Çfarë kanë shkruar “spiunët”?

Deutsche Welle (Aida Cama)

Çfarë shkruanin “spiunët” që vizitonin Shqipërinë në vitet tetëdhjetë? Në shumicën e rasteve raportet kanë qenë banale. Si jetojnë shqiptarët për shembull, ose çfarë mendojnë ata për kushtet sociale.

Shqiptarët i kanë quajtur spiunë. Shtazi, i quante bashkëpunëtorë jozyrtarë. Një i tillë, me pseudonimin “Sarkazma” ka vizituar për disa ditë Shqipërinë në shkurt të vitit 1980, i bashkangjitur në një delegacion të fabrikës së cigareve Tabak- Kontores Drezden. Delegacioni vizitonte Shqipërinë për të biseduar për importimin e duhanit.

Dy javë pasi është kthyer nga Shqipëria, “Sarkazma” është vizituar në shtëpinë e tij nga Kapiteni Müller, një punonjës i ministrisë së brendshme. Ai ka raportuar nga ora 8 deri në dhjetë të mbremjes dy orë rresht çfarë ka parë dhe dëgjuar në Shqipëri. Ja pjesë nga raporti:

“Duhet thënë është se pala shqiptare prezantoi fillimisht një lloj tjetër duhani, me kualitet më të dobët dhe me çmim më të lartë. Bisedimet u rënduan dhe rrezikonin madje të ndërpriteshin. Por synimi ekonomik u arrit.

Gjatë udhëtimit, u pa se qytetarët shqiptarë, partnerët e bisedimeve, personeli i hoteleve ose qytetarët e tjerë i largoheshin çdo lloj diskutimi për çështje politike, ose për gjendjen sociale në Shqipëri.

Gjendja sociale vlerësohet në varfëri të papërshkrueshme. Sarkazma ka patur mundësinë të vizitojë disa shtëpi, ku ka parë kushte primitive jetese. Mundësitë për të blerë janë shumë të kufizuara, madje edhe në Tiranë. Në dyqane ka vetëm gjëra primitive. Rrugët gjatë ditës janë thuajse bosh, vetëm mbrëmjeve nga ora 18:00 deri në odër 20 qytetarët dalin në rrugë dhe sheshe, dhe pas kësaj ore qyteti zbrazet sërish.

Gjatë një udhëtimi me makinë delegacioni ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm. Kur gjatë një pushimi të shkurtër “Sarkazma” ka bërë disa fotografi, kalimtarët i kanë thënë se fotografimi ndalohet. Tabela për të treguar këtë nuk ka. Kur ka qëndruar i mrekulluar për të parë përreth, Sarkazma ka parë disa pozicione artilerie. Pozicione të tilla ka parë edhe në zona të tjera. Në të gjitha qytetet e vizituara, pas gati çdo shtëpie është duke u ndërtuar një bunker, nëse nuk ekziston një i tillë. Bunkerët përbëhen nga pjesë gjysmë të rrumbullakta betoni, që sillen të gatshme dhe maskohen me dhe dhe bar. Bunkerët janë jashtëzakonisht primitivë. Shumë shumë, thotë “Sarkazma”, ato mund të të mbrojnë nga shiu dhe çdo familje i ngre ato vetë. “Sarkazma” ka kërkuar hyjë në një bunker, por kjo i është ndaluar kategorikisht. Në Tiranë ai ka parë se ambasada kineze ruhet shumë mirë dhe se kërkush nuk i afrohet asaj më shumë se 20 ose 30 metra.

Këtu merr fund raporti për Shqipërinë. Sarkazma vazhdon me tregimet për anëtarët e tjerë të delegacionit që ka vizituar Shqipërinë. Njëri prej tyre ka dëshiruar të vizitojë Gjermaninë perëndimore, për të blerë një fustan dhe një magnetofon për vajzën. Për të mundësuar këtë ai ka kërkuar ndihmën e “Sarkazmës”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente

  1. emigrant thotë:

    25 August 2008 @ 12:59 pm

    “No dark sarcasm in the classroom”… Ida, e di tashme qe s’e lexon Peshkun, por ket po e shkruj per dokument historique spaetter. Shpresoj te shkojme per sushi sot prape. Tschuess, dhe falemnderit mei’ schatzl!

  2. peshkaqeni thotë:

    25 August 2008 @ 2:57 pm

    Aida
    nuk e di se di ndopak gjermanisht apo jo, por me rëndësi është që shërbimi sekret në DDR nuk quhej SHTAZI por STASI…
    Edhe dicka tjetër:
    Në shqip thuhet cilësi e jo kualitet
    Në shqip thuhet sasi dhe jo kuantitet
    Në shqip thuhet rrugë kombëtare e jo rrugë nacionale
    Në shqip thuhet….

  3. Koth thotë:

    25 August 2008 @ 7:27 pm

    Ja cer bajn spiunet !

    Arrestohet shoferi i Amabsades Shqiptare ne Rome me 1 kg Kokaine.

  4. xhibi thotë:

    25 August 2008 @ 7:42 pm

    Peshkaqen, mbase shqiptohet me “sh” apo jo?

  5. Pjer Thomas thotë:

    25 August 2008 @ 8:01 pm

    ç’bohej keshtu mer jahu, pse duhet te vinte Sarkazma dhe jo Ironia :-)

  6. edrus thotë:

    25 August 2008 @ 8:40 pm

    Ja një lajm tjetër:
    Gjenerali rus akuzon Shqipërinë për furnizimin me armë.
    Edhe Shqipëria është ndër ato vende që kanë furnizuar me armë Gjeorgjinë.
    Kjo akuzë vjen nga gjenerali Anatoli Nogovitsyne, kreu i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura ruse, që, në një konferencë për shtypin në Moskë ka akuzuar një grup të vendeve ballkanike dhe të Evropës lindore që kanë furnizuar me armatime Tbilisin.
    Përvç Shqipërisë, nën akuzë janë dhe Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Serbia, Hungaria dhe Rumania.
    Roli i Shqipërisë në këtë tregti armësh- dhe jo vetëm nëpërmjet rrugëve ligjore- doli në dritë pas tragjedisë së Gërdecit (depozita e armëve që shpërtheu në afërsi të Tiranës) ku dhe i gjithë kreu i shoqërisë shtetërore Meico (Military Export-Import Company) u arrestua.
    Sepse që prej fillimit të vitit të dhënat zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të Doganave shënonin një rritje të mëtejshme të eksportit të armëve drejt Kaukazit dhe Afrikës: në gjashtëmujorin e dytë të 2007 eksporti zyrtar arrinte rreth 3 milion dollarë.
    Ku bëhej fjalë kryesisht për armë të lehta, në mënyrë të veçantë Kallashnikov, të prodhuar pa licencë që nga koha e regjimit komunist.

    La Repubblica.it

  7. Rob-terneti thotë:

    25 August 2008 @ 8:51 pm

    Hej, ruset na jane borxhlinj. Vertet u dhame fisheke xhorxhove, po ua dhame me ndryshk. Prandaj ata as e shkrepen dot.

  8. zzzz thotë:

    25 August 2008 @ 8:51 pm

    Vërejtje me vend peshkaqeni. Gjuha shqipe është duke u bastarduar si mos më keq me lloj-lloj fjalë të huaja, pa asnjë nevojë. Plus, rregullat gramatikore të gjuhëve tjera i imponohen shqipes vend e pavend. Është për të ardhur keq ….

  9. xhibi thotë:

    25 August 2008 @ 9:56 pm

    Edrus, po mire, ca pastaj sikur te jete ashtu? Ka ndonje marveshje Shqiperia me Rusine qe do i mare doren Putinit para se te beje tregeti me Gjerogjine?

    Tek e fundit ne nuk i trembemi Rusise, kemi akoma bunkeret. :D

    Plumbat rus s’kane c’na bejne. Nga ana tjeter, plumbat shqiptare qe vijne nga kolumbia shqiptare, dmth Lazarati, mund te na vrasin.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com