Identifikohu



Regjistrohu

Çfarë po ha?

YoplaitSot tek po haja një kos Yoplait më shkuan sytë tek lista e elementeve që përmban produkti. Nëse s’e ke vënë re etiketën e pasme, kur sheh figurën mund të mendosh se po ha kos me copa pjeshke. Por nëse lexon me kujdes përmbajtjen gjen një listë çuditërisht të gjatë për një produkt të thjeshtë bulmeti.

Në të vërtetë po ha:

  • CULTURED PASTEURIZED GRADE A LOW FAT MILK (kosi!)
  • SUGAR (pjeshkat siç duket s’janë mjaftueshmërisht të ëmbla)
  • PEACHES (pjeshkat!)
  • MODIFIED CORN STARCH (niseshte misri)
  • HIGH FRUCTOSE CORN SYRUP (as sheqeri s’është mjaftueshmërisht i ëmbël prandaj duhet shurup nga misri)
  • WHEY PROTEIN CONCENTRATE (koncentrtat i proteinës nga hirra)
  • KOSHER GELATIN (xhelatinë - mirë që qenka kosher të paktën) :)
  • NATURAL FLAVOR (i duhet shtuar shije “naturale” përndryshe s’do të shijonte si kos)
  • CITRIC ACID
  • TRICALCIUM PHOSPHATE
  • PECTIN
  • COLORED WITH ANNATTO EXTRACT (ngjyrosësi - mos kujton se ngjyra vjen nga pjeshkët që sheh në figurë?)
  • VITAMIN A ACETATE
  • VITAMIN D3

Siç e shikoni m’u desh të lexoja disa artikuj enciklopedikë për të marrë vesh se çfarë po haja. Motoja e Yoplait-së s’duhet të jetë c’est si bon por qu’est-ce que c’est.

Teksa përtyp lugushkën e fundit me kos më kujtohet parimi i Sangamonit i përshkruar në librin Zodiac të Neal Stephenson që thotë:

Sa më e thjeshtë molekula, aq më e mirë droga. Kështu droga më e mirë është oksigjeni. Vetëm dy atome. E dyta, oksid azoti, vetëm tre atome. E treta, etanoli (alkooli i pijshëm) - nëntë. Mbas kësaj, kemi të bëjmë me shumë atome…Atomet janë si njerëzit. Bashko shumë prej tyre dhe s’dihet kurrë se çfarë do të bëjnë.

Po ju me se po drogoheni?

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

35 Komente »

  1. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:04 pm

    dori, ha e hesht…

  2. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:07 pm

    Me kafe me qumesht :)

  3. Asterion thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:20 pm

    Pikërisht për këtë arsye, kosi që ha unë është krejt tjetër:
    Unë qumështin e mjel nga lopa ime Ksanthipi, të cilën e mbaj në oborr të shtëpisë. Pastaj e zë vetë kosin, me farë që ma jep komshija ime Ismetja. Ndërkohë, vjel pjeshkë nga pema që kam në kopsht, i qëroj dhe i bëj gati për t’i hedhur në poçe.
    Më në fund, ha.
    Ah, se harrova. Herën e ardhshme, do t’ju zbërthej etiketën e ushqimit që i jap Ksanthipit.

  4. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:34 pm

    Se na bere te rrudhim syte tani me keto germat miksroskopike:

    Cokollate e zeze “mammer”;
    Zutaten: 1/2pkt schokolate-puddingpulver
    1/4 milch
    10 dag manner-chocolade
    40 stk manner-erisbiskotten 1/8 butter
    5 dag Staubzucker
    10 dag Mandeln
    Ribiselmamelade
    Rum
    Kandierte Kirschen als Augen

    As qe e kam idene fare c’thote. Mire qe e mbarova, se kishte mbi nje jave qe m’i bente shoqeri kompjuterit. Mora vesh se gjysma eshte perberje cokollate, 1/4 qumesht dhe 1/8 gjalpe. Qe do te thote se vetem 3/4 e produktit qe sapo cova ne stomak njoh me perqindje. Po as nje lloj apeli nuk po m’i ben kersherise kjo perberje.

    Ti pyet me se po drogohemi, Dor?
    Pervec asaj cokollates se shperfillur, me germa, fjale, fjali e njerez qe nuk dine te kene te pushuar, as te mbajne rregull, e as te ndjekin ndonje rrjedhe logjike ne ato qe thone, bejne apo kerkojne.
    Kosi dhe cokollata me duken si rrjedhim te pafajshme per t’i akuzuar me tej si ndikuese ne metabolizem.

  5. capri thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:41 pm

    eh c’fusim ne te shkretet ne barqet tona me pasurimin e ketyre shteteve te medha kapitaliste.

    Zoti na ruajt

  6. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:45 pm

    edulcaloranti:
    maltitolo
    sorbitolo
    mannitolo
    sciroppo di maltitolo
    xilitolo
    aspartame
    acesulfame K
    sucralosio
    gomma base
    glicerolo
    gomma arabica
    E466

    aromi

    coloranti:
    E171
    E104
    E133

    gelatina alimentare

    emulsionanti:
    lecitine (soia)
    E473

    agente di rivestimento:
    cera di canauba

    antiossidanti:
    E320

    Cfare po ha, ose me mire te them, cfare po pertyp?!

    Thjesht… cumcakiz

  7. kolektiviza thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:51 pm

    me mire qe bananja ime nuk vjen me liste elementesh.

  8. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 4:52 pm

    Kete ma ka thene nje miku im, kimist… Kur nisen te benin patatinat “Pringles” donin t’i jepnin pikerisht ate formen e tyre karakteristike. Problemi ishte se masa nuk qendronte ne formen e dhene. Atehere cfare bene ata? I hodhen pakez allci. Po, po allci.

    Por sfidat e kimisteve nuk mbaruan aty, sepse allcia na nxorri nje problem tjeter: tipe te ndryshme Pringles kane dhe ngjyra te ndryshme, por allcia pengonte fiksimin e ngjyres. Si mund te zgjidhet ky problem? Shpirti kreativ nuk ka te mbaruar, keshtu qe heronjte tane menduan te shtonin edhe pak celuloze, ose e thene ndryshe… leter.

    Keshtu qe te dashur miq, sa here qe ja beni krok me Pringles, mos harroni te shijoni edhe allcine e letren qe gjendet aty brenda.

    Mos u perpiqni t’i gjeni keta “ingrediente” te kutia sepse firma nuk eshte e detyruar nga ligji qe te deklaroje te gjithe “receten”, por vetem ate pjese qe i pelqen.

  9. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:02 pm

    tasqebap me vadhëza te pabëra dhe esencë nga muzika e fasuleve pllaqi. nje nga recetat me te mira te perdorura nga Aleksandri i Maqedhonise dhe Xhaçkë Trangullima.

  10. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:08 pm

    palafiq :) …amballazhi s’ma thote c’i kane hudh mren, po me mire ashtu. “Ignorance is bliss” they say, ne raste te tilla s’ka si te mos jem dakort.

  11. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:09 pm

    Leng portokalli nga “Blue Menu” (nga ato qe te bejne mire, gjoja):

    Leng portokalli jo nga koncentrati
    Uje
    Frut Pectin
    Acid Citrik
    Acid Malik
    Sukraloze
    Acesulfam-Potassium
    Citrat Potasiumi
    Acid Askorbik
    Beta-Karotene
    Tiamin Hidrokloride
    Acid Folik

    Dor, s’e ka keq Bleta. Ha e hesht…

  12. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:15 pm

    Penar,

    nga sa lexoj ke ato qe ke shkruar, mos u anko se pak a shume te gjitha substancat jane ato qe gjenden ne menyre natyrale ne lengun e portokallit. Mos u trembni nga gjuha e kimise, se po ta shohesh ashtu, edhe nje kokrre rrushi po t’ia besh analizen kimike, te del nje liste me substanca me emra kilometroshe, qe po s’e dite c’jane te trembin. :D

  13. minatori thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:21 pm

    Yoplait Whips! Chocolate Mousse (Naturally & Artificially Flavored)

    Pervec atyre te Yoplait-it tend, ka dhe nja 15 ingrediente te tjere tip cokollate artificiale. Me mire te mos i lexoj aman.

    Vetem me bananen e Tropizmes nuk shtyhet jeta, duhet edhe pak chocolate mousse.

  14. dukati thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:22 pm

    dori, shume interesant me kete mesazh.
    Vizitoni sa me pak supermerkatat, qe te paksoni lendet sintetike ne trupin tuaj. perpiquni sa te mundeni te beni lidhje te shkurter me lenden e pare, por dhe kjo e gjurmuar sa te mundeni. Psh pjeshka te mos kete ngrene 20 sperkatje. Nese blini “Organic” apo Bio shancet jane te medha per tu ushqyer mire.

  15. minatori thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:28 pm

    Oops, banania e kolektivizes desha me thene.

    Mire e ke ti o dukat, po ketej edhe uji vjen i “perpunuar” me elektrolite. Jemi bere qe shkelqejme ne erresire nga kimikatet.

  16. akull-naja thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:28 pm

    me se po drogohem?
    me internet…

  17. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:34 pm

    Nganjehere eshte me mire te mos dish se cfare po hame se ndryshe do na shpifej gjithcka.

  18. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:37 pm

    ne shtepine tone mundohemi te perdorim sa me shume ushqime organike (bio, sic i thone matane pellgut), dhe pas gatimit gjithe qejf te tyre, dhe natyrisht shijimit, ma ka enda te ndez nje cigare, gjithmone me mendimin se eshte e fundit… :D

  19. akull-naja thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:43 pm

    Organike cinaren, të lutem shum’! :)

  20. lulian kodra thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:46 pm

    Ju pershendes me kos nga Brooklyn perzier me banane nga Xhamaika dhe mjalt nga Dibra.

    Kolektiviza, ke zili?

  21. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:47 pm

    natyrelmo… american spirit, duhan indian, pa elemente kimike dhe aditive :)
    Po lexoja diku se cigaret konvencjonale kane rreth 2 000 lloje kimikatesh ne perberjen e tyre, mes te cilave edhe bar miu; ahhhhhh

  22. kolektiviza thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:49 pm

    rri ne shpi ti rri dhe me ha dhe mjaltin e gjyshit dhe kosin qe e bera vet.

    dhe luliani fatkeqsisht ka per ti shoqeruar me nje xaxare. gjynah te harxhosh mjaltin tek ti.

  23. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:50 pm

    Po losttext, eshte e vertete, tymi i cigareve qe fusim ne mushkeri permban mbi 2000 elemente kimike te ndryshem.

  24. akull-naja thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:51 pm

    unë kam fillu e kultivoj vetë, varieteti “tarabosh”, se as indianve s’u zihet më besë… :D

  25. akull-naja thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:54 pm

    nji xaxare mas buke…, ka thanë nji burrë prej Puke… :)

  26. lulian kodra thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 5:58 pm

    Epo Kolektiviza, kur mburresh me bananet e mia, do mburrem me mjaltin tend.

    Dhe tani, Lost, Akull, keni me nez?

  27. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:01 pm

    ah te keqen e taraboshit.
    p.s. sapo bleva nje kavanoz me balte organike. thone qe ben mire per lekuren.
    fatkeqesisht nuk kishte liste perberesish. :P

  28. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:01 pm

    akll, mesa duket s`te mjaftoka vec kompjuteri si droge… ;) kushedi sa saksi, umm, duhani paske neper apartament.

  29. anonymus thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:01 pm

    Llulla eshte menyra me e mire (te themi keshtu), vetem se dukesh si kulluf po e pive me llulle ne publik.
    Ne shtepi, une do ia keshilloja cdo njeriu qe pi duhan, te provoje llullen. Keshtu shmang letren qe eshte shume e demshme, dhe… tymos me pak, sepse nuk te lene te pish ne dhome te ndenjes :)

  30. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:01 pm

    akull-naja, kujdes! Se nga kultivimi i taraboshit tek kultivimi i marijuanes… nuk duhet shume pune.

  31. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:05 pm

    Bar miu???ewww…

    Akell, ke fillu ta dredhesh éee :)

  32. akull-naja thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:16 pm

    O Lost, po groshë (internet) gjithë ditën, nuk shtöjhet, or töj!…:D

    Belle, jo mi shoqe, jo, nuk e dredh, po më kapi delli i trillimit… kam ngé unë të mbjell tarabosh…dhe shqiponja që kam për të kujtuar mëmëdheun, se si jeton, një Zot e di…unë i blej të gatshme erëzat dhe barëzat. pajk. :D
    LK, zgjidh e merr. :)

  33. bizele thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 6:32 pm

    Ne vend te Yoplait, bli Dannon, All Natural. Ka shume me pak ingridiente nga ato qe jane listuar me siper, dhe me e rendesshmja nuk permban high fructose corn syrup. (Cuditerisht nuk kushton me shume nga kosat e tjere).

  34. Pjer Thomas thotë:

    19 Shkurt 2008 @ 8:24 pm

    Ajo qe pershkruhet me siper s’eshte asgje, ketu thuajse te tera prodhimet e amballazhuara jane me spec nga mbrapa :-) Po byrek artificial , a keni provuar :-) M’duket se do ti kthehemi qepes dhe prasit, si n’koh te socializmit :-)

  35. krypton thotë:

    22 Shkurt 2008 @ 8:47 pm

    une po haja nje Snikers por meqe tere ingridientet ishin ne serbisht ose maqedonisht ose rusisht nk po i shkuraj

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.