Champions, 80 për qind e shqiptarëve bast për Milanin
Gazeta Shqiptare
Altin Latifi
Shqiptarët i besojnë Milanit për finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet sot në mbrëmjë në stadiumin “Olimpik” të Athinës. Në një sondazh të kryer dje nga “Gazeta Shqiptare” nëpër kompanitë kryesore të basteve që veprojnë në Tiranë, rreth 80 përqind e atyre që kanë vendosur baste për takimin e sotëm mes Milanit dhe Liverpulit, u kanë besuar kuqezinjve të Ançelotit. Diku për tifozllëk e diku duke menduar për një hakmarrje të mundshme, italianët do të jenë të preferuarit e shqiptarëve për ndeshjen që do të vendosë kampionin e ri të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Ajo që ka rënë në sy gjatë ditës së djeshme, ka qenë fakti, se pavarësisht manisë së basteve, shumat e çmendura kanë munguar, teksa pritet që ato të vendosen sot. “Kanë qenë të paktë ata që kanë vendosur që sot (dje) baste për finalen”, thotë drejtori i kompanisë “Globast” Flobenc Dilaveri. “Në fakt prisnim një ritëm më të lartë, por dihet tashmë që shqiptarët i vendosin shumat e mëdha vetëm ditën e ndeshjes. Kështu që nesër (sot) pritet edhe fluksi më i madh”, sqaron më tej Dilaveri. Në fakt, vendosja e basteve ditën e ndeshjes ishte një fenomen që u vu re edhe për finalen e kampionatit botëror mes Italisë dhe Francës dhe një gjë e tillë shpjegohet edhe me faktin se shumë bastexhinj preferojnë të marrin vesh mirë lajmet më të fundit nga kampet e skuadrave, përpara se të vendosin shumat e parave. “Megjithatë, ajo që vura re në fluksin e ditës së martë, është që pjesa më e madhe, gati 80 përqind e atyre që kanë vendosur baste teke, janë të bindur në fitoren e Milanit. Arsyet janë të ndryshme, duke nisur që nga fakti që ata mundën Mançesterin në gjysmëfinale e deri tek fakti që mund të jenë tifozë, megjithatë kështu ka ndodhur”, shpjegon drejtori i “Globast”, Dilaveri. Gjithsesi, është e sigurtë që në rast fitoreje të kuqezinjve, festa do të përfshijë edhe Tiranën, duke parë numrin e madh të tifozëve të tyre në kryeqytetin shqiptar apo edhe afërsinë me Athinën. Biseda për një hakmarrje për finalen e Stambollit, ka qenë një temë dite që nga fillimi i kësaj jave.


23 Maj 2007 @ 6:29 pm
Hajde Suksese Liverpool-it atehere!
23 Maj 2007 @ 6:36 pm
Ne fakt eshte 78,93 %, ka gabu pak ky Latifi.
23 Maj 2007 @ 6:41 pm
Ne shqiperi Milani ka shume tifoza!

Milani eshte favorite pas ndeshjes qe beri me Mancesterin.
Megjithate, Milani ishte favorite me i madh para 2 vjetesh dhe e hengri!
Une them penallti prape!!
23 Maj 2007 @ 6:45 pm
Sipas thashethemeve angleze,lojtaret e Liverpulit do mundohen te ngacmojne Gatuzon, me qellim per ta nxjerre me karton te kuq!

Apo c’eshte ai! Shkrepsen do!Jam i sigurte qe e ka nje damarre “arbereshi”
23 Maj 2007 @ 6:52 pm
Suksese Liverpoolit!
23 Maj 2007 @ 6:54 pm
fiton liverpooli!
23 Maj 2007 @ 8:36 pm
1-0 pjesa e pare per Milan.
23 Maj 2007 @ 8:42 pm
Yes goooooool
milanistja
je happy Laurenti??????????
23 Maj 2007 @ 8:43 pm
Edhe nje te verdhe Gatuzo edhe hundet gjak.
23 Maj 2007 @ 8:44 pm
Te shihni ne Amerike ju shqiptaret, te gjithe cirren per skuadrat italiane, kur moren kupen italianet ne North End 1/3 e tifozave ishin shqptare.
V I V A I T A L I A
23 Maj 2007 @ 8:46 pm
hepi se po fiton Milan po nuk jam milanist…
23 Maj 2007 @ 8:46 pm
GOL KOTI!
23 Maj 2007 @ 8:47 pm
Une e mbaj ment kur e sollen nje here kupen ne north end dhe u cmenden te tere….edhe ne te vertete qe fake … sa zhgenjyese
23 Maj 2007 @ 8:55 pm
Asnjehere nuk sillet kupa e vertete INA eshte vendim me ligj.
Sorry Laurenti, kujtova se ishe edhe ti talion uncle Poool, ta tregoj tek TOOOni une ty. E shihni Sopranon juve andej
:) 
23 Maj 2007 @ 9:14 pm
le te fitoje Liverpuli se e dun futbollin me gjithe shpirt
jane krejt tifoza
23 Maj 2007 @ 9:20 pm
Ke te drejte Beli, meqe kane tifoza te cmendur dhe te ndjeshem eshe gjunah te humbi Liverpuli.
E shkreta policia europiane greke e Athines qe i duhet te punoje over time.
Minuta e 73 akoma 1:0
23 Maj 2007 @ 9:28 pm
Mbaroi loja u be edhe goli i dyte.
23 Maj 2007 @ 9:28 pm
2-0
23 Maj 2007 @ 9:32 pm
2-1
23 Maj 2007 @ 9:34 pm
ku e pe njeshin ti me?????????per liverpulin
23 Maj 2007 @ 9:35 pm
i kap valet me vonese kjo antena ime
vertet 2 me 1
23 Maj 2007 @ 9:37 pm
2-1 FT
Berluskoni po ben si gorrrile ne tribune.
23 Maj 2007 @ 9:38 pm
he mo se mbas plastikes nuk duket edhe aq gorrille.
23 Maj 2007 @ 9:50 pm
neser Berlusconi kerkon renien e qeverise se Prodit
23 Maj 2007 @ 9:59 pm
Kush e pa flamurin shqiptare??
Mu be qejfi,kur e pashe!
Liverpuli luajti me mire sesa Milani kesaj rradhe, por humbi!
Flamuri shqiptare ishte me tifozat e Liverpulit!
24 Maj 2007 @ 3:57 am
Dmth 80% e shqiptareve jane pak me te pasur sot?
Pse nuk lujme totofutboll si komb?
I mbledhim t’gjitha sa kemi dhe kapim 1, 2 ose X (une them 2).