Ca rreshta në përkujtim të të rënëve dhe të gjallëve çamë dhe Çamërisë

I falenderoj arshivistët dhe të gjith ata që u morrën me këtë qështje dhe lane këto faktografi historike, lavdi të vdekurve dhe të gjallve.

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u deportuan në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.
Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë Çame në Turqi, shënonë kulminacionin e paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci qe shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia Çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë Çame. U shkua deri atje sa popullit të Paramithisë iu ndalua me violencë të fliste gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare Çame, duke u përpjekur të kundërvejë të Krishterët ndaj Muslimanëve. Kjo politikë sistematike shoveniste shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishte rurale dhe e paarsimuar dhe nuk u arrit nga qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të futej në borgje ndaj shtetit dhe të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me popullat greke, me qëllim ndryshimi të raporteve etnike të popullsisë.
Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndoshta pa precedent në historinë botërore të asaj kohe. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv.Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. “Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut” duke e paragjykuar popullsinë Çame si Turq mysliman të cilët kishin ardhur me Osmanlit në Greqi gjatë sundimit Otoman të ballkanit, politik identike me ate Serbe e cila edhe sot e kësaj dite përdoret për Shqipëtarët e Kosovës se gjaja Otomanët I kanë pru nga veriu I Shqipëris në Kosovë. Por edhe përskaj këtyre vujtjeve me 1940 “Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta”. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç’të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrisë italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme për largim të grave dhe fëmijëve që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin gjurmë shqiptarësh në këto treva.
Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re Greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit Çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtria Gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore financiare dhe shpirtërore.
Pas pushtimit të Greqisë nga Gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por si gjithmon në genin e Shqiptarit që ka qenë dhe është edhe sotë në shumicën e popullatës ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj Gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, Grek dhe Shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin në shtëpit e tyrte se asgjë e keqe nuk do tu ndodhte nga fqinjët e tyre të konfesionit tjetër.Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës Greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një Shqiptar Çamë. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak Çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (Greke dhe Çame Shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarët Çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave Shqiptaro-Çame”.
Vallë JANULLATOSI nuk e di këtë që t’u thotë hapur bashkombasve të vet se si jemi ne? Se duhet pëhirr të humanizmit i cili kombit të tij dhe atij Serbosllav i mungon dhe vetum forca i bind në të kundertën, të kërkojn falje publike për të gjitha që bënë dhe po bëjnë?, a është e mundur që populli Shqipëtar ka lindur nga Engjujt kurse i tij nga djalli? e që s’mund të bin dakord se duhet edhe me të tjerët të bashkjetohet në këtë botë e cila është e shkurtër dhe vetum vepra të mira kërkon për shpagim të së mires që përendia na dhuroj me ardhjen tone këtu, e kotë kujt ju drejtova.

Kemail H. Hyseni

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

36 Komente

  1. Vlonjati thotë:

    27 June 2007 @ 10:53 pm

    Deli Janaqi, Stavro Koçoni, Jorgo Vasilako,dhe ai tipi qe beri masakrat perfundimtare, se s’po me kujtohet emrii tani, kane qene te gjthe Cemer Ortodoks qe u ishte mbushur mendja qe e keqa e greqise ishin vellezerit e tyre myslimane!!!
    Grekerit s’jane aq trima sa te benin masakra, ata vetem jepnin urdherin dhe keta marjonetat e grekut kryenin veprat.

  2. Kemail H.Hyseni thotë:

    28 June 2007 @ 12:42 am

    Redaksi e nderuar sikur shum e keni cunguar këtë shkrim të cilin u mundova edhe ashtu ta reduktoj në minimum por nuk e pata mundsinë ta reduktoj aq shumë sa ju.
    Është dashur bile sado pak ta prekni edhe gjeneral Napoleon Zervën dhe masakrat e tij, se ishin aq të tmerrshme sa që edhe sot ka nder të gjallët në tokën nanë Shqipëtare njerz të cilët e mbajn mend, kurse pasardhsit e tyre sikur e kan zbeh kujtimin edhe smujn ta besojn një gjë të tillë nga goja e prindërve e është mir që nëpërmjet dokumenteve e shkrimeve të ngjashme tu mbajm kujtimin gjallë për këtë fytyr Greku i cili aq shum i solli vdekje e plaqk popullit tonë saqë as zoti sdo mund ti hakmirrej e lere ma njerzimi.

  3. AL thotë:

    28 June 2007 @ 2:46 am

    Kemail,
    Me sa duket ti je cam vete. Me vjen tmerrsisht keq cfare i ndodhi popullit cam ne Greqi. Ke simpatine dhe mbeshtetjen time morale. hera e pare qe degjova per Camerine ishte 1990-91. Nuk kisha degjuar per camerine, kurre me pare. Nuk arrij te kuptoj pse ENveri–vete musliman–shume afer camerise-gjirokastra–e mbajti ceshtjen e camerise aq sekret? Pa te ofenduar, sa here kam degjuar per camet–gjera negative/ reputacion te keq. Nuk e ve aspak ne dyshim, qe reputacion eshte komplet i pamerituar, dhe nuk eshte gje tjeter por stereotip.Nuk e kupton pse komunistet i urryen camet kaq shume. Ndoshta ti di me shume.

  4. Kemail H.Hyseni thotë:

    28 June 2007 @ 3:00 am

    AL ja që po të jap diqka që ruhet mir në arhivën e shtetit tonë dhe nuk publikohet:
    Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët Çamë bënë përpjekje për t’u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun Zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. “Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin Gjermanët-grupi nacionalist Shqiptar po punon për t’ia aneksuar Çamërinë Shqiëprisë”. Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se “Ky grup (nacionalistët) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë”.
    Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Gjen. Napoleon Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë që të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare. Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje pë bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që “Grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste…”. Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se “mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë”. Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim “për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s’mund të na ndajë”. Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me “kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar”.
    Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943).
    Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë luftës psikologjike dhe aktive antishqiptare të EDES-it të Napoleon Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. N. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj.
    Thjeshtë Partia komuniste nuk u doli në ndihëm mendimeve të Çamëve për Bashkim Kombtar por besonin në Interrnacionalen e cila edhe nai theu qafën e la me gishta në goj deri sotë.

  5. AL thotë:

    28 June 2007 @ 3:11 am

    besimi ne internacionalen, nuk mund te shpjegoje pse cameria u mbajt sekret. Ne asnje liber ne shkolle nuk e kam hasur camerine–erresire e vertete. PSE? une po mendoja ndoshta inate lokale—zona te ndryshe ne jug kundra cameve ne pergjithsi. Se di. Dikush nga ajo zone ndoshta mund te hedh pak drite.

  6. Kemail H.Hyseni thotë:

    28 June 2007 @ 3:33 am

    Ngaqë duhej të rrëfehej para popullit se kishin ba gabim trashanik kur i kishin lan në mshirën e grekut atë popullat edhe pse ishin të informuar për rrezikun.
    Atëbotë sipas Komunistve Sllav të Titos të cilët ishin edhe udhërrëfys të parits komuniste Shqipëtare thuhej se nuk duhet të hyhet në konfliktë me shtetet fqinje por tu bashkangjiteshin forcave prokomuniste të shteteve ku gravitonin minoritarët dhe pas luftës do revidoheshin kufitë dhe të drjtat do fitoheshin me referendum popullor.
    Kjo ishte gënjeshtra me të cilën u gënjyn shqipëtarët dhe forcat nacionaliste i luftonin për t’mos u prish rendi të cilin mëtonin ta rindertonin ma vonë shtetet pansllave me vllezrit e tyre ortodoks Grekë të cilët shfrytzun rastin dhe i spastrun teritore të shumta nga shqiptarët ma von si në Kosovë ashtu edhe në Çamëri.

  7. tomi korca thotë:

    28 June 2007 @ 3:36 am

    Une mendoj se ka shume arsye. Nje prej tyre eshte ajo qe parashtroj Kemail. Nje tjere eshte se Camet u akuzuan per bashkupnim me Gjermanet, tjeter arsye ishte se komunizmi asnjehere nuk i pa camet si shqiptare por prej tyre kishte frike se mos ndermjet tyre kishte “agjente” te imperjalizmit dhe kapitalizmit te derguar nga greqia. Shume prej tyre u persekutuan bile, shto ketu dhe propaganden greke kunder tyre. Pra ne fakt kjo pjese e popullsise u persekuat dy here njehere nga shovinizmi grek dhe nje here nga sistemi komunist.

    Per opinion apo cfare degjon rreth e rotull nuk kishe asnje inat lokal apo zonal mendoj une, thjesht ishte propaganta greke, qe i njesoj keta me turqit. Duhet pranuar se si turqit ashtu edhe greket kane bere krime mostruoze ndaj njeri tjetrit gjate historise keto kujtime perdor shovinizmi grek dhe turk kur kerkon te ndersej popullsisen ndaj njeras apo tjeteres
    Pra fatkeqesia eshte se Camet pas copezimit te shqiperise u gjenden jo vetem jashte trojeve shqiptare por ne troje qe feja e tyre shikoheshe nga shovinistet greke si mjet per ti cfarosur.

    Sa per ne shkolle une nuk ju a di moshen por te pakten ne vitet 70-80 ne shkollen 8 vjecare dhe te mesme jane permendur perpiciptazi shume ngjarje te Camerise, dhe shperngulja. Por pa shume shpjegime. Sic e thashe me siper komunizmi nuk deshte shume to permendte se kishte frike, nga “spiunet” frike nga akuza si bashkpunetore te gjermanit dhe per faktin se ai ( Enveri) sic thote Kemail i preu ne bese Camet dhe Kosovaret.

  8. cluephone thotë:

    28 June 2007 @ 5:09 am

    tek lexoj pasazhe te ketij shkrimi me duket aq shume te ngjashme metodat e grekeve, me ato qe perdoren turqit per te asimiluar popullaten autoktone shqipetare, gjate nje nga faqeve me te erreta te historise shqiptare, pushtimit otoman. duket qe historia perseritet dhe le te shpresojme qe nuk do kemi perseri te tilla absurditete. mgjse greket mund te thone :we didnt start the fire … perseri ne fund e peson me i dobeti.
    dhe nje pyetje, me teper si rezultat i injorances, sepse te them te drejten di pak gjera per kete ceshtje. pse ne shqiperi ne i kemi urryer kaq shume camet?
    te pakten kete perceptim kam pasur vecanerisht kur kam shkuar me pushime ne durres. dhe kjo vazhdon dhe sot, tek e thone nje: CAM! gjithe urrejtje e inat, pothuajse njesoj sic mund ta thone SKURRE! ne korce.
    nejse, ballkani nuk ka per te vene mend kollaj, te pakten dhe ne kete shekull qe do jetojme.

  9. arvanitas thotë:

    28 June 2007 @ 8:07 am

    nuk e permente enver hoxha camerine se nuk donte probleme me grekun se dinte po te donte qeveria greke mund te binte nga pushteti sa qe edhe minoriteti atehere jetonte me mire se shqiptaret pastaj dihet se camet dhe kosovaret kane qene me nacionaliste ato jashte shqiperise me pak probleme per enverin

  10. olsib thotë:

    28 June 2007 @ 11:56 am

    LlTako thotë:
    28 Qershor 2007 @ 12:04 am
    Padre,
    Olsib,

    Une s’jam i “egersuar” por i neveritur nga tipa qe perpiqen te diskutojne mbi ceshtje te rendesishme pa pasur njohuri mbi to. Kjo perpjekje per te futur hundet edhe aty ku s’di tregon nje shtyse tjeter, te cilen ne menyre me te bute mund ta quaj te “papaster”, te pasinqerte (keto per te qene i sjelleshem se do ma kishte qejfi te perdorja ca shprehje te tjera por ja qe po i kursej per hir te faqes) .

    Popullsia Shqiptare Came more Olsi u debua nga tokat e veta sepse ishte Shqiptare dhe preteksti ishte gjoja bashkepunimi me Italianet dhe Gjermanet, nje pretekst i turpshem qe nuk qendron. Kjo eshte e dhena baze qe ngaterrove ne ate qe the dhe qe me ben te dyshoj per te gjithe pjesmarrjen tende ne kete diskutim sepse ti vetem per Camerine s’ke folur…
    ___

    Ben mire te qetesohesh dhe te ulesh tonet e diskutimit atehere LlTako.
    Sepse shumica e atyre qe shkruajne nuk mund te kene njohuri te sakta mbi te gjitha temat qe shkruhen ketu. Ky nuk eshte forumi i Akadamise se Shkencave. Flasim mbi tema te ndryshme duke u bazuar ne ato qe kemi lexuar dhe degjuar. Asnjeri prej nesh nuk po mbron dipllomen ketu. Nqs. dikush sjell fakte jo te sakta, mjafton qe te korrigjohet. Ku qendron problemi?!

    Dhe ne fakt nga gjithe ato qe ke shkruar, mjaftoi vetem kjo fraze per te me rikujtuar faktet: “Popullsia Shqiptare Came more Olsi u debua nga tokat e veta sepse ishte Shqiptare dhe preteksti ishte gjoja bashkepunimi me Italianet dhe Gjermanet, nje pretekst i turpshem qe nuk qendron.”

    Kaq mjaftonte. Pse duhet ta komlikosh kaq shume situaten?! Dhe jo vetem aq, po vazhdon dhe thua “Une s’jam i “egersuar” por i neveritur”

    E di cfare LlTako, une personalisht nuk jam i neveritur prej menyres se te shkruarit si ajo e jotja. Une mua thjesht me vjen keq. Sepse persona si ty, qe me urtesi mund te ndricojne edhe te tjere per fakte te tilla historike, harxhojne kohen e tyre duke sulmuar dhe ofenduar.

    Po nqs. ti je kaq fatlum more LlTako, sepse njeh mire gjithe keto fakte, ndaji edhe me ne te tjeret. Mos harxho rrjeshtat e tua duke u bere i keq me veten e me ata te cileve u drejtohesh.

    Nuk mjafton vetem qe te jeshe i ditur. Duhet te jeshe edhe i duruar, per t’u treguar te tjereve piken tende te veshtrimit sipas te dhenave qe ti ke lexuar.

    Se sa per dijenine tende, asgje nga ato qe kam shkruar eshte e shpikur. Te gjitha i kam lexuar apo degjuar ne momente te ndryshme e te shkeputura njera nga tjetra. Sepse ai debimi per arsye te besimit fetar ka shume gjasa qe te jete bere. Ndoshta kam ngaterruar periudhen historike. Por jam i sigurt se diku e kam lexuar dhe se eshte bere mbi shqiptare nga ana e grekeve. Ndoshta shume me para debimit te cameve.
    Dhe meqenese nuk isha i sigurt, shkruajta “me sa di une”.

    Sdq. te keshilloj perseri te ulesh tonet dhe te qetesohesh dhe me durim te korrigjosh, informosh, ndricosh edhe personat qe nuk kane fatin te kene te njejtin bagazh kulturor qe ke ti.

    Kontributet e tjera, si sharjet, ofendimet, arroganca nuk te bejne mire dhe nuk na bejne mire. Edhe pse keto te fundit mund te te tentojne me shume.

    Ne rregull?

  11. Flaka thotë:

    28 June 2007 @ 4:43 pm

    O çuna, po qetesohuni ore. Po le te bejme edhe ne muhabet si bota e qyteteruar. Te mesohemi te degjojme dhe debatojme e jo sherrosemi. Se prandaj edhe nuk na degjon njeri neper kancelarite e Evropes edhe ne rangje diplomatike. E dine qe vetem te sherrosemi mes vedit dime. Si do ta mbrojme pastaj çeshtjen kombetare perpara botes, Kosoven, Çamerine, nese nuk kemi as durimin te mesojme si eshte e gjithe e verteta dhe pastaj duke informuar njeri tjetrin te luftojme per te verteten.
    Mua me duket se Kemail na ka dhene deri me tani nje tabllo shume te besueshme te arsyeve te masakres çame. Ajo qe te bie ne sy eshte ngjashmeria e trajtimit te çameve dhe kosovareve nga shtetet tane fqinje dhe qendrimi qe mbajti qeveria komuniste. Nga tregimet e gjyshes time qe i kishte perjetuar keto ngjarje vete, me rezulton se ka patur nje bosht ideologjik qe i bashkonte te dyja çeshtjet dhe menyren si ato u trajtuan nga komunistet shqiptare. Te vjetrit ishin te mendimit se Enver Hoxha e kishte tradhetuar çeshtjen kombetare per hir te Internacionalizmit Proletar.
    Sa per arsyet pse u masakruan çamet, ato ishin shume, por besimi fetar ishte nje prej tyre mendoj. Greket i urrejne myslimanet me pasion. Shpeshhere kjo eshte nje dogme qe ata zgjedhin ta perdorin per te justifikuar spastrimet etnike qe kane nderrmarre ndaj popullsive te tjera te gadishullit ne emer te atij nacionalizmit te tyre shovinist. Po per greket ortodoksia eshte pjese e identitetit te tyre kombetar - çdo jo-ortodoks-jo-grek eshte nje i dyshimte per tu spastruar. Kjo eshte per mua nje mesim i mire per ne shqiptaret. Ekstremizmat fetare qe identifikojne besimin me nacionalizmin dhe identitetin kombetar, jane te rrezikshme. Boshtin sllavo-grek kjo e bashkon. Do te ishte e rrezikshme per ne shqiptaret te fillojme te mbrojme çeshtjen çame dhe ate kombetare ne pergjithesi duke mbitheksuar fene.

  12. eni thotë:

    28 June 2007 @ 5:22 pm

    faleminderit vellezer shqiptare qe me kthjelluat mendjen dhe shpirtin per pune te Çamerise dhe historise se saj. Por nje aspekt eshte shume i turbullt per mua: cfare ka ndodhur ne Çameri prej vitit 1944 e sot, si jane shnderruar pronat e cameve, kush eshte gjeografia dhe historia e pas 44-es ne kete vend, qe ka per zoter te ligjshem camet, por qe eshte ne duar te tjera?
    Mund te ma shuaje dikush kete kuriozitet, p.sh. cfare eshte Filati sot?

  13. Agjent operativ thotë:

    28 June 2007 @ 5:24 pm

    p.sh. cfare eshte Filati sot?
    ———————————————————————-

    eshte ose bosh ose grek

  14. eni thotë:

    28 June 2007 @ 5:29 pm

    nje agjent operativ duhet ti dije mire gjerat, jo te pergjigjet kaq ceket. Per mua eshte absurde, qe nje cam te mos sjelle nje deshmi per vendin e te pareve. Nuk mundet qe njeri prej mijera bijve te shkathet te camerise te mos arrije te gjeje rrenjet e vendlindjes dhe te mos raportoje, por te dale ne qafe bote per t’i pare “hip ketu e shih stambollin”

  15. Naimi thotë:

    28 June 2007 @ 6:10 pm

    eni e (i ?) dashur! Eshte shume e lehte te gjesh informacione mbi çamerine mjafton te lundrosh pak ne internet. Gjen fakte, data, numra dhe prooblemet qe shtrohen. Mos u kerko te tjereve te bejne punen tende.

    Mua ajo qe me çudit eshte se si ka mundesi qe ka shume shqiptare qe nuk e dine ç’ka ndodhur ne çameri. Dhe do te kisha deshire te flisnim per shqiptaret e krahines se çamerise sepse duke folur gjithmone per çame te paditurit kujtojne sikur ata nuk jane shqiptare.

  16. krasta krau thotë:

    28 June 2007 @ 6:20 pm

    Shume pak gjera kane mbetur nga cameria. Pjesa me e madhe i shkaterruan dhe u dogjen, sidoqofte ka monumente kulture, si xhami e kulla qe kane mbetur te paprekura me shume prej rastesise. Gjate ekspozites ne muze takova njerez qe ne foto e gjenin shtepiun e tyyre edhe sot. Nje pjese e vogel e cameve e kane pare vendin e tyre edhe pse kur kalojne matane nuk mund te thone qe jane came. Madje ka greke, nga ata qe kane qene aty, qe edhe sot e dine se kujt i ka qene toka dhe e dine mire… Mua me treguan histori per nje njeri qe i shkruante letra nje cami ketej, nga ata pak qe kane mbetur matane dhe i thoshte se dyqanin e kishte ende, flasim per pas viteve 90, por puna eshte qe ata nuk marrin dot asgje nga ato qe kane….

  17. Flaka thotë:

    28 June 2007 @ 6:26 pm

    Ne Filat ka ndodhur e njejta gje qe ka ndodhur me tokat shqiptare te veriut qe i ka marre dhe shpopulluar serbi dhe malazezi. Greket kane bere thjesht spastrim etnik. Une kam disa miq çam qe jetojne qysh nga 1944 ne Sarande dhe ata akoma i kane tapite e tokave qe kane patur ne Greqi, po kush i shikon ato tani? Shume pak familje çame kane mundur t’i shpetojne dokumentat qe vertetesojne pronesine e tyre mbi tokat ne Greqi. Lufta ne Kosove eshte nje ngjarje e fresket qe po te mos ishte per nderhyrjen perendimore, do te shnderrohej ne nje Çameri tjeter. Une kam punuar gjate asaj kohe me refugjatet kosovare ne Kukes fillimisht dhe pastaj ne Tirane dhe kam takuar shume pak prej tyre qe kishin arritur te merrnin tapite e shtepive dhe te tokave me vete.
    Kurse ti Naim, i ke rene pikes me kete fenomenin e adresimit ndaj çameve, duhet te shtoj edhe shqiptareve te tjere jashte trojeve zyrtare, sikur te ishin te huaj dhe jo shqiptare. Me vje per te qeshur kur degjoj njerezit qe ne bisede e siper thone p.sh.: Kishte shqiptare dhe kosovare! Nuk tregon gje tjeter perveç se shplarja e trurit gjate komunizmit, i ka bere dem çeshtjes sone kombetare, se ne sot jemi krejt te paditur per historine e kombit tone dhe spastrimet etnike te fqinjeve kunder nesh.

  18. LlTako thotë:

    28 June 2007 @ 7:05 pm

    Olsi, po te pergjigjem shkurt se nuk kam kohe te merrem as me luftimin e paditurise ne kete bote e as me ata qe hiqen si te paditur.

    Popullsia Shqiptare e Camerise u debua nga tokat e saj sepse ishte Shqiptare. Njesoj si Shqiptaret Myslimane u debuan edhe Shqiptaret e Krishtere, vecse ata u debuan ne pjese te tjera te gerqise e jo ne Shqiperi.

    Kaq mjafton!

  19. eni thotë:

    28 June 2007 @ 7:43 pm

    o shqiptare te ndershem, trima dhe bujare. Nese me gjeni nje rrefenje te diteve tona per Paramithine apo ndonje ane tjeter te camerise tone te dashur dhe jo nga tonelatat e krimeve monstruoze te Zerves qe kane mbushur internetin, une terhiqem nga ky bashkebisedim virtual. Nese me gjeni nje cam qe ka shkuar te sokaku i vjeter i stergjysheve dhe na sjell camerine sot, une do ta thyej tasten e mallkuar “made in china”.

  20. olsib thotë:

    28 June 2007 @ 8:02 pm

    LlTako thotë:
    28 Qershor 2007 @ 7:05 pm
    Olsi, po te pergjigjem shkurt se nuk kam kohe te merrem as me luftimin e paditurise ne kete bote e as me ata qe hiqen si te paditur.

    Popullsia Shqiptare e Camerise u debua nga tokat e saj sepse ishte Shqiptare. Njesoj si Shqiptaret Myslimane u debuan edhe Shqiptaret e Krishtere, vecse ata u debuan ne pjese te tjera te gerqise e jo ne Shqiperi.

    Kaq mjafton!
    ___

    Kaq mjafton per tani, megjithese une do te doja me shume se kaq.
    Ti, duhet te merresh me luftimin e paditurise! Te gjithe duhet te merremi me luftimin e paditurise. Vetem keshtu zeri i cameve apo i kushdo tjeter qe ka mban mbi supe nje padrejtesi si kjo, mund te degjohet. Po nqs. ti keto i mban vetem per vete dhe bezdisesh se te tjeret nuk i dine… mbase nuk i dine sepse kane pasur te bejne shpesh me tipa “te ditur vetem per vete” si ty.

  21. adriatik thotë:

    28 June 2007 @ 8:31 pm

    eshte e cuditshme kur disa qe edhe pse e kane veshur corapen e kerkojne posht krevatit. Problemi nuk eshte se ky njeri e ka humbur toruan, por puna eshte se ky hiqet sikur ka harruar. Per mua “Camete jane te presekutuarit izraelite te kohes moderne”, atyre duhet tu kthehen pronat e veta, tu paguhen demshperblimet dhe te kthehen ne vendin e tyre.

  22. Kemail H.Hyseni thotë:

    29 June 2007 @ 1:33 am

    cluephone thotë! përkrah mendimin e olsib.
    E padëshirushme që fëmija të mirren me qështje madhore Kombëtare.
    Nëse dikend e ngacmon shkrimi i lutem le të më drejtohet në:
    kema_term@hotmail.com do jem i gatshum ti përgjigjem si në pozitiv si në negativ.
    Falenderoj ata që i bashkangjiten shkrimit dhe ndjesës me vllëzërit e gjuhës dhe gjakut Çamë në përvjetoret e lavdis dhe mortit.

  23. Kemail H.Hyseni thotë:

    29 June 2007 @ 1:49 am

    Flaka. të lumt edhe pse ke emër i cili len të dyshohet në humanizumin dhe mirkuptimin të falenderoj nga zemra për shkrimin i cili nuk është flak por ujë për të flakruarit.
    I ose E nderuar emri ytë.

  24. Kemail H.Hyseni thotë:

    29 June 2007 @ 1:57 am

    eni. kishim komunizmin dhe sot të adhuruarit. komunistët me ngjyrën blu e lule therre, të cilët as që dëshirojn padronin e tyre ta ulin në vlera të tilla por dëshirojn të ngriten mbi te si të super arsimuarit e sistemit andaj mos prit shum nga përgjigjëja.
    Me nderime po desh të jap përgjigje private për qështjen e filatit.

  25. Kemail H.Hyseni thotë:

    29 June 2007 @ 2:11 am

    eni ja që po të përkujtoj që arsimimi dhe toleranca Kombëtare gjithmon kan me arrit rezultate të mira dhe e kundërta rezultate negative.
    Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë Çame në Turqi, shënonë kulminacionin e paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci qe shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia Çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë Çame. U shkua deri atje sa popullit të Paramithisë iu ndalua me violencë të fliste gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare Çame, duke u përpjekur të kundërvejë të Krishterët ndaj Muslimanëve. Kjo politikë sistematike shoveniste shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishte rurale dhe e paarsimuar dhe nuk u arrit nga qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të futej në borgje ndaj shtetit dhe të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me popullat greke, me qëllim ndryshimi të raporteve etnike të popullsisë.

  26. Idris thotë:

    29 June 2007 @ 2:24 am

    Ja ca vargje te shkeputur nga nje kenge Came:
    ….kur te shoh me jelek e me citjane
    …borzilok e manxurane,
    .. came e shkuar came….
    Ja edhe prologu: mall njerezor ,lot dhe dhembje, kujtese dhe shprese:
    -1-
    Cameri mojcameri
    Na mbeti loti ne si
    Gjithe jeten pa te pare
    mbetem rrugeve te ndare
    S’ka nje varr per te qare
    cameri moj cameri
    -2-
    Ne kete bote te madhe
    ndodhin mrekullite
    lerzit le te ndahen
    bashkohen nje dite.
    Nigjojeni eshte e mrekullueshme shume prekse.Le qe kot them,.te gjith e kane ndigjuar tek You tube

  27. Idris thotë:

    29 June 2007 @ 2:34 am

    Kemail ! Si njohes i thelle i historisese Shqiperise e shqipetareve te jep pershtypjen si nje luftetar i perjetshem ,qe vret e pret ne shekuj ,deri sa vjen ne kohet moderne per te vendosur drejtesi me artikuj,ne te gjithe trevat e memedhembjes. Je i madh.Te kam shembull

  28. Kemail H.Hyseni thotë:

    29 June 2007 @ 2:53 am

    Idris të falenderoj nga zemra për tekstin (të cilit i bëra Copy Paste menjiher) por edhe më shumë për informatë të më tuash është këng që është kënduar në Radio ose Tv apo vetum vargje nëse jan vetum vargje do e finansoj një kompozitor si Fatos Canollin të nai kompozoj dhe tia japi një këngtarje që din ta këndoj këngën Çame dhe ta vajtoj me lotë.
    tëfaleminderit pë informatën.

  29. Idris thotë:

    29 June 2007 @ 4:19 am

    Kemal.Shko tek adresa you tube.ne dritaren e saj jepi komanden “albanian”.Me pas ngadale ngadale “serfo”(kerko) vidio pas vidio dhe do te dale.Me e bukur eshte kur e gjen vete .

  30. ilirfort thotë:

    29 June 2007 @ 12:58 pm

    I kisha lutur te gjithe bashkatdhetaret shqiptare ketu te peshku,por nese ka mundesi edhe ne jeten private mos perdorin shprehjet Cam por shqiptaret e Camerise.Me duket me me vend perdorimi shqiptar se cam.Nga leximet e gazetave shqiptare koheve te fundit te krijohet pershtypja se flitet per nje popull tjeter.Bile ne disa raste flitet edhe per popullin cam qe eshte nje absurd i pabesueshem.Si mund te thuhet ne fillim populli cam,pastaj populli kosovar e pastaj nonsensi tjeter populli shqiptar.Duhet te dalim nga keto coroditje.

  31. Pjer Thomas thotë:

    29 June 2007 @ 1:24 pm

    Artikulli ishte interesant dhe i dhimbshem, eshte nje pjese e historise se nje pjese te kombit tone. Do te ishte mire qe artikulli te ishte ne dy gjuhet kryesore te botes, ti bashkangjitej dhe artikujve e fakteve te tjera, te perkthyera, e te perdoreshin per te sensibilizuar perendimin, OKB dhe EU. Ne fakt , duhet te merren dhe inisiativa nga shoqatat e çameve, per te takuar perfaqesuesit e shtetit grek dhe shqiptar, duke ndikuar qe te krijohet nje fryme miqesie dhe bashkpunimi ndermjet çameve dhe grekerve, per kthimin e ketyre ne trojet e veta.

  32. eleni thotë:

    30 June 2007 @ 5:29 pm

    kjo puna e camerise eshte bere si puna e qipros,kot qe lodhemi me duket.

  33. Ec mo!! thotë:

    30 June 2007 @ 5:48 pm

    Me keta lidera qe kemi ne…
    Shqipetaret e camerise do ta kendojne edhe ca kohe ate kenge.

  34. biskota thotë:

    3 July 2007 @ 4:20 am

    Problemi i camerise eshte i nderlikuar ne vetvete, megjithese ajo qe me revolton me shume pakthjelltesia e atyre qe merren me te.

    Degjoj shume here problemi (apo problemet) e camerise por asnjehere nuk kam degjuar nje shkrim te qarte se cila do te ishte zgjidhje e ketij problemi.

    Une degjoj qe camet kerkojne tokat, pronat apo kompensime nga nje shtet i trete (grek), por une qe jam shqiptar (dhe jo cam) ndjehem i debuar qe shteti im akoma nuk me ka njohur apo kompensuar per pronat qe kane pasur paraardhesit e mi. Pse? Sepse nuk eshte shtet por nje tufe barinjsh qe nderrojne qeverine njeri pas tjetrit.

    Kjo tufe barinjsh asnjehere nuk di te presantohet me dinjitet me shtetet e sofistikuara te europes (perfshi greqine) dhe si rrjedhim ne dalim gjithmone dele te zeza qe na percmojne te gjithe.

    Edhe ne jemi -te debuar- nga shteti yne, dhe neqoftese cameve mund tu ngelet te shkojne ne nje gjyq nderkombetar, neve pas gjyqeve na deportojne drejt e tek bariu (yne) i rradhes.

  35. ilirfort thotë:

    3 July 2007 @ 12:11 pm

    Me kete rast duhet ta rikujtojme Biskoten se fjala CAM ka te beje me nje identitet te papercaktuar regjional,njelloj si fjala lab,kosovar,tiranas,shkodran etj.Pra,biskota-camet jane shqiptare si gjithe te tjeret.Ajo fjala jote - sjam cam jam shqiptar - eshte non sens dhe ne instarnce te fundit eshte argumentim grek.Prandaj djale i mire nese je shqiptar, dhe nese ndjehesh si shqiptar, mos argumento per nje ceshtje shqiptare me fjalorin e nje greku ose serbi.Nuk i kerkojne camet tokat,po shqiptaret(kombi shqiptar) kerkon nga greket krahinen shqiptare te Camerise qe u okupua me lufte nga terorizmi grek ne vitin 1912.Ketu nuk hyjne ne pune camet,kosovaret,shkodranet,leberit etj.Kjo eshte ceshtje nacionale,ceshtje mbarekombetare o zoteri BISKOTA, nuk eshte ceshtje lagjesh e fshatrash.

    Ndersa cilesimi i protestuesve shqiptare si turme barinjsh nga ana juaj eshte e tmerrshme dhe na ben te dyshojme ne je ne rrregull nga trute e kokes apo ca halli tjeter ke?Mos eshte ne pyetje pensioni grek qe sipas ca informatave ketu te peshku na shkokan edhe ne Kanada,per sahanlepiresit shqiptare qe mohojne kombesine e te pareve dhe regjistrohen si greke.
    Kurse ti me mire ri ne Kanada se njerez me ide te tilla te mbrapshta nuk i duhen Shqiperise.

  36. DEA thotë:

    7 March 2008 @ 3:06 pm

    Te bderuar shqipetare qe po perpiqeni te merreni me problemin cam, eshte e veretete se shumica juaj, sidomos popullsia jo-came nuk dine, dine shume pak ose i dine gjerat shume gabim ne lidhje me historine e camerise. Ne kohen e Enverin emri i krahines se Camerise permendej VETEM ne mesimin mbe pavaresine. Ne gjithe literaturen kinematografike shqipetare ndosh po keshtu, jane vetem fjalet e Ismail Qemalit PERPARA SHPALLLES SE PAVARESISE. Une i di keto shume mire se jam came vete dhe fatkeqesisht jam rritur ne nje Shqiperi ku ne kemi qene te perbuzur. Gjusherit e mij nuk kane qene barinj, por njerez me Universitet, te brredhur neper bote dhe nga ata qe kane ardhur ne Shqiperi me kamionet dhe veturat e tyre.
    Eshte nje gje shume pozitive qe CAMET DHE PROBELEMI CAM TE MBAHET GJALLE NGA NE, POPULLI SHQIPETAR. Politikanet dhe Qeveritaret tane, do vij nje kohe qe nuk do kene nga te levizin dhe do bejne dicka. Fatkeqesisht keta tanet jane te pangjashem fare me qeveritaret kosovare, te cilet jane akademike dhe tregtare te pafytyre.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com