Identifikohu



Regjistrohu

Arkivi për seksionin Shqipëria

Është vendi im! Thuaje

Ylli i evgjitëve

Shansi ynë i kahershëm për korrektesë politike, provë e gjallë e tharmit tonë diplomatik, e modernizmit tonë, europianizmit, erudicionit tonë gjithpërfshirës: fat që u kemi në mes tënë, evgjitër! Ç’do bënim pa ju, si do ish fëminia, si do mësonim paudhësitë e hershme, hilet e vogla pa ju, rugaçët virtuozë të mëhallës! Kush do na […]

Të shoh në sy, Kosovë!

Të shoh në sy, Kosovë, dhe më vjen për të qarë. Për të vuajtur më vjen, që ndjenja ime e gëzimi për ty më është mbuluar nga manipulimet prej të cilave nuk kam imunitet. Guximi yt për të marrë atë që meriton më tremb, sepse më pyesin “a din ti, Kosovë, të ndërtosh shtet? A mundesh ti, Kosovë, të kuptosh fjalën “demokraci”? A din ti, Kosovë, të jetosh në komunitet?” …Unë i ul sytë e para, Kosovë

BAC, U KRY!


Të burgosur me dëshirë

Torovicë, në kampin që s’u mbyll kurrë
Në ish kampin e të burgosurve, mjerimi është ulur këmbëkryq. 70 familjet që banojnë aty i janë dorëzuar ferrit, ku ata zgjodhën të jetojnë vetë. Histori absurde njerëzish u zunë në kurth, në gulagun e Shqipërisë së 2008-ës.
Nga Anduela Nika
Ferri ka zbritur në tokë. 70 familjet e fshatit Malecaj […]

Foto dite: Pamje nga ndërtimi i shpejtë i mbikalimit në Kamëz


Tasqebap i importuar

Sigurisht që takimi nuk po shkonte sipas parashikimeve. Ç’kuptim do të kishte po të ishte kështu? Të brendshëm e të jashtëm i shesin mend njëri-tjetrit për arritje që janë të shënuara vetëm në letër. “Po, shkëlqesi”- servilosen konsulentët që duhet të kthehen në shushajnër (shoe - shine - er) të palës shqiptare që ka në dorë miratimin ose jo të fazës tjetër të projektit. Në tre fazat e para të tij, përveç shpenzimit të 4.5 milionë eurove, asgjë tjetër nuk është e sigurt.

Mirëmëngjes, Tiranë

Banane, diell i ftohtë, trafik, pasagjerë-sardele dhe shumë energji. Prej disa javësh lumi i njerëzve që rrjedh në Tiranë kishte dalë jashtë fokusit. Sepse ishin festat, sepse ishin vrasjet, aksidentet, protestat në Vlorë, flakët në Elbasan, helmimet në Durrës, mozaiku në Tiranë.

2 tipa dhe një parabolë fataliste

….nëse, këta të dy, e ca tipa të tjerë si këta, zënë e ikin, kjo mejhania do të mbetet e tillë gjithmonë. Dhe kështu do të shembet mbi peshën e vet, ose do të rrojë gjithnjë me rrezikun për të rënë hë tani e hë pastaj. Prandaj jemi përballë kësaj situate: këta dy tipat kanë […]

Shenime nga Kosova

Në Prishtinë bën shumë ftohtë. Kosovarët thonë se kanë vite që nuk kanë parë një të ftoht të tillë. Në shëtitoren kryesore të qytetit duhet të jesh i kujdesshëm kur hedh hapat se mund të gjendesh befas në ajër. Askush nuk e pastron. Fëmijët e vegjël, shitës ambulantë me kuti cingaresh në duar, improvizojnë pirueta […]

Legjenda shqiptare e «Rotshildëve»


Kalle… digje… vëri zjarrin

ndërtesa që ra pre e flakëve në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet, ishte një nga shtëpitë më të vjetra të Tiranës (rreth 200 vjet) dhe pritet që ashtu si shtëpia e Lasgush Poradecit të kthehet në pak kohë në një pallat…