Login



Register

Arkivi për seksionin Mos Humbisni

Përllogaritjet teorike për eksperimentin në Zvicër vijnë nga Shqipëria

Pakkush e di, por eksperimenti më i përfolur në të gjithë botën i ka “rrënjët” në Shqipëri. Llogaritjet për Large Hadon Collider, ose ndryshe Goditësi i Madh i Hadroneve, bëhen në Shqipëri nga profesor Artan Boriçi, i cili raporton në bashkëpunim me fizikanët e tjerë në botë informacionet në mënyrë periodike.

Kush ka frikë nga rishkrimi i historisë së letërsisë shqipe?

duke marrë shkas nga intervista e Agollit në “Panorama” (08.09.2008) dhe pikërisht në pjesën e titulluar “Historia e Letërsisë të pasurohet, jo të rishkruhet”, e ndjej organikisht të nevojshme ta rimarr çështjen e shtruar, sepse nyja e problemit ka një natyrë jo vetëm shkencore, por edhe thellësisht morale e etike për një shkrimtar me ndjenjë të esëllt realiteti.

Monarkia shqiptare dhe patetizmi komunist

Shpeshherë thuhet se për Monarkinë nuk ka më çfarë të thuhet, se historianët e kanë “zbardhur” rolin e saj në historinë tonë të afërt dhe ne sot do të bënim mirë t’i lëmë të shkruarat siç janë. Atëherë: Pse të flitet mbi Monarkinë? Monarkia është një moment kyç në historinë tonë kombëtare. Për arsyet që tashmë i njohim, roli i saj jo vetëm nuk është “zbardhur”, por është nxirë.

Rexhep Qosja: E papranueshme ideologjia komunisto- staliniste e Kadaresë

Veprat e Ismail Kadaresë, si të çdo shkrimtari tjetër të kohës së komunizmit, lexohen dukshëm më ndryshe se ç’ janë lexuar dhe përjetuar në atë kohë. Edhe unë, vetë, nuk i lexoj, nuk i kuptoj dhe nuk i përjetoj sot krejt njësoj si atëherë. Për shkak të ideve, të ideologjisë dhe të ndjeshmërisë, që është e përmbajtur në to, për shkak të patosit e retorikës që i karakterizon, një numër i vjershave, i tregimeve dhe i romaneve të Ismail Kadaresë sot marrin çmim dukshëm më të vogël artistik se në atë kohë.

Kadare: sa afër Italia për shqiptarët, sa larg Shqipëria për italianët

Italia ndaj Shqipërisë duhej të ishte treguar më e vëmendshme, ky është një qortim që unë e kam bërë disa herë, nuk kam marrë ndonjë përgjigje nga …, nuk e di… , dhe mendoj se është një kufizim… i atij mendimi italian që nuk ka pasur mundësi ta shikojë këtë gjë në thellësi.

Përjetësisht të mahnitur

Fakti është që kjo gjëja që nëpër gazeta quhet Amerikë është një iluzion. Pa e njohur nga afër politikën amerikane, pa i jetuar vetë të mirat e të metat e sistemit, analistët e gazetave tona nxjerrin leksione nga show-të e CNN-it. Pa lexuar asnjë gazetë apo revistë amerikanë (përjashto mbase New York Times-n), asnjë libër mbi historinë politike të këtij vendi të madh e të komplikuar, asnjë opinion qoftë të majtë apo të djathtë amerikan. Madje, edhe importin mediatik e kanë të kufizuar tek CNN dhe tek soap opera-t e përkthyera si këmbët e pulës.

Ju shpjegoj pse ndodh kaosi i trafikut

Për një specialist problemet e qarkullimit rrugor në kryeqytet janë të qarta dhe të detajuara. Pa ujin e zakonshëm të politikanëve, ai tregon faktikisht pse ndodh e gjithë kjo. Dhe, fajtorët, veç strukturave të shtetit, që nuk dinë të menaxhojnë- jemi dhe vetë ne, që qarkullojmë pa qëllim. Shtuar me mungesën e sinjalistikës dhe pakujdesin e njerëzve rreziqet shtohen.

Kur precedenti është mit

Mbrojtësit e Moskës i referohen shpesh të ashtuquajturit “precedent i Kosovës”. Ata pohojnë se nëse NATO-ja mund të kryejë intervenim ushtarak pa autorizimin e Kombeve të Bashkuara kundër një shteti sovran, Serbisë… atëherë edhe Moska mund të veprojë ngjashëm në raport me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

Europa, SHBA dhe universitetet

Vëzhgimet e kryera kohët e fundit i vendosin universitetet amerikane para atyre evropiane. Përballë konkurencës edhe nga Kina, Evropa ka vënë si afat përfundimtar vitin 2010 për të rritur standartet.

Mungesa e “së Majtës” - Reflektim aspak cinik mbi përfaqësimin e mohuar

Të gjitha partitë shqiptare të periudhës së tranzicionit janë krijuar nga liderët e tyre, ish-burokratë, ish-aparatçikë të Partisë së Punës, të cilët kanë kopjuar (në rastin më të mirë kanë përshtatur) ndonjë program të importuar. Asnjëra prej partive nuk shfaq ndonjë karakteristikë për sa i përket anëtarësisë, të gjitha janë ngjashmërisht heterogjene në çdo dimension. E vetmja gjë që i bashkon anëtarët e një partie, është shpresa oportuniste e materializmit ekonomik, shpresa për një vend pune etj..

Pak zbavitje me shifrat

edhe një rritje prej 59.10% pas llogaritjes së inflacionit (duke supozuar që të dhënat fillestare të të gjithë kësaj analize janë të sakta) nuk është aspak e keqe dhe do të ishte mëse normale për çdo qeveri që të krenohej me një shifër të këtillë por qeveritarëve tanë me ç’duket i pëlqen të na mahnisin ne katunarëve të shkretë që s’marrim vesh nga këto punë, u pëlqen ti bëjnë shifrat çëmçakiz dhe të nxjerrin rezultate madhështore

Sfida e Xhon Mekkein

Edhe pse votuesit preferojnë demokratët ndaj përfaqësuesve të Partisë së Vjetër të madhe, me një diferencë prej më shumë se dhjetë pikësh, në fillim të Konventës Republikane të hënën, Xhon Mekkein ishte në të njëjtin nivel me rivalin demokrat, Barack Obama në sondazhe. Ka një shans pragmatist që tregon se edhe pas tetë vitesh udhëheqje nga George Bush, votuesit mund të preferojnë një tjetër udhëheqje republikane.

Gruaja shqiptare dhe ndikimi i saj mbi burrat

Ato që ai pa, njohu dhe përjetoi nga afër në Shqipërinë e Veriut do t’i hidhte në faqet e një libri që sot merr vlera të plota historike. Luigj Iasinth Hekard (Hyacinthe Hecquard) udhëtoi dhe qëndroi për disa vite në këto vise, por nuk kemi një datë të saktë të ardhjes dhe largimit të tij. Konsulli francez shënoi gjerësisht dhe me saktësi realitetin e asaj periudhe, viset ku shkeli, fiset, por edhe doket e tyre.
150 vjet pas botimit në Francë, libri “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë” vjen në shqip nën botimin e “Plejad”.

Profesioni: Mashtruese

Hanëmja, gruaja e arrestuar javën e kaluar nga hetuesit e antikrimit ekonomik në kryeqytet, cilësohet nga specialistët përkatës, si përfaqësuesja më e denjë e vjedhjes me anë të mashtrimit për qëllime përfitimi. Nuk ka arsim, dikur ka punuar në një ndërmarrje rrobaqepësie si sekretare, por që për motive që ende nuk dihen ajo e pa veten në rrugë.