Arkivi për seksionin Cuditerisht
4 August 2006 @ 1:48 pm · në Cuditerisht
Disa javë më parë tek Shekulli ishte një shkrim interesant i nga Ardian Vehbiu titulluar “Kur parkon Shqiptari” i cili prekte mospërfilljen e rregullave të qarkullimit nga diplomatët Shqiptarë në qëndrën e OKB-së në New York. Në shkrim thuhej se gjatë periudhës 1997-2002 diplomatët Shqiptarë kishin zënë vendin e 7-të mes gjithë diplomatëve të tjerë […]
3 August 2006 @ 12:23 pm · në Cuditerisht
Në faqen e parë të Gazetës Panorama do të gjeni sot një artikull që përshkruan një fenomen të çuditshëm. Gazeta lajmëron se në treg është hedhur një paketë e re duhani e cila në anë shkruan Marlboro, por përballë ka portretin e Kryeministrit Berisha dhe slloganin ‘Koha për ndryshim.’ Paketat kanë dhe pullë fiskale, në dukje e rregullt.
31 July 2006 @ 7:35 pm · në Cuditerisht
….atëherë hajdutët kanë goxha interes tek ty. Fatkeqsisht këtë duket se s’e ka ditur Ambasadori ynë në Malajzi kur ka lënë në zyrën e ambasadës një sasi parash me vlerë rreth 15,000 Euro të cilët siç njofton Gazeta Shekulli kanë qënë pre e grabitësve. Shyqyr që z. Ambasador s’i ndodhi gjë por pyetja meriton të shtrohet, ç’ka i […]
2 July 2006 @ 3:33 pm · në Cuditerisht
25 June 2006 @ 11:05 am · në Shtypi, Cuditerisht
DURRES/ Oerd Ulqini
Silueta e tij mbi suprinën e ujit është e dukshme çdo ditë nga bregu i detit. Askush prej atyre, që e njohin mirë nuk çuditet me gjahtarin e oktapodëve, i cili thuajse një të tretën e vitit e kalon në det.
Kostika Luarasi është “njeriu-amfib”, që duke shpërfillur temperaturat ekstreme të katër stinëve të […]
7 June 2006 @ 11:56 pm · në Cuditerisht
Kjo foto e marrë nga Alna tregon një reklamë të filmit “Kodi i DaVinçit” në Tiranë mbi të cilën dikush ka zhgarravitur “Kujdes mos e shiko, kini frike Zotin”
5 June 2006 @ 5:29 pm · në Kryesore, Sociale, Cuditerisht
Dërguar tek Peshku nga “Banago Albheart” - Është thënë: “Kush kopjon, ngelet në klasë” dhe është bërë kjo fjalë fryma e moszbatimit të rregullave. Të gjithë e thonë atë e vetëm pak i largohet kopjimit; pak e thonë e akoma më pak e zbatojnë pjesën e dytë të saj. E kështu rrjedh jeta studentore e […]
5 May 2006 @ 6:39 am · në Cuditerisht
Historia e mëposhtëme është marrë nga blogu i një Kanadezeje në Tiranë (Stepping Stones). Për të gjithë ata që kanë shumë kohë jashtë Shqipërisë, lexojeni deri në fund, është e fortë e do t’ju rikujtojë një zakon që s’është çudi ta keni harruar
15 April 2006 @ 10:04 am · në Cuditerisht
Duke lexuar faqet e të huajve që jetojnë në Shqipëri hasa në krahasimin e mëposhtëm në Annasblog:
Foto në të majtë është nga reklama e filmit “About Schmidt” në shitje në ShBA. Foto në të djathtë është nga disku i filmit të shitur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Vini re që në kopjen e shitur […]
7 April 2006 @ 6:21 am · në Bota, Cuditerisht
Sipas një kopjeje 1700-vjeçarë të Ungjillit të Judës, Juda Iskarioti, dishepulli i Krishtit i paraqitur deri më tani si tradhtari i tij ka vepruar në të vërtetë siç e kërkoi Jezusi kur ja dorëzoi autoriteteve Romake të cilat më pas e kryqëzuan Jezusin.
28 March 2006 @ 4:07 am · në Shtypi, Cuditerisht
Selfmaderadio
Dy! Keto jane rezultatet e Googlimit te togfjaleshit Partia Socialiste. Njera gjendet ne adresen http://www.ps-al.org/ dhe eshte partia e udhehequr nga Edi Rama. Tjetra gjendet ne adresen http://www.ps.al/statuti.htm dhe eshte partia e udhehequr nga Fatos Nano.
Te dy faqet jane perfaqesuese te denja te zoterve te tyre. Faqja e Rames eshte moderne, e lehte, me efekte, […]
13 March 2006 @ 6:11 am · në Bota, Cuditerisht
Kolonia e pinguinëve të tipit Humboldt të kopshtit zoologjik të Bremerhaven në Gjermani rrezikon të shuhet sepse të 6 meshkujt aty këmbëngulin të çiftohen vetëm midis tyre dhe nuk i përfillin femrat e sjella posaçërisht nga Suedia. Një rast i rrallë? Jo, përkundrazi sipas revistës Italiane Panorama, homoseksualiteti midis kafshëve ndeshet në qindra lloje (të […]
3 February 2006 @ 6:14 am · në Politike, Cuditerisht, Media
Sondazhi i fundit i Mjaft-it mbi 100 ditet e qeverise Berisha (rezultatet e te cilit ndodhe ne kete skedar PDF) thote se qytetaret e pyetur u detyruan te vleresojne qeverine nga nota 4 (deshtim) tek nota 10 (sukses), duke u bazuar gjeresisht ne sistemin e vleresimit shqiptar. Gje qe me kujtoi nje pyetje qe kam […]
7 January 2006 @ 1:07 pm · në Cuditerisht
TIRANË- Vonesa në shtëpi i ka kushtuar prangat një 21-vjeçareje nga Tirana. E gjendur përballë presionit të prindërve, Viana Rapishi duket se ka sajuar një histori përdhunimi jo me djem të zakonshëm, por me punonjës policie. Ajo është kthyer në shtëpi rreth orës 2.30 të mëngjesit dhe u ka pohuar prindërve se disa policë e […]