Buzëqeshja jote

zemer-thyer.jpg

Kam vite qe perpiqem ti jap nje shpjegim buzeqeshjes tende. Edhe tani qe ti je larg meje e kujtimi yt tretet me kalimin e diteve me te te njejten shpejtesi me te cilen zbehet ne zemren time, ngadale, eshte buzeqeshja jote elementi i vetem qe nuk arrin te gerryhet nga ajo forca shkaterrimtare qe eshte koha. Eshte buzeqeshja jote, qe nganjehere neteve te vona me rikthen tek ty duke mposhtur cdo tentative timen te pranoje faktin qe ti i perket tashme nje realiteti tjeter, nje dimensioni universal krejtsisht te pangjashem me timin.

Eshte imazhi i buzeqeshjes tende qe ende sot me largon nga kjo dhome, qe nuk di ne zien me teper nga tymi i cigares apo mendimet e mia e me lejon te fluturoj e te te gjej ndonese nuk di ku ndodhesh tani. Ështe vegimi i buzeqeshjes tende qe kthen ne çast makthet e mia ne endrra, shnderron ankthet e mia ne shprese, erresiren ne drite. Aq e pakuptimte eshte forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i dhurohet dikujt tjeter. Po, ajo buzeqeshje qe i jepte permasa te tjera mengjeseve te mia kur ti lije pas kangjellen e shkolles e qe une kerkoja me aq ngulm gjate oreve te filozofise, me shpresen se do te ishte pikerisht ajo qe do ta kthente edhe ate ore te merzitshme ne magjike. E njejta buzeqeshje qe ndriconte syte e tua kur me the per here te pare “Te dua” e qe pak kohe me vone ishte e pranishme edhe kur me tregove me qetesine tende te zakonshme “Me vjen keq, por ne jeten time tani eshte dikush tjeter. Lamtumire”.
Une e di qe ditet do vazhdojne te kalojne e do te thellojne distancen qe hapet tashme mes nesh, distance qe do te mplake gjithnje e me shume kujtimin tend derisa ngadale te shuhet, por buzeqeshjen tende une e di qe nuk do te arrije kurre ta varrose brenda meje.
Thone se te verteten e njeh gjithmone, sepse kur pret dike me thike apo kur ty te presin ka gjithmone shenja gjaku, vecse plaga qe hap brenda zemres time buzeqeshja jote nuk ka derdhje gjaku…nje plage qe edhe kur te arrije te mbyllet, shenja e plages qe do te mbesë mbi te do te sherbeje si perkujtimore e vdekjes se nje buzeqeshjeje, por jo tendes…si perkujtimore e vdekjes se buzeqeshjes time.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. edrus thotë:

    24 December 2007 @ 5:02 pm

    “i përjetshëm qoftë kujtimi i saj”
    … Do e harroç, do e harroç… mos ki merak :) .
    Në mos ardhtë ndonjë buzëqeshje tjetër, ndonjë “shikim” ose “zë melodioz” do të të bëjnë të të duket sërish gjithçka magjike :P .
    Koha shëron/(harron) gjithçka.

  2. belle_fleur thotë:

    24 December 2007 @ 10:14 pm

    Ah Ed sado qe koha te kaloje keto copeza kujtimesh do mbeten thelle ne jeten e nje personi.

    Tedi, shkruar shume bukur. Shume e ndjere!

  3. october thotë:

    25 December 2007 @ 3:00 pm

    Ted shume romantik. Sh e embel kjo buzeqeshje….
    Mos harro cdo gje ndodh per nje arsye; do kete nje surprize me te bukur ne jeten tende (sigurisht nese nuk do mendosh “perjetesisht” per kete buzeqeshje).
    Te uroj Gezuar! Te sjellte ky vit sa me shume emocione pozitive dhe buzeqeshjen qe te takon vec ty! Gezuar!

  4. Pjer Thomas thotë:

    25 December 2007 @ 8:09 pm

    Tregim me art , veç une kapa nje kontradikte midis rreshtave;
    ….Aq e pakuptimte eshte forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i dhurohet dikujt tjeter….
    Nderkoh qe Buzeqeshjes i thuren fjalet me te bukura. Ndoshta fjala ;”e pakuptimte ” duhet zevendesuar me fjalen ; “e kuptimte” , me qellim qe tere rreshti te jete ne sinkronizim me fjalite e tjera per Buzeqeshjen.

  5. Tedi thotë:

    25 December 2007 @ 8:44 pm

    Pershendes te gjithe ata qe moren mundimin dhe e lexuan kete pjesez, dhe falenderoj te gjithe ata qe me pas gjeten deshiren te linin nje koment te tyrin.

    Pjer thomas, te falenderoj per kritiken tende konstruktive, por me detyrove te thyej nje nga parimet e mia virtuale, te mos komentoj kurre komentimet e postimit tim.Por mendoj se si ti morre mundimin te permiresoje kete skice, ashtu edhe une te kam borxh nje shpjegim :)

    ….Aq e pakuptimte eshte forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i dhurohet dikujt tjeter….

    fjala e pakuptimte ne kete rast eshte nje sinonim i fjales “misterioze” e fjala misterioze nenkupton gjithmone dicka qe terheq, sepse fal enigmaticitetit te saj shtyn njerezit ta soditin, ta eksplorojne, ti kuptojne ekzistencen…keshtu e mendoj une te pakten.

    megjithate flm per keshillen tend…

  6. Blendi thotë:

    26 December 2007 @ 5:41 am

    Ted, une mendoj se rreshtat e tu kullojne sinqeritet. Nuk ke zhvilluar ende ndonje sitil per te lene mende, por ke kontrollin e gjhes sone te mire, dhe proza eshte e lehte per tu lexuar, e pranueshme - por mendoj se duhet te shkruash me gjate. kritike qe dhe mua ma kane bere gjithmone. Qofte edhe per buzeqeshjen e kesaj maces qe te paska gervishtur ca, na trego me teper, na trego si ishte ajo, rijetoje nje cast me te ne prezencen tone (te lexuesit) per hir te Zotit…..me mire te kesh dashur dhe te kesh vuajtur sesa te mos kesh dashur fare huh? besoj se je dakord. Welcome to the club brother. :)

  7. Yllka thotë:

    11 August 2008 @ 10:30 pm

    Buzeqeshja e njeriut te zemres eshte e paharuar sa do qe largohesh nga ai imazh cdoher te ndjek pas..Me pelqeu shum ki shkrim urime ted ,,buzeqesh per ti qaj per veten”

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com