Login



Register

Çavez kërcënon Luftë me Kolumbinë

chavez.jpg

“Z. Ministër i mbrojtjes, levizi 10 bataljone ne kufij me Kolumbinë, menjëherë - batalione tankesh. Mobilizo forcat ajrore. Ne nuk duam luftë, por as nuk do ta lejojmë perandorinë e Shteteve te Bashkuara që është padroni (i Kolumbisë) të vije e të na perçajë.” Kështu u shpreh Çavez të Dielën gjatë programit të tij televiziv javor “Alo presidente!”.

Presidenti venozelan Hugo Chavez dërgoi mijra trupa dhe artileri të rëndë në kufirin me Kolumbinë dhe urdhëroi mbylljen e ambasadës së Venezuelës në Bogotà duke garantuar se do të kishte luftë në rast se Kolumbia shkel kufijtë e Venezuelës. Kjo pasi Kolumbia vrau të shtunën liderin rebel Raul Rejez dhe 16 të tjerë në territorin e Ekuadorit duke i bombarduar në gjumë me armë të teknologjisë të lartë. Ekuadori gjithashtu ka përforcuar trupat në kufi me Kolumbinë.

Foto: Edwin Montilva / REUTERS

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente

  1. Rual thotë:

    3 March 2008 @ 2:18 pm

    28 kamiona per 7 bataliona. po sa kamiona per 10 bataliona??

  2. ados thotë:

    3 March 2008 @ 2:29 pm

    por que no te callas, f***ing monkey!!

  3. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 March 2008 @ 2:55 pm

    e o, mire do beje. Me i lumte. USA e ka humbur garancine ne ameriken latine. PIKE.
    Une them te tregohen te mencur e te gjejne tregje te reja.

  4. shqipe@ou thotë:

    3 March 2008 @ 5:22 pm

    “Te ditet e fundit do te kete zhurma lufte dhe lufte, do te kete kaos, por keto do te ndodhin dhe mbreteria e Perendise do te vije…” Jezus Krishti.

  5. ITS Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 March 2008 @ 5:34 pm

    Une po vej popcorn gati. Ka lezet te zbavitemi me lojra lufte kur nuk jane ne kurrizin e Shqiptarit…

  6. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 March 2008 @ 6:09 pm

    Cavez kërcënon Kolumbinë me luftë,- do thoja unë!

  7. Idris thotë:

    3 March 2008 @ 6:12 pm

    ……” Kjo pasi Kolumbia vrau të shtunën liderin rebel Raul Rejez dhe 16 të tjerë në territorin e Ekuadorit duke i bombarduar në gjumë me armë të teknologjisë të lartë”
    Ka dhe nje lajm te goditjes me aviacion nga pilotet USA me raketa te teknologjise se larte ne Kenia per te shkatruar nje ndertese ku fshiheshin,strehoheshin TERRORISTE.
    Ne raste te ngjashme me njeri tjetrin veprojne edhe Hesbollate ose organizatat te tjera me Izraelin,duke goditur me arme.Tchn.larte ,brenda kufijve teritoriale e duke argumentuar “Goditje te objektivave terroriste”
    A mund te quhet kjo nje shkelje e SOVRANITETIT SHTETEROR?
    dhe ne kete kuader….
    A vleresohen te drejta masat e marra nga shteti i kercenuar?
    Kuptohet te gjitha keto po tu heqesh veshjen “politike”

  8. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 March 2008 @ 7:56 pm

    Une plako u nisa duke e ditur se historikisht USA e ka shfrytezuar Ameriken Latine. Nuk i ka sjelle asnje te mire. Chavez, Castro e te gjithe majtistet e tjere aty, jane produkt natyral dhe reagim ndaj Amerikes.

    Sinqerisht, nuk me shkoi ne mendje per Kosoven apo ndonje vend tjeter.
    Pergjithesisht mendimi im per Kosoven eshte qe momenti duhet shfrytezuar per tu fuqizuar vete. Ne menyre te tille qe nese per shkaqe te ndryshme USA nuk na mbeshtet me, te qendrojme ne kembet tona.
    Dakort o?

  9. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 March 2008 @ 4:13 pm

    Kolumbianet e akuzojne Venezuelen dhe Ekuadorin si bashkepuntore te FARC. Ekuadori i pret mardheniet diplomatike me Kolumbine, shton trupat ne kufi.

  10. cheguevara Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 March 2008 @ 3:48 pm

    chavez po bashkebisedonte me grupin FARC per te liruar gazetaren franzese e shum njerez te tjere qe ato kan marr peng, besoj se FARC nuk do te jete shum e cef qe i vrane nr.2 te saj.
    columbia e farc marrin miliona e miliona dollar nga amerika. (amerikes nuk i pelqejn gazetaret dhe njeresit qe flasin keq per te)

    W CHAVEZ - KASTRO - KOMUNISMI - BARAZIA

  11. Toni_1977 thotë:

    6 March 2008 @ 12:52 pm

    Nuk po dua te diskutoj dogmat e nje te cmenduri si Chavez. Thjesht dua te korrrigjoj emrin me te cilin ka shkruar kolegu “cheguevara”. Personazhi te cilin ai e ka per idhull dhe qe e perdor si pseudonim ketu, e ka ndryshe emrin dhe nuk eshte mire qe ai ia shkruan gabim.
    E sakte do te ishte Che Guevarra :)

  12. ah te keqen….. thotë:

    6 March 2008 @ 1:00 pm

    nejse, sot u vune dakort qe s’do kete lufte e shyqyr. megjithate une doja te pyesja, a nuk dergoni ndonje mercenar per ket Chavez se na cau rroten e tr.apit.

  13. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 March 2008 @ 1:51 pm

    Toni_1977, e ke gabim ti!!! emri i revolucionarin argjentinas eshte Ernesto Rafael Guevara De la Serna, shkurt Che Guevara!

  14. ah te keqen….. thotë:

    6 March 2008 @ 2:37 pm

    W CHAVEZ - KASTRO - KOMUNISMI - BARAZIA

    si thote populli, pordha e madhe te gris breket.
    pikerisht Chavez e Castro, -biles ky i fundit e gjeti forcen dhe pse duke dredhur kemben-
    keta mbrojtes se fukarenjve dhe te popujve te shtypur, u shprehen me plot gojen kunder panvaresise se Kosoves. nuk njohen asnje genocid, asnje lesh prej leshit por folen qarte e hapur kunder.
    te rrojne komunistat ateherer e gjith syleshet qe i brohorisin akoma

    p.s. ka te drejte Ofelia per emrin e Guevares.

  15. cheguevara Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 March 2008 @ 2:47 pm

    toni o toni informohuni mire

    RIVOLUZIONART e KOMUNISTAT KAN GJITHMONE TE DREJTE

    merrni shembull nga OFELIA

  16. ah te keqen….. thotë:

    6 March 2008 @ 3:05 pm

    cheguevara lali, harrove te futesh dhe Serbine te lista e atyre qe kane GJITHMONE TE DREJTE….

  17. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 March 2008 @ 3:24 pm

    George Carlin - We like war.
    http://www.youtube.com/watch?v=UaS2bRGS86c

  18. cheguevara Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 March 2008 @ 10:23 am

    ah te keqen… para se te shkruani duhet qe te informoheni edhe ju

    serbia ka idee kumuniste po ka regjim 1 fashist
    un nuk jam me ate komunisem ju kshilloj qe te lezoni MARX, LENIN, MAO, CASTRO…. ato kan bere kumunism, mos harro qe asnjeri nuk te jep gje pa interes, 5/6 vite shqiperia e kosova do te jene bazat me te medhaja amerikane ne europe

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.