Çeku: 28 Nentori duhet te jete dita e shpalljes se pavaresise se Kosoves

ÇekuPas takimit qe zhvilloi me Kryeadministratorin Joakim Ryker, Çeku vleresoi se vetoja e Rusia mbi rezoluten do te ishte e demshme per Kosoven. Ai po ashtu permendi 28 Nentorin si date kur Kosova duhet ta shpall pavaresine. Kryeministri i Kosoves, Agim Çeku, u shpreh kunder hedhjes ne votim te rezolutes per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit nese dihet qarte se Rusia do ta perdore veton.

Pas takimit qe zhvilloi me Kryeadministratorin Joakim Ryker, Çeku vleresoi se vetoja e Rusia mbi rezoluten do te ishte e demshme per Kosoven. Ai po ashtu permendi 28 Nentorin si date kur Kosova duhet ta shpall pavaresine. “Ajo eshte dite per t’u festuar ” tha ai. Institucionet kosovare po pergatiten per forma tjera te arritjes se pavaresise pasi Keshili i Sigurimit nuk ka arritur deri tash ta tejkaloje kundershtimin e Rusise per rezolute, tha Çeku pas takimit qe pati ne Prishtine me kryeadministratorin Ryker.

Çeku e quajti te deshtuar procesin e zgjidhjes se statusit te Kosoves permes Keshillit te Sigurimit te OKB-se:Ne kete situate Çeku kerkoi qe procesi i zgjidhjes se çeshtjes permes Keshillit te Sigurimit te mbyllet pa u hedhur rezoluta ne votim. Sipas tij vetoja ruse me e demshme per Kosoven sesa mosmiratimi i saj. Per rruget tjera te zgjidhjes se çeshtjes, kryeministri tha se Ekipi i Unitetit do te bisedoje ne Nju Jork te henen me sekretaren amerikane te shtetit Kondoliza Rajs. Ai tha se Uashingtonit do t’i dergohet porosia se Kosova beson ne rolin udheheqes te SHBA-ve per permbylljen e ketij procesi.

Ne takimin e kryeministrit me shefin e UNMIK-ut, eshte biseduar edhe per mbajtjen e zgjedhjeve ne vjeshte. Ryker tha se vendimi per zgjedhjet do te merret ne fund te ketij muaji, ndersa u pajtuan se procesi i zgjedhjeve nuk duhet ta demtoje procesin e percaktimit te statusit. Çeku njoftoi se Qeveria sot e ka miratuar edhe kornizen afatmesme te shpenzimeve per vitin 2008-2010 e cila do te paraqitet ne konferencen e donatoreve per Kosoven.

RTK

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

29 Komente

  1. Agjent Operativ thotë:

    20 July 2007 @ 5:02 pm

    Shume domethenese data (pavaresisht se Zanes mund te mos i pelqeje).
    Pas kesaj Kosova duhet ti kerkoje Shqiperise te dorezoje emrin dhe aneksimin e saj.

  2. krasta krau thotë:

    20 July 2007 @ 6:39 pm

    Ky do jete nendori i katert, po AO, kam pershtypjen se pas ketij duhen dhe nja dy nedore te tjere… Ah sikur 100 vjetorin e pavaresise dmth 5 vjetesh 2012 te festojme te gjithe bashke ne Vlore ose ne Kruje, madheshrore do ishte…………..

  3. krasta krau thotë:

    20 July 2007 @ 6:40 pm

    Me falni per gabimi “Nentor”, e shkruajta gabim me d…

  4. Fatos thotë:

    20 July 2007 @ 7:10 pm

    jo vetem date domethense mirpo shume mire e menduar per mendimin tim (nuk e di nese lideret e kan pas kete arsye ne mend). nese parlamenti i Kosoves ndodhe te shpall pavaresin po ne kete date, UNMIK-u do te mendoje 2 here me shume nese mendon ta anulon. vet anulimi i pavaresise do i ndizte shqipetaret e Kosoves pa marre parasysh daten, mirpo nese ndodhe te anulohet pavaresia e 28 nentorit kjo do e rriste tensionin pasi qe shqipetaret do e shihnin kete levizje te UNMIK-ut si kercenim direkt i kombit te tyre e jo si aksion politik i rendomte. per mendimin tim kjo eshte vetem nje kercenim i shqipetareve dhe se nuk do e shpallin pavaresin ne kete dite per hir te multi-nacionalitetit qe duan ta preservojne ne Kosove.

  5. Vlonjati thotë:

    20 July 2007 @ 7:11 pm

    Mos tu duket cudi qe Shqiperia Naturale te RI-KRIJOHET brenda viteve 2012-13.
    Dhe pikerisht ne 28 Nentor te festohet Nentori i 3-te dhe i vertet i ketij Kombi te shume-vuajtur.

  6. Leon thotë:

    20 July 2007 @ 7:28 pm

    OKB, KS pezullon bisedimet per rezoluten. Ceshtja i kalon Grupit te Kontatit

    Vendimi eshte marre sot gjate mbledhjes se KS-se. Ne mbyllje te takimit, ka dale ne nje konference per shtyp ambasadori francez Jean-Marc de la Sabliere i cili ka lexuar nje deklarate te perbashket te vendeve sponsorizuese te rezolutes me te re. “Na vjen vertet keq qe nuk arritem te miratonim nje rezolute per Kosoven, dhe tashme ceshtja i kalon te ashtuquajturit Grup i Kontaktit per Ballkanin anetar i te cilit eshte dhe Rusia, por pa te drejte vetoje”, deklaroi de la Sabliere.
    Vendet qe jane firmetare te rezolutes se re, mes te cilave edhe Italia, rikonfirmojne mbeshtetjen e tyre per nje zgjidhje te bazuar ne dokumentin e ish-presidentin finlandez, kryenegociatorit Marti Ahtisari, i cili ka propozuar pavaresi me nje faze tranzicioni per Kosoven

    Nje levizje e tille eshte paralajmeruar para nisjes se takimit nga ambasadori amerikan ne Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, i cili deklaroi se vendet sponsorizuese te projektrezolutes kishin rene dakord qe nese Rusia edhe sot do ta bllokonte rezoluten e re per Kosoven atehere procesi do dale jashte Kombeve te Bashkuara. Khalilzad tha se pergjegjesia do t’i kaloje Grupit te Kontaktit, anetar i te cilit eshte dhe Rusia, por pa te drejte vetoje. (I.K.)

    ANSA/Europa e Lire

  7. zotrules thotë:

    20 July 2007 @ 8:00 pm

    Po pse nuk hedhin projektin e pare te Ahtisarit per miratim te ky GK per Ballkanin, ku Rusia nuk ka te drejte vetoje? Ping-pong po luajne?
    E çuditshme kjo ndjenje, qe ne 28/11/1912 Shqiperia shpalli pavaresine me Kosoven si pjese e saj, dhe ne kete nentor, Kosova te shpalle pavaresi me vete.
    Popoll i pervuajtur, i vrare dhe i rraskapitur jemi.

  8. Grupi thotë:

    20 July 2007 @ 8:02 pm

    Krasta…po nentori i trete kur ishte? ;)
    ————–
    Pas kesaj Kosova duhet ti kerkoje Shqiperise te dorezoje emrin dhe aneksimin e saj.
    ————–

    Shyqyr…do behem dhe ne me nje kryeminister tamam.

  9. Beli thotë:

    20 July 2007 @ 8:09 pm

    me vend 28 nentori …por duhet te bejme pergatitje, dhe te marrim (Kosova Shqiperia) masat e nevojshme per te marre pavarsine ne nentor. mire do ishte qe cilatdo situata te lindin ne nentor te kemi nje zgjidhje dhe nje rrugdalje ne favor te kosoves

  10. Blendi thotë:

    20 July 2007 @ 8:23 pm

    Rrofte Kosova e Lirë!!!!

  11. krasta krau thotë:

    20 July 2007 @ 8:42 pm

    Grupo, kam numru gabim ;)
    Isha shume i entuziast… sa here e kam pare veten enderr ne kosove me 28 nentor…..

    Ekonomist thote se eshte presion per perendimin, qe te mos leshojne me pe… thote se çeku dhe rajs kane nje takim pas nje jave dhe me cduket ketu vendosen gjerat… Do lere porosite ajo cdo bejne si do e bejne… Zot na fal nje Nentor te trete… te katrin dhe te pestin do i bejme vete…

  12. zotrules thotë:

    20 July 2007 @ 8:48 pm

    28/11/2007 pavaresi Kosova - nentori i trete,
    28/11/20xx(?12?) bashkim Kosove-Shqiperi - nentor i katert.
    keshtu numerohet?

  13. krasta krau thotë:

    20 July 2007 @ 9:00 pm

    fiks zot rules

    Rice: Kosovo Will be Independent One Way or Another

    E sotmja lajmi i fundit, ceshtje e kosoves jashte KS… Pritet te mblidhet grupi i kontaktit

  14. baba thotë:

    20 July 2007 @ 9:01 pm

    God bless Kosovo

    RROFTE KOSOVA

  15. Idris thotë:

    20 July 2007 @ 9:53 pm

    Ti mire ben qe i fshin se ashtu te thone ,por mbaji per vete ato data se do dalesh jo keq dhe shume i orientuar.

  16. tomi korca thotë:

    21 July 2007 @ 10:39 pm

    Mendoj se nuk eshte mire te vendosen data. Data 28 Nendor eshte nje date e shenuar dhe do te ishte ideale te shapllej pavarsia ne te njeten date qe u shpall pavarsia edhe e shqiperise ( perfshi ketu dhe Kosoven) por kam merak se deri ne ate date KS mund te kete mare ndonje vendim kunder pavarsise. Mendoj se udheheqesit e kosoves te ndejkin me kujdes ngjarjet dhe te jene te pergatitur te shpalin pavarsine edhe qe neser nese duket se diten pas se nersermes KS mund te mare ndonje vendim kunder pavarsise.
    Do te jete shume e veshitire te cbehet nje vendim negativ i KS Mendoj se duhet shpallja e pavarsise nga shqiptaret duhet bere perpara marjes se ketij vendimi
    —————–
    Vendet anetare te Grupit te Kontaktit, SHBA-te, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia pa te drejte vetoje, do te takohen me 25 korrik ne Vjene per te gjetur zgjidhjen per statusin e Kosoves

    Edhe shefat e diplomacive te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, do te takohen te henen ne Bruksel, ku teme kryesore do te jete Kosova. Ambasadori i Frances ne OKB, Jean Mark de la Sabliere ka thene se “baze e bisedimeve ne Vjene do te jete plani i Ahtisaarit, ndersa per hapat e metejme, Grupi i Kontaktit, do te udhehiqet nga provizionet qe dalin nga versioni i fundit i projektrezolutes”. Ndryshe, mediat nderkombetare, e kane quajtur deshtim te SHBA-se dhe BE-se mos nxjerrjen per votim te projektrezolutes se Kosoves dhe fitore te Rusise
    ————————————

  17. adrian thotë:

    21 July 2007 @ 10:52 pm

    nuk dua te behem skeptik por kjo pune si shume po zgjat..tani kur gjithe ceshtja kalon ne grupin ne kontaktit pa fuqi vetoje nuk i dihet si do vejne punet.Ruset ngulin kembe si mushka dhe ja arrriten qellimit deri diku..
    …hmmm alles scheiße..

  18. Dibrani thotë:

    22 July 2007 @ 6:31 am

    90% SHQIPETARE dhe duhet te presim ne nje Rus te vendosen per fatin tone…IDIOTIZEM… Me vjen turp qe nuk kam shkuar ne uck…isha 20 vjecar…tani jam 30 dhe sdo tja fali vetes kete gje. Do te bej te pamunderen qe femijte e mij ti shkolloj ne fakultetet me te mira ketu ne Amerike, do te bej cdo gje qe te ngrej nivelin e kombit tone 1% me larte, me pune, nder, respekt. Por arimikun asnjehere nuk do ta haroj se cfar kane bere ne gjakun tone me shekuj.
    Te dua Shqiperi…varin e dua ta kem ati prane tek gjyshi dhe babi.

    Dibrani

  19. Quietman thotë:

    22 July 2007 @ 8:09 am

    Jo vetem e duhet te shpallet pavaresia me 28 Nentor, sic e tha edhe Ceku, por njekohesisht duhet t’i ndryshohet edhe emri, t’i vihet emri qe ka pasur qe ne lashtesi shume me perpara se serbet te vinin kemben ne Ballkan, Dardania, emer shqiptar qe provon edhe nje here qe eshte toke shqiptare dhe jo serbe.

  20. ardiana thotë:

    22 July 2007 @ 11:44 pm

    Quietman thotë:
    22 Korrik 2007 @ 8:09 am
    Jo vetem e duhet te shpallet pavaresia me 28 Nentor, sic e tha edhe Ceku, por njekohesisht duhet t’i ndryshohet edhe emri, t’i vihet emri qe ka pasur qe ne lashtesi shume me perpara se serbet te vinin kemben ne Ballkan, Dardania, emer shqiptar qe provon edhe nje here qe eshte toke shqiptare dhe jo serbe.

    —————————————————-

    ta mbeshtes mendimin dhe une them qe te vendoset dhe nje emer i ri per Kosoven meqe Kosova eshte sllavik…Kosova” should be “Dardania”..

  21. labi thotë:

    23 July 2007 @ 12:06 am

    adrian thotë:

    21 Korrik 2007 @ 10:52 pm

    nuk dua te behem skeptik por kjo pune si shume po zgjat..tani kur gjithe ceshtja kalon ne grupin ne kontaktit pa fuqi vetoje nuk i dihet si do vejne punet.Ruset ngulin kembe si mushka dhe ja arrriten qellimit deri diku..
    …hmmm alles scheiße..

    Adrian, mireseerdhe..por shtoi ose hiqi ndonje gje ketij nickut sepse eshte i njejte me ate te nje homogjeni qe shkruante ca kohe me perpara ne keto faqe dhe te ngaterrojme kot. :-)

  22. etrusk07 thotë:

    23 July 2007 @ 1:04 am

    Amerika i ka kerkuar Rusise qe ta ndihmoje per ceshtjen e armatimit berthamor te Iranit dhe te diskutojne ceshtjen e Kosoves. Kuptohet prioriteti i Amerikes ne kete rast eshte Irani, prandaj ka ngelur puna
    ne BE. Vaj halli po te vije puna qe BE te vendose! Gjithmone
    burokracia europian na ka prishur pune!

  23. ArtanHoxha thotë:

    23 July 2007 @ 3:13 am

    Rendesi ka paveresia kuptohet ne cdo date, por do ishte vertet dicka e bukur nese realizohet ne 28 Nentor :)
    Tek e fundit kjo eshte dhe nje fare deadline nese insistohet te realizohet pavarsia deri ne 28 Nentor.

  24. zotrules thotë:

    23 July 2007 @ 5:13 am

    Ne 28 nentor behen plot 95 vjet qe kur Kosova u shpall e pavarur bashke me trungun meme Shqiperi.
    Eshte date domethenese, por me shume se e rendesishme per pavaresi, eshte e rendesishme qe te pakten ne ate date t’i kujtohet botes se 95 vjet me pare Kosova ishte thjesht nje krahine e Shqiperise qe u shpall e pavarur.
    Heshtja makabre e drejtuesve te kombit tone po na ben qesharake ne gjithe boten.

  25. h.l.kuçi thotë:

    10 September 2007 @ 1:16 am

    Qeku as ne nentor as ne dhjetor nuk do e shpalli pavaresin e kosoveds,pos e shpalle kapitullimin dhe dajakun e kerbaqin ne supet e shqiptareve sepse keshtu e ka marveshjen e din ma mire ku shoku i armates jugosllave!!!!!!!!
    Ky ka marr mesim nga Rugova,nga Bajramat (Regjepoviqi e Kasumoviqi)edhe disa komandanta qe kur i niseshim demostratat keta komandanta te uçkes mirshin leje nga serbet vellaznit e tyre….Kush dine ma hishem shkruni e mbyllne birucen e posheter e mos tju rroki shkilla!

  26. flamuri jone thotë:

    20 November 2007 @ 2:33 pm

    Kuq e zi ty të thojnë
    i bukur me një shqiponjë
    Sa bukur valon
    në tokën tonë
    Tash je i lirë
    ne e dimë
    për Kosovën e Shqipërinë
    Iliridën e Malsinë
    tokat tona ne i dojmë
    zemrat tona veq gufojne

  27. Artan thotë:

    20 November 2007 @ 2:47 pm

    Deshira eshte e madhe,Panvarsi dhe Progres,por eshte gjithshka ne doren tone,po qe, mos te flejme gjume dhe ta ngreme flamurin.

  28. gjermanja thotë:

    21 November 2007 @ 11:36 pm

    o flamur shqiptar ti je flamuri jon qe sdo te harrohesh perjete

  29. alberti thotë:

    5 December 2007 @ 2:46 am

    egg i lexova te gjitha keto comente por ja si esht puna erdh 05 dhjetori dhe kaloj 28 netori po r nu u shpall pavarsija eh sa kot flet ky Agim Qeku jep premtime qe veshtir realizohen !

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com