 5:04 pm

    me qe ra fjala chardonnay ka nje website dhe ju mund te njiheni me mire me permbajtjen.

  11. Bana thotë:

    17 Gusht 2007 @ 10:56 am

    ah, sa mire, qe paska dhe ne tir karaoke, te shkojme te kendojme ndonjehere!
    e sidomos ne shqip, pa pa paaaa

  12. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Gusht 2007 @ 11:17 am

    s6t6n6 thotë:15 Gusht 2007 @ 5:04 pm
    me qe ra fjala chardonnay ka nje website….”

    Ku, si , qysh… jepe të shkretën :)

  13. s6t6n6 thotë:

    17 Gusht 2007 @ 5:21 pm

    www.chardonnay.5u.com

  14. marina thotë:

    23 Gusht 2007 @ 3:09 pm

    ju pergezoj qe keni kontribuar ne nje forme argetuese per te ven ene jete vlerat e kengeve shqiptare ju uroj suksese ne sezonin e dyte

  15. faraoni Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Shtator 2007 @ 6:23 pm

    ju pershendet Agimi nga danimarka ju lutem a ka ndonje faqe ne net ku mud te gjinden keng shqipe ne karaoke apo midi nuk di saktsisht si quhen jemi ktu larg vendlindjes dhe kur mblidhemi ndonje her tek njeri tjetri kendojm por sikur ti kishim disa keng shqipe ne at format do dilte shum ma mir por ato nuk i gjejm ne shqip gjersa ne gjuhet tjera ka me mija.tung ju pershendes

  16. s6 thotë:

    25 Shtator 2007 @ 11:59 am

    tashme ne chardonnay kendohen dhe kenget e shekullit edicioni 2. pra muzika vjen e fresket ne klubin e vetem ku kendohet shqip nga te gjithe.

  17. bisha thotë:

    29 Shtator 2007 @ 3:54 pm

    si e ben flares karaoken se ben njeri tjeter. Flares Pub ka nje manaxhim teper perfekt
    si dhe ndjehemi shume rehat atje.

  18. I. thotë:

    1 Tetor 2007 @ 12:28 pm

    C`ia fusni kot.As qe krahasohet me Flares.Aty behet feste, s`ke ku te hedhesh koqen e molles. Mgjth me duhet ta pranoj, ka qene shume me mire perpara. Sa per kete lokalin e ri, kam qene nje here dhe kishte vetem nja 2 njerez ne tavolina dhe nje striptiste/kengetare (e vetmja qe kendonte aty) per te terhequr kliente.

  19. Noni thotë:

    2 Tetor 2007 @ 11:36 am

    Une pa qellim te keq po dua te bej nje koment mbi kete konkurence te lindur ketu. Me cpo has nga faqja e internetit te klubit chardonnay nga fotot, videot e publikuara aty si dhe nga informacioni qe jep, me duket shume i kendshem dhe shume i dobishem per gjetjen e vlerave te humbura ne vitet e tranzicionit, njerezit qe jane aty duket qe i perkasin shtresave te larta madje neper foto pashe edhe kengetare “prej verteti” dhe besoj qe pronaret e ketij klubi e kane vene ne vije punen (aq me teper tani qe paskan marre dhe kenget e shekullit 2) . Ndersa persa i perket flaresit edhe parafolesi e thote qe ka rene shume ne krahasim me disa vite me pare. Shtresa nga e cila frekuentohet i perket klases se ulet dhe kjo eshte per te ardhur keq. Personazhet qe kendojne jane reduktuar ne limit. Klientela eshte 90% meshkuj, fonia teknikisht eshte e amortizuar, kenget qe kendohen jane shume te vjetra dhe festa te cilen trumbeton ky zoteria te krijon nje perzjerje te forte ne stomak dhe te ben te dalesh me vrap nga klubi.

  20. Qemal thotë:

    2 Tetor 2007 @ 1:54 pm

    Une kam kenduar dikur te Flares dhe mendoj se deri para 1 viti ka qene me i miri por tani sja vlen me te shkosh pasi ka rene shume. Tani kendoj te Churchill dhe mendoj se eshte me i miri. Sa per kete klubin e ri as e di ku bje dhe nuk kam qene ndonjeherendoshta ne te ardhmen e afert do shkoj

  21. Bett@29 thotë:

    16 Tetor 2007 @ 5:27 pm

    Chardonnay faleminderit per emocionet qe na dhate diten e premte ku na rikthyet ndermend hitet me te bukura shqiptare!

  22. Beni thotë:

    19 Nëntor 2007 @ 2:48 pm

    pashe dje specialen e pergatitur nga top-news si dhe lexova te shtunen blutoothin. me ben pershtypje publiciteti qe paskerka ky vend. do desha me gjithe mend te shkoja por ne pamundesi pershendes promotoret dhe krijuesit e ketij ambienti.

    Arbeni

  23. jeta thotë:

    3 Dhjetor 2007 @ 12:37 pm

    bravo ju qofte se keni bere nje pune te madhe. pame reklamen tuaj ke klani dhe mendoj se tashme jeni kthyer ne nje institucion te kenges shqiptare.

    komplimente jeta

  24. Toni thotë:

    23 Dhjetor 2007 @ 8:27 pm

    Po mire me kete lajm qe na ofruat per keto karaoket e qe kan kaq shume sukses mund te ju bej 1 pyetje
    Ku mund te shkarkojm ca kenge te tilla karaoke shqip?
    Nese dini ndonje faqe na tregoni ju lutem

  25. s6 thotë:

    24 Dhjetor 2007 @ 11:24 am

    nuk ka ne internet asnje website nga i cili mund ti shkarkosh kenge shqiptare falas apo me pagese (flas orkestrime profesioale te nivelit te kengeve te shekullit) keshtu qe mbetet vetem opsioni qe ti kendosh ne chardonnay

  26. Klea thotë:

    25 Dhjetor 2007 @ 2:09 am

    Me pelqen qe dikush ka menduar qe kemi deshire te kendojme dhe degjojme shqip.Ne fakt ka dhe stonatura nje nga keto jam dhe vet por,,,,,Nuk esht festival apo jo??Te kenaqemi dhe ne amatoret.

  27. Klea thotë:

    25 Dhjetor 2007 @ 2:11 am

    Qemal.Po te informoj se eshte ne bllok afer Pizza Time.

  28. Landi thotë:

    25 Dhjetor 2007 @ 1:16 pm

    Sot e kan djeg deri ne 5 e gjys te mjesit te chardonnay. U bo shume bukur madje erdhi edhe Kujtim Prodani kendoi nja dhjet kenge. u knaqem fare

  29. sajmo thotë:

    30 Dhjetor 2007 @ 8:04 pm

    kam nje lokal ne itali. Me nevojiten disa kenge shqip karaoke, mund ti shkembejme me kenge te tjera te huaja ……..gulbinstudio@hotmail.com

  30. s6t6n6 thotë:

    31 Dhjetor 2007 @ 11:52 am

    me vjen keq por nuk mundem te te jap asnje kenge.

  31. Manjola thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 1:00 pm

    Erdha kete te shtune me bashkeshortin tim, me teper prej kuriozitetit duke qene se ju shoh shume shpesh neper reklama televizive apo internet dhe me beri pershtypje menyra e menaxhimit nga ana juaj. Ndodh shpesh qe ajo qe sheh ne kopertine nuk gjendet ne permbajtje por ne rastin tuaj ishte krejt ndryshe. Mendoj se jeni me te vertete te zote dhe ju pergezoj per ate qe keni ngritur pasi pervec se na kenaqi ajo qe keni ngritur ka edhe vlera kombetare te cilat jane shume te rendesishme ne kete moment qe po kalon vendi yne. Bavo, ju pergezoj dhe premtoj se do rikthehem.

  32. ina thotë:

    14 Prill 2008 @ 12:39 pm

    kishit elsa lilen ksaj jave eee

  33. ori thotë:

    30 Prill 2008 @ 5:03 pm

    adresen ku ndodhet kjo karaoke?

  34. S6 thotë:

    30 Prill 2008 @ 6:20 pm

    Ndodhet ne bllok, paraleli i pare (i kulles se vodafonit) ecen poshte dhe kalon kryqezimin e farmacise greke, pa shku tek pizza time, mu perballe me vila palma… besoj se jam spjegu mire :)

  35. bari ropaj thotë:

    10 Korrik 2008 @ 11:25 pm

    jam anti komunist.i arratisur ne vitin 89.po duam nga berisha.te kujtohet smunja e enverit kur ju si doktor e mjekoshe.qfar porosijet te linte para vdekjes.se ketu ke ngel vetem ti si njeriu i besuar i enverit.ju e dini te verteten e dinakut ashtu je edhe ti dinak e mashtrus.flip flap.po nuk do te ket histori per ty qe te shkruhet ne shpirtin shqiptar.librat i shkruani veht .te dhimbet komunizmi.se je shum i shkathet shfrytzove pa diturin e popullit ne vitet 90.kur enveri te dergonte jasht shtetit per studime. hape syt dhe e kape qeverin.trego te verteten se populli te njofti tashi ma. te doli boja .jeta asht loj dominash.te ngeli dopjo xhashta ne dor.me qmontimin.djali ishte shoqrusi.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.