Çfarë po ha?
Sot tek po haja një kos Yoplait më shkuan sytë tek lista e elementeve që përmban produkti. Nëse s’e ke vënë re etiketën e pasme, kur sheh figurën mund të mendosh se po ha kos me copa pjeshke. Por nëse lexon me kujdes përmbajtjen gjen një listë çuditërisht të gjatë për një produkt të thjeshtë bulmeti.
Në të vërtetë po ha:
- CULTURED PASTEURIZED GRADE A LOW FAT MILK (kosi!)
- SUGAR (pjeshkat siç duket s’janë mjaftueshmërisht të ëmbla)
- PEACHES (pjeshkat!)
- MODIFIED CORN STARCH (niseshte misri)
- HIGH FRUCTOSE CORN SYRUP (as sheqeri s’është mjaftueshmërisht i ëmbël prandaj duhet shurup nga misri)
- WHEY PROTEIN CONCENTRATE (koncentrtat i proteinës nga hirra)
- KOSHER GELATIN (xhelatinë - mirë që qenka kosher të paktën)
- NATURAL FLAVOR (i duhet shtuar shije “naturale” përndryshe s’do të shijonte si kos)
- CITRIC ACID
- TRICALCIUM PHOSPHATE
- PECTIN
- COLORED WITH ANNATTO EXTRACT (ngjyrosësi - mos kujton se ngjyra vjen nga pjeshkët që sheh në figurë?)
- VITAMIN A ACETATE
- VITAMIN D3
Siç e shikoni m’u desh të lexoja disa artikuj enciklopedikë për të marrë vesh se çfarë po haja. Motoja e Yoplait-së s’duhet të jetë c’est si bon por qu’est-ce que c’est.
Teksa përtyp lugushkën e fundit me kos më kujtohet parimi i Sangamonit i përshkruar në librin Zodiac të Neal Stephenson që thotë:
Sa më e thjeshtë molekula, aq më e mirë droga. Kështu droga më e mirë është oksigjeni. Vetëm dy atome. E dyta, oksid azoti, vetëm tre atome. E treta, etanoli (alkooli i pijshëm) - nëntë. Mbas kësaj, kemi të bëjmë me shumë atome…Atomet janë si njerëzit. Bashko shumë prej tyre dhe s’dihet kurrë se çfarë do të bëjnë.
Po ju me se po drogoheni?


19 February 2008 @ 4:04 pm
dori, ha e hesht…
19 February 2008 @ 4:07 pm
Me kafe me qumesht
19 February 2008 @ 4:20 pm
Pikërisht për këtë arsye, kosi që ha unë është krejt tjetër:
Unë qumështin e mjel nga lopa ime Ksanthipi, të cilën e mbaj në oborr të shtëpisë. Pastaj e zë vetë kosin, me farë që ma jep komshija ime Ismetja. Ndërkohë, vjel pjeshkë nga pema që kam në kopsht, i qëroj dhe i bëj gati për t’i hedhur në poçe.
Më në fund, ha.
Ah, se harrova. Herën e ardhshme, do t’ju zbërthej etiketën e ushqimit që i jap Ksanthipit.
19 February 2008 @ 4:34 pm
Se na bere te rrudhim syte tani me keto germat miksroskopike:
Cokollate e zeze “mammer”;
Zutaten: 1/2pkt schokolate-puddingpulver
1/4 milch
10 dag manner-chocolade
40 stk manner-erisbiskotten 1/8 butter
5 dag Staubzucker
10 dag Mandeln
Ribiselmamelade
Rum
Kandierte Kirschen als Augen
As qe e kam idene fare c’thote. Mire qe e mbarova, se kishte mbi nje jave qe m’i bente shoqeri kompjuterit. Mora vesh se gjysma eshte perberje cokollate, 1/4 qumesht dhe 1/8 gjalpe. Qe do te thote se vetem 3/4 e produktit qe sapo cova ne stomak njoh me perqindje. Po as nje lloj apeli nuk po m’i ben kersherise kjo perberje.
Ti pyet me se po drogohemi, Dor?
Pervec asaj cokollates se shperfillur, me germa, fjale, fjali e njerez qe nuk dine te kene te pushuar, as te mbajne rregull, e as te ndjekin ndonje rrjedhe logjike ne ato qe thone, bejne apo kerkojne.
Kosi dhe cokollata me duken si rrjedhim te pafajshme per t’i akuzuar me tej si ndikuese ne metabolizem.
19 February 2008 @ 4:41 pm
eh c’fusim ne te shkretet ne barqet tona me pasurimin e ketyre shteteve te medha kapitaliste.
Zoti na ruajt
19 February 2008 @ 4:45 pm
edulcaloranti:
maltitolo
sorbitolo
mannitolo
sciroppo di maltitolo
xilitolo
aspartame
acesulfame K
sucralosio
gomma base
glicerolo
gomma arabica
E466
aromi
coloranti:
E171
E104
E133
gelatina alimentare
emulsionanti:
lecitine (soia)
E473
agente di rivestimento:
cera di canauba
antiossidanti:
E320
Cfare po ha, ose me mire te them, cfare po pertyp?!
Thjesht… cumcakiz
19 February 2008 @ 4:51 pm
me mire qe bananja ime nuk vjen me liste elementesh.
19 February 2008 @ 4:52 pm
Kete ma ka thene nje miku im, kimist… Kur nisen te benin patatinat “Pringles” donin t’i jepnin pikerisht ate formen e tyre karakteristike. Problemi ishte se masa nuk qendronte ne formen e dhene. Atehere cfare bene ata? I hodhen pakez allci. Po, po allci.
Por sfidat e kimisteve nuk mbaruan aty, sepse allcia na nxorri nje problem tjeter: tipe te ndryshme Pringles kane dhe ngjyra te ndryshme, por allcia pengonte fiksimin e ngjyres. Si mund te zgjidhet ky problem? Shpirti kreativ nuk ka te mbaruar, keshtu qe heronjte tane menduan te shtonin edhe pak celuloze, ose e thene ndryshe… leter.
Keshtu qe te dashur miq, sa here qe ja beni krok me Pringles, mos harroni te shijoni edhe allcine e letren qe gjendet aty brenda.
Mos u perpiqni t’i gjeni keta “ingrediente” te kutia sepse firma nuk eshte e detyruar nga ligji qe te deklaroje te gjithe “receten”, por vetem ate pjese qe i pelqen.
19 February 2008 @ 5:02 pm
tasqebap me vadhëza te pabëra dhe esencë nga muzika e fasuleve pllaqi. nje nga recetat me te mira te perdorura nga Aleksandri i Maqedhonise dhe Xhaçkë Trangullima.
19 February 2008 @ 5:08 pm
palafiq
…amballazhi s’ma thote c’i kane hudh mren, po me mire ashtu. “Ignorance is bliss” they say, ne raste te tilla s’ka si te mos jem dakort.
19 February 2008 @ 5:09 pm
Leng portokalli nga “Blue Menu” (nga ato qe te bejne mire, gjoja):
Leng portokalli jo nga koncentrati
Uje
Frut Pectin
Acid Citrik
Acid Malik
Sukraloze
Acesulfam-Potassium
Citrat Potasiumi
Acid Askorbik
Beta-Karotene
Tiamin Hidrokloride
Acid Folik
Dor, s’e ka keq Bleta. Ha e hesht…
19 February 2008 @ 5:15 pm
Penar,
nga sa lexoj ke ato qe ke shkruar, mos u anko se pak a shume te gjitha substancat jane ato qe gjenden ne menyre natyrale ne lengun e portokallit. Mos u trembni nga gjuha e kimise, se po ta shohesh ashtu, edhe nje kokrre rrushi po t’ia besh analizen kimike, te del nje liste me substanca me emra kilometroshe, qe po s’e dite c’jane te trembin.
19 February 2008 @ 5:21 pm
Yoplait Whips! Chocolate Mousse (Naturally & Artificially Flavored)
Pervec atyre te Yoplait-it tend, ka dhe nja 15 ingrediente te tjere tip cokollate artificiale. Me mire te mos i lexoj aman.
Vetem me bananen e Tropizmes nuk shtyhet jeta, duhet edhe pak chocolate mousse.
19 February 2008 @ 5:22 pm
dori, shume interesant me kete mesazh.
Vizitoni sa me pak supermerkatat, qe te paksoni lendet sintetike ne trupin tuaj. perpiquni sa te mundeni te beni lidhje te shkurter me lenden e pare, por dhe kjo e gjurmuar sa te mundeni. Psh pjeshka te mos kete ngrene 20 sperkatje. Nese blini “Organic” apo Bio shancet jane te medha per tu ushqyer mire.
19 February 2008 @ 5:28 pm
Oops, banania e kolektivizes desha me thene.
Mire e ke ti o dukat, po ketej edhe uji vjen i “perpunuar” me elektrolite. Jemi bere qe shkelqejme ne erresire nga kimikatet.
19 February 2008 @ 5:28 pm
me se po drogohem?
me internet…
19 February 2008 @ 5:34 pm
Nganjehere eshte me mire te mos dish se cfare po hame se ndryshe do na shpifej gjithcka.
19 February 2008 @ 5:37 pm
ne shtepine tone mundohemi te perdorim sa me shume ushqime organike (bio, sic i thone matane pellgut), dhe pas gatimit gjithe qejf te tyre, dhe natyrisht shijimit, ma ka enda te ndez nje cigare, gjithmone me mendimin se eshte e fundit…
19 February 2008 @ 5:43 pm
Organike cinaren, të lutem shum’!
19 February 2008 @ 5:46 pm
Ju pershendes me kos nga Brooklyn perzier me banane nga Xhamaika dhe mjalt nga Dibra.
Kolektiviza, ke zili?
19 February 2008 @ 5:47 pm
natyrelmo… american spirit, duhan indian, pa elemente kimike dhe aditive
Po lexoja diku se cigaret konvencjonale kane rreth 2 000 lloje kimikatesh ne perberjen e tyre, mes te cilave edhe bar miu; ahhhhhh
19 February 2008 @ 5:49 pm
rri ne shpi ti rri dhe me ha dhe mjaltin e gjyshit dhe kosin qe e bera vet.
dhe luliani fatkeqsisht ka per ti shoqeruar me nje xaxare. gjynah te harxhosh mjaltin tek ti.
19 February 2008 @ 5:50 pm
Po losttext, eshte e vertete, tymi i cigareve qe fusim ne mushkeri permban mbi 2000 elemente kimike te ndryshem.
19 February 2008 @ 5:51 pm
unë kam fillu e kultivoj vetë, varieteti “tarabosh”, se as indianve s’u zihet më besë…
19 February 2008 @ 5:54 pm
nji xaxare mas buke…, ka thanë nji burrë prej Puke…
19 February 2008 @ 5:58 pm
Epo Kolektiviza, kur mburresh me bananet e mia, do mburrem me mjaltin tend.
Dhe tani, Lost, Akull, keni me nez?
19 February 2008 @ 6:01 pm
ah te keqen e taraboshit.
p.s. sapo bleva nje kavanoz me balte organike. thone qe ben mire per lekuren.
fatkeqesisht nuk kishte liste perberesish.
19 February 2008 @ 6:01 pm
akll, mesa duket s`te mjaftoka vec kompjuteri si droge…
kushedi sa saksi, umm, duhani paske neper apartament.
19 February 2008 @ 6:01 pm
Llulla eshte menyra me e mire (te themi keshtu), vetem se dukesh si kulluf po e pive me llulle ne publik.
Ne shtepi, une do ia keshilloja cdo njeriu qe pi duhan, te provoje llullen. Keshtu shmang letren qe eshte shume e demshme, dhe… tymos me pak, sepse nuk te lene te pish ne dhome te ndenjes
19 February 2008 @ 6:01 pm
akull-naja, kujdes! Se nga kultivimi i taraboshit tek kultivimi i marijuanes… nuk duhet shume pune.
19 February 2008 @ 6:05 pm
Bar miu???ewww…
Akell, ke fillu ta dredhesh éee
19 February 2008 @ 6:16 pm
O Lost, po groshë (internet) gjithë ditën, nuk shtöjhet, or töj!…:D
Belle, jo mi shoqe, jo, nuk e dredh, po më kapi delli i trillimit… kam ngé unë të mbjell tarabosh…dhe shqiponja që kam për të kujtuar mëmëdheun, se si jeton, një Zot e di…unë i blej të gatshme erëzat dhe barëzat. pajk.

LK, zgjidh e merr.
19 February 2008 @ 6:32 pm
Ne vend te Yoplait, bli Dannon, All Natural. Ka shume me pak ingridiente nga ato qe jane listuar me siper, dhe me e rendesshmja nuk permban high fructose corn syrup. (Cuditerisht nuk kushton me shume nga kosat e tjere).
19 February 2008 @ 8:24 pm
Ajo qe pershkruhet me siper s’eshte asgje, ketu thuajse te tera prodhimet e amballazhuara jane me spec nga mbrapa
Po byrek artificial , a keni provuar
M’duket se do ti kthehemi qepes dhe prasit, si n’koh te socializmit 
22 February 2008 @ 8:47 pm
une po haja nje Snikers por meqe tere ingridientet ishin ne serbisht ose maqedonisht ose rusisht nk po i shkuraj
5 September 2008 @ 7:27 am
mmmmmmmmmm