Identifikohu



Regjistrohu

C’do ndodhe ne fundjave…?

….Neser, te premten dhe pasneser te shtunen do te zhvillohet edicioni i peste i MJAFT! Fest. Pritet te vijne disa mijera njerez dhe do te performojne Apollo 440 Skye (Zeri i Morcheeba), Moshic, etj…..


******************

Me duket se kjo eshte hera e pare qe shkruaj dicka posacerisht per peshkun…

E di shume mire se cfare energjie “perbaltese” pret te shpertheje nga nje ceshtje e tille, por une guxoj t’ju ftoj ta perbaltim/enderrojme/deshirojme/komentojme/pershendesim apo ta refuzojme:

Neser, te premten dhe pasneser te shtunen do te zhvillohet edicioni i peste i MJAFT! Fest. Pritet te vijne disa mijera njerez dhe do te performojne Apollo 440 Skye (Zeri i Morcheeba), Moshic, etj.

Do te kete edhe grupe shqiptare si Asgje sikur dielli, Likatek, apo kengetare si Bojken Lako.

Kete vit, MJAFT! Fest, duke evokuar edicionin e tij te pare do te zhvillohet si edhe atehere, ne Durres: ne plazhin Tropikal.

Ata persona qe e kane mundesine i keshillojme te vine ne plazhin e Tropikalit ne Durres me makine personale.

Ata persona qe nuk do te kene kete mundesi, mund te perdorin autobusat qe ne do te veme ne dispozicion per kete aktivitet.

Autobusat nisen mbasditen e dites se premte per ne plazhin e Tropikalit ne Durres nga Stadiumi Qemal Stafa ne Tirane. Nderkohe qe po keta autobusa do t’i kthejne personat e interesuara po ate nate nga plazhi i Tropikalit per ne Tirane.

Oraret e autobusave per diten e premte, data 20 korrik, do te jene:

Nisja nga Qemal Stafa ne oren: 17:00 dhe 19:00
Kthimi nga Tropikali ne oren: 1:00 dhe 3:00 (te mengjesit)

Diten e shtune, ne daten 21 Korrik oraret e autobusave do te jene si ne vijim:

Nisja nga Qemal Stafa ne oren: 17:00 dhe 19:00
Kthimi nga Tropikali ne oren: 11:00 dhe 12:00 (te nates)

Ju presim ne MJAFT! Fest :)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

26 Komente »

  1. Andisi thotë:

    20 Korrik 2007 @ 12:13 am

    Peshku sherbeka edhe per publicitet gratis, he ?!

    Jepi Mjafti !!! Yp Xhixhi !

  2. akksidental Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 12:17 am

    prej ketu ka dale ajo shprehja “ne autobus” :D

  3. klajdevour Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 12:18 am

    Andis, eshte fundjave. Mjaft fest do behet si te postohet ketu ky lajm, si jo!
    Ne fundjave, se pse njerezit kane deshire te zgjedhin mes politikes, defrimit, qetesise, plazhit, apo kushedi une se cfare, sigurisht jo te paren!

    Mjaft, ka aq shume reklame, nese e quan keshtu, sa ne vend te saj, do kishte me shume nevoje per mendime. Por jo per energji negative, inate personale e gjera te tilla

  4. tomi korca thotë:

    20 Korrik 2007 @ 12:24 am

    Andisi thotë:
    20 Korrik 2007 @ 12:13 am
    Peshku sherbeka edhe per publicitet gratis, he ?!

    Jepi Mjafti !!! Yp Xhixhi !

    LlTako thotë:
    19 Korrik 2007 @ 1:26 am ,
    …..Shqiperise i duhen me shume Mjaft-e, jo me pak.

    ———————-

  5. klajdevour Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 12:28 am

    e me pak Toma :)

  6. klajdevour Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 12:29 am

    Nejse, sorry. Kerkoj falje per postimin me lart. U nis me shume per shaka por po ta lexosh duket vertet i panevojshem

  7. TaniBorizani thotë:

    20 Korrik 2007 @ 2:47 am

    s’ka asgjë negative me përçu lajmin tek peshku. Festa paçi sa më shumë ju që jetoni në Shqipëri.
    Bofshi qejf!!

  8. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 8:48 am

    Mjafti shqiptar pa grupe shqiptare? Po pse me nje Bojken e dy prishtinallij do e hidhni lumin juve? Ne liste biles keni paguar qe te vijne edhe rapper Maqedonas (qe do kendojne maqedonisht). Ka me dhjetera e dhjetra grupe shqiptare shume te talentuara qe u mugon perkrahja dhe qe presin te afirmohen nga ata qe kane leke si puna e Mjaftit patriotik. Ku jane?

  9. eni thotë:

    20 Korrik 2007 @ 11:00 am

    kur kan sjell apollo 440!!!!!! ia kam fal mjaft-it te gjitha te metat (qe i shof une, i humburi i varfer)

    ju pershendes me bad chemistry.

    ndersa mjaftit i them check your ego ;)

  10. Paulo Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 11:05 am

    Klajd,
    Do i ofroni ndonje gje te vecante per te pire rinise(ashtu sic e keni ne zakon Ju)?
    Befshi qejf gjithsesi!

  11. Cheney thotë:

    20 Korrik 2007 @ 11:15 am

    Paulo,

    Ke rast te shkosh e te shohesh se ca servir Mjafti. Reporter pro bono per peshkun.

  12. Paulo Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 11:20 am

    Cheney,
    Pse jo..?! Une kam qene dhe ne festa te tjera qe ka organizuar Mjafti.
    Do mundohem te shkoj sonte megjithes Klajdi nuk na ka ftuar ne te Peshkut.

  13. Jetoni Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 11:25 am

    Unë them shumë mirë që organizohet ky festival, flas gjithmonë në parim. Nuk dua të komentojë përmbajtjen, pasi nuk kam asnjë lloj interesi dhe nuk shoh ndonjë të keqe publike. Festivali është për të rritur. Kush do që të shkojë atje, të ja bëjë hesapet vetës.

    Ajo që më ra në sy është fjalia e përdorur, për mua krejt pa nevojë, në këtë njoftim-temë e autorit/es, kur thotë: “E di shume mire se cfare energjie “perbaltese” pret te shpertheje nga nje ceshtje e tille…”

    Kjo është tendencioze, nxitëse e energjive negative dhe nuk ka pse të jenë mendimet e ndryshme, edhe kundra Mjaft, “përbaltje”. Nejse, tek e fundit për vete e keni, prishni imazhin tuaj.

  14. Cheney thotë:

    20 Korrik 2007 @ 11:27 am

    Paulo,

    Mos harro, 1 foto=1 googol fjale..

    Defrim te mbare!

  15. klajdevour Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 1:20 pm

    hej, peshqit jane te ftuar te gjithe pa perjashtim edhe ata te energjise “perbaltese” :)

  16. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 1:38 pm

    klajd,
    Nga i keni gjet keto banda?? Falas i keni marre? :P
    Mire,mire, beni qejf buze detit…edhe kohen e keni te mire..
    Ne ketej na mbyti…. Filloi stuhia prape… :(

  17. Paulo Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 1:48 pm

    Festat e Mjaftit jane, si festta e dervishlereve!
    Keshtu qe pa merak, Mjafti e fik dhe henen…

  18. Lumja thotë:

    20 Korrik 2007 @ 1:51 pm

    Llafi jot ne vesh te perendise pra.
    Po dal i here nga Mjafti

  19. Paulo Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 1:54 pm

    Po pe ndonjerin me “pushke ne dore”, ai jam une ….

  20. Lumja thotë:

    20 Korrik 2007 @ 1:55 pm

    Amin !

  21. klajdevour Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 2:00 pm

    paulo, mua me ke te birrat, me eliminon kollaj se andej do kalosh besoj! Por po njoftoj keta te sigurise qe te te kontrollojne mire :)

  22. Paulo Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Korrik 2007 @ 2:10 pm

    Po nuk kam plumba per ty o Klajd!!!!!!!!!

    Ata te sigurise nuk ma kapin dot pushken mua…..se jam i sgjut.!

  23. klaus thotë:

    20 Korrik 2007 @ 7:43 pm

    Po mall do kete si cdo vit tjeter?Me shume do e quaja “marijuana fest” sesa mjaft fest.
    Edhe ajo puna e artisteve shqiptare eshte me vend.Fest-i i nje OJQ-je Shqiptare vec me 2 rock banda shqiptare!Edhe kush!!Bojken Lako cdo vit.
    Boringggggg

  24. lulian kodra thotë:

    21 Korrik 2007 @ 10:33 am

    sa drejtperdrejt klaus! ne fakt fondet e shumeperfolura te mjaftit andej vine, nga shitja e marijuanes neper festa! hajde te forta!

    paulos i uroj gjueti te lume ;)

  25. tiranalb thotë:

    21 Korrik 2007 @ 6:06 pm

    isha mbreme te mjaft fest. yll fare ishte me perjashtim te cmimit te kripur te biletes 10 mije leke personi vetem per te hy. te tjerat shume ok. vajza dhe djem yje qe te kenaqnin syrin me i pa, shume nga Kosova, birre, qofte, muzike, det ne sfond, pak ere hashashi verdall, e cer pastaj?? . E kush ka pa te keqe nga kto gjona? apo vetem te rinjt shqiptare nuk duhet ti bejn keto gjithe te tjeret kane leje me pash per ti bo. Ndoshta do ishte me mir ta organizonte forumi rinor i ps-se apo forumi rionor i pd-se qe te degjonim edhe ndonje fjalim trapash nga berisha apo rama? shkoni ore pirdhuni!

  26. tomi korca thotë:

    24 Korrik 2007 @ 3:31 am

    Ja cfare ndodhi ne fund jave

    Policia kreh OJQ-nw
    E Hene, 23 Korrik 2007
    Njw koncert i organizuar nga shoqata Mjaft nw Durrws, kishte terhequr si me magnet tw shtunen gjithw racen e shofereve pa patenta dhe shkelesve tw tjerw ordinerw tw ligjit duke u kthyer nw njw cerdhe ilegaliteti. Kwtw e zbuluan policwt e qytetit bregdetar nw njw aksion rutinor kontrolli nw zonwn e mbingarkuar nga avujt e alkoolit, tw rinjte cakerrqejf dhe degradimit total qw mbizoteronte tw shtunen nw vendzhvillimin e koncertit. Nje aksion i vecante i policise se Durresit, ka bere qe te kapen gafil rreth 150 drejtues qe qarkullonin me automjetet e tyre pa patente nw afersi tw diskos ku ndodheshin edhe shumw vajza adoleshente. Drejtuesit ne fjale jane kapur pak pasi kane mbaruar koncertin e zhvilluar dy dite me pare ne kompleksin “Tropikal” te Plepat e Durresit. Aksioni ka pasur ne fakt si objektiv pjesemarresit ne koncertin e “Mjaft Fest” dhe behet e ditur se per kete aksion jane mobilizuar dhjetera oficere dhe punonjes te Policise Kriminale, SHISH, SHKB, si dhe mjaft efektiva te tjera shtese te komisariateve te Durresit dhe Tiranes, pas sinjalizimeve qw vinin nw dukje pwr grumbullimin e personave me precedentw. Sipas burimeve te besuara, kane qene me shume se 130 punonjes te tille, shumica civile, qe kane futur per te zbuluar drejtuesit e paligjshem gjate kohes qe zhvillohej koncerti ne kompleksin “Tropikal”. Aksioni ka nisur pasi drejtuesit kane dale nga parkingu i “Tropikalit”, pak pas mesnate dhe te gjithe automjetet qe kane dale prej andej jane vene ne siten e Policise Rrugore dhe strukturave te tjera. Sipas burimeve nga policia e Durresit, jane 150 drejtues qe jane kapur dhe qarkullonin me makinat e tyre pa patente dhe per kete jane bllokuar mjetet e tyre. Mesohet se policia ka zbuluar pije dhe substanca te ndaluara ne makinat e tyre, si dhe arme te ftohta. Koncerti ishte pergatitur te zhvillohej per dy net rresht ne fundjave, ne diskon “Tropikal” dhe kishte edhe mbeshtetjen e posacme te kryetarit socialist te Bashkise se Durresit, Vangjush Dako. A.K

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.