Arkivi për seksionin Letërsi
30 Qershor 2008 @ 3:01 pm · në Pa Kategori, Letërsi
Rok kafe ra bashke me te tjeret, sikur te ishte nje bar normal. Tani me thone qe ka edhe shume vende te tjera por nuk shkoj me. Jane modern, jane te bukur dhe paradite jane kafe, mbasdite qebatore e ne darke pab. Eshte gje e mire por une kam humbur.
28 Qershor 2008 @ 10:08 pm · në Pa Kategori, Letërsi
Mora rrugen e gjate, te gjate sa nje jete,
Pa ndalur kam ecur me dite e me nete,
Ne pluhur, ne plumba, ne diell i zhuritur,
Ne kembe, ne karroca, ne kuaj kam hipur.
27 Qershor 2008 @ 7:46 am · në Letërsi
Mirësevjen në qytetin e çelikut
Do re mi fabrika
Sol la situatat
e njerëzve
23 Qershor 2008 @ 3:28 pm · në Letërsi
Nënë, jam i vrazhdë
Me kokën e ulur, me kokën në grazhdë.
Kam krahë, por s’janë veç gurë mbi shpinë
20 Qershor 2008 @ 9:43 am · në Letërsi
Më pyete pse të dua dhe unë qesha.
Qesha, tanimë po mendohem dhe them: Pse të dua?
19 Qershor 2008 @ 9:01 am · në Letërsi
Ktheu papritmas tek gjendja e vet: Bacit iu duk se ne ate fill i ra prej fytyres maska e burrit te nje moshe te mesme-keshtu mbante veten ai gjithnje-dhe u gjet balle per balle me vetjen e vertete, te mplakun dhe te mbaruem per kete jete.
16 Qershor 2008 @ 11:14 am · në Letërsi
Nuk e di se çfarë leximi u bëhet sot në Shqipëri librave që duhen të vlerësohen, por një roman i cilësuar si më i miri i vitit, çka parakupton se është shfletuar nga pesë ekspertë të letërsisë, fillon me këtë sintaksë shqipeje skandaloze:
Askush në atë mëngjes të zymtë vjeshte, nuk e vuri re mbërritjen e orendive të një familje, në rrugicën pranë kinemasë. Kjo ndodhi për shkakun se, nuk u dëgjua…
15 Qershor 2008 @ 4:22 pm · në Letërsi
E ndersa me ulesh ne preher e me terheq butesisht cigaren e rradhes nga buzet, per ta fikur ne tavllen e mbushur perkrah, fillon te me puthesh embelsisht per te me terhequr drejt shtratit, e nuk di se si, perpikshmerisht shkaterron cdo deshire time per ti dhene nje fund atyre rrjeshtave e zgjon brenda meje nje tjeter tip fantazie, me pak te pafajshme mbase, por qe ti fal ngrohtesise se trupit tend di ta shnderrosh ne me engjellore.
15 Qershor 2008 @ 4:20 pm · në Sociale, Letërsi
Si Zanat ashtu edhe Orët, pra Shtojzovallet, zotërojnë edhe një fuqi të mistershme: aftësinë për të shituar njerëzit. Zakonisht shitojnë burrat që guxojnë t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nën dritën e hënës, apo këdo që i trazon gjatë ekstazës së tyre të vallëzimit.
12 Qershor 2008 @ 8:40 am · në Letërsi
Zanën e dashuroja me një spazmë aq hyjnore, sa veç pëlhura e Krishtit që valëvitet në kaltërsinë e pacen të Parajsës do të mund ta përshkruajë sadopak. Ndoshta të tilla janë të gjitha dashuritë aseksuale.
10 Qershor 2008 @ 2:05 pm · në Letërsi
Gary më shkund lehtë nga supi. E di. Eshtë ajo, gruaja e panjohur e stacionit të metrosë që me ka lëshuar me kujdes mbi dyshekun e palestrës, si çdo nënë foshnjën e saj, në këtë të djelë të ftohtë nëntori. Ashtu siç ëndërron të lëshojë në rrugët e botës së madhe një ditë të bijën, e cila pret në një qytet të vogël të Armenisë. Të dyja janë të bindura që një ditë vajza do të studiojë inxhinjeri ujërash.
10 Qershor 2008 @ 12:54 pm · në Letërsi
Nje poet i vjeter pers:
Thote -,”Vdekja eshte e drejte”
Lereni shishen Ahmet Xhemil
Mos u nevrikosni kot,
E di ,
Ju thoni qe vdekja te jete e drejte,
duhet qe dhe jeta te jete e tille…
8 Qershor 2008 @ 9:41 am · në Letërsi
Shpinë e butë…
Shpinë e butë e elefantit që mban botën,
Tru ku mendimi përgjumet e humbet
barërave me erë trullosëse që mbulojnë
gjunjët e holla e me nyje të insektit
që na tremb; ja kështu është gjoksi yt,
çast i ngrirë , gjak i mpiksur mbi plagët
me të cilat lindëm; të çarat e syve, gojës
që lakmojnë qumësht, trajtë, mish, tjetrin
Bark […]
6 Qershor 2008 @ 1:09 pm · në Letërsi
Biri i mbretit skuqur nga tërbimi ngrihet dhe ikën, shkon te i jati dhe i thotë: “ Ju kërkoj një të mirë, Madhëri! Dua të martohem! Dhe për grua dua Katerinën e Mençur.”
5 Qershor 2008 @ 10:59 am · në Pa Kategori, Letërsi, Art
Arti nuk ka si qëllim domosdoshmërish për të riparaqitur atë çka është e bukur, por për ta bërë mirë atë çka bën. Ai mund të jetë rishfaqje e bukur e së shëmtuarës.