Login



Register

Champions, 80 për qind e shqiptarëve bast për Milanin

Gazeta Shqiptare
Altin Latifi

Shqiptarët i besojnë Milanit për finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet sot në mbrëmjë në stadiumin “Olimpik” të Athinës. Në një sondazh të kryer dje nga “Gazeta Shqiptare” nëpër kompanitë kryesore të basteve që veprojnë në Tiranë, rreth 80 përqind e atyre që kanë vendosur baste për takimin e sotëm mes Milanit dhe Liverpulit, u kanë besuar kuqezinjve të Ançelotit. Diku për tifozllëk e diku duke menduar për një hakmarrje të mundshme, italianët do të jenë të preferuarit e shqiptarëve për ndeshjen që do të vendosë kampionin e ri të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Ajo që ka rënë në sy gjatë ditës së djeshme, ka qenë fakti, se pavarësisht manisë së basteve, shumat e çmendura kanë munguar, teksa pritet që ato të vendosen sot. “Kanë qenë të paktë ata që kanë vendosur që sot (dje) baste për finalen”, thotë drejtori i kompanisë “Globast” Flobenc Dilaveri. “Në fakt prisnim një ritëm më të lartë, por dihet tashmë që shqiptarët i vendosin shumat e mëdha vetëm ditën e ndeshjes. Kështu që nesër (sot) pritet edhe fluksi më i madh”, sqaron më tej Dilaveri. Në fakt, vendosja e basteve ditën e ndeshjes ishte një fenomen që u vu re edhe për finalen e kampionatit botëror mes Italisë dhe Francës dhe një gjë e tillë shpjegohet edhe me faktin se shumë bastexhinj preferojnë të marrin vesh mirë lajmet më të fundit nga kampet e skuadrave, përpara se të vendosin shumat e parave. “Megjithatë, ajo që vura re në fluksin e ditës së martë, është që pjesa më e madhe, gati 80 përqind e atyre që kanë vendosur baste teke, janë të bindur në fitoren e Milanit. Arsyet janë të ndryshme, duke nisur që nga fakti që ata mundën Mançesterin në gjysmëfinale e deri tek fakti që mund të jenë tifozë, megjithatë kështu ka ndodhur”, shpjegon drejtori i “Globast”, Dilaveri. Gjithsesi, është e sigurtë që në rast fitoreje të kuqezinjve, festa do të përfshijë edhe Tiranën, duke parë numrin e madh të tifozëve të tyre në kryeqytetin shqiptar apo edhe afërsinë me Athinën. Biseda për një hakmarrje për finalen e Stambollit, ka qenë një temë dite që nga fillimi i kësaj jave.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

26 Komente

  1. Lawman thotë:

    23 May 2007 @ 6:29 pm

    Hajde Suksese Liverpool-it atehere!

  2. Kotherja thotë:

    23 May 2007 @ 6:36 pm

    Ne fakt eshte 78,93 %, ka gabu pak ky Latifi.

  3. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 6:41 pm

    Ne shqiperi Milani ka shume tifoza!
    Milani eshte favorite pas ndeshjes qe beri me Mancesterin.
    Megjithate, Milani ishte favorite me i madh para 2 vjetesh dhe e hengri! :)
    Une them penallti prape!! ;)

  4. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 6:45 pm

    Sipas thashethemeve angleze,lojtaret e Liverpulit do mundohen te ngacmojne Gatuzon, me qellim per ta nxjerre me karton te kuq! :)
    Apo c’eshte ai! Shkrepsen do!Jam i sigurte qe e ka nje damarre “arbereshi” :P

  5. ILIRJAN thotë:

    23 May 2007 @ 6:52 pm

    Suksese Liverpoolit!

  6. IlirjanC Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 6:54 pm

    fiton liverpooli!

  7. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 8:36 pm

    1-0 pjesa e pare per Milan.

  8. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 8:42 pm

    Yes goooooool
    milanistja

    je happy Laurenti??????????

  9. Kotherja thotë:

    23 May 2007 @ 8:43 pm

    Edhe nje te verdhe Gatuzo edhe hundet gjak.

  10. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 8:44 pm

    Te shihni ne Amerike ju shqiptaret, te gjithe cirren per skuadrat italiane, kur moren kupen italianet ne North End 1/3 e tifozave ishin shqptare.
    V I V A I T A L I A

  11. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 8:46 pm

    hepi se po fiton Milan po nuk jam milanist…

  12. ILIRJAN thotë:

    23 May 2007 @ 8:46 pm

    GOL KOTI!

  13. Ina thotë:

    23 May 2007 @ 8:47 pm

    Une e mbaj ment kur e sollen nje here kupen ne north end dhe u cmenden te tere….edhe ne te vertete qe fake … sa zhgenjyese

  14. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 8:55 pm

    Asnjehere nuk sillet kupa e vertete INA eshte vendim me ligj.

    Sorry Laurenti, kujtova se ishe edhe ti talion uncle Poool, ta tregoj tek TOOOni une ty. E shihni Sopranon juve andej :) :) :D

  15. Beli thotë:

    23 May 2007 @ 9:14 pm

    le te fitoje Liverpuli se e dun futbollin me gjithe shpirt :-) jane krejt tifoza

  16. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 9:20 pm

    Ke te drejte Beli, meqe kane tifoza te cmendur dhe te ndjeshem eshe gjunah te humbi Liverpuli.

    E shkreta policia europiane greke e Athines qe i duhet te punoje over time.

    Minuta e 73 akoma 1:0

  17. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 9:28 pm

    Mbaroi loja u be edhe goli i dyte.

  18. Kotherja thotë:

    23 May 2007 @ 9:28 pm

    2-0

  19. Kotherja thotë:

    23 May 2007 @ 9:32 pm

    2-1

  20. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 9:34 pm

    ku e pe njeshin ti me?????????per liverpulin

  21. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 9:35 pm

    i kap valet me vonese kjo antena ime :D vertet 2 me 1

  22. Kotherja thotë:

    23 May 2007 @ 9:37 pm

    2-1 FT

    Berluskoni po ben si gorrrile ne tribune.

  23. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 9:38 pm

    he mo se mbas plastikes nuk duket edhe aq gorrille.

  24. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 9:50 pm

    neser Berlusconi kerkon renien e qeverise se Prodit :D

  25. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2007 @ 9:59 pm

    Kush e pa flamurin shqiptare??
    Mu be qejfi,kur e pashe! :)
    Liverpuli luajti me mire sesa Milani kesaj rradhe, por humbi!
    Flamuri shqiptare ishte me tifozat e Liverpulit!

  26. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 May 2007 @ 3:57 am

    Dmth 80% e shqiptareve jane pak me te pasur sot?

    :)

    Pse nuk lujme totofutboll si komb? :) I mbledhim t’gjitha sa kemi dhe kapim 1, 2 ose X (une them 2).

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.