Login



Register

Çfarë luksi të fshihesh me NYT

Arian Çani
Panorama

Në gjithë këtë kaos të paparë politik dhe social që po përjeton vendi pas shpërthimit të Gërdecit, PASH-i (Peizazhi Audiovisual Shqiptar) na dhuroi dje gjatë gjithë ditës dhe një detaj të ri nga bota e politikës. Revoltën e Doktorit nga salla e Kuvendit, i cili nuk ngurroi ta quajë “letër higjienike” gazetën amerikane më influente në botë “The New York Times”, duke ftuar gjithë kundërshtarët e tij politikë ta përdorin atë pas aktit të përbotshëm që bëjmë të gjithë kur shkojmë në hale. Pra, të fshijmë bythën me NYT (The New York Times). E paparë dhe e padëgjuar prej kohësh! Ndonëse një fenomen i njohur shqiptar, të paktën deri para viteve ’90. Ju kujtohet?

Pothuajse të gjithë shqiptarët kishin në haletë e tyre gazeta dhe libra pa fund të asaj kohe që i përdornin për t’u pastruar pasi bënin ujët e trashë. Të gjithë e fshinin me gazeta në atë kohë. Dhe ajo kohë nuk ishte pak. Bëhet fjalë për dekada të tëra. E vetmja mënyrë për t’u pastruar nga jashtëqitja jote ishin gazetat. Madje shumica e linin me kaq, pasi uji në atë kohë nuk ishte me bollëk (me ndjeni nëse jeni duke ngrënë e po lexoni këto radhë). Por kjo ka qenë e vërteta dhe le të dalë kush të dojë e të ma mohojë.

Gazetat “Zëri i Popullit”, “Mësuesi”, “Zëri i Rinisë”, “Bashkimi”, “Drita”, “Luftëtari” apo ku e di unë çfarë tjetër, (të më ndjejnë gazetat e lartpërmendura, por nuk kam asgjë kundër tyre) ishin koleksionet e përditshme të shqiptarëve në haletë e tyre të varfra, ku përditë, të paktën një herë në ditë, pasi kryenin rritin e përbotshëm, pastroheshin mirë e mirë duke u përpjekur të ruanin higjienën në maksimum. Aq sa mund të ruhet higjiena duke përdorur gazeta, por të paktën më mirë me to se sa me hiç fare.

Se ndoshta ju të rinjtë e sotëm që nuk e keni jetuar atë kohë, nuk ua kanë thënë prindërit tuaj që deri para viteve ’90, as nuk bëhej fjalë për letra higjienike. As nuk e njihte kush konceptin e letrës higjienike, një mall që sot e kemi me shumicë të gjithë (të gjithë mbase jo, por shumica po). Dhe kjo falë liberalizimit të tregut pas viteve ’90. Siç u liberalizua tregu i bukës dhe i ushqimeve të tjera, kështu ndodhi me letrën higjienike. Sot është e tmerrshme ta mendosh vetëm për një çast se si ka mundësi që shqiptarët për dekada të tëra, i madh e i vogël, përdorte gazetat e asaj kohe për të fshirë bythën. Por ja që kështu ishte. Dhe kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Me qindra në atë kohë infektoheshin pas këtij akti dhe kjo ishte më se e kuptueshme. Ajo pjesë e vogël e trupit të njeriut është aq e ndjeshme dhe delikate sa që e kishte shpesh të pamundur të përballonte fërkimin me letrën e gazetës. Pa llogaritur këtu dhe sasinë e plumbit që ishte helmi kryesor mbi shtypin e asaj kohe.

Sepse kujdes! Në atë kohë, gazetat nuk ishin siç janë sot, me letër cilësore që vjen nga importi. Jo, jo. Atëherë gazetat ishin të egra, të ashpra dhe të ngjethnin mishin sa herë që i mbaje në dorë. Thashë, në dorë. Imagjino në bythë. Tmerr o tmerr! Mjerë ata që e përjetonin çdo ditë këtë dhimbje. Ndërsa sot është krejt ndryshe. Sot ka lloj-lloj letrash higjienike. Ka për të varfrit dhe për të pasurit. “The New York Times”, pritet të jetë marka më e re në tregun e letrës higjienike, një markë të cilën e promovoi vetë Doktori këtë javë nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, duke ftuar gjithë deputetët kundërshtarë, por dhe militantët e tij të shumtë ta fshijnë bythën e tyre me këtë mall të shtrenjtë…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente

  1. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 March 2008 @ 4:29 pm

    shkrim vulgar ne kotesine e tij… ironi e sarkazem sa me la…gojen

    glorifikimi i NYT dhe grotesku i mjere i Berishes mund te sherbejne “to beat a dead horse,” por nuk shoh ndonje ‘ndricim’ te metejshem ne akuzen ndaj poshtersise dhe mjerimit te ketij ankthi qe ka ngerthyer Shqiperine.

  2. shkëlzen Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 March 2008 @ 4:41 pm

    uuuu çar shkrimi! I papare fare!

    Rrofshi qe e sollet te kronika “Mos Humbisni” se mund ta humbisnim…

  3. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 March 2008 @ 4:44 pm

    Vazhdon ky leshisti me teori tjerrje leshtore…
    Hiqeni o aman. Une do fshihesha me artikujt e ketij

  4. Marku thotë:

    28 March 2008 @ 5:15 pm

    Kemi dy-tre dite qe po diskutojme per NYT dhe letren higjenike dhe mendoj se duhet te dalim me ndonje veprim konkret.Ja u thash edhe nje grupi tjeter peshqesh,por asnje nuk me ktheu pergjigje as per mire as per keq.Une do te propozoja qe te benim nje testim se me çfare e kane fshire prapanicen qeveritaret tane pas sygjerimit te krieministrit per te perdorur NYT.Keshtu mund te behej nje liste me emrat e tyre dhe perbri te vihen disa opsione.Psh, i pari te vihej propozimi i Sales:
    -Une e fshij prapanicen me NYT
    -Une perdor leter normale higjenike.Te mos vihen marka te ndryshme se pastaj merr ngjyra publiçitare qe nuk lejohen me ligjet shqiptare.
    -Mund te vihen edhe opsione per gazetat tona shqiptare per te cilat qeveritaret tane kane preferenca te veçanta per kete pune.Jo te gjithe jane servile te krieministrit sepse brenda maxhorances ka demokraci.
    Gazeta jone e Peshkut jam i bindur qe shpeton nga ky perdorim.Mendoni sikur krieministri ose krietarja e parlamentit tu sugjerojne deputeteve te perdorin si leter higjenike Peshkun pa……
    ….e keshtu me radhe.Pastaj ne seancen e radhes ti paraqitej parlamentit
    rezultati qe del pas testimit.Dmth populli ta merrte vesh se si ndjehet qeveria nga prapanica.Kjo do te ishte diçka e dobishme qe mund te bente Peshku duke perdorur nje program te thjeshte per te ndertuar kete rubrike me PHP dhe me nje Data Base me qellim qe rrezultati te ishte sa me real.Shpresoj qe kete gje mund ta beje edhe televizioni i Arianit duke marre intervista te drejteperdrejta nga qeveritaret tane.
    Prandaj o Arian thash tua propozoja edhe juve kete gje.

  5. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 March 2008 @ 5:22 pm

    shkrimi eshte shume funny! mos e merrni seriozisht kete arianin, thjesht duhen njerez si ai ne keto kohe te veshtira, njerez qe te bejne per te qeshur, nje e qeshur si ne te qare.

  6. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 March 2008 @ 7:35 pm

    po i permbahem atyre qe kam thene ne nje teme tjeter… nuk po e lexoj shkrimin e Arjan Canit

  7. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 March 2008 @ 7:41 pm

    Shkrim kodra pas bregut. Shyqyr e tha edhe Arian Cani nje fjale per Gerdecin se e kishin thene te gjithe te tjeret. Muhabet anal-isti.

  8. qoftelargu thotë:

    28 March 2008 @ 7:58 pm

    Humor briland per ti dhene fund vulgarizimit te opzites qe nuk po le gure pa levizur per te perfituar nga vdekja qe paraardhisit e tyre e mbollen.

  9. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 March 2008 @ 8:38 pm

    Ky njeri eshte shterp ne ide. Eshte tipike qe vulgarizimi i gjerave perben nje alibi shume komode ndaj mungeses se ideve ose origjinalitetit. Habitem si Peshku boton kete nivel!!!

    Thuhet qe panorama eshte gazete prestigjioze per Shqiperine (thuhet qe ka tirazh te madh e kam fjalen). Kur aty vegjetojne mediokritete te tilla, e marr vesh me rregull treshi cer bo vaki gjetke.

    Nuk eshte problemi a qendrojne ato qe thuhen apo jo. Sepse niveli e presupozon te verteten, mirepo ja qe nuk barazohet me te. Fakti qe permendet aty, per nje pene me nje fare peshe mund te sherbente vetem per nje pasazh, e shumta nje miniparagraf.

    Gjynah, se ne Shqiperi ka vertet talente, te cilet ose jane te detyruar te shkruajne ne te njejten faqe me kete zaberhan, ose ju zihet hapesira nga barera te keqia te tipit si ky shkruesi ketu…

  10. qoftelargu thotë:

    29 March 2008 @ 2:55 am

    Ne se ai tipi,bar keq, jam une, me gjithe respektin qe kam krijuar per YOU i ndrituri emigrant, me lejoni tju kundershtoj se une nuk jam sic thua zotrote. Mos kujto qe hapesira e peshkut eshte me intelektualja dhe zaberzani Arian ska vend kur ne kete faqe ku livadhisin tipa te peshtire. Ju jeni artist dhe duhet te kuptoni qe i afti krijon nga hici.Po krijoj pershtypjen qe po perkedhelesh ne kete faqe. Ndoshta, ske faj, shqiptar jemi, peshku 300 gr vete ne sojin tone.

  11. Idris thotë:

    29 March 2008 @ 4:08 am

    Nuk duhet ta neglizhoni!
    Une do tu them nje sekret te vogel dhe Ju te gjithe do ta kuptoni se perse Z.Arian flet me kete lloj gjuhe e perfytyrimi per te tilla ngjarje!
    Ai qe i vogel e ka fshire bythen me fletoren e detyrave te arithmetikes , bukurshkrimit dhe kur filloj te rritej i rekomanduan ta fshinte me hartime.
    Nje here ne klase ka ardhe me bythe te pafshire se nuk kishte flete fletorje…
    Ja ky eshte sekreti qe AI shpesh here eshte i Papare ne disa Prurje.
    Megjithse ZE origjinal e nje freski per mua , po e shperdoron emrin me disa prurje te nivelit jo PESHKOR…
    Ndaj te njejtin mendim Me Emin , pak me bute …:) :) :) qe ATIJ vete duhet ti thuhet se me kete nivel ka plot ketu sidomos ne tema me MILITANTE.. :( :( :( Perse e kerkon kete prezantim ??????????
    Kontrollo pak TENSIONIN e GJAKUT.Duhet ta kesh pak te Larte. :D :D :D
    Eshte nje semundje qe shpesh nuk te le te kontrollosh mendimet !!!!!!
    Si te thuash…TE RREMBEN me URRA-BURRA….

  12. qoftelargu thotë:

    29 March 2008 @ 4:22 am

    Ariani ka ardhur ne klase pa fshire bythen?! Nuk e besoj. Gazeta feri i popullit ka qene material i mire per te fshire prapanicen, ne mos ja kalonte edhe gjethes fikut.

  13. Vazhdimi…… thotë:

    29 March 2008 @ 9:49 am

    Me duket se e ka fshire me hidhra qe vazhdon e kruhet ne kete menyre te felliqur……

  14. tung thotë:

    29 March 2008 @ 10:08 am

    Nje gje ka harruar A .Cani barsaleten ose pyetjen qe benim:Kush e lexon gazeten i fundit? B….

  15. Prov thotë:

    29 March 2008 @ 10:58 am

    Akoma me luks

    http://farm3.static.flickr.com/2052/2368775133_8f101bc82d.jpg?v=0″ alt=”Toilet Sal”

  16. tani 78 thotë:

    29 March 2008 @ 11:11 am

    bravo can e ke goditur kete shkrim.

  17. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 March 2008 @ 11:19 am

    Qoftlargu,

    Kam pershtypjen se Emigranti e ka fjalen per Canin jo per shkruesin menjehere para tij.

  18. tung thotë:

    29 March 2008 @ 12:15 pm

    Prov mos e nxir ne treg kete toilet paper sepse do te shitet shume ,dhe Berisha do te kerkoje fitimin e tij nga ajo fytyre e ngerdheshur,por frika eshte se me ate fytyre mund te na kafshoje ndonje cope mullaqe.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.