Central i madh energjie në Fier

Konsortiumi internacional ASG Power SA dhe qeveria Shqiptare bënë të ditur se kanë arritur të sigurojnë fonde nga investitorë amerikanë dhe italianë për të ndërtuar një central energjie me vlerë 1.9 miliardë dollarë, i cili do të financohet nga U.S. Import Export Bank. Ky do të jetë projekti më i madh i ndërmarrë në Shqipëri dhe do të ndërtohet për tre vjet në Fier nëse do të miratohet nga parlamenti në qershor.

Centrali do të ketë një kapacitet prej 10 miliardë metra kub gaz, dhe 400 Megavat energji në secilën nga tre fazat e ndërtimit. Gazi që do të vijë në formë të lëngshme do të kthehet në gaz në central para se të shpërndahet tek përdoruesit. Projekti do të mbarohet më 2009 dhe parashikohet të shndërrojë Shqipërinë në një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit në Europë. Shqipëria do të përdori rreth 2 miliardë metra kub të gazit dhe do të eksportojë 8 miliardë të tjera nëpërmjet tubash nën det për në Itali. Vetë centrali do të prodhojë mbi 3.000 vende pune të përkohshme gjatë ndërtimit dhe 300 të përhershëme. Nëse ky projekt do të jetë i sukseshëm do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza energjitike duke mundësuar edhe rritjen ekonomike të vendit.

Për më shumë mund të lexoni artikullin në anglisht Consortium to Build Albania Power Plant.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. Dori thotë:

    22 April 2006 @ 5:28 pm

    Kot e pranuat këtë. Ai i Llukanit kishte më shumë informacion.

  2. LlTako thotë:

    22 April 2006 @ 5:31 pm

    Epo ti s’u lodhe duke e perkthyer qe te shkonte kot :)

  3. Dori thotë:

    22 April 2006 @ 5:38 pm

    S’do më shkonte kot se ndryshe do të harroj shqipen po s’e perdora. Sa herë që përkthej shikoj mangësitë që kam tek zotërimi i shqipes. Megjithatë faleminderit.

  4. Drejt Evropës thotë:

    23 April 2006 @ 1:43 am

    Shpresojme qe socialistet te mos nxjerin ndonje pengese per ndertimin e ketij projekti , pavaresisht se komunistet si DIRK , Zeus , etj do gjejne dicka negative per kete projekt .

  5. Blendi thotë:

    23 April 2006 @ 7:00 am

    DE, per komentin me lart.
    Ja se si ti flet para kohe dhe “e shtron tavolinen per lufte me luge e pirunj”. Do ishte goxha me pozitive sikur debati te mos niste me paragjykime.

  6. zeus thotë:

    23 April 2006 @ 8:40 am

    DE,

    une nuk jam si disa te tjere qe cdo gje qe ka sado pak lidhje me kampin politik kundershtar e bej automatikisht negative. Me sa po shoh, ky projekt me duket goxha i mire. Vetem se ki parasysh qe eshte nje projekt totalisht privat, keshtu qe nuk shoh ndonje merite te Berishes aty. Ose ne fakt, po ta mendosh holle holle ka bere perparime se te pakten nuk po e bllokon direkte.

  7. Doc’s Fan thotë:

    23 April 2006 @ 12:13 pm

    Bravo qeveria, me te vertete eshte projekt privat, por detyra e qeverise eshte te thithe sa me shume investime te huaja, pra edhe Doktori ka pjesen e vet aty, shpresojme qe te vazhdojne keshtu, duke mos harruar qe kampi tjeter harxhon miliona vetem per te penguar punen e qeverise, dhe kryesish luften e saj kundra korrupsionit.

  8. Drejt Evropës thotë:

    24 April 2006 @ 1:39 am

    Nje nga detyrat e shtetit eshte qe te nxisi dhe perkrahe ndertimin e veprave qe jane ne interes te vendit dhe te mos lejoje ndertimin e atyre qe e demtojne ate.
    Nese qeveria ka bllokuar ndonje veper , do te thote se ato kane qene ne dem te vendit . Nese ato kane qene shume do te thote se qeveria paraardhese ka nderuar shume vepra jo te mira per vendin .

  9. anonimati thotë:

    24 April 2006 @ 3:00 pm

    Nese me lejohet…per arsye teknike dhe per arsye sigurie centrali (besoj) do te vendoset larg mbajtesve te gazit te lengshem. Nese ky gaz do te shperthente, duke pasur parasysh kapacitetin e lartpermendur) atehere pasojat do te ishin fatale per gjith zonen..
    Mund tju siguroj qe vendosja e kesaj pike nyje( gaz ne forme te lengshem) eshte pikerisht ne shqiperi per arsye te rrezikshmerise se lart. Gazi i lengshem eshte absolutisht i kontrollushem por gjithashtu, nese ne te ardhmen do te perballoheshim me nje aksident/akt terrorist, pasojat do te ishin rrenqethse.
    Arsyeja/Rreziku: avantazhi i gazit te lengshem kundrejt gazit ne forme avujshqendron ne volum 1:600!! Ky eshte edhe pikerisht rreziku: nese ka rrjedhje atehere gazi i cili mbahet ne temperature -267F ne kontakt me ajrin( diferece temperature 300F) vaporizon tmerrsisht shpejt dhe shton ne vellim (gjer ne 600 here) duke e kthyer shperthimin ne ferr te vertete.
    pra persa i perket ksaj pike mendoj se duhet treguar kujdes ne maksimum!! Dicka tjeter qe po perpiqemt e gjej eshte se nga do te vije gazi i lengshem?

    Persa i perket centralit::: Meqenese cmimi i gazit natyral sa vjen e rritet, centralet me cikle te kombinuara(2 turbina gazi + 1 turbine avulli) nuk para ndertohen me. Pra ne kete pike duhet sqaruar mire se cmimet e gazit nuk do te ndryshojne per nje kohe te gjate te gjate te gjateeee
    Personalisht mendoj se shqiperia/kosova ka aq qymyr sa te perballoj dhejtra centrale qymyri.(ne kete pike kohore qymyri eshte me i lire, plus do te rris punesimin ne mieniera)

    mendoj se me pak kujdes kjo mund te dali pune e mire, por shpresoj qe qeveria mos te bej leshime qe do te bien ne kurriz te popullit. Do te shohim..

  10. anonimati thotë:

    24 April 2006 @ 5:10 pm

    gjithashtu pa aluduar shume..Centrale te tilla, me teknologji bashkohore perbejne ne vetvete pak a shume sisteme autonome..nje staf prej 50 punonjesish do ti mbulonte me se miri te tre njesite elektrike. besoj qe pjesa tjeter do te punojne ngarkim shkarkim ne port :D…shakate menjane “magazinimi” i gazit ne impjantin kimik do te kerkoje dhe nje 50-ce tjeter..
    200 te tjeret besoj do te punojne ne administrate :D..fenomen i njohur ky ne shqiperi, me shume drejtim e me pak pune..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com