Çdo të thotë “të dyshosh” për një laik?
Pa dashur qe ky shkrim te ndeze diskutime te kota mbi besimin fetar te njeres apo tjetres ngjyre dhe te besimit apo mosbesimit fetar, do te doja t’ju paraqisja disa pjese te nje interviste,te njerit prej filozofeve me te medhenj bashkekohere italiane Massimo Cacciari.
G: rralle me shume se ne kohet e sotme eshte folur (dhe luftuar) ne emer te fese dhe besimit fetar.
MC: “fjala besim,nuk perben ne vehtvete nje term qe eshte ne kundershtim me luften,por, s’eshte as e kunderta. Pra s’eshte e thene qe besimi fetar sjell paqen”.
G: Vertet, bile historia tregon qe feja ka sjelle here pas here dhe fanatizem dhe mostolerance.
MC: “Po, por ne kultura te ndryshme, edhe besimi ka domethenie te ndryshme. Per besimin myslyman, si ne traditat sunite dhe shiite, Shpetimi vjen nga BINDJA ndaj LIGJIT, respektim i rregullave baze. Ndersa per krishterimin, shpetimi vjen nga BESIMI.
G: Pra islami e shikon besimin fetar si nje aderim te nje projekti me te gjere social, kulturor dhe fetar?
MC: Jo dhe aq, sepse dhe ata (myslymanet,shenim i imi), lutjen dhe pelegrimin mund ta zevendesojne me lemoshen. Islami eshte me realistik ne kapacitetin njerezor, ndersa Jesusi eshte absolutisht utopik. Krishtërimi i kerkon njeriut aftesi te mbinatyrshme per shpetimin (e shpirtit) gje qe islamizmi nuk e pretendon.
G: Po kultura laike dhe tradita filozofike, si e shikojne fene?
MC: ”Ketu diferencat jane akoma me te theksuara: nga nje ane eshte nje qendrim razional,illuministik,ne te cilin feja shikohet si nje supersticion, nga ana tjeter,nje laicitet pak me tolerant, qe e konsideron fene si nje ceshtje personale, ushtrim te lirise se mendimit. Eshte dhe Dicka tjeter, akoma me serioze per mendimin tim, dicka qe ka te beje me relacionin ndermjet fese dhe diturise:e rendesishme edhe per islamizmin, por atje u nderpre me Averroé, dhe gjithesesi nuk jep frytet qe dha tek ne (perendim. shenim i imi) gjate periudhes se gjate te idealizmit.
G: Kjo na ndihmon te kuptojme dhe c’ndodh aktualisht? Per shembull, rrenjet e urrejtjes mijeravjecare qe zoteron ne lindjen e mesme, jane tek besimet e ndryshme?
MC: Ai konflikt s’ka te beje me fene. Bile do te shtoja qe kishin vlera te pakta fetare, edhe arsyet e Kryqezatave.
G: Kush eshte filli lidhes se laicitetit me fene?
MC: Persa i perket kristianizmit,ai nuk i eshte kundervene asnjehere arsyes.qe nga shen Agostino,dhe akoma me pare me Klementen dhe Aurigjenin,e verteta kristiane eshte raprezentuar gjithmone si”kerkuese”,si dicka qe ka te beje dhe me trurin,dhe jo vetem me zemren.
G: Nese kjo mund te jete e qarte per nje teolog,si mund ta kuptojme besimin edhe nga pikpamja filozofike?
MC: do te thoja,perseri me termine Agostiniane, d.m.th duke e konsideruar qe c’do PERSE presupozon besimin tek krijuesi:atehere, nuk mund te kerkoj asgje (si filozof,shenim i imi) nese nuk do te presupozoja se krijuesi egziston . Domethene,edhe per filozofin,varet se sa BESON, per te gjetur Persete ne c’do moment te kerkimit (studimit) .

Komentet janë mbyllur.
Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.